Akuza të rënda për pedofili ndaj ushtarëve francezë të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore. Fëmijët e abuzuar rrëfyen se kishin shkuar tek ushtarët, pasi kishin qenë të uritur.

Krimet e tyre janë të paimagjinueshme: ushtarë francezë të një misoni të OKB-së u kanë bërë presion dhe kanë bërë seks me fëmijë të uritur në Republikën e Afrikës Qendrore. Dyshohet se kjo ka ndodhur nga viti 2013 deri në vitin 2015. Ushtarët ishin stacionuar si trupa ndihmëse në kampin e refugjatëve të kryeqytetit, Bangui. Akuza qe mbajtur sekret për muaj me radhë prej UNHCR-së, edhe pse hetimet nga ana e Prokurorisë së Parisit ndaj ushtarëve kanë nisur që nga viti 2014 dhe po vazhdojnë. Tani, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seid Ra'ad al-Hussein, u ka kërkuar disa vendeve që hetojnë më me forcë në lidhje me akuzat për krime kundër ushtarëve të tyre në Republikën e Afrikës Qendrore. Akuzat kundër trupave të OKB-së, si vrasje e personave civilë, ekzekutimet pa gjyq, zhdukja dhe shfrytëzimi seksual i grave janë "jashtëzakonisht shqetësuese," tha Komisioneri i Lartë i OKB-së.

Në të njëjtën kohë el-Huseini e vlerësoi ndërhyrjen ushtarake të OKB-së për t'u dhënë fund luftimeve dhe masakrave të rënda dhe për shpëtimin e jetës së njerëzve në Republikën e Afrikës Qendrore. Megjithatë në disa raste ushtarët e OKB-së janë shndërruar në "hajdutë" - tha ai.

Dëshmi të "hollësishme" të fëmijëve

Një djalë tha se ai dhe fëmijët e tjerë kishin shkuar tek ushtarët, sepse kishin qenë të uritur. Disa nga fëmijët kishin qenë aq të vegjël sa ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishin kërkuar prej tyre në këmbim ushtarët. Një djalë, tetë apo nëntë vjeç tha se e ishte abuzuar nga i njëjti ushtarë disa herë. "Për aq kohë sa një nga shokët i kishte thënë se ajo që po bënte ai ishte shumë e keqe." Një tjetër djalë, nëntë vjeç, kujtonte se ushtarët po urinonin.

Histori të tilla për raste abuzimi seksual hetuesit e OKB-së kishin dëgjuar nga disa djem në maj dhe qershor 2014 në kampin e refugjatëve Bangui. Rreth dhjetë fëmijë duhet të kenë qenë nga dhjetori 2013 deri në qershor 2014 viktima të dhunës seksuale në aeroportin e kryeqytetit të Afrikës Qendrore, i cili mbrohej nga ushtarët francezë. Falë dëshmive të hollësishme të fëmijëve kishin qenë e mundur që ushtarët të identifikoheshin qartë. Ministria franceze e Mbrojtjes u informua në korrik 2014 nga ana e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në lidhje me akuzat ndaj ushtarëve francezë për përdhunim të fëmijëve afrikano-qendrorë.

Skandal i mbajtur fshehur

Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi e para në lidhje me akuzat e abuzimit. Sipas saj një punonjës suedez i OKB-së u përjashtua nga detyra për shkak se ua kishte përcjellë raportin në fjalë autoriteteve franceze, pasi OKB-ja nuk kishte ndërmarrë asgjë për të ndaluar abuzimin e fëmijëve. Një zëdhënës i OKB-së në Nju-Jork konfirmoi se një koordinator i OKB-së ishte pushuar nga puna për shkak të nxjerrjes kundër rregullave të rezultateve të hetimit të OKB-së. Sipas tyre OKB-ja ka ka hetuar akuzat në pranverën e vitit 2014 - po deri tani pa ndonjë pasojë.

52 Komente

spaskan qene vetem prifterinjte...

S'do ta harroj kurre ne 2001 ndersa po shihja TV, ushtare amerikane ne euforine e paraluftes, te ekzaltuar deri ne histeri, qe brohorisnin thua te ishin ne nje stadium: "do vrasim sa me shume." Ushtaret kam pershtypjen qe njesoj jane gjithkund: kafshe, fundrrinat e shoqerise, ekstremi i ekstremit.

Pershtypja jote nuk vlen nje grosh, po nuk eshte se i prish kujt pune gjithsesi. 

Nje miku im, oficer amerikan me grupin e cminimeve, ka akoma fragmente mine ne kembe.  Mine e vene nga serbet; mine si disa qindra qe ky miku im, bashke me ushtaret e platunit te tij, neutralizoi per llogari te popullit shqiptart ne te dyja anet e kufirit, si dhe gati ne cdo zone tjeter te Kosoves. 

Forcat ruse dhe ato franceze, me tha, kishin harta te dorzuara nga serbet, por qe nuk na i jepnin.

 

 

Po ato s'kapen nei rus a francez a mo mire fare serb e t'i bonin ndonje nga ato ofertat qe nuk e refuzo dot. 

Mire Bame. Une fola per dhuneshmerine e ushtareve. Pak me intereson c'jane, franceze, serbe a amerikane. Keto muhabetet me x vend v. x vend v. x vend i ben nje kategori peshkore nga ku mbase ben pjese, jo une.

Shiko Kopshti nje çike me gjere muhabene, ngriju pak me lart si vizion te shikosh se perveç krijesave kriminale qe gerthasin "do vrasim sa me shume", ka edhe krijesa perverse qe gerthasin: "duhet palluar sa me shume" (ilaçi kunder vrasjes).

Ti per te pare i shikon xhanem, biles edhe i lavderon, por ta kam fjalen qe te shoç se te dyja palet e krijesave jane komplementare, biles ne thelb jane e njejta pale te kokolepsur bashke si shkaku me pasojen ne Mekaniken Kuantike.

MK ta shpjegon emigranti.

 

Ti solle nje rast specifik, per te bere nje pergjithsim, per te justifikuar specifikisht aktet e ketyre ushtareve franceze? e gjete kategorine ku ben pjese, apo akoma? 

Dhuna eshte pjese e natyres njerzore. Nuk po e coj me tej, se nuk besoj se je e asaj kategorie qe e kupton kete. 

Dhe kjo ishte gjithe c'kishe per te thene per perdhunimet e ushtareve franceze!!!

mir mi lule...po ferexhen kur ta vene, kush do luftoje per ta hequr?

Lufta e ferexhes nuk vjen pa kusht(e) dhe nuk niset per nga humanizmi, pavaresisht se c'thone shoket peshq te iluminuar e te konsumuar me muhabete peshkore e tema qe hapin cdo jave ketu ne peshk. Sa e sa raste tragjie jane lene pa nderhyrje ushtarake. Me tragjiku prej tyre eshte Ruanda.

Oj cuc, po pse u shane ushtaret franceze, ti flet per ushtaret amerikane?????

Ushtaret kam pershtypjen qe njesoj jane gjithkund: kafshe, fundrrinat e shoqerise, ekstremi i ekstremit.

Ti Jardin nuk resht kurre se treguari se sa ne menyre te ceket e siperfaqesore i sheh gjerat.

Mire e ke ti shkabe. Nuk bej analiza te mirefillta sic mund te besh ti apo ndonje tjeter per nga 'profesioni' ketu ne peshk.

Me ndje Jardine,po ketu ja fute kot fare.Ushtaret jane mish per top,viktimat me te medha te luftes.Jane te rinj dhe ose humbin jeten,ose gjymtohen fizikisht gjithe jeten.Edhe keto perdhunimet jane pasoje e nje vuajtjeje.

   Pa he mo filozofet e mergates , na molloisni pake per keto" beretat e gjelberta " te Perendimit qe shkojne per te mbrojtur lirine e , demokracine e, te drejtat e te varferve po se po, te femijeve te uritur , domozdo ! Si ju duken keto makabritetete te ushtrise te vendit e vendeve ku kultura e madhe ...te thyen kryqet dhe pake ....per nden kryqe? Kendoni ca thone irakianet popull, per ushtaret e derguar nga Bushi ? Kendoni, lendoni ndonje rresht se nuk do keni nevoje per fiskulture te bini ne peshe ..,Do tju iki gjysma e gjakut nga ato mizori ! 

Keni para ndonje karikature te asaj revistes " Hebdo " qe arriti mbi nje meleone kopje , te flasi a te beje ndonje bicim karikature,  per kete sistem " vlerash " te perendimit? Per keta " bij" djalli " qe nis per misionare edhe te OKB se ? 

Mesiguri qe nuk do kini pare ! E pra ata baballaret e atyre femijeve qe i shpartallojne hunjet e hunjve te kultures madhe perendimore, kur mesojne keto lloj hyneresh te vendeve " gjith kulture " .... shtrengojne dhembet e duan jo ti vrasin , por ....ti pjekin misionaret e demokracive perendimore ! Se jo vetem i kane vjedhur e dhunuar me shekuj por gjene sot edhe u perdhunojne femijet ...! Keta jane stalaknitat e asaj bote ..

Te nje bote te destinuar te zhduket ! 

hajt mer se paska ik per lesh ne grava...ne fillim avokati, tashti agronomi..

smiley

Po presim Artin te vije dhe prononcohet on behalf of EU dhe te drejtave humane. 

te kishin dhe kta imunitet ne cdo vend si ushtaret amerikan, as kishte per te dal ne drite kjo pune...

ushtari amerikan imunitet? Cer thu mer lal? 

E man men blackwater ne Nisur Square? Dhe ata kane me shume imunitet se ushtari i zakonshem.

Imunitetin, me parime nderkombetare, e kane njesoj, rendesine pak ndryshe pasi amerikanet jane me vendimmarres ne politike boterore, si edhe logjistiken e kane shume me te avancuar per te extract trupat kur jane ne rrezik jetesor dhe ligjor. Ky eshte ndryshimi. ushtaret amerikan mund ti akuzosh per shume gjera, po jo per pedofili. Une nuk e njoh mentalitetin specifik francez qe te them si, pse, qysh... Per me teper, Franca eshte pjese e BE-se. Per te qene politically correct, kete story e ka bere break Britania, dhe shperndare fuqishem Gjermani, dmth. e keni problem ndermjet vedit kete. smiley Se ju jeni komod psh kur shahet amerika, nuk ju kishte ra ky  rast ne preher. 

Qe eshte gje e mire ne aspektin deontologjik do thoshte Much Nano. Eshte ngjarje e tmershme, si 21 Janari psh. por am, shoqeria e evropit te pakten e ben prezente dhe e demaskon. Keto jane vlera ku shqiperia jone ka nevoje ti vjedhe sa me shpejt e ti beje te vetat.  

me gjith kenaqesi ...por e kam prere vete ! 

Ra dhe perendimi i lavdishem! smiley

I thyu turite o Ron!

i thyu turite si mos me keq!

Sa e morem veten nga prifterinjte kur bam...ushtaret!

Eh mor Pjer, lapidar ka me tu bo persegjalli !

I ke parashiku te gjitha ! 

Ushtria francuze me sa di un,osht plot me arabo francuz. As osht as ka per tu bo mo franca qe ka qene. Hajt mo,era shole gjithanej.

ama cja fut ti alke... po ushtria amerikane qe eshte e mbushur me afro-amerikane.. apo hispanike , madje plot nga keta te viteve te fundit qe shkojne ushtar per te marre shtetsine amerikane....

nejse, zhardina me siper nuk ben mire qe pergjithson.

Ne fakt, pergjithesimi eshte tendenca ketu ne peshk, ndersa e kunderta vlen per kritiken ndaj pergjithesimit. Cuditeri peshkore qe kjo e fundit ndodh sporadikisht, e jo per pergjithesime nga ato qe denon ligji si psh racizma e cila ketu terheq doza kritike pothuajse te barabarta me zero.

Persa u perket ushtareve, mbase nxitova por eshte e vertete qe ushtria/ lufta ka per baze dhunen, vrasjen e tjetrit dhe ne te shumten e rasteve, ne ushtri hyne njerez te cilet nuk kane arsim te mjaftueshem e qe nuk kane pergatitje/trajnim te mjaftueshem komunikativ e psikologjik per t'u marre me te tjeret. Flas edhe per nga eksperienca personale e cila nuk mund te vleje absolutisht. Po ja qe me ka bere te mendoj qe harbutlleku i ushtareve eshte jo me kot mitik.

harbutlleku i ushtareve nuk eshte me ai pari, jardin. Vete ushtrim amerikane si dhe vete marinsat jane mbushur plot me gej. Vete fjala "harbutlleku" eshte bërë "jaranbutë-llëku", dmth siç thote dhe "tiku" 

Zoti i ka bërë të tëra,
Dhe të mirë edhe harbut...
Kujt me mut i shijon vëra,
Le të shkojë ta fus në mut.

nejse, se è tha dhe beluli, s'ben mirë me pergjithesime.

Ok. jam dakord me percaktimin qe: ne ushtri hyjne zakonisht njerzit me arsim te ulet, apo qe nuk arrijne dot te bejne karriere gjetiu...
megjithate , bere mire qe e sqarove. fundja te ky rasti ne fjale kemi te bejme me pedofila! te cilet, po, gjenden edhe ne ushtri! dhe ne ushtri, qofte edhe keto te shteteve moderne, ka nga te gjithe...
..nuk e di nese te kujtohet nje skandal ku nje grup ushtaresh amerikane ne Irak para ca vitesh qe keqtrajtonin dhe poshteronin ushtare irakiane te burgosur... -ishin po ushtare amerikane ata qe i filmuan dhe i kallzuan veprimet e shokeve te tyre.

ndersa per peshkun, ka hera, vlen motoja: bej si them une, po mos bej si bej une.

Nuk eshte puna veten e arsimit Belul, po eshte edhe high adrenaline job qe sjell keto pasoja. Ti kishe ate zgjebsin francez 70 e ca vjec te World Benkut a kujt ishte qe gjymonte me ate mikun ne dore pastrusen e hotelit ne New York...Ushtria keshtu ka qene e keshtu do jete, po c'tu besh atyre mjekeve me universitet dhe betim hipokratik qe i vejne pacientet ne narkoze dhe i lene me barre. Apo per ato nuk ankohen Zhardina.

Perdhunimi i femijve nuk justifikohet me asnje rrethane. "Hallet" e ketyre i ka zgjidh bota me kohe e vakt. 

Une jo vetem nuk e justifikoj, po them edhe se duhen denuar me gjithe fuqine e ligjit (francez ne kete rast qe mos hutohet Zhardina.) Ajo qe une po them eshte qe fatkeqesisht pritshmeria dhe probabiliteti qe keto gjera te ndodhin ne situata dhe ambjente te tilla eshte goxha i madh, per aresye psikologjikisht te shpjegueshme. Te ishte e mire lufta, do quhej pune.

Nga ana tjeter ushtrite perendimore e stimulojne shume pjesemarrjen e femres ne liufte, pikerisht per te ulur kete adrenaline dhe une mendoj se vajza te reja si Zhardina, ne vend qe te shajne ushtrine e vendit bejne mire te ingranohen ne to qe te sjellin aty frymen e re te tolerances dhe sjelljes me edukate ndaj armikut. Si kjo goca ketu p.sh

Shiko qe lufta eshte pune ... nuk e diskuton njeri. Por pedofilia eshte krim nga me te ndyret, sidomos sepse ushtrohet mbi femije te pambrojtur. Pse ju marune prostitutat ketyre, sa per situaten dmth. Ne fun te funit edhe nei kurs nga Kol Balla mund te bojn. 

E ke gabim. Ty me siguri te ngaterron ajo parrulla "ne njeren dore kazmen, ne tjetren pushken".

ne paris gjysma e tabelave do ishin gjermanisht. Parisstadt.

jo se ka ndonje gje te keqe, do kishte then Zajnfeldi. smiley

 

edhe presidenti yne po perpiqet ta beje "me humane" policine. shume te eger ngjani me ate uniforme, kishte thene. ashtu i tehuajzoni (alienoni) njerzit, u fusni friken atyre. 

kaq larg ka shku puna. policia nga organ i vendosjes se ligjit (e permban qe ne rrenje fjalen "force" - law enforcement) po ka mendime (liberale, se vetem ato fluturojne me presh ne sqetull) qe te jete nje lloj Caritasi, nje lloj cirku shetites ala Ronkali, e destinuar per pune bindese dhe kulturore.

u munduam edhe ne shume me ate ansamblin e ushtrise dhe estraden e ushtarit qe ta benim "ushtri te popullit ushtar", por aha, ca gjera jane qe ne rrenje te atilla, mjete te verbra dhune dhe te ushtrimit te forces brutale, e cila si per cudi, forca brutale them, duhet me se s'ben ne ca caste te caktuara, kur te gjithe heshtin (mek mek mek-u i famshem). Me vone pasandaja, pasi puna eshte bere, ja ashtu me force e dhune e balte e verberi, dalin professorat liberal, majtist, libertin, cfare te duash ti, edhe e mbushin kohen e gjate te paqes me bullshit te paketuar mire e sipas vertikaleve perkatese industriale dhe te shitoreve te librave.

E vetmja arsye tha qe ti rri ne shpi me patallona te shkurtra dhe ne njeren dore mban birren e ne tjetren telekomanden eshte se dikush tjeter ka mar vendimin te shkoj ne ushtri dhe te mbaj ne dore pushken automatike. 

 

te mos jene ata policet qe Zoti ua boft kismet, mu me vijne ne shpi me dru ne dore mer Ron. Dhe jo vetem mu.

Ehuuuuu, jane istori te vjetra kto. Prona esht vjedhje thoshte nje francez. edhe me ato bija mend, bjeri tjetrit kokes, zhyte ne mut, nxirri florinjt, or gjakpires.

esht kollaj me fol me tastjer pas bythe. sidomos kur e ke nga kto tastjerat e mira, qe s'bejne zhurme hic kur i bie, mu si mendafsh jane...

smiley...vajmedet..behemi gati te themi naj llaf aty te sektori vjershave, degjojme keto komente...na prihen krahet, s'na ben zemra..

sa me e forte diktatura e proletariatit, aq me e thelle demokracia e masave! 

smiley

sektori i vjershave dhe perimeve i kane realizuar me sukses detyrat. na mbetet pune ne sektorin e kolzes, rutabagase dhe sudangrassit. Po, ia kemi bere bene... smiley

ku jeton ne itali ti, xhan?

Varet nga staxhionja...here ne gjirin e vjershave, here ne pyjet me bore ka jete.

Ushtria sot eshte me pagese. S'i co njeri me zor per tu vra a pre, por i pagujne per ate pune, sado e poshter qe te jete. Dhe kur shkelin ligjin le te hane tegelin e tij. Uroj qe keta ushtaret pedofile te perfundojne me nei "kamp pushimi" ku bratherat tua bojne ... La Manche.

Te nje bote te destinuar te zhduket ! smiley

Te kam thone grave qe kombinimi i pleqnise me xhihadin e ISIS eshte kombinim i keq. Nuk shuhet bota se do ngordhe kau plak ne brinje, or mik!

PF, te rrime e shtremet e te flasim drejte, teknikisht grava ka te drejte! Sipas shkenctareve perkates dielli parashikohet te shperbehet ne rreth 5-6 bilion vjet. Qe bota eshte e destinuar te zhduket eshte! Mos i bjer ne qafe kot graves! 

Nuk eshte dicka e re, qe ne keto situata apo misione abuzohet, jo ketu qe eshte toke pa zot po edhe ne vende me te zhvilluara, besoj eshte e njejta situate ne kampet e refugjateve, kudo ku ka njerez ne hall abuzohet, si plas traapi njeriut, jane te pakte ata qe ndihmojne me ndershmeri...

Ushtare francez, futbolliste francez, atlete francez, etj. Franca eshte e pjerdhur perderisa te gjithe keta vec francez nuk jane, por afrikane. Franca eshte e pushtuar nga bythezinjt. Nuk jam racist, por bythziu, bythziun pelqen apo jo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).