Cilat janë gjasat që bashkëshorti/a t'jua dredhë? Profesoresha Kristin Munsç nga Unversiteti i Konektikatit provon t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje nga një këndvështrim ekonomik që u botua dje në American Sociological Review. Munsç krahason gjasat për tradhëti të atyre që fitojnë bukën për familjen dhe atyre që janë ekonomikisht të varur nga partneri.

Sipas The Guardian gjetjet e profesoreshës mund të përmblidhen kështu: Burrat dhe gratë që varen ekonomikisht nga partnerët respektivë kanë gjasa më të larta për të tradhëtuar, por gjasat e burrave janë 3 herë më të larta sesa të grave. Për gratë, ato që varen plotësisht nga partneri gjasat për tradhëti janë 5.2%, ato që bëjnë po aq para sa partneri i kanë gjasat 3.4%, ndërsa gratë që i sigurojnë vetë të gjitha të ardhurat familjare kanë gjasat më të ulëta për tradhëti, 1.5%. Sipas një studimi nga Pew Research Center, në 2011, 15% e grave (amerikane) të martuara fitojnë më shumë para se partnerët e tyre.

Burrat kanë më pak gjasa tër të tradhëtuar (2.9%) kur fitojnë 70% të të ardhurave familjare. Pabesia rritet tek burrat që janë të vetmit që sjellin pra në shtëpi (4%), "Këta burra e dinë se gratë e tyre varen plotësisht nga ata dhe mund të mendojë se për këtë arsye ato nuk do t'i lënë edhe nëse tradhëtojnë." - thotë Munsch për The Wall Street Journal. Interesant mbetet fakti që burrat e varur ekonomikisht nga gratë e tyre tradhëtojnë shumë më shpesh sesa burrat që fitojnë paratë, plot 15% të arasteve. Ndoshta një burrë i varur ka tepër kohë të lirë, dhe mundësi për të tradhëtuar, apo ndoshta një kompleks krijohet që e bën të reagojë në këtë mënyrë? Për të mbërritur në këto rezultate kërkuesja mori të dhënat e 2757 grave dhe burrave heteroseksualë që kishin të paktën 1 vit marrëdhënie me partnerët dhe ishin midis 18 dhe 32 vjeç.

215 Komente

Burrat dhe tre pika! smiley

Tërsisht të pabesueshme! Në zinxhirin e ADN-së nuk është i pranishëm i ashtuquajturi "faktor ekonomik", ndërsa ai biollogjik i qenjes spikat me trashëgiminë e tërheqjes seksuale, dëshira, impulset dhe simptomat e të cilës nuk njohin kufi "të besnikërisë" e aq më pak të "ekonomisë". Libidoja, uria seksuale, epshi, është-ka shkruar frojdi- si tërheqja drejt ushqimit. Atëhere, ta lidhësh joshjen dhe tërheqejen seksuale domosdoshmërisht me paratë, vërtetë që e ka të vështirë të marri kuptim, kur dihet se dy natyrat njerzore, mashkull e femër, trashëgojnë fuqi tërhqje të barabartë, njëlloj të aftë të "tradhtojnë". (iniciativa është e ka të bëjë me historinë e patriarkatit)

 

Pse kemi nje liber ne shtepi nuk do te thote se  s'duhet   te shkojme  ne biblioteke smiley

Kjo mund te shpjegohet lehtazi me korelacionin "te ardhura me te larta > mungese kohe> tradheti me e ulet". Pra mungesa e kohes con ne mundesi me te vogel per tradheti.

Studimi ka harruar qellimisht sherbimet neper rrethe, zbritjen e ashensorit nga kati X ne ground floor, shkembime "idesh dhe mejtimesh" ne zyre, mesuesen me studentin e prapambetur, drejtorin dhe mvarteset etj. Etj.

Sigurisht qe burrat por akoma nuk e kuptoj nese quhet tradheti kur shkon me shoqen e dashnores.

smiley  ooooooo brad. smiley

 Ku bie  Konektikati?

Connecticut! Hartford qendra. Shtet me taxes te larta. Prandaj bejne studime kush e dredh me shume, kur dihet boterisht se kush!!! 

Na beri lemsh kjo shqipja moderne.  Nga ta kuptoje robi i shkrete se Konektikat dhe Connecticut jane e njejta gje?

Dhe une mezi e kaperdiva. Nuk e kuptoj pse I shqiperojne emrat e njerzve, shtetet, qytetet etc. 

ne kemi fjalen e bukur shqipe Kenerik.

Kenerike, me e ne fund. smiley

Cfare dmth Kenerike? Seriozisht.

He pra pse...!?

Mua me duket me shume si shtremberim se sa si shqiperim.   Po nejse.  Ka te drejte njeri qe thote: emigrantet nuk e kuptojne dot sa shume ka ndryshuar Shqiperia.

Ky eshte rregulli i drejtshkrimit te shqipes, qe shkon me shqiperim, apo gjerat shkruhen si lexohen.

Vetem se duhet lexuar   kəˈnetəkət

Varet nga shqiptimi. Keshtu eshte me te gjithe emrat, Itali, France, Gjermani etj. 

Epo shkruhet ndryshe, shqiptohet ndryshe.  Nga ta kuptoje njeriu i shkret perse flitet?

Jo pra ne shqip shkruhet ashtu si shqiptohet, por nga shqiptaret.

Mire,  e lashe.  Po e pranoj se e kam te veshtire te kuptoj bashkekombesit.

...kujt i plasi? 

C'i ke keto idiotsira.Po qe Shekspiri eshte Shakespeare,e dije?Apo rri e vret mendjen pse bashkememedhetaret rrine e flasin per njefare Shekspiri,kur per ju te merguarit Shakespeare eshte njeshi.

Ne Kenerike

Oops, e paska thene emigranti me pare.

He mer se ujku ka namin, po cakalli ben kerdine. smiley

Nje pyetje kisha une , ne arsyetimin tend , Llastica ku hyn , tek Ujku apo Cakalli .

Pytje e veshtire, ja t'i shofim llomet ihersmiley

Te kecat. Fute kemben poshte deres o ujk po ta mbajti!!!!

smiley

Dihet ajo, cakalli me lekure keci maskohet, e hap llafe per ujkun.smiley

Po mire qe qenkan burrat qe tradhetojne, po nuk jane te gjithe homo... i bie qe cdo tradheti ka dhe gruan qe i korrispondon.
jane keto fshatrat e shqiperise se mesme, kurveri e madhe, per nje karte telefoni e japin...

Pranej s'u gjete mo karte ne pazarsmiley

lere aman, historira qe keto telenovelat turke duken per fillestare smiley

po per karte me numër me 20 ca bejne ato?

hajde o koko, ketej se u trete aty, hajde e sdo behesh pishment

smileyKoko mo na thuaj qe je i specializuar ne Milf-e se ka plot dhe nga ato, pa pishmenllek!

Koko ha si supen dhe aragosten, ska probleme smiley

dihet mooo....ilir meta lsi-ja

Tradhtia, kjo çështje përkthimi. Ai do të kishte thënë kjo çështje transference.

TRADHTI f.
1. Veprimtari armiqësore, që kryhet kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; qëndrim prej tradhtari i dikujt, që kryen veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, nxjerr me dashje të fshehta të rëndësishme, arratiset në një vend tjetër etj.; largimi si tradhtar nga parimet e idetë nga një çështje e madhe; shkelje e betimit. Tradhti e lartë. Tradhti e hapur. Tradhti ndaj atdheut (ndaj popullit). Zbuluan (dënuan) tradhtinë. 

Burrat e kane fajin sido qe te flitet ne keto "studimet" e ketyre universiteteve,qe dallohen 10 km lag qe jane komplet te njeanshme.

Burrat dhe grate tradhetojne njelloj,thuhet ne nje studim tjeter dhe kjo eshte e verteta.

Te tjera jane perralla me mbret,te sajuara nga feministet.

Keshtu them dhe une...

Se dhe burrat , ne fund te fundit, kur tradhetojne shkojne me nje grua, apo jo. (Kol Balla ben perjashtim)

Kjo grua, ne kete kohe, a nuk tradhetoka ?

Shenim :

1.  Nuk marrim ketu parasysh seksin me pagese... Nuk hyn te tradhetia, po te nevojat fiziologjike

2. Nuk merret parasysh kontakti jostandart. Prof Doktor Bill Klinton percaktoi qe ky i fundit eshte nje lloj masazhi qe nuk ka asgje te perbashket me tradhetine.

Shenime shume interesante ke. A mund te citohen (just in case) si autoritet serioz i fushes? smiley

Sigurisht TR.

Do ishte kenaqesi te ndaja njohurite e thella teorike dhe ate pak eksperience...smiley

 

Me sa duket ti nuk merr parasysh qe keto femra mund te jene beqare?!

Mezi na kini, se po pakesohemi; mos beni shume p..., pare desha te thosha, smiley po kushtoni me shume vemendje tek gjerat qe kane rendesi. smiley

Parafolës, feministet sajojnë përralla me mbretëreshë. Ama atë "të njëamshmen" e kishe njësh.

Mos dridh muhabetin te besh te zgjuaren.

Te thuash qe burrat tradhetojne me shume, eshte komplet gabim.

Me ke tradhetojne keta burra?

Te gjithe keta burra qe tradhetojne,shkojne me burra apo me gra?

Se une mendoj qe shkojne me gra,qe edhe ato tradhetojne dike,burrin a te dashurin.

Nuk eshte korespondence nje me nje.

SHif perjashtimet me siper smiley

Nuk hyn tek tradhetia, putanat, eskort, apo ndonje fotomodele qe peshkon ne ndonje event me pagese, ketu normalisht qe meshkujt bien me kollaj ne tradheti, por ne lidhjet paralele besoj jane njesoj...

Ca bejne te zgjuarin, ca bejne budallain, por te gjithe pa perjashtim (provuar me fakte nga jeta), behen si mut i rras kur tradhetohen.

E te gjithe keto muhabete te zgjuara jane per te mbuluar plagen e fundit te tradhetise qe ka zene dregeza.

Edhe nje eksperience nga jeta:

Mos i beso te pabesit, tradhetorit. Asnje bese konkrete, perveç i dore muhabet mer jau O Rono. Biles edhe duke bere muhabet, kontrollo portofolin here pas here.

 

Këto bëhen në fillore, rikujtohen në tetëvjeçare, gjimnaz, universitet, pastaj përdoren në jetë në mënyrë të përditshme, https://www.youtube.com/watch?v=6wdCe7PY9YQ, lëre mo në ca profesione. Përrallat me kush jam unë e kush je ti mbaji për duele burrash.

Eshte e qarte se kush...ai/ajo qe eshte me i / e bukura.  smiley

Po sikur tek ajo tema tjeter u tha qe e kishte fajin ai ... geni 7R, kerreje qe te cpetosh.

smileyKënektikati esh si shpirt

 

Wherefore, being a practical Connecticut man, I now shoved this whole problem clear out of my mind till its appointed day and hour should come, in order that I might turn all my attention to the circumstances of the present moment, and be alert and ready to make the most out of them that could be made. One thing at a time, is my motto -- and just play that thing for all it is worth, even if it's only two pair and a jack.

Cer lloj keku eshte ai ne foto? 

shum pak komente kjo tem. un prisja te buciste peshku, nje niagare komentesh. 

po zaten s'ka katandis kot ne vend te 234567-t si faqe. 

Kot keshe frike! Erdhi korrenti!! smiley 

Po mire eskorta,prostituta apo xhigolo ka edhe meshkuj dhe ka plot femra qe porositin meshkuj per seks.

Mos na cani derrasat me keto studime idiote te njeamshme!

Shikoni Shtepijaket e Deshperuara,dhe do te kuptoni se kush tradheton dhe kush nuk tradheton ne nje lidhje.
Sado qe filmi eshte filofeminist,dihet se kush kjane tradhetaret dhe kush jane ata qe punojne dhe mbajne shtepine.

po hajt o korrento dhe ti tani,

rruget jane te mbushura me prostituta femra dhe cunat jane me te predispozuar te ndalojne e ta marrin, pak veshtire nje femer te ndaloje e te marre nje mashkull ne makine, pastaj sa i perket muhabeteve te tjera qe kush e luan me shume a kush fillon i pari besoj se jane njesoj...

"te tradhetojne femrat vlla, te tradhetojne!".smiley

"Ahh tradheti qe e ke emrin grua!"..smiley

Burrat tradhetojne me shume sepse jane biologjikisht ne gjendje te ndajne dashurine nga seksi. Per femrat eshte shume e veshtire te ndajne dashurine nga seksi prandaj kur bien mrena bien me rralle se burrat por me thelle.

po, po..aty mbahu ti!

smiley

me n'fund, nji koment me krip smiley  ahahahaha

Sado te perpiqen femrat te sollen si meshkujt, domethene te bojne seks per sport aq me mire per ne meshkujt por eshte perpjekje e kote. Femra ka kenaqesi me te madhe se mashkull dhe fale ketij superioriteti eshte e destinuar te lidhet shpirterisht me mashkull in Alfa. Ne meshkujt kercejme nga Pema ne peme per te kapur pjeshken e rradhes, si  jemi programuar.

dobet! shume dobet! smiley (edhe ne provimin e letersise e rrezuan...nuk njihte jeten!) 

Dobet....dobet  Audrey por mbetem i etur per dije e per te mesuar deri sa te mbyll syte....Ndonje sygjerim...... please...smileyray:

lebetitje hiqe emertimin superior e alfa se jane inkorrekte. perndryshe ke te drejte. 

E ke gabim, njesoj eshte per te dyja gjinite. "Casual sex doesn't exist!" ka thon njona.

Varet ca nenkupton secili/a me "casual sex", do thoshte Billi

Me c'rast jepni versionet tuaja secili per perkthimin ne shqip te "casual sex". 

Varet...

Megjithate, zonja ne fjale e ka ne kuptimin qe sado "insignicant" ta mendojme se eshte casual sex, perseri le mbresa (te keqija apo te mira).

 

OK po nese e mat me ate kut, mbresa le cdo gje, edhe komentet ne Peshk p.sh. mund te lene mbresa po s'mund te thuash se ke bere seks me to lol

:-D :-D
Po per seksin po flasim. Nuk mund te barazoj seksin me komentet. Pergjithesisht mendimi im ne kete pike eshte : " Individuals vary! " Une them qe kjo zonja ka " harruar " shume gjera e nder to p.sh. qe burrat e pranojne me kollaj qe kane tradhetuar sesa grate, e grate qe tradhetojne dine ta fshehin pabesine me mire ( jo eksperience personale ). Sidoqofte, subjekti ne fjale eshte me spec. smiley

Ti (apo kushdo qe e tha) po thua qe perderisa cdo eksperience seksuale te le mbresat e saj, nuk egziston casual sex, dmth kriteri eshte "te la mbresa". Meqe ti do ta mbajme brenda (seksit muhabetin), mbresa p.sh. te lene dhe pamjet e ndonjeres/it ne palester ose plazh, me raste/moshe keto mbresa mund edhe te breke-materializohen, megjithate nuk jane seks, as casual sex as...c'eshte antonimi i casual sex? Mbase tek kjo pyetja e fundit duhet lidhur se pari gomari; para se te biem dakort se ceshte (ose dime se c'kupon secili me) casual sex, se pari duhet te dime se si perkufizohet/pershkruhet ai seksi qe s'eshte casual. 

Po eshte metafore mo xhib, metafore....
Nuk e kam there une, e ka diskutuar Helen Fisher, I just happen to agree. Whatever makes one happy man, without hurtin' others.

Me bere kurioz, me nje gugllim te shpejte gjeta kete videon e shkurter te saj. Dmth Helen Fisher flet ne terma dashuria=x + y hormone, dhe meqe gjate seksit clirohet hormoni x, i bie qe seksi eshte nje perqindje dashurie automatikisht, po ashtu dhe casual sex.  Qasje shkencore por driteshkurter ne keto ceshtje, per hir te manise se te folurit vetem me metro dhe peshore ne dore (ec ta percaktojme dashurine me hormone meqe hormonet mund ti masem, jo ndjenjat). Pak a shume qasje si shaka-analogjia ime me siper, meqe gjate seksit prodhohen lengje, i bie qe lengjet ne breke=seks, ne mos pakez dashuri sipas kesaj qasje lol. 

Une besoj e di ku do te dalesh ti, qe dmth nje eksperience seksuale, sado kalimtare, eshte sadopak intime dhe s'mund te zhvleresohet si thjesht "casual sex". Ok, por ndaj thashe qe me pare duhej diskutuar antonimi i (the opposite of) casual sex, dmth duheshin percaktuar termat, edhe nga kjo doktoresha, se s'mund te thuash nese ka apo s'ka casual sex kur s'e ke percaktuar me pare se c'kupton ti me non-casual sex. Thjeshtezuar, sic s'ka kuptim te flasesh per orare te shkurtra pune pa pasur nje nocion per oraret normale te punes.  

P.S. Ne ate video Fisher citon nje studim sipas te cilit 1/3 e student-miletit ka kaluar nga one night stand ne mardhenie afatgjate. Ja vlen te germohet qy studimi n'kohe te lire. 

Sec ka ACDC nje karakteristike te perbashket me Shkaben bo nuk po ja ve dot emrin.

Une thjesht dua te them qe tradhetia eshte njesoj e perhapur ne te dyja gjinite.

Thjesht keto fyckat feministe me keto studime pacavure,duan patjeter te stigmatizojne burrat si ata qe prishin familjen me tradhetite e tyre.

Nderkohe kur tradheton gruaja,perseri burrit i ngjitet faji.

Na hapen barkun me keto idiotizma!

studime pacavure

Po nxirri pra studimet jo pacavure?

Ka plot studime qe thone qe burrat dhe grate tradhetojne njesoj.

Kerko dhe do te gjesh.

Po une nuk e kam aftesine tende qe ti ndaj studimet pacavure nga ato jo pacavure.

Dmth ti vertet mendon qe juve grate tradhetoni shume me pak?

acdc, meshkujt zakonisht tradhetojne me te njejtat femra ne qarkullim. ja psh te lagja ime danielën gocen e rrobaqepses ska ngel njeri pa e nok. ose konviktoret te blloku. 

As qe me shkon ndermend te nxjerr knkluzione per probleme qe nuk kam mundesi ti studjoj.

Keto feministet korrento jane ato qe e japin pa problem fare, po te jete per ate pune smiley

Po pra e japin pa problem dhe nuk e quajne tradheti. smiley

Artikull idiot dhe komentueset akoma me idiote...

Keq me vjen, por kete fjali nuk e ke ndertuar mire! I ke "shkund te tera, te bera e te pabera" dhe i fute ne nje thes. Personalisht, nuk me pelqen "political correctness", te them te verteten e shoh me teper si pengese per te vleresuar "objektivisht" meritat e nje femre.

Bojni qef gjer sa te gjeje temern tiku... masanej....

tiku ka qene turni trete dje...

Midis tikut dhe atij qe trumpeto renien e vlerave perendimore, they got it covered. 

i sqarim i vockël. burrat nuk tradhetojne por shkojne. femrat tradhetojne me zemër dhe ajo o tradhtia me e keqe. 

Me shume tradhtojne ata qe kane me shume guxim e me pak skrupuj, dhe me shume kohe te lire, pavaresisht gjinise.

shtrigan si i rrahur me kto pune, cfare pikepamjesh kane mamat e komunes per kte çeshtje?

Problemi me feministet eshte se kerkojne barazi,por kur vjen puna per pergjegjesi apo fenomenet jopozitive ne nje lidhje,atje nuk kerkojne barazi,por ja hedhin topin e fajit 100% burrave.

Nese kerkoni barazi dhe qe e meritoni ta keni,barazia eshte kudo edhe ne perfitime edhe ne pergjegjesi edhe tek faji i lidhjeve dhe martesave te deshtuara.

Ne te kundert vazhdoni besoni se jeni engjet ne planetin Toke dhe besoni studime te tilla idiotesh!

Nuk eshte problem ekonomik, por sic do thoshte dhe vete Grida eshte qeshtje thoi.

Qemoti thuhet: e ka ne thua. smiley Pra e ka huq e po qemoti thuhet qe huqi del me shpirtin.

Ka edhe me : beme mama te te ngjaj ose dardha bie nen dardhe. Vijon, vijon ...

Ja keshtu ka fol menquria popullore perpara se te kryhej ky studimi.

Meqe ra fjala, Grida nuk tradheton sepse nuk eshte e varur ekonomikisht ndaj ta votojme  me 21 Qershor! 

Rrofshin durrsjanet !

per ta mbyll kte muhabet. femrat duan dashuri. meshkujt duan dashuri po edhe pjeshk me *i. aty lind dhe keqkuptimi. 

Femrat duan para,siguri dhe dashuri.

Me nje fjale kerkojne qiqra ne hell.

Meshkujt jane ne stres qe ti sigurojne keto te treja dhe kur nuk arrijne ti sigurojne te treja, fillojne e mbyllen ne vetvete dhe lidhja ka marre tatepjeten.

Rri ore korrent se s'kemi ku shkojme pa femrat. Shyqyr qe i kemi. Se po te donte Zoti e linte Adamin vetem, dhe do quhej Kol Balla pastaj. 

Eksperienca eshte mema e dijes!!!

para,siguri dhe dashuri!

shenoje kte, Bame! Nje sigel e shkelqyer per koalicionin ne zgjedhjet parlamentare.

i qeka fut thelle ne nendergjegje Shen Iliri, ACDC-se! 

kur e pyten xhegerin me at fillim qe si ndiheni, tha pak a shum: me pare mire, me dashni mire, na duhet te punojm per ngritjen ideo-politike.

acdc1, edhe pse nji kundershtar i perbetuar i koalicionit te madh, na dha nje ndihme shume te vyer me trion e mrekullueshme: para, dashuri, siguri. e nisi gramoz pashko ne 91-shin: shume pune, shum para, shum qejf, por sikur nuk ngjiste, s'di pse. Kjo i ka te gjitha shancet. duhet te msojme veten nje here: 

para, dashuri, siguri -

votoni PS & LSI.

Perseritja eshte mema e dijes. smiley

Ne boten e sotme mund te kesh dy mema, ose sipas temes, nje meme dhe nje shoqe te babit. smiley 

fillojne e mbyllen ne vetvete  smiley  ( meshkujt)

dhe hapen ne peshksmiley

Nuk e paskam ditur qe paska meshkuj qe mbyllen ne vetvete e nuk bejne gje. Thashe se do thoshte, nga stresi, zhgenjimi dhe lodhja do gjenin prehje diku tjeter. Krahe te tjera me te ngrohta. Po ncuq u mbyllkan ne vetvete. Kinda funny. Ku gjenden keto meshkuj te tille di gje ti Tirona?! smiley

Jo jo nuk ta them se shkon i han parate ti pastaj me mallkon mua ai. smiley Po nje hint po ta them, kompjuteri punon me te. 

Femrat duan para,siguri dhe dashuri.

Pra Ilir Meta qenka mashkulli ideal! E te mendosh qe ka mbetur me Moniken.

Qasje interesante kjo e studimit, pot e kufizuar nga segmenti i zgjedhur i moshes 18-32. Praktikisht ka lene jashte shumicen e peshqve, e padrejte. Plus qi nuk behet studimi apo stani vec me ngjala.

Je i painformuar.  Peshku eshte gjalleruar me gjak te ri.  Ja shiko shkaben dhe Audrey Hepburn.  Ve bast qe jetojne me mamin.

Kusuri jeton me veten e vet, vetem si qen i nordhet, dmth ose e bi me dore ose i bi me themer, pra gjendje jevgu amerikon (qe ben nje jete me te mire), nderkohe qe komenton O Rono mer jau!

 

Ate per peshqit (e ngjalat) e kisha me Peshk-shaka por pjesen tjeter e kisha seriozisht. Nuk e kam lexuar shkrimin origjinal ne anglisht, por dhe me kaq eshte kampion i cunguar popullsie (mosha 18-32) sidomos si kampion i kesaj qe synon studimi (dmth kush tradheton me shume ke dhe si ndikojne te ardhurat ne tradheti), duke ditur qe mosha 18-20eca vjec eshte pergjithesisht fut-e-qit dhe as e stabilizuar me te ardhurat apo lidhjet afatgjata. 

Po ta lexosh artikullin origjinal do kuptosh qe nuk ka asnje lidhje me ato qe diskutohen ketu.

E lexova tani, besoj se Blendi i ka bere nje permbledhje shume te mire, duke link-uar dhe artikuj te tjere relevante. Komentet pastaj jane tjeter gje. 

Kurse per kete qe thua:

Sec ka ACDC nje karakteristike te perbashket me Shkaben bo nuk po ja ve dot emrin.

Gjeja e perbashket eshte kondrapedalizmi, dmth jo tamam si kondra e bicikletave te vjetra por derivimi i kenaqsise nga te debatuarit thjesht per hir te te shprehurit kundra shume/shumices, pak a shume nje aspekt trollezimi. 

Gjeja e perbashket eshte kondrapedalizmi smiley

Ose "Dhe i vetem trim ne lufte".  Nuk e di nga vjen ky titull po me duket i pershtatshem.

Gjeja e perbashket eshte kondrapedalizmi  [smiley]

Ose "Dhe i vetem trim ne lufte".  Nuk e di nga vjen ky titull po me duket i pershtatshem.

Tek Lambrenedetoja kishte jo nje por qindra "trima ne lufte" qe u pergjigjeshin "peshqve" te facebook-ut. Tek ky forum mund te duket si thua ti, xhanem, por realiteti s'eshte ashtu. smiley

Shperndahuni tani...

sa doli rezultatismiley

akoma s'i kemi numeru fasulet (si ke barcaleta)smiley

kam pa para ca kohesh nje emision tek rai1 pikerisht per kete teme ,dhe merrte ne interviste ne rruge alamet grash,pak e turbullt pamja nga verbimi diellor per privacy,dhe te gjitha thonin me shume qetesi" une vazhdimisht jam ne kerkim te emocioneve te reja,por nuk tradhetoj burrin,ç'lidhje ka "?smiley

mjer kalamojt e shkrete thuj

Is masturbating considered cheating ?

Po, nqs ke shku per ti kerku doren ne familje tjetres, them se po smiley

Qemalo.

Nje shoku im, Bill Klinton e quajne, tha:

- JO, nuk eshte as marrdhenie seksuale dhe as tradheti. Nje keshille: kujdes mos te kapin me ndonje video si Kolin se te merr historia...

Ja me ne fund nje keshille me vlere.  Cfaredo qe te beni, bejeni pa kamera ose me drite mbyllur.

po cfare keshille me vlere na qenka kjo??  -i privon vetes, por edhe partnerit/partneres, ndjesine/kenaqesine e te parit qe gjithashtu eshte shume e rendesishme ne ''cfaredo qe do besh!''

E mire ja ta modifikoj keshillen.  Kenaqesia e te parit ka cmimin Sokol Balla.

jo jo, Kol Balla pati ate cmim qe pati sepse keshtu eshte kur flet me te huajt, te panjohurit/at...  jo me kot na porosisin prinderit kur ishim te vegjel:  mos u fol te panjohurve!  çoç dinin..smiley

Mua nuk mu duk sikur problemi ishte tek e folura smiley

well, e ''folura''  ne kete rast presupozon gjithe paketen e komunkimit... ke parasysh, kur njerzit thone: do flasim ne skype..  ne fakt nenkuptojne, do flasim, do degjohemi, do shihemi etj etj..smiley

Belul, paske goxha Skypeksperience ti me duket smiley

Te fikesh komplet dritat, ti vret emocionin dhe zgjat tranzicionin smiley.

Perjashtim ben ai qe kendon ate kengen... Baliamos: "Dot nuk pritem, dritat fikem"

Por,  edhe po qe e detyrueshme, keshillohet perdorimi i kamerave termike.

Belul vllai, ka ecur shkenca perpara...

po ato kamerat me printer 3D,  kane dale ne qarkullim mo Bubi... c'thote revista prestigjioze: Shkenca dhe Jeta..?

Ne vend te printerit 3D, kendej pari po perdorim ca kukulla plastike qe kane bira gjithandej...

Lere, se eshte bere thagme fare kjo pune Belul vllai.

...because you're a woman. It's easier for a woman not to do it than a man. We have to do it, it's part of our lifestyle ...

-Jerry Seinfeld to Elaine.

ps: kacarrelso, nuk e njof kush osht Koli ,po nuk me duket keq me te mor historia. Any publicity is a good publicity ...

Sokoli i Ballajve, qe del ne televizor.

Per publicitetin jam dakort.

E vetmja gje qe me vjen nder mend eshte fakti qe:  te njohurit para se ti japin doren per ta takuar, do mendohen mire : I ka lare duart Koli apo jo...?

se ku e degjova nje studim qe te dyja palet tradhtojne me fantazi me koleget e punes, grate me teper ndoshta.

tradhtia eshte ruajtje e fantazise, objekt deshire ne distance, pra eshte e shendetshme me mbajt te dyja edhe grune dhe dashnoren, edhe akullore edhe cokollatesmiley

Sot per sot, se neser del teknologjia qe te incizon fantazite dhe Dritan Prifti do beje prap revolucion duke bredhur me ora fantazi-incizuese zyre me zyre. 

Kjo puna e fantazise gjithashtu do ishte nje tregues (apo benchmark, kur thote Muc Nano) i mire ne lidhje me studime te tilla, p.sh. pyetesore tip "A fantazon per dike tjeter nderkohe qe je duke u %! me gruan/burrin/komshienetedashures?" 

Ore, kot me pyt, ku osht sekretari i organizates baze te partise se peshkut ? E kom llafin per njonin qe ishte pak si shume doreleshum me keto : smiley smiley smiley smiley smiley ???

Po me fushaten mo Qemol vllai, nuk e ke kuptu ala ti ?

Peshkun e vuri perfuni. I beri te gjitha kamunista.

Tani eshte hedh ne kerkim te hapsirave te paexploruara smiley

Ka tradhtu...

ne fakt sikur s'osht keq me u bo dalje nga peshku.

tema si kjo te kallxojn qe dro nuk perket mo ktu.

you simply don't belong.  

Shikoni kush e ka bere studimin dhe gjykojeni sa e paanshme eshte:

And what would our professional sports look like? Imagine LeBron James or Tom Brady missing nine months of action. If Tom Brady did give birth, most men would understand if he wanted to take time off to stay home with the kids and maybe even start a daddy blog while Gisele brought home the bacon.

“Women are still primarily responsible for the majority of childcare in this country and so if men were able to give birth, I think that a lot of these stereotypes would break down and we would also associate caregiving and nurturing and things like that with men and masculinity as well,” says Christin Munsch, Assistant Professor of Sociology at Furman University.

Idiote me kartele! smiley

Kenge kolonesh turq.

Vari lesht!

Nuk e degjova fare,se mu duk vetja si ne Stamboll jo ne Shqiperi.

Mos thuaj qe edhe Mimoza tu duk si Elahjada! smiley

Nuk e degjova kengen pashe vetem 10secondat e para,sa degjova ritmin dhe e mbylla.

Si shpjegohet ACDC qe do te hiqesh si intelektual perendimor por mendimet i ke shume te prapambetura!!!! smiley

Une jam me filoperendimor se shume nga juve ketu.

Por une jam per barazi reale dhe jo per stereotipe.

Te vjen mire ti kur gjykohesh nga dikush se je 'shqiptare".Jo!
Edhe mua nuk me vjen mire kur gjykohem nga gjinia dhe si i tille duhet te jem mashtrues,tradhetar etj etj
Juve thjesht jeni skllever te korrektesise politike dhe perseritni vetem kasetat qe ju fut media liberale ne vendet qe jeni.

Nuk e lexon pacavuren e mendimeve qe na ka servirur shkruesja e artikullit?

Si mund ti besoj une kesaj qe nuk eshte bias?

Ndersa per juve,nga qe jeni skllever te korrektesise politike,jeni dakort me balten qe hidhet lart e poshte nga ata qe ju shkruajne kasetat qe keni ne koke.
Dhe jo vetem qe i besoni po na i sillni edhe ne kete blog,per te diskutuar studimin e nje idioteje me kartele.

Mos u nda nga kopeja. O do dukesh si budalla o shejtan i djallezuar! smiley 

Une i them gjerat si i mendoj.

Skam frike,si puna juaj.

Nese nuk ju pelqen mendimi im,ma hidhin poshte me fakte jo me sulme personale sic po bejne ata me siper.

Por une jam per barazi reale dhe jo per stereotipe.

Ta mbeshtes (as in "agreed").  smiley

si ne teme peshqish qe jemi...peshku sharre ka aftesine te riprodhohet pa mashkull

si ta intepretoj peshku shkret ket?

Nje lidhje e tradheton ...kthimi i saj ...ne e zakonshme dhe ahere pikerisht kjo e tradheton ate..! Behet nje lidhje qe vdes ngadale ..

Grave, si specialist qe je si shpjegohet qe ky studimi i mesiperm na bje ndesh me aventurat extraconiugale te bujkeshave mbrapa mullarit apo dëngut te sapokorrur me miser?

...se rendimenti 104% apo jo?

...duhet pritur  qe te ftohen " hekurat " si te kristines ...per tu dhene mend te tjereve! Lidhja quhet e tille kur lind nga dashuria.Dhe ajo vdes sapo ne lidhje bie heshtja e te zakonshmes.Humbet bukuria e lidhjes, forca terheqese qe ate e mban gjithenje nen variacione ...! 

   Po si more mergimtare ...ne Amerike, kryesisht , e nuk e ..rr tr ...  te na sillni dicka qe tja vleje. Mbetet ushtare ..mercenare te ketyree kusareve te cerek shekullit.! Nxirrni ore ...kur shqiptari i pare shkeli Ameriken, sa vete vajten fillimisht ....ku me shume? Po ne NYC  sa shqiptare shkelen per hete te pare? Sa shqiptare kan te  kaluar ...ne karamanjolle, karrigen elektrike etj.Ka shqiptare te hershem me tituj nga... hunje gardhi e deri profesore ? Sa shqiptare jane heroj te Amerikes? Sa sot jane burgjeve , sa i kemi te ...." cmendur " se ja shtojme ata qe i numurojme qe ketej ..Sillni mor frymen amerikane te pragmatizmit ! 

Thojnani ore te pakten sa shqiptare vajten e mbeten " cobane " si te radhes tuaj ...! Blog me intelektuale ....! Leshi ! Bejeni kete blog te mendjes qe tu lexojne se i keni mundesite , por largojeni menen  nga veni i lig ! 

Ju ndjek dhe beni vec gam gam pa piken e impenjimit per te sjelle ...makari edhe nje gur nga te Amerikes, por mbetet duke gjujt me llastiqe, njoni krah tjetrin ! 

Grava. Po ne ktu vijme qe te zbavitemi e te shlodhemi, jo per pune.

Sa per pune, na bie kurrizi gjithe diten e na lun b... vendit.

Edhe ketu ne pune do na vini, te bejme studime e kerkime ?  Mos na ktheni aksionet e qemoti ...

Pastaj:

Cfare rendesie ka se sa vajten ne Amerike : 200 apo 200 000 ?  cfare ndryshon ne jeten tone?

Ne u denuan 1000 apo asnje ? , cfare na meson, qe jemi te mire apo te keqinj ?

Heroi me i madh me origjine shqiptare shpiku Viagren.  Na nderon kjo apo jo ?

E rendesishme eshte qe njeriu te mbaje koken lart dhe te punoje me dinjitet.

Po, a punon çoban apo doktor, kjo nuk ka diference...

 

Grave je institucion me keto mendime...

Po a e pate cna beri presidenti italian ? Bera nje shkrim te gjate ne Telegraf, percolla dhe dicka ketu por adminet nuk i vleresojne ! Eshte problem shum i madh per Ajademiket por i kemi merhume ,

Foli ne Parlamentin Serb Matarela ! Spiketi serb i Parlamentit( ju lutem shifni linkun se do shkuleni se qeshuri dhe do shtrengoni dhembet ! 

" Tashi ja japim fjalen Presidentit italian, zotit ...Martadella ! " - Tha vici serb

 Dhe Matarela, i katandisur ne sallam , tha: " Kombi juaj i ka dhene krishterimit 17 Pape sikunder ishte me i rendesishm...Kobstandini ..! 

Kur e degjova ju luta Perendise te me jepte mundesine qe ate moment ti jepja nje flakerime surratit atij firaunit ! Konstandini dardan vdiq ne vitin 332 pas Krishtit ndersa mararadelket serbe erdhe gati 300 vjet pas Konstandinit ne Ballkan, qe nga stepat e uraleve...! 

Shifni ca duartrokitje parlamentaret vicer serbe ! Dhe vec meje asnje nuk ka fole ! Te gjitha figurat po na i vjedhin e ne kemi akademi e akademike ..., 

e degjova si lajm nga italiani, po se morra vesh u ngaterrua apo e beri kastile, se nuk merren vesh keta sllavet...

E jo mor jo jane komplet.... vicer ! 

tashti, ti grava sikur je tyrk ne zemer...c'ne numeron sa papa ka qit poplli jon? Ti numro sa mulla kena qit...ene kur te vij yxhym qafiri...t'ja numerosh nje me nje

bBindemi qe Amerika  i ben njerzit ..." te pa b..." , por me qe nuk i dua te mite ,  te tille u lutem te merren, me pune qe i udheheq koka larte ..! Sa te mundeni o bure nga  nje gje qe tja vleje ..! 

Si ja boni njoni kur erdhi ne Amerik per vizit...

po shqiptaret, nuk mblidhen ketu kur vjen ndonje nga shqiperia?

smiley

kshu ne grava... nuk mblidheni ju ke peshku te degjoni pordhet e plakut mere?

Ti tregon se nga ke marre rrjedhen ! Dhe une ta kam thene por si asaj ere qe nuk te ndahet ...rri se ne jatak je ! 

po histori me telekomande do ti...he, si pasunar qe je. hypja avionit, ne amerik - ene hyri databazave

ose...paguj nanjonin ta boj ket pune

ose...mos fol fare smiley

Grava e ka llafin qe ne te mblidhemi te peshku e te flasim per Faikun, te madhin Faik!!

Duket qe je i papjekur qe qesh me keto budalleqe se dhe ti kur ke ikur qe ketej i pagdhendur ose me sakte me bisht ke qene po mbase i morre ca nocione andej te jetes e te duken te tjeret sikur nuk marrin vesh. edhe po te te vi ndonje njeri qe ke ketej do flasi me te njejtat terma, qe nje njeri me mend si shqiptar/amerikan/kinez e mirekupton. dukesh qe je goxha djale e me kohen do piqesh, eshte proces...

vllaznit nga atdheu rralle e kapin absurditetin e asaj qe thone apo kerkojne....

as qe nuk diskutohet qe ja fusin leshit shume here, po duhet durim, se di per eksperiencat e tua, po shume nga bashkeatdhetaret tane jane kuptuar e mirekuptuar nga vendasit ne vendet ku kane vajtur dhe ai qe gdhendet e gjen rrugen pastaj. mos te keqkuptohemii eshte muhabet miqesor...

Po ju tthem nje ngjarje qe e kam pare ne kalanil ID,ku jepen rastet reale te policise.

Ishte nje emision per vrasje brenda familjes .Pune milionerash dhe miliarderash.Eshte cikel emisionesh.

Atje mora vesh qe nje nga njerezit me te pasur te shtetit Ohio ishte nje shqiptar me emrin Petraq Milo,qe kontrollonte gjithe biznesin e perukerive dhe salloneve te bukurise.

Pasuria e tij ne vtinin 1970 qe ndodhi ngjarja ishte 250 milion $.

Ngjarja kish te bente me kontrollin e kompanise ku nje vella pagoi nje vrases qe vrau vellain tjeter.

Emisioni sa kishte filluar kur e hapa tv dhe me terhoqi.

Vetem pasi kishte ndodhur ngjarja dhe nje miku i familjes qe po intervistohej tha : "qe ata si shqiptare safi qe ishin kurre nuk mund ta besonin qe ka qene nje njeri i familjes ne mes"

U habita dhe vertet emisioni ishte tamam si tek filmi Dinastia.

Si perfundim fajtori pra vellai u fut ne burg perjete,e motra per disa aresye qe tani sme kujtohen shiti pjesen e saj te kompanise dhe biznesi iku per lesh.

Me qe ta fjala dhe Grava kerkoi ngjarje nga shqiptaret e Amerikes.

 

Nuk ka kandar qe te peshoje tradhetin, nje kjo,

e dyta,   duhet me gjet pyetjen pse tradhtojne burrat ose grate ? pse ka tradheti ?

Nga kjo faqe del se numuri i vizitoreve eshte gati 50-50%

Akoma asnji se ka kuptu. mashkulli qe te funksionojë duhet te 'tradhetoje'. Nuk eshte tekë eshte nevojë.

Kurse femra e ben per kapriço. 

Si e lame mo , grate apo burrat.

Sipas kushteve..kush ka mundesi me shume le te tradhetoje..

Dmth pas gjithe kesaj ne kete konkluzion dole ti Ketlina.

Si pas gjithe kesaj, komenteve apo studimit? 

Komenteve , them se ndikohesh shume nga komentet.

Pse paskam dhene prova une keshtu qe ndikohem nga komentet!

nuk eshte pyetje.

Ju nuk u duan as studimet! smiley Se po te dilte qe ishte femra do pyesnim brunet apo bjondet? 

Brunet .

smiley e gjete nga eksperienca 

sa e keqe bohesh nojhere smiley

Perse? Perse? Perse?

She's Not Getting Enough
Oxytocin
, a hormone that plays a central role in our urge to bond, spikes to levels three to five times higher than usual just before orgasm. The hormone is more intense in females than in males, so women develop a stronger sense of bonding through sex.

"If the two of you are not having as much sex as you used to, she might interpret this as a sign that you don't find her attractive and that you don't love her," Fischoff says. "She may seek someone outside the relationship to validate that she's still sexually attractive."

A so-so sex life could also mean you have unresolved problems between you. Research conducted by Shirley Glass, Ph.D., author of Not Just Friends, found that 79 percent of cheating women cited dissatisfaction in the marriage as the cause.

 

Plus qe duhen perditesuar ideal-simbolet e institucionit te marteses; keku/sheqeri te fryn si lope (dhe si ka, qe te mos kemi paragjykime gjinore) dmth kontribuon ne tradheti. 

Epo rripi i treadmill-it s'pritet dot aq kollaj me thike, e kam provuar - do replikonte Llastica. E drejte. Kshu qe duhet gjetur dicka tjeter si simbol. 

Shumica e njerezve nuk jetojne ate qe kane, por ate qe mendojne se do te kene.

sipas Shaqos, shites buke ne Vlore, nuk behet fjale per tradheti. Eshte thjesht puqje mendimesh, kendveshtrimi apo pozicioni.

Edhe une keshtu mendoja Jardin por ja qe doli njera ne tv dhe ankoheshe se burri donte seks cdo nate...

nuk u gjendet asnjehere femrave.

Mire ka thene Frojdi:

Pjesa e erret e kontinentit.

Kur u dorezua ai qe mbahet babai i psikoterapise, kush jemi ne te tjeret qe te veme ne dyshim Frojdin?

Nuk e sheh idioten qe ka bere studimin?

Duhet te ngelen meshkujt shtetzene- konludoi ajo...

Nese burri do seks cdo nate ndersa ajo, jo, s'do te thote shume. Ajo mund mos ta doje cdo nate sepse nuk merr me kenaqesi nga ai, nuk perpiqet... smiley

Ke te drejte.

Shume te ngaterruara keto pune...

O Emo mer jau, a ke ndonje lajm qe eshte zbuluar hormoni i tradhetise ne gjenin e tradhetorit?

Se kshu zgjidhej njehere e mire dhe nje rruge e dy pune: problemi i af of-eve te Kopshtit, njekohesisht me problemin e Kopshtit shkëmbor te Evropës Juglindore.

 

Nuk ka te tilla tiku, ka vetem situata kur perenia te ve 5 milje nga tundimi e 5 nga drita. Nga do mbac thua ti, po andej nga te ve perendia me fytyre derman. Po te vuri me fytyre 90 grade nga te dyja sic e gjen veten dhe ti,do thuac ti? Ketu fillojne pikpytjet dhe hamendesimet tiku, ketu fillojne... smiley 

Si perfundim burrat dolen maskarenj nga ky studimi..smiley

He mo nga ky studimi burrat dolen maskarenj! smiley

avash moj, avash. e morem vesh, s'eshte nevoja ta perserisesh

Ia paska vlejt 10$shi vallai. Aq bo nje app qe shitet ne treg te zi te peshkut dhe qe te trego kush jane cheaters, komentet e tyre behen te kuq. Bo bo skuqka peshku, edhe ca qe do vije doren ne zjarr.smiley 

Tiku kshu?

i semuri , i pafati, i pangopuri, ziliqari, qefliu, i stresuari, i merzituri, budallai e me rradhe

them se nuk ka gjni , tradhton lloji i robit

T'i qasesh nga te ardhurat ketij muhabeti dmth ta quash funksionale tradhetine. Rruga per tek tradhetia nuk kalon nga te ardhurat ne shumicen e rasteve. Eshte thjesht ceshtje oreksi (gluttony). Aty-aty jane si meshkujt, si femrat, por personalisht meshkujt me duken pak me primitive se femrat ne kete aspekt, s'mbajne shume presion.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).