Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos inspekton kufirin me Shqipërinë, premton rihapjen e postave ushtarake dhe “blindim” me forca njerëzore e helikopterë. Greqisë nuk i del “inati” i detit dhe naftës. Marrëdhëniet dypalëshe, gati në acarim.

Greqia ngjall nacionalizmin në një periudhë të vdekur për pretendime territoriale. Qeveria greke përgjatë gjithë muajve të verës pritet të investojë “fuqishëm” duke hedhur para të madhe, jo në turizën, infrastrukturë, apo pagim të borxheve të shumta që i ka BE-së, por në rihapjen e gjithë postave ushtarake dhe policore në kufi me Shqipërinë. “Në verë, në kuadrin e këtij planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhrave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i Përgjithshëm i Ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon. Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe me helikopterë, që duke vepruar mbi këtë rajon të vendit do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”.

Kështu ka deklaruar dje ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos. Ai inspektoi zonën, duke paralajmëruar se do të ketë investime dhe prani ushtarake për të mbrojtur kufijtë dhe krijuar siguri te banorët që jetojnë pranë vijës kufitare me Shqipërinë. Më shumë se siguri, Greqia po mundohet të tregojë forcën në tokë si kundërpërgjigje ndaj kërkesës shqiptare bërë një muaj më parë, që pala greke të ndalte kërkimet e naftës në detin Jon. Dhe pikërisht i pyetur mbi pretendimet e ngritura nga Tirana zyrtare për kufijtë detarë, ministri Kamenos deklaroi se sovraniteti i vendit nuk negociohet dhe askush nuk mund ta negociojë. “Greqia as nuk frikësohet dhe as nuk ka për të dhënë një milimetër të tokës, ajrit dhe detit të saj”,- u shpreh ministri, njëherazi është edhe kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”. Edhe qeveria e kaluar e kryeministrit Samaras kishte deklaruar një vit më parë se do të hapte shumë prej postave ushtarake dhe pikave të vrojtimit, duke monitoruar një vijë prej afro 600 km të kufirit midis dy vendeve.

Çfarë kërkon Greqia?

Të investosh në ushtri në një kohë krize ekonomike nuk rekomandohet shumë nga ekspertë të ekonomisë, por Greqia ka vendosur që me çdo kosto të tregojë se është e fortë, që ka ushtri, që aktivizon postat ushtarake, të braktisura ndoshta që në fundin e viteve 80’, dhe të gjitha këto për të tjera synime. Bëhet fjalë për kërkimet për naftën në detin Jon dhe kërkesën e Shqipërisë që të ndërpriste kërkimet, pasi kishte shkelur në ujërat tona territoriale. Në këtë mënyrë u detyrua që të ndërpriste kërkimet duke hapur njëkohësisht edhe një hendek mes marrëdhënieve dypalëshe.

Madje pati edhe aludime se Shqipëria po pretendon ndryshim kufijsh dhe do të vërë në zbatim projektin e “Shqipërisë së Madhe”. Greqia ngjan se po gërmon ngado për të gjetur pretekst ku të mbahet, që të protestojë apo reagojë ashpër ndaj Shqipërisë, për ta gjetur atë në “gafë diplomatike”, për ta përdorur më pas edhe si justifikim për krisjen jo të vogël mes dy vendeve, pikërisht për sa i përket kufirit detar. I tillë ishte edhe qëndrimi më se i pazakontë dhe aspak dinjitoz për zgjedhjen si nënkryetar të Kuvendit, Shpëtim Idrizi dhe dorëheqjen e Vangjel Dules. Athina kërkoi të futej thellë deri në emërime, shkarkime apo dorëheqje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”, – tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me zgjedhjen e Idrizit si nënkryetar i Parlamentit shqiptar dhe dorëheqjen e Dules. Të gjitha këto reagime zyrtare vetëm për emrin e Vangjel Dules, këtij kryetari partie që në parlament ka futur vetëm veten, edhe kjo me ndihmën e koalicionit të majtë? Kuptohet që nuk ka lidhje aq me Dulen apo Idrizin, të cilët të dy u bënë protagonistë pa e kuptuar as vetë sa të “rëndësishëm” ishin. Shkaku i reagimeve të nxituara ngjan se lidhet ekskluzivisht me çështjen e detit, sepse bëhet fjalë në “luftën për naftën”. Ajo gjendet në det dhe deti mbetet ende me kufij të pandarë.

Çështja e detit

Ministria jonë e Jashtme i dorëzoi më 7 maj një notë proteste Athinës, për shkak të mungesës së transparencës së Greqisë për hartat e disponuara për kufirin detar dhe kërkimet për naftë në zonën e diskutueshme midis dy vendeve tona. Gjithçka lidhet me kërkimet për naftë nga pala greke në kuadratin ‘Joni 5’, koordinatat e të cilit përputhen me një pjesë të kuadratit 20, këtë zonë që Athina kërkon të japë me koncesion gjatë ankandit të paralajmëruar në muajt e ardhshëm. E informuar për këto kërkime, duke parë edhe hartat e marrëveshjeve të mëparshme dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, Ministria jonë e Jashtme në notën e protestës kërkoi që të mos koncesionohet ky kuadrat, pa u zgjidhur më parë statusi i zonës përmes një marrëveshjeje të re për detin me Greqinë.

Një marrëveshje e re është më se e nevojshme, pasi ajo e mëparshmja, e negociuar dhe nënshkruar nga qeveria ‘Berisha’ dhe ajo ‘Karamanlis’ është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Nota e protestës së palës shqiptare erdhi pasi kishte rreth 6 muaj që Ministria jonë e Jashtme i kërkon vazhdimisht Athinës t’i vendosë në dispozicion koordinatat e kërkimit në kufijtë e Sektorit ‘Joni 5’, ose ndryshe për bllokun e 4-t të kërkimeve. Në asnjë rast nuk u dorëzuan hartat e sakta dhe kjo bëri që Shqipëria ta adresonte këtë problem në institucione ndërkombëtare, që më pas solli edhe tërheqjen e Greqisë nga kërkimet për naftë. Pasi ka konsumuar “diplomacinë”, Greqia po reagon me ngritje postash ushtarake apo edhe stërvitje treguese për forcën përgjatë kufirit me Shqipërinë. Askush nuk duhet të trembet, dy vendet anëtare të NATO-s “luftën” e vërtetë e kanë në Bruksel. Këtu Greqia ngjan më e fortë, pasi mund të vendosë veton edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë. Gjithsesi, në peshoren se cila është më e rëndësishme, çështja e territorit, detit, tokës apo ajrit, nuk mund të negociohet, të dyja palët janë në një mendje. Deti që na afron, edhe na ndan, vështirë që të dyja palët të merren vesh dhe çështja mund të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

31 Komente

Të investosh në ushtri në një kohë krize ekonomike nuk rekomandohet shumë nga ekspertë të ekonomisë, por Greqia...

duhet ti bleje ca armatime dushmanit perpara se ky i fundit ti levrij kestin e rradhes. Kercen Jorgo nga belajasmiley

Qeveria Greke sot eshte nje paradoks i gjalle, kemi nje Kryeminster me kabinet kryesisht te majte dhe ministrin e Mbrojtes te ekstremit te djathte (parti e cila nuk ndyshom shume nga Xrisevgjitet, vetem se keta kane ligje te ngushta me kishen dhe bekimin e saj). Ky koketuli operon jashte orbites se Tsipras, para pak muajsh leshoi nje shashke tymuese dhe kercenoi se do hapte portat te vershonte emigrantet ne Evrope

Po lesh o cdo bejne. Po perdorin taktikat te marrin dy evro me shume si gjithe dynjaja e per te mbajtur ate popull nen-thunder. Rreziku nga armiku i jashtem e kemi degjuar shpesh ne te Alvanise, i dime keto lojrat me aftomatik mire.

Gerrqia..nje shtet shume me fallco se Jugosllavia e athershme!

" Edhe te zgjebosur edhe oreksin e kane ...te madh.,! " Sa mire ua pati thene !  Por cedo qe ne kemi sot vec hunje ne duar .Se spiunet e grekut e te serbit e carmatosen Shqiperine.

  Greket i bejne keto per ate pjesen e detit qe u fali ...dhendri serb ! Sa  besohet, Zojsi  yne e ka grumbulluar me shume naften ne anen tone, kur.... Zeusi i tyre,  shkonte me kurvat !Kam parathene me kohe, qe sherrin e dhenies detit, grekeve, kemi per ta pare ! Dhe keta derdimenet e sotem, nuk paditen banditin,  " Per tradheti te larte ndaj Atdheut" ! Ka dhe syfet e del akoma faqe miletit ! 

Sa marrin vesh se ka nje fare grindje a qejfmbetje ne marrdheniet shqiptaro- turke, fet greket,  e krejne veshet ! Me Turkun dhe hic te mos ndrojme istikam ! 

Ndoshta jam kabim por kjo ceshtja e kufirit detar eshte si puna e atyre armeve kimike ku u bone te gjithe eksperte megjithese ketu kemi njerez me Phd ne kimi qe  deklaruan se nuk jane ne gjendje te flasin  me kumpetence se eshte dicka shume e specializuar.Sipas beqos te flotes detare e pakta deri aty nga 1990 nuk ka patur ne shqiperi njerez qe te dinin si llogaritet shelfi kontinental.pas 1990 po dihet se fjalet shqiptar dhe ekspert nuk i perdor dot ne te njejten fjali.Sipas gervenit llogaritjet jane te sakta e asnje milimeter katror nuk i eshte falur greqise.Gjykata kushtetuese beri mire qe e rrezoi marreveshjen sepse ne keto pune duhet matur shtate  here e prere njehere .E mira eshte qe te gjenden eksperte te huaj te specializuar per keto gjera  e te merren 4-5 opinione te pavarura nga njeri tjetri per te marre vesh si eshte e verteta .

Ky eshte idiot, e ka hallal postin ne ate qeveri, bile meritonte te ishte minister ne dy ministri. Pa u bere mire minister i hipi helikopterit e shkoi te provokonte personalisht Turqine, pastaj nje dite te bukur kerkcenoi Europen se do e mbushte me xhihadiste, pastaj ju turr Schaeubles se gjoja ky po i bente Greqise terror psikologjik dhe se kishte qene i perfshire ne korrupsion ne 1990. Ca ti thush ketij? Leje ne pune te vet dmth 

Ky artikullshkruesi me duket jashte orbite, dmth out komplet. Ben lidhje te shkurter midis zenkes me detin Jon dhe shtimin e prezences ushtarake ne zonat kufitare tokesore!!!!!!!! Aq me teper qe investimet per rritjen e sigurise dhe te qetesise ne zonen kufitare tokesore paskan qene edhe ne planin e qeverive te meparshme. Lol, po mire mer se ti me habit mua, si do ta zgjidhin greket problemin me detin duke shtuar postat kufitare ne toke?????

A e di artikullshkruesi se me greqine jemi aliate ne NATO dhe se aeroplanet greke ruajne hapesiren tone ajrore?

ky eshte burdalla.smiley, kur thone ne Vlore.  gjeja e trashe  kishte veshe edhe rroba ushtarake me lara, qe ta bente kercenimin me bindes.smiley  vetem se nuk e mberthente dot xhaketen, se i rrinte ca si e.. gjere.smiley

ai tipi me xhakavento - shum i frikshem.

Viji i pale musteqe dhe direkt Abdulla Ocalani qe ju shiten turkut dikur  smiley

me i frikshem  po me duket ai i kollarisuri  ne blu,  mbase eshte veshur ashtu si metafore.. ''ngjyra e detit''.smiley   pastaj  ka edhe syze te erretasmiley, misterioz eshte!

atij i thuhet:

sa i frikshem qe jeni

smiley

 

ndersa ministrit grek te mbrojtjes qe kercenon haptazi.smiley, i thuhet:   sa i tmerrshem qe jeni..smiley

xhakavento......versioni windbreaker shqiptar(nga italishtja)......ne vlore i thoshnim Xhagavento.....like  xhangalle....smiley

Me sa di une, baterite ne jug nuk i kemi zbritur kurre nga malet. Ok, skemi pas nafte me i zbrit, po ja qe vjen nje dite... smiley 

Mos ji kaq i sigurte. Edhe bunkerin e Shtabit e beme muze.

thiatro per hi syve...

Po mire mer, cfare ju gjeti juve pastaj qe greku do te shtoje postat e kufirit dhe kufitaret?

Po ata kufirin tone do te ruajne. smiley

ka dicka surreale  ketu ne fakt.. se vjen ky boli grek qe thote do shtoj ushtaret, postat ushtarake etj, pergjate fufirit me Shqiperine,  nderkoh  greket, se bashku me italjanet,  me F16  rujane hapesiren ajore Shqiperise ne kuader te NATO-S.smiley

Ehh, ç'u hap nje pune e madhe tani, me ato negociatat qe boni Buall Mavria athere. 

Negociatat duheshin bere o Pjer Mavria...

Ka dhemb apo ska dhemb ai muhabet do pare, por ne kete moment jane me te pregatitur se ne, ne prishem cdo gje pa asnje arsye, cdo shtet serioz ka ushtrine e tij per mbrojtjen e sovranitetit.
se me kollaj i behet presion nje shteti si ky yni, se nje tjetri qe ka te organizuar mbrojtjen e tij.

kush mendon qe nese ne nje moment delikat kemi krahet e ngrohta nga Natja apo me keq akoma Turqia, eshte per te ardhur keq...

Negociata apo ...u be Pazar,  duke shitur cope nga e Atdheut or ACDC1 ? U krye nje akt shum i rende i Tradhetise Kombetare! 

Koha do ta tregoje i nderuar Grava!
Une besoj se pala shqiptare nuk ka shitur asgje.

Edhe per toponimet Edi Rama beri namin dhe pastaj miratoi ligjin qe do te miratonte Saliu,pike per pike.

Une nuk do i merrja shume seriozisht deklaratat e ministrave greke te kesaj qeverie. Jane pak azat keto te tanishmit, me kujtojne ato Presidentin e Bolivise qe shkon neper vizita zyrtare me pulover leshi nga ai i vendit. 

E di ca jemi ne per greqine ne kete rast? Si ne rastet kur zihen dy te forte (greqia dhe gjermania ne kete rast) dhe njeri nga keta rreh nje tjeter te mbaruar per ti ber presion atij qe ka sherr me te.

greqia i ka shpenzimet ushtarake pothuajse sa te britanise se madhe,ndersa ne kemi vetem pushke druri!

ushtria eshte sektori qe eshte prekur me pak nga kriza.rrogat ,qe ju ulen paksa me pare,u rriten perseri.  jane ulur vetem shpenzimet operacionale.

greqia eshte superarmatosur keto 20 vitet e fundit.

eshte lubonjizem te mendosh se natua apo turqia do na i nxjerrin geshtenjat nga zjarri kur te vije koha.

dhe ata presin momentin e duhur.  kriza e zgjatur ekonomoke ne evrope  mund te perfundoje me ndonje lufte,ku me te zotet mund te zgjidhin llogarite me shtetet prej letre

greqia i ka shpenzimet ushtarake pothuajse sa te britanise se madhe,ndersa ne kemi vetem pushke druri

 vend protektorat * cna duhen armet ? smiley

 

Ore mua me shume se sa per marredheniet tona me Greqine me shqeteso kjo deklarate per marredheniet me Europen. Sepse kjo vjen era deklarate elektorale. Pra o burra te kapim nai cope elektorati nga Aqimi i .arte. 

Mos po pergatisin nai pal zgjedhje keta me qe i ndrriten negociatat me trojken.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).