Huaja jashtë kanaleve bankare mësohet të ketë marrë përmasa të frikshme në Shqipëri sipas një sondazhi nga Gallup Internatonal ka bërë për Bankën Botërore dhe është pasqyruar në gazetën britanike  The Guardian.
Sondazhi thotë se, 56 për qind e të rriturve në Shqipëri përdoren kanalet jashtë bankave për të marrë hua në vitet 2013-2014, një shifër kjo mjaft e lartë ne krahasim me mesataren rajonale 36 për qind. Ndërsa në botë, dy në pesë njerëz morën hua në 2013-14.

Sondazhi tregon se, 43 për qind të huave për emergjenca shqiptarët i kanë marrë nga familjet, 10 për qind i kanë marrë nga punëdhënësit dhe 25 për qind e tyre gjatë nevojave emergjente kanë përdorur kursimet.
Gjithashtu sondazhi tregon se, shqiptarët anë përdorur 25 për qind të këtyre huave për shërbimet shëndetësorë, 12 për qind për arsim, 9 për qind i morën për të blerë shtëpi dhe 4 për qind e tyre për të hapur një biznes.

Sondazhi tregon se, në Shqipëri, financimet gjatë dy viteve të fundit nuk janë siguruar nga bankat dhe sektori financiar, ndryshe nga vendet e tjera.
Sondazhi i Gallup për Bankën Botërore mori në anketim 150.000 të rritur në 143 vende të botës për qasjen në shërbimet financiare.

Gallup evidentoi se huamarrja nga familja në rast emergjence është opsioni më i popullarizuar në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Azinë jug-lindje, Rusia dhe Evropa Lindore me më shumë se 50% e të rriturve në Nigeri, Mauritania, Butan, Turkmenistani, Azerbajxhani, Moldavia, Maqedonia dhe Mali i Zi, pasi kanë pohuar se, ata do të shkojnë së pari për familjen e për fonde emergjente.

Por, ndërsa kreditë për emergjenca janë në rritje në perëndim dhe ka edhe një zgjerim i vazhdueshëm i institucioneve të mikrokreditit në vendet në zhvillim, kredia nuk është rruga më e sigurt për sigurimin e shpejtë të fondeve shpejt.

8 Komente

Po pse, si mendoni juve do mbrothesoje Spitali Amerikan, Gjerman, Turk, Grek, Cekosllovak e n'gop t'sames? 

Duke i marre njerezve nga nje kafe me uje te gazuar? 

Kshu do ja pine gjakun atij poplli avash avash, ku me leke per smunllik, ku me noi gjykats, ku me noi rob t'shtyp me makine ne plazh. 

Pagun robi ne Shqipni ne spital privat me shume se nje muaj rroge per t'ja hudh cik qyrret per pese minuta  ai praktikanti alkolik nga Irlanda a Pakistani. smiley

degjoni, para 8 ditesh kusheriri i pare imi u shtru ke spitali jerman dhe i vun unaze.Paraprakisht i paten thene se operacioni do bente 3500 evro... diten qe do hynte ne salle i kerkuan shume 5300 evro ..! Nuk i kshte i shkreti djali i vet dhe erdhi i llaftarisur se pa paguar nuk e fusnin ndersa kishte ardhur ne pik te fundit..! 

 Ju siguroj qe eshte me i liri ne Tirane ...! Njerez , mos u semurni ...te perfundoni ... ke spitalet e privateve ! Saken ...! 

 

 

relativisht lire, grava, relativisht lire. A doli me sukses te pakten?

per kater dite iku ne shpi me kembet e veta,o ku gjenden sot prej mases madhe  5000 e kusur ...evro mo xhan ? 

Te pakten ka dalur me sukses.

Megjithate thirrjen e ke paksa te gabuar, nuk u thuhet dot njerezve "mos u semurni!", se kete gje nuk e kane ne dore. Me teper ai milet andej ka nevoje te mesohet, qe duhet te punoje per nje dite te keqe. Se me thene te drejten me aq sa kam pare une, mungon njecike ajo vetedija, qe e keqja mund te zer kedo. Shume nisen me mendjen "E ç ka per te me gjetur mua, une mire jam!"

 ai milet andej ka nevoje te mesohet, qe duhet te punoje per nje dite te keqe

Ketej nga nahia ime na thone 'mbaj 6 muj rroge rezerve', po nderkohe 'vazhdo kontribo ene ke pensioni i shtetit, ene ke pensioni i privatit'. Merr ene borxh per shpaj/makine. Perfundimisht, gjysma e popllit knej nuk gje dot $400 'emergjente'. Kur keta ketaj e kane keq, po Shqiptari 'kopjac sistemesh' nga ti gjeje 5000 evro?

http://www.washingtonpost.com/blogs/the-...

 

Mo e forta

most surprising is more than a quarter of people who make more than $100,000 say they would have the same problem

casaubon, kupto satiren,sepse 70perqind e familjeve shqiptare , jetojne nden minimumin jetik.Qe gjendja i streson dhe i ben te semuren nga zemra, diabeti, tensioni etj etj qe sjell stresi  dhe largqofte, kujt i bie te semuret per operacion qe i ketkon 5000 evro, a nuk i duhet " bertitur " te keqes te mos u aset, ose ata vete ...saken se semuren ..! 

E çuditeshme eshte se % e kesaj huamarrje, ne Shqiperi eshte disa here me e larte se vendet e tjera europiane. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).