Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partise Socialiste që është  sot me 12 qershor. Nuk i kam kthyer askujt pergjigje. Kam gjithë ditën që e mendoj në duhet apo jo të kthej përgjigje dhe meqe kam një  dileme po e ndaj publikisht.

Eshtë apo jo Partia Socialiste një parti?

Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti.

Partia Socialiste e Shqipërisë u riorganizua para 24 vitesh. Ajo trashëgoi strukturën dhe demografinë elektorale nga Partia e Punes, rishikoi programin, eliten e përfaqesimit si dhe qëndrimin stalinist për pluralizmin, për pronën, për tregun, për taksat dhe mbi të gjitha për Perendimin. Në një kuptim u zbut. Ose u zbut në të  gjitha kuptimet. U qetësua dhe vendosi të  mos shtetezojë me pronën e askujt, të njohë tregun e lirë dhe të antarësohet në strukturat evropiane duke ruajtur një  politike të kujdesshme me fqinjët. Rrugë tjetër nuk kishte. Shqiptarët e detyruan të zbutej duke i bërë një lëshim të madh që ndoshta ishte shumë dashamirës në krahasim me dëmin që ajo u kishe shkaktuar: e pranuan sërish në tregun e partive politike shqiptare. E lanë të zgjidhej. E bënë të votueshme.

Kur Shqiperia kishte më shumë se kurrë nevojë për demokraci ajo i’u përshtat sistemit më mire se kushdo tjetër dhe megjithëse nuk ishte partia më properendimore në Shqipëri, ishte partia më demokratike e vendit. Për disa rrethana fatlume që lidhen me rrënimin moral dhe institucional të  vitit 1997, për shkak të deformimit të tregut primitiv shqiptar në treg piramidal, si dhe qëndrimit joperendimor të Partisë Demokratike ndaj zgjedhjeve, ajo erdhi në pushtet. Një arsye tjetër që e favorizoi ishte konvencionalizmi politik që ka dominuar dhe dominon Shqipërinë prej gati 100 vitesh. Pra vota konvencionale kundër votës cilësore, që në Shqiperi do të  thotë se, jugu voton më shumë për socialistët dhe veriu voton më shumë për demokratet, pavaresisht se si sillen ata. Gjithë këto rrethana e sollën në pushtet në vitin 1997.

Pushteti i dha mundesi të ndryshonte në disa raste elitat e veta, ti rinovonte përmes administratës herë me diplomaci, shumë herë me përplasje dhe shpeshherë me antagonizë, gje që çoi ne ne çarjen e saj në vitin 2004,  një nga arsyet për të cilën humbi pushtetin. Megjithëse për shkak të kundërshtive joprogramore, luftës së brendshme anarkike dhe ngathtësisë genetike, reformat që bëri ishin anemike, ajo mbeti një  parti. Kur them këtë, kam parasysh kuptimin klasik që ka bota për partite: pra një grup njerëzish që bashkohen rreth një programi dhe respektojnë rregullat që kanë përcaktuar vetë me vullnet të  lirë. Partia Socialiste ishte një parti dhe duke respektuar statutin e vet, u perça si një parti që bën dy parti.

Kur e mendoj sot, besoj se ndarja e saj, megjithese nuk ishte e shëndetshme ishte e pashmangshme. Demokracia fitoi ndonëse Partia Socialiste humbi. Llogaritë për Shqiperinë nuk i bëj dot ende, sepse është  shume shpejt, por si bestyt i demokracise që jam, besoj se kur fiton demokracia ka fituar edhe vendi. Ne çdo rast. Edhe sot.

Ne vitin 2013 Partia Socialiste u rikthye në pushtet. Sot më shumë se një parti ajo është një adresë elektorale. Fiton zgjedhjet, siç i ka fituar dhe do ti fitojë serish, por jo si një parti. Si një adresë në fletën e votimit. Mes gjithë partive të  tjera të cilat edhe ato nuk bëjnë dallim prej saj,  ajo merr më shumë vota. Por fakti që merr më shumë vota se të  tjerët nuk e bën një parti. Ndoshta ky është një zhvillim i ri i demokracisë sonë krijuese, të  cilin nuk jam i gatshëm ta kuptoj dhe ta pranoj siç duhet. Pragmatistët që mendojnë ndryshe janë shtuar dhe kanë marrë në dorë fuqinë për të mos u numëruar. Ata nuk dihet sa janë megjithëse vendosin. Pra, vendosin se në parti nuk duhen numëruar ata që mendojne se demokracia vlen, sepse sipas tyre ata që mendojnë se pushteti vlen më shumë se demokracia, janë gjithnjë më shumë. Dhe duhet të  mbeten më shumë pa u numëruar.

Unë nuk mendoj kështu. Unë them se demokracia dhe jo pushteti i bën grupet parti, ndërsa ata thonë se pushteti i rrit partitë, nga grupe në turma, ndërsa demokracia që i ben turmat parti, i zvogelon ato. Pragmatistët thonë se rëndesi kanë zgjedhjet dhe jo demokracia. Unë mendoj se mund ti kemi të  dyja: edhe zgjedhjet edhe demokracinë. Mendoj se mund të jetoj më mirë ne një vend që zbaton ligjin dhe në një parti që zbaton rregullat. Kështu fitorja shijon më shumë dhe nuk kthehet ne një tirani pragmatiste.

Nëse Evropa do kishte sot parti që nuk zbatojne asnjë rregull dhe nuk bejnë zgjedhje ndoshta do mendoja më mirë për pragmatistët. Ata mund të ishin evropianë të dites dhe unë një evropian i rritur me kujtime. Por nuk është kështu. Kjo nuk po ndodh askund. Në këtë kuptim Partia Socialiste e Shqipërise është sot partia më unike në Evropë. Ajo është  e vetmja parti që nuk pranon zgjedhjet e brendëshme. Ky është një zhvillim shqipëtar dhe ndoshta një pasurim i traditës evropiane të ndërtimit të partive. Eshtë njëlloj si të mbjellësh një pemë në garazhin e makinës. E ujit me naftë dhe e ajros me kondicionerin e makinës duke i’u gezuar faktit që kjo është e vetmja pemë e botës që jeton në garazh paçka se nuk bën lule. Sepse lulet duan ujë dhe ujin duhet ta marrësh jashtë garazhit.

Thënë këto duhet të përsëris me hidhërim se Partia Socialiste nuk zbaton më asnjë rregull. Atje askush nuk votohet, askush nuk zgjidhet, askush nuk mblidhet, askush nuk zgjedh dhe askush nuk mbledh. Partia socialiste ka vetëm pushtet. Ajo ka drejtori por nuk ka votim, ka bashki por nuk ka zgjedhje, ka ministri por nuk mbledhje, ka qeveri por nuk ka demokraci.

A u pergjigjet të varfërve? Them se jo. Ata e votojnë për konvencion por në këmbim nuk marrin asnjë koncesion. Partia Socialiste për të  varfërit është një argëtim estetik. E shohin në televizor, si një serial, por nuk kanë të drejtë të ndryshojnë as skenarin dhe as personazhet e saj. Eshtë një  serial që prodhon kënaqësi. Cdo pasdite. Eshtë partia e shtëpiakëve që merren me politikë. Asgjë më shumë. Ajo nuk u jep atyre as punë, as shpresë dhe as demokraci.

Nëse je i varfër nuk e përfaqëson dot më Partinë Socialiste. Nuk je dot deputet i saj, as kryetar bashkie, as kryetar i partisë në qytet, as kryetar në fshat dhe poaq të  vështirë e ke të punosh në administraten e saj. Partia Socialiste ka me të varfërit raportin që ka një  serial televiziv. Ajo prodhohet për ta, me kushtin që ata të  mos e ndryshojne atë. Të varfërit janë blerësit, por jo prodhuesit. Ata janë shikuesit, por jo rregjisorët e saj. Ata janë luga, por jo ushqimi. Janë mjeti por jo qëllimi. Jane vota, por jo pushteti. Ata nuk janë shteti, por mileti.

Sa për të pasurit, ata mund të  hyjne, të  dalin dhe të sponsorizojnë lirisht pushimin mes serive. Ata janë sponsor dhe personazhe kryesore të  serialit. Nëse je i pasur mund të  blesh kohën televizve të seriali i Partise Socialiste dhe të behesh deputet, kryetar bashkie, drejtor, inspektor, tatimor, ushqimor, pagator, rrogator, kurator dhe natyrisht donator. Të  pasurit janë seriali. Pushteti është ideali. Të varfërit janë materiali.

Ky serial material pa ideal, do të  vazhdojë edhe për shumë kohë. Ndoshta edhe për shume vjet. Për sa kohë që Partia Socialiste nuk do respektojë asnjë program dhe asnjë statut ajo nuk do jetë më parti por vetem një adrese elektorale. Një mundesi për të  votuar. Dhe një   shpresë për të duruar atë që duhet uruar.

Dhe nëse unë kam një urim për të  gjithë, urimi është ky: shpresoj që Partia Socialite të  bëhet Parti.

Shqipëria do ta detyrojë megjithëse ajo nuk do. Dhe nuk mundet dot.

Sot për sot.

*Lapsi.al

21 Komente

po he pra krijo ti ate qe pret ta krijoshe me Nanon ...se na cave ...gjith c'na ka mbet,  pa na e care keta te tjeret .Ty kemi mangut tani ! 

.

Gezuar 71, 72' 73, a 74 vjetorin e themelimit te partise shoke e shoqe socialiste.

Ben Blushi eshte bere si Kaq Islami me parashikimet e tij,qe si do ta ktheje partia socilaliste nuk do te fitonte ndonjehere zgjedhjet!smiley

edhe 100 pranvera.

Fol o Ben te lumte goja...smiley ...Seriously, edhe sikur vetem dy injoranta te hapin syte nga artikujt e tu prape eshte me mire sesa dy injoranta me shume...Se neve peshqit jemi already te iluminuar smiley

Te rroni e ta kujtoni.

Plotesisht dakort me Benin per argumentat qe perdor per te argumentuar qe PS-ja nuk eshte me parti. Por, po me keto argumenta edhe PD-ja nuk eshte parti, LSI-ja jo se jo e keshtu me radhe deri tek LZHK-ja e Dash-it. lol. Pra kemi nje pluralizem partiak pa partira. Kush mund te jete ne kete rast zgjidhja qe duhet te beje qytetari? Besoj se duhet te jete braktisja e votimit, pasi perderisa defacto nuk kemi parti politike pse duhet votuar per to?

Une per vehte e kam vendosur qe voten time do ja jap te pavarurit Bojaxhi, ndersa per keshilltaret e bashkise dhe qe perfaqesojne partite politike fantazem, do ti fus nje kryq te modh, pra nul.  

Shpresoj qe Bojaxhiu te fitoj per Tiranen. 

Une nuk besoj se do mund te fitoje, por nese mer jo me pak se 20% tregon se Tirona ka akoma ca qytetare dhe me kete rast shpresa per te jetuar si njerez nuk shuhet pergjithmone. 

Ben Blushi e mprehi lapsin 

edhe ihere per kolapsin

Në një kuptim u zbut. Ose u zbut në të  gjitha kuptimet...

Termi "u zbut " nuk përdoret për Parti . Përdoret u transformua . I butë përdoret për mootin ose Saliun kur s'ka pushtet smiley Dhe nga ato konkluzat për 97 jepi në ndonjë Kuvend të PD-hit pasi USA e Deklaroi Pushtetin e Berishës REGJIM .Se mos lexon ti ?

Sot më shumë se një parti ajo është një adresë elektorale....

Pa na Ilumino se çfarë janë Partitë përveçse Instrumente të një grupi për të fituar Pushtet . Bota e qytetëruar kur flet sot për Parti i adreson tek përfundimi REAL , jo si e mendon Blushi .

Sot nuk ka Parti të majta apo të djathta .Sot ka grupime që rrëshkasin në idetë ( Programet e njëra tjetrës ) me qëllim marrjen apo konsolidimin e Pushtetit .

Tani farë dërdëllit Bilushi ?

Unë them se demokracia dhe jo pushteti i bën grupet parti, ndërsa ata thonë se pushteti i rrit partitë, nga grupe në turma, ndërsa demokracia që i ben turmat parti, i zvogelon ato ? smiley

Abstragime të shoqëruara me terminologji Letrare ose nga ato që pëlqen ti i nderur Blush , i lexojmë me Kuintal në përfundimet e Xhiboles të shoqëruara edhe me " se linku zotrie " e një varg komentesh të sumqutve tek PPU në kapitullin " edhe njëherë për Demokracinë "smiley, ku si pikë referimi mbetet eseja e sh.Enver " Mbi Demokracinë në Parti "

Si shumë ëndërimtar dhe pak i drojtur , ose ..çfarë ? Kjo lloj gjuhe të përjashton vetevetiu nga rradhët e asaj Partie që ke përfunduar se Nuk ekziston ....

DREJT.

Përse trëmbesh ta deklarosh hapur se je shkëputur dhe prezanto partinë që do na bjerë Demokracinë pa qenë në Pushtet , por me esse e meditime .

 

qershori rhyri, celi rrushi,

po fryn vera me furi

s'morem vesh se ca tha blushi

a ish parti a s'ish parti

Si qiri i ngrire hena ndrin

mbi torten e ditelindjes

te Partise qe s'eshte me.

ne ate prag ata rhynin...

Ne fakt djema, nga PS (sikunder edhe nga PD) kane ikur dhe iu kane ngelur hatri me qindra antarve te tyre. Dhe kjo gje tregon se aty ka diçka qe nuk shkon. 

kur te trajtoi dhe ty Rilindja me shperfillje o Pjer, ti qe te pakten ke nje kontribut konkret me VQ ca pret qe te trajtoje Palloshi anetaret anonime te PS.

Nëse je i pasur mund të  blesh kohën televizve të seriali i Partise Socialiste dhe të behesh deputet, kryetar bashkie, drejtor, inspektor, tatimor, ushqimor, pagator, rrogator, kurator dhe natyrisht donator. 

Urdhër Top Sekret i PS për Bojaxhiun: Pas 21 Qershorit krijo partinë “Gj 99″ smiley

Tani nuk kemi nevoje per shume parti smiley udheheqim dhe pa te djathten tha Rama ne Itali ...mire e ka ne fakt te gjithe vdesin te jene monark smiley çi duhet pluralizmi  smiley

Partia ketu eshte,kam frike se Blushi ,jo,s'eshte me, dhe mungesen e tij, e projekton si mungesen e partise. Hajde Blush hajde,ktu e ke partine,futu dhe do e gjesh ate(partine) dhe veten tende. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).