Një ditë më parë një 27-vjeçar nga Elbasani u hodh nga një pallat 11-katësh në qendër të qytetit dhe shkaku duket se ka qenë humbja e parave në loto. Sipas policisë së Elbasanit, i riu prej kohësh ndodhej në një gjendje depresive të rënduar Pas hetimeve rezultoi se i riu, djalë i vetëm i familjes kishte humbur një shumë prej 1 milion lekësh në loto dhe gjendja e rëndë depresive për këtë e çoi në vendimin ekstrem për jetën”, bëhet me dije nga policia. Ngjarja: 27-vjeçari me inicialet S.L. është hedhur nga bar “Divino” që ndodhet në katin e fundit të një pallati 12-katësh, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi dje pasdite.

6 Komente

C'eshte ky lajm pacavure.

Policia e Elbasanit na paska dale ne konkluzion se gjendja e renduar depresive e coi ne vendim ekstrem!

Ne Elbasan vertet ka nje institucion te specializuar per semundjet mendore por kjo nuk eshte policia.

po si te mos dali policia ne kete konkluzion...duke u nis nga te dhenat paraprake, askush nuk do e zgjidhte dot dilemen me poshte

 

Lotoja shtyu 27-vjeçarin të hidhej nga kati i 11-të

është hedhur nga bar “Divino” që ndodhet në katin e fundit të një pallati 12-katësh,

Komentuesi, po ç'ke more djale qe nxehesh me artikullin dhe policine. Ai eshte konkluzioni i policise pas verifikimeve qe ben. 

Ka pas noj hall tjeter besoj se nuk hidhet burri nga catia se la leke ne lloto.

Gjithcka qe di dhe kam degjuar eshte qe ishte nje person qe kishte probleme ne familje.. Mamaja ishte e paralizuar ndersa babi ne gjendje depresion, barra e nje familje te tere kishte ren mbi te.. ka dhe nga ato qe thojne qe ka humbur para ne lloto apo lojra fati.. gjithsesi mendoj qe shume njerez strehoen ke llotoja apo tek veset vetem e vetem sepse nuk i japin duf jetes.. dhe prokuroria ne vend tja vej fajin veseve duhet te interesohet si mbijetojne keto dhe cfare ka bere ky ishtet qe njerzit te mos hidhen nga "Divino" 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).