Në kulmin e fushatës elektorale Partia Demokratike ka vendosur të tërheqë nga gara kandidatin e saj në Këlcyrë, Gentian Muhameti.

Ndonëse në kërkesën zyrtare nuk përmenden arsyet për çregjistrim burimet tona kanë mësuar se shkak për këtë qëndrim të Kryetarit të PD Basha ka qenë mosverifikimi i pastërtisë së figurës sipas kritereve të vendosura nga Basha në lidhje me rekordet kriminale. 

A1 Report mëson se në vitin 1997 ai është arrestuar në Leçe të Italisë për shfrytëzim prostitucion, ndërkohë që më vonë është dënuar në Shkallën e parë. 

Në një bisede telefonike për A1 Report Muhameti mohoi ekzestencën e dosjes kriminale, madje ai tha se vazhdon të jetë ende në fushatë. 

Gentian Muhameti tha se deri tani nuk ka asnje komunikim zyrtar nga Selia Qendrore e Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën zyrtare për ç’regjistrim. Muhameti theksoi se është vënë në dijeni vetëm nga dega e Përmetit për një mbledhje kryesie që do të zhvillohet nesër në orën 18:00. 

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se Partia Demokratike pritet t’i japë mbështetjen kandidatit të pavarur Bujar Fezga, aktualisht kryetar i Komunës së Dishnicës.
 
Burime nga PD bëjnë me dije se: "Për Partinë Demokratike është më e rëndësishme pastërtia e figurës së kandidatit sesa kalkulimet elektorale. Siç e ka bërë të ditur që në nisje të fushatës zoti Basha, Partia Demokratike refuzon të kandidoje persona me rekorde kriminale".

26 Komente

Edhe Marina jone e shqyer, me falni e shquar, duhet te kontribuuoje ne luften kunder armiqve te SHQUPIT!

Lavdi Marines tone plot Kulture!

Gezuar Pashket dhe Vitin e Ri!

Rilindje perseri!

PS : PD te pakten e hoqi nje nga Lista dhe duket se e paska degjuar llafin e Ambasadoreve, te shohim a do heqi Rama Rroshin ne Kavaje...

Left, ty nuk te falet se ke si i thone "inside info". Po te pyesesh prof. Neritan Ceken qe e ka inventarizu me gur e shkurre ate zone, te sqaron qysh e pse ndodhet Marina aty.

Si dhe, pse qenkerkesh lufte kunder Shqupit restaurimi i Parkut Kombetar te Orikumit apo cdo parku tjeter?

ç’regjistrim

Kandidat i PD-se me te shkuar kriminale???!!!

Ska mundesi!!!

Topi ne fushen e PS-LSI

HIqni RRoshin dhe Rroshet e tjere

Rono, mas zgjedhjeve, Bahamas. Pavarsisht rezultatit, na than. Tashi kto ose jon te sigurt edhe bojn xhymertin, ose vertet mendojne per njeriun e punes.

Fitore e sigurt mer Cim!

e more vesh qe PD-ja e Shkodres ish perca ne tresh? Perca e sundo mer Cim, perca e sundo! Mjeshtra, mjeshtra dolen bijte e eterve! 

ne traditat me te mira romake dhe te Ciceronit... ku e msun? e pakonceptueshme. ne nji vend me 95% analfabetizem dhe me kurse per ta luftu, sikunder malarjen. nuk e di. a mirakll of diktejtership... me t'egres fare, me spec gjegs...

ka kush ua meson Ciceronin o Cim, ka!

Ambasada Amerikane përshëndet vendimin e PD për të tërhequr nga kandidimi Gentian Muhametin . në një postim në Twitter theksohet se “SHBA përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike & partive të tjera mbi dekriminalizimin si dhe mbështet përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në #Shqipëri."

Një ditë më parë u deklarua se Kryetari i PD Lulzim Basha i ka kerkuar KQZ crregjistrimin e kandidatit te Kelcyres Gentian Muhameti. Ndonese ne kerkesen zyrtare nuk permenden arsyet e ketij qendrimi burimet e Ora News bëjnë të ditur se shkak per kete qendrim te Kryetarit te PD ka qene mosverifikimi i pastertise se figures sipas kritereve te vendosura nga Basha ne lidhje me rekordet kriminale. Selia blu ka sqaruar se per Partine Demokratike eshte me e rendesishme pastertia e figures së kandidatit sesa kalkulimet elektorale.

Sic e ka bere te ditur qe ne nisje te fushates, kryetari i opozitës Basha, Partia Demokratike refuzon te kandidoje persona me rekorde kriminale. Ndërkohë në një komunikim telefonik për Ora News, Gentian Muhameti ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë njoftim të tillë dhe se po vijon fushatën për 21 qershorit me takime me elektoratin.

Left, duket sikur gati-gati ju jeni shume te gezuar qe njeri nga kandidatet tuaj doli kriminel dhe tani po e hiqni. smiley Shyqyr thuj qe Berisha e ka kartelen qelibar dhe as ka vra as ka bo noi dom gjate kohes kur ka qene ne pushtet.

Jam i gezuar qe Partia ime eshte ne nje linje me Perendimin dhe i degjon keshillat dhe verejtjet e tyre. Jam i gezuar se dicka po ndryshon dalengadale ne Politiken tone dhe kete e nis e djathta, por fatkeqesisht konstatoj se qeverisja amorale PS-LSI-PDIU-PDK-FRD etj etj, si mazhorance pa shtylle kurrizore e ideologjike, nuk ka denuar qofte dhe politikisht as rrugerecerit e saj qe godasin koleget deputete ne Parlament, jo me te largoi/terheqe nga zgjedhjet kandidate me rekorde kriminale qe nuk i ka me pakice.

Jam i gezuar qe Partia ime eshte ne nje linje me Perendimin 

O Lefto, te DHJEFSHA partine tate, ate felliqesire qe as ne hale nuk e fus dot. 

Kuazi Berber,

Partia jote xhan ben qe nje anetare e thjeshte forumesh socialiste, dhe e fejuar e nje ministri te ardhshem (te firmose ne vitin 2010 porosi per Vile 200.000 Euro ne Mullet), se medet Veliaj u be Minister ne shtator te 2013-es...nderkohe Ajola vetem juriste ka pas qene, madje e sapodiplomuar.

Ta gezoni kandidatin e Rilindjes!

https://www.youtube.com/watch?v=D9im2MqNVdQ

smiley

 

 

smiley

Po Amabasada e Bosnje Hercegovines e mbeshteti gje kete vendim ...? Dini gje mo ?

A1 Report mëson se në vitin 1997 ai është arrestuar në Leçe të Italisë për shfrytëzim prostitucion, ndërkohë që më vonë është dënuar në Shkallën e parë. 

Kjo eshte kaq tipike e mediave shqiptare - mosinformimi. 

Mesojme qe eshte arrestuar, tatata po bjen boria, por nuk dime asgje me teper. Mesojme qe eshte denuar, por jo edhe sa vjet, per cfare krimi? Ishte morr rruge ky me nje kurve nga Gramshi, apo kodosh shumice me "crew" ? 

Nuk informohemi, pastaj sigurisht harrojme, ou, e pe ate gocen me motoguzzi? 

Uee, nona, nona e sexyt qeka, e, ca po thoje? 

E marim dhe nga nji se m'u ngrof mu kjo? smiley

ky muhabet bohet tek ai lokali cyklades ne Queens, me pronar shqiptar puro nga Vlora smiley

 

Si tha i vjetri? Shif traun tat, jo t'qimen e vllait.

Ardian Skenderi

e ka hap dhe ne lower east side ni...po s'ishte gjo....

menuja greke amo...si nga fshati grus qe eshte ahahaha

Kjo është e disata herë që Berisha del bllof me akuzat e tij.

hahahahahahhaha,smiley

Po ai, krimineli sali, bllof ka dal qekur e polli sanija shkrete.  

Por Elvis Rroshi i Kavajes akoma ne liste?

Bravo PS-ja!

I mblodhet tere kriminelet!Ju lumte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).