Duke marrë shkas nga 25-vjetori i nisjes së ndryshimeve demokratike në Shqipëri, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasadën Gjermane shpallin konkursin kreativ Lindur në '90-ën - Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen! për të rinjtë e lindur në fillim të viteve 1990.

Motivimi i konkursit

Viti 2015 shënon 25-vjetorin e fillimit të lëvizjes demokratike që u pasua me kolapsin e regjimit totalitar në Shqipëri. Fëmijët e demokracisë, të lindur në fund të 1980-ës dhe në vitet 1990 kujtojnë pak ose aspak nga vitet e para të tranzicionit. Dhe ata dinë akoma më pak për të shkuarën. Fëmijëria dhe rinia e tyre është e shenjuar nga tranzicioni dhe sfidat me të cilat është përballur shoqëria shqiptare në dy dekadat e fundit. Sepse një jetë në liri dhe demokraci pas gati gjysmë shekulli diktaturë nuk rezultoi aq e lehtë sa ëndërrohej.

Konkursi Lindur në '90-ën - Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen! dëshiron pikërisht të nxisë dhe motivojë rininë shqiptare të reflektojë mbi të tashmen, duke mësuar nga e shkuara, për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë. Konkretisht pjesëmarrësit në këtë konkurs ftohen t'u japin përgjigje këtyre pyetjeve:

  • Çfarë ju kujton viti 1990?
  • Çfarë nënkuptojnë për ju fjalët "liri" dhe "kufij"?
  • A flisni në familjet tuaja për ngjarjet para dhe pas 1990-ës?
  • Në ç'mënyrë ju shërben kujtesa individuale e gjyshërve, familjes për të kuptuar diktaturën?
  • Kush është dëshira juaj personale lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë?

Duke reflektuar në një prej zhanreve të mëposhtme:

  • Ese & Letërsi
  • Multimedia
  • Arte figurative

Së fundmi, përse duhet ta njohim të shkuarën? Sepse historia nuk ndodh rastësisht. Historia bëhet, dhe janë të rinjtë ata që do ta shkruajnë atë nesër.

Organizatorët e këtij konkursi mendojnë se në 25 vite është bërë pak për sa i përket reflektimit shoqëror mbi të shkuarën dhe pasojat e diktaturës. Të rinjtë e njohin këtë periudhë vetëm nga rrëfimet në familje dhe raportimi në media. Prandaj ky konkurs synon t’i nxisë dhe motivojë ata të reflektojë mbi të tashmen, duke mësuar nga e shkuara, për të krijuar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë.

Të rinjtë ftohen të konkurrojnë me projektet e tyre në një nga zhanret e mëposhtme: Ese & Letërsi, Multimedia dhe Arte Figurative. Punimet do të vlerësohen nga një juri profesionistësh. Organizatorët e këtij konkursi e trajtojnë ballafaqimin me të shkuarën diktatoriale si një çështje që ka interes edhe për gazetarët dhe median, misioni kryesor i të cilëve është formësimi i opinionit publik.

Ceremonia e hapjes së konkursit ishte në 9 qershor. Të pranishëm në ceremoni ishin Zv/Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, Hellmut Hoffmann Ambasador i Republikës Federale Gjermane si edhe Fatos Lubonja, i cili është edhe anëtar i jurisë së këtij konkursi.

Afati i dorëzimit është 05 tetor 2015 ndërsa në fund të muajit tetor do të shpërndahen 10 cmime për fituesit.

6 Komente

Me fjale te permbajtura -  eveniment i ideuar ne menyre te paragjykuar e te parapozicionuar politikisht. Kurajua e adulteve per te shkruar historine e vendit sipas pretendimeve vetjake eshte monotone ne shqiperi.

si mund t'i mesosh historine afatshkurter tjetrit si te ishte 'fikse', e stabilizuar, si me thene, kur emra te jurise ne kete konkurs (me c'shohim me lart) akoma kontestojne edhe historine e larget tonen?

e uroj shume pak kete zhvillim, duke pas parasysh faktin qe celebron 25-vjetorin e '90 dhe shpresen qe ndonje prurje pjesemarresi/eje ne moshe te re te na hedhe nje veshtrim te cilter e te pangarkuar mbi kete periudhe me te cilen ne adulteve te na vije turp.

 

Njoftim! Kerkohen spurdhjake-kalamoj spiuna qe ti rrefejne dynjase ca flitet brenda ne shtepite e tyre...smiley  Hajde bananeeeeeeeee

ajo eshte, po ta thuash si ti - pa u bere qeder shume

edhe ktu tosja? smiley

hej, sinqerisht, tosja ka mbet me i miri atje? you gotta be kidding me! but still, it's so fucking sad.

Shume ide e bukur. Me pelqeu titulli i konkursit por edhe pytjet te cilat jane te hapura dhe jo paragjykuese. Kjo platforme i jep nje shtyse atyre te rinjve qe kane kuriozitet, te zbulojne te kaluaren sipas menyres se vete dhe te reflektojne - jashte ores se historise qe behet ne shkolle dhe perseritjes se gjerave si papagall per nje note me te mire.

Mire do ishte qe punimet e tyre te afishohen ne internet, duke perdorur vetem emrin e pare te konkurentit qe konkursi te jete sa me transparent.

Viti 2015 ....smiley

Edhe njëherë për " Ku është Mollosja , atje është dhe  Tosja " dmth që vërtetohet fjala e urtë e popullit tonë Demokrat , largpamës por pak veshderr në shprehjen e sintetizuar në shekuj .. " Tos -Mollos "

Bota merren në ç moshë duhet të fillojë informacioni për seksin Tosja me debilët e Shqipërisë që pëlqejnë karagjozllëqet meren me #oqellëqe ..Bota planëzon ku të bëjë pushimet dhe si të relaksohen fëmijët , jo si ti mbledhë Tosja nëpër furiqe Idiotësh edhe të gjejë përKarje nga të sëmurë psikikë  që jetojnë  në USA smiley e vende të tjera të Botës . Ja një nga pëjetjet themelore të Toses për kalamajt e pallatit

"Sa spiunë kishte Enveri , Sa kishte Italia Fashiste , sa Zogu dhe sa kishte Skënderbeu . Si kanë penguar ata Demokracinë e Toses ? " smiley

Or po q..jani nënën atij Populli sa të jenë këta idiotë që merren me koqet e Kalit të Skënderbeut ! Po edhe ...kur nuk ka ndonjë OJQ që të Rrahë këto Palaço idesh mesjetare prej inkuizitorësh .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).