​Procesi i dekriminalizmit të cilit i është trumpetuar fort edhe nga faktori ndërkombëtar në Tiranë vijon të bëhet pjesë e retorikës politike në prag të zgjedhjeve vendore të së dielës. I përmendur edhe ditë më parë nga kandidati i PD-së në Kavajë, Engjëll Cara, ka qënë rivali i tij, Elvis Roshi, i cili sipas Carës është dënuar në vitin 2000 nga gjykata për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Sot këto akuza janë përsëritur edhe më fort nga përfaqësuesit ligjor i PD-së në KQZ, i cili tha se nesër Partia Demokratike do të çojë në Komisionin Zgjedhor dosjen me dokumenta që provojnë se Elvis Roshi është person i dënuar në të shkuarën.
Vendimi i gjykatës është për një person me emrin Ervin Roshi, por sipas akuzuesve, Ervin është emri i lindjes që kryebashkiaku aktual i Kavajës e ka ndërruar për të zhdukur gjurmët e së kaluarës. Nga ana e tij Kryeministri Rama ka këmbëngulur se në rradhët e kandidatëve socialistë nuk ka njerëz të inkriminuar, dhe e ka mbështetur fuqishëm kandidaturën e Elvis Roshit, duke e konsideruar atë si drejtimin e duhur për Kavajën.

 

 

24 Komente

Elvis nuk nenkupton Ervin

e ka sqaru ceshtjene  emrit me lart. lexoje he burre se 1 paragraf eshte.

ky Roshi, te jep pershtypjen e nje djali shkendel kavajas, por qe nuk ta mbush menen ...se coc di ky ! Qe te jete dhe kriminel, me kete pamje derdimeni, ...ruajna o Zot ! Ky me ngjan se  eshte gati te mari hostenin e te ngasi qete ! 

te genjen pamja, te genjen Xake! 

Po kta Olelet e PD-hit e kanë mbi kohë disa vjet kër Roshin . Bile e patën qit në foto edhe me avion privat e kaubojsa përreth .Pse tani u kujtun që Ervini nuk a Elvisi smiley

Këta të vërtetojnë që Elvis a i njajti me Ervinin dhe pastaj ta çojnë në Prokurori edhe si mashtrues smiley

Hajde njoftim hajde smiley

 

Mos u bej me katolik se papa. Ku eshte denuar dhe ne shiperi dhe ne zvicer. Ka dhe nje foto te tij mes dy policeve shqiptar ne momentin e denimit. Pune tjeter pastaj se si gjysma e kriminelve shqiptar ka ndryshuar emrin. 

Ka dhe nje foto te tij mes dy policeve shqiptar ne momentin e denimit.

E ka arrestu nje here policia e Kavajes kur ishte Kryebashkiak ne kohen kur ishte Minister ai kafsha, Mul Noka.

Kam pershtypje qe je krejt gabim. Ja foto te ciles i referohesh.

E di qe do me thuash qe e lexova tek lapsi, por gjithsesi pergjegjesia bie mbi ty qe e besove. smiley

 

espana, un nuk ve doren ne zjarrm , por nje gjyqtar i Kavajes me thote se nuk eshte denuar sikunder thoni Ju.Ka bere nje sherr per skuadren e Kavajes kur ishte kryetar bashkie dhe eshte ndaluar per "perdorim dhune" mbi arbiter, por qe policia nuk ja vertetovi dot ne prokurori.?Te thuhen gjera  qe jane reale,  jo banalitete e shpifje.! Lufta politike po kthehet ne palacolleqe e shpifje ! 

Po don akoma, mesoje se ish gjyqtari Osman Aliu, nga Kardhiqi i Gjirokastres, me nene kavajse ,  qe e ka gjykuar( sot ai gjyqtar eshte ... i pezulluar per mos deklarim pasurie ) thote sikunder te citova ..! 

Po le ta dënojnë mer jahu .Ç ' më kërcet mu apo ty se hiqen nga kandidimi të denum me vendim të prerë të Gjykatës.

Këtu po flasim konkretisht për këtë veprim të Oleve të PD-hit .Përse e zejnë veshin me dorë prapa koke ? Kush i ka pengu me bo denoncim prj KOHESH pervecse qenia ne krye e kryekriminelit berisha qe i lejonte se i leverdiste te drejtonte me Dosje e njerez nen presion ?  

Pune tjeter pastaj se si gjysma e kriminelve shqiptar ka ndryshuar emrin...... smiley

Hic po Habili .Po me emrin -mbiemrin - ditlindjen ,  fillon cdo proces edhe Normal , jo më me kriminelë . Kjo pra kerkohet ..Krahas ketij te gjendet edhe kush e pse ja nderroi emrin si pjestare ne KRIM .

Will the real Slim Shady

please... 

smiley

.

Pritet nje reagim i agonshem (dmth rrufeshem) i drejtesise shqiptare tani qe dosja i paska shkuar Tikut: 

Lapsi.al mësoi se ky dokument i gjykatës që e shpall fajtor Elvis Roshin për dy vepra penale, të plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, ka mbërritur në zyrën e Prokurorit të Përgjthshëm, Adriatik Llalla. Kryeprokurori kërkoi pak javë më parë nga të gjitha prokuroritë në rrethe informacione për të gjithë kandidatët në garë për zgjedhjet e 21 qershorit. Ky informacion u kërkua në kuadër të dekriminalizimit dhe pas alarmit të dhënë nga ambasada amerikane në Tiranë se në listat e partive ka kandidatë me të shkuar kriminale. Partia Socialiste dhe vetë kryeministri Rama i kanë mohuar akuzat se Elvis Roshi ka patur precedentë kriminalë.

Speaking of Agon TV, Bushati hedh teorine e futjes ne sqetull te drejtesise shqiptare nga kompanite nderkombetare te cilat kishin humbur pare tek mafiozi Becchetti: 

Frika më e madhe e saj është se shteti shqiptar mund të jetë i kapur nga kompani të mëdha dhe se “sherifët” tanë në pushtet, mund të kenë marrë përsipër të gjejnë të drejtën për ato çështje që nuk i merr përsipër dot as drejtësia ndërkombëtare.

 

Dhe këtu problemi e tejkalon fatin e Fracesco Becchettit. Pak rëndësi ka nëse ai është trafikant apo i ndershëm, pastrues parash apo magjistar procesesh, investitor apo thjesht spekulant. Këtu në lojë nuk është fati i tij, por mënyra se si vepron drejtësia në Shqipëri, se sa ajo merr urdhra nga politika dhe se sa është e korruptueshme nga kompanitë ndërkombëtare.

Deklarata u bë sot nga Ylli Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve...

Ti e di Xhibole që gëlbaza lapsi al është pa pështymore ( enë )  por të haje dhe këtë kallup që denigron figurën madhështore të Njaz Kosvrastit për ti lënë vëndin një ....?

Çfarë e ka Igli Kason ky smiley

Prap Bushati që prap "ka pak rëndësi bechetti në se është trafikant ..etj "   Po të paktën si të "letrave" që pretendon se zgjedh , gjej ndonjë me shprehje " rasti Becheti ka Rëndësi "  . Se pastaj çu kuptua që Lufta nuk bëhet ndaj Individëve të Korruptuar e Kriminal , por madhërisht ajo bëhet kundër mureve e dyerve të Ndërtesave të  Drejtësisë "

Plus që duhet edhe më e përmbajtëshme Xhibole .Ta kuptojmë kush e bën Luftën Bushati me Gëlbazën lapsi al apo Institucionet e drejtësisë ?

Shif dhe nga Zhen Min Zhibao mos ka ndonjë artikull për dënimin e  Roshit të Kavajës se dhe ata merren me Shtetin e Politikën

Të paça kalemin se mënd ti ka marrë Lapsi.al smiley

Ervin Roshi fytyra e filozofise qeverisese Te Edi Rames

 

Tek nje kandidat, nuk ka rendesi fytyra, fjalet qe thote, por puna qe ben. A punon per interesat e komunitetit, qytetit aty, apo per interesat e veta. A kujdeset per qytetaret, per mbarvajtjen e puneve ne qytetin, fshatin, komunen e tij, apo kujdeset per biznesin e tij. Kete gje mendoj se duhet te shohin qytetaret/zgjedhesit. 

Persa i perket akuzave per trafik droge, e rendesishme eshte a eshte i perfshire ne vrasje, krim. Nese jo, per mua e ka kaluar klasen. Se sa djem shesin diçka te paligjeshme, se sa njerez i fshihen fiskalitetit, se sa nuk paguajne ne rregull taksat, energjine, ujtin, etj, keta jane me miliona, por se sa kryejne vrasje apo japin urdhera per nje krim makaber, keta jane me gishta dhe keta nuk duhen lejuar te jene ne drejtimin e puneve, politikes, biznesit, etj. Keta duhen izoluar.  

Meqe Veliaj dhe Roshi jane te dy kandidate ne keto zgjedhje, para pak ditesh ishte kater vjetori i makabriteteve Berishe-politike kunder gruas se El(r)vis(n)i-t, Griselda Roshi (shiko tema1 dhe tema2 ketu ne Peshk) si dhe i email-borise qe Veliaj, ne kapacitetin e koordinatorit te PS,  i dergoi perfaqsive nderkombetare, pa begenisur me pas t'i sqaronte se lajmi ishte i rreme, duke bere qe Tanja Fajon t'i kerkonte llogari Shqiperise per kete rast barbar ne nje seance te Parlamentit Evropian: 

"Unë këto që po them i kam të bazuar në fakte dhe po të doni ju citoj e-mailin e socialistit Erion Veliaj lidhur me këtë ngjarje, që ka informuar jo vetëm vendet e Bashkimit Europian", tha Fajon. 

 

I nderuar Pjer !

Duket sikur ke ndërmend ti "rrëshkasësh " pëjetjeve në Intervistën tjetër Shumë të Madhe ( ishalla jo të gjatë ) . Kjo mënyrë të shprehuri "pa kufij " për Krimin duket sikur përshjashton termin dhe praktikën për Krimin Ekonomik ku shpreheni  dhe se sa njerez i fshihen fiskalitetit,smiley...ku është shpallur si kriminel dhe ka dalë urdhër arresti edhe për Bechetti -n  .

Ndoshta nuk të ka dalë vendi për ta zgjeruar më shumë këtë koncept gjë që mund ta bësh tek Intervista Tjetër Shumë e Madhe për të cilën kam besim .

por se sa kryejne vrasje apo japin urdhera per nje krim makaber, keta jane me gishta dhe keta nuk duhen lejuar te jene ne drejtimin e puneve, politikes, biznesit, etj...

Ja psh mbetem dakort me këtë përfundim sepse të tillë e vlerësoj edhe qenien e Lulzim Bashës si urdhërdhënës për Vrasje por në maja të politikës. Po ashtu bashkëurdhëruesi Berisha edhe si pjestar në krimin e Vrasjes ë 26 njerëzve , së bashku me Mediun dhe të birin janë në krye të politkpërfaqësimit .

Por një Politkan i Lartë si Ju di ku godet...... lartë smiley

E kam shprehur edhe tek VQ i nderuar, tek Letrat , ku flas per Mafien, krijimin dhe kontrrollin ndaj saj, ku nuk duhej lejuar vrasja, gjekderdhja, gje per te cilen jam shprehur qarte. Lexo me kujdes pjesen e Letrave drejtuar  autoriteteve te larta te shtetit shqiptar. 

Kisha besim që për arsye vendi e kohe nuk e kishe xëbërthyer këtë çështje , deri në thellësitë që karakterizon xëbërthimet tuaja smiley

Po për çështjen konkrete do të kishit ndonjë mejtim për ne që nuk përfshihemi tek autoritetet e larta dhe nuk e kemi rastin të na drejtoheni me letra individualisht ? Sepse për ne popullin e thjeshtë mund të ndërhyjnë shumë komente që të bëjnë të harrosh për një çast ...V...Q... Ja psh

Sh Xibole ka parë shumë thellë dhe ka reflektuar edhe me "se linkun zotrie " për të na çuar tek origjina e këtij krimineli që kandidon për K/bashkie . Si mund të trajtohet kjo ? Pasi tek XhiBolearkiva përjashtohen raste të Vrasjeve të vërteta nga urdhërdhënës konkretë në 21 Janar e Gërdec ? Keni ndonjë mejtim ?

Urdhendhensit e vrasjeve ne janar, po te kish shtet te se drejtes, tani do ishin ne burg. Mund te thone qe s'kish urdher-dhenie per vrasje, dhe se vrasjet ndodhen pa dashur, plumb rikosheto, aksidentalisht, etj. Nese eshte edhe keshtu, duhej te ishin denuar te pakten gardistet aty. 

Roshi i dënuar me 3 vite burg për trafik droge në Zvicër
Rama e kandidoi përsëri Roshin për kryetar Bashkie, ndonëse ai rezulton i dënuar me 3 vite burg për trafik droge në Zvicër. Në bazë të dokumenteve të publikuara nga mediat, Elvis Roshi në vitet 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në shtetin e Zvicrës. Fakti që kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, ka kryer dënimin me burg për trafik droge është konfirmuar nga burime zyrtare të drejtësisë zvicerane. 

Nga stafi i vetë Roshit kanë deklaruar se, shuma e dhënë prej tij për të rikandiduar nën siglën e PS për kryetar Bashkie të Kavajës ka arritur shifrën e disa qindra mijëra eurove. Rama e ka degraduar PS-në në një parti trafikantësh. Në asnjë vend nuk gjen një rast të ngjashëm që një trafikant droge të jetë kryetar bashkie, sepse në asnjë rast njerëz të tillë nuk kanë vizion për t’i shërbyer qytetarëve. 

Kështu duhej i nderuar Pjer .Po XhiBolearkiva nuk e trajton Vrasësoin si urdhërdhënës .Kur dihej që Krimineli sali me piccolo kriminelin buzëqumësht Basha ishin në kry të Operacionit Vrasës.

Më thjeshtë është të merremi me fotot e Grande Kakës  që nuk kuptohet se çfarë po Kikirik .I ka mbetë në Kujtesë arrestimi Berishës nga Meta dhe ka idenë po pa Individë të rretheKuar me Policë , mejton që nuk duhet të zgjidhen në asnjë Post smiley

Ua futi dhe këtu sholokëve antikomunistë smiley Berisha  - Roshi-Basha !

XhibBolearkiva mund të na sjellë një " se linku zotrie " nga madhëhtia e berishës me hekura në duar dhe një pamje të Bashës në Krah të Dashos së lazaratit që proteston kundër Drogës smiley Nejse basha e pranoi që është i kriminalizuar dhe nuk kandidoi .hallall si Drogaxhi !

Mezi presim diten kur te mos kete me PD
...
Vetem PS dhe LSI...tu i bo opozit njona tjetres.

PD-hi të na rrojë dhe ta kemi sa Malet se është parti me Histori smiley

Sa më shpejtë të çlirohet nga Thashethemexhijtë , Spiunët e mbledhur nëpër Dosjerë dhe Menjëherë e bëftë jeta nga Ëndër në Realitet ...propoganda shpifëse dhe e ndyrë nën etiketën "se komunistët , se diktatura zotrie "

Në krye pafshim Shqiptarë dhe jo Mashtrues e llapaqenë dhe një urim personal ...

Të postojnë një Vidio duke nxjerrë  nga ShQU-pi sali Qenef berishën ,  ndonjë tip si Behar Mera ose Ver Llapa i pirë , që fshin buzët nga Lyra dhe që i gju  me shqelm sumës duke e flak nga dera , të shoqëruar me shprehjen

Hec Pirdhu .Delenxhi ! Shko bo thashetheme e hap Dosje me ata të Dosjer , që me gjashtë të zëna dhe prap mbeten të pakapshëm smiley

Ishalla Ketlina k/are partie se pëlqen dhe Muzikën smiley

Ma do mendja nuk jane tgjith socjalistat kshu si ky. Do kete dhe najnji te ndershem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).