Francesco Beccheti dhe administratori i kompanive të tij Mauro De Renzis jane shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Tirana.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sipas së cilës, urdhër arresti i lëshuar me vendim të Gjykatës së Tiranës i ka kaluar të gjithë zyrave të INTERPOL-it.

Pritet që ky urdhër të vlerësohet edhe nga policia italiane, e cila bazuar në kërkesën e drejtësisë shqiptare, ka detyre te arrestoje Francesco Becchetin, pronarin e televizionit Agon Channel dhe aksionerin e saj Mauro De Renzi.

Ndaj dy të shpallurve në kërkim, gjyqtarja Manjola Bejleri me kërkesë të prokurores Antoneta Sevdari ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, masë kjo tashmë e apeluar nga avokati mbrojtës.

Grupi hetimor i prokurorisë, vazhdon të administroje në dosjen hetimore prova që implikojnë kompanite e drejtuara nga Bechheti ndër vite në Shqipëri.

Burimet thonë se janë sekuestruar me cilësinë e proves, të gjitha faturat e dorëzuara nga kompanite e Becchetit në drejtorine e tatimeve, ku edhe janë rimbursuar nga TVSH-ja disa prej tyre-raporton Tema.

Prokurorët thonë se mes faturave të sekuestruara janë edhe ato të dorëzuara për punimet e kryera në hidrocentralin e Kalivaçit, raporton ABC News.

Referuar këtyre faturave dhe të tjerave të sekuestruara në Gjykatën e Arbitrazhit në Tiranë, që dyshohet se janë fiktive dhe të falsifikuara, është deklaruar se kompanite e Becchetit në kantierin e Kalivaçit kanë kryer punime në vlerën  rreth 24 milion euro.

Këto punime, sipas faturave, rezultojnë se janë kryer brenda periudhës 2007-2013.

Ndërkohë, nënkontraktorët shqiptare që kanë kryer punime për llogari të kompanive të Becchetit, kanë dorëzuar fatura me vlerë rreth 9 mln euro për punë të ndryshme të kryera në hidrocentral.

Sipas këtyre statistikave dhe llogaritjeve të kryer nga ekspertët kontabël të caktuar nga prokuroria, rezulton se kompanite e Becchetit kanë rritur çmimet e punimeve shumë here ne krahasim me cmimet e deklaruara nga nënkontraktuesit, të cilët kanë kryer punimet.

Gjithashtu, janë konstatuar edhe fatura të lëshuara për punë të pakryera ndonjëherë në hidrocentralin e Kalivaçit.

Ekspertët kanë konstatuar se diferenca mes shumës së deklaruar nga nënkontraktuesit me ato të kompanisë Beccheti, që dyshohet se janë fiktive, kapin shifrën rreth 15 mln euro.

17 Komente

Veprmtaria irredentiste e zotit Francesko nuk do ta zbehe miqesine e pathyeshme mes popullit shqiptar dhe atij italian. Nuk ka Agon e Kalivac qe te na ftohe e te na beje mosbesues. Makaronat prap do t'i hame al dente, me preference per llojin de cecco.

grazie, kari amici.

 emo, ke fillu si Ai, qe sepati qef token me uj persiper.  je tu shit germat e alfabetit italioneve, per mu lezetos gjonat ! Anollim lipset ! 

Mbahu Sonilaaa, ene vazhdo bej sinoptiken e zgjedhjeve lokale Qershor 2015 !

Nuk ka pas thene kot komandanti : buçat le te lehin, karvani shkon tutje. Burre i menqur...

P.S. Durrsjane ! Votoni Grida Shqinen !

    Kjo, Sonila mos bashke me buzet ka fut ne tru edhe silikon? Se ka nje kufi idiotizmimi " shkolles minimale" ! Kjo fluturom me asi  Kashari qe nuk ha pyke se kompanite shqiptare( nenkontraktoret) ato qe realisht kane kryer punimet, kane raportuar vetem rreth 9.03 milion euro punime faktike.Bechetti ja ka faturuar shtetit 28.906 milion euro...! 

  Vetem nje idiot / ose nje Sonile,  nuk arrin te kuptoje mekanizmin kusar acik te ketij kusarit italian....bashke me ca shqiptare qe ...do dalin mbi uje ! Dhe xhvaste paret e TVSH  -se ! vidhte taxat e shqiptareve ... ! A nuk eshte edhe vet Sonila, tere stafi qe rrembente miliona ne forme pagash , kusare  apo per me bute bashkepuntore ne megavjedhjen ? 

Ky flete-arresti i ketyre dy talioneve, perkon ne kohe me flete-arrstin dhe kerkimin e dy te burgosurve te sigurise se larte ne Amerike. Le te shikojme se kush do ti kape me pare, drejtesia shqiptare apo ajo amerikane. Ky mund te jete edhe nje rast i mire i "Rilindjes" per te ec rrot 'm' rrote me "Yes we can".

Une ve bast per skuadren Rilindase.

 

Me ate prokuror qe pame te opinioni sot apo  me gjykatesen 23 vjecare qe kane gjetur per ta bere therror - ky vend e ka te sigurte nje gjobe skandaloze.  Fati i becchettit se kishte filluar te varferohej. I kishte ardhur momenti per nje arbitrazh tjeter. 

Pra DITA - e ka stopuar ketu lajmin . Nuk boton lajmin qe Becchetti e ka hedhur ne gjyq shtetin Shqiptar dhe ka marre dy avokate te pakonkurueshem te cilet do ta kene karamele kete ceshtje pervecse do tallen gjate me prokurorine shqiptare. 

Lajmi 2: Ajola Xoxe avokate e cheshtjes per te cilen akuzohet becchetti. As kete lajm nuk e gjejmete DITA. 

Avokati i famshem i biznesmenit rus qe fitoi ceshtjen kunder Puttinit sapo u shpreh shume i kenaqur ne nje interviste qe ka marre me shume deshire kete ceshtje. 

Kryeministri yne qe i ka mediat, ndertimin, deputetet e kryetarin e parlamentit lares te thekur parash, shkon  e i premton Renzit  se e zgjidh ky kete pune me prokuror Flamurin  qe pame sot..Meqe Italia , Zvicra dhe Anglia ku operon ky njeri nuk paskan kellqe ta bejne. Dhe sikur mos mjaftoje kjo - i fut dhe nje status hajvan ne twitter per ta rritur sa me shume gjoben e arbirtrazhit. Mjere ne. 

i gjati , e ke te pasakte shprehjen " Ajola Xoxa, avokate e ceshtjes, per te  cilen akuzohet Becchettti " ! 

Sic shpreheni, me siguri qe kur ta rilexoni do ta kuptoni se e keni gabim.Ajo  nuk ka qene avokate  e ceshtjes, sepse del sipas teje avokate per akuzen.Qe te siguroj une se kete e ke nga sa ke degjuar pasi Ajola nuk eshte marre e nuk do merret me kete akuze.Ndaj thuajua edhe atyre qe ta kane thene ...ta ndreqin! 

Jo per gje, sepse as qe i behet vone, nga qe e di nga dalin bori te tilla ! 

Askujt nuk po i behet vone ne fakt se u mesuam dhe pervec kesaj cdo borije i dihet burimi. andej e kendezaj. Lexova komunikimin me email mes njerit prej te akuzuareve dhe Ajoles . Ishte fare e qarte dhe nuk jam duke menduar se ka ndonje faj Ajola ne kete mes. Ka qene duke bere punen e saj si avokate . A eshte thirrur te deshmoje apo eshte ajo qe ka ofruar infot ne prokurori ...me vendimin  e kapitenit? Kam kuriozitet per kete, nuk e fsheh

Po te ndih ne shuarjen e kuriozitetit.Ajo ka plot kohe qe nuk ka lidhje me Becchettin.Nuk e ka thirr askush sepse problemet e ketij dallkauku ka 8 muaj qe i ka denoncu sektori tatim taxave ne prokurori .Problemet jane shum te qarta me skemen mashtruese te perdorur.Ai ia kryer evazion fiskal, mashtrim faturimesh per punime te pa kryera dhe shumfishim cmimeve  ne faturimet , me te cilat kane operuar nenkontraktoret shqiptare .Besoni ju se kete jane probleme avokatie ? Dhe se Ajola mund ta kete idene e ketyre " puneve " te ketij " ndertuesit " te " kalase Rozafes ? 

shume sot i bien burise mbylljes gjoja te medies TV Agon! Jo ! Eshte nje mashtrim tjeter sepse hape tani kete kanal! E gjen ne pune .Po Berisha thote .." .mbylli medien e lire Rama ..!" Nuk e di ai qe Sonila e kanilat e atij kanali po ulurasin po nga kanali gjiriz i Becchetit ? E dine por duan e ngatrojne masen e kufizimit qe ka ven prokuroria ( per te mos bere Bexheti salihut tjetersim te aseteve ) dhe jo bllokim te nje medieje te lire ..per te vjedhur e bere qindin taksave te shqiptareve.Ti thashe  keto si njeri qe i di nja dy gjera e bema te ketij Bexhetit dhe sidomos qe e njof Ajolen qe sa u ngrit ne kembe .Nuk ngjan fare me te atij qe gjene ..pellet ! 

Dhe te fundit qe ta kemi parasysh.Hidrocentrali i Kalivacit duhej te kish mbaruar me kohe.Ky palaco italian, i ndihmuar nga njerzit me te afert te salihut si bari falliu me shoke vetem kane vjedhur  e shumfishuar shpenzimet  per te vjele TVSH.Vepra do ishte ndertimi i diges.Ajo nuk eshte bere ne nje kohe qe Beccheti ka raportuar gati 29 milion euro punime te  kryera.Kur punimet i kan kryer firma shqiptare te cilat i kane raportuar kontraktorit( Bexhetit te salihut ) me pak se gjysmen e shumes qe mamaja e Bexhetit ( bexheti ja faturonte firmes mamase vet dhe  ajo ja ngopte  shtetit  tim e ...tendit&nbspsmiley ja ngopte shtetit shqiptar..! Dhe ti kujton se ka ne bote nje avokat , qofte dhe ai qe paska tmerruar Putinin, te vertise ters,  kete lemshin e Bexhetit e te ... gopit  semes vet ? Jo mos e shko ne mendje ! 

 

 

 

Nese ti po me thua se ky dallkauku qe ben  akrobaci legale e financiare  eshte me dallkauk se Tani i Topit , Vajdini i Topit ,  Ylli Ndroqi Pasmaciu e  Hysenbelliu  , me dallkauk se Kokedhima, Ilir Meta e Tom Doshi atehere hajde te flasim per Kryeminister e kandidat bashkie qe kane marre flamurin e pastertise e te moralit. Kjo te fyen inteligjencen.  E nisi luften /shown me kete qe do na marre nja 500 milione euro dhe do ta mbylle me kete . Kjo eshte e verteta. Sonila e te tjere nuk e gjej fare me vend te pergojohen po aq sa Ajola. 

kur edhe para nje  vepre te mirfillte mashtruese,  gjenden " argumente" pergjithesuese  per justifikim ahere problemi mbetet kendveshtrimi.Un nuk perflas sonilat por kur ato derdellisin " ne sherbim te Bexhetit"  si perafersisht edhe ju, ahere me lind e drejta te  them e keni gabim! Sonila ben avokati pa qene fare avokate.E degjoj te ankohet se po mbyllet media e lire , kur flet po nga stoli i ku ka fole perhere ! Hic se interesi te qeverisurve eshte cenuar rende.Boll qe nga ato pare"  vjedhin i gjithe stafi i Bexhetit " ! 

Sa u perket te tjereve, per mua ne litar te gjithe ! Por pse shkoni tek i vdekuri kur flitet per nje te gjalle! Apo qe ta harrojme edhe kete ! Tema eshte per Bexhetin ..Problemi tek ne nuk eshte mosvleresimi real  i fajit, por mercenarizimi i kendveshtrimeve ! 

 

Po prit i her mer vlla moj moter, na mytet me  vendime, se dy kunguuj nen nji sqetuul dashurija nuk i mban. Po sikur te marote i her ai arbitrazhi me Serbijen se u ngarkum shum kshu si emocjonalisht

"The question is whether Russia will pay that award, which I very much doubt," said Jan Kleinheisterkamp, an Associate Professor of Law at the London School of Economics. "This means that ultimately the shareholders will start to chase Russian assets abroad, which is a very tedious and usually not very fruitful business."

 

hey akoma me e lagu s'e lagu? si tha ai polici i trafikut tek beri shantazh: te thyj n'mes!

gjerat jane shume relative ne keto kohe. per me teper shume sensitive, po hyri dhe politika ne mes se pastaj ruset ua bejne si me ukrainen amerikaneve ose eurpianeve dhe ujerat e trubullta jane gjithmone ne favor te tyre. dhe mijera mbushje berthamore qe rezik jane ndryshkur e s'shkendijne me tashti, po jane ne listat e uraniumit te perpunuar.

Këta kallamkusurët e "staf-Draftit mer jahu " që shkun me vrap tek AGONI i ka gjet si shprehja " Të shkretët Kolonjarë , vanë për xxx e hëngrën ....."

Si Program TV asnjëherë nuk u mor vesh se çfarë përfaqësonte në platformën e tij .Po si teknologji më dukej i arrirrë . Ndoshta e kanë hëngër për së GJATI kallup shokët . Megjithse kuriozitetin do na e shuajnë besoj kur të deponojnë në prokurori .

proponim e kisha smiley

Becheti e gjithë fara e tij që nga shoqatat e Gjyetarëve dhe këtyre që bëjnë ekspozita origjinale në Karaburun së bashku me Sqapin e Vuçidolit e hëngshin jo vetëm për së GJATI por edhe për së Thelli .

Ishalla nuk e ka gjo Samuelin se pastaj kush i duron llapaqenët edhe për sulm ndaj Figurave Gjenealogjike të sholokëve antikomunistë !

Urime Shtetit Shqiptar me mesazhet që Jep .Çdo kush pavarësisht nga paratë është i barabartë para Ligjit dhe jo i mbrojtur prej krye Korruptusit sali Qenef berisha

Po per LULTHIMIN cer do boj Interpoli....ka dhon 10 milion euro tender per kanalizime 10 dite para se te largohet. Dine gjo Cunat e Shqupit ne se ka vendos me u arratis Lulthimi  me valixhet plot ne Hollande si Stresi ......se i gjati eshte jo demokrat ?????

Pritet që ky urdhër të vlerësohet edhe nga policia italiane, e cila bazuar në kërkesën e drejtësisë shqiptare, ka detyre te arrestoje Francesco Becchetin, pronarin e televizionit Agon Channel dhe aksionerin e saj Mauro De Renzi.

A, po e vlersoj polizia italiane ka marr fund, do ta kapin, smiley dhe drejtesia jone te lu fen !  

Drejtesi e modhe shume ne Shqiperi !! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).