Ushtari i ISIS që kërcënoi Shqipërinë për vendosje eksplozivesh dhe terror është Almir Daci nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Më parë ishte imam i xhamisë së Leshnicës. Daci është një emër i njohur në raportet e Shërbimit Inteligjent Shqiptar, dhe po ashtu i Drejtorisë së Antiterrorit pasi njihet si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në rradhët e ISIS. Një prej tyre, i marrë me vete nga vetë Daci, u vra një vit më parë gjatë luftimeve. Denis Hamzaj, një ushtar tjetër nga Leshnica, i rekrutuar nga vetë imami Daci u dërgua në frontin e luftës dhe u vra. 

Në dyshimet e SHISH dhe Policisë se Antiterrorit, është fakti se vetë Daci ka marrë nga zonat përreth xhamisë, ku kryente funksionin e imamit, edhe të rinj të tjerë. Policia ka marrë menjëherë në vëzhgim banesën e tij në Leshnicë, ndërkohë që pavarësisht se është një kërcënim i bërë në rrjete sociale, ai është marrë më tepër se seriozisht nga strukturat përkatese.  Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka urdhëruar të gjithë që marrin masat ndërkohë që të kërkojnë nga vendet fqinje informacion për lëvizje të mundshme të dyshuarish nga ISIS drejt Shqipërisë. 

Nga ana tjetër, Daci është një person i shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm dhe do ta kishte më tepër së të vështirë lëvizjen e tij. Me urgjencë është kërkuar infomacion edhe për kërcënuesin tjetër, atë nga Kosova. Sipas policisë, të gjitha strukturat Antiterror janë në dispozicion për t’u marrë seriozisht me kërcënimin e imamit të Leshnices.
 

Videoja është publikuar në faqen zyrtare të ISIS jihadology.net ku janë publikur shpesh herë edhe kërcënime drejt vendeve të tjera, por edhe video horror të militantëve të ISIS.

Mesazhi kërcënues:


“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve.

Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.

“Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut”

“Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve.

Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë.

Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja

Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja

Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini.

Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut.

Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut.

Do t’ju vijmë me eksplozivë”. 

133 Komente

Sipas Thomas Friedman 3 jane elementet kryesore qe ISIS i garanton zhulanjoseve qe rekruton:

- Pune: shumica kurre nuk kane punuar ose kane punuar dhe jane paguar sh keq

- Seks: ISIS garanton grua dhe familje. Me e aferta qe kta kaqola kane qene afer seksit eshte dorjana. Besoj per ket morracakun nga Leshnica dashnorja e pare ka qene nej cjap.

- Pushtet: kryesisht keta jane morra nga ata qe vetem shkelen me kembe. Duke i furnizuar me arme ISIS u garanton fuqine te shtypin njerez me te dobet.

Duhet te dale nje ligj qe te gjithe atyre me nje mjeker kaq te shpifur ndhe pisanjose do u shkulen qimet nje nga nje. Mjekra i ben 100% me te shpifur nga sa jane ne te vertete. Shiheni surratin e ktij bretku. Me shemtut as me qirinj nuk e gjen dot.

Mut mer mut jane kta, por e verteta eshte qe keta jane pasoje ee nje sistemi maskaralleku qe ata qe jane ne pushtet i kane lene peshqesh atij populli. 

ca po thua Bame..?  a thua se Shqiperia, apo Kosova eshte levruesi nr 1  i ISIS..smiley  

ne perberje te ISIS  mund te kete rreth 0,01%  shqiptare dhe pare faktin qe Shqiperia eshte vend i varfer duhej te kishte shume me teper, meqense parate jane motivi kryesor i ketyre..

nderkoh, shumica e luftetareve te ISIS (flasim per ata nga jashte)  perbehet nga te rinj te vajtuar nga Evropa  perendimore. 

 

Ca ka te beje a eshte ne vend te pare a te fundit me ate qe thash? 

po ka te beje me ate qe;  keta ''vullnetaret''  ISIS-te eshte shume e veshtire ti kontrolloje shteti e pushteti.  si dhe sado maskara apo i sofistikuar  te jet sistemi, rezulton qe nuk i ndalon dot.  prandaj edhe krahasimi i Shqiperise  me vendet e tjera evropiane.

 

p.s  gjithmone nese e kuptova mire cfare the.  nese jo, terhiqem.

Ju censurojeni sa te doni mesaxhin; e verteta del gjithmone. 

Ai gjithashtu ka folur per barerat dhe aromatiket qe do te sjelle ne Shqiperi.

shof kete morrin dhe me kujtohen ca video te ushtrise amerikane qe i gjuajne me drona. i shifje ne ate video te zvarriteshin si krimba mbas leshimit te raketes. zgjebsit!

mua sme vjen keq fare qe keta zgjebsat i jane bashkuar ISIS.  madje duhen inkurajuar edhe zgjebsat e lekundur qe te shkojne.... do pastrohet vendi nga lamashet,  se te  kthehen te gjalle pak shance kane  keta.

Leje Belul se kellira te tilla po shtohen si fara e hithres.

ajo qe me ben pershtypje ne Shqiperi eshte qe politikanet u referohen ketyre kellirave me delikatese, nese u referohen...

nderkoh ne Kosove,psh,  Ramushi ua thote hapur:    do flliqsina me mjekra    -dhe ne fakt Ramushi me shoke do  tu vij  hakut ketyre!

E ke gabim. Se keta te sjellin tmerret e tyre ne Shqiperi, tamam sic po kercenon ai. Po keto Shishra e drejtori antiterrori duhet te zbulojne si bien ne kontakt keta idiotet vendas me kafshet e ISIS e t'i kepusin keto lidhje. Kanceri po s'u kap ne fillim ... pastaj behesh Siri. 

Shqipnis mir ja bojn xhanem.

Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.

Une s'kom bo asnji 'din', po kam bo nji 'Iman' njihere. U armiqsum thu?

Gashi, who is married and has two daughters, told Rundschau that he was longing to hold his daughters in his arms  but would be happier to die for 'Allah'

Me vjen shume rende ta them, sidomos duke mesuar se ka femije por ndoshta duhet uruar qe Allahu t'ja plotesoje deshiren.

Na paska kercenu ky vllau !

Kina mer Kina te ben derman ty ...

 

Llogariten të jenë në formacionet e ISIS-t rreth 250 shqipfolës. Uroj udhëtimin e tyre drejt 40 vigjereshave sa më shpejt të jetë e mundur. Ikja e tyre paska qenë mënyra që na shkonte si shtet më shumë për shtat për shporrjen e këtij rreziku.

"Do t’ju vijmë me eksplozivë” dhe me nje mori parfumesh! 

ai i kosoves dukej me i pergadit. ky i leshnices duhet te punoje shum qe t'ia arrije.

Ky i Leshnices thone qe te jemen e ka nga fshati xhibit. 

 

pash qe xhibua po bente namin me komente nga ajo tema tjeter. me paragrafe te renditura mire.

ketu po pret momentin e duhur qe te sjelle prape bredhin e prizrenit dhe kryetarin e komunales smiley

 

Jam i sigurt se argumenti i xhibit do jete i perqendrume te perfaqesueshmeria. Dmth kush ja ka dhene ketij nga Leshnica te drejten te perfaqesoi muslimanet.

Grava nga ana tjeter ka per ta denu aktin, dhe besoj se perqendrimi i tij do te jete te mosnjohja teologjike e cila i shtyn keta "sherbyes te djallit" te sillen si barbare. 

Kandidate e Partise Atdheu nen siglen e PS...

Je se c'foto kishin ne krye te faqes

 

 

Viktimat e para te ketyre idioteve shqiptare jane familjet e tyre, te cilat e vuajne direkt demin qe keta po shkaktojne... lexoni pak fjalet e nenes se ketij Ridvan Haqifit nga Kosova sa e tmerruar dhe e hutuar duket... http://illyriapress.com/familja-e-ridvan...

Ndonjegje per njohurite teologjike te ketyre luaneve te shkretetires ke per te thene?

Nuk kam aq njohuri sa ata "dijetare" te terrorit qe ti gjykoj, por me duket se termi i duhur ishte "luajve" apo jo???

Asadet e shkretetires smiley
Ore jane shtu shume, mush Hollanda me kyt fare te qelbt. Vetem Kina e Rusi u ben derman ketyre kermave.

Tu qeka hollu pak zoni, se nji here e nji kohe thojshe "jam islamik/nuk kam me ik"

Leje o Ron, mos e kompromento kaq shume. Leje se do i vine ato me Suburban noi nate i vejne thesin ne koke dhe fillo formaliteti si Dordomuzi: Emriiiin e Babes

Ku vajten ato "lufte e drejte", "shkojne per te ndihmuar popullin e pervuajtur vlla sirian", etj?  

Paske qen i infedeleve amerikane o armir!

Lufta per lirine e popullit Sirian ka qene e drejte, eshte e drejte, dhe do mbetet e drejte. Dhe eshte ose injorance ose dashakeqesi ta barazosh ate lufte te drejte clirimtare me kete devijim grotesk te ISIS nderkohe qe ka dhjetera grupe  opozitare siriane te mbeshtetura e trajnuara direkt nga Perendimi qe jane ne fakt ne lufte me ISIS e po nderkohe qe u vertetua jo me larg se para dy ditesh se regjimi i Asadit koordinonte sulmet ajrore ndaj opozites se moderuar me sulmet tokesore te ISIS ndaj pozicioneve te tyre. 

Ne fakt Armir nuk eshte gjithe populli Sirian qe po lufton ne kete lufte civile te nxitur nga jashte, perkundrazi shumica gjenden ne mes te zjarrit pa alternativa. Keshtu qe nuk mund te quhet lufte per liri sic e konsideron. Alternativa 1 per Sirianet eshte te vazhdojne te mbeshtesin regjimin autokratik dhe sekular te Asadit i cili ju dha te drejten te gjitha sekteve dhe feve te jetonin ne vend pa i persekutuar. Alternativa nr 2 ti bashkohen bandave daeshiste te IS te cilat ju presin robt koken per hobi apo nje cigare te ndezur lere pastaj te lene te jetojne infidelet non-sunite. Siria nuk eshte vetem sunite por ka shiite,kurde,alafite,zoroastrians,etj te cileve ju rrezikohet jeta prej hordhive te ISIS. Hiqe nga mendja "perrallen e opozites se moderuar" se nuk ekziston opozite e moderuar sot ne Siri. Kjo puna e opozites se moderuar u shendrrua ca si armet nukleare te Sadamit dikur qe te gjithe flisnin por askush s'mundi me i gjete. Ironikish te vetmit shpetimtare te Sirise nga fatkeqesia e qelbesirave te Saudit eshte vete tirani Asad dhe Iranianet.

Arto e ke thon tamom. Faktikisht gjith arabet e afrikes e te lindjes se mesme ishin shume te moderuar dhe sekulare. Se nga mbine ata qyrrashet e Saudit dhe morri ferra uraten.

Te gjith "vullnetaret" shqiptare kane perfunduar me ISIS, apo jo? Tani qe ISIS doli pak me rradikal se ce deshet, keni fillu me ndryshu retorike. Gje pozitive dhe kjo, fundja te tanet jeni. Por, por shfaqja e deshires per krijimin e shteteve islamike ne ate zone eshte e shkruar me 1 dhe 0 ne memorjen e peshkut.

ja, mor, pse të sillemi vërdallë. e patnë prurë dhe ne peshku...

Tja dime edhe per nder qe nuk e kane filluar ende cthurjen dmth? Marshallah.

Per momentin nuk e di sa rrezik perben ISIS per Shqiperine (padyshim qe perben rrezik per vendet fqinje te territorit qe kontrollon), besoj jo shume (me mire shpresoj jo shume) ngaqe pertej territorit qe ka ne fqinjesi, ne kontinentin tone them se per terrorizma do synonin Evropen (perendimore) per efekt maksimal terrori dhe rekrutimi dhe jo aq shume Ballkanin.

Plus, nuk e di sa te lehte do ta kishin qe te sjellen terroriste nga Siria neper disa shtet ne Ballkan, mgjths ne anen tjeter kufijte e Ballkanit jane si portat e hanit.

Ne vendet ku keta s'kane kontroll apo fqinjesi e kam idene qe deri tani kane bere terrorizma me individe qe jetonin ne ato vende, dhe jane inspiruar apo kordinuar (shpesh te dyja) me ISIS. Shpresoj te mos kete te tille individe ne Shqiperi, por kjo pune s'behet vetem me shpresa, as me gjera tip, pas pilafit Tahiri dha urdher qe t'i shkohet per vizite fshatit ku jetonte terroristi se i tha Kryeministri shko thuaji medias qe beme dicka se paska bere nje video per Shqiperine nje shqiptar i ISIS. 

Nuk e dime fare se cfare di e ben shteti shqiptar ne lidhje me shqiptaret tek ISIS, nese vazhdojne te shkojne shqiptare tek ata apo nese jane mbyllur ato rruge; ne nje vend si Shqiperia ku te gjithe njihen nga te gjithe eshte deshtim lidhja dhe largimi i dhjetra (qindra?) shqiptareve tek ISIS...nga imami radikal tek lidhjet me ISIS ka shume hallka; komunikimi, infiltrimi i xhamive, transfertat e parave, etj etj, te gjtha qenkan bere pa u marre vesh per ata dhjetra/qindra qe kane ikur.

Nese pak a shume i kane bllokuar kanalet qe gatuanin dhe transportonin keta koqet per tek ISIS, normal qe ka me pak rrezik per sulme terroriste nga ISIS ne Shqiperi.

Gjithsesi, lipsej qe shteti shqiptar te prononcohej dicka me teper (sic dihen dhe ka me shume te dhena publike per keto ceshtje ne shtetet e tjera). Mire shteti qe s'begenis te thote gje, po as ka kush e pyet, se gazetaret e Facebook-ut presen te shikojne ca statusi do postoje Rama per Halim Kosoven dhe si do t'i pergjigjet Berisha. 

6 paragrafe!!!

Hë më të lumtë dora!!!

Plus, nuk e di sa te lehte do ta kishin qe te sjellen terroriste nga Siria neper disa shtet ne Ballkan, mgjths ne anen tjeter kufijte e Ballkanit jane si portat e hanit.

Perle!!! Mrena nji fjalie kemi dhe pohim dhe mohim. Per ju injorantet e letersise nje teknike e tille quhet kontradite artistike, ose thene ndryshe, çorganizim i organizuar mendimi! 

 

Roni, s'e kisha vene re qe po me prisje me laps ne dore per te me konspektuar komentin se do e kisha bere me te thjeshte dhe pa pike ambivalence ne fjali, dicka tip:

Terroristet jane shume te keqinj dhe ata qe s'jane antare te brigades se Kaloresve te PeshKryqezates duhet paraprakisht te betohen qe s'jane terroriste, sidomos nese dikur kane pasur ndonje ndjenje ftohtesie ndaj bredhave gjate muajit dhjetor. 

pash qe xhibua po bente namin me komente nga ajo tema tjeter. me paragrafe te renditura mire.

ketu po pret momentin e duhur qe te sjelle prape bredhin e prizrenit dhe kryetarin e komunales  [smiley]

E solli...e solliiii!

smiley

Qafsha ngjalen qe e kisha idene se kauza e bredhit tuaj ishte ne janar...i hodha nje sy dhe e paskam pasur gabim, paska qene ne dhjetor

Shakate menjane, une e pranoj driteshkurtesine time tani; s'duhet te kisha bere shaka me paralajmerimet tuaja se nje dite ky bredhi i shtrire ne Prizren do na vinte si nje kercenim i mirfillte ISIS-ist nga Siria ne Peshk. 

-

Religion is probably, after sex, the second oldest resource which human beings have available to them for blowing their minds. — Susan Sontag

Lol ... mutalla sulalla mutalla... 

c'ka na ra ne hise te flasim nje gjuhe me keto kalores dhish..

250 x 72 =18000 virgjeresha  smiley

Vertet shume,por çka nese virgjereshat jane 200 kilshe secila,me kembe dhe nensqetulla te parruara ?

Po luftoni kot,o djema!

Nuk duhet nënvlerësuar .E kanë një bazë ku mbështeten . Sali Babasqap Vuçidoli , magazinieri tritoleve dhe paisjeve të përdorimit të tyre i ka të ngritura bazat . Sinjale u dha . Pret Martirët për të shpërthyer bazat e korrupsionit të Pushtetit të Neobllokmenëve .

Kështu që dukja e tyre në teritoret e Mëmëdhëmbjes , vetëm dhe pa armë , mund të pranohet edhe me një anale të Felltë  në Portalin Lapsi . al , alias ,  "Pordhi Kali në derë Të Hanit " ku intervistuese , anale e përgjithësuese mund të çfaqet me plot anthuziazëm Pronarja e Hanit me Porta , sh Xhibole , që drejton pëjetje se

 A janë  të aftë  të përmbysin sgurinë e  shqiptarëve pas porosive që i dha edhe Qeverisë me një vandak vërejtjesh e detyrash ? A i kanë lexuar " të kthyerit e penduar ato " ?

Gjithsesi i kujtojmë sh.Xhibole që Hanet kanë gjithmonë Porta por shembulli i saj ndoshta ka pas qenë menduar për Hane pa Porta smiley

Apo Xhibole thuaj ....pret se ku do veje Erioni pasi Hëngri iFiqo smiley

...nga imami radikal tek lidhjet me ISIS ka shume hallka; komunikimi, infiltrimi i xhamive, transfertat e parave, etj etj,  smiley

Qeveria të marrë masat dhe të mos na çajë më veshët se u "gjendëm të befasuar "

Flm Xhibole

Do t’ju vijmë me eksplozivë

Ky tipi po aplikon per pune te INUK a si?

Hajde Monde mos boj sikur eshte hera pare qe po lexo per lidhjen islam-eksplozive!

"Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja

Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja"

 

Dakort mer te eshte mbush mendja dhe do te hedhesh ne ere ndonje gje, por pse shtepite dhe zyrat tona mor zotni burre? Pse jo parlamentin kur votohet ndonje ligj i rendsishem dhe mblidhen te gjithe politikuajt brenda! Aty po, ti kishim bere hallall 70 virgjneshat. 

Ju ne Shqiperi keni goxha me shume shanse te vdisni nga ajri/ambienti i ndotur sesa nga terrorizmi, kshu qe sa kohe qe ajri dhe ambienti nuk permiresohen, mos e cani trapin nga terrorizmi smiley 

P.S. On a serious note, jo se shqiptaret do tremben nga videot e ketyre trapave, po besoj qendrimi i NYC/Amerikes pas 11 shtatorit (flas per reagimin e njerzve, jo traplliku i Bushit qe pushtoi Irakun) eshte shembull shume i mire. Shpresoj te mos ndodhe kurre aty, po njerzit do dhe duhet te bejne jeten e tyre normale pa u trembur nga keta te ikurit per lesh. Kshu ka ardhur bota sot, nje Alkaida bie nje ISIS ngrihet, sikur te jetonim ne me frike (ne Amerike apo kudo) nga kercenimet e tyre i bie qe ne nje fare menyre te kishim lejuar keta tipa te na tjetersonin jeten. 

Ashtu eshte, po jo vetem nga ajri/ambjenti, etj po ketu vriten nga gervishtjet e makinave me shume sesa ne luften ne Siri. Nga ana tjeter vendi yne dhe shqiptaret ne pergjithesi i kemi edhe disa te mira e avantazhe. Flasim gjuhen tone, jemi mes njerezve tane e per shembull edhe keta dy cunat e nerum besimtare. Keta jane asete, por vetem duhen cuar ne drejtimin e duhur. Qe eshte parlamenti, gjiri i Lalezit e ndonje vend tjeter. 

Imam ne nje katun te humun, i kan mushe kaptinen me benzine dhe funksionon si bombe molotov.

e pare punes te hedhin ne ere ate piramiden mu ne mes te tiranes.

e dyta, merreni me seriozitet. Syte hapur e vigjilent. Kontrolloni grate me burka rrugeve te tiranes, se jane shejtaner: ne nje burke kane per borxh te fusin dhe dy a tri gra.

Kini shume kujdes nga batalioni Buuu. Jane te stervitur te dalin ne ndonje cep pallati, naten, ja fusin ulerimes "Buuu" e ja therrin vrapit. Mire andej shkretetires i kap kollaj se s'kane ku te fshihen, po hajt gjeji xhungles metropolitane tiranes.

Vigjilente dhe sy hapur dhe shkollave dhe universiteteve. Ato tekstet me kaka e cici e pipi, ti qani. Do plasin phd me tituj: "rrezimi me efekt dominò e statujave ne ishulli e pashkeve" ose "si digjen veprat letrare ne epoken e e-book-ut".

  Shtrohet  nje pyetje ;  perse vendimmarrja botrore nuk vepron e angazhuar  maksimalisht perkunder ketyre krimbave qe asgje njerezore nuk perfaqesojne ? Kujt i intereson mbajtja gjalle  e nje sajese me perberje si ky kastraveci qe derdellit se demek do beje kerdine ne Ballkan, perfshire edhe te vendit te ketij pordhamani harramsez ? 

  Kujt i intereson te mbetet kjo sajese qensh pa zinxhire ? Ma thote dot njeri kujt ? 

Izraelit?

Nuk eshte produktive zgjidhje e pyetjes ...me pyetje ! 

doja te pyesja qepare, por nuk isha i sigurte a ishe online, Grave: keta te dy a futen te fidainjte?

ISIS nuk i intereson asnje shteti te huaj (nese ke degjuar konspiracira qe keta i ka kurdisur Amerika apo Izraeli apo Arabia apo Irani) dhe eshte kercenim per te gjitha shtetet, pa perjashtim, ama per disa me shume per disa me pak. Per vendet si Arabia eshte goxha kercenim, per vendet si Amerika shume pak, praktikisht hic per momentin (se s'na bejne dot gje, jo se s'duan), per Evropen shume me shume sesa per Ameriken. 

Vendimarrja boterore eshte mesele me e gjate, por Amerika/Obama beri shume gabim (per mendimin tim, e jo vetem, se nuk isha une qe mendova keshtu i pari) qe e deklaroi veten e saj ne krye te nje "koalicioni nderkombetar" per te luftuar ISIS; ky koalicion konsiston ne disa bombardime ajrore kryesisht amerikane dhe ne vendet arabe qe tallin trapin me Ameriken dhe nuk begenisen te bejne gje sa kohe qe luftrat e tyre i ben Amerika. Nese Amerika nuk do ta kishte vene veten ne krye dhe do kishte mbajtur nje pozicion tip "une do sulmoj e bombardoj ku te me preken interesat mua, ama kjo eshte lufta juaj ne territoret tuaja dhe duhet ta luftoni ju" sot me gjase ISIS do kishte me pak territor por dhe me pak ushtare/te rekrutuar. 

Nje gje eshte 100% e sigurt: kur Amerika i shpalli lufte ISIS dhe zyrtaret amerikane filluan te thone se sa i forte dhe i rrezikshem eshte ISIS (per te justifikuar vendimin e tyre) kjo ishte dhurata me e madhe e propogandes pro-ISIS, gje te cilen ISIS vete nuk e fitonte dot kurre, sado qe ata kane treguar se jane te afte me propoganden. Sado terrorist dhe i keq te jesh ne Lindjen e Mesme, per shumicen e popullsise aty po te sulmoi Amerika ne vendin tend (ISIS s'ka shtet legjitim, po per lindjemesmoret feja eshte para atdheut) automatikisht fiton respekt. 

ISIS do zbrapset ushtarakisht kur ta ngrejne bythen shtetet islamo-autokrate te Lindjes se Mesme--te cilat jane shtetet me te kercenuara dhe te rrezikuar anga ISIS--dhe ta luftojne, me ushtare por dhe me propogande, por dhe duke i bere ca leshime popullsise se vet. 

Ose po t'i pije trute prap Amerika dhe te dergoje mijera ushtare amerikane per te bere kurban gjakun dhe parate amerikane ne mbrojtje te shteteve diktatore-fetare si Arabia Saudite. Ky do ishte budallallek edhe taktik se do kerkonte qindra mijera trupa amerikane indefinitivisht, se sa te iken amerikanet vijne direkt keta cjeperit. Plus do ishte oksigjen i papare per agjitpropin e ISIS. 

tëk e tëk e tëk e tëk...e tëk! 

5 Paragrafe!!!

6 i ka me lart, u bone 11. Edhe 4 te tjera duhen dhe u bo nji academic paper! 

Ky s'osht xhibi. I kan vjedh nick-in. 

nji kompetenc e admirushme. vetsiguri qe ta jep NJOHJA. Vizionet e qarta.

Strongly reject.
Academic paper per F conferences? Shume bias ne paragrafet e gjibit, shume sibjektivizem!!

Thike me dy presa ky muhabet, se me te vertete zelli per te marr ne dore lidershipin e koalicionit anti-ISIS, e largoj pergjegjesine nga vendet arabe duke faktorizuar nje levizje radikale qe s'ishte aspak ne qender te drites ne fillimin e Luftes ne Siri, por nga ana tjeter, sikur USA te mos ta kishte bere kete, humbjet do ishin me te medha. Madje edhe me rolin "modest" ( krahasuar me nderhyrjet ushtarake qe jane bere me pare) te saj, te gjithe po i kundervihen sikur mos-nderhyrja e USA eshte shenje e qarte e qellimeve personale amerikane ne nderhyrje te tjera. Qe mund te jete deri diku e vertete. 

Une personalisht s'mendoj se ISIS mund te ishte i evitueshem apo te ngelej gjithmone ne hije. Ashtu sic nuk besoj se USA ishte shkaku qe Arabia Saudite po luan nje rol kaq te vagullte. Por po shpresoj minimalisht qe keta te fundit te mbledhje mendjen e kokes se shpejti.

ISIS u krijua qe prej momentit kur Dubya dha urdher per pushtimin e Irakut dhe rrezimin e Sadamit. Plus revolucjonet e gamiljeve e nxitura prej SHBA perkeqesuan situaten, hidh syte nga Libia,EgjiptimTunizia e gjetke. Thjesh ideja per imponimin e modelit perendimor (politiko-socjal) ne vendet e Afrikes se Veriut dhe Lindjes se Mesme nuk ishte thjesht nje ide idioteske por dhe teper e rrezikshme (sic po e shohim sot)

ISIS-in s'e solla une, ate e gjeta mes jush - tha ai i mocmi.

Ky muhabeti ku Amerika eshte bere si Zoti i gjithe te keqijave mua s'me ka mbushur ndonjehere mendjen. Por kjo jo sepse si kam dhene nje serious though muhabetit, por sepse s'kam pare mundesi te qenshme per te qene e tille.

E para sepse radikalizimet fetare jane procese veshtire te kontrollueshme dhe lehtesisht te ekzistueshme ne cdo shoqeri. E dyta minimalisht, s'mund te pretendosh qe USA kishte dore ne "Pranverat Arabe" kur ato erdhen aq papritur sa qe lane robte si brenda dhe jashte vendit shume te shashtisur. Madje aktivist egjiptian qe tregonin se inspirimin e kishim marr nga levizja Otpor ne Serbi, te bejne te mendosh se ndoshta Rusia mund te kete qene ne valle. Po ky nje muhabet i gjate.

Per pjese e pare te komentit :  

ideja per imponimin e modelit perendimor (politiko-socjal) ne vendet e Afrikes se Veriut dhe Lindjes se Mesme nuk ishte thjesht nje ide idioteske por dhe teper e rrezikshme (sic po e shohim sot)

Ou? Cudi! Se mendova keshtu, kur ministria suedeze i beri thirrje vendeve Arabe per "Barazi Gjinore". Nje thirrje qe i kushtoj suedezve te cilet kane marredhenie te mira tregtare me arabet, duke patur dhe fabrika armesh ( hajde merre vesh kete vendin e paqes qe ka te ardhurat me te larta nga armet) smiley nje ftohtesi te lehte. Ndonese lajmet si gjithmone e paraqiten Suedine si vendin pararoje per barazine gjinore, cdo gje u fashit kur ministria nen kujdesin e mbretit i kerkuan FALJE arabve dhe ky muhabet ju bashkua taktikave nordike per tu dukur si dicka qe s'jane. Marredheniet u ngrohen perseri. Me qe ra fjala, kjo FALJA s'u pasqyrua me asnje media boterore, qe buciti sikur Suedia po bente revolucion gjinore ne Arabi.smiley

Nese dhe ti je ne kete linje mendimi te llojit thuj nje gje e bej nje gje tjeter, ndoshta atehere me te vertete ke te drejte.

Amerika vrau macet, i vuni flaken ferres dhe i la minjte te bridhnin neper lagje e mbreteronin. SHBA i projektoi nxiti pranverat Arabe se synimi ishtin rrezimi i trekendeshit Libi-Iran-Siri. Bombardimi i Libise dhe rrezimi i Gadafit nuk beri gje tjeter po krijoi efektin domino per gjithe rajonin te cilin e futi ne kaos total.

Ministrja Suedeze politikane e majte ( enjohur si aktiviste per te drejtat e grave) me gjithe naivizimin e vet ja drejtoi keto kritika Arabise Saudite dhe Katarit, pra dy prej vendeve me te pasura ne rajon. Ironia eshte se kemi nje SHBA qe e ka demonizu Iranin,Korene e veriut,Kuben si ekstremet e cdo abuzimi njerezor nderkohe qe ketyre kasapeve Saudite ju bie shpatullave dhe ju mprehin ate shpaten e gjakosur..Pra ketej flet per te drejta "selektive" per disa por nga ana tjeter e mbyll syrin kur arabet ju prersin koken robve publikisht per blasfemi. Derrit nuk mund ti vesh dot buzekuq dhe ta therrases nuse 

Secili per interesa te vet mer Art. Ky "naiviteti" suedez qe populli i thote" "me te qeshme me te ngjeshme e te marrit te nje cope torte" per mua ka qene gjithmone objekt argetimi. Vetem naive s'mund ti thuash nje femre qe ka gati 50 vjet karriere ne cdo organizate te mundshme nderkombtare dhe politike dhe qe qartazi synon te bej Suedine nje lider ne politikat nderkombtare se marredheniet ekonomike i ka ne vije. Te gjitha keto jane taktika. Dhe kjo eshte taktike per te futur ate te shkrete Suedi ne Keshillin e Sigurimit te OKB. S'ka asnje gje naive ketu. Ndryshe kur arabet i ngacmuan nga marredheniet ekonomike, s'do hidheshin suedezet menjehere te kerkonin falje, por do i qendronin "naivitetit" te tyre. Me nje hipokrizi te nivelit te larte. Ishin pikerisht Suedezet e IKEA qe per te shitur dy mobilje i hoqen grate nga kataloget Arab, por gja kerkuan falje per kete, pa ndryshuar taktike. Nderkohe qe Ministria suedeze e asaj kohe tha qe " s'nderhyjme ne punet e kompanive private". 

Dhe interesat vazhdojne, po secili sipas vuxhutit te vet.

Shif se Ministrja foli pa dorashka per ate qe ajo besonte, shume media perendimore e quajten jo-diplomatike. Puna eshte se duhet percaktuar se kush eshte delja e zeze ne rajon, (boll u cilesua derri si daje) boll me me dyfyteresi dhe standarte te dyfishta qe nuk i pertyptin as vete ata qe i percaktojne. Suedia si vend neutral nuk kerkon te behet lider ne politikat nderkombetare se i di kapacitetet e veta, .kapacitete te cilat i ka te limituara. Sa per IKEA Mos ngaterro korporatat me politikanet se dalim gjetke. Megjithate eshte gje e mire qe  sa vjen dhe po shtohen politkanet Evropjane qe po flasin haptazi kunder Familjes Mbreterore islamofashiste te Saudit.

Posi. Aty rri ti. Familja Mbreterore Saudite ka lidhje shume te mira me Familjen tuj. smiley Dhe marredhenie shume te mira ekonomike me te. Ndryshe s'do ngrihej mbreti vet, qe te kerkonte falje. 

Let me quote "naiven" Wallstrom ne politikat suedeze> Genocide, crimes against humanity, war crimes and other serious violations of international law will be fought and punished.

Sweden is a strong voice in the world. This is down to our long-term and global engagement. Our high level of credibility in international contexts is built on a well thought-out foreign policy on issues such as common security, human rights, democracy, aid and development. This is something we should benefit from and develop further.”

Pak a shume si fjale Juesei duken. Dhe une mendoj s'e ka te drejte, por qartazi duket "deshira" qe Suedia te behet nje aktor global. Ashtu sic thashe, secili per interesa te veta.

Ketu se rru fort kush per familjen mbreterore prevec ndonje plake me pelena smiley merr me mend vete Princesha ju tregoi gishtin e mezit familjes mbreterore dhe u martua me nje llogaritar. Une i heq kapelen per kurajon e saj si Ministre e Jashme  pa mare parasysh demin politik (duke permendur qe eshte lincuar nga te djathtet). Deshira per aktor global eshte si ajo deshira e Misseve per World Peace. Sot po dalin ne sidelines dhe nuk po pyet kerkush vende ish perandorake si Britania lere pastaj te llogarisim Suedine 9.5 miljoneshe e cila gjithe historine e saj moderne ka qene vend neutral smiley

Tani sa e rruan Suedia per mbretin, s'me takon mua ta them. Por s'mendoj se eshte ashtu. Pse do thuash ti? Minimalisht, sepse cdo qytetar suedez paguan takse qe te mbaj ate mbret. Takse! Ashtu sic familja mbreterore ne Suedi eshte nder gjerat me popullaritet me te lart ne mediat suedeze. Por ne anen tjeter te henes, familjet me te pasura suedeze kane marredhie aq te mira me mbretin, sa qe s'kane nevoje te partizohen per te shtyre interesat e tyre. Dhe pikerisht mbreti eshte ne linje me keto interesa, kur vjen puna. Per te mos thene, qe ishte vet mbreti qe u ul ti fliste ne vesh ministres naive dhe i kerkoj falje saudeve. Pra ma be hallall, te mendoj se sa do modeste ( tip martohen me mekanik dhe berber) te jete familja mbreterore, s'eshte aq e parendesishme sic mendohet.

Pastaj keto muhabetet me madhesine e vendit, s'jane ndonje arsyetim. Suedia e ka arritur me ne fund nje mireqenie ekonomike qe si hap natyral sheh dhe nje rol global. Ky eshte proces qe ndodh shpesh. Sic e shohim tek Kina, ashtu sic e kemi pare dhe tek USA, e cila rolin global e mori pasi arriti nje mireqenie te forte ekonomike, se deri ne L2B USA ishte vend neutral. Pra ti shohim gjerat ashtu sic jane.

Bombardimi i Libise dhe rrezimi i Gadafit nuk beri gje tjeter po krijoi efektin domino per gjithe rajonin te cilin e futi ne kaos total.

Sikur e beri nderhyrjen OKB-ja me ne krye Francen. Apo fajin e ka Sa...Amerika, si gjithmone.

Po ashtu dhe Franca dhe Britania kane gisht ne kete mesele por mos harro se po te mos kishte marre pjese SHBA asnjera nga keto nuk kishte klleqe per tju futur kesaj aventure

Ma be hallall, por jam bere shume selektiv ndaj disa lloj mediash, qe mezi c'priten qe te nxirrnin sikur fluturakun ne Serbi e drejtonte Orfi Rama i maskum si Blendi Fevziu.

ca thu mer... kush ishte kjo media

noshka ja se po ju vete flaka ke dera dhe ketyre qelbesirave Saudite....Po ju a kthen kusurin Irani. Dhe keta Yuthit e Yemenit jane te vetmit qe po luftojne njekohesisht ne tre fronte ISIS, ushtrine saudite dhe Al Kaiden. kudos to them!

Ne minutat e para pas incidentetit ne Serbi, ishte pikerisht the Guardian qe ricikloj lajmin se dronin e drejtonte Olsi Rama. Pa thene asnje rresht per thirrjet raciste ne korr per vrasje te shqiptareve. Madje ndonese lajmi eshte modifikuar nja 200 here, ende sot e kesaj dite, pervec se ne mendjen e shqiptareve te indinjuar keto thirrje s'figurojne me asnje vend ne kete media komplet " objektive". 

po ti e lexon artikullin apo s'di inglish? 

leji pordhet - guardian eshte nje prej mediave me serioze - ne mos me serioze se ny times e sidomos ato pacavuret jermone

ai ka pikpamjen e vet - po ato faktet qe thot nuk jan ne dyshim...kshu qi - lexoje dhe po s'te pelqeu.

p.s. ti nqs je tu fol ka gjermania, besoj qe e ke te qarte qe merkeli ngeli tu e ledhatu putinin ...smiley

Å dashni e vjeter ajo smiley

Mais oui, bien sûr.smiley Pse thashe gje te kunderten une? Por te pakten Dojcat denojne veprimet ruse ne Ukraine, dhe s'kerkojne falje me vone.

Gjynah qe ma dhe ta lexoja ate pacavure, me titull per Juesej dhe ne brendesi fliste per rolin e sherbimeve sekrete britanike. Go figure! Ne fakt e gjitha fliste per periudhen pasi lufta kishte filluar tashme, s'kishte me ndonje vend qe Juesej e ka filluar ne menyre direkte, por aludonte sikur ishte rezultat. Dhe madje hidhte aludime sikur roli i Juesej ( bombardime ne Siri e me the te thashe ) ishte me aktiv sec eshte ne te vertete. Ndoshta eshte e vertete, who knows, por pak bindese. Per qendrimet e aleateve pasi plasi, kane kritika te gjithe, mua perfshire, por kjo s'eshte ndonje zbulim. Sdq duket "objektiviteti i autorit" dhe ne kete artikull.

Po sigurisht mer Art, ndryshe Gjermania, s'do ishte Gjermani, por do ishte Albania, qe historikisht ka mbajt linjen ideologjike at all costs. Sidoqofte, ndryshe eshte ta kerkosh qe njonin qe e ke perjashtu ta kthesh prape ne grup, me falje te llojit " aman derman, se nuk e kisha me gjithe mend, me ke keqkuptu, kam qene i pire". Dhe ndonese s'kam ndonje pike respekti per G8 ne first place edhe une mendoj qe ne afat te gjate s'ka pse Rusia te perjashtohet. Nga ana tjeter s'ka leviz njeri nga saksionet. 

Tani e verteta eshte qe dojcat historikisht kane shume here me lidhje te ngushta ekonomike dhe strategjike me Rusin se Amerikanin. Amerikani kete frike ka pas kahere ndaj dhe nxjerr keto cimbishtet  dhe pengesat si Ukraina...

Sic u shpreh dhe Firedman "An effective bond between German technology and capital with Russian natural resources would be biggest threat to US..We must to do everything to prevent it from happening"

Eshte i njejti Milne qe ka shkruar kete artikull, debris. 

Emo , Keta nuk i hyjne as dreqit ne pune ! Fidainjte jane te betuarit ne Kuran, pas  nje dhimbjeje ardhur nga nje akt terrori ! Keta lloj " cjepsh " te tredhur kujtojne se leshi i mjekres i ben trima ...! Keta duhen marre per cklaplaresh  e ti varesh nga mjekra ! 

Sa i perket pergjigjes ne se i hyjne apo jo ne pune te ISIS dikujt , nuk mbetem ne nje mendje ....Sepse ate dihet kush e nxiti, e mbeshteti dhe e furnizoi ...! 

Synimi ishte fare i qarte; te goditej moralisht  Islami  Dhe te evidentohej si teori e praktike terroriste ne menyre qe Izraeli te justifikohet para opinionit nderkombetar per masat represive antiarabe e palestineze ! Por deshtuan ideatoret cifute ! 

Por deshtuan ideatoret cifute ! 

Mos ji kaq i sigurte ne deshtimin e ideatoreve cifut o grave! Pse ua ke kuptuar ti hilene nuk do te thote se ua ka kuptuar dhe OKB-ja! 

Synimi ishte fare i qarte; te goditej moralisht  Islami

Grava, Arabia Saudite paska dashur te goditej moralisht Islami?!

Po do virgjnesha i kap dhe ne toke .. Pse u dashka vajtur ne xhenet?

Ky Almiri i ngjaka shkabes dhe hyjnise se Komunes se Parisit, sipas syve te shkabes. Duket se Almiri e paska per here te pare qe nga Lushnica pashka shku jasht shtetit. Edhe shkaba, hera e pare jasht ka qene ke komuna, prandaj eshte partizan i flakte. 

ni gja po asht e sigurte or myslimane,besoni fort ne fene tuj,po lindja ka qan mallkim per ket cope toke e per kyt popull !!!

Filloni e runi shna ndoun kish thone njoni n'uj tub.

s'e di,atje s'kam qan asnjehere. smiley

...Dhe nuk shkoj.Kisha e Lacit ma shume se besim ne te,asht besytni. Kush beson,i mjafton nje qiri ne dhomen e tij dhe ashtu ne intimitet mes tij dhe Perendise,mund te lutet dhe të zhvilloje mardhenien me Zotin.

hasell-hasell, as qirini s'duhet, por meqe esht bo si pun zakoni, ok.

cfar duhet me se s'bon osht vetem nji tru njeriu i bind per ekzistencen e Atij. gjithcka tjeter qe esht fut midis Atij dhe njerzve, libra, teori, doktrina, rituale, klerik, pedofile,  bekues gjenocidesh, shkaterrues monumentesh etj etj etj, esht veper e njerzve, per interesa te njerzve edhe s'ka tjeter gje ne te fare, fare, fare. madje ka qe thon se edhe Ai esht veper e njerzve, po s'i hyhet ati muabeti per dit te shtune.

Me ne fund Britania nxjerr si te paligjshme Gjykatat Sharia(ekzistojne 85 te tilla ne vend) dhe ju ndalon muslimaneve ekstremiste te drejten per tu larguar nga vendi. Plus kesaj pergatitet tju heqe shtetesine mijera te tilleve

 

The document says the Home Office is“concerned about the way Sharia councils are working in some parts of the country” among “troubling reports that in some areas women have suffered from the way these councils work, either through forced marriage or discriminatory divorce proceedings.”

Among other proposals, is restricting asylum to valid refugees who oppose “British values,” as well as making anyone on the citizenship track “prove adherence to British values and active participation in society.” The UK currently operates a basic citizenship test, which amounts to a quiz that also serves to ascertain the applicants’ command of English. Under new proposals, those who fail to study the language will also get their benefits stopped.

 

 

 

Eh do Zoti degjohen keto kembana edhe ketej nga Komonuellthi. Kurse ndalimin e ketyre qe duan te shkone ne Siri nuk e kam kuptuar kurre. Keta duhen ndaluar ne aeroport, i duhet heq nenshtetesia dhe gris pasaporta dhe ti nisin per ne Siri me cargo pa te drejte kthimi. Kaq dhe shkurt. As burg as gje tjeter. 

smiley

Nji prej teologeve me te famshen ne Egjipt pat thene para disa muajve se mos te ish denimi me vdekje per ata qe lejn fene islame, feja islame rrezik nuk do ti kish bere balle shekujve. ISIS eshte Islam dhe Islami eshte ISIS. 

nga ana tjeter, sikur USA te mos ta kishte bere kete, humbjet do ishin me te medha

Nuk i dihet, po dhe sikur, humbje me te medha per ke? Une si amerikan jam i njeanshem me Ameriken; nuk eshte e drejte qe te luftoje Amerika luftrat e te tjereve, jo vetem te arabeve, por dhe evropianeve ne dac (pervec te shqiptareve, se ne jemi si shpirt smiley ). Tjeter pune kur e ben nga interesi. Po edhe ne interesin global, Amerika i dha benzine ISIS; bombardimet mund tia bente dhe si mbeshtetese e aksionit (sic ne Libi, ku pararojen e mori Evropa) po kurrsesi s'kishte pse e vinte veten ne krye te luftes kunder ISIS. Sikur dhe vetem sepse ISIS ishte rrezik imediat per Lindjes e Mesme, pastaj Evropen, jo Ameriken. 

Amerika s'eshte me forca unilaterale qe ishte, jo vetem per disa ndryshime globale te pashmangshme, po dhe per ca gafa te Amerikes; gafa me e madhe eshte lufta ne Irak, por dhe Obama ka gabuar, per te cilin votova e do votoja prap (pare parasysh alternativat e asaj kohe) ka bere gabime, sidomos me hezitimin e tij, deri tek ve 'red line' me Sirine e vende te tjera e s'ben gje kur e shkelin. 

Ne rastin e ISIS dhe faktit qe Amerika e vuri veten ne krye duke e bere kete America's war, gabimi i Obames ishte tek reagimi instiktiv sic qemoti in the old days, kur Amerika ishte such a preponderance sa qe ishte ne interesin dhe mundesine e saj t'i binte ne koke te gjitheve qe benin si cuba. Sot nuk eshte me ai realitet, Amerika duhet te zgjedhje konfliktet ku merr pjese sipas interesit (po dhe strategjia aga; lufta me ISIS eshte thjesht e pafitueshme ashtu sic e shpalli Amerika), duhet te jete proactive, nderkohe qe ka qene reactive, edhe gjate Obames ne shume aspekte. Une dua fort qe Amerika ta ruaje avantazhin qe ka, po nese vazhdon keshtu me knee jerk reactions, it will loose ground. 

Sa per argumentin qe ISIS do egzistonte gjithsesi, e ke gabim, nuk do kishte ISIS pa pushtimin amerikan te Irakut. Me gjase Amerika mund ta parandalonte shtrirjen e ISIS dhe gjate kohes se Obames, por gaboi duke reaguar trapisht me "tia fusim shia (Iran-Sirise dhe te mbrojne suni/Arabine se ne me ata kemi bashkepunuar gjithmone". Tani Arabia i tregon gishtin e mesit Obames dhe ai ka ngelur me "We will destro ISIS" tek "Well, we will degrade ISIS" tek "We will...wait, are we bombing to no avail our tanks that we gave to Irak?". 

Po prandaj, s'u duhet vene vesh fort ndryshimeve hormonale te njerit apo tjetrit. Kesisoj tipash shyqyr qe kane pervetesuar teknologjine. Arritje.

Mos lej nam, 32% e rrobve qe thone PO jane shuume. dmth gati 1 ne 3 rob aty ka frike se do plas bomba. Dhe ky ne kete faze, imagjino si do shtohet paranoja ne faza te tjera.

ne fakt as e rruan njeri. te jesh i sigurt

thone qe po te ndodhe gje do t'u shuhet familja qe kane ketu ketyre te ISIS, ndaj s'kane bythe te sulmojne

Mbase mer, ashtu qofte. Une diskutova thjeshte nje pyetsor qe nese eshte i vertete do ishte shqetesues.

p.s. keto punet me familjen ngjajne si muhabet kafenesh.

vete familjaret e tyre e shprehen ate frike neper intervista

po si mund te shqetesohesh  e ti marresh seriozisht kercenimet e ketyre mer...?!

ja,  shiko se ç'thote ky  leshteriku i Leshnices.smiley  do bejme sulme kibernetike..smiley..,ose me armatim. 

pra  menyra e sulmit eshte ende ceshtje teknike, e diskutueshme,  ne komanden e katnareve  leshpalare  te ISIS..smiley

c'e keqe mund te na vije nga nje pompe? smiley

ate dite kisha sherbimin..

Ah pa pa, kjo po bombe, sulme kibernetikeee! Dmth do i fikin kompjuterin fshatarit te shkrete nga rrashbulli dhe ky s'do kete mundesi te paguaj taksat online apo denoj korrupsionin?!! 

Nuk me çudit 32%-shi. Nje lajm i sapopercjellur gjithmone nxit reagim fillestar qe ecen ne linje me ate rrezik qe sinjalizon lajmi (populus ovis aries hesapi). Nese ka perceptim rreziku,  gjasat jane qe behet edhe jashte kontekstit mbi te cilin eshte ngritur pyetja. 

Mund te kete nje te vertete tek ajo qe thote Marius, qe "as e rruan njeri." Fundja, ka dhe nje klase politike qe nuk denjon te prononcohet.  

Nuk behet hesapi duke pyt 400 rob rrugeve apo Internetit. Sikur dhe shume me teper te ishin, ky eshte thjesht perceptimi i tyre, qe s'eshte e thene qe ka shume lidhje me realitetin. Po dhe sikur vertet shanset te jete te vogla (jo 30% qe eshte goxha), ja t'i pjestojme me 10, 1000, a sa te duash. E rendesishme eshte qe shansi nuk eshte zero, por pasojat jane fatale (ky eshte icik si ai muhabeti i helmeve). Per ca aksione terroriste nuk duhen shume, ja edhe aq kokrra sa kane shku ne Siri te bejne namin. Jo vetem robve do u nxihet jeta, por po te filloje kjo loje ne Ballkan, shtetet shqiptare rrezikojne ekzistencen. Evropi ne te drejten e vet per tu mbrojt ka per te na leshu fqinjet qe kane kohe qe i bien ketij avazi. Edhe ISIS nuk u morr seriozisht, gjersa kapi Irakun e Sirine. Ishalla autoritetet perkatese shqiptare e marrin seriozisht kete pune, dmth jo me formulen e famshme kombetare, cqt, dhe i kepusin qe ne rrenje keto tmerre.

 

 

 

 

Ky personi nga e folura s'duket si "kulak" Leshtenice.smiley

e paskan vrare kete lumadhin, foli dhe budallekun e rradhes para se te ikte, shpetoi dhe familja...

njeriu mund te iki per shume gjera, por kjo ikja per lesh keshtu, nga trushplarja eshte me e dhimbshmja.

nuk qenka vrare ky kesaj radhe,  po nje shoku i tij... po qe aty verdalle po i vjen edhe ketij leshnicarit, ka per te ikur per wool!

si shef ajo gruja permes atij thesit te zi? pys sinqerisht. se qe shef, dihet, por si?

Eshte fantazem.

Oh the irony..huh? hajde, fatin e ketij pacin gjithe te tjeret

Rritet me 70 numri i virgjereshave te shfrytezuara ne parajsen myslymane.

Nje artikull i gjate botuar ne 25 mars 2015 ne lidhje me situaten e ISIS ne Ballkan i cili ia vlen te lexohet i gjithi: ISIS’ Balkan Networks 

While this crackdown against ISIS’ Balkan networks is welcome, it is still too early to tell whether it has staunched the outflow of jihad volunteers from the region. It also remains to be seen whether the current counterterrorism strategy in place goes far enough to degrade and destroy the region’s militant Islamist infrastructure in any meaningful way. Two other important measures remain to be taken—first, breaking up the financing channels that sustain these networks, and second, neutralizing the propaganda network ISIS and similar extremist movements have in the region. Unfortunately, these measures may prove to be the most difficult parts of the effort.

Nje artikull nga Turkish Weekly botuar ne 19 shkurt 2015 thote qe nje pjese e madhe e atyre qe ikin nga Ballkani me ISIS jane muslimane nga territoret qe jane nen kontrollin e Serbise:

Despite Kosovo, Albania and Bosnia’s large Muslim populations, one of the highest proportions of Islamist fighters actually comes from Serbia. These militants mostly originate from Serbia’s Muslim Bosniak dominated southern region of the Sandzak and its neighbouring towns and villages in Kosovo, also called Presevo Valley. The Montenegrin portion of the Sandzak region has also been a source of foreign-born Islamist fighters who have joined the conflict on behalf of ISIS.

Ky artikull ka videon e plote te propogandes se ISIS per Ballkanin, rreth 20 min. Pervec dy shqiptareve qe tashme u permenden nga mediat tona, shumica e atyre qe flasen ne video jane boshnjake. 

Ne nje artikull per nje media amerikane ne lidhje me kete video te ISIS, nje ish-gjeneral amerikan i cili punoi ne Ballkan me OKB pas bombardimeve te NATO-s ne Kosove, thote se propoganda e ISIS mund te funksionoje tek disa te rinj muslimane te cilet e ndjene veten te paperfaqsuar: 

"Many young Muslims in Europe feel alienated. So you have a festering ulcer that hasn't been cured," said Jacques Klein

Shpresoj qe ndonje nga gazetaret shqiptare te begenise te pyese autoritetet shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove ne lidhje me situaten ne keto vende, nese autoritetet kane pasur sukses ne bllokimin e kanaleve te komunikimit/kalimit te financave dhe njerzve nga Shqiperia dhe Kosova per ne Siri. 

Shqiptaret e shkrete nisen " per lufte " ne Siri e Iraki,  si ai i hershmi yne, qe do delte malit me partizanet,...dobarem, per ndonje placke per shtepine ! 

duhen shporrur nga shqiperia te gjith islamiket qe kan edhe nje dyshim lidhje te vogel apo simpati per keta pedofilat e isis. familjet e te gjith ketyre qe kan ikur me isis duhen izoluar neper kampe perqendrimi. Luft totale pameshir kunder terrorit te islamofashizmit! te rroj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).