Krimet e Rënda arrestojnë Parashqevi Ademin dhe Gjovalin Ndokajn

Emisioni investigativ Fiks Fare ka denoncuar një tjetër skandal në drejtësinë shqiptare, ku janë implikuar një gjyqtare dhe një avokat, të cilët kërkojnë dhe marrin 200 mijë lekë nga dy qytetarë, që ata të mos dënohen me burg, por me kusht. Gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Ndokaj janë vënë dje në pranga nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohen se i kanë marrë dy milionë lekë të vjetra dy qytetarëve.

Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur një grua me djalin e saj janë paraqitur në redaksinë e emisionit Fiks Fare, për të kërkuar ndihmë për hallin që i kishte zënë. Historia e tyre kishte nisur rreth një vit më parë kur dhëndri i familjes V. J. kishte bërë një denoncim për dy qytetarët që ankohen pranë Fiks Fare në Prokurorinë e Lezhës, sipas të cilit nëna e bashkëshortes së tij së bashku me vëllain dhe dajën e bashkëshortes, kërkonin ta ndanin atë nga gruaja.

Pas 15 muajsh, kjo dosje ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, ku fillon dhe procesi gjyqësor ndaj dy qytetarëve që kërkuan ndihmën e emisionit investigativ Fiks Fare. Në këto kushte, nënë e bir janë paraqitur në gjykatë, ku gjyqtarja e çështjes u ka kërkuar të gjejnë një avokat për t’i përfaqësuar në procesin gjyqësor. Në pamundësi për të paguar një avokat, gjyqtarja u ka caktuar një avokat kryesisht. Në gjykatë nënë e bir janë njohur me akuzat që rëndonin mbi ta, që ishin “ushtrim dhune psikologjike ndaj vajzës së tyre” dhe “prishje të marrëdhënieve familjare”. Avokati u bën të ditur se për këto dy akuza rrezikonin të dënoheshin me nga tre muaj burg secili.

Për t’i shpëtuar burgut, avokati Ndokaj u ka kërkuar M. P. dhe A. P. që të hynte në pazar me gjyqtaren Parashqevi Ademi. Të gjetur në të tilla kushte, M. P. dhe A. P. vendosin të paguajnë më mirë “kafen” e gjyqtares Parashqevi Ademi, duke u ofruar me një shumë që ua mbante deri diku xhepi. Por vlera monetare më e madhe që avokati Gjovalin Ndokaj u ka kërkuar si “kafe” për gjyqtaren Ademi dhe pamundësia e tyre për t’i paguar ka detyruar nënë e bir t’i drejtohen emisionit investigativ Fiks Fare, i cili menjëherë nisi investigimin.

Bisedat e transmetuara në “Fiks Fare”

Avokati merr përsipër të bëjë pagesën te gjyqtarja

Avokati – Në gjykatë do rrish urtë, dakord me avokatin. A je dakord me avokatin, po, çdo gjë dakord me avokatin. Fjalët i kam unë. Nuk duhet absolutisht mos me fol. Të lutem, kryet e fëmijëve.

Qytetari 1 – Jo nuk fol

Avokati – Sepse i thashë ka krijuar një psikologji nga halli mos e merre për keq. Ju betova se ajo (gjyqtarja) është më e vjetër se ti se është nënë fëmijësh. I kam bërë rixha se ka qenë sëmurë, dje i kam thënë për kryet e fëmijëve është më ngrit mishi kokrra kur ma ka treguar vëllai i vetë i thashë e mani ajo. Ti je nënë vetë dhe ti e kupton çfarë shqetësimi ka nëna për fëmijën. I thashë në këtë prizëm mos ja merr për keq. Në këtë gjyq i thashë s’ka për të fol asnjë fjalë ajo ma…. Kena ra dakord tashi, ajo don qikaq (tregon dy gishtat).

Qytetari 1.– 2 milionë?

Avokati – Hë

Qytetari 1 – Ajo vetë?

Avokati – Mos fol me të madhe. Për mua sa të duash vetë, s’ka problem.

Qytetari 1 – Po prokurori?

Avokati – Ajo ka thënë do merrem vetë me prokurorin. Domethënë e zgjidh ajo. Se i thashë a të flas unë apo flet vetë. Më tha flas unë. Prandaj e lashë kështu se më tha ma le mua të flas me prokurorin. I thashë a të flas unë, jo, jo tha ma le mua. Tani vetëm me qenë shumë të kujdesshëm për fjalët e gjanat.

Qytetari 1 – Mirë.

Avokati – I thashë për gjobën jo, i thashë nuk kanë mundësi me paguar gjobën, i thashë. Ç’ke me atë punë tha ti. Do përpiqem ose me kushte ose me një lloj dënimi që është pak më i lehtë. S’më dha garanci, se nuk donte me ba, por donte edhe garancinë e prokurorit. Flas me prokurorin tha. Për nënën i thashë me kushte nuk ka rëndësi fare, për atë djalin se janë hallexhi të këputur se i duhet me dalë një tremujorsh (jashtë vendit) me punu.

Qytetari 2 – Po, po.

Avokati – Për këtë tjetrën s’ta jap fjalën, po për kushtin ta jap me garanci. Por 90% do bëjmë këtë tjetrën, po s’u bë kjo, kushti është e garantume. Për kushtin e ke të zgjidhun atë punë (I drejtohet djalit) me atë inspektorin edhe unë flas. Shko e paraqitesh në fillim i rregullt a e kupton. Se tre muaj, nuk të lë kush më shumë se tre muaj a e kupton se të japin ekspuls. Bahet keq për ty.

Qytetari 2 – Jo atë tre muajsh kam hall, biles më bën nder të madh.

Avokati – Në qoftë se na jep dënim alternativ sikurse i thashë unë, ti me pas mundësi me ikë i lirë. Unë do flas tani prapë me të e kam ndërmend me taku para se të filloj gjyqi. T’ia kujtoj këtë punë se ajo ka 300 gjyqe në ditë. Unë shkoj në mëngjes, ajo vjen në 7.30 te puna. Unë i rri gati, në 8.00 fiks kam qenë te zyra. Se ndryshe nuk mundet të flasësh me të, sekretarja aty. Unë nuk flas në sy të kujt.

Qytetari 2 – Si mja ba,. Tash me lekët me t’i dhan ty apo…

Avokati – Me mua se s’ka sesi ja çon

Qytetari 2 – S’ka mundësi me ta taku?

Avokati – Jo

Qytetari 2 – Se kam mja ashtu çunit të hallës a më kupton

Avokati – O …., ato janë punët e mia, ç’ke ti me atë punë.

Qytetari 2 – Pa merak.

Avokati – Jena të njohur. S’jam kalama. Të bëjmë gjyqin sot njëherë, se gjyqi nuk mbaron sot. Nuk mbaron sot.

Qytetari 2 – Nuk mbaron sot?

Avokati – Jo, nuk mbaron gjyqi sot e di unë edhe një herë do bëhet seancë tjetër. Mos u shqetëso për atë punë, punë ditësh është.

Qytetari 2 – Unë kam hallin e punës, i takoi që fundin e qershorit me nejtë këtu në Shqipëri.

Avokati – Po s’ka lidhje me të shkumen, a e kupton?! Maksimumi për tri-katër ditë e shtymë. Ça është sot, e martë, o të premten o të hënën. Tani unë s’kam fol fiks për datën e fundit. Nesër s’e mbarojmë s’të lënë procedurat edhe me ba me deshtë me krye një gjyq nuk të lë procedura ligjore. Për arsyeje se janë vetë rrethanat ashtu. Më ka kërkuar një milion herë. Të lutem, më ka thënë të mos flas, Ju jeni duke e parë se si janë duke u ndjekur këto punë. S’ka nevojë me i thanë kërkujt, për më tepër se ajo e dinë se është vëllai i Gjok Jakut, del ndonjë informacion a gjë. Ç’ke i thashë, biles koncidoi bukur i thashë i kam patriot. E kam frikë më tha punën e Gjokës. Mos folni ju se i kena dhënë lekë a i kena dhënë gjë. I kena mbyll punët tona.

 

Avokati pasi hynë në gjykatë, del jashtë e takon qytetarët

Avokati – Fola me të me mbaru sot, a je i kënaqur ta mbarojmë sot?

Qytetari 1– Po, po me mbaru.

Avokati – Po më duhet nja dy orë kohë, për të dhënë konkluzionet. A mundeni me u ba gati për dy orë.

Qytetari 2– Na?

Avokati – Hë

Qytetari 2 – Po mirë në rregull

Avokati – Se unë s’e dita. Se unë shkova në bazë, e mbarojmë sot. Po e mbarojmë. Unë duke u nxitu prej teje me mbaru, unë e shtyj. Në dëshirë të tanë se ata nuk e kishin problem me shty.

Qytetari 2 – Fola me të më tha nuk kam mundësi për sot. Të më kishe thënë në mëngjes.

Avokati – Jam duke e shty për pasnesër atëherë.

 

Pas gjyqit

Avokati –Tani në 11.30 pasnesër ë?

Qytetari 2 – Po.

Qytetari 1 – Pasnesër.

Avokati – Në orën njëmbëdhjete gjysmë. Mirë është me u taku përpara pasnesër.

Qytetari 1 – Vjen ai.

Qytetari 2 – Tani pasnesër me u taku përpara.

Avokati – Po, po normal, shkoj unë krejt punën e mbarojmë gjyqin direkt. Me 99.9% do bëjmë variantin me kusht ma ka dhënë fjalën.

Qytetari 1 – Ça është ky kushti se nuk di gja unë?

Avokati – Kushti për ty nuk është kurgja. Kushti është kështu, ku dënohet një person

Qytetari 1 – po

Avokati – Me kusht, rasti i yt p.sh neni 59 për shkak të rrezikshmërisë të paktë të personit, kushteve mendore, jetësore, përndjekje familjes etj., etj., e pezullon vendimin, nuk shkon vendimi për të bërë burg e ven me kusht gjatë kësaj kohe që është me kusht të mos kryejë veprime penale. Dhe është nga 18 muaj që është minimalja deri në 5 vjet. Ti një herë në muaj, një herë në dy javë do shkoj te shërbimi i provës që është këtu, paraqitesh një orë e masanaj shko. Masanaj mbaron 18 muaj e s’ke punë ma. Nuk shkon me ba burg. I kërkova për këtë (për djalin) i kërkova për orë punë me interes publik është një nen të jetës 63. Sa orë punë të vendos gjykata, i mbaron e më pas je i lirë.

 

Pas përfundimit të gjyqit me të akuzuar A. P. dhe M. P., Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore kanë ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar në flagrancë në zyrën e tij avokatin Gjovalin Ndokaj. Në të njëjtën kohë, një grup tjetër specialistësh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kishte bërë të mundur ndalimin në flagrancë në zyrën e saj në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, edhe të gjyqtares Parashqevi Ademi.

8 Komente

Parashqevi degjo lalin :

Hudhi ne gjygj per prishje te imazhit tend familjar se qekan mesu keta me prishje marredheniesh. smiley

Cope mishi me dy sy !

Tani duhet hap nje burg me vete me keta te drejtesise e te quhet: Hapsania e Kadiut.*

Te parashikohen 200 vende, e ti perziejne me burra me gra dhe jo vetem me burra se pastaj vlon sapuni hapur.

* Burgu i gjyqtarit dhe vjen nga shqipja e vjeter, dmth ajo e para Kongresit te Drejtshkrimit 

Eshte gje e mire qe investigohen keto raste, po si do i provohen gjyqtares, kur investigimi ka shkuar deri tek biseda mes avokatit dhe qytetarit. 

    E ndoqa me shum vemendje kete rast.Tek ai avokati pash nje njeri mjeran qe u be cope per aqe pare ! Me vjen  vertet keq per pozicionin e kesaj vajzes re , gjyqtaresh , qe u be koka e turkut duke njollosur vehten perfundimisht.E oaste ne qafe ky derdimeni avokat! Them keshtu sepse une e di me mire se cilido opinionist keto ca domethene gjyq ne kete sistem ! Eshte kryekeput pazar por me nje menyre shum fine.Po ju them se cdo gjyq e fiton ajo pale qe jep me shume .Kjo eshte absolute ! Duke ditur e provuar mire kete evuri them ato me larte per kete gjyqtaren.Te cilen do ta gjykojne ata qe perdite nga keto bejne.Dhe mesiguri nen buze do i thone 

Budallacke ! Nuk dite te mbroheshe! Pse mi keshtu behet .." puna " ? 

Po ju them se cdo gjyq e fiton ajo pale qe jep me shume .Kjo eshte absolute !

Po si i behet qe te korrigjohet ky sistem?

Ja ndiq ca beri Kina tre dit me pare per raste identike ! I pushkatoi  ose i denoi me burgim te perjetshem autoritetet me te larta te administrates dhe atyre ligjzbatuese ...E jo si kjo derdimenia e Lezhes ! 

Mos e ke degjuar historine e atij shqiptarit nga Dukati qe naten e marteses para se te binte me gruan theri para saj nje ..mace ? 

po gjyqtaret e korruptuar ne kine jane perjashtime te vogla .masa jane te ndercem e denojne te pandercmin.ketu gjykatesit e korruptuar pritet te denohen nga shoket e tyre qe jane po aq te korruptuar sa ata vete.Ti vete e the qe makinat e parkuara para gjykates se apelit jane nga 100 mije euro e siper.eshte si te thuash: hajduti bertet kapeni hajdutin.nje rreth vicioz.

po pra po por nuk me ndoqe ne historine e macit te ...Dukatit ! 

Sistemit i mungon ...ai burri nga Dukati 

Lexoni si e ka zgjidhur Konstandini i Madh ...nga Iliria ne vitin 313 pas J.Krishtit punen e gjyqtareve te korruptuar ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).