Dy ditë më parë në "Opinion" kryeministri Rama paralajmëroi se në shtator do të realizohet reforma në drejtësi. Kjo reformë konsiderohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm si reforma më e rëndësishme për demokracinë shqiptare në këto 25 vjet tranzicioni. Gjykatat shqiptare njihen si të korruptuara dhe si pengesë kryesore, bashkë me politikanët e pandershëm, për ndërtimin e një shteti normal. Kryeministri ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke i konsideruar gjykatësit [e korruptuar] maskarenj. 

“Ata maskarenj që kanë përdorur togën e zezë për t’u bërë palë me krimin do e shohin se çfarë i pret“, tha Edi Rama në tv klan. “Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri. Gjykatat tona janë kthyer në gagarele dhe ne do ta tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri. ”, shtoi ai më tutje.

42 Komente

tunde o bir, tunde por tunde  mire ama

Meqe u permend "tundja", mos e ben edhe ky si LLalla qe del cdo pranvere, ose vere, dhe thote: "ne vjeshte do procedojme nje minister te rendesishem".

Po beri reformen ne drejtesi, dmth reforme jo kozmetike, une dhe shume te tjere qe kemi heq dore nga pjesemarrja ne votim do kthehemi prape te votojme me duket

Interviste halucinante. "Do t'i  shkundim nga themelet maskarenjte e gagarelet" eshte , pervecse nje retorike qe te kujton vetem 1945 -en , eshte edhe,  sidomos,  e panjohur dhe e papranueshme  per te foluren e nje kryeministri te 2015- es. Nga ana tjeter eshte edhe  presion ndaj gjyqesorit .  E llojit...:  " guxoni te jepni vendime qe nuk me volitin  se keni per te pare se cfare jam ne gjendje t'ju bej me pushtetin tim te padiskutueshem"  Edhe sikur te mos e kete patur ne mendje kete te fundit, aty poshte  (ashtu te tredhur e te korruptueshem sic jane)   lexohet keshtu. 

Por kjo interviste nuk ka te krahasuar me intervisten e djeshme qe i dha Ilva Tares. E paperseritshme! Unike!  E vlefshme per tu futur ne rastet e studimit ne librat e gazetarise , komunikimit, politikes por sidomos psikoanalizes. Ilva Tares - chapeau per durimin dhe qetesine. Une nuk ngopem se pari ate interviste dhe nuk gjej nje te dyte qe ta krahasoj. Eshte like speaking in JERM...pas nje sasie e cilesie te mire qetesuesish. Kete nuk perpiqet ta fshehe as kryeministri. 

http://youtu.be/d0FsnwLkvHo

Jam shume kurioz te di cfare ndodhi ne studiot e Yllit gjate intervistes se kesaj Tares.

Eshte totalisht ne nje faze skompensimi mendor!!!!

i gjati , pse e sheh vetem nga nje kendveshtrim theniet e Palloshit,  pse e sheh kaq shkurtimisht. Mundet qe dhe ai te jete velur nga padrejtesite qe vijne nga sistemi i Drejtesise aty, dhe si çdo njeri me zemer, gjak dhe ndjenja, vjen nje dite e shperthen ndaj asaj padrejtesie qe ndodh aty. Ajo qe ty mund te te duket gabimish si nje gje anormale, per te tjeret mund te jete normale. 

Tunde aq forte sa ti pelcasin syte smiley

Rama thote gjerat qe duhet dhe qe duan te degjojne njerezit. Sa b0le ka per ti bere eshte hesap tjeter. Por eshte kenaqesi ta degjosh. Nuk e kap dot askush as me gjethe fiku dhe flet tamom si tironsat e vjeter. Kapelen.

jepini ca kohe dhe ka per ta bere, ka per ta kryer ate qe thote

po mire o e dashur, kush ia paska rrembyer kohen ketij?! ky, ne mos gaboj,  para disa  vitesh u perpoq ti rrembente kohen kundershtarit te vet politik

keto jane llogjika qindarkash, shoqe smiley

(s'di per c'e ke fjalen konkretisht, po s'ka nevoje)

nuk e di ti, por une kursej shume e dashur..2 cent qe i fala kesaj ceshtje-po i qaj me lot tani smiley

jo jo per ate pune, edhe ne i respektojme qindarkat

cheers!

gezuar dhe fundjave te mbare!

Se pritshmëria smileyzotrie ...

Uroni të jetë i vendosur deri në fund që ti heqë MUTIN që i ka hedhë Shipërisë kasta Politike-Biologjike e sali Qenef berishës. Tani vetëm me një Hobe e komandante Hobeje sh.Left me .....iiiiiii në fund , nuk ka çfarë ndot se i bie në oborr.

Llafazanë si tek PPU me "nuk më rezulto kështu llajo " " po intervistën ke Tarja e nigjove " " ka bo dr Flori një kongë " janë muhabete të plakave të ShQU-pit . Kot nuk paguan një LefTGope babasqapi për këto cquarsina me "mëdyshje "smiley

Po kur dunë dhe Drejtësi kryehajnat që mbytën me ulërima për 25 vjet

" se Kanuni zotrie ..asht ma i mirë se Ligjet "

Shtriju mëngën i nderuar EDI !

Une nuk e di cdo beje. Une di vetem qe reformen ne gjyqesor dua qe ta beje tamam. Pa patur nevojen per llustra dialektike, si reformat e gjer me sotme, qe ajo te duket ashtu sic duhet te jete...e shkelqyer

 

Hem!..

   Z.Kryeminister akoma nuk e ka marre vesh se jo drejtesia e gjithe por e gjithe Shqiperia eshte Jashte sistemit ! Dhe kjo per nje cerek shekulli.Baza e sistemit kapitalist  eshte prona.Si mund te pretendoshe te reformoshe sistemin e Drejtesise pa stabilizuar bazen e vet sistemit ore shoku Rama ? Mbi ca prone mbeshtetet ky sistem, keto lloj qeverisjesh, keto fare institucione ? Si mundet qe te gjykohet drejt kur gjithcka dokumentare eshte katra patra ? Asnje dokumen zyrtar me vula te shtetit allabraca shqiptar, nuk gezon besueshmeri juridike te plote ! 

   Ca ke per tu bere gjyqtareve qe edhe pse dallkauke ne shumice nuk gjen asnje per te qene, qe te thote vetem nje shprehje, nga keto qe ju them une dhe tja u mbylli gojen, se flisni kot fare ! 

  Stabilizoni pronen e bere  corbe ...per te nisur reformen ne drejtesi ! Ndryshe ik pirdhu ! 

 Korçarçe  i nderuar Gravasmiley

Po qe se shpirti Ramës është në bythën tënde ..Pirdhe që të dalë ..smiley

Mos kështu me tone kaq revolucionare sepse ti vetë dhe shumë të tjerë nga pozicioni i llaf pas llafit e pse të mos them një llaf nuk di asgjë për gjendjen Konkrete të Shqipërisë ., jashtë fushës tënde , ashtu si dhe të tjerët më fushat e tyre . Si rezultat jo vetëm Ti i nderuar Grava por asnjë nuk kam lexuar deri më Sot nëpërmjet shifrave e fakteve , Vlerave monetare , teknologjive e programeve të parashikojë një KOHË sa i duhet Shqipërisë për të bërë këto Reforma , aq më tepër PLUS sa kohë do të pastrosh e mbyllësh Haletë qe la Saliu .

Shpesh komentet nuk duhet të marin ngjyrën e atij fshatarit që i Çoj një letër Stalinit me propozim

Shpik një armë ti japë fund luftës me Gjermaninë...

Po si ta shpik ? Ke ndonjë mejtim si të sh Gjëmbi për shembull.

purgjigjet pshatari ...Po pse kot je i parë ti ? Kot i ke gjith ato faMbrika e inxhinierë ?

Respekte i nderuar ,të du fort  po  jam kundër Makro Mejtimit smiley

ose kinezçe të Lin Biaos ..Ne na duhet një Shtet me pronë të përcaktuar drejt ..

... Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri ...

Hmmmmm, m'pelcen ky entusiazmi jot ... {{{ dhe Kryetar Parlamenti osht ...}}} . see what I mean, mister Kryeministrush ???   Duhen bythe te forta qe ta tundesh themelin e drejtesise . A good start osht qe maskarenjt dhe gagarelet t'i luftosh me maskarenj dhe gagarele ( give them a taste of their own medicine, kinnda thing) se ia dijne skuflliqet njoni-tjetrit. Po poplli ka besim ke ty se ke qene power forward me Dinamon... 

...dhe turmat brohorasin me hare' ...

Mire e ka. Te shikojme sesi do ta zbatoje...

cfare qytetari jemi ne kur bejme sehir - o c'u kenaqem... dhe zbavitemi ne dyshimin se ka per te deshtuar, kur tjetri angazhohet ne vullnetin me te mire te mundshem ne kete sipermarrje (qe e dini mire sa e pamundur nga veshtiresia) per ne... Ju meritoni (dhe deshironi ne fakt) ate qe ju thote kjo s'behet, se edhe une dua te bej te njejten gje si te tjeret me pare, se eshte hall i madh suksesi i tjetrit.

Shqiptaret, these sore losers! 

Te dy keto intervistat nuk i kam ndjekur, veç ç'kam marr vesh ketu nga Peshku, kuptohet thelbi i intervistes, e ajo qe doja te shtoja eshte se me aq sa ka thene kryeministri, mua me duket shkelqyer dhe shpres-dhenes. Do Zoti/Ishalla bohet ashtu siç thote ai, se po u bo si tha ne interviste, emri i tij do skalitet ne mermer me boj ari. Mirpo a do e realizoj ai kete gje apo jo, kjo eshte tjeter çeshtje, çeshtje qe disa komentator ketu dyshojne me te drejte. 

Une uroj qe ai te realizoje dy reformat kryesore, dy me madheshtoret, dy reforma qe i nevoiten Shqiperise dhe popullit aty domosdoshmerisht, ajo Sociale qe lufton/zbut varferine dhe ajo e Drejtesise qe lufton/zbut padrejtesite. Reforma qe e ngrejne ate, Rilindjen dhe Shqiperine lart, ne syte e shqiptarve dhe nderkombetarve.  

Edhe Ervin Presley-n s'e njifte njeri .......

Pu pu por kur jep leksione se çfare duhet te bej Europa e Italia lol

me keq se gomari tjeter qe ja kalonim dhe Gjermanise per rritjen ekonomike ...

Bir Selman i nenes ke te qaj me pare ...

po qe na ka zene na ka zene keq me palaçot smiley

Po shikoja intervisten e Rames tek Ilva Tare

Ka dicka te habitshme ne Shqiperi: ne keto 20 vjet, salizmi ka krijuar tek mediat nje ide fallco mbi komunikimin demokratik sipas te ciles, gazetari ka te drejte te pyes te intervistuarin (kryeministrin ne kete rast) ç'ti teket, si ti teket, me demek sepse ne shqiperi ka demokraci. Kane qene mesuar me Saliun qe pergjigjej per ore te tera me fraza pa koke e pa bisht, dhe egoja e gazetareve perkedhelej deri ne dhimbje. Rrumpalle kryeministri, rrumpalle intervista.

Ne kete prizem, eshte fat qe nje tip si Rama eshte kryeminister ne shqiperi, sepse ndofta do arrije te çrrenjose qofte dhe sado pak kete pseudo-kulture gazetarie qe te sjell zorret ne fyt.

shembull 1: Kryeministri e pyet gazetaren (e cila evokon terrorin ne fushate) nese ka konstatuar, ajo si gazetare, ndonje rast te tille. Jo- pergjigjet Tare, por po e bej kshu si pyetje! smiley

shembull 2: Rama i thote gazetares se ne Komisionin Qendror te zgjedhjeve opozita ka shumicen.
- Vetem formalisht e ka opozita shumicen ne KQZ- thote Ilva, sepse KQZja ka marre shume vendime ne favor te mazhorances
smiley

 

 

 

 

 

gazetari ka te drejte te pyes te intervistuarin (kryeministrin ne kete rast) ç'ti teket, si ti teket

Sigurisht qe eshte ide fallco. Gazetari mund ta pyes te intervistuarin vec me pyetjet qe ka pergatitur vete i intervistuari. Ose ne kete rast Fuga.

Qarte qarte, ka qene në llogjiken e kryeministrit paraardhes për 8 vjet me rradhe : gazetari bën sikur pyet, kryeministri bën sikur pergjigjet. Rrumpalle-interviste, me nje fjale. Rrenë nga të gjitha anet. Pardon : rrena & balte. Dmth Demokraci. Oh me fal: liri-demokraci, liri-demokraci 

Po me ngaterron: po flisje per interviste te "kryeministrit paraardhes?" Lidhja qe solle ishte interviste e kryeministrit te sotem (meqe dashke ta beke me interesante duke mos perdorur emra). Kryeministri paraardhes u shporr me 1 milione shuplaka nga populli qe shpresonte per dicka me te mire, per #rilindje. #rilindja sikur fillon dhe me intervista me te mira e me te zakonshme apo jo?

Atje ne France ku banon ti, si i pyesin gazetaret qeveritaret, me pyetje te perpiluara nga shtabi i qeveritarit? Nga njera ane ankoheni qe media s'eshte e lire (shume e drejte), nga ana tjeter pse s'i ben pyetje qe i shkojne sipas festes politikanit.

Duhet te sqarohem qe s'e pashe intervisten qe solle se s'me lejon koha e larjes se pjatave. Por me ngacmoi ajo qe the qe gazetaret nuk paskan te drejte te pyesin politikanet ate cfare mendojne ata.

salizmi ka krijuar tek mediat nje ide fallco mbi komunikimin demokratik sipas te ciles, gazetari ka te drejte te pyes te intervistuarin (kryeministrin ne kete rast) ç'ti teket, si ti teket, me demek sepse ne shqiperi ka demokraci.

Kritiko sa te duash paaftesine e nje gazetarje te vecante (ne fakt shumica jane ashtu e s'ke ku t'i kapesh), por jo lirine e pyetjeve. Se ne fakt kryeministri paraardhes beri pikerisht te kunderten e kesaj qe po thua, u perpoq te zvogelonte lirine e medias.

Ata maskarenj që kanë përdorur togën e zezë për t’u bërë palë me krimin do e shohin se çfarë i pret“, tha Edi Rama në tv klan. “Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri. Gjykatat tona janë kthyer në gagarele dhe ne do ta tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri. ”, shtoi ai më tutje

posi nga vjeshtasmiley

Me genjeve me genjeshtra

me thoje sa te vije vjeshtasmiley

Go get'em tiger.kot per kuriozitet :cfare u ka penguar tu tregoni vendin maskarenjve me toga te zeza keto dy vitet e shkuara?

 

kot per kuriozitet meqe pyete : ja tha Ilva Tares: po pergatisim reformen (legjislacionin..; etj etj).

 

ne shtator behet hataja
gjykatesit do i gjeje belaja

Pse Kane pritur dy vjet per te bere legjislacionin ?

Po sa të presin ?

Nuk ka një a dy tre muaj nga këto 18 muaj që Pushuan tritolet .Biles një Tritolist të Mulit dje e zunë . Sikur morën aksion për drogën që e mbështeti dhe PD-hi me mitingje dhe Deklarta .."Po shtypet bastioni demokracisë Lazarati "smiley Nja një vit iku OpUziTa nga kuvendi sepse u mUrzit Jozefpërcka me babasqapin që u rrahën mistrecin Strazimiri . . Etj etj .

Veçse nganjëherë kështu si seriozisht duhet edhe kuptuar që Shqipëria është e Monitoruar dhe deri diku e orientuar për përparësitë . Kjo nuk duhet harrur për të mos kaluar në tregime tip Blushi për varfërinë me of af dhe ...ooooooo O ..brinja ...Ku i ke treqind mijë vendet e punës zotrie ..

Tani ka Ide dhe Mide ... dmth mirë është me i ditë .Ja një shembull që sh.Gjëmbi mund të ketë Mide tjetër.

Me MIDE-në e ballistëve duhej sulmuar Serbia dhe marrë Kosova e bashkohej me Shqipërinë që në Luftën e dytë Botërore . Po fakti Tregoi që IDEJA e të drejtës së vetvendosjes që keshën fronti NaÇl vetëm me Bumje amerikane u arrit . Bashkimi edhe Sot nuk është realizuar . Prandaj shijnë me MIDE ballistët për Mukjen smiley dhe doemos Ballistët janë në krye edhe të Droneve për Reformën në Drejtësi smiley

Tare ne ate interviste (per te fol pa e leshuar gojen lire) ishte paafte e papergatitur dhe improfessional: nuk ishte ne gjendje te mbeshteste bazat e pyetjeve te saj, me pyetje qe na habiti (nuk ju duket se jeni bere kapricioz kohet e fundit- pyeste znj. gazetare), shfaqi pretendimin se gazetaret perfaqesojne mendimin e publikut dhe elektoratit (keshtu u justifikua nja dy here), me gabime te paimagjinueshme per profesionin (pyetje qe insinuonin  konkluzione nisur nga nje fakt), pyetje jashte kompetencave te KM, mosnjohje gjigande e funksioneve dhe mekanizmave ne administrate, e humbte te kuptonte dallimet mes perfaqesimit partiak dhe atij shteteror te  nje personi a figure... e sa te duash, kush ka kohe te numuroje

Ishte nji qendrim me se i permbajtur e me kulture ne ato rrethana, nga ana e KM. Ishte humbje kohe t'i dedikohej nje interviste si kjo, gjynaf se ishte i predispozuar  per mire ne hyrje. Gazetari si kjo e ka bere corap ate vend, bashke me te tjeret. 

 

 

Do luftoje korrupsionin Rama qe ardhi ne pushtet--e qeveris--ne saje te Metes, e filloi mandatin me fshirjen e serverit te tatimeve naten, dhe aktualisht po konkuron me Elvis Rosha dhe Qazim Sejdina, pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve (ne mungese te vendas-gomareve) per te mos mbushur listat me persona me precedente penale. 

Natyrisht qe jo tani ama, kete betejen me korrupsionin do ta beje dikur ne te ardhmen, ne vjeshte, se atehere qethen dhe deshte, keshtu qe te gjithe njerzit do marrin...leshte. 

Si thote July, jepini kohe smiley  A thua se po e pengon kush te beje punen kete tipin qe kalon diten ne Facebook dhe ne studiot televizive.

Rama qeveris me nje supermaxhorance dypartiake te pashembullt ne keto 25 vite tranzicioni keshtu qe s'ka me alibira saliste, ka mundesi te beje ca t'i doje trapi, e kete mundesi e ka patur qe diten e pare te pushtetit...qeverisjen fare mire mund ta kishte filluar me keto reformat emergjente, jo me fshirjen e serverave te tatimve, zbukurimin e zyres dhe postimin e slefie-ve ne Facebook. 

2 vjet qeverisje eshte gjysem mandati. Pervec rritjen e numrit te shqiptareve qe emigrojne jashte, cfare ka bere deri tani ky tipi qe ardhi ne pushtet me moton e ndryshimit te sistemit te korruptuar? E di e di, jepini kohe...beeee lol

me durim e qetesi xhibo.shqipot have nothing but time.smiley

 cfare ka bere deri tani ky tipi qe ardhi ne pushtet me moton e ndryshimit te sistemit te korruptuar?...Po ta përsëris mer pak Pushim se me të vërtetë ke rënë në nivelin ledio ..Xhibolja po flet ...Je e lodhur !

Dmth sipas Xhibonjizmit kur ka .... ka mundësi te beje ça t'i dojë trapi.... smiley

Sa të kuptosh ti që VETËM këtë nuk po bën , do akoma të kuptosh se çfarë ka bërë. Po dhe të shporrësh kufomën Politike  kryendyrësirën dhe kryeqelbësirën Beirsha që montoi shtetin që  "bën si të dojë Trapi " besoj se nuk hyn në rrathët e Inteligjencës së sqepërve.

Plus që po bëheni shumë revolucionarë duke kërkuar sipas "O babë dua nuse , sot , si tënden dhe shtroma ta ...smiley

Nuk e bën Edi Shqipërinë . Edi po përpiqet Drejt që ta  Rilind atë ,së pari duke  e nxjerr nga Gropa e Halesë ku e la Ai që bënte " si i donte Trapi "

Ka pak vështirësi me u rilind dhe jue , por Me durim dhe mundim Elefanti ja vuri mizës.

Merr ca pushim po më digjove !

Edhe pse  mund te jene te verteta, keto jane deklarata shume te papershtatshme per nje kryeminister. Kjo me shume mund te perkthehet si tentim per te vene nen kotroll gjykatat sesa per te bërë ndonje reforme te mirfillte ne drejtesi.

+1

epo tani, me rradhe gjerat, erdhi prifti moj qinane qinane.........

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).