Nga 12 qershor në 28 qershor mbahen Lojërat Olimpike Europiane në Baku, Azerbajxhan.  Kosova për herë të parë në histori merr pjesë në lojëra olimpike.  Mbajtësja e flamurit është kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Azerbajxhani nuk e ka njohur akoma Kosovën. 

Lojërat Europiane në Baku inagurojnë një traditë të re sportive.  Ato do të mbahen cdo katër vjet. 

15 Komente

Urime! Lajm i mire dhe i bukur.smiley

Titull fantastik! Kur të hyjë Kosova në BE do të marrë pjesë edhe në Lojrat në Mars.

(me shumë mundësi ky koment është frymëzuar diçka edhe nga marsiania në foto)

Trop, eshte xhudiste ajo dhe ta ben koken me xhunga po i shave jelekun.

Po kjo e ka vesh fistonin mrapsh e ? smiley

Fiqo, kjo eshte ta pishe ne kupe.smiley

jo mer ifiqo, kjo konkuron ne sportin e 5-kaçit dhe eshte bo si qupa maç.

Urime Kosoves dhe se shpejti ne FIFA dhe UEFA!

....megjithate nuk mund ta le pa thene ai "cheesy" exoskeletoni metalik i asaj vajzes eshte komplet nje "eyesore"!

Ashtu e kishin te gjithe konkurrentet , eshte zgjedhje e organizatoreve .

    Simbolike qe na frymzon ne shpresen e bashkimit ne nje shtet ! Eshte pjesa jone e mohuar ne mbi nje shekull.Ne ate cermoni seicili shqiptar shef vehten.Hapat e ngadalte arrijne  te sigurte ku eshte e mira ....! Ju te Amerikes qeshni, talleni me keto lloj gjerash se ju duken pese me hic, nga qe shifni cka arrire Amerika.Se ju i harruat shpejt ca ju punua popullit te kesaj Kosoves tone.Se ju jeni hicer sot, ne detin e madh njerzor te nje Amerike ku shoqeria egziston,  si ...numurore per te paguar taksa ! 

Edhe vete e dini,  qe jeni vetem ...hicer ! 

Urime per me shume Kosoves tone ! 

Grave.

Te lexoj me kujdes dhe me endje cdo here qe shkruan. Kohet e fundit se pse je bere pak agresiv, sidomos kundrejt shqiptareve ne Amerike.

Nuk e di arsyen, perse. Ti ne pergjithsi ruan ca ekuilibra. Vetem per kete, po marr pak kohe qe te te pergjigjem.

I dashur Grava.

Vertet, ne ketu mund te mos kemi miqesi, njohje apo shoqeri me ministra, apo deputete, sic keni ju ne Shqiperi.

Vertet, ne ketu mund te bejme dhe pune te rendomta. Jo te gjithe e kane gjetur vehten ne nivelin social apo profesional. Per kete nuk mund te fejsosh askend.

Vertet mund te jemi "hiçer" ne raport me shkencetare, politikane, artiste e sportiste te cilet jane VIP-a nderkombetare.

Megjithate nje gje e di me siguri;

- Ne ketu nuk jemi servile dhe nuk ja shesim shpirtin asnje politikani kusar, apo drejtori idiot me diplome te blere.

 sepse

- Ne ketu punojme shume dhe i gezohemi djerses sone, pa patur frike se ndonje do te na lere femijet pa buke. Cdo gje e mbeshtesim ne duart dhe mendjen tone.

- Ne ketu jetojme me dinjitet dhe integritet, te cilin e admiron dhe enderron cdo shqiptar, ne Shqiperi e me tej, duke filluar qe nga presidenti dhe deri tek polici i thjeshte.

- Ne ketu i rrisim femijet ne nje shoqeri qe eshte nga me te shendetshmet ne bote.

Per te gjitha keto, si dhe per faktin qe sakrificat tona i sherbejne rritjes se nje brezi te ri shqiptaresh larg nga servilizmi e hipokrizia, larg kusarlleku e urrejtja, larg nga pislleku social, abuzimi dhe dhuna;

NUK LEJOJME ASKEND TE NA VERE EPITETIN "HIÇER"

E mer shoku enver qi bone nji popll me hije.dhe n'treetrithtepes t'notes menjen ke amerika..

e cfare ka per tu gezuar ketu?   qe plani i vjeter serb per te sabotuar ceshtjen shqiptare duke krijuar 3-4 principata krahinore,eshte ne rruge te mbare?

pse,qellimi i shqiptareve ky eshte?   mund te jete lajm pozitiv per halil matoshovicin &co ne kosove dhe much nano group ne shqiperi,por jo per shqiptaret  e pakompleksuar dhe patriote.

olimpiaden tjeter,do zoti merr pjese edhe malesia e madhe,lunxheria dhe golloborda!

Serbia pritet te njohe Kosoven ne daten 23 Qershor? (perflitet ne burime anonime brenda ne BE)

Vucic kishte parapergatitur Serbet se ky takim mund te jete i rende per Serbine, dhe ju kishte bere thirrje per nje unitet te plote pavaresis se c'fare mund te ndodhte

 

A jeni ne terezi ju qe gezoheni per keto lajme? Si i bohet me cu nje ekip nga lagjia ime ne Baku (apo Mars sic thote Tepro) heres tjeter? 

Kosova eshte Shqiperi e nuk ka pse sportistet e saj te konkurojne me flamur me password, se e kane flamurin kombetar per bukuri!

Sidoqofte suksese sportisteve!

P.S. nje shpjegim per injorantet qe urrejne gjithcka vjen nga Kosova, Majlinda eshte ajo qe mban flamurin dhe jo ajo me fustan prej ufoje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).