Nuk thonë kot, “herën e parë, ose shkëlqen ose dështon”.  

Kjo e dyta duket se ka ndodhur me Shqipërinë në Panairin e Milanos “Expo 2015”, ku debutimi i vendit tonë, ka rezultuar skandaloz.  Denoncimi vjen nga fotografi i njohur Armando Babani i cili ka vizituar stendën shqiptare në panairin e çelur prej 1 majit. Tematika e këtij viti “Feeding the Planet, Energy For Life”, ka çuar për ekspozim në stendën shqiptare një Mulli Uji. Sipas postimit në facebook të Babanit, vepra iu prezantua nga vajza që mikpriste vizitorët në pavionin shqiptar, sepse me sa duket, arti me të cilin është punuar Mulliri i Ujit, nuk mund të kuptohet nga të gjithë e ka nevojë për shpjegime.

Por, fakti skandaloz qëndron tek stenda e prodhimeve shqiptare.  Mos ndoshta kryeministri Rama kur foli gjithë krenari për pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë Panair, ku tha se do të kishte surpriza, nënkuptontë pikërisht zëvendësimin e produkteve shqiptare me ato siçiliane?!

"Do të jetë një mesazh i thjeshtë, por i veçantë, i cili i referohet vlerave të një shijeje dhe atmosfere, në të cilën njerëzit do të shijojnë ushqim të mirë. Unë do të preferoja të mos zbuloj shumë detaje të stendës sonë, por mendoj se do të jetë një nga surprizat e 'Expo Milanos 2015'.  Ne do të përqëndrohemi në zbulimin e shijeve që shkojnë deri në origjinën e vendit tonë dhe për të cilin do t’i kthehemi, sepse ata kanë shije speciale, specifike për vendin tonë, por në të njëjtën kohë, të vlefshme për brezin e ri në të gjithë botën", - u shpreh në një intervistë për revistën “Expo Milano 2015”, kryeministri Rama.

Por sot, në stendën shqiptare prezantohen prodhime aspak vendase. Janë produktet siçiliane që kanë zënë vendin në pavionin shqiptar, në Panairin që konsiderohet i një rëndësie të madhe dhe mbi të gjitha financohet tërësisht nga paratë e shtetit tonë.

Urojmë që pas këtij denoncimi publik, deri në tetor kur mbyllet “Expo Milano 2015”, të kenë gjetur prodhime shqiptare për t’i çuar në stendën e cila nën emrin Albania, ekspozon prodhime të jugut të Italisë.  

13 Komente

Qudi qi skan qu ni mulli kafeje smiley

 

ske çi bo. Sesh me tthonme esh me tdhonme ajo pune. Kur stjepet stjepet smiley

Urojmë që pas këtij denoncimi publik, deri në tetor kur mbyllet “Expo Milano 2015”, të kenë gjetur prodhime shqiptare për t’i çuar në stendën e cila nën emrin Albania, ekspozon prodhime të jugut të Italisë. 

Disa dite para ketij denoncimi publik, te pacensura kisha vendosur nje link: Live nga Milano, ku Shqiperia prezantohej me Mrizin e Zanave, gatime, produkte, folklor shqiptar. 

Nuk m'u duk aspak skandaloz, por lapse lapse kjo dynja.  

@ Fiqo, Mrizi eshte si shpirt, si shpirt pe verteti.  Qe nga lengu i thanave e deri te vera.  Dhe s'po e kujtoj menune, se na hapet oreksi e s'eshte gusht akoma smiley.

Mrizi i Zanave nderon Lezhen dhe tere Shqiperine, por do duhej nje prezantim i ketij niveli ne menyre konstante, jo 1 jave nga 5 muaj panair.

Mire do te ishte qe cdo jave te mbushej nga nje treve e caktuar e Shqiperise dhe pse jo nga Kosova apo viset e tjera shqiptare.

Te tilla aktivitete kerkojne vemendje nga shteti (para) dhe smund ti lihet cdo gje privatit (si Mrizi i Zanave) qe ato mundesi ka dhe bravo per ate qe ka bere.

Po shteti ka 2 muaj qe ka halle te tjera nga qeverisja e spo di ku te shperndaje certifikata legalizimesh...

Nuk e kam idene se si eshte konceptuar 5 muaj ekspozite. Qelloi ate dite te shihja live disa minuta nga prezantimi i Mrizit. Ma do mendja qe jane subvencionuar nga shteti sic ndodh ne te tilla raste. 

Shpresoj qe "mulliri" dhe Mrizi te mos jene ekspozimet e vetme. Por s'kam lexuar me thene te drejten as edhe nje artikull informues.

lol, ndersa per mua, skandaloze eshte te lexosh Lapsi.al, ndersa edhe ta reklamosh, apo tia u imponosh te tjereve qe ta lexojne eshte poshteresi dhe makabritet.

Kuazi-Berber mire Ramen se mbron dot, po me Laspin cke?

Ju sikur u dhimbeset opozita, lereni mendimin kunder se eshte boll ne minorance

Ky Ed Rama e do plumin ballit! smiley

Una bella sorpresa... de merda!

Mbase jo skandaloze (s'u shemb Rilindja), por e pakuptimte, prezenca e produkteve siciliane ne stenden shqiptare.

Vetem ne dy vjet !Vetem ne dy vjet!

Para nja 10 ditesh shkova te vizitoj Expo-n me ca miq te mi italiane. Fillova te kerkoj pavjonin e Shqiperise, jo per tu mburrur por me teper ti tregoja dicka tipike tonen. si perfundim c'gjeta??? Artikulli flet fare qarte.... Oh sa mire me qene Shqipter o Edi!!!!

e pse, shko njeri ne panairin e Milanos? Mos e rruni bre patriota...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).