Që në krye, duhet thënë se titulli i këtij shkrimi është i pasaktë, por është nxjerrë nga një pikëpyetje që buron nga një mendësi e shtresëzuar në një truall mendimi bipolar, e cila e sheh elektoratin shqiptar të destinuar për tu ndarë në dy grupe të mëdha, ndaj dhe krijimi i një poli të tretë duhet doemos t’i hyjë në hise njërit prej tyre. Prej këtej, çdo përpjekje e re për të kandiduar në zgjedhje, nëse nuk hyn në koalicion me ndonjë prej partive të mëdha, konsiderohet si kalë troje i njërit kamp kundër tjetrit. Në fakt, kjo ka funksionuar deri diku në raste të caktuara. Rasti i Hysni Milloshit psh. ishte shumë përcaktues në humbjen e Edi Ramës në zgjedhjet e kaluara, por a do të thotë kjo se duhet të kërkojmë një Hysni në çdo kandidat jashtë vullnetit të dy partive?

Ky lloj arsyetimi me pretendime realiste, por që shfaq më shumë skepticizëm determinist dhe një prirje të ekzagjeruar konspiracioniste, në të vërtetë prodhon një paradoks fatalist. Nëse shumica prej nesh e pranojnë që të dyja partitë e kanë qelbur, sado që jo në mënyrë të barabartë, atëherë si do të mund të gjejmë një forcë politike më të mirë, nëse çdo përpjekje për të krijuar një të tillë do ta shohim si subversion të një pale kundër tjetrës? A nuk jemi duke i shërbyer vetë ne, mbetjes peng në lojën e tyre?

Nuk flas këtu për militantët e të dyja palëve, dhe as për këdo që ka ende shpresë tek ndonjë prej tyre. Nëse 25 vjet nuk kanë mjaftuar për të kuptuar se nuk mund të ketë më shpresë tek PD-ja, e aq më pak tek PS-ja, nuk ia vlen të diskutojmë më gjatë. Këtu flas për atë kategori njerëzish që vazhdojnë dhe vadisin truallin e pengmbetjes në batakun e bipolaritetit, me pretekstin e mbështetjes së «të keqes më të vogël». Ndryshe nga grupi i parë, arsyetimi i këtij të dytit është deri diku i respektueshëm, por përvoja ka treguar se e keqja nuk është zvogëluar duke eleminuar gjithmonë atë që mendojmë se është e keqja më e madhe. Ne votojmë për të keqen më të vogël dhe, kur ajo vjen në pushtet shndërrohet në një të keqe më të madhe se ajo e mëparshmja, e kështu me rradhë, çdo ndërrim pushteti ka sjellë rritjen e saj, diku më shumë e diku më pak.

Ralf Dahrendorf në përsiatjet e tij për të trajtuar konfliktin modern si një mekanizëm zhvillimi nëpërmjet kompeticionit, nuk harron të trajtojë edhe rrezikun e bipolaritetit, si një mundësi për eleminimin e çdo opozite të vërtetë. Në një situatë politike bipolare, palët mund të arrijnë të merren vesh, qoftë edhe në heshtje, për të ruajtur hegjemoninë e tyre të pakërcënuar nga rivalë të tretë apo të katërt. Kjo në të vërtetë i jep mbrojtje statuquosë së të keqes, duke pezulluar kompeticionin, si kusht themelor i demokracisë. Palët mbrojnë njëri-tjetrin nga rivalët e tyre, gjë që mohon shancet e daljes në skenë të forcave të reja politike. Dhe ky është një rrezik i madh për demokracinë. Mendësia që denoncon çdo forcë të re politike si të shitur tek «e keqja më e madhe», nuk bën gjë tjetër vetëm se i shërben të dy të këqijave të bashkëndajnë skenën politike, duke i mohuar vendit një alternativë më të mirë.

Kandidimi i Gjergji Bojaxhiut në garën për Bashkinë e Tiranës, i ka turbulluar disi ujërat e politikës shqiptare, sidomos djathtas. Të dyja palët janë munduar ta luftojnë me heshtje rivalitetin e tij, me idenë që mënyra më e mirë e shmangies është harresa. Megjithatë ka një kategori qytetarësh, të angazhuar djathtas, të cilët e shohin atë si një pykë të Ramës për të ndarë votat e djathta. Në fakt, kjo retorikë, më shumë se të tregojë një të vërtetë, ka për qëllim të prodhojë një realitet. Duke ofruar një shpjegim konspirativ hipotetik, natyrisht që nuk mund të vërtetohet gjë, por nëpërmjet këtij arsyetimi, të paktën ruhet rrjedhja e supozuar e votave.

Në një logjikë më të ftohtë, ky shqetësim i të djathtëve duket i kotë. Pikë së pari, nëse z. Kosova humbet zgjedhjet, kjo nuk do të ndodhë për shkak të Bojaxhiut, pasi të gjitha gjasat tregojnë se PD-ja e ka shumë të vështirë fitoren. Aktualisht Tirana është sot një bastion i së majtës. Të ardhurit nga jugu kanë krijuar shumë zona të majta në Tiranë, duke transformuar kështu shpërndarjen elektorane të kryeqytetit. Z. Basha mezi arriti ta barazojë Ramën, megjithë votat e LSI-së e me gjithë faktin që PD-ja ishte një forcë në pushtet, gjë përgjithësisht demotivon shumë votues në opozitë. Këtij realiteti i shtohet edhe ndarja e re administrative, ku Paskuqani (hambari i PD-së) i kalon Kamzës, ndërsa Tiranës i shtohen një sërë fshatrash e rrethinash historikisht të majta. Vetëm ndonjë mrekulli, nëse njerëzit vërtetë kanë reflektuar nga thika në palcë e qeverisë së Rilindjes, mund të sjellë ndonjë përmbysje, por shqiptarët nuk kanë treguar prej kohësh një nivel të tillë mençurie.

Nga ana tjetër nuk një arsye bindëse përse Bojaxhiu t’i marrë djathtas votat e tij. Ai përfaqëson atë pjesë të elektoratit që është zhgenjyer nga të dy palët dhe natyrisht që të tillë ka majtas e djathtas. Nga ana tjetër, dy kandidaturat e partive të mëdha (z. Kosova dhe z. Veliaj) ofrojnë më shumë mundësinë që Bojaxhiu të marrë vota majtas se djathtas. Nëse z. Kosova është një kandidaturë e pëlqyer nga të djathtët, – për emrin e mirë që ka gëzuar si mjek, për profilin e tij babaxhan, për imazhin e njeriut të thjeshtë, punëtor e të pakorruptuar, – kandidatura e Veliajt gjen shumë pakënaqësi edhe brenda vetë PS-së. Z. Veliaj është prej kohësh objekt talljesh, përqeshjesh e akuzash edhe për shumë simpantizantë të së majtës. Kjo do të bëjë që shumë vota të majta, që nuk aprovojnë kandidimin e tij, të mund të gjejnë z. Bojaxhiu si një alternativë më përfaqësuese.

Kandidatura e Bojaxhiut sjell për herë të parë një mundësi të tretë vërtetë serioze midis dy palëve. Z. Bojaxhiu ka vërtetë një histori të suksesshme në politikë, ku ka arritur të fitojë respektin e shumë njerëzve. Ai është vlerësuar jo vetëm për aftësi drejtuese e menaxhuese, duke pasur edhe një karrierë të mirë profesionale edhe jashtë politikës, por edhe si njeri me integritet, i përjashtuar nga strukturat e PD-së pikërisht për shkak të moskonformimit me lidershipin e saj. Në një truall ku shumë kolegë nga brezi i tij i politikanëve, janë bërë antipatikë për shkak të depersonalizimin që prodhon koniuktura, ai ka humbur vërtetë PD-në, por ka arritur të fitojë një emër të mirë.

Kjo ka bërë që rreth kandidaturës së tij të bashkohen shumë zëra seriozë, të indinjuar me realitetin politik aktual. Figura e Bojaxhiut grumbullon sot rreth vetes një kategori të gjerë qytetarësh nga shtresat e mesme të popullsisë, të distancuar nga realiteti politik aktual e të papërfshirë në interesat e pushtetit. Në këtë mënyrë, Bojaxhiu përfaqëson në këto zgjedhje një fashë votuesisht që refuzojnë të ushqejnë ndonjë prej dy të këqijave të mëdha të këtij vendi: PD dhe PS, – duke iu dhënë tashmë, për herë të parë, një alternativë këtyre zërave. A do t’ia dalë ai të tërheqë një kategori të madhe votuesish? Kjo vlen të shihet. A do t’ia dalë ai të jetë zëri i duhur në përfaqësimin e tyre dhe a do të dijë të mbetet i papërlyer me llumin ekzistues? Kjo mbetet për t’u parë, por tek e fundit edhe për t’u provuar. Fundja te keqen e kemi në xhep me realitetin ekzistues dhe nuk mendoj se mund t’i shtojmë gjë duke provuar alternativa të reja.

34 Komente

o integrimso , po si  quan pd parti te djathte  ti ?

kompeticioni mire,po shume pak! me shume fjale 'evropiane',se nuk te merr njeri seriozisht pastaj!

kujt ja mori bojen bajaxhiu the??

Ja mo 6 vota mi merr mua Gjergji dhe kete ja kam thene hapur fare sapo me beri nje e mail dhe me ftovi ne staf! Tani dikush do me quaje nfa njeri e dikush na tjetri krah.Por po ju them se ne kete vend .... jane shuar krahet .

Ne staf nuk te vi i thashe,  por mendimet e mia do ti percjell .Nuk vete ne staf se e di qe do me merziten disa shoke e miq te vjeter te mite.Keto dreq fushata sec kane dge ca detyrime qe te frenojne ..! jemi nje grusht  popull ! 

Vallahi edhe knej nga nohia ime i merr ca vota Gjergji. 

U daltë hardhja atyne qi i caktojnê zgjedhjet ne ditë plazhi smiley

Cfar nuk bo vaki. Ene Dritan Prifti kolegu KESHIST i Harasonit e Bojaxhiut, kishte deklaru sot qe fiton ne bashki te Fierit, dhe do krijoje parti tjeter ...jo me Gjinushin....por do e kete ne koalcion Gjinushin ne zgjedhjet e ardhshme dhe Dritan Prifti garantonte qe do ishte ne qeveri pas 2 vjetesh. Sa lek kan bo kta ish-Keshistat mer jahoo....

Tek ky autori kam nje verejtje....e fillon mire me pergjithesime e shtretezime  por futet ne gjuhe vulgare qe nuk i shkon per shtat ketij intelektuali qe duhet te jete shume i spikatur ne Shqiperi. Per shembull nuk has ne artikuj te ketij tipi si shprehje qe me Veliajn tallen simpatizantet e tij....ose harron faktin qe Bojaxhiu nuk eshte individi qe pret populli se ne fund aty e ka patur ne krye per vite me rradhe si KOPIST e BERISHIST, ku ka drejtuar institucione shteterore gjysem te partitizuara e teper te korruptuara. Ti rrime afer realitetit apo jo?

Them qe Bojaxhiu do morri ato 1050 votat e Enveristave qe votokan familjarisht si Luli here te fundit, do morri votat e Nanoistave e Blushistave qe Edvini u doli hakut te popullit, si edhe votat e te pakenaqurve e shpresojme te elektorati qe ska votuar tradicionalisht.

NJe ish-PDist si Bojaxhiu pse nuk merr votat e te Djathtes eshte pyetja me e sakte per mue.....

Bojaxhiu do marr mbi 15000 mije vota, prit nje jave qe ta shohesh. 

15001 vota megjithe te timen. 

Mund te marri me shume, 1050 enveriste, plus 5000-6000 Nanoiste e Blushiste, plus 10 000-13 000 te pakenaqur e te votes se bardhe, mund te shkoje mbi 20 000, po ne po vrasim mendjen kush e voto. Ky intelektuali militant i Bojaxhiut nuk e shikon si mundesi qe e djathta nuk e voton fare Bojaxhiun. Po ne se Arben Malaj versioni i Bojaxhiut por i PS do te dilte i pavarur ne Tirane, sa vota te djathta do te mund te merrte i pavarur???? Por ky intelektuali i mesiperm kur pi kafe me shqupista, enverista e keshista nuk ka mendje te beje keto pyetje. dava militanti, por jo bi-polar, tre-polar.

Askujt nuk i merr vota Bojaxhiu, te gjithe ata qe do votojne per te jane ata qe po te mos kishte nje kandidat si Bojaxhiu as qe do merrnin mundimin te dilnin ne zgjedhje per te harxhuar voten per keta te tjeret. Kete e kam te sigurte nga te pakten 30-40 veta qe di une qe do votojne per Bojaxhiun.

Mos me thuj qe te ka cu edhe ty oferte per staf!

smileysmiley Une s'votoj me, ka kohe smiley

    O PF, gjen  dot nje brisk te mire andej ? Se e vetmja gje qe ti mund te besh eshte palo humori,  andej e per brisk ketej !Ai eshte nip ke ne e ti do me be humoristin, e me ke me mu, qe si ty  e plot vulhumbur  i gjej me thase , per ...Zamet e ke, gjeje ! Pas kesaj ( se nuk ke marr vesh ca te kam thene lehtazi) , aty jemi vazhdo po deshe ! 

Rri o burre,  mshoji humbetires se internetit ! 

PS e ka marrë seriozisht dhe Fiton .

Me që është neokomuniste , sipas llapaqenërisë mundet që nga krahu i të ashtuquajturve antikomunsitë reth PD-hit të marrë disa vota të neokomunistëve . Disa antikomunsitë llapaqenës mundet të kalojnë nga Kosova si komunist e sigurims i  vjetër .Mbetet një pakicë as mish as peshk as i djathtë as i majtë që të votojnë për Bojaxhiun sipas  një llapaqensi antikomunist smiley..e kështu ham poshtë e ham lartë ham majtas e ham djathtas , Ham-Hum dhe të baraztundurit smiley

Zgjedhjet është mirë ti Fitojë Normaliteti dhe do ti fitojë Veliaj . Bojaxhiu kishte Rast në se PS do kishte zgjedhur atë si përfaqësues. Edhe kështu si është në rast të ndonjë ÇUDIE me Balotazh ...Bojaxhiu Fiton .

A ja vlen ? Mbështetjen Financiare e ka , prapavijën e ka të pastër përveç ndonjë " fiksimi " nga ndonjëri për vila smiley

Kjo ka bërë që rreth kandidaturës së tij të bashkohen shumë zëra seriozë, të indinjuar me realitetin politik aktual.

Çfarë është ky Mërtiri . Nga ish hetusët apo pjellë e LefTKopesë që ka kalem .al , e që ka zbulu Individë seriozë të indinjuar me Kubën smiley

Nuk besoj ta ketë fjalën për Uturak fevziun .

Skenderbeu bashke me kalin e kishin deklaru voten per Bojaxhiun. Gjergj ai Gjergj une kish thene- sipas ca veshgomerve qe rrinin afer, ulur, shtrire, benin sh... te statuja.
Ne nota me serioze, pjesa me intelektuale dhe e arsimuar ne perendim do te votoj Gjergjin.

Avash o burre se e bote Gjergjin si me qene Universitet Privat. smiley

O patriot, te gjithe Shqiptaret jane njisoj e kan nji vote me e hudh. Cer osht kjo Shqiptar Intelektual apo votues katnar? Po Bojaxhiu a velia a Halima vija do boj ne per rruge e sduhet me vjedh fondet publike. Po nuk voto Kastrioti per Bojaxhiun e Keshit e Kopit, nuk voto per Cunin e Sales. Bojeni deputet ne Vlore nese e doni kaq shume...demokracia eshte e mrekullueshme.

Me fal patrioto per fjalen te pakuptimpte "intelektual". Rudimente te sistemit te shkuar. Doja te thoja shtresa e mesme, ajo qe eshte, sidomos ajo e formuar ne perendim.

Veliaj ka per ta fituar bashkine dhe mund te beje pune me shume se paraardhesit. Veliaj ka probleme me integritetin dhe origjinalitetin. Do jete nje ushtar qe thjesht do marr urdhera.

Shtresa e mesme me sa kum pa une jane ushtare te Ps-pd-LSI sepse vdesin me pas Pune ne shtet. Te varferit e te pasurit nuk e rruajne shume. Super te pasurit jan perseri te politikes ose kan ushtare Ramen e Berishen... Levizin parate per shtetin e politikanve ...vuajne e perfitojne me ta. Po le te bohet ushtar Veliaj se cmimin Rama ka per ta pagu. Problemi eshte te mos na bohen pashallare. Une fryken e kum mos na bohet Vilajeti Pasha pa per ushtar te cmontoje bajoneten e para se ka Pune andej. Me erdhi keq qe Lungomare tani filloj, dy vjet vone.

Po mos e thjeshtezo kaq shume voten more djale. Ndoshta para disa viteve ka qene keshtu, e bipolarizuar vota. Por po ta shikosh me vemendje te dyja partite kane rrudhje vote, nje pol i trete eshte duke u krijuar, ai jo partizan por vizionar dhe me dyshues dhe kerkues.

Sado te rrudhet prape eshte domethenese.

33 apo 29% rrudhje eshte po prap dominuese e te jep pushtet. Problemi eshte Tek dembelizmi, qe sdun me ju fut punes...hap parti....kap 5% shko Tek 8 dhe me pas Tek 12%. Kta dun me ardh e pushtet ne shtator. Po kan Halle njerezit sot e dje e smund te presin. Kjo eshte shtresa e mesme, kan gocen studente per mjekesi, Bo ene specializimin 4 vjet pa pare e te votoj per Bojaxhiun. Nuk ndodh, duhet me u bo presion politikaneve te justifikojne voten e Jo zgjedhje zgjedhje  e suma ne diell.

Dmth nuk krijon vota te reja? Dmth dmth nuk ngjyros vota te bardha? smiley 

Gjynof me vje per Tiranen, por ka per te fitu Veliaj... e di, e di... gjelozia smiley.  Nga ana tjeter perfitimi me i madh Tiranes do ti vinte nga sinkronizimi i kryetarit te bashkise me kryeministrin; por, ashtu mund ti vinte edhe belaja me e madhe. 

Per mu ka per te ngjyros shume vota te bardha, qe eshte gjeja me pozitive plus do morri votat e Enveristeve e te pakenaqurve Socialist....prove per kete e ke te komentet e me siperme. Qudia eshte qe asnje Shqupist nuk e perkrah ne kete blog psvaresisht se ka qene Kopist e Berishist e drejtues Berishist. Shqupi nuk leviz nga istikami plus Edhe e akuzo Gjergjin per diversion....basha Tek news 24...kur Bojaxhiu ish i djathte ha Majtas 

asnje Shqupist nuk e perkrah ne kete blog 

Ashtu sic s'e perkrah asnje ngjalist, pervec kuazimondo qe mendon se reklamimi i Bojaxhi i merr vota PD me shume sesa PS. 

Pastaj berishistet normal qe e kane inat dike qe s'i bindet 1shit te tribu-partise se tyre, sic p.sh. ngjalistet e kane inat Ben Blushin sot por jo dje, apo Meten dje (dhe para-para pardje, por jo para pardje), apo Nano, Malaj, Mejdani, etjpitederritsaegjatebehetlistapotipermendeshtegjithe.

Xhibo si rre ti sy me sy. Po vec Berberit ke ene i tjeter qi te sjell 6 vota familjarisht.  Po cer Ben Blushi o Xhib....osht buke e vjeter....ka me shume se Rama ne politik ene Bamiri i topve, ish minister e kryetar grupi parlamentar ka qene, nuk eshte risi por deshtim bashke me Xhepin. Nuk jan te zot o Xhib, plus Blushin romanet e kan shkeput nga bota e sdi me lidh as ushkurin e brekve. Nano kan qen i lecitur por cti bojm qe e kapi vesi keq....Kryeminister qe u bo horrorri i Brunelove te Tirones se i pinte e si pagute....turp mo. Po kta Socialistat e tu Xhibo jan i cik beqira e te dhon pas lekut...kta socialistat e tu Na noist degjenerun e bon lekist ene Cunin e Sheqeres....Sala i pare ska qen lekist por ka qen i etur per pushtet.... Ene ti do me nasjell prap Nanoistet....leni mor tu dal hakut Edvini se pak ka per tju bo. 

shqupistat poshte e me posht Xhibi...cer pret me MummyKufoma ne Shup.

Më duket se më e drejta është të thuhet Gjergji erdhi ...dmth Hyri në Politikë pas disa trokitjeve . Për katër vjetët e dyta të pushtetit të Ramës , pasi edhe kësaj farë Partie aktuale PD-hi ti kenë rënë thonjt e felinit Palo..ja smiley .... qoftë i zoti të grumbullojë një përvojë e përpunojë një Platformë Perspektivë për vazhdimësi më cilësore të Punës së këtij Ekipi aktual , që do bëjë akoma më shumë .

saliu si pengesë si për Lul buzëqumshtin e dorodolec Nishanin ? ...smiley ka kohë që është një kufomë në kalbëzim.. Janë grahmat e fundit të tij dhe familjes në mos i digjofshim si protesta pas hekurave si qytetarët më të korruptuar që përfitun nga Trafiku postit të të parit të Bajraktarit Berisha  smiley Do jetë një qetësi e madhe shpirtërore , se do bier Rehat ai vend e ata njerëz nga burit e LefTKopeve dhe nga ndotjet e mjedisit me Gomerë e kalmaj pallati .

Urime Gjergjit të profilizojë Votat që do marrë dhe të zgjedhë drejt koalicionet drejt K/Ministrisë ! 2020 është e Kolegëve dhe Nivelit të tij !

    Xake, Gjergji eshte paraqit individi me me formim,me me vizion per aqe sa ja lejojne rrethanat, me  praktiku ne  bisedat me komunitete te ndryshme.Gjergji preku shtresen intelektuale, ate te botes katedrave dhe akademikeve.

   Nga ckam pare  e degjuar une te shkolluar ne Perendim, posacerisht ne Amerike , Gjergji eshte i vecanti.Se degjojme e lexojme plot nga keta qe hiqen se coc kanemesuar andej tutje por si sos paragrafin e pare te shkrimit te tyre bindesh se sa hunje jane.O mercenare o katundare i ke ! 

mbaje more , shofer se ....eshte zen ligesht ky ! 

Në një logjikë më të ftohtë, ky shqetësim i të djathtëve duket i kotë. Pikë së pari, nëse z. Kosova humbet zgjedhjet, kjo nuk do të ndodhë për shkak të Bojaxhiut, pasi të gjitha gjasat tregojnë se PD-ja e ka shumë të vështirë fitoren. Aktualisht Tirana është sot një bastion i së majtës. Të ardhurit nga jugu kanë krijuar shumë zona të majta në Tiranë, duke transformuar kështu shpërndarjen elektorane të kryeqytetit. Z. Basha mezi arriti ta barazojë Ramën, megjithë votat e LSI-së e me gjithë faktin që PD-ja ishte një forcë në pushtet, gjë përgjithësisht demotivon shumë votues në opozitë. Këtij realiteti i shtohet edhe ndarja e re administrative, ku Paskuqani (hambari i PD-së) i kalon Kamzës, ndërsa Tiranës i shtohen një sërë fshatrash e rrethinash historikisht të majta. Vetëm ndonjë mrekulli, nëse njerëzit vërtetë kanë reflektuar nga thika në palcë e qeverisë së Rilindjes, mund të sjellë ndonjë përmbysje, por shqiptarët nuk kanë treguar prej kohësh një nivel të tillë mençurie.

Mirë o Gyskë mirë. Vazhdo matanë. Se mos mendove se i bëre nder Bojaxhiut me këtë artikull. 

Mire mer Ergys mire, po ne fillim merrini votat pastaj beni analize se kujt ja moren.

Nese do gjinden 8452 vota per Gjergjin atehere do quhet sukses i madh, mirepo ky rezultat do jete tre here me i larte se ai FRD-se  e kjo eshte e papranueshme. Nuk shkon kjo keshtu qe nje individ i skedum si hajdut KESH-i te marre me shume vota se partia e Bamirit te cilit nuk i ka dale gjysem fjale per pune te pista.

Beri nje maratone per parkun Gjergji kete fund jave. Pjesmarrja ishte 37 vete, perfshire familjaret e Gjergjit, Ermal Hasimes e nja tre-kater keshilltareve te Beishes se qemotit.

Une parashikoj nje rezultat shume te dobet te Bojaxhiut, po te dobet fare. smiley

Ti mor zotri po parashtron skenarin e vjedhjes se votes se lire!!!!!!!!!

Analiza e autorit ishte e sakte, shpjegonte mentalitetin politik qe vertitet ne boten shqiptare aty, me difektet dhe paragjykimet e saja, shpresat dhe zhgenjimet qe ekzistojne dhe mund te vijne,   dhe ajo qe me pelqeu ne analize ishte se autori fliste apo dukej i paanshem, apartiak.

Mu, do t'me pelqente te fitonte Bojaxhiu, jo per gjo por thjesht te thyente mentalitetin militantist partiak ne Shqiperi, gje qe do te sillte nje fryme te re ne Shqiperi.  

Pikerisht se shume njerez jane lodhur nga keta politikan do te votojne Gjergjin, ata kane shprese qe te lind nje force e re dhe te eliminojne LSI nga fusha e politikes. Per mua ai do te bej nje surprize te madhe ne Tirane.

Ne sondazhin e 3-te te IPR Marketing Bojaxhi vazhdon te mbaje 11% te votave, bravo miletit tirons q'i po ç'milidelëzohet pak e nga pak!

Veliaj, pavaresisht se fitoren e kishte te sigurt qe kur e shpalli Rama, ka 13% me pak vota sesa koalicioni te cilin ai perfaqson (51% vs 64%), dmth keto 13% votat Rama i beri kurban vetem qe ta kete Mr Fikun n'Bashki si Mini Me.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).