Historikisht është e pamundur më qenë njëkohësisht edhe Maqedon edhe Sllav. Një maqedon i cili i përket vitit 300 p.e.s. ndahet me 1000 vjet nga një sllav i ardhur në vitin 700 e.s. Që domethënë se në  rajonin e Maqedonisë ndodhen vendasit Shqiptarë Maqedonë (ose shkurt, Maqedonë) dhe popullsi e ardhur sllave, turke, rumune dhe roma. Bullgarët e kanë të pasaktë t'i mëtojnë Maqedonët (Shqiptarët Maqedonë) si "vëllezër", sepse kurdoherë është e pamundur me qenë njëkohësisht edhe maqedon edhe sllav ngase 700 - (-300) = 1000.

            A do ishte zgjuarsi mos me kryer veprimin aritmetik 700 - (-300) = 1000 ? A është zgjuarsi me ia dhënë apo pranuar emërtimin Maqedon një sllavi dhe më pas me e dëgjuar veten ardhacak dhe popullatën sllave vendase? A nuk lexohet Lumi i Bardhë ose Bardhari "Vardar" në gjuhët e kishave ortodokse bizantine? Ky lumë kalon nëpër Shkup, më pas në Maqedoninë lindore dhe vazhdon drejt jugut derisa derdhet në Detin Egje në të djathtë të Selanikut. A nuk e vërteton edhe kjo se gjuha shqipe ka qenë e shkruar shumë kohë para dyndjes së sllavëve në Europën juglindore?

            Perandoria romane lindore (ortodokse e krishtere, bizantine) dhe ajo osmane si vazhdim i saj i njihnin, i ndanin, përkufizonin, gruponin njerëzit sipas besimeve fetare. Njësitë fetare ishin njësi vet-administrimi në shërbim të perandorit bizantin dhe sulltanit të mëvonshëm. Edhe pas rrëzimit me luftë të perandorit bizantin nga hordhitë osmane, patriarkana kishtare ortodokse në Stamboll nuk e humbi vlerën e komisarit edhe nën sulltanin osman. Degët kishtare ortodokse, rrjeti i xhamijave të sulltanatit dhe degët kishtare katolike në varësi të Vatikanit ishin në garë për t'i marrë e rimarrë sa më shumë territor, toka, popullata njëra tjetrës. Rrjetet e kishave ortodokse bizantine u treguan shumë të afta në përhapjen e gjuhëve kishtare dhe mbulimin e gjuhëve natyrore tek popullatat që futnin në vathë. Për shembull, gjuha sllave zyrtare në Maqedoni i përket të folurës së Shkupit dhe ngjason më shumë me gjuhën bullgare se sa me atë serbe. Veç investimit të hershëm bullgar që më 1893 në Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedone (VMRO, edhe sot) e cila kërkontë bashkim me Bullgarinë, ky ishte një shkak tjetër pse ushtria fashiste bullgare hyri pa pengesa në Maqedoni gjatë Luftës II Botërore.

            Faqja e parë në përfitimin dhe tretjen e popullatave të reja ishte [dhe është] ndarja nga e shkuara e tyre, harrimi i saj dhe i vetvetes, harrimi dhe edukimi i urrejtjes ndaj lidhjeve apo përkatësive të shkuara shoqërore. Rrjeshti i parë për atë qëllim ishte vendosja e emrave të rinj, emrave fetarë apo ndryshimët e emrave. Fakti se emrat apo mbiemrat në Serbi, Malsi, Kroaci mbarojnë më -iç ose -viç, në Maqedoni me -ovski ose -ski, në Greqi me -os, -is tregon se këto popuj nuk janë kombe por grupe shoqërore.

            Në ngjashmëri, popullatat e besimit mosleman përmbajnë emra turk, osmanë, arabikë dhe fetarë islamikë. Sllavëve, e së pari serbëve dhe rusëve në shpinë të tyre, iu interesonte [dhe iu intereson edhe] sot që shqiptarët e patretur nën kishat bizantine ortodokse të ishin islamikë në dukje dhe besim fetar, jo arbërorë, jo ilirë, jo shqiptarë, sepse ashtu ato shpërnguleshin (si ndodhte) më lehtë me forcë dhe në marrëveshje me Turqinë drejt Turqisë.

            Për t'i vënë vulën atij rrjeshti të parë ndryshimi përdoreshin regjistrimet e popullatave. Regjistrimi në Jugosllavinë Nr.1 u bë në vitin 1921, në Jugoslavinë Nr. 2 u bë në vitin 1931 dhe në Jugoslavinë Nr. 3 (Jugoslavia komuniste, e fundit) u bënë në vitet 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991. Në ato regjistrime, veç detyrimit të vendosjeve të prapashtesave -iç, -viç, -ov, -ski, -ovski në mbiemra, u përdor edhe një taktikë për të këputur lidhjen me lashtësinë arbërore të vendasve shqiptarë. Shqiptarëve iu kërkohej që zyrtarisht, në dokumenta, të mbanin si mbiemër të familjes emrin e gjyshit të fundit që nuk ishte gjallë. Emri i atij gjyshi zakonisht ishte emër fetar ose  islamik ose ortodoks. Brezat e rinj në rritje dalëngadalë dhe pa dashje harronin trashëgiminë përtej dy brezave të vjetër dhe përfytyrimi tyre për vetveten, përkatësinë dhe kombin bëhej "i riu".

            Megjithatë, shqiptarët i mbijetuan planeve të shfarosjeve dhe shpërnguljeve fizike dhe mendore të tyre. Për shqiptarët, besimi fetar nuk është përcaktues i kombit apo i kufinjve shtetërorë. Dallgët luftarake dhe fetare që janë derdhur ndër shekuj në rajonin e Maqedonisë kanë ndikuar harrimin e vetvetes tek shqiptarët maqedonë (maqedonët), sidomos tek ato të besimit fetar të krishterë ortodoks. Megjithatë, ato tani po zgjohen dhe në rajonin e Maqedonisë gjithnjë e më shumë besimtarë të krishterë ortodoksë po dalin vetë në dukje si shqiptarë. Një rreze drite mbi to ndriçon shumë.

            Prandaj gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e Gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri. Gjithë maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domëthënë shqiptarë, vendas. Nëse egziston përplasje në rajonin e Maqedonisë, ajo është midis vendasve maqedonë (shqiptarëve maqedonë) dhe sllavëve të ardhur përfshirë shërbëtorët dhe të gënjyerit e tyre; sepse 700 - (-300) = 1000.

8 Komente

Shume e drejte. Njesoj si me thene "shqiptaret turq". 

kujt i thua saimir,baballareve te ronaldinjove dhe nenave te palomavesmiley

qe gadishulli ilirik eshte teresisht shqiptar,kete e dine te ashtuquajturit greke dhe sllavet ardhacake!  te vetmit qe nuk e dine jane shqiptaret e integruar qe kane bere vaksinen lubonja!

jam i sigurte qe shqiptaret,paralelisht me zgjimin e tyre,do tentojne te kthehen ne tokat e ''xanuna'' nga fqinjet.  nga ana tjeter,fqinjet,si gjithmone do te mundohen ta paralizojne kete zgjim,duke investuar fuqishem ne dobesimin e kombetarizmit shqiptar dhe ne fuqizimin e taktikes frytdhenese te krahinarizmit dhe fetarizmit.

nga fituesi i perballjes kombetarizem-krahinarizem do varet edhe fati gadishullit ilirik.   per momentin nuk jemi fitues.

Ky eshte nje problem shum i kadh i kombit shqiptar, nje problem unik per tere Akademite tona, per gjith akademiket tane.Nuk justifikohen ata kur degjojne Presidentin italian Matarela ( martadella e quajti Kryetari Parlamentit serb kur i dha fjalen per tu fole ) pergezoi parlamentaret serbe per Perandorin  qe i paskej dhene kultures botrore  populli " Serb"... Konstandinin e Madh...!  Serbet erdhe gati 300 vjet si kish ndruar jete Konstandini i Madh ...nga Iliria , e ky presidenti i paditur  italian ja u faturon serbeve ...!

Po mire, une do te thoja qe kemi shqipetaro-maqedone dhe sllavo -maqedone, meqe keto jane 2 popullsi dominuese ne teritorin e FYROM-it te sotem. Por atje kemi edhe turq, arumune, rome dhe greke. Fakti qe minimalisht shqiptaro-maqedonet jane rreth 1000 vjet me te vjeter se sllavo - maqedonasit nuk duhet te krijoje ndonje perparesi apo privilegj, se ne fund te fundit, kane ne ato troje te pakten 1400 vjet, e krahasuar me europiano-amerikanet jane 1000 vjet me te vjeter. Edhe toka ne Bathore dikur ka qene e fisit tim, por jo me shume se 10 -15 vjet me pare u invadua nga shqiptaro-verioret apo edhe nga shqiptaro-jugoret dhe tashme u ligjerua si e tyrja nga shteti ligjor. Tani une si tia bej, te kerkoj e te luftoje per te drejten e shqiparo-maqedonesve perpara kesaj times, apo te mendoj dhe te punoj qe e ardhmja eshte integrimi?  

o sa mir' me qen' Ilir
o sa mir' me qen' i lir'
o sa mir' mos me e shit veten lir'

si ke arritur te ngjizesh kaq shume budallalleqe brenda hapesires se nje shkrimi 1000 fjalesh (le te themi)???? e cuditshme!

Artikulli ishte interesant, e ajo qe duhet shtuar eshte se shum popuj jane asimiluar nga grupet e fuqishme fetare. Kemi psh, berberet qe jetonin ne ter Afriken veriore dikur, para shum shekujsh, apo grupe/fise te ndryshme ne Azi, qe u kthyhen ne arabe, pra u asimiluan. Ose grupet, popujt e ndryshem ne Europen lindore, qe e kthyhen ne sllave nga invazioni dhe kultura sllave. 

E rendesishme eshte qe televizionet shqiptare te flasin per kete asimilim, duke sjelle fakte dhe ngjarjet konkrete qe kane ndodhur. Keshtu fillojne e ndergjegjesohen shqiptaret e Malit te zi, Maqedonise, Sanxhakut, Greqise, qe jane asimiluar apo jane ne asimilim e siper. 

Obobo, ja car hum' robi nji uikend me shku n'plazh!! smiley

Lolja quhej ky shkrusi dhe jo me t'padrejte! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).