"Gabim" është një fjalë përkëdhelëse në fakt, pasi blerja e votës është një krim që dënohet nga ligji, por ndërsa dëgjojmë vazhdimisht, aktorë dhe institucione që shprehen kundër shitjes së votës, pothuajse aspak nuk flitet kundër blerjes së votës. Në këtë kënd duket sikur e gjithë barra e përgjegjësisë për këtë fenomen kriminal, antidemokratik i lihet popullit, dhe më konkretisht të varfërve që vuajnë për bukën e gojës, dhe bien pre e tundimit për të shitur votën. Heshtja është acaruese për sa i përket atyre që blejnë votën, që janë ideatorët, nismëtarët dhe përfituesit e këtij fenomeni. E kuptoj që nismat ndërgjegjësuese kanë si shqënjestër sjelljen e njerëzve dhe dijësimin e tyre në lidhje me rëndësinë e votës së lirë, por ky fenomen është shkak/pasojë dhe duket sikur merremi vetëm me të dytën.

25 Komente

Shiteni ne drejtimin e duhur...

Taktike e PD-se ( ose me mire e atij qe humbet ) qe ka filluar prej kohesh qe te krijoje alibine se po vidhet vota ndaj po humbet.

Nuk jam duke perjashtu ndikimin per ta patur voten te sigurte me shume mjete perfshire dhe parate, por kam pershtypjen qe jemi ne rastin e qimes tra.

A nuk e gjeten dhe finacuesin mafioz te kesaj pune ate cifutin nga Gjeorgjia, qe eshte arrestu ne Rumani per prostitucion e qe dyshohet per pastrim parash ne Shqiperi, pavaresisht se nuk ka qeqshtje te hapur ndaj tij? E gjeten.

Mire do ishte te kishte denoncime konkrete dhe jo per konsum publik por ne prokurori. Se keshtu me te folme qesim u japim material atyre qe ne dore mbajne ura zjarri.

 

Taktike e PD thua ti ? Po Raporti i OKB-se qe thote se po pergatitet te vidhen votat ?

Raporti i OKB: Në Shqipëri po vidhen zgjedhjet

 

Gazeta Sot - Kliti Topalli

 

Kandidatët të panjohur, pritet bojkot masiv në ditën e votimit

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar pak ditë më parë një raport për situatën parazgjedhore në Shqipëri. Sipas konstatimeve të kryera në bazë të vëzhgimeve në terren nga ekspertët e OKB dhe partnerët e saj në Shqipëri, është konstatuar se ka një tendencë që të ketë blerje apo vjedhje të votave. Një tjetër konstatim është dhe fakti që qytetarët nuk i njohin një pjesë të kandidatëve për kryetarë bashkie, ndërsa për kandidatët e Këshillave Bashkiakë nuk kanë fare njohuri.

 

Raporti është hartuar mbi bazën e disa grupeve të fokusuar në disa territore të Shqipërisë, ku qytetarë të moshave dhe gjinive të ndryshme janë pyetur mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri. Pjesë më madhe e fokus-grupeve është mbajtur në zonat periferike, të cilat janë prekur edhe nga reforma territoriale. OKB ka pasur si qëllim që përmes këtij studimi të shohë edukimin dhe motivimin e qytetarëve për të votuar më 21 Qershor.

 

Në këtë raport është konstatuar se pjesa më e madhe e qytetarëve shohin si problematikë manipulimin e rezultatit zgjedhor dhe mosndëshkimin e personave përgjegjës. “Pjesëmarrësit në një masë të madhe pranuan se ka raste të vjedhjes/shitblerjes së votës në format e presioneve/kërcënimeve fizike apo psikologjike, presione/kërcënime nga punëdhënësit dhe këmbimi i votës me para apo të mira materiale. Megjithatë, thuajse të gjithë pjesëmarrësit (95% e tyre) nuk ishin në dijeni të ndonjë personi të ndëshkuar për këto veprime. Vetëm disa pjesëmarrës ishin në gjendje të përmendnin masat ndëshkuese, që varionin nga gjobitje në burgosje”, thuhet në raport.

 

OKB ka sugjeruar që të rritet sensibilizimi dhe t’u bëhet e qartë qytetareve dhe pushtetarëve që mund të ndëshkohen për shitblerje të votës.

 

Ti Left je duke u tall me mu me duket. Me gjen pak te hutum mu si per dit t'Premte dhe ja vlon me raport OKB-je.

Sipas konstatimeve të kryera në bazë të vëzhgimeve në terren nga ekspertët e OKB dhe partnerët e saj në Shqipëri, është konstatuar se ka një tendencë që të ketë blerje apo vjedhje të votave.

Qenkan ba hetimet nga partneret e OKB-se ne Shqiperi! smiley Alban Vokshi dhe Afrime Krasniqi. smiley

Tallu Left, tallu se te ka ardh dita !

Left, Berisha i do me shume nga te gjithe humjet e bashkive sepse nepermjet atij rezultati ai ka goje te thote se tashme qe i kane te gjitha pushtetet te majtet ndaj do kerkoje ekuiliber pushtetesh si psh per Presidentin e me rradhe ata qe varen prej tij dhe atij personalisht ato i duhen, pra i duhen ata qe mund ta rrezikojne ( nese bien ne duar gabim ) e as i rruhet apo i qethet ( se eshte tip leshtori Sala ) se fiton Grida Shqina ne Durres apo jo e na qon dem neve te dyve gjithe perpjekjet per ndryshim ne Durres. smiley

Mire o Komentues, cte te them ... por nuk e ka PS-LSI situaten ne dore si tregojne sondazhet tuaja te IRP Marketing, ndryshe sdo benin gjithe keto dallavere :

Mbështeste Albert Çaçin ne Fier, i sharrojnë 40 rrënjë ullinj

Postuar në 05 Qershor, 2015 

Fushata elektorale sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe jo pak herë shfaq dhe shenja nervoziteti, dhune apo hakmarrjeje. Një nga zonat ku PS-ja ndihet më e kërcënuar për humbjen e kandidatit të saj është Fieri, ku në siglën e PSD-së kandidon ish deputeti socialist Albert Çaçi.

Një nga mbështetësit të Çaçit është ndjerë i kërcënuar pasi në shenjë hakmarrje për angazhimin e tij politik i kanë sharruar 40 rrënjë ullinj që kishte në pronën e tij. Burime zyrtare nga shtabi elektoral i kandidatit Çaçi bëjnë të ditur se pas një takimi të organizuar në qytezën e Levanin , Ermal Mema, ka rënë pre e një akti vandal hakmarrje, akt që besohet se është kryer nga militantët e kampit të PS-së. Njerëz të paidentifikuar i kanë prerë atij 40 rrënjë ulllinjsh në pronën e tij, rrënjë të mbjella prej 5 vitesh.

“Presionet shkojnë deri në veprime të tilla makabre, ndërsa vazhdojnë heqjet nga puna dhe presionet fizike, si dhe bllokimi i hapësirës në media, mungesë hapësire për vendosje posterash në qytet, përjashtim nga debatet në televizione me urdhër nga lart”, thonë burimet zyrtare nga shtabi elektoral i zotit Çaçi. Vetë Çaçi u bëri thirrje kundërshtarëve të tij që të presin me qetësi verdiktin e popullit. Ai tha se në Fier gjithmonë ka pasur zgjedhje të qeta. “Ftoj kundërshtarët të mos nxisin akte të tilla vandale por të presin me durim e qetësi verdiktin e votuesve, nuk është fundi botës po nuk fituan ata”, shprehet Çaçi.

Në reagimin e tij më tej ai shton se “ndjej keqardhje për aktet vandale, për presionet dhe të gjitha format e dhunës që kundërshtarët tanë në garë bëjnë ndaj njerëzve që më mbështesin në fushatë. Jam pranë Ermalit, i cili sot ra pre e një akti vandal nga njerëz që kanë dhunën dhe presionin si gjuhë politike, atij iu prenë në mënyrë barbare 40 rrënjë ullinj të mbjella me ndjersë në pronën e tij vetëm sepse ishte organizator i takimit elektoral në Levan. E falenderoj për mbështetjen çdo të ri të Fierit dhe premtoj se në drejtimin tim Bashkia e re do të ecë me gjuhën e solidaritetit dhe mirënjohjes, jo të hakmarrjes dhe të dhunës”.

Po c'ke me mu ? Mu m'u ça goja duke fol pozitivisht per Griden...

Po nuk e pe dje qi u mblodhen te gjithe maskarenjte e peshkut dhe thonin qe Grida e paska perqendru fushaten tek Bishti i Palles. Maskarenj !

Dhe meqe me kujtove Firin : PD-ja e menderosi qe qoi atje ate muhaxhedinin Enkelajden se nuk do marre vota as tek arxhinjte e Levanit.

Pastaj qa ke ti, le te genjehen me sondazhe Rama e Meta. Ja dhe di jave dhe mbaron historia.

 

Mqns nuk te pelqeu Raporti i OKB-se, ky i ODHIR si te duket Komentues?

Misioni vëzhgues i ODIHR ka publikuar raportin për periudhën nga 15 maji deri më 1 qershor.

 

 

Sipas raportit, KQZ ka operuar hapur, por disa intelokutorë të Misionit Vëzhgues kanë ngritur shqetësimin për paanshmërinë e kësaj trupe.

 

Në raport ngrihet edhe shqetësimi i shtimit të numrit të votuesve në dy Bashki, në Durrës dhe Kavajë.  Misioni thekson se prokurorët po hetojnë këto raste.

 

Në listat e votuesve janë 3.370.206 votues.

 

Fushata ka nisur para kohe, por ka qenë kryesisht paqësore, thuhet në raport.

 

Ka akuza për presion mbi nëpunësit e shtetit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore. Disa figura të larta të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë dorëzuar certifikata legalizimesh gjatë aktiviteteve të fushatës thekson raporti.

 

Në pjesën për median thuhet: “Përkatësitë e medias me partitë e mëdha politike shkaktojnë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në autonominë editoriale dhe autocensurë. Përdorimi i pamjeve të prodhuara nga partitë për fushatën është një shqetësim serioz mes interlokutorëve.

Po kete lajmin e votuesve te shtuar une dhe lungomare kemi 3 muj qe e themi. Kemi shpik dhe termin durrsjan bile. smiley

Dobet Left, dobet.

Po pse ore batutat tona i keni dhene ODIHR-it ju per blerje e shitje votash ?

si puna e ligjit per prostitucionin - duhet denu dhe klienti...se si pune kurvash u ba kjo pune.

Me shqetesues jane militantet e devotshem te tipit flm rama flm meta kur nje qytet ne muaj largohet nga vendi. Kta qe shesin voten e kane pak logjike te pakten.

nuk eshte krim i denueshem nga Kodi penal?

Une kam nje pyetje tjeter, e cila shkon paralelisht me blerjen e votes. 

A eshte "gabim" blerja e mediave?

Si shume po e perkedhelin mediat Erionin duke mos lene te filtroje asnje lajm negativ per te apo entourage-in e tij keto kohet e fundit.  AgitPropi i Qeverise me ne krye Gebelsin e Rames ne komunikim, po bejne tmerr neper redaksi, me hir e me pahir.

Ja disa pasazhe nga pergjigja e A. Shkullakut drejtuar Eri Velit, per ceshtjen e Viles, ku aludohet presionet mbi median qe guxon ende te kritikoje njerezit e pushtetit:

...Kolegët e mi e mbajnë mend edhe Berishën e parë edhe periudhën e 2001. Edhe dhunën shtetërore edhe shit- blerjen. Puna është se Rama dhe Erioni kanë mbi dhjetë vjet që thonë se janë ndryshe, që janë për një model të ri, që respektojnë lirinë e shtypit, që nuk merren me sulme dhe përbaltje si kundërshtarët e tyre, aq më pak ndaj mediave. Në mos Rama, të paktën Erioni do duhej t’i qëndronte këtij parimi. Vjen nga shoqëria civile, nga protesta qytetare, madje edhe nga ato protesta kundër qeverisë kur cenonte lirinë e shprehjes, thotë se ka studiuar jashtë e për rrjedhojë do duhej të ishte më i hapur mendërisht… 

 

...Një ministër, një kandidat për bashkinë e kryeqytetit, një individ me fuqi të madhe politike e mbështetje të hapur financiare, sigurisht është më i ekspozuar se dikush tjetër ndaj shigjetave të medias dhe opinionit publik. Ato mund të jenë të tepruara, ndonjëherë edhe të padrejta, por ky është një çmim që pushteti kudo në vendet normale demokratike, ka pranuar ta paguajë. Nuk mund të përjetosh vetëm favoret e pushtetit, duhet të paguash edhe kosto për këtë...

 

Po vetë Erioni si është me transparencën financiare, që nga donacionet e Mjaftit e deri tek shitja e revistës Mapo tek një biznesmen i njohur ndërtimi…

Është i habitshëm transformimi i një 36-vjeçari, i cili në vend të reformojë politikën e vjetër, bëhet përfaqësuesi më tipik i saj. Dhe madje pjesë e anës më negative, asaj të kontrollit dhe presionit mbi mediat. Për këtë, më shumë se për çdo gjë tjetër pata shqetësimin të shkruaj. Për të tjerat, asgjë personale Erion!

 

A. Shkullaku
 

 

Raporti i OKB: Në Shqipëri po vidhen zgjedhjet

Raporti i plotë i UNDP është Studim mbi edukimin dhe motivimin e votuesve në prag të zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 në Shqipëri. 

Grupet e fokusit ishin në Vorë, Rubik, Orikum, Urë Vajgurore, Ndroq, Mbrostar, Dropull dhe Bushat. Studimi u krye gjatë datave 3-10 prill.   

Në lidhje me raportin, në ato data as listat e plota nuk ishin publikuar ende.  Këtu fillon fushata një vit para zgjedhjeve dhe prapë në shumicën e rasteve, njerëzit s'i njohin e as që e kanë idenë për anëtarët e këshillit apo zyrtarët e town hall.  Para dhe pas zgjedhjeve.  

Raporti ndalet përpos të tjerave edhe në fenomenin e votimit familjar, dhe është pozitive që - gjithmonë sipas këtij raporti - konsiderohet në ulje.

Por që të përmendim më kryesoren, shit-blerjen e votës, apo dhe presionet.  Dhe që meqë s'janë bërë akoma zgjedhjet, njerëzit flasin mbi eksperiencën e zgjedhjeve të kaluara, ashtu sic thuhet edhe në raport, nuk është bërë mjaftueshëm për sensibilizimin e njerëzve për sanksionet ndaj këtij fenomeni.  Nuk duhet ta bëjë Ambasadori Amerikan në Shkodër (në një mbledhje me dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës), e as një studim i UNDP-së.  Shteti, KQZ-ja duhet të jenë aktivë me fushata konkrete në media etj.  

Pjesëmarrësit theksuan një nevojë të përgjithshme për më tepër informacion mbi këtë çështje. Një pjesëmarrës (në Rubik) shprehu një fakt interesant që ndërkohë që në qëndrat e votimit ka shenja mbi veprime të ndaluara sic janë mbajtja e armëve apo pirja e duhanit, nuk ka shenja mbi vjedhjen/shitblerjen e votës. 

Dhe më kryesorja, për ta lidhur edhe me diskutimin që ka hapur Blendi, të denoncohen dhe të dënohen sipas ligjit edhe shitësit.  Që deri sot, nuk dimë të ketë ndodhur.

Per sa kohe do kete fukarrallek dhe kercenim per vendin e punes do te kete dhe blerje vote. Asgje ska ndryshuar po te pakten sot flitet per fenomenin. I denuar ama si gjithmon asnje. 

“Së shpejti edhe në Shqipëri hetim si ai i kryeministrit rumun”    

 

Prokuroria e Rumanise akuzon Kryeministrin PONTA. Prokuroria rumune ne DREJTIMIN e DUHUR. Rama dhe miku i tij PONTA ne drejtimin e kundert. DREJTESIA E DUHUR ndoshta vonon por nuk harron…! Vota juaj ne 21 QERSHOR eshte per te sjelle DREJTESINE E DUHUR…”

 

Nga Kastriot Islami

 

Miku i ngushte i Rames, kryeministri Rumun PONTA nen hetim per “pastrim parashe dhe evazion” kur ka qene avokat; Presidenti i Rumanise me origjine gjermane i kerkon doreheqjen….Shpresoj shume qe kjo te filloje te vije edhe ne Shqiperi…Sepse para dy ditesh, nje gjeorgjian me emrin Dzanashvili, i arrestuar ne Rumani per prostitucion, akuzohet ne Shqiperi per pastrim parashe…

 

Por me renda eshte se Zyra e Avokatise (njelloj si ajo e rumunit PONTA) e drejtuar nga dy bashkepuntore te Erjon Veliajt dhe me “fuqi te perfaqesues ligjore” te shoqen e Erjon Veliajt eshte ajo qe ka kryer transaksionet per te cilat dyshohet biznesmeni gjeorgjian.

 

Dhe akoma me e rende eshte se ndryshe nga cfare ndodh ne Rumani, EDI RAMA jo vetem e mbron kandidatin e tij per Kryetar Bashkie, Erjon Veliaj, jep urdher qe asnje media te mos e jape kete lajm…DREJTIMI I DUHUR eshte pikerisht ajo qe ndodh ne Rumani kurse Rama eshte duke shkuar ne DREJTIMIN e KUNDERT…Shume shpejt do te vije kjo dite ne Shqiperi…Eshte Koha e Duhur per te dhene Goditjen e Duhur…

Të kesh dhe një kawassaki , një djal me para si Shkëlzen Berisha , një anale si LefTKopeja që ka moto " Berisha i mirë po është pak me barrë " , dhe ..të q#fsha JETËN ...

LefTKopeja me " pse nuk arrestohet Berisha " smiley...edhe këtë nuk e prisnim . 

Left me ..iiiiiiI në fund të nxisë Prokurorinë të hetojë se kush i Fut Fazlliçët dhe Kashvilët në Shqipëri , kjo sikur nuk ka as Sumë , mbiemrin e Gridës ,  ku të qëndrojë .

Kete rradhe duhet te bleje PD-ja vota se humbja do jete shume e thelle, pa u pastruar lidershipi dhe rikonfiguruar partia nuk shohin fitore te pakten per keto 8 vjet.

Pas 8 vjetesh e merr likja dhe ata qe ngelen, po ngelen ne pd vazhdojne akoma opoziten...

blerja e votës është një krim që dënohet nga ligji

Vota ne Shqiperi,  eshte si nje paket duhani !

Te gjithe e dine qe duhani shkakton kancer, por e pine te gjithe spara i tremben pasojave .

Blerja e votes aty ka fituar imunitet dhe ligji eshte thjeshte i shkruar ne leter. Degjova sot se LSI  eshte me aktive per te blere vota.

"Aktiviste " te shumte ne nivele te ndryshme pozite dhe vende pune, kane dale ne fushate duke komunikuar me masat e votuesve, me telefona, neper shtepira, nga zyrat lagjet, komunat,

me sakte jane kercenime.te tipit

 "  ose votoni per LSI,  ose te gjith do te hiqeni nga puna me daten 22 Qershor ! "

Keto forma ka ndjekur dikur  PD kur ishte ne pushtet.

NDOSHTA kete forme ndjek edhe PS por nuk kam degjuar gje , nuk perjashtohet mundesia edhe nga `aktivistet ` e PS ..

Njerzit kane frike te denoncojne kercenime te tilla nga aktivistet e ketyre partive , sepse humbasin vendet e punes. Aktivistet jane drejtore spiuna te partise, seksere, te cilet mbas fushates marrin perfitimet te caktuara, vende pune, si shperbilm, poste ect.. 

Kjo eshte dhuna me e keqe qe ju behet votuesve ne Shqiperi . Ne Shqiperi nuk ka Drjetesi, keshtu eshte e kote qe te denoncosh raste te tilla qe jane te shumta. Shoqeria shqiptare po semuret gjithnje e me teper nga politikanet dhe skeseret e tyre, te cilet jane bere te tmershem, gjakpirsa dhe shushunja. 

Fushatat e zgjedhjeve jane kthyer ne fushata biznesi ku perfituesit me te medhenje jane politikanet dhe miqte e tyre, skeseret, te cilet organizojne punen duke " bind" vartesit  e tyre ne pune qe te votojne per Partine e tyre , ndryshe  shkakohen nga puna.

Ky presion eshte vertikal nga kreu i pushtetit dhe deri tek   "  klasa puntore " qytetari  njerzit qe luftojne per dite, per buken e gojes per te mbijetuar egersise  sociale katunaeske shqiptare . 

Drejtoret e cdo ndermarje,administrative  njesie, institucioni, jane shume te angazhuar, shume prepotente, shume harbute me vartesit dhe punonjesit, shume te dhuneshem per te siguruar me cdo kusht voten -pro, partise qe u ka dhene ate vend pune ! 

Shume e poshter poshteruese kjo metode qe aplikohet sot ne Shqiperi, Kjo nuk eshte zgjedhje  lire, kjo eshte dhune ! 

Blerja e votes eshte faj dhe jo gabim, jo per gje, por per te qene me sakt ! 

Pyetje koti .

 

 

 

 

U kapen ketë te PD-hit t'u ble vot n'shkoder. Me celular s'e bi dot foton

shpresoj te fitoj Ilir Floriri me Ramen  mundesisht 100% qe njerezit te shijojne jeten e re plotesisht, ne te gjitha kuptimet smiley

Pse me duket e njohur kjo situate? smiley

     Of course, the pretence of continuity with the Yeltsin regime was preserved: Yeltsin himself handed over power to (the unelected) Putin, and multi-party elections to the Duma remained in existence. However, in the course of time the largest parties (including the communists) turned out to be suspiciously close to Putin in their views, failing to form a real opposition; his own elections were manifestly rigged, and the system changed to enable him to rule virtually uninterruptedly until the present; and the last vestiges of democracy at the local, provincial level were eliminated. Moreover, Putin evolved a doctrine of “sovereign democracy” which meant, in effect, that Russia was a “democracy” but with himself as sovereign…

     Thus, as Roger Bootle writes, “In place of the tired and rotten value system of Communism, the prime value and objective of the modern Russian state is quite simply pro bono Putino…”[1] But this, too, is essentially communist. For in the last analysis Lenin and Stalin did not rule for the benefit of anyone other than themselves. A deeper and more sinister continuity was that the stripping of Russia’s natural resources continued – only by a different clan of bandits… When considering the Putinist mafia state’s pillaging of the national assets, we must remember that Leninism and banditism have existed in the closest symbiosis ever since Stalin robbed the Tbilisi bank and the Sochi post office to provide Lenin with funds for revolutionary terror in the early 1900s. The victims in the 1920s were the nobles, the industrialists and the Church, in the 1930s - the peasants, the generals and the Old Bolsheviks, in the 1940s - the Germans, the Crimean Tatars and other conquered peoples, and in the 1990s - all small-time investors and account-holders. In the 2000s it was the oligarchs’ turn: in true Leninist style, Putin “expropriated the expropriators”. However, far from Putin “cleaning up” the country after the oligarchs’ excesses in the 1990s, which is what he claimed to be doing, he simply replaced one clan of bandits with another, sharing out the proceeds among those who recognized his power as the chief thief.

https://www.academia.edu/12488460/FROM_L...

Jo, nuk eshte gabim perderisa blihet per qellime te mira. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).