Marrëveshja ndërshqiptare, e vendosur me aktet konstitucionale të vitit 1991 dhe 1998, mbi vlerat themelore të Lirisë në Shtet dhe Ligjshmërisë, po shkon drejt rënies, isonomia e demokracisë drejt disbalancës sociale dhe krahinore. Pushteti është jashtë kontrollit të frenave dhe kundërpeshave të ndërtuara nga Sistemi, që ne shqiptarët kishim rënë në një mendje të pranonim ditën kur monumenti i Diktatorit ra në mes të Tiranës. Qarku autoritarist po mbyllet së bashku me afrimin e përmbylljes së procesit zgjedhor krahinuer 2015. Ngjashmërisht, por jo plotësisht, po ndodh si më 2 dhjetor 1945, 26 maj 1996 dhe më 20 tetor 1996. Ndryshojnë metodat, mjetet, aktorët dhe koha. Ka edhe një forcë e fuqi tjetër, thelbi i pushtetit të sotëm të degraduar antikonstitucional: forcën e parasë së pamat, të prejardhur jashtë kanaleve pranuara nga marrëveshja nën ligj. Më 21 qershor 2015, Shqipëria e mposhtur, e frikësuar, e traumatizuar dhe e vendosur në rreshtin servil të servitorëve të bindur, nën diktatin e pasardhësve të korruptuar të gjyshërve të KQ të PPSH, mund të vendoset nën thundrën e Flamurit të Kuq, të një kaste të rikompozuar nën korrupsion dhe veprimtari të paligjshme, puniste, integriste e mjaftiste. Kjo Kastë, pasi ka vendosur nën frikë elitën e mbetur intelektuale të vendit, nën shërbim të plotë propagandistik Median, mbasi kontrollon gati plotësisht institucionet e pavarura, menaxhon një Parlament që hesht dhe nuk pyet dot aktorët skandalozë të korrupsionit të zbuluar, për fshehjen e transfertave të familjarëve, për fshirjen e serverave tatimorë, të thesareve bankare të vjedhura në disa kohë, që hesht para urdhërdhënësve të vrasjeve të deputetëve dhe bankierëve, e ndrojtur para veprimtarive të partive politike, që përdorin metoda tipike fashiste në frikësimin dhe kontrollin e elektoratit, çdo gjë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, më 21 qershor do të rikonfirmohet si e vetmja Forcë Koalicioni që, duke ndjekur në mënyrë të korrektuar drejtimin e duhur, do shkatërrojë ëndrrën e miliona shqiptarëve për një Shtet të Lirë, Demokratik, Shekullar, Gjithëpërfshirës dhe Europian.

***

Janë zgjedhje në një Shqipëri të shformuar dhe të denatyralizuar administrativisht nga reforma administrative e plotësisë shpirtërore të deputetëve të maxhorancës, të mësuar me mbisundim ndaj një pjese të shqiptarëve, që i urrejnë njëlloj si gjyshërit në vitin 1944. Këto zgjedhje zhvillohen paralelisht me: 1. operacionin antikushtetues të modelit Boulanger (ende një vepër penale e mbetur në tentativë, ndaj së cilës Prokuroria e Republikës, si institucion i pavarur, do të duhet të ndërhyjë, Kryesisht), i zhveshjes nga pushtetet juridike dhe nga komanda e forcave të armatosura, të institucionit të Presidentit të Republikës Parlamentare; Si mundet të tentohet zhveshja nga funksionet aktive të qeverisë, të Drejtësisë, të komandës mbi Forcat e Armatosura, të vëzhgimit mbi të gjitha pushtetet, për të respektuar ekuilibrat e parashikuar nga Kushtetuta, Institucioni i Presidentit të Republikës dhe atentatorët e Kushtetutës së Republikës të mbesin të pandëshkuar?! 2. Në kushtet e shkeljes flagrante të Kodit Etik të Postit të Kryeministrit në raport me paanshmërinë dhe garancinë e proceseve zgjedhore, në kundërshtim me standardet europiane në raste të ngjashme, përkundër parakushteve për një proces të drejtë, të ndershëm dhe të lirë, në një vend në mes të Europës; 3 në kushtet e angazhimit të hapur publik të Ministrit të Brendshëm në fushatën elektorale, në kundërshtim me përshkrimin e postit që mban; 4. në rrethanat kur Ministria e Brendshme nuk kontrollon veprimtarinë e personave të fortë, nuk ka bërë publik statusin e tyre në raport me ligjin penal të brendshëm dhe atë ndërkombëtar, dhe Policia e Shtetit nuk ka ndërtuar një program verifikues të mbajtjes nën vëzhgim për distancimin e tyre nga procesi zgjedhor; 5 Kur KQZ, e çorientuar pas krizës transformative të kryetares aktuale, nuk ka ndërtuar programin informatik që bën verifikimin e lëvizjeve mes listës aktuale zgjedhore dhe listës së vitit 2013 (rasti i listave me adresa në bodrumet e pallatet në ndërtim në Durrës, që duhet të dërgojnë në përgjegjësi të drejtpërdrejtë shpërdoruese drejtuesin aktual të Bashkisë, kandidat për mandat të ri), nuk ka porositur vendosjen e kamerave në qendrat e votimit (sistemin e monitorimit në distancë dhe rekordesh të ruajtura), vendosjen e një sistemi elektronik të verifikimit të kartave të identitetit, në disa prej rretheve ku janë raportuar nga shtypi adresimi i kartave të identitetit të falsifikuara (në Shkodër, për shembull). Ky institucion nuk ka bërë të qartë me urdhëresë se asnjë deputet, përveçse është zgjedhës, nuk ka asnjë tagër juridik të shkojë i shoqëruar me truproja pranë qendrave të votimit dhe të kontaktojë komisionerët me metodat e mesazheve të koduara në qetësi dhe dashuri. 6.Para gjithë kësaj katrahure, Avokati i Popullit hesht dhe nuk mbron dot të drejtat e përfshira në titullin e parë të Kushtetutës, nuk prononcohet mbi sjelljet jokushtetuese, që shkelin lirinë e zgjedhjeve të individëve dhe nuk mbron dot askënd që ndihet i presuar nga skuadrat fashiste, që lëvizin me makina të zjarrta dhe me letërporosinë e Kreut të Kupolës Krahinore: dua 10 vota dhe numrat e kartave të identitetit. I nderuar Avokat i Popullit: ku ka përfunduar Pushteti Juaj i Mbrojtjes Juridike të Individit nga presioni i falangave mercenare të pushtetit të padukshëm?!

***

Unë mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Ato do të fiksohen e vulosen nga dy parti politike, që në ndërtimin e brendshëm institucional kanë shkelur Kushtetutën në pjesën që ka të bëjë me organizmin dhe funksionimin demokratik të partive politike. Ato kanë ndërtuar tashmë edhe një front të përbashkët, me individët pa bosht të qëndrueshëm të bulevardit politik shqiptar. Dy partitë kryesore po vendosin përpara me metodat e Frontit Demokratik të Etërve të Kuq, turmat e pjesës së indoktrinuar të shoqërisë rrënjësisht socialiste të njeriut të ri të organizuar, që i gjen çdo ditë në radhë para selive të kuqalashe (Unë kam, për shembull, Selinë e PS, Rajoni 5 Tiranë, ku çdo pasdite ndal makinën për të respektuar vuajtjet, dëshpërimin e zhgënjimin e njerëzve në radhë, me dosje ku mbajnë CV, vetë ata, Të Mjerët, që presin deputetin e tyre famëmadh). Kjo pjesë e shoqërisë, në fakt, nuk është e vetëdijshme për gjendjen e vet të mjeruar nën indoktrinim postkomunist dhe shërbimin shkatërrimtar që po i bëjnë demokracisë e lirisë, prijësit e tyre neokomunistë biznesmenë. Ndërsa shqiptarë të tjerë, në Shkodrën antike dhe Tironën time të vjetër dhe bujare, Korçën aristokratike, Gjinokastrën, Libohovën dhe Beratin e familjeve të vjetra fisnike shqiptare, në Vlonën e Lirisë Për të Gjithë dhe Durrësin pragmatist Portë Europiane e Vendit, por edhe kudo në Shqipërinë e Vlerave Patriotike Liridashëse dhe Tolerante, nga Konispoli në Vermosh, e kanë të qartë se po jetojnë në aktin final të rrënimit të ëndrrës europiane dhe demokratike, në një pushtet që kënaqet kur njëjtëson gjithçka nën ngjyrat kuqalashe. Kjo pjesë e ka të qartë se jeton nën një qeveri, çmendurisht të pamatur, të shtyrë drejt një lakmie të shfrenuar për pushtet dhe para, që po vdes, krahas ekonomisë së brishtë dhe të pastrukturuar në rregullat e tregut, edhe konstitucionalizmin si instrument të lirisë nën ligj. Kjo ruling elite, duke shndërruar parimin e qeverisjes në ligje me antipodin e saj, qeverisje me anë të ligjeve të imponueme nën forcën numerike të kartonit, ka gjetur edhe një mënyrë për të përftuar më shumë pushtet antiparlamentar, për t'i shpëtuar kontrollit nga Ligja dhe një mënyrë që të kontrollojë e të përforcojë efektivisht pushtetin e Klikës, që orvatet të mbetet afatgjatë në pushtet. Bëhet fjalë për një organizatë të drejtuar nga dy demagogë dhe dy manipulues shembullorë të vullnetit popullor, që po përpiqen me zëvendësue forcën e arsyes në politikë, me arsyen e forcës së rrugës, që po shtyjnë të gabojnë me manipulim, frikë dhe para, me demokracinë e mitingjeve dhe flakërimat e banderolave dhe flamujve, një popull të përkulur dhe të demoralizuar nga varfëria, skamja, korrupsioni, krimi dhe hajdutëria masive e pushteteve.

***

Tirania e Shumicës Qeverisëse, nën dirigjimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe të Kryerrënuesit të Kuvendimit Ndërshqiptar, po adresohet me egërsinë më të madhe ndaj qytetit të Shkodrës, bashkësisë shkodrane dhe labeate, dhe unë gjej rastin t'i denoncoj publikisht dhe t'u kërkoj përfaqësuesve diplomatikë të ShBA e BE në Shqipëri ndërmjetësimin e tyre të vlefshëm pranë qeverive të tyre, për ndaljen e dorës rrënimtare të pushtetarëve aktualë, posaçërisht Kreut të Trustit të Tendës së Qypit, mbi institucionin e lirisë shkodrane dhe Labeate. Goditja e sotme vjen në një kohë kur Shkodra po përjetonte një fazë ripërtëritjeje, një lulëzim të marrëdhënieve ndërqytetare, një gjallërim të bashkësisë, pas një numri të madh investimesh infrastrukturore, që krijuan një atmosferë ripërtëritjeje dhe rikthimi të qytetarëve në qytet dhe emigrantëve nga jashtë. Pikërisht sot, kur bashkësia shkodrane ndihej më e fortë se kurrë në shtyllat e bashkimit dhe në ndjekjen e rrugës së Etërve të saj, Elitë e vërtetë e Shqipërisë Tradicionale, një dorë jo e padukshme, e denoncuar publikisht në Parlament dhe në Media, po kërkon të korruptojë, të frikësojë dhe të manipulojë shtresën e varfërisë shkodrane, për të kapur zemrën e saj identitare. Bëhet fjalë për përdorim mjetesh antidemokratike, për të zhbalancuar artificialisht procesin zgjedhor, lirinë e zgjedhjes, frymën qytetare të respektimit të kodeve tradicionale qindravjeçare të atij vendi, kulturën e lirisë nën ligj, progresin e saj të vetvetishëm të prodhuar nga gjeni Labeat dhe pozicionin e posaçëm që ka pasë historikisht bashkësia shkodrane në mbrojtjen e vlerave ma të nalta të politikës demokratike e pluraliste, kulturës, artit, arsimit, shkencës dhe sportit. Në atë vend ekziston një besim i patundur që Kultura e Bashkësisë së Pandame, bazuar në Pluralizmin e Pastër dhe në Pranimin e Secilit, do të triumfojnë mbi kulturën e dhunës e të presionit të rrugës dhe të propagandës neokomuniste, që ka ngjyrosur dhunshëm qytetin në të kuq. Qyteti po mobilizon forcat e veta dhe bashkëqytetarët e vet emigrantë për të mbrojtur qytetin dhe Labiatinë, vendin e martirëve të Rrëmajve, të dëshmorëve e heronjve të demokracisë, Broci, Bishanaku, Kryeziu, Ceka, Monajka etj., nga ky sulm i rinovuar i bijve të dhunës e shërbëtorëve të tyre të mirënjohur. Por mbështetja e institucioneve demokratike ndërkombëtare është e domosdoshme për t'ia dalë mbanë në këtë Proces Mbrojtjeje të Lirisë Krahinore. Ne ishim në një demokraci përfaqësuese të qeverisur keq, ndërsa sot po shkojmë me shpejtësi drejt një autoritarizmi me maskë demokratike, një poliarkie, në të cilën procesi zgjedhor krahinuer i ditëve të ardhshme është vetëm një hap i dytë i zbatimit të programit  të thirrur në ditën e parë: "S'keni parë gjë Akoma nga Hakmarrja Jonë".

40 Komente

Oh shyqyr. Nuk qenkam vetem. smiley

Qenkeni rende fiqo smiley

"S'keni parë gjë Akoma nga Hakmarrja Jonë".

shume e vertete dhe njekohesisht e cuditshme qe nuk lodhen kurre keto pjella te komunizmit pa nenshtruar cdo gje dhe gjithcka nen llumin e pervesitetit te tyre.

Tani i jane sulur Shkodres te marrin me zor ate qe se marrin dot kurre me vullnet te lire. Lind pyetja, kur e dine qe jane fitues te zgjedhjeve, pse patjeter duhet te marrin me perdhune dhe Shkodren?

Kete guxim e kane sepse populli shqiptar nuk beri kurre shkeputjen nga komunizmi, sic e beri Polonia, Cekosllovakia, Hungaria dhe vende te tjera. Askush nuk u denua per kater te vrare ne Shkoder me 1991 dhe pergjegjesit morale te vrasjeve vijne te pashqetesuar dhe pa dhene llogari te blejne dhe shesin vota. Imoralet qe propagandojne ndarje krahinore dhe partiake, se kane problem te angazhohen ne cdo lloj transaksioni vetem qe te arrijne te pluskojne ne krye te batakut ku jane zhytur dhe po terheqin vendin.

Welcome to putinia!

smiley paska Ik per lesh "opozita" , po ju iken shkodra per shalesh dhe kan humb qetesine.

"me qetesi dhe dashuri" edhe ju do te merrni ate qe ju takon !.

Kush e ka Ven kete Legen te flasi ne emer te shkodraneve dhe shqiptareve?! 

per ke e ke fjalen, per Prof. Doc Romeo Gurakuqin? Te familjes Gurakuqi, shkodran? Pse kush duhet te flase ne emer te shqiptareve dhe shkodres, ti, dashnori i qetesise me dashuri te metes

 

Mbiemri "Gurakuqi"nuk i jep ketij legeni asnje kredit apriori. Sa per professor dhe doktor dhe pordha me rigon  mos na hap barkun, "Ju" bete doktor Xhelalin atqu.  Vetem te lexosh kete legen e kupton qe ne thelb ka urrejtjen revanshizmin dhe nuk shikon dot pertej ketij binomi .

dhe prape Romeo mbetet ai qe eshte Romeo, Prof. Doc., me emer dhe mbiemer dhe me titujt e punes se tij hapur per te gjithe ti lexuar dhe dhene mendim mbi to.

por ti se ke me Romeon, por me mendimet e tij por ngaqe skeni b.. me pas nje mendim origjinal per argumentet qe ai jep, dilni ne origjine, duke pershtyre njerezit qe i keni perballe , metode e vjeter e partise se punes kush te puthe sa me shume prapanicen e kryetarit te radhes

 

C'thote atqu. Ai po shkumezon nuk po thote ASNJEGJE. 

Leximi skic diktoi keto fjalet "kod":

Gurakuqi, Krahinuer, KQPPSH, bijte/nipat e eterve, etj. 

Shkrimi te mos lexohet,  tha. Mban era "Vllaznia dona gol". smiley

Neeeext! 

P.s.

Si kemi mrrit ke ky stereotip valle? Mos me pas as i lloj kurjoziteti dhe pritshmerie qe no i ide e vyshme del prej ktynve? smiley

gjynof,

Ndryshojnë metodat, mjetet, aktorët dhe koha smiley .. Po pse çfarë ndryshon tjetër ?

Vetëm Gurakuqi dhe Papmpersat e LefTKopesë si ky i pashtrydhuri Kalamani  nuk ndryshojnë . I lexon këta *Ole dhe i " poston automatikisht "

Këto zgjedhje zhvillohen paralelisht me: 1. operacionin antikushtetues të modelit Boulanger smiley ... e të tjera e të tjera . Pse gjashtë ?  po sa ..

Kush e njeh ti rekomandojë këtij " O mu te Guri që bo xixa ...e ngjyra Guri "  të bëjë një vizitë mjeksore tek ai i shëndetit mendor dhe ti thotë

Merre lehtë se nuk je Vetëm smiley

ca eshte gjeni labeat? po bashkesia labeate? po kodet qindravjecare shkodrane?

Prof. Dr. Gurakuqi jo vetem qe i mendoka po dhe i shkruka karlluqet ! smiley

 

disclaimer: kjo biografia marre ne internet NUK eshte per zombi-cakejte e pushtetit neokomunist dhe oligark ne fuqi se per ta nuk ka shprese

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi
 
Mban titullin Profesor që nga viti 2007 dhe graden Doktori Shkencave Historike nga vitit 1997.

Fushat e ekspertizës: Profesor i Historisë Moderne Botërore, Historisë Moderne dhe Bashkëkohore të Ballkanit, i  të Drejtës Publike dhe Historisë së Institucioneve në Universitetin Europian të Tiranës.

Fushat e Kërkimit Shkencor: Historia e Pavarësisë së Shqipërisë, 1910-1921, ndërkohë që një pjesë e veprimtarisë kërkimore ka përfshirë periudhën e mbretërisë shqiptare 1928-1939 dhe periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe raporteve Shqipëri-Jugosllavi për çështje te Kosovës.

Njëkohsisht, Romeo Gurakuqi është Visiting Fellow pranë London School of Economics and Political Science. Autor i monografive “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911” (janar 2002) dhe "Shqipëria dhe Çështja Shqiptare, pas Luftës së Parë Botërore, 1918-1921” (botuar mars 2007), “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914” (botuar shkurt 2011) dhe “Shqipëria 1911-1914” (tetor 2012), i teksteve bazë universitare: “Historia e Kohës së Re 2 (Qytetërimi Perëndimor) 1775- 1871”, “Historisë së Kohës së Re 3, (Qytetërimi Perëndimor) 1871-1918” (në bashkautorësi me Menduh Dërguti), "Historia e Institucioneve Perëndimore", "Hyrje në të drejtën publike", “Hyrje në Studimin e Historisë”, (në bashkautorësi me Walter Höflechner dhe Gëzim Hoxha), dhe autor i një numri artikujsh studimorë kushtuar historisë politike dhe diplomatike të Shqipërisë në periudhën 1910-1914, 1918-1921, 1925-1936, 1941-1945 dhe autor seri analizash botuar në shtypin shqiptar etj. Nga vitit 1998 deri në vitin 2006, Romeo Gurakuqi drejtoi revisten shkencore “Phoenix”, organ i Qendrës së Studimeve Shqiptare “Ernest Koliqi”, Shkodër.

Bashkëthemelues  i UET. Nga viti 2006 deri më 2008 ka qenë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale UET. Aktualisht është drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore, pranë UET, anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, Anetar i Bordit Drejtues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tirane dhe Anetar i Bordit Drejtues të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

nje gje nuk kuptoj une,pse ate elbasanlliun e pagezuar dhe emerndryshuar e kane vene rektor a cfare dreqin eshte te universitetit katolik evropian te tiranes?

per te mbuluar gjurmet medemeksmiley

ky grupi i isis-it katalik,nuk le rast pa deshmuar qendrimin e tyre thellesisht antikombetar, kundra nje shteti unik shqiptar  dhe mbifetar!   

keta u rreshtuan me batalionin e vangjel dules duke dale hapur kundra nje partie shqiptare..   njelloj si gjysherit e tyre qe u bene me malazezet kundra shqiptareve ne rrethimin e shkodres.

qendrimi i tyre perseri antikombetar ndaj gjuhes kombetare shqipe!

po ashtu edhe ndaj ceshtjes kombetare shqiptare kane nje qasje pothuajse si serbet.

kur them katalikt kam parasysh kete grupin e jozefines si puna e ketij romes qe nuk ka asnje lidhje me atdhetarin e madh shqiptar luigj gurakuqi dhe shqiptaret e tjere te besimit katolik

 

Ah po, e mbaj mend! Ky eshte ai idioti qe thote se Lufta Nacional Clirimtare ishte Lufte Civile. S'paska qene e thene qe rrenja te bene njeri.

Autoritarizm?!  S'keni pare gje Akoma. "Bijte e eterve" eshte e Vetmja vrima e fyellit qe dine ti bien.

Hajde shkrim, hajde. Ky s'eshte shkrim more, po eskavator...eskavator qe do ta shkule komunizmin megjithe rrenje. Kesaj rradhe prej verteti inshallah.

Perfundimisht, mesa duket e vetmja gje qe mund ta mbaje te pademtuar opoziten shqiptare per te ardhmen eshte formalina dhe nje kavanoz i madh hermetik.

ne fakt ngjan me nje trakt fashist per gjuhen e rende te urrejtjes. them se nga media duhej bere 'ban' e ne peshk te raportohej 'spam', jo te publikohej.

 Proces Mbrojtjeje të Lirisë Krahinore

amazing smiley

 

 

 

 

Po per ket Liri Krahinore jemi kacafyt me Kulshedren e Kuqe or lum miku!

 

 

u kacafytem ne, po s'deshi fati:

Ne ishim në një demokraci përfaqësuese të qeverisur keq smiley

 ndërsa sot po shkojmë me shpejtësi drejt një autoritarizmi me maskë demokratike, nje poliarkie smiley

thirrje per spam dhe ban kod per vendosje ne tabelen e fletrrufeve dhe burgosje po te ishim ne kohen e xhaxhi verit. Gardiani kod per adminin smiley

amazing smiley

"proces mbrojtje krahinor" - mobilizim i elites lokale apo vendore- protection of local governance right - anglisht

kunder sulmit te pareshtur te oligarkeve te lidhur me krimin qenka gjuhe urrejtje ndersa sulmi i pareshtur i neokomunisteve ne pushtet qe kerkojne te eliminojne zgjedhjet lokale me moton "cfare ju duhet PD - opozita - as per qente nuk ju hyn ne pune", pasi ndryshuan harten pa pjesemarrjen e opozites dhe pa referendum, dhe tani dhe aty ku nuk fitojne dot edhe pse kane vepruar si me siper po blejne hapur votat duke dhunuar nje krahine/qytet te caktuar nuk na qenka veprim urretje por dashurie

smiley

Jugi i ka tana fajet...Jugi!

Mos ish per Jugin, Veriú sot kish me kene si kanton Zvicerian. Po per zotin!!!

dum bajrak!!

Liria Krahinore...Katalike ! Profesori ne  2015 flet si RD e 91( punistet, kriminelet e kuq)..Tjtri me lart sjell si argument CV e tij. Po edhe Gebelsi kishte nje qerre me diploma! Flet per banda militantesh e paramilitare dhe gjuha e tij, e profesorit dmth, e njeriut te  shkolluar dhe ndricuar, eshte e nje militanti histerik dhe fashist. Kur indoktrinimi bashkohet me diturine , krijohen monstra te tilla.Eshte intelektual i angazhum or tie! Ne habitemi si u radhiten perkrah fshizmit ca intelektuale ne vitet 40.Po ja si ky, per Lirine Krahinore!

na u radhiten krah fashizmit intelektualet, spiritus, edhe Grida iu kerkon edhe 'mentoring'

PD-hi ne kto zgjedhje nuk e kalo 25%-shin. Ne 2017 shko me poshte se 15%-shi. Deri sa te bohet parti 5%-she!

" Si thu Jaro, tina apo una, do bojsha figuren me te mire presidenciale ? " 

Ne fakt nje ....Jeni te dy ! 

" ... Tirania e shumices qeverisese ...?! " 

Shko ore mbushu! Ti nuk e di kuptimin e fjales " Tirani " ! Mercenarizma ! 

disfatizem te tille nuk kishte pare Shqiperia as ne ditet me te errta te pushtimit 500 vjecar turk. Ti prit iher mer burre se po ja con fishaten per lesh Partise, nderkohe qe Luli perpiqet ti mbushi mendjen shqiptareve qe nga 21 qershori fillon ndryshimi dhe rrezimi i regjimit te socialisteve kriminele, ti ju thua te njejteve komplet te kunderten, qe zgjedhjet eshte e sigurte qe jane te humbura thelle nga pd. Vetem bojkoti ju shpeton, as 30% te votave nuk merrni ne shkalle vendi, qe dmth qe nuk jua ka fajin reforma territoriale

nji gje s'kuptoj une! Ne Shkoder kandidon nje e perndjekur nga regjimi komunisto-punist dhe nji e pa persekutuar. Tani nqs demokratet provinciale kane frike mos kthehet prape gogoli i kuç le te votojne armiken e tij te betuar Mme K.B! Ma do mendja askush me mire se ajo nuk e njeh egersine, urrejtjen, shtypjen e kulshedres se kuçe. Bile bile as edhe dr.prof Sali Berisha qi i ka ndejt afer udheheqjes xhakatare komuniste nuk e njeh mire egersine e atij regjimi pasi nuk e ka provu ne kurriz (ama te tjereve ua ka fut, i ka spiunu).

" ...Reforma administrative ka denatyruar Shqiperine ! " Ky person duhet izoluar sepse paraqet rrezikshmeri terbimi ! 

Miremengjes

propozim nga poshte miratim nga lart , para partizane smiley

Profesori ka te drejte kjo "reforme" u be per te denatyruar Shqiperine, sipas orekseve partiake dhe krahinore te oligarkeve qe erdhen ne pushtet, pervec votes se lire, edhe me ndihmen krimit

Prandaj, mendoj se Shqiperia po shkon me shpejtesi drejt putinizmit ku zgjedhjet nuk do te kene me asnje kuptim por do te kuptohen vetem si nje transaksion biznesi shit blerje dhe kjo fale "te majtes" kuqalashe ne aleance me krimin. Ai qe rrin ne maje, kryehajduti mes hajduteve, ka aryse te krenohet dhe per ca kohe derisa ta shikoje veten poshte

Oligarket qe jane aktualisht ne pushtet jane trashegimtare te cdo praktike jo demokratike te trasheguar ne "genet" e partise se punes qe vetem emri iu nderrua. Ne keta dy vjet kane ndermarre veprime qe kane minuar ate demokraci qe kishim per te forcuar pushtetin e tyre nderkohe qe partite i drejtojne si korporata biznesi.

Simptomat e ketij degjenerimi mund ti shikosh ne kete teme. Psh askujt nuk i ben pershtypje se KM kandidon per kryetar bashkie Elvis/Ervin Roshi, qe dikur kishte biznes menaxhimin e prostitutave ne trotuar. As kur genjen duke thene qe per dy vjet ka investuar sa per 25 vjet. As kur ne ligjerimin per zgjedhjet perqendrohet kryesisht te grate kur vete ka dhene shembullin me te keq te sjelljes me to ne jeten personale. Por sapo Profesori permend "mbrotje krahinore" duke folur per Shkodren e shpallni te terbuar qe thjesht shkumezon pasi iu djeg e verteta qe ai thote. A ka shprese per ju?

JO

Kur do ta kuptoni qe nuk jane te gjithe njerezit te shumezuar ne laboratorin komunist si puna juaj? Qe jane te lire te kene mendimin e tyre? Qe kane histori familjare dhe personale persekutimi per nje fjale goje? Qe thjesht se pelqejne kete KM dhe arrogancen boshe qe e shoqeron?

 

 

 

Profesori po jep alarmin.. Populli ka ngleur pa opozite dhe me e keqja eshte se te persekutuarit po marrin kestin e 4 e te 5 te demshperblimin nga ata qe i quan komuniste. Gjithe demokratet e fshatrave te Tiranes, shijakut dhe kavajes po mbajne lart flamurin e LSI. Ne Shkoder me pak fat do jete gozhda e fundit ne arkivolin e PD-s. Shqup-i do kthehet ne shoqate me 2017 dhe atehere vertet do rilind Shqiperia. Zoti i dhente shendet Saliut me kompani e tij qorre te shohin me syte e tyre fundin e monstres politike barbare qe krijuan. Me reformin e drejtesise te mbajne rradhen e uturakut!

Ky profesori tani dy rruge ka, ose te marre rruget per azil ose te bej vetevrasje se nen babezine dhe krimin e komunistave nuk mund te jetohet.

"një popull të përkulur dhe të demoralizuar nga varfëria, skamja, korrupsioni, krimi dhe hajdutëria masive e pushteteve." = popull pa opozite!

 

 

Oooooo ky eshte ai profesori qe nganjehere, edhe fjalen mut e shkruan, në varesi të kontekstit (sipas profesorit, gjithmone!!) me M të madhe smiley

E kapi njeri ate pjesen nga "Rrethimi i Shkodres"? 

Aty ku qytetaret po mobilizohen per mbrojtjen e qytetit, te ndihmuar nga bashkeqytetaret e tyre emigrante? 

Qytetin dhe Labeatine, merr vesht? 

Mungon vetem Kapiten Loredani prej Venediku.

Ndoshta e kam gabim, por nje profesor doktori nuk i takon te shkruaje me kaq pak kujdes, pervecse ne rastin kur i ka shkruar me shume kujdes, dhe une shqiptari unitarist nuk jam audienca se ciles ky shkrim i drejtohet, merr vesht...

Partikularizmi Shkodran, degjoj disa "te ekuilibruar" eshte benign, eshte pasuri e te gjite shqiptareve!

Mbase, mbase. 

Po une nuhas dicka tjeter...

Edhe njëherë  të nderuarës LefTKope . MËSHIRË.

Jo vetëm që po e vërvit këtë Pampersin Bravekidio të palidhur mirë , por e vërvit edhe me mbetjet  e diarresë së babsqapit . Dhe kullon nëpër faqe...

Ai llomotitësi me Gur të Kuq duhet sqaruar se Autoritarizmi si dukuri ( veti , çfaqje , kategorizim etj ) menazhuese rrjedh nga Autoriteti .Do ti lehtësohet puna shumë në se e ka mbaruar tetëvjeçaren , të kuptojë se Ai në postin e mësuesit , është Një autoritar i shkallës së Lartë dhe po të vazhdojë të pëjesë veten me mejtim të Mëndjes "Përse" ? do mbërrijë në përfundimin se Autoriteti qeka i përfaqësuar nga Kopetencat si ato Individuale ashtu edhe me efekt shoqnor. Dhe kopetenca e këtij debili me Gurakuq që nuk i vjen marre të thotë " jam Pedagog una me dokra profka "  mbështetet tek NOTA .

Zaten Berisha nga këta foshnjarakë llafazanë mbushi radhët me "profesorat " sa që Ligjëroi Universitet edhe në Vuçidol.

Për aq sa ka dashë thotë ky foshnjarak llafazan me Gurakuq po i kujtojmë se shfaqjet e Autoritarizmit , mua au derëzezasmiley ,kanë ekstremin e tyre që në shqip është cilësuar si Prepotencë e Arrogancë .

Më qartë ,që Kopetencat ti ushtrosh në mënyrë absolute pa asnjë element paraprirës si psh , debati ,arsyetimet etj etj apo edhe elementë organizativ të tij siç janë draftet , komisionet etj etj para marrjes së vendimit ( ushtrimit të kopetencës )  Nuk është vendi dhe nuk ja vlen të mësosh  këtë foshnjen Gurakuq që ka mejtim mëndjeje .

 Pampersit të palidhur e mbushur me  diare të Berishës alias Bravekidio ,LefTKopeja t'ja heqë të drejtën e komentit sepse e zhyt më keq në Injorancë edhe ndonjë shkëndijë Intelekti që Left me .....iiiiiii në fund mejton se mund ti përdorë pampersat e shumëllojtë nëpropogandimin e luftes kunder Kulsherë së Kuç .

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).