Ish – ministri i Mirëqënies Sociale dhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, mohoi një ditë më parë lajmet që po qarkullojnë prej kohësh në mediat online dhe jo vetëm, se ai kishte një vilë në Mullet, në emër të bashkëshortes. Në videon e mëposhtme, në një kronikë të ABC News mund të shihni prononcimin e tij që i hedh poshtë këto lajme. Lapsi.al u interesua dhe zbuloi një kontratë porosi për një banesë, të firmosur 5 vite më parë.

Ajo është nënshkruar në Tiranë më 16/07/2010 mes Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt dhe shoqërisë “Prime Capital” të përfaqësuar nga z.Ilir Bejleri, në rolin e ndërtuesit. Kontrata parashikon ndërtimin e një objekti “Kompleks rezidencial 1 dhe 2 kate” në Mullet, Petrelë. Porositësi i banesës kërkon që ajo të ketë një sipërfaqe banimi prej 200 metra katrorësh, bashkë me parkimin dhe një kopësht individual prej 155.6 metra katrorësh.

Ndërtimi parashikohet të kushtojë 200 mijë euro. Arredimi nuk përfshihet në këtë shumë. Kontrata e Porosisë përckaton edhe afatet dhe mënyrat e pagesës.
 
60 mijë euro do të paguheshin në datën e nënshkrimit të kontratës (pra të porosisë). Kjo shumë përbën vetëm 30 % të vlerës.
80 mijë euro, ose 40 % e shumës totale do të paguheshin në momentin e përfundimit të karabinasë.50 mijë euro ose 25 % e vlerës do të paguheshin në momentin e kryerjes së rifiniturave.10 mijë euro, ose 5 % e totalit do të paguheshin në momentin e dorëzimit të ambientit, sipas kushteve të kontratës. Për mosrespektimin e afateve përcaktohen edhe sanksione.

Në mediat onlinë flitet për një vilë luksoze të çiftit Veliaj – Xoxa, që u kurorëzuan në martesë verën e vitit të shkuar, në një ceremoni madhështore në Kalanë e Gjirokastrës. Edhe për këtë ceremoni ka ende dyshime se u organizua me paratë e TrakuFest.
Në aneksin e Kontratës së Porosisë saktësohen edhe specifikimet se si duhet të jetë vila 2 –katëshe.  Kërkohet që “të gjitha punimet të jenë të cilësisë së lartë”, me pragje dyersh e dritaresh prej mermeri e element të tjerë.

Erion Veliaj e ka mohuar ekzistencën e vilës. I pyetur nga gazetari i ABC News nëse ishin të vërteta lajmet për vilën luksoze kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës tha se ishte shumë kurioz ta shihte.  Lapsi.al mësoi se bëhej fjalë për një prenotim dhe se projekti i porositur nuk është realizuar për asrye ende të parqarta.

 

86 Komente

Qe te sqarohen gjerat, artikulli i Lapsi.al permbante dhe keto foto qe po ja u rendis ketu

Nderkohe Erioni i ka mohuar ekzistencen e viles vetem dy dite me pare, sikunder mund ta shikoni vete ne kete video.

Cfare problemi ka me vilen Lefto? Mu e lezetshme me duket. Edhe si dizain, shume modern eshte.

Vila super PF i nderuar! Asnje gje per te thene, besoj do e kishin zili edhe pronare firmash e industrialiste te mbare Botes!

Ajo qe me shqeteson eshte se, ku mund te gjeje 200.000 Euro nje individ si Ajola Xoxa vetem pak vite pas diplomimit dhe fillimit te jetes aktive?

Ceshtja tjeter qe shtrohet : a eshte deklaruar kjo pasuri ne ILDPKI ? A eshte cdo gje ne perputhje me Ligjet e vendit ? nese po, ta gezojne me bar e me gjethe!  Por kam pershtypjen e parate e fiqve apo kursimet e mamase nuk do mjaftotin as per te blere nje makine Smart te vitit 2001 (te 2.000 Euro) e jo me vile 200.000 euro ne vitin 2010.

Me poshte eksperienca e punes e shoqes Ajola (marre nga Faqja Linkedin e saj) e ne vitin e larget 2010 ishte anetare e forumeve Socialiste.

Experience Partner The Partners Law Firm January 2015 – Present (6 months)

Lawyer / Senior Associate Tashko Pustina - Attorneys January 2013 – Present (2 years 6 months)

Associate Professor European University of Tirana October 2013 – May 2014 (8 months)

Lawyer / Associate Tonucci & Partners Law Firm - in alliance with Mayer Brown LLP January 2009 – August 2012 (3 years 8 months)

Member of National Assembly Socialist Party of Albania 2007 – 2011 (4 years)

In charge of International Private Law European University in Tirana - UET 2008 – 2009 (1 year)

Project Coordinator UNICEF July 2006 – December 2008 (2 years 6 months)

Me bold mund te shikoni vete ku ka punuar shoqa Ajola dhe te llogarisni nese kursehen 200.000 Euro per 3 vite "pune" ne Shqiperi apo jo.

ku mund te gjeje 200.000 Euro nje individ si Ajola Xoxa 

Shko pyt Xenin me Argiten se ku mund ti gjejne x-mije/milion euro. Po kur shqiperia eshte shtet nga me te korruptuarit ne bote c'pret. Horrat e Edit si dhe horrat e Salukut tend...

Ti te pakten nuk qenke genjyer nga Rilindja, se e dije qe do vidhnin dhe sdo benin asnje gje me mire se ata qe shanin kur ishin ne opozite, duke filluar nga LSI, PDIU, PDK qe deri dje ishin pjese e "se keqes". 

Ca ti bejme lejfeneve te tjere qe kishin shprese te Rilindja per te bere shtet, per ndonje gje ndryshe, dmth me mire...

Dizain meksikano-modern mer Pf, Agraz Ustai ben me kuintale si keto.

do thush ti kush osht? ...le se ashtu osht nje pune...

Se mos e ka porositur e s'e ka bere pastaj ka ndryshuar mendje? Verifikoni left se keni dale bllof here pas here e vazhdimisht. Nderkohe klinika e kosoves mbetet ndertim pa leje. lol

Kontrata eshte e bardhe mbi te zeze, e noterizuar, me Nr protokolli etj.

Ne kontrate e lexon dhe ti besoj, se 60.000 Euro paguhen ne castin e firmosjes se kontrates.

U ndertua, s'u ndertua vila, kete ta provoje Erioni / Ajola, se Erioni doli ne media dhe beri te paditurin.

Edhe nese ajo qe thua ti eshte e vertete, tregoni arsyen e mos ndertimit, dhe si u zgjidh ceshtja me ndertuesin per demshperblimet ? Se 60.000 euro duheshin paguar qe ne castin e firmes se kesaj kontrate porosie. Kontrata ka te parashikuara edhe penalitetete ne rast vonese ne ndertim apo ne pagesat e kesteve, si dhe ne rastin e prishjes se kontrates.

Ju qe pretendoni se vila nuk eshte ndertuar, edhe njehere, tregoni si u zgjidh ceshtja e pagesave dhe demshperblimeve, pasi te vertetoni se 200.000 euro jane kursyer nga puna e ndershme ne vetem 3 vjet.

e ke fjalen si griselda??? 

 

Hahhahah Tanja Fajon e shkreta c'hiqte ate muaj nga ky !

smiley

lumsi ky! ka qelluar me mami te pasur, bashkshorte te pasur.... po edhe vellai qe ka nje firme te veten, jo keq. bravo i qofte! eshte me fat, tha, jo me inat.

Pikes i ke rene Belul xhani!

Disa lindin me kemishe : marrin malin per ne Greqi te mitur, punojne kamarier te Qendra Stefan dhe rekrutohen nga US, bejne shkolle ne US duke bredhur ne 4 cepat e Botes, shesin fiq nga varferia, dhe porosisin vila 200.000 euro 3 vite perpara se te vijne ne pushtet.

Mos valle kontrata eshte bere ne parashikim te ardhjes ne pushtet ne 2013, qe te kopsiteshin gjerat se "vilen e kena ble para 5 vitesh?". ILDKPI-ja nuk e di por eshte shume e zene keto dite te merret me nje ceshtje te tille...

"Belul xhani!" smiley smiley 

edhe ketu ne peshk ka pas qen diskutuar ceshtja se ku i kishte gjet leket erjoni pa ardh ne pushtet , dhe sigurisht ngaqe ajola punonte tek nje studio ligjore dhe merrte mijera dhjetera mije, qindra mije miliona euro ne vit si page ( wow like never happen to me stories smileyDDDDDD) 

e crendesi ka kjo, 

per mua ky nuk perben lajm. lajm psh eshte qe blatter dha doreheqjen smiley

 

Po mire me Vilen ta gezoje por pse e mohon nuk e marr vesh , Vile kane bo ene jevgjit pse te mos e bej Erioni me Ajolen ?

Lefti, po c'ke mer me Ajolen, as Majlinda s'mbajti pergjegjesi per hidrocentralet e Namikut, as Albana Vokshi per hidrocentralet e bashkejetuesit te vet, dhe behet llaf per miliona euro. Jeni opozite e lodhur fare Lefto, po vazhduat keshtu ne opozite do ngeleni dhe 30 vjet smiley Kam pershtypjen ne zgjedhjet e 2017 do e percaktoni ju kush do qeverisi, PS-ja apo LSI-ja, do i zini vendin LSI-se se tanishme

Kjo mendesi e juaja tregon se skeni nder mend per te bere as shtet, e as shtet ligjor...vidhni sa te mundni se keshtu kane bere dhe te tjeret !

Kjo doli dhe Rilindja! Se politika e re e Rames s'po kujtohet me...

vari teneqen

Mendesia juaj mer, jo e imja. E kutponi ku e keni katandis opoziten apo jo? Merreni me nje kontrate qe nuk eshte zbatuar kurre, ose se paku per te cilen s'keni asnje prove qe eshte zbatuar, dhe qe ne fund te fundit mund te quhet nje budallallek qe ka bere Ajola duke mos pas kokerr leku dhe kur eshte kthjelluar e ka prish (komplet teorike, por qe ju s'keni fakte qe ta kundershtoni). E kupton ne ca situate jeni? Me shume opozite ben Ben Blushi, ta kam thene dhe here te tjera 

Ti ben kot tani sikur te dhimset opozita!

Thuaj qe vendi po shkon per lesh nga te gjitha anet, se kemi nje qeveri qe ka 2 muaj qe nuk qeveris me por KM del fshatce shperndan copa letrash (certifikata legalizimesh) si kryetare kooperative dhe ben one man show me batuta bajate te cilat i perserit ne cdo qytet/katund te Shqiperise.

Ky eshte problemi yne sot. Opozita ate pune ka, do gjeje abuzime e do i denoncoje, aq me teper ne prag te zgjdhjeve ku nje njeri i tille i pafytyre pretendon te drejtoje Tiranen.

Mu realisht qe me dhimbset shume opozita, jo PD-ja, opozita si koncept

...Mu realisht qe me dhimbset shume opozita,...

Edhe xhaxhi Enveri keshtu thoshte " me kritikoni qe te punoj mire"

Pastaj kur ngrihej ndonjeri,i thoshte armik.

Keshtu edhe juve:
Po mundoheni te na mbushni mendjen qe Erion Veliaj nuk ka pare.

Kjo nenshkruan nje kontrate 200 mije euroshe,dhe ndodhta e ka shtyre zbatimin pasi i shoqi te marre freret e bashkise se Tiranes.

Ai ben dy dasma perrallore dhe thote mi ka dhene parate mamaja.

Juve thoni,perse opozita flet...

Pastaj thua e dua opoziten...

Kush po t'thote ty qe Erion Veliaj nuk ka leke ose nuk ka vjedh? Une jo iher. Po ju degjeneroni opozitarizmin si koncept duke u marr me para-kontrata. Sikur problemi me i madh i Shqiperise te ishte vila e Erion Velise, dmth qe Shqiperia paska bere vertet hapa gjigande perpara, dhe ju te paret duhet te votoni rilindjen. 

Opo ca "PARA KONTRATE" thua ??

Nuk e lexon se eshte Kontrate Noteriale e rregullt, me nr Koleksioni dhe Repertori, me firme ne cdo faqe, vule, nr NIPTI etj etj

ESHTE KONTRATE POROSIE / SIPERMARRJE ndryshe qe rregullohet nga Kodi Civil.  Per cfare PARAKONTRATE e ke fjalen kur edhe vete e lexon besoj se 60.000 Euro "paguhen" me firmosjen e "kesaj kontrate" ??

Meqe do te besh si pickedhie, lexo tamam sic shkruhet: pagesa 60.000 euro do te behet ne diten e nenshkrimit te kesaj kontrate, qe dmth qe deri ne momentin kur ti dhe pacavurja Lapsi nuk keni ndonje kopje te transfertes ose mandat-pageses, nuk provon asgje qe ajo paska paguar gje. Hipotetikisht mund te jete pikerisht fakti qe ajo s'ka pas leke ai qe e ka bere te pamundur kompletimin e kesaj kontrate dhe faktin qe sic konfirmon po pacavurja Lapsi ajo shtepi ne fakt nuk qenka bere.

operacioni fundi i marrezise rezulton i deshtuar!!! 

ky po qe eshte lajm 

200 mij euro pa pike problemi ky skilja. une i coj familjes 300-400 dollo cdo muaj sa tkem takatin dhe me duket se ca kam bere. ku i gjeti ky legen ato pare? asnjeher sme ka pelqyer si tip ky, servil dhe bq me duket. sdi i gjati pse e mban pran kte mole

Eshte mbese e Jakov Xoxes,njerez fisnike,na thoshte Grava para pak kohesh...

e atij qe ka shkruajtur lulja e kripes? sure?

Po pra dhe
Lumi i Vdekur.

Grava na e solli kete lajm para pak kohesh per ta justifikuar,se nuk vjedh Erioni dhe Ariola.

Lumi i Vdekur eshte nder romanet me te mire shqiptar, dhe per nga teknika e te shkruarit, besoj me i miri.

Kjo s'ka lidhje me c'po diskutoni ktu. S'me intereson ajo gje.

Kurse Lulja e Kripes eshte nje deshtim.

Cdo shkrimtar do ishte i nderuar po te shkruaje nje roman si Lumi i vdekur.

Ma fal nderhyrjen, ACDC1.

ishte thjesht per te saktesuar personin, jo per te tallur vepren

sec ishte nje italian nje LameBexheti qe e sillte shtrigani me video youtubi nga Tirana. ai le te ndihmoje me nje verifikim nga terreni smiley

smiley Lamja ka rene n'dafllak rendshem...se ngre me koken, ka nderprere hulumtimet ne terren!!!

smiley

".....Tetë muaj më parë ai i kishte shitur 20 përqind të aksioneve për 60 mijë euro dhe në këtë hark kohor vlera e aksioneve të tjera u 20 fishua...."

Artikulli qe solli AgroniTR, tregon me poshte, se; prokuroret jane habitur per kete ndryshim te vleres, dhe po hetojne se si ndodhi kjo gje.
Natyrisht qe do habiten, po te mos kene lexuar VQ. Po ta kishin lexuar nuk do habiteshin. Jane fenomene dhe spekullime te njohura ne ekonomi keto ndryshime vlerash.

Andi Bushati eshte duke bere gare me Fahri Balliun ose Fahri surratbithen.

 Lapsi.al mësoi se bëhej fjalë për një prenotim dhe se projekti i porositur nuk është realizuar për asrye ende të parqarta.

Po mire mer ti i lapsit perse nuk u lodhe edhe pak per ti gjet arsyet ende te paqarta perse nuk u be kjo vilaja ?

...lajmet që po qarkullojnë prej kohësh në mediat online dhe jo vetëm,...

Lapsi mesoi smiley  

Po ke harru pa thane:  nga burime qe nuk duan te identifikohen mer se keshtu del nga standardi i medias shqiptare.

And i ke ngja dajes se madh, Pellumit.

 

I lutena Lapsit te na vej nje resme te Viles se Grides gjithashtu. Populli do me pa ku pushon Perndia.

P.S. Cer bohet me zgjedhjet i her? a do arrije opozita te fitoje te pakten ne Scutari????

ka mundesi qe edhe te jete anullu kontrata se po tju kujtohet mire Erit i humbi kompjuteri ne ate kohe smiley

Qysh n2010 smiley

S'ka boe dot vilen e grues, do na bojka Tiranen smiley

Mashtrus mo. E ka rrejt grun e vet gjasme te bo lala i vile ty, tashi rren popllin do ju boj lala me vila juve ju. 

Çedo ket ?!

smiley

Popull i ka bere vilat vete; nuk ka nevoja t'ja beje Erioni.

iFiqo, jo me bo korrentin, po sikur gruja e ka rrejt ket, se ajo ka firmos. Dmth si ke tema kush ... rre mo shume, ti me rre mu po un rrej gjith Tironen, ho kush o mo i zoti.smiley

Agron, ky eshte nje tjeter skandal qe ndoshta shpjegon edhe burimin e te ardhurave te Viles 200.000 euro

Prokuroria dhe ILDKP nuk mund te lene pa marre ne pyetje Ajolen si avokate e ketij pseudo biznesmenit, nese hetojne aktualisht Prifin dhe Harasanin.

http://www.lapsi.al/lajme/2015/06/03/pastrimi-i-parave-ajola-xoxa-p%C3%ABrfaq%C3%ABsuese-e-amiran-dzanashvilit#.VW8f58-qqko

Ajola Xoxa është një nga përfaqësueset ligjore me të drejta të plota e kompanisë "Xhoi Co21 sha", me administrator dhe pronar Amiran Dzanashvilin, (i arrestuar së fundmi për prostitucion në Rumani) dhe i hetuar në Shqipëri për pastrim parash dhe evazion fiskal.  Në autorizimin e botuar nga lapsi.al, Ajola Xoxa dhe tre juristë të tjerë janë ngarkuar nga Dzanashvili për të kryer veprime në emër të kompanisë Xhoi Co21, përfshi edhe ato pranë QKR për kalimin e aksioneve të kësaj shoqërie nga shtetasit Ervin Canollari dhe Mark Frroku në favor të shtetasit gjeorgjiano- izraelit Amiran Dzanshavilit dhe izraelitit tjetër, Ofer Nimrodi. 

Ky autorizim normal ligjor, nuk do të përbënte ndonjë rast të veçantë nëse prokuroria shqiptare nuk do të kishte dyshime të forta, për të cilat është edhe duke hetuar, se në skemën e shit- blejrjes së aksioneve të kompanisë së lojrave të fatit Xhoi Co21, fshihet një aferë kriminale e pastrimit të parave. 

Në dosjen e prokurorëve është edhe kjo shkresë e Dzanashvilit, i cili më 24 prill 2013 autorizon juristët shqiptarë të bëjnë veprimet për ndryshimet e pronësisë në këtë kompani. Disa nga këta juristë kanë nënshkruar edhe kontratat (si përfaqësues ligjorë) të shit- blerjes së aksioneve në emër të shtetasve izraelitë.

Por përpara kësaj shkrese, prokurorisë i rezulton se Dzanashvili kishte bërë një kontratë për të blerë 50 përqind të aksioneve të Xhoi në 13 dhjetor 2012, në shumën 2 milion euro. Këto aksione iu blenë shtetasit Ervin Canollari, dhe Dzanashvili u bë kështu aksioner me Mark Frrokun, i cili kishte 50 përqind të tjera të shoqërisë. Po në këtë datë, asambleja e aksionerëve caktoi Amiran Dzanashvilin si administrator të shoqërisë.

(vijon)

O PF-jo. Du nji mendje. A ja vle me e kthy pishinen ne saltwater? 

Why?? Lol. Ti pyet sikur do fusesh peshq art e ke hall mos ngordhin. 

... Me këtë funksion, pra atë të administratorit, Dzanashvili ka autorizuar, më 24 prill 2013, katër juristët shqiptarë, që të bëjnë veprimet e tjera që thuhen në autorizim. Por këto veprime flasin për një tjetër shit- blerje aksionesh përsëri nga Canollari tek Dzanashvili, ndërkohë që Canollari nuk do të duhej të zotëronte më aksione pasi i kishte shitur ato katër muaj më parë në vlerën e 2 milion eurove.

Ndoshta kontrata e dhjetorit mund të jetë anulluar (megjithatë Dzanashvili mbetet administrator?!) dhe një tjetër shitje ka ndodhur. Kështu, sipas kontratave që tashmë janë në duart e hetuesve, më 25 prill 2013 (një ditë pas autorizimit) Canollari i ka shitur Dzanashvilit 35 përqind të aksioneve për 300 mijë euro, ndërsa 15 përqind të tjera ia ka shitur shtetasit tjetër izraelit Ofer Nimrodi për 1 milion e 800 mijë euro. Pra brenda të njëjtës datë, 35 përqind shiten për 300 mijë dhe 15 përqind për 1.800.000.

Dhe këtu, prokurorët kanë ngritur dyshime të forta dhe pritet të marrin në pyetje edhe juristët shqiptarë që përfaqësojnë interesat e Dzanashvilit këtu, mes tyre edhe Ajola Xoxa. Ata pritet të pyeten edhe për faktin se vetëm pas një muaji nga ky transaksion, më 20 maj 2013, Dzanashvili i bleu aksionerit Mark Frroku 20 përqind të aksioneve në një vlerë të çuditshme, vetëm 8 milion lekë ose afërsisht 60 mijë euro. Dhe në 28 gusht (tre muaj më pas) shtetasi izraelit Ofer Nimrodi i shiti aksionet e tij prej 15 përqind kompanisë izraelite Great Chance Tch Ltd në vlerën 1 milion e 800 mijë euro, po aq sa i kishte blerë nga Canollari.

A është e mundur një luhatje e tillë vlerash? Pse po bëheshin gjithë këto lëvizje në harkun kohor të disa muajve? Cili ishte roli i juristëve shqiptarë në këto transaksione? Ishin thjesht përfaqësues ligjorë apo diçka më shumë? Këto pyetje do t'i kenë bërë edhe prokurorët kur kanë konstatuar se historia e Xhoi-it nuk mbaron në gusht. Atë kohë Mark Frroku ishte zgjedhur deputet dhe në shkurt 2014 ai i shet 30 përqind të aksioneve që i kishin mbetur tek Dzanashvili për plot 1 milion e 400 mijë euro. Tetë muaj më parë ai i kishte shitur 20 përqind të aksioneve për 60 mijë euro dhe në këtë hark kohor vlera e aksioneve të tjera u 20 fishua. 
 
(vijon)

...

Një histori e pabesueshme edhe për ata që kanë tashmë në duar dosjen e Xhoi Co21, një nga dosjet e shumta që e lidhin Amiran Dzanshvilin, milionerin misterioz, në afera të dyshimta me biznesmenë e politikanë shqiptarë.

Për to, pritet të merren në pyetje nga prokuroria e Tiranës të gjithë personat që kanë patur dijeni për transaksionet e kryera, përfshi këtu edhe Ajola Xoxën, bashkëshorten e kandidatit socialist për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj.

Ndërkohë, burime nga prokuroria thonë se çështja e Amiran Dzanashvilit pritet të nxjerrë në sipërfaqe edhe skandale të tjera që prekin personazhe të njohura nga bota e biznesit, politikës dhe medias.

 /lapsi.al/

nje gje smarr vesht me keta:  pse ikin nga Tirana mor vlla?!  -njeri ne Mullet,  tjetri ne Surrel...

koka ne Surrel e trupi ne Mullet

O Lefti per nje kontrate qe nuk eshte realizuar kurre ben 20 komente, per katin e ri qe do bej Basha asnje. Sikur mban nje qendrim me 2 standarte apo ndoshta gaboj. smileysmiley

Investimi me fitimprures ne Shqiperi qenka shitja e fiqve smiley

Dy shporta fiq te shitura para shume vitesh = 200 mije euro vile gruas + 100 mije euro per recetat e recelit te fikut per mamin + 300 mije euro per iFiqon + ...

Bravo, Veliaj e ka demo-fiq-struar qe ka vizion dhe largpamesi (kapi biznesin e fikut qe i vogel), perkushtim ndaj partneres (jo me lule e cokollata sa per sy e faqe, me vile) dhe shije natyralo-organike (vile fiku ne maje te kodres, jo tek betoni komuneparisien i shkabes). 

Ra Erjoni ke fiku, ra si cakmak xheneriku

U rriten fiqte o Xhinooo smiley

N'kohen e Gjinos shprehja "kape fikun" i referohej p!$!& kurse tani i referohet viles qe ke ndermend ta besh me parate e fiqve te cilat i pate investuar ne Wallstreet. 

Kjo ne vetvete eshte tregues i mjaftueshem per ta futur Shqiperine ekspres ne BE duke hedhur poshte akuzat e tyre te paverteta se ne shqiptaret paskeshim mbetur barbare te pazhvilluar.

Dmth i rrofte Halimit qe eshte marre gjithe jeten me p!$!&, fiku qenkerka mo i rendesishem. Popull pemtar thuaj, tradite e lashte qe nga iliret.

Berisha tallte trapin me miletin, thoshte Shqiperia eshte nje Kaliforni e vogel se ne do mbjellem arroret. 

Veliaj ama eshte rilindes vizionar e pragmatik, e shikon zhvillimin tek fiqoret. Fik-fik behet receli, kolaborojne Sofika dhe Zeneli. Kuptohet qe duhet te kesh dhe pak fat, p.sh. ta kesh mamin jo me tension por me pension te larte, sic thote qy nofka maloku ne koment ketu

Drejtim i duhur! 

E mer mire, s'e ka bo dot. Tashti ta fusi ne premtimet elektorale e ta boj sa la nom. I vetmi minister pa vile. 

Fantazia nuk i mungonsmiley

Ueeee, politikan qenka ky kokrra mashtruesit? une e njoh kete, ka bere ca pune me ne. Ka nje rrjet supermarketesh ky dhe eshte ngaterruar keq me ca ndertues nga ata qe kane shitur te njejtin apartament dy-tre here. Me thane qe i vellai i ketij u zu me ca adoleshente para ca ditesh dhe ky u kishte cuar "polici private" per te rrahur adoleshentet, i kishte tromaksur grate me femije qe kishin pare skenen e kishte bere nje lagje te njohur si e qete t'i hynte paniku.

O Veliaj, po qe se e lexon, kur te behesh kryetar bashkie shko kape mat kete se i paguan kasieret e supermarketit, ne te zeze. Su jep as pagen minimale dhe as sigurime, ngaqe nuk e prek basha. 

p.s

cne veliaj ne peshk, lol

E ben rezil djalin per 200 mije euro! 

Qesh ti Fiqo po aq inat po me vjen sa ti mbush nje check pa mu dridhur dora fare. smiley

Jane si dy pellumba kur i shikon te dy bashke. 

    ACDC1 , me qe me ke permendur lidhur me sa kam thene per familjen e mikut tim te ngushte Ben Xoxes, djali i Jakovit.Kurse xhaxhai i tyre , i ndjeri profesor Aleko Xoxa ka qene profesori im i kimise inorganike.Kam thene se rrjedh Arjola nga nje familje nga me fisniket.Dhe ta permendin kete familje,  njerzit duhet te ngrihen ne kembe! Jakovi eshte ikone e letrave shqip.E shoqja nje profesoreshe model i gruas, i zonjes, i edukatores, i nenes.Djali i madh Arbeni eshte nje intelektual i mrekullushem.Djali tjeter , ish deputet  i PD dhe profesor i pianos.

 Po se mos Aleko ishte me pake ...! Tjeter pune fatkeqesia e tij ...me te dy djemte ! Dhe gruaja e tij nje mesuese e mrekullushme ! Kush e ka njohur Aleko Xoxen  edhe sot  qesh me nurin e humorit te atij profesori gjiogand ! Atij pedagogu qe e dashuronte profesionin.

I ka patur te rralle koha te tille burra dhe te tilla familje ! 

Keshtu i kam njohur une Xoxat ! Erioni e pati fatin me oke ...qe fati e futi ne ate familje.Ariola eshte nje vajze nga me te rrallat dhe e shkelqyer ne te gjitha vitet e shkollimit ! E kam njohur qe tre vjece e gjer sa iku ne France ..

Paret jane te Benit  dhe pyesni pake me mire se qysh kur e filloi ai biznesin ...Leni brockullat  kur dini gorica piklat e bari falliut ! 

Po cte bejme qe Erioni  genjen ne mes te dites or vella?

Thote pa piken e turpit qe ka punuar kamerier,kam shitur fiq,Kam punuar kamarier,ka ikur ne Greqi qe ne moshen 11 vjec etj,kur keto i ka bere nje tjeter.
Fajin ne e kemi qe Erioni eshte nje mashtrues oridiner?

Nese ajo eshte aq e mire sa thua ti,mjere ajo qe ka marre kete palacon per burre.

Ose ka gjetur tenxherja kapakun.
Nese Tirana do te zgjedhe Erion Veliajn per kryetar bashkie do te jete turpi me i madh.
Dhe te mos thone gjasme te pavarurit se nuk kishin per ke te votonin,se jane edhe 2 te tjere ne gare pervec Dr Kosoves.

Mjer Tirana ne dore te kujt do te bjere nese fiton ky mashtruesi me diplome.

Korrento po pse mer ti do i tregosh Tironsave per ke do votojne apo se cer eshte turp???? Po ikni ore Cuna e lani halen e Shqupit i here e boll u morret me boten. Ti shiko Korcen tate i her.

Keni per te mbetur vetem me Shkodren e Kamzen ku do futeni mbasanej? Me Vilajetin do merreni prape? Ka per tu binjakezu Scutari me kamzen si 2 pikat blu te vetme te uraganit Blu.

Si do te dale Vilajeti eshte 100 here me i mire se ky Halim barcaleta e 1000 here me i mire se Lulthim Shtesa. Nuk ju pelqen Vilajeti vendosni kandidate te hajrit te fitoje dhe mbi te gjitha rindertoni partine nga e para. Ket pune keni ju, sa jeni ne pushtet vec vidhni e kur dilni ne opozite u merrni me ata qe fitojne mbi ju. Ku keni per tu fut ne 21 Qeshor i zot e di e te keqen e 1 milion shuplakave. 

Korcen e merr PD-ja Tironco.
Edhe Durresin PD-ja do ta marri.

Juve qe akoma me njesine 5 ne zemer dhe mendje,jeni problemi i Shqiperise.

Korca-Shkodra-Durresi i merr PD-ja.

Njesine 5-dhe zonen operative 1 pra Vloren i keni juve qe ne 1944.Tani ju shtua edhe Elbasani.
Kandidatin e kemi shume te mire neve,thjesht juve edhe ne 1992 votuat per PPSH-ne,nuk kemi cfare tju bejme.

Naten e mire!

U terhoqe nga Elbasoni ???? se kishe ene elbasonin ne liste para ca ditesh. Po sikur te merrni vetem Scutarin cer do me thush mu mbasanej?????? Njesia 5?????? Keni arritur fundin apo jo , kjo eshte pyetja pa per mu me gjithe ata komuniste e Ramiziste qe ju ka mbledhur Sahlia kot qe sboni koalicion me Ramen qe ktej e tutje.

Elbasanit e kisha por nuk e dija qe me ndarjen e re territorie I jane bashkuar 15 fshatra ultra te majte, qe kujtojne se akoma Enveri eshte gjalle.

Keshtu qe kandidati i te majtes ne Elbasan e fillon fushaten me plus 5 mije vota te majta.

Nuk e di se a genjen apo jo Erioni dhe nuk ve doren ne zjarr per ate qe nuk e njoh, them vetem se ky djale paska patur fatin me oke qe e deshi Ariola Xoxa!

 Mirpo kur degjoj Besian Peshen , cunin e Sevos, nje djale dallkauk dhe kusar, i cili u tregua kusar ne tre  firma ku nuk ishte vetem , qe sa e bene drejtor nga LSI  vodhi  edhe shokun e ngushte  dhe pa piken e turpit pushoi ish drejtorin e Armos P.H se nuk i dha shumen qe i vuri objektiv, nuk mund te hesht! Ky njeri vjen nga nje baba , specialist blegtorie shum serioz e i mire , por nga gene te njohura ...kusaresh  e mashtruesish ! 

Jam brengosur kur miq e shoke te babait te tij te mire  me kane fole me zi se sa ju thashe per kete firaun djale ! 

Genjen Erioni o Grava!
Genjen!
Turp per nje sharlatan si ky,te marre celesat e bashkise se Tiranes.

Po te besoj ty qe e ditke se ai genjen .Ti nuk ...  flet kot besoj ! Pra na u dashka te zgjedhim mes bufonit  dhe genjeshtarit ? Po e degjon nivelin intelektual te Halimit ? Do votoj nje nga Momli por jo ate.Un per vehte nuk e ndroj Gjergjin.

Beje te sjelli mesataren e shkolles dhe le te  flasim bashke ! Jo te shkolles mesme jo se eshte lemeri por te lartes ...!

Nga fjalimi sot ne Parlament i Astrit Patozi, mbi ceshtjen e Viles XOXA-VELIAJ

...Dje disa media guxuan dhe publikuan lajmin se bashkëshortja e Erion Veliajt kishte shërbyer si përfaqesuese ligjore e një trafikanti gjeorgjian, që dyshohet se ka bërë pastrim parash edhe në Shqipëri... 

 

Si opozitar kam të gjithë predispozitën të kem dyshimet e mia, por natyra dhe profili im nuk ma lejojnë që të them fjalën e fundit të parën, ndaj edhe rezervohem të shprehem sot për implikim mafioz të familjes se një kundërshtari politik. Qoftë ky edhe një pezzo grosso, si Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës për kryeqytetin, ose ndryshe figura e dytë e Partisë Socialiste, pas Edi Ramës, e me shumë gjasa pasardhësi i tij. Natyrisht, që duhet të presim më shumë të dhëna dhe nëse institucionet ligjzbatuese do të bëjnë ndonjë percapje për të zbardhur çështjen, ndonëse besimin e kam shumë të vogël që kjo të ndodhë.

 

Arsyeja e mosbesimit tim është e thjeshtë, këtu nuk po guxon kush të shkruajë, jo më të hetojë. Ndaj edhe më bën shumë përshtypje fshehja e këtij lajmi, ndërkohë që edhe një teshtimë kundër opozitës botohet dhe amplifikohet gati kudo me shpejtësinë dritës... 

Dhe pyetja ime është e thjeshtë: Çfarë po ndodh me këtë vend? Si ka mundesi që shumica e mediave në Shqipëri mbyllin ekranet dhe faqet e tyre për lajme të këqija për qeverinë. E theksoj, jo për komente, por për lajme.  Madje, jo për gjithë qeverinë, por vetëm për segmente të caktuara të saj. Ku, si edhe në shumë fusha të tjera shkëlqen Ilir Meta, të cilit vetëm po i the ndonjë gjë në parlament, dhe mund të jetë dikush duke e dhënë live, që mund të kalojë, se për çdo gjë tjetër bëjnë sikur nuk ka ndodhur, edhe gazetat, edhe televizionet. 
 

i lutemi kryeministrit Berisha ta shikoje njehere me vemendje kete punen e viles se kandidatit dhe te ndale korrupsionin pa e lene te dale akoma nga veza smiley

Shoh me keqardhje se LefTKopeja bash Hobeistja e SHQU-pit qeka shndruar në një shqere manare e Rilindjes . Eh kohë të lavdishme që mbetët pas .

Si oshëtinte Blogu kur deklaronte " Mos doni Kapitalizëm pa droge, prostitucion , krime e korrupsion ? Mos doni të   kthehemi ne Komunizëm " . Akoma nuk na janë shuar thirrjet " Rrëmbeni armët (brisqet )tua rruajmë si në Rumani " Sa pathos revolucionar kishte kur e vërviste  drejtëpërsëdrejti Babsqapi si Pampers tek PPU  " Se neobllokmenët zotri , janë rikthyer më të egër se baballarët e tyre .Ti shporrim deri në dhjetor , 2013 ose fundja deri ne 2014 dhe po nuk i hoqëm në 2015 të presim ndihmë nga zoti "smiley

Dhe të gjitha këto  shoqëruar me turma qindramijëshe që mbushnin rrugët e sheshet si Uragan me në krye D.Alikon e Lul Bashën që protestonte kundër Drogës !

Po tani më thuj çfarë bën LefTKope ?

Merret me mbarëvajtjen e shtetit të Rilindur duke kritikuar , të metat e dobësitë e rritjes ,smiley por pa harruar misionin e mpleksjes me Gëlbazat e shtypit si kalemi .al !

Eh kohë të lavdishme që lamë pas , me shokë Antikomunistë të vendosur ta shpinin revolucionin komunist përpara , pas sh.Bilushi .

Keqardhje Left me  .... iiiiiii në fund ( alias lefTGOPE ) më dhimbsesh smiley

 

Interesante si artikulli ashtu dhe komentet smiley sikunder dhe pergjigjia e Erionit smiley

Si shkoi gjyqi Pjer?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).