Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime për listën zgjedhore të këtij qyteti. Burime zyrtare bëjnë të ditur se hetimet kanë nisur, pasi dyshohet se në këtë listë janë shtuar fiktivisht 2800 banorë.Një raport për këto dyshime ka mbërritur në prokurori edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këta persona janë shtuar me kontrata fiktive qiraje si banorë të përkohshëm dhe votues në qytetin e Durrësit.

Prokuroria ka dërguar rreth 600 fletë-thirrje, nga të cilët janë pyetur rreth 60 persona, banorë në zonën e Plazhit, kryesisht ata që pretendohet se kanë dhënë me qira ambjente dhe shtëpi për shtetas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

"Nga pyetja e këtyre personave rezulton se ata nuk kanë dhënë shtëpi apo ambjente banimi me qira. Ndërkohë që hetimet po vijojnë, u krijuan dyshime të arsyeshme nga pyetja e këtyre personave se kontratat e qerasë janë fiktive”, thekson prokuroria.

Për këtë arsye, prokuroria i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës pezullim nga detyra për drejtorin e ndërmarrjes komunale të plazhit, Alfred Dhuli, dhe noteren Ines Aleksi. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga persona që kanë për detyrë t’i hartojnë ato. Kërkesa u pranua nga Gjykata.

 

Nën hetim, kreu i Bashkisë së Vorës. Policia: Dha para për të blerë vota

Policia e Tiranës njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Fiqiri Ismailit, kryetar i Bashkisë së Vorës, njëkohësisht kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore.Policia deklaron se Ismaili po hetohet për veprën dhënie premtimi dhe shpërblimi pasi në zyrën e firmës “Agroblend” ka kërkuar votën e dy qytetarëve në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i paguar ata me nga 10 mijë lekë. Sipas veprimeve paraprake të policisë, dy qytetarët, që të dy banues në Vorë, me inicialet B.S. dhe Sh.B. kanë kallëzuar menjëherë në polici duke treguar se ishin thirrur nga një person i tretë, i cili u ka komunikuar atyre se "i kërkonte kryetari".

Burimet e policisë shpjegojnë se kryetari i bashkisë është thirrur për të dhënë shpjegimet e tij pranë krimit ekonomik, por nuk ka pranuar. Në këto kushte, dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Reagimi i policisë vjen pas apeleve publike të bëra më herët nga Presidenti i Republikës për të mos shitur e votën, por edhe nga ambasada amerikane, e cila gjithashtu u është drejtuar shqiptarëve me thirrje publike për të marrë pjesë në votime, për të mos shitur votën dhe për të mos votuar kandidatët e inkriminuar.

Ky është rasti i parë që hapen hetime ndaj një kandidati për blerjen e votës. Pas hapjes së hetimeve, kanë reaguar dy partitë, LSI dhe PD.

37 Komente

Nën hetim, kreu i Bashkisë së Vorës. Policia: Dha para për të blerë vota

Policia e Metës po detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme njësoj si sigurimi i shtetit

Edi Paloka ka akuzur sot kreun e LSI, Ilir Meta dhe atë të PS, Edi Rama se po keqpërdorin policinë në Vorë duke e vënë në shërbim të tyre për të ushtruar dhunë ndaj simpatizantëve të PD, në mënyrë që të mos votojnë për kandidatin Fiqiri Ismaili. Në konferencën për mediat, Paloka ishte së bashku me Fiqiri Ismailin dhe dy shtetasit që sipas policisë ishin paguar nga 10 mijë lekë secili për të votuar PD. Paloka e quajti këtë një skenar të turpshëm dhe të frikshëm, që dëshmon se si policia, njësoj si sigurimi i shtetit dikur, po detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme.

Kreu i policisë së Vorë, Bujar Laze nga Skrapari smiley ndalon çdo ditë qytetarët duke i dhunuar që të mos votojnë kandidatin e PD. Dhunë ka pasur edhe ndaj biznesit të tij. Ju bllokua malli dhe mjete e punës nga ministri i LSI. Me metoda të sigurimit të shtetit kërcënohen qytetarët që të bëjnë dëshmi të rreme se gjoja u janë dhënë leke për vota. Jam këtu me dy zotërinjtë që gjoja janë paguar nga Isamili. Ata janë anëtarë të shtabit të PD. Ja sa skandaloze dhe i frikshëm është ky fakt, që policia detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme. Por shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e përfaqëson sot mafien në qeveri. PD u bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtarë të shohin se si e gjitha struktura e shtetit, përfshirë edhe policinë të përdoren për të tjetërsuar votën e shqiptarëve”, tha Paloka, duke paralajmëruar se PD do të depozitojë një kallëzim penal edhe për shefin e komisariati të Vorës.

paloka2

 

Nje gazetar pa pervoje do thoshte thjesht policet pa arritur te dallonte mes policeve te metes dhe atyre te tahirit.

Çudi ...Po deri sa nuk e ka postu Left me ..iiiiiii në fund nuk ka vlerë . Ata të PD-hit janë 100% hajdutë e blerës votash . Dihet edhe që Grande Kakën  e përnderta lefTKope e përdor për kikiriki smiley

Shtrijuni mëngën kriminelëve e hajdutëve të Vorës ,që janë edhe të filmuar e postuar në zgjedhje si i rrahin kundërshtarët Politikë në qendrat e Votimit dhe si i ndërpresin rrahjet me Urdhër të deputetit të PD.

Nuk ka më shtet të Strazimirit . Mos u shtrëngo kot Njente Kapo ! Foli Palo...es të bëjë deklarata kundër Kriminelëve që kandidon PD-hi  e kundër falangave të hajdutëve e rrugaçëve që përdor për zhurmë e bujë .

Jeni bërë BOZË duke thirrur si Kapo Hajduti Berisha "kapeni hajdutin " smiley U ka rënë kallaj ...jeni bo si sitë ..

Mire  o xake mire, por un nuk e kuptoj kete ilirin , qe i  shte qepur  Vores si  ai i Taipit.Nuk me vjen ere e mire mua nga kejo " pune" ! Kjo veprimtari vetem demokraci nuk eshte., 

Pse si e ke hallin i nderuar Grava ? Ke merak se mos e vënë epitaf mbi varret tona " Këtu prehen ata që Luftuan për një Vorë që të fitonte Grande Kaka " smiley

 

Jo mo xake jo, por si kur s''ka  dhe kur ka te drejte, miku im kapo, duhet ta shuajme c' thote ? Nuk eshte sipas " kanunit tone, te Papa Zhulit ! 

E nga e kuptove që Njente Kapo ka të drejtë ? Ai artikuj gazete poston , nuk jep procesverbale Policie smiley Mbi të gjitha poston çfarë leh Palo..ja , që edhe vetë LefTKopeja e neverit pasi nuk poston asnjë deklaratë të tij . Nga këto të Grande Kakës  ka me dhjetra tek " na kem feisin e bukit or tie "

Po ta kuptosh FeLltë unë jam në anën e Grande Kakës sepse e shoh që për banilitete ka filluar e përdor edhe lefTKopeja dhe unë nuk e përfytyroja ti binin puplat . Njente Kapo ka qenë Kokosh fare qëmoti , nuk ka qenë kokosh qurranjos pas çdo pule qafrrjepur që kakarit !

E kuotova ...nga ca shenja qe po jep ilir floriri ...dhe qe shoferi im eshte nga vora ! Llafin e sigurte e gjen ..ne mulli dhe nga shoferet ...

Atehere e paske shoferin kokerr legeni.

Ja historia : SHISH ka njoftuar me shkrim se ne Vore po shperndahet miell me probleme dhe shteti e ka per detyrim te reagoje. Per masat qe ka marre Ministria e Bujqesise ka patur ballafaqim midis Fiqos dhe Panaritit ne zyren e Kryeministrit me kerkesen e Fatmir Mediut qe eshte krushk i Fiqos.

Kaq eshte kjo histori mer grave dhe keto shashkat qe Meta po i bika me qafe ketij robit jane si shume kur dihet qe Visho Ajazi raporton zyrtarisht edhe tek Meta edhe tek Rama edhe te Nishani.

 

E pse duhet me e marrë seriozisht Grande Kakën ? Aq më tepër që poston deklarata sizofrenësh si felini i Podiumeve dhe bretkoca e Gjykatave mender Palo..ja 

Grava i ka aq tru sa të kuptojë se çfarë janë këto deklarata pavarësisht se i simpathis Njente Kapo , kokosh që meret me Pula qaf rrjepura smiley

  Por gjithsesi mbetem nga na Juaj ...Në se ka shoferë të tillë LEGEN ..ta heqë një orë e më parë , sepse dhe argumentet që duhen "besuar  shoferët " duket sikur kthejnë KOHËT . Larg tyre .

komentues, degjome pake ! Ate fiqon un nuk e du hic sepse ai dallkauk, u shiti fshatareve fare misri te f2 dhe dolen te gjitha te mbjellat shterpe.Ai vepron si dallaveraxhi me farerat " Agroblendi"  i tij  dhe i Patozit vec te keqia u ka sjelle fshatareve , por...

Une nuk mund te mbetem dakort me praktikat qe po zbaton sot Ilir Meta ndaj nje garuesi te krahut tjeter.Ai njeriu im me tregoi pikerisht si veprojne njerzit e Ilirit Jo vetem nuk jane veprime demokratike por  cinike, te ulta asoak qytetare.Dhe une ve vehten ne rolin e atij garuesit.Si do ndjehesha une ? Shum shum keq.Dhe nuk qenka e udhes ta pohojme ? 

Qe duan ta marrin voren me presion kjo kuptohet. Po une nuk kuptoj ate kerkesen e prokurorise per ate drejtorin e ndermarjes se plazhit. Ai ka kryer mashtrim haptazi. 

.Policia deklaron se Ismaili po hetohet për veprën dhënie premtimi dhe shpërblimi pasi në zyrën e firmës “Agroblend” ka kërkuar votën e dy qytetarëve në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i paguar ata me nga 10 mijë lekë. Sipas veprimeve paraprake të policisë, dy qytetarët, që të dy banues në Vorë, me inicialet B.S. dhe Sh.B. kanë kallëzuar menjëherë në polici duke treguar se ishin thirrur nga një person i tretë, i cili u ka komunikuar atyre se "i kërkonte kryetari"

Jam këtu me dy zotërinjtë që gjoja janë paguar nga Isamili. Ata janë anëtarë të shtabit të PD. Ja sa skandaloze dhe i frikshëm është ky fakt, që policia detyron qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme si ne kohen e Dulles  smiley smiley

.....eh mer Sali cfare i bone shqypnise smiley

kapo je i fisem ! Po fituam sot me Francen ke nje arke vere Sh i Zi e vitit 2008 

o Grave, leje venen se osht domen i Pjerit. Vetem Pjerin Thomai ka te drejte me dhuru vere. Ma ka premtu mu nji shishe po me thote hajde ne Antwerp te magazina te ta jap.

Kapos jepi nje shishe raki kumlle tropozhane, te zime dy here qe kur ta pi te filoje te flasi drejt, se sic duket kalliqe flet vetem kur eshte esull.

kam fole ...per vere prej rrushi safi ! 

Letër e hapur e deputetit Astrit Patozi

“Në Vorë, po na i vrasin para syve tanë. Jo vetëm zgjedhjet, por edhe zgjedhësit, ndonëse ende nuk ka gjak”

 

Po na i vrasin para syve tanë

Letër e hapur

Drejtuar presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani

Kryeministrit, zotit Edi Rama

Kryetarit ë Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha

Ambasadorit të SHBA, në Tiranë, zotit Donald Lu

Ambasadores së BE në Tiranë, zonjës  Romana Vlahutin

Shefes së Misionit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit, zonjës Andrey Glover

 

Për dijeni,

Prokurorit të Përgjithshëm, zotit Adriatik Llalla

Ministrit të Brendshëm, zotit Saimir Tahiri

Kryetares së KQZ, zonjës Lefteri Luzi

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Nuk kisha shkruar kurrë më parë një letër të hapur dhe pata menduar se do ta ngrysja jetën pa e provuar kurrë një gjë të tillë. Por vendosa  ta bëj këtë për të ndarë me ju një problem të madh për vendin, të cilin e konsideroj po kaq të rëndësishëm edhe për publikun e gjerë. Ndaj edhe vendosa t’Ju drejtohem, duke Ju konsideruar, secili në rolin e vet, sa përgjegjës, aq edhe të nteresuar për mbarëvajtjen dhe suksesin e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Po Ju shkruaj, jo thjesht në cilësinë e një deputeti të Kuvendit të Shqpërisë, por edhe atë të një personi publik, i cili herë si vëzhgues (gazetar), e herë si protagonist, ka qenë dëshmitar i të gjitha fushatave elektorale, që janë zhvilluar në Shqipëri, që nga viti 91 e këtej. Mos mendoni se në letër është harruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, porse mungesa e tij këtu ka lidhje të drejpërdrejtë me thelbin e problemit.

E ndjej si detyrim t’Ju informoj, se këtë ditë të nxehta të fushatës, vetëm 13 km nga qendra e kryeqytetit, është duke u konsumuar  mu para syve tanë, më së paku një krim i frikshëm elektoral. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës......... .

...

http://www.lapsi.al/lajme/2015/06/13/let...

Po na i vrasin para syve tanë

Ky patjeter ka perdorur te njejten fjali edhe ne 2008 besoj.  Patjeter. 

Tani po e përmirësove LefTKope . Po këtë raport ruaj se këtë palo Pampers si Bravekidio e vërvit dhe palidhur mirë , megjithse është nga Diareja e babasqapit .

I fut dhe një të ngjyer tek Gëlbaza lapsi.al dhe e mbështjell me portretin e Minatorit nofullkërcyer e ballëçekiç të nderuarit Patozi që i shti drithmën Gjif Rumelisë kur ngrihet në këmbë e tund gishtin

Po na vrasin ndonse ende nuk ka gjak smiley

Dhe thuj ti LefTKope që Partia e reformuar neokomuniste PD-hi nuk ka lexuar shEnver kur përmend S.M

Të bëjmë një revolucion pa gjak smiley

Këta po bëhen të gjithë shkrimtarë si Bilushi mer jahu..

Po kryhet një Krim i frikshëm Elektoral ...Horrror thuaj smiley

keshtu, sipas Patozit kandidati i PD akuzohet se shperndan miell per vota kur biznesi i tij eshte shperndarja e mielit. Per kete ministri i LSI i bllokon miellin dhe polici i LSI i bllokon fabriken e miellit smiley

dhe ne media del lajmi kryesor: PD shperndan miell per te blere vota

per kete Meta thote e kam thirrur dhe ne zyren time ne parlament dhe i kam treguar analizat e miellit dhe eshte bindur dhe kandidati qe e ka gabim, se analizat kane dale keq

sot del LSI dhe pershedendet nisjen e procedimit per kandidatin e PD ne baze te denoncimit se ne biznesin e tij jane shperndare lek per vota ndaj dy personave qe denoncuan menjehere te polici i LSI. Keta dy persona sipas Palokes jane pjesetare te shtabit te PD dhe ishin me te ne konference per shtyp.

Del prokuroria dhe thote nuk ka regjistrim penal pasi as LSI as policia nuk ka referuar ceshtje smiley

 

 

LefTKope ..Meshire . Mos e tepro me kete te mbeshtjelluren e diarrese se sali Qenef berishes . Ki meshire . Vervite por njehere e me lezet  .Rasti qe e hodhe , vervite , per te na erosur , me motivin largimin e Kaposhit te Fares qe erdhi pa Pupla , nuk te jep te dtrejte te vervitesh kete palo Letyre me bravokidio si argumentues . Kij respekt per PPU !

Fiqo osht si osht, i ka sherby saliut edhe kur ky i fundit ja zhduku me gjithe njerez shtepite ne gerdecin, fshat brenda teritorit te Vores. Keshtu qe ky osht morr i saliut  meriton vecse perbuzje minimalisht.

ik mer pirdhu

kujt i plasi per perbuzjen tende dhe drizes

smiley

Mire mo mire, por mora vesh se e paska punen keq ky Fiqiriu. Mund te perfundoje edhe ne kaush per disa kohe. Qenka perfshire ne manipulimet me listat e zgjedhesve duke transferuar gjendjen civile te qytetareve pa dijenine e tyre  nga Tirana ne Vore. Kuptohet qe kete gje e ka bere me ndermjetesine e notereve dhe te punonjesve te njesive te gjendjeve civile respektive, tashme te identifikuara. Ky kete gjo do e kete bo dhe here te tjera me siguri. 

Kafshët dalin jashtë kontrollit, dhunime në Kolonjë dhe Peqin

http://www.rilindjademokratike.com/index...

Të tërbuar nga humbja më 21 qershor, mazhoranca ka lëshuar banditët për të dhunuar dhe terrorizuar drejtuesit e fushatës së PD dhe aktivistët e saj. Vëllai i kryetarit të Komunës Karinë në Peqin, Selman Karina është masakruar nga banditët e kandidatit të mazhorancës pas takimit elektoral të kandidatit të PD të zhvilluar në qendër të komunës. Pas takimit elektoral, vëllai i kryetarit të komunës po shkonte për në shtëpi, por i është zënë pritë nga disa persona dhe është goditur disa herë me qytën e pistoletës pas koke. Ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është dërguar në spital.
Dhuna ndaj vëllait të kryetarit të Komunës Karinë u denoncua dje edhe nga kandidati i PD për Bashkinë e Peqinit, Albert Kreci, i cili deklaroi se, bandat e armatosura të PDIU dhe qeverisë në Peqin, kanë nisur një valë dhune nga frika e humbjes së zgjedhjeve. “Jam këtu për të denoncuar një valë dhune e presioni që po ushtron kandidati i mazhorancës në Peqin, dhunë që arriti kulmin dje pas mitingut përmbyllës të jashtëzakonshëm që bëri Partia Demokratike me praninë e kryetarit Lulzim Basha. Entuziazmi i opozitës dhe qytetarëve të Peqinit që shprehën masivisht gatishmërinë për të mbështetur ofertën tonë dhe kandidaturën time, si dhe denoncimi i inkriminimit të politikës që spikat veçanërisht në Peqin me përfaqësuesit e PDIU, ka tërbuar kundërshtarët dhe banditët e tyre, të cilët janë lëshuar rrugëve duke kërcënuar e dhunuar, deri në përdorimin e armëve, siç është rasti i plagosjes së rëndë të vëllait të Komunës Karinë, mbrëmë në darkë”, deklaroi kandidati i PD për Bashkinë e Peqinit.
Kandidati për Bashkinë e Peqinit publikoi edhe foton ku dukej qartë goditja në kokë me sende të forta. “Kjo foto tregon qartë, se si është qëlluar dje me armë vëllai i kryetarit të Komunës Karinë, pikërisht nga njerëzit e kandidatit të PDIU. Gjithashtu, janë kërcënuar hapur kryetari i Partisë Demokratike për Komunën Gjocaj dhe Komunës Përparim”, deklaroi Kreci....

Per ne qe i shohim problemet e Shqiperise nga larg dhe lart, gjendja -edhe pas 25 vjetesh pluralizem- qenka ibret-jalem. Te pakten siç lexohet ketu, edhe nga krahu i majte edhe nga krahu i djathte, demokracia aty eshte shume e deformuar. 

VIDEOLAJM/ Rama kalon tek mallkimet ndaj kundërshtarëve

Në Konispol, kryeministri Edi Rama nuk u mjaftua duke vënë në lojë kundështarët politikë, siç ka bërë gjatë gjithë fushatës elektorale. Por ai edhe i mallkoi ata, duke i akuzuar se po përçajnë shqiptarët. Në këtë takim ra në sy fakti se ai më shumë mallkoi sesa premtoi për të ardhmen

https://www.youtube.com/watch?v=GI7wkg_AVcs

smiley

bo bo bo ....qenka bo ene ky toidhjo si byrazer  Erdogani i cili para zgjedhjeve ulerrinte; mallkuar qofshin gjithe gylenistet,mallkuar qofshin gjith ata qe nuk votojne partine tone, mallkuar qofshin gjithe gazetaret e opozites e "te dalte kanceri mu ne gryke" smiley  smiley smiley

o malok dibre po nuk eshte Sala ai qe dilte ne krahe te bollanos ne himare apo Luli qe shiti detin.. 

Nga java tjeter do vuani nje cik smiley 

 

Do vujn njecik? Jo mo do vujn shume, as edhe njecke bashki nuk kane me e morr. Do perpeliten si derri kur ja presin koken.

e di si eshte puna, qe nga renia e komunizmit, populli ia ka dhene voten here njerit krah here tjetrit dhe nuk eshte se nxori gje ne drite, gjendja eshte katastrofe. Tani erdhi me ne fund dita qe populli te beje nje eksperiment me nxitje nga lart dhe deshire nga poshte qe serish tia japin vetem njerit krah ashtu sic thote zoteria juaj i nderuar!

do te ishte shanc i mire si per Ramen ashtu dhe per popullin te shijonin plotesisht njeri tjetrin smiley

 

E paska bere si ai kandidati per deputet qe mallkonte me "renie kanceri ne gryke" ata qe nuk e votonin smiley  smiley

Sa poshte keni rene bre xhake OiDriz Ferra!!

E dini si mbushen sheshet kur vjen Rama ne X Qytet? Me autobusa nga rrethinat, fshatrat apo qytetet aty afer.  Administrata bashkiake ne terror ne rrethe, i kercenojne me buken e gojes : rrogen ja kane marre peng; e marrin nese fitojne zgjedhjet ne Bashkim perndryshe puthu me milon!

Kurse LSI vepron ndryshe: 25 emra votuesit te "sigurte" per cdo nepunes, ndryshe ... personalisht me ka kerkuar nje i aferm qe te shenoje emrin dhe nr e tel si votues i LSI si 'nder' per te ruajtur vendin e punes. Nuk po flas kot. Ja pra Drejtimi i Duhur drejt emigrimit dhe Azilit ne BE!

 

Krimineli birish nuk del te loboje per kandidatet e PD-se. Pse? I ka thone amerikani se po te pame te dalesh qofte edhe njehere te piu e zeza!! Dhe ne pleqni thone se bohesh me frikacak si dhe te dhimset jeta me shume. Dhe ky ka frike me vdek se e di qe ne ferr kane me e cu!!

TemA TV  ; Rama i  thotë “JO” kerkeses Amerikane për armët kimike smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).