Grupi i ekspertëve pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi konstaton se gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dyshohet se paguajnë 100-300 mijë euro për t’u emëruar në poste të lakmuara.

Në raportin “Analiza e Sistemit të Drejtësisë” që do të prezantohet pasditen e së hënës, grupi i ekspertëve argumenton se cikli i korrupsionit në sistemin e drejtësisë fillon me oficerët e policisë gjyqësore dhe vazhdon me prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Raporti konstaton gjithashtu se oficerët e policisë gjyqësore pranojnë ryshfet për të prishur provat në vendin e ngjarjes, prokurorët për të mos filluar një çështje penale, ndërsa gjyqtarët zvarrisin caktimin e seancës së parë ose kushtëzojnë vendimin përfundimtar në pritje të ryshfetit. Raporti voluminoz i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë thekson se situata e korrupsionit në sistemin e drejtësisë nuk është e dokumentuar, megjithatë perceptimi i publikut dhe i vëzhguesve pranë sistemit sugjeron për ekzistencën e formave të ndryshme të përfitimeve të paligjshme.

“Në çdo rast, palët në transaksionin korruptiv shmangin telefonatat. Pagesat bëhen me para në dorë. Shpesh përfitimet e paligjshme dërgohen jashtë vendit ose iu jepen të afërmve/familjarëve të gjyqtarit/prokurorit, ose personave të tretë të besuar,” thuhet në raport.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë u ngrit më 27 nëntor 2014 dhe drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Me ndihmën e grupit të ekspertëve, ky Komision pritet të hartojë reformën e shumëpërfolur për sistemin e drejtësisë.

“Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” shënjon defektet aktuale të sistemit kompleks dhe thekson nevojën për reformë në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe institucionin e Prokurorisë.

Raporti sugjeron depolitizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe zgjedhjen e anëtarëve të saj me shumicë të cilësuar në Kuvend. Përbërja e këtij Këshilli duhet të reflektojë mazhorancë nga gjyqësori, ndërsa nuk konsiderohet normale mbajtja e rolit drejtues në këtë Këshill nga Presidenti i Republikës. Grupi i ekspertëve ka analizuar edhe rolin e Presidentit të Republikës në ushtrimin e funksioneve të tij në sistemin e drejtësisë, ndërsa thekson se zgjedhja e tij jashtë konsensusit politik nuk garanton pavarësinë. Integrimi i Gjykatës së Lartë brenda sistemit gjyqësor konsiderohet gjithashtu një hap i rëndësishëm. “Statusi i Gjykatës së Lartë dhe procesi i emërimit të anëtarëve të saj mbeten shqetësues në kuptimin e politizimit të mundshëm,” thuhet në raport.

Grupi i ekspertëve pranë Komisionit Parlamentar thekson gjithashtu një shikim të formulës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Në raportet e Komisionit të Venecias theksohet nevoja për pavarësinë e Prokurorisë nga ndikimi politik dhe nevoja për transparencë e këtij institucioni.

“Është e rëndësishme që Prokurori i Përgjithshëm të mos rizgjidhet nga legjislativi apo ekzekutivi,” thuhet në raport. Reforma në drejtësi është një ndër kushtet e Komisionit Europian për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Për shkak të rëndësisë dhe shtrirjes në kohë, zyrtarët e Brukselit kanë bërë thirrje që kjo reformë të realizohet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Megjithatë, Partia Demokratike ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, pasi kërkon një numër të barabartë anëtarësh dhe bashkëdrejtues në këtë komision. Këto kërkesa nuk kanë marrë ende një përgjigje nga mazhoranca e majtë.

10 Komente

Grupi i ekspertëve pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi konstaton se gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dyshohet se paguajnë 100-300 mijë euro 

Shaka, sepse keshtu implikohet o ndonje ish president o Presidenti aktual. smiley

E neve ne daq ishet ne daq ketyre qe jane ne presidence, per pune paresh, nuk u ka dal kurre i gjys llafje

 

"Raporti voluminoz i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë thekson se situata e korrupsionit në sistemin e drejtësisë nuk është e dokumentuar, megjithatë perceptimi i publikut dhe i vëzhguesve pranë sistemit sugjeron për ekzistencën e formave të ndryshme të përfitimeve të paligjshme."

Po keta me ca e kane kete volumin, me perceptime? Mire e kane, se fakti te rras mrena.

Futja kot , 300 000 po paguan nje kryetar komune me rikandiduar dhe 1 milion nje Kryetar Bashkie kurse nje Gjyqtar na paguaka 300 mije euro , 1 milion e te rrije drejte .

Let me see gjyqtaret e prokuroret te cilet me paga me te uleta se ato te emigranteve me te humbur kane bere saraje me te medhaja nga ato te sulltanit te bruneit priten te fusin ne burg qeveritaret e korruptuar?Kjo eshte si me kallxu nipin ke daja.smiley

Pse nuk e kane me shume se nje milion ne vit rrogen? 

Rrogat e shtetit ne asnje vend nuk te bejne te pasur .Edhe ketej gjykatesit paguhen mire , por behen gjykates pasi zakonisht kane punuar ne sektorin privat e punen e gjykatesit e kerkojne sepse duan te zbatojne drejtesine jo per para.ironia eshte se shumica e sistemit te drejtesise ne keto 25 vjet qe nga dita e pare e renies se komunizmit eshte perbere by and large nga studentet e dhjetorit , atyre qe sipas legjendes urbane  iu qante zemra per ta bere shqiperine si gjithe europa.so much per idealizmin e tyre.

"punen e gjykatesit e kerkojne sepse duan te zbatojne drejtesine jo per para" - Alba e 10ve ktu. Po te kishe futur edhe prokuroret do kishe 10 fare fare.

dajosh , hartove fjalen; mender , se te tjerat i ke thare ! 

Me nje fjale, asgje nuk paska ndryshuar ne sistemin e Drejtesise. 

Peshku qelbet nga koka. Korrupsioni rrjedh para dhe pushtet. Kush i ka keto te fundit behet mbret ne Shqiperi.. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).