Fshati Gurras gjendet pak kilometra në dalje të Pogradecit. Banorët e tij janë tepër mikpritës, deri në momentin që mësojnë arsyen e vizitës.

Që nga viti 2013 e deri më sot, fshati njihet si vatër ku rekrutohen të rinj në emër të fesë, të cilët më pas nisen drejt Sirisë, në të shumtën e rasteve pa kthim. 4 të rinj të fshatit janë vendosur atje, njëri prej të cilëve me familjen. Por të gjithë preferojnë të heshtin. Disa kilometra më tutje shtrihet Leshnica, një fshat ku gjithashtu emri “Siri” shqiptohet nën dhëmbë nga banorët. Dy djem të fshatit të tyre janë larguar në vitin 2013.

Për 28-vjeçarin Ervis Alinj, asgjë nuk mund të thuhet me siguri, edhe pse prej kohësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët. Ndërsa për Bledar Hamzën, 27 vjeç, dyshohet se u vra gjatë luftimeve në Siri, muaj më parë. Nga i njëjti fshat është edhe Almir Daci, ish-imami i fshatit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rekrutimin e tyre. Në familjen e Ervisit, e ëma Hurmaja dhe i ati Hamdiu, kanë ende peng mënyrën sesi u largua djali atë ditë.

“Ai as më foli, e as më bëri. Erdhi lau kokën dhe... e dija se do të shkonte të falej në xhami. Prit e prit, kaloi ora që vinte të hante drekën, deri sa ora shkoi 18 e pasdites. Atëherë i thashë djalit të vogël ta merrte në telefon. Na tha që ishte në Pogradec dhe do të flinte atje, pastaj do të ikte në Greqi, për të kaluar më tej në Gjermani”, thotë e ëma.

“Më mori në telefon pas një muaji dhe, kur e pyeta se ku ishte, më konfirmoi që ishte në Gjermani, pavarësisht se unë i thashë se dyshoja që ishte në Siri. Më mori dy herë në telefon gjithsej, pastaj i humbi kontaktet me të”, thotë babai.

Sipas të atit, Ervisi kohët e fundit kishte nisur të ndryshonte disa sjellje.

“Kishte shfaqur disa sjellje të çuditshme. Që kur u mpleks me këta këtu, nuk hante më as mishin, as kofshën e pulës, asnjë gjë. I donte të therura këtu në shtëpi. Po ta therrte vetë shqerrën e hante mishin, përndryshe jo. Vinte Bajrami, e tërë Shqipëria festonte, ndërsa fshati ynë nuk kishte festë”, shton i ati.

Pavarësisht hallit të madh që i ka rënë, Hamdiu është tepër i kthjellët për të ngritur disa pikëpyetje, që mesa duket e mundojnë prej kohësh. Pikëpyetje që lidhen me ata, të cilët i akuzon si fajtorë për zhdukjen e të birit.

“Nuk i keni parë shtëpitë e tyre. Ai ka bërë shtëpinë më të mirë në fshat, si e bëri atë? Ku i marrin paratë, që u vijnë furgonat plot me ushqime? Aq shumë u vinin sa i çonin edhe në dyqan për t’i shitur”, thotë babai.

Edhe pse lodhen ende për ta kuptuar se çfarë e shtyu Ervisin të nisej drejt Sirisë, një gjë i ati e thotë me siguri: ata nuk kanë probleme ekonomike. Por revolta e tij del në sipërfaqe, kur e pyet për atë vend, që as emrin s’do t’ia dëgjojë.

“Ata që ikin në Siri duan plumbin për mua”, tha babai. I biri u mungon shumë.

Në shtëpinë ku ka lindur Bledar Hamza, tashmë jeton vetëm gjyshja e tij, Fitreti. Bisedën e fundit telefonike me nipin, asokohe 27 vjeç, e mban mend mirë. I diplomuar për Financë me rezultate të larta, Bledari jetonte prej shumë vitesh në Itali me familjen. Kohët e fundit ai kishte krijuar dhe familjen e tij. Tre muaj pasi iku në Siri tërhoqi edhe gruan shtatzënë, edhe vajzën 3-vjeçare. Sot, të tre ndodhen ende në Siri.

Familjarët e Ervisit dhe Bledit kanë dhe një apel.

“Unë nga shteti dua të më sjellë djalin. Ose ta di ku është të paktën, kaq dua”, tha babai.

18 Komente

Perse cuditeni dhe na sillni si argument verferine?

Fshatrat e Veriut jane shume me te varfera, por nuk kemi pare te shkojne per xhihad ne Siri.

Keta thjesht jane pasardhes te koloneve qe zbarkuan ne Arberi pas vitit te zi 1478,dhe tani po shkojne ne tokat e paraardheve te tyre.

Udha e mbare dhe uroj tu bashkohen sa me shume.
Ne kete menyre pastrohet edhe Arberia.

edhe ky nuk eshte argument, gjithe Shqiperia e Mesme jane pakistaneze dhe nuk po shofim te shkojne ne Siri

Po zien ne Librazh swed...

ata te fhsatrave te veriut jane katolike, mos prit qe te aderojne tek feja antagoniste me antipatine ndaj se ciles jane mbrujtur qe te vegjel. Ekstremizmi fetar gjen terren ne zona te varfra dhe qe nuk kane barriera te forta/paragjykime ndaj fese islame. S'eshte e thene te jene kolone turko-arabe.

Ka plot fshatra muslimane ne Veri,mos fole kot tani.

Dicka ka ditur Perendia qe ja vuri atij fshati  nga po dalin keta mjekerr ndyret emrin Leshnice! smiley

Get it, lesh - nice? Hehehehe smiley

i got, i got it. Enough already, its not that funny! smiley

Spaska thene gje babai per fene e gjyshit? 

A e mendo qe ata derrat rekrutues do i denojne vetem me burg? Ti mbash edhe me buke...

Ca ti bosh, e kemi heq denimin me vdekje...

te zinjte njerez...

kur i heq popullit nacionalizmin,i ke lene vetem nje mundesi-  o te behet poture trecereksh, ose ta beje emrin eftiqio  dhe karagjeorgjiun  hero grek!

 

se pastaj  me teorine e korentit qe 80% e shqiptareve, qe jane myslimane,na qenkan kolone turq,i bie qe ''shqiptar'' na qenka vetem dulja

edhe ne 13-n me keto teori ,ca vende rreth e rrotull,na copetuan me pretekstin se po merrnin trojet e koloneve  or tie,,

E ke gabim.

Nuk thashe qe te gjithe shqiptaret muslimane jane turq,por vetem 20% e tyre.

Kemi plot muslimane ne Laberi,apo ne Veri,jane shqiptare safi.

Por muslimanet e qyteteve jane kolone turq.

Nuk te ka bere pershtypje qe ne qytete i mbulojne grate dhe ne fshatra jo,kur duhet te ishte e kunderta.

Keta ne artikull jane ne fshat por jane te indoktrinuar.

Korenti, ti je gjenetist? Dhe ke bere studime disa vjecare gjenetike te gjithe popullates se Shqiperise?

Korentit i djeg cik ky muhabet, se i ka nga anet e tij.., baba mondi i brate, o ho, ysht ndonje e mish e raki!!

Shum prekese pjesa e prinderve te tij.  Ne fakt qeveria, apo me sakte sherbimet pran qeverise, duhet te mirren me personat qe financojne dhe indoktrinojne keta djem. 

Nderkohe BIK po levron fonde per te ndihmuar ekonomikish familjet e "heronjve te Sirise"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).