Pas punimeve te rinovimit ne segmentin rrugor Mbikalimi Casa Italia - Qafe Kashar, kufizimi i shpejtesise ka kaluar nga 90 km/ore ne 60 km/ore

U bene se paku dy jave qe tabelat e reja kufizuese jane montuar. Me thone se jane terhequr shume patenta keto dite, sidomos ne kthim nga Durresi.

Ne te gjithe boten punohet si te rritet siguria dhe shpejtesia e qarkullimit, ndersa ne shpenzojme para per ta ulur akoma me shume ate.

A ka ndonje njeri qe mund t'i japi nje shpjegim ketij absurditeti?!

173 Komente

mos e kane kthy ne pedonale?

60 km/h???? 120ci me duket ulet.... 60 ne autostrade, pasi le nje trafik te tmerrshem qyteti? GTFOOH!!!!

Mos! Do na vonojne gati 40 sekonda! 

papapapa si jane ato urat njona mas tjetres sa numro nga 1-shi deri ne 3.

Qe te mos vdesin njerez, ja pse! 

S'e kupto ket ti? 

 

+1

Qe te mos vdesin njerzit, nderto me shume ura, izolo autostraden, nderto mbikalime e nenkaline. Ky eshte regres. 

Aty ka nje rrethrrotullim poshte nje mbikalimi. Rrethrrotullimi te con ne njeren ane ne nje spital e ne tjetren ne nje qender tregtare, si dhe ne nje zone industriale e me tej ne zona te banuara. Pastaj karrexhata e mbikalimit dhe anesoret e rrethrrotullimit piqen ne nje autostrade te vetme, dhe vetem 1 ose 2 km me andej, pas gjithe ketyre mrrokllave, eshte QTU ku njerezit me kalamaj ne makina ulin shpejtesine qe te marrin kthesen ose per te kerkuar me sy se ku i bie te marrin kthesen. Kane ndodhur shume aksidente te ajo zone. Vetem per ketu eshte me 60, pas kesaj e ke me shpejtesi.

Egzakt Bame. Kjo logjika e Mroklles, qe s'eshte vetem e tija fatkeqesisht, me gric nervat keq fare. Pa asgje personale me ty Mrokll.

Ols mos ia fut kot se nga mbikalimi i casa italias e deri tek qtu eshte zone e rrezikshme. Kane vdek rob aty.

Kudo vdesin rrob neper Shqiperi si pasoje e rrugeve shkerdhate. Nuk zgjidhet keshtu ky problem.

Jemi vend ne zhvillim. Ne duhet te ecim shume me shpejt se vendet e tjera qe kemi rrrotull jo te shtyjme makinat me dore se leket e rrugeve jane bere makina luksoze e kurva.

Ndjese per fjalorin.

I vret shpejtesia, sidomos kur kthejne per aty tek QTU. U hutua njeri nje here duke pare se ku te kthehej per tek QTU dhe u perplasen makinat rresht, u be varg me gjithe ato makina qe vinin kokerr plumbi.

I vret siguria e munguar rrugore o njeri. Sinjalistika e munguar, rruget e bera si syte e tyre... po si nuk e kupton kaq gje?!

Ke qene ndonjehere jashte Shqiperie? I ke pare si jane rruget andej?

Po nuk mund te besh ti nje rruge 2+2 korsi e pastaj ta vendosesh shpejtesine e lejuar 60 km/h se eshte carllik. Eshte shperdorim parash.

Po kam qene e s'jane me mire se rruga ne fjale.

Dhe sa e kane patur shpejtesine keto rruget 2+2 qe ke pare ti?

po s'e ke 60 ne gjithe rrugen, vetem te kjo pjesa e ngarkuar e qe njhet per aksidente. zbraze diku tjeter nevojen per te protestuar

Me fal se mendoja se po flisja me nje komentator te thjeshte. Ti qenke nga ata te groupies.

Kemi njohur shume si ty ketu, nga ata te zyrave te PS-se e te PD-se. I kemi rritur me duart tona.

Se mos na ke rrejt mer?! Ne zona te rrahura, normal qe duhet ul. Por fotoja qe ke sjell ti eshte goxha larg nga caza italia ku shkaba ble akulloren ke ai daqoni ne katin perdhes. 

O shkabe, e njof komunen e parisit me mire se ty! smiley 

Fotoja eshte midis mbikalimit te kaza italias dhe qtus smiley

Cilit mbikalim? Atij te Sales apo atij te Rames?

60 shume I keni, me ato patenta qe merrni.

Imagjinoj qe me te pare policet rrugore verdalle, motoristet do e ulin ne 30 fare. smiley

Gabimisht 9ta ishte shkrujt 6te, mire e kane bo sa t'i conin tabelat dom.

eshte bere qe pasagjeret te shojojne me mire bukurine e palmave e peisazhit

ma mir ta kishin bo 69 kmh :-D

Kush e ka pas ket idene gjeniale me vu kto palmat e shemtuta ne buze te rruges me

Ato jane bere kur PD kishte dhe bashkine, dhe qeverine. QTU i vendosi palmat e para prej kohesh.

Shum ide e bukur. Te duket vetja si ne elej

Ahahahaha! Me Shkabanin do haesh ti!

O rrusho, s'jone te gjithe emigrant te hum qe vijne iher ne 10 vjet per tre dit ne atdhe mer. Jo me doz elefandi dmth, me lug kafe a pikatore mo mire.  

Deri ne Kashar, kjo rruge quhet rruge brenda qytetit dhe si e tiile ka kufizim shpejtesie deri ne 60 km.

Pse? Sepse, vdekja e rilindja e rivdekja shoko, drejtimi i duhur e punë e dinjitet etj etj si këto. Sepse batakçinjtë që bëjnë politikën e këtij vendi shoko, ata që asnjë punë nuk e kanë bërë nga A tek ZH por i kanë lënë ashtu gjysma për ta hedhur këtë popull çdo ditë e më tepër në MUT e kështu, çdo 2 apo 4 vjet, sa herë ka zgjedhje, kanë vend e arsye ku të ngrenë flamuj e të presin shirita. Sepse fondet duhet të jepen e rijepen shoko, kështu për të njëjtën punë fitimi prej fondeve shtohet e rishtohet. Sepse edhe duhet të ndodhin dhe aksidente shoko, ndryshe spitalet private që u bëjnë hije atyre shtetërore në çdo rreth duhet të kryejnë detyrën, të vjelin. Patentat duhet dhe të hiqen, e pse jo, ata i dhanë me 20,000 leksha e ata i heqin që gjyqeve apo nëndorazi t'u japësh këstin tjetër... 

Sepse, sepse, sepse shoko, e sepsetë nuk do kishin të mbaruar po t'i zija të gjitha me radhë...

Rrugat brenda qytetit ndahen ne kategori te ndryshme o kozi. 

I kishin mush rruget me peme. O zot i madh, idiotesia nuk ka fund. Pervec palmave kane mbjelle dhe peme te tjera qe do kufizojne dhe rrezikojne trafikun dhe me shume. Imagjino sa shance ka nje makine qe del nga rruga te perplaset me nje peme!! Kete vend e drejtojne idjotet, vendimet i marrin idjotet dhe i implementojne po idjotet.

Ore, ato gungat qe kufizojne linjen e emergjences nen nje meter, jane bo per te rujt palmat??

Megjithate ka ndryshu shume. Rruga dytsore shfrytezohet me shume. Sikur rrruget e Shqiperise te ishin te gjitha keshtu me qen.

Kufizimi kam pershtypjen qe do jete e i perkohshem , besoj, meqe edhe behen punime. Supozoj per kete se nuk jam ne menjen e tyre.

Ky 60 km eshte ne dalje dhe nuk ka kuptim. U duhet thene atyre te rrugeve qe shpejtesia me rendiment max te makines eshte 80-90 km ne ore dhe behet fjale vetem per 20 km me shume. Duhet ndryshu.

Ate mendova edhe une, qe ishte i perkohshem deri ne vendosjen e guard rails-ave, por keto ditet e fundit kane filluar te vendosin gjysem-sfera betoni te verdha pergjate rruges.

Qenkan fshire komentet per mbikalimin. Mbikalim te ri si ky apo jo?

po sikur i lyen njehere me boje jeshile keto anesh, cne qe akoma me dhè bojekaf kane ngelur? iku papa iku boja.

Ne te gjithe boten punohet si te rritet siguria dhe shpejtesia e qarkullimit, ndersa ne shpenzojme para per ta ulur akoma me shume ate

Ti diskuton tabelen jo 60 po 90 km/ ore pastaj flet per sigurine e qarkullimit !! smiley Po ne qoftese do siguri ne qarkullim duhet te ulesh shpejtesine, Ata qe e kane vene ate tabele  dhe kane ndryshuar nga 90 ne 60 km/ore e kane pare te arsyeshme sepse aty ka shume aksidente. Ti si qytear ose une vetem zbato rregullat dhe mos diskuo shpejtesine ne rruge se nuk je specialist trafiku dhe nuk ke asnje  argument  konkret pse duhet te rritet shpejtesia ne ate vend Nerkohe qe aty  sic flitet  ne ate ka me shume aksidente . Qeveria po ben nje perpjkeje te ule aksidentet ne vende problematike .

Ajo qe duhet kritikuar qeveria eshte sa me shume shenja rrugore, dhe rruge alteranative per te zbut trafikun. Sa me shume ndricilme ne rruge .

Bile ne qendra banimi zona tregtare shpejtesia duhet te jete me e ulet , ca thu ti 90 km/ore !!

 

https://www.youtube.com/watch?v=hF_TqE1aXpg

asnji tabel ose lexime ne rruge ne kete vidio

e te ecesh me 90 ne keto rruge ?

 

ilir-jani, nëse jeton në angli, me çduket nga flamuri i bashkangjitur nofkës, nuk duhej t'i shkruaje ç'ke shkruar! Po në angli, në parlament ka pasur debat për rritjen e limitit të shpejtësisë në autostrada. Arsyetimi ishte i thjesht dhe korrekt. Përderisa shpejtësia e matur e thuajse gjysmës së drejtuesve të mjeteve që përdornin autostradat ishte më e lartë se shpejtësia e limituar, at'here duhet ndryshuar ligji, se nuk mund të ndryshosh sjelljen e mijërave apo milionave. Për një që njeh sistemin drejtues tê automjeteve kupton qartë se ato janë sot shumë herë më të sigurta se ç' ishin dikur. Aksi në fjalë është i tillë që lidh 2 qytete e madje me ndërtimin e unazës së madhe në tiranë do jetë pjesë e aksit Lindje-Perëndim që do lidh Korçën me Durrësin. Një aks i tillë, nuk ndihmon aspak po të jetë i të njejtit nivel si rrugët e nivelit urban që limitohen deri në 90km/orë. Ai aks është filluar për të qenë autostradë dhe si i tillë duhet të suportoj 120km/orë. Fakti që aty është ndërtuar shkel e shko e gjysmat e fondeve si rëndom në shqipëri futen në xhep e bën atë të rrezikshëm për gjithkënd, por kjo nuk ndalon askënd të kërkoj përmirësimin e tij. NUK ka dhe nuk shoh asnjë arsye në botë pse atje u desh të mbilleshin pemë e jo të hapej një korsi emergjence që do shpëtonte jetë. Nuk parandalohet aksidenti vetëm duke ulur shpejtësinë, por dhe duke patur mbi e nën kalime apo hyrje normale në rrugë që minimumi të kenë gjatësi 70m përpara se të hysh në një rrugë të tillë. POR mbi të gjitha, NUK duhet të lejohen furgona apo autobuzë të ndalojnë për pasagjer në atë aks por duhet të detyrohen të përdorin rrugën dytësore që ecën paralelisht me të. Shto këtu dhe përtacët që nuk i bien nga ura por hidhen në mesrruge pa të keq, është krejt normale që atje ka patur, do ketë aksidente, sado ta kufizojnë shpejtësinë.  

 cfare nuk duhet te shkruja se nuk e kuptova, anglia ka standarte te tjera unike ne te gjitha akset po eshte e vertet se ketu po kerkohet te rritet limiti i kufizuar sepse sic e di ketu njerzit nxitojne te shkojne ne pune dhe shpejtesia eshte faktor zhvillimi por jo gjithe aksi i nje rruge ka te njeten shpejtesi te vazhdueshme , shpejtesia eshte e ndryshueshme ne pjese dhe veende te ndryshme . Ndersa ne Shqiperi ka nje rremuje te papare dhe nje crregullim ne te gjithe sitemin e rrugeve flassi Republik ,  me sa shoh ti po flet ne pergjithsi dhe , vetem ne teorin dhe jo ne prkatik, si eshte realiteti ne Shqiperi.

STATISTIKAT TREGOJNE se Shqiperia hyne ne kategorine vendeve me siguri shume te ulet ne rruge, dhe me aksidente te medha

"Po ne qoftese do siguri ne qarkullim duhet te ulesh shpejtesine."

O fshati! Nqs. do siguri, perforcon infrastrukturen!

Po si ja bejne ata te tjeret qe i japin me 130km/ore neper rruget e Europes? Po ata te Gjermanise qe i japin pergjithesisht pa kufizime fare?!

Po si ka mundesi te jesh kaq i trashe dhe kaq militant?!

Po nuk je ne Europ o katuni ke shume rruge te gjate te shkosh tek 130 km.ore. se te dalin lopet perpara ne Shqiperi

Neve nga Europa na ndan vecse mentaliteti katunaresk si ky i yti me siper.

Eshte me e lehte t'i besh punet mire se sa keq, por katnaria ketu na i komplikon goxha punet.

qe ti je rrot xari dihet, se je olsi xari... lol

ne angli ka dhe qytet ku shpejtesia eshte 20 milje ne ore (32 Km/h) ne cdo aks, autostrada ka seksione me 40mph, me 50mph, apo 60 mph...

kto zarlliqet qe duhet te rritet shpejtesia qe te lehtesohet trafiku jan komplet jasht normales

Veshtire te perballoj mbretin e carllikut, por une nuk po flisja per lehtesim trafiku, por per te leviz me shpejt. 

"Sa me e madhe shpejtesia, aq me shpejt levizet" - Olsi Xari (Nard Ndoka 2)

ne shqiperi shpejtesia me e madhe eshte 90 km/ore!  shumica e rrugeve jane 40,60 dhe 80 km/ore. besoj se behen qellimisht nga policia vetem per gjoba.

teoria ec ngadale se keshtu je i sigurt eshte teresisht e gabuar.   u acaron nervat shofereve,krijon trafik,dhe aksidentet ndodhin ne rruge me trafik nga parakalme te gabuara nga shofere te nervozuar.  nuk eshte shpejtesia shkaku i aksidenteve,por gjendja e rrugeve dhe trafiku.

ketu ne rrugen egnatia kufiri eshte 130km,por shumica ecen mbi 160.   me dhjetra here e kemi kaluar 200-in por kurre skemi pare polici ne rruge,dhe aksidentet jane shume te rralla.

sa futesh ne shqiperi,duhet ta besh rrugen me marsh te dyte e te trete!

hiqi rrethrrotullimet dhe policet nga rrugetsmiley

prandaj vini shkaktoni aksidente ketej ju. gjithe aksidentet ketej me makina me targa greke. prandaj ka greqia namin si vendi me shofere me te keqij ne BE, po shofere me te keqij se jorgot nuk ka. Ka ndodhur qe kemi vene baste qe kur kemi pare makina te perplasura ne autostrade. pa u afruar kemi thene "veme bast qe te pakten njera eshte me targa jorgosh", dhe anjehere s'kemi humbur.

shqiptari teoria e uljes se shpejtesise eshte per vende te rrezikshme pra qe paraqesin mundesi aksidenti, dhe te shkosh deri tek shpejtesia duhet te arrish standartet, e rrugeve, dhe te gjithe infrastrukturen urbane per gjate rrugeve dhe rreth tyre ..

po ku shkon me 200km ne ore ti me ate BMW te 1995 a te qifja...foli trunit te vogel, se te paska ik per lesh

Te mendosh qe nuk ka lidhje shkak-pasoje midis shpejtesise se larte dhe numrit te larte te aksidenteve si edhe shkalles se lendimeve ne keto aksidente eshte dicka kaq groteske sa qe nuk ka zot te me beje mua te filloj te sjell te dhena empirike ne kundershtim te kesaj menyre te menduari. 

Nderkohe argumenti "si gjithe bota" eshte ajo antidota qe me rikujton se ne c'nivel po diskutohet per nje ceshtje kaq akute per realitetin shqipar dhe me rikthehet humori. 

Hajt se sa ka fillu behari. Flasim andej nga shtatori tetori, kur ti numeroni qivuret ne total. 

Ose cike me vone, sa t'maroje edhe sezoni i dasmave. 

ulja e shpejtesise aty ben sens nese ai segment eshte prane hyrjes per ne qytet,  nese eshte dalje ska kuptim!  

...ose ne rast dalje do te kishte kuptim vetem nese 1-2 km me pas,psh,  do te vinte nje  kryqezim/semafor...

po te thone qe ne dogane ,lerini makinat ketu e nisuni ne kembe!   pse,ti mendon se ato  1 milon postoblloqe mbas cdo kthese jane per sigurine ne rruge?

policia ne pergjithesi,por ajo rrugore ne vecanti eshte segmenti me qelbur i shtetit shqiptar. fakti qe policia perqendrohet vetem te shpejtesia edhe atje ku nuk eshte problrm tejkalimi i saj,dhe eshte teresisht indiferente ndaj shkeljeve te tjera qe jane shume here me te rrezikshme se shpejtesia,tregon qe motivimi i tyre nuk eshte siguria por kacaklleku.

60km/h shume normal - tiran  durres nuk eshte autostrade....eshte rrug me dy korsi ahahaha

sa me shum gjoba !!! flmd Rilindja

Sepse sipas projektit "Rilindja" themelet e shtetit ligjor jane gjobat e trafikut, formatimi i serverit te tatimeve nga Mr Beqiri naten ne fundjave sapo fillon mandati, burgosja e popullit qe ka vonesa ne faturat elektrike, fasadimi i territorit me furca e palma dhe padyshim rritja me te pakten 150% i PFFT (publikimit te fotove ne Facebook dhe Twitter). 

Mos u nxe, merre me qete, me shtruar, ndryshimi i sistemit do vazhdoje gjate, ai sapo ka filluar - do thoshte partneri i Rilindjes, Meta smiley

Mbasi bene karllikun e vendosjes se palmave 1.5 metra larg karrexhates, ne shkelje te kodit rrugor, u detyruan te ulin shpejtesine e levizjes qe te lajne mutin me shurre dhe po te haje koken njeri te mos quhen fajtore palmat por shkelja e rregullave. Kaq eshte, sic eshte bere gjithmone dmth.

Pak a shume kete mendoj edhe une.

Mjafton te vendosesh guard rails-at qe te evitosh palmat dhe limitin e shpejtesise.

Nderkohe qarkullojne llafe se palmat na qenkan te infektuara. Si tip kunder informacion duket ky, por gjithsesi.

Ne Shqiperi keto gjera jane te zakonshme. Nisen autostraten Rrogozhine - Lushnje dhe e bene me kryqezime ne nivel. Meqe kursyen leket e mbikalimeve per mjetet, i bene mutin autostrades dhe vune tabela "fundi i autostrades" para cdo rrethrrotullimi. Pune Shqiperie dmth

S'kuptoj pse ka ankesa per palmat. Te kalosh neper aty, do te te dukej vetja si ne Miami. Jeta eshte me e bukur e ngadalte, me palma, diell, te rinj qe kercejne me trupat e tyre te bronzuar e ne bikini siper makinave convertible. Kjo me siguri do behet rruga me glamorous e Shqiperise. 

keep calm and obey

As patente nuk kishte Ed Rama ?

Per te mbrojtur palmat mbase.

Palmat se bashku me pemet jane ide briliante. Vetem ndonje inatci qe nuk ka si te nxjerr inatin merret me palmat dhe pemet e rrugeve. 

E para e punes ne foto ajo eshte nuk eshte autostrade por rruge me dy kalime. Ne te tilla rruge mund te ece dhe bicikleta dhe motorri 50 kubiksh dhe lejohet ndalimi i makines ne nje nga korsite. Keta qe i bihen daullet per autostrade jane skuthat e bllokut te Tiranes qe kerkojne shpejtesi me 90 ne ore ne nje rruge ku ka hyrje shkollash e qendra tregtare. Ata qe mendojne seriozisht se ajo rruge eshte per 130km si ne autostarde duhen lidhur pas krevatit. Ka edhe ndonje tjeter qe thote jane rrezik palmat e pemet ne rruge ne nje zone qe eshte nga me te populluarat ne Shqiperi! 

Perseri rruget duhen permisuar, vendosja e kamerave ne cdo mbikalim  ishte e domosdoshme ne ate rruge per te matur shpejtesine e makinave. 

 

 

 

 

Te mendosh qe nuk ka lidhje shkak-pasoje midis shpejtesise se larte dhe numrit te larte te aksidenteve si edhe shkalles se lendimeve ne keto aksidente eshte dicka kaq groteske sa qe nuk ka zot te me beje mua te filloj te sjell te dhena empirike ne kundershtim te kesaj menyre te menduari. 

Nderkohe argumenti "si gjithe bota" eshte ajo antidota qe me rikujton se ne c'nivel po diskutohet per nje ceshtje kaq akute per realitetin shqipar dhe me rikthehet humori. 

Sigurisht qe ka lidhje midis shpejtesise se larte dhe aksidenteve. Nuk po thote njeri te kunderten. Une se paku jo. Ajo qe une po them eshte qe kjo nuk kompensohet duke ulur shpejtesine e qarkullimit, por duke rritur sigurine rrugore. Ca ka per te mos kuptuar ketu?

Pse cfare problemi ka qe ta krahasojme veten me boten?! Cfare jemi ne marsiane? Kemi 25 vjet qe investojme neper rruge e nuk eshte bere nje rruge sic duhet. Kush e ka fajin per kete? Te gjithe ne? Jo mo vlla, e kane shume pak veta pergjegjesine. Jane ata qe i kane projektuar, i kane preventivuar e i kane futur leket neper xhepa.

Me thuaj ti nje arsye se perse kemi investuar ne rruge? Perse jane bere ruget 2+2? A nuk eshte qellimi i investimit rritja e shpejtesise se qarkullimit dhe e sigurise? Ca kuptimi ka te investosh kur ti shkon e ul shpejtesine nga 90 ne 60 km/h. Cila eshte logjika idjote e kesaj? Per cfare u investua?

Rritja e shpejtesise se qarkullimit duhet te jete prioritet kombetar per nje vend ne zhvillim si i yni! Shkoder-Gjirokaster eshte pak a shume sa Milano - Bolonja qe behet per 2 ore. E di ti per sa ore behet kjo e jona?

me jep nje argument se si shtohet siguria tek ajo rruge? te shtosh korsite? te heqesh pemet? te heqesh mbikalimin? per sa kohe ke qtu-ne dhe komunikimin e autostrades me nje zone te dendur te tiranes, ajo do te jete gjithnje e ngarkuar.

Si rritet siguria? Hidhi një sy A12 Antwerpen-Brussel http://www.auto-transit.com/a12-automark...

Fotoja është pikërisht e marë në një zonë të dendur me ndërmarje e ca më tepër me treg të hapur makinash i cili automatikisht rëndon trafikun. E megjithatë, rruga e cila nuk ka më shumë se 2 korsi për secilin drejtim si kjo Tiranë-Durrës ka për minimum shpejtësie 70km/orë dhe maximum shpejtësie 120km/orë. Në disa vende është e limituar në 90km/orë. Atij zotëris më lart që thotë të ulet shpejtësia për të shmangur aksidentet, me demek nënshtrohu batakçinjëve të politikës se nga halli e bën, i them; Jo zotëri. Paguajm taksa në këtë vend dhe pretendojmë për më mirë. Nuk është ideja të ecim mbrapa se qerren drunjtë e dimë se ç'është, e kemi jetuar. 

E para e punen A12 eshte Autostrade qe ende nuk eshte mbyllur... Nuk lejohet bicikleta, motorat e vegjel apo njerezit ne kembe (lere me karrocat me kuaj apo ata qe mesojne makinen si ne Tirane) ! A12  eshte Autostrade e jo rruge 2 kalimshe ose sic e quajne anglisht "Dual Carriageway".  Autosrada nuk duhet te jete sesben me 3-4 korsi ka edhe me 2  por ndryshimi eshte se nuk ka rrotullame ne autostrade edhe as semafora. Daljen nga autostrada e ben me 100-120 ne ore ndersa tek rruga ku eshte bere fotoja duhet ta ulje shpejtesine ne 30-40 km ne ore ndryshe ikje per lesh.. Juve ende nuk dini te beni dallimin me elementare te rrugeve dhe hidheni perpjet kur jua thua.  

Pikerisht sepse paguajme taksa shteti ka detyrim te garantoje sigrurine ne rruge. Mbase prioriteti yt eshte te pish nje kafe 5 min me shpjesht ndersa per mua dhe familjen time te arrijme tek kafja shendosh e mire. Shpejtesia ne rruge nuk vendoset me hamendje por ka studime te mirefillta qe marrin ne konsiderate trafikun, zonen e populluar dhe nivelin e sigurise. Pikerisht ne ate zone qe eshte vene tabela gjithmone ka qene pike e nxehte aksidentesh qe kane sjelle dhe vdekje te njerezve. Nuk e vendos politika tabelen ne rruge por ka nje rregullore te vecante e cila thote qe shpejtesia ne rruget qe nuk jane motorway ka tjeter rregulla. 

Problemi qendron se robeve ne shqiperi ju mbushi mendjen Saliu me shiritat e prera ku autostrade quhej cdo rruge e mbushur nga te dyja anet me plehra, pa sinjalistik , pa tabela e pastaj numeronin te vdekurit me demek kshu vdesin ne autostrada edhe ne evrope.. 

 

 

 

Në A12 janë 5 SEMAFORË e prap mbetet me limit 70km/orë dhe max 120km/orë. Kërko mbi A12 në google apo google maps. E mos vazhdo të ngulësh këmbë kot se je duke pranuar dështimin e shoqërisë dhe po u thua: mirë na e bëni që talleni me ne qeveritarëve të sotëm, të djeshëm e me radhë...

 

FOTO SEMAFOR A12 Antwerpen-Boom-Brussel : 

https://www.google.al/search?q=a12+antwe...

O plako je ne terezi ti apo jo se po na beni budallenj me zore.. kemi gjithe jeten autostradave e ti me thua ka semafore ne autostrade shiko google .. Po pyete njer google map rrotullame ka ne autostrade dhe njerez me bicikleta? Bollni se meruat te gjalle e te vdekur. Hedh nje budalla nje foto dhe 100 te tjere merren me te. 

O plako, unë foton e vendosa të të ndriçoj ty se vet isha i sigurtë që janë. Kam jetuar 13 vjet atje dhe A12 e kam pas nën rrota qindra herë smiley - po ti vazhdo e bjeri matarasë se unë s'po zgjatem më tej.

pse ?!  

-Sepse keshtu i do trapi...

Ta thote shoku ty. Nuk ka te beje as me rujtjen e jeteve te njerezve, as me ndonje arsyetim me te gjate. I gjati e kishte nda mendjen ta bote me lule e mes autostraden se e dote te bukur qe kur te vijne te jashtmit t'u duket vetja si me qen me naj emirat arab. I thane specialistet qe ky muri ne mes eshte i rrezikshem, sepse shpejtesia e lejuar ne kete segment eshte 90 km/ore nderkohe qe me kete mur nuk lejohet me shume se 60. "Le te ecin me 60 pra byth.imat" ishte pergjigja, qe kuptohet specialistet e perkthyen ne "Le te kufizohet shpejtesia". Dhe u be!!!

 

Tani mire keto i keni von re, po ajo korsia e emergjences qe kufizohet nga ca topa te verdhe qe mos shkelesh barin e palmave, per ca duhet??... Se aty nje makine nuk hyn. i bi qe kur te hapesh krahun, te kesh gjysmen e makines te kjo quasi korisa, gjysmen te korsia e shpejtesise.  Mos e kane bo korsi bicikletash edhe ate?  

O shebeks me fal shkabe, po QTU e ka nje rruge dytesore qe i kalon perpara ce do dhe nje dalje ne magjistral? E vetmja dalje nga magjistrali sipas standardit eshte mbikalimi i aeroportit. Katnaret qe shkojne te qtu te vihen varg e te kalojne nga rruga dytesore. Apo dhe Palloshi ne sherbim te Zamirit?
Nuk ka me rruge interurbane qe te mbillet me peme anash. Behej ne vitet 50 kur shpejtesite ishin te moderuara dhe frenat me tamburo. Po ku di dhia ca eshte tagjia. Nje makine qe slingshot nga rruga do perplaset me pemen dhe do shkoje per konserve peshku.

po ne kendej qe i kemi rruget ne mes te pyjeve ca te bejme plako mos te shkojme ne pune? Apo te presim pyllin? Si ishte ky muhabeti i dhise ... smiley

Juve andej njisho masni njehere distancen. Ka google earth dhe shife sa eshte distaca e pemes nga karrexhiata? Juve jasht shtetit!

hahaha masni njer distancen me google earth thote .. smiley Te siguroj plako qe pemet jane me afer se ato palmat dhe shpejtesia lejohet me ligj ne disa vende deri ne 96km ne ore. Se kuptoj pse e keni kaq fiksim pemet dhe palmat? Hapni syte per njerezit dhe makinat.. Nuk jane palmat ne timon je ti. 

 

Zeje se nuk e thashe, tani qe dhe garanci ti, qe kshu eshte dhe jashtshtetit. Noi foto ilustruse per inatin tim? apo ç'e do, mjafton llafi jot nga jashtshtetit

po une nuk jam budallai qe ka hap temen e qe hedh foto ne forume... Apo ta bej dhe une google map thua ti ? smiley

Zoti ta shtofte inatin se kemi te bejme me jete njerezish.. me mire plas ti nga inati e ndonje budalla forumi se nena apo femija i dikujt te ngelet jetim. 

effkey, mos harxho germat kot, je duke diskutu me "nuk ka problem, jane thjesht 4 pako aspirina". 

Keta tipa jane kaq milidele sa jo jashte shtetit por dhe jashte planetit po te jene jane gati te bejne avokatin e pakushtezuar te 1shit te Partise ne Shqiperi, bile jane gati ti hajne mutin me luge 1shit, kot per sport e inat te "pales tjeter". Shiko per ilustrim komentet para dhe pas aleances se ngjalave p.sh.

o qurre ke te fala nga shoqata e Shqupit.. Aty isha dhe i pashe, nxire ne fytyre e nuk dine ku kane koken se te gjithe elektoratin jua ka marre Meta. Keq shume o qurre keqe..

Nuk ka me shprese dhe kjo ardhur nga goja e njerit qe kishte marre kestin e 4 e priste te 5-tin. Po do bej durim deri me date 21 dhe nje sforco te fundit pas 2 vjetesh. Si selia e vjeter ka per te perfunduar.. me rrenje nga themelet dhe vetem ndonje cop toke per lapidare ka per t'ju ngel se edhe pellumbi do nje vende ku te bej glasen. 

 

wow, fantastik i gjithe diskutimi! teatri absurd.nje subjekt i shkelqyer per nje veper letrare: e sjelle ne 55 apo 78 perspektiva (shoferi autobuzit, taksisti, shitsi ambulant, karrocieri, prostituta, biznesmeni, pastruesi, mirembajtesi, inxhinjieri pyjeve, veterani ndertimit te tuneleve, kuzhinieri presidentit, rojtari QSU, etj. etj) ku te gjithe sjellin pervojat dhe idete e tyre dhe te gjithe rrahin uje ne hava.Secretin e kufizimit te shpejtesise e di nje ekspert tashme i arratisur ne planetin X.

po ngaqe u mbollen palmat, duhet ul shpejtesia..............

Po per ku me kaq shpejt Olti? Ne Shqypni je, avash avash. Pije ndonje kafe nen palma, me kismet mbaron dhe ndonje pune me vone.

P.S.

Pothujse gjysma autostradave ne US jane te tilla (autostrada te shkalles se dyte, state highway) dhe kalojne ne zona (si komerciale si rezidenciale) goxha me te dendura se kjo.

pse ?!  

-Sepse keshtu i do trapi...

"Le te ecin me 60 pra byth.imat"

Kam frike se keto dy versione i afrohen me shume te vertetes. Mentaliteti katunaresk i "cunave te Tirones"! Qofsha i gabuar.

Ne Shqypni je, avash avash. Pije ndonje kafe nen palma, me kismet mbaron dhe ndonje pune me vone.

Fiks. Pijme ndonje kafe, bejme ndonje dallaver...

 

Mbase eksperienca e peshqeve ne Europe eshte ndryshe, por po e krahasoj me ketu.  60 km/hr ose 37m/hr, me sakte 35 m/hr eshte limiti i shpejtesise ne zonat e populluara.  Per 5 m/hr mbi limitin e shpejtesise ne keto zona, policia eshte teper strikte. Numri i korsive mund te jete i vogel, dy ne dy drejtimet.  

Numri i korsive nuk eshte determinues, varet edhe nga trafiku i zones, hyrjet/daljet etj.  Psh, Major Deegan qe edhe pse eshte expressway e ka limitin 45, ose diku te 70, pavaresisht se eshte me 6 korsi ne dy drejtimet. Dhe po flasim per nje expressway-autostrade qe eshte eksluzivisht per makina.  (Jo per kembesore me dy a kater kembe.)  

Ne NY shpejtesia maksimale eshte 65 m/hr ose afersisht 105 km/hr.  Kjo vetem ne highways me peme a pa peme dhe pa banime ose zona biznesi anash. Per parkways eshte 55/90.  Ka rrezik edhe ketej nga katerkembesoret, Bambi dhe fisi i Bambit po te dolen te bejne gjemen.  Megjithese, ne autostraden Novosele-Vlore me ka dale kali, dhe shpetova per nje fije, malli Bambi them. 

Shkurt, 60 km/hr mua nuk me duket ide e keqe per ate zone.  Mund ta kishin bere 65, megjithese s'mbaj mend te kem pare limit shpejtesie me shifren 5 ne Shqiperi, ndersa ne US perdoret.  Ndoshta eshte 60 edhe per efekt "deterrent."  Ne kuptimin qe vihet 60, njerezit do shkojne me maksimumi 70. 

Nuk di per Ameriken, por ne Europe ecet me shpejt. Rruge te mira, makina te mira...

Per krahasim, nje rruge analoge me kete ne fjale eshte Milano - Meda, supestrade 2+2 pa pagese kufiri i shpejtesise eshte 100 km/h.

Me korrigjo nqs e kam gabim apo nqs fotot s'jane te sakta.  Ketu eshte 100, por tek kjo zone qe eshte e populluar thote 70.

Po flasim per zona te populluara:  B-Q Expressway, Major Deegan Expressway etj jane 45.  

 

In New Jersey, speed limits on certain stretches of highways have increased from 55 mph to 65 mph. When the increases were proposed, people complained that accidents and fatalities would skyrocket, he said.

“But what happened? Speed didn’t change appreciably - on average by a couple miles per hour while the accident and fatality rates continued their pattern of improvement,” he said.

smiley

Navaassh se u kpute smiley.  O Fjala, na gjej nje foto te asaj pjese ku eshte rritur shpejtesia ne 65.  Se mire qe po krahasojme molle me portokalle, por jo dhe molle me speca, bie fjala. 

Gjermani?

Pse aq larg? Kroacia ydh!!!!! cdo gje perfekte, mbikalimet me rrjeta metali qe njerzit mos te hidhnin gjera poshte etj. Nuk e ula nen 140km/h.

Po varet edhe ku je ne Kroaci or shoq.  Nga Budva ne Dubrovnik nuk ka rruge ku te shkosh as me 90. Ne Mal te Zi atje ku ishte shpejtesia 50 si nuk shkonte njeri as me 55. Hic.  Rreshtore te gjithe.  Europiane te te gjitha targave. 

NJ? Une ne NJ nuk e ul noihere nen 85.  Ne turnpike e parkway jo e jo njehere, po as ne 195, 73 etc...

Pervec se kur trafiku te bo me parku ne aftostrade, kupothet...

Shih 'Bama trim me flete.  Para pak javesh me ra rruga ne NJ.  Garden State e verdalle.  70 max dhe rehat rehat.  Plus qe kishte edhe ndertime rruges keshtu qe edhe me 45 vende vende. 

S'di per New Jersey, por New York State eshte diktature policore.  

O Mondaaaaaa..... Nuk ke ndertime rruges tek ky rasti yne.... O Mondaaaa!!!! Ke rruge dytesore tek ky rasti yne!!!

Ndertesat gjenden 50 m larg...!!!

Ueee, qetesohu o ols smiley. Po flisja me ate trimin me flete per NJ jo per Durres-Tirane. 

 

O goce ti shkruan ne peshk per te kalu kohen, une sepse akoma s'po me del e keqja.

E ke idene ti se sa here ne dite e bej une ate rruge?! Fucking Autofuckingstraden e dytesoren?!

Mire i dashur, por edhe po thame unanimisht ne peshk qe duhet bere 100 km/hr, nuk behet.  

E di mi Mond, por mundohuni te pakten te na kuptoni. Mos u sforconi me justifiku carllikun. Se ky eshte nje carllik Mond. Nje carllik i paster fare. Nje idjotesi totale.

Ueeee ...Olso , c' eshte kjo gjeme e madhe me ec me 60 km / h mor burre smiley

Po tall trapin ti tani?!

Jo re perzotin nuk po tallem fare , eshte vetem 5 min rruge dhe e bo robi shkrete per qejfe re , po nga Laprake deri ke shpia ime une du i ore re Olso dhe kur arrij ke shpia m'duket Ambasada Amerikone si Shpia Bardhe re smiley

Po une nuk e bej per qef mor Brad. E bej per pune. Ty te shtofte zoti qejfin e ndrofsh nga nje flamur ne peshk cdo jave, por ka edhe njerez qe punojne ketu.

Se sot m'u desh me u kthy dy here ne ate fucking rruge se ai robi i mermerit nuk me kishte bere punen sic duhet.

Ti ke halle qefi plako. Une kam halle pune.

Nuk po justifikoj asnje gje.  Vecse ne ate rruge, me ate lloj sinjalistike, pa kangjelat anash a cfare u thone, me hyrjet dhe daljet pa tabela, ne nje zone te populluar per mua max duhet te jete 70.   Dhe me sqaro te lutem, sa kilometra jane me 60? 

jo me shume se 8 km.

8 km?  O ols, 8 km? 

jo me shume se 8 km

O Brad, sa e gjate eshte gjithe autostrada? Desha te di kete "jo me shume se 8 km" sa i bie si perqindje e gjithe rruges, se ne na ka mesuar Pjeri ne Peshk qe ti shikojme gjerat ne perspektive perqindjesh smiley 

P.S. Olsi, une ta kuptoj shume mire frustrimin por kujdes me fjalet mer burre, aq me teper me femrat. Vec muhabet mund te bejme ketu smiley

O Mondaaaa... te mos ulin shpejtesine, te vendosin ato qe po permend me siper se mungojne.

Shiko, po te lej te vetmasturbohesh ketu bashke Bradin se ju shkoka shume muhabeti. E keni ne terezi.

Jetoni ne galaksi paralele. Lumsi ju.

Na lajmeroni kur te hapet edhe ndonje porte per ne te vdekshimit e tjere.

Ky eshte koment i tepert Olso , nuk te takon te flasesh me kete gjuhe smiley

Po ca t'ju them une juve tani?! Une e vuaj ate carllik dite per dite, ndersa ju qe as ja keni idene per cfare e kam fjalen, me jepni mesime.

E per cfare?! Monda sepse ka fiksim Ramen ndersa ti kot per pordhe.

Mire, faleminderit per lejen. Naten e mire. 

A nje sekonde, se tani e pashe shenimin tjeter.  Kam fiksim Ramen?  Po mire, atehere si thote iFiqo ne keto raste,  Rama o si shpirt.  M'fal qe s'e thashe qe ne fillim te komenteve por u be terkuze. 

Hajt naten.

 

Po, po Mond. Ulu ne divanin e ngrohte te Frojdit. Se nga fillimi deri ne fund te kesaj teme vecse justifikime ndaj ketij absurditeti ke dhene. Dhe ca di ti nga kjo pune? Asgje. Pse e ben? Pyet veten.

Naten.

Po mor shoq, mua ketu ku jam me merr helikopteri te dera e shtepise e me con ne pune dite per dite.  Ndersa ne Shqiperi nga Vlora ne Durres e bej me skaf, dhe nga Durresi ne Tirane me merr prape helikopteri.  

Naten 2. 

ti monda flet keshtu pasi jeton ne perendim dhe ke mesuar cfare eshte ligji, disiplina dhe bindja ndaj rregullave. dhe mire e ke. po duhet te kuptosh qe shume vete qe nuk e kane provuar kete proces civilizimi nuk kane te njejtat aftesi per tu sjelle si ty. 

Koko, nuk ka lidhje fare ajo qe po diskutoj une ketu me ate qe po thua ti. Ka ligj romak, ka edhe bordello otomane Koko. Ketu vijon otomanizmi.

Po ti vazhdo jeto aty ku ke zgjedh t'ja mbathesh. Kamuflohesh me turmen.

sic e ke bo ti shume here ate rruge e kam bere dhe une. mu smbo pershtypje. me duket shpejtesi normale sipas rrethanave. kaq o puna. 

Te tradheton flamuri Koko. Flamuri. S'ka shans ta kesh bere ti ate rruge sic e bej une. Ti as e ke idene per cfare flitet. Problemi eshte pse fucking flet?! A nuk mund te merresh me fucking hallet e Ameriqise ku ke zgjedh me jetu. Diaspore shkerdhate!

lol. qetsohu o rob. sthashe qe e bera sot apo dje rrugen po para ca vitesh e kam bere shum here. edhe u mesova. se mendova kush jam une te vej ne dyshim ekspertat qe i caktojne keto gjera. ndaj futi i cigare nga ato te bekuarat, shto dhe nje jose cuervo edhe merri gjonat letçëm. sdo jetojme 100 vjet qe te stresohena perdite. 

Ekspertat?! Are u fucking joking?!

E paske bere para shume vitesh?! Edhe me ca u mesove?! Me 60-shen?! Me 90-shten?! Me whatever?!

E kuptove per cfare po flas une?! A e ke idene?! Une po flas tani. Ketu.

Tani-se dhe Ketu-se ti as ja ke idene. Sado cigare te bekuara te pishe. Une pij vecse nga ato me nikotine te Ameriqise tate.

po mir o burr ti e shef ashu un kshu. smprishte pune 60cja se nga qtu der te zogu zi e pisha per qejf tim i cigare edhe aty asi polic ste ndalon se ecin makinat ngadale dhe tymoset ngeshëm. nejse, diversitet-lezet. gjume te embel. edhe mos pi duhan se te demton shendetin. 

Te ndalojne dhe te heqin patenten! Jo per cigaren. Per shpejtefuckingsine. No patenta, no puna. No puna, no money. Puna needs speed. Speed=no puna! Te kapish?! Fuck you!

Gjume te embel edhe ty.

Nje arsye pse neve (qe jetojme ne Amerike, apo ndofta dhe ata qe jetojne ne Evrope) mund te na duket normale shpejtesia e ulet ne Shqiperi (mua nuk me duket normale 60km/ore ne autostrade, as 80, po flas per keta te tjeret qe komentojne ashtu) mund te jete fakti i perspektives se sigurise se rruges aty ne raport me shpejtesine, krahasuar me rruget ketej. Por ajo qe thua ti eshte mese e drejte, qe siguria nuk varet vetem nga shpejtesia, as ne Shqiperi as kudo, dhe qe zgjidhja per sigurine nuk eshte vetem ulja e shpejtesise...po qe ashtu e bejme shpejtesine 5 km/ore dhe parandalojme vdekjet e aksidenteve...ide gjeniale kjo, si nuk i ka vajtur mendja botes!

Kur ke vite qe nget makien ketej jashte dhe ne Shqiperi ose s'e ke ngare fare ose e ke ngare pak ose ke shume kohe pa e ngare, shpesh rruget e Shqiperise te duken si ato lojrat e rrezikshme ne kompjuter (video games) krahasuar me rruget e Amerikes, qe si ne ato lojerat e kompjuterit, jeta ose makina mund te te iken per lesh per nje moment pavaresisht kujdesit tend. Kuptohet minus butonin "Replay". 

Autostradat e Amerikes nuk jane me shembulloret ne bote por ama kane pergjthesisht edhe nivelin e rruges, edhe sinjalistiken, edhe kendin e ktheses, edhe gjeresine, edhe rrgegullin e trafikut nga policia, edhe ndihmen ne raste emergjente, edhe pastrimin e bores, edhe edhe edhe. Keshtu qe ndryshe ne Shqiperi, kur rruga ne Amerike e ka limitin me 70 milje/ore ti  e di qe ecen aty me 80 milje/ore pa pasur frike se papritur mund te te bjere nje shpelle nga mali ne makine se dheu s'eshte kapur me rrjete sic duhet se ato para kane shkuar per korrupsion dhe s'e kontrollon kush, apo se mund te te perplase nje i pire me precedente penale per dehje ne timon qe duhet te ishte ne burg por qe e ka blere pafajesine, apo qe nje disnivel midis pjeses se re dhe pjeses se vjeter te autostrades, lene si shkalle per neglizhence minimale mund te te hedhe nga rruga ne shpatin e malit, apo qe mungesa e sinjalistikave qe s'u vune kurre apo u vodhen shpejt e shpejt mund te te perplasen naten me lopen, apo te zotin, apo te dy bashke, apo se duhet te kesh radar avioni qe te mos gjobitesh nga policia per shpejtesi duke e kalkuluar paraprakish se ne cilen pjese 5 km te rruges shpejtesia behet nga 80 ne 60, pastaj prap 80, pastaj prap 60, etj. 

Duhet te jesh I kenaqur me 60 km/hr , mund ti shkrepet palloshit ta beje me 45 km/hr, kush do ta ndaloje,.,!

Ke te drejte. Cun i llastum palloshi! Cdo gje eshte e mundur nga fucking rrote kar palloshi.

60 km/hr mua nuk me duket ide e keqe per ate zone

- Po pse pikerisht 60?

- Po sa?

- 50

- Po pse 50 dhe jo 40?

- Dakord, 40.

- Si shume eshte dhe 40. E di ti sa vdiqen vjet nga aksidentet ne Shqiperi?

- Mire pra, 30! Te vret makina me 30? Po me 20?

- Varet ku te perplas, tek betoni po, tek palma jo. 

ca ia fusni kot o njerez. palma ka dhe matane kesaj rruge e matane lejohet te ecesh me 90. nderkohe qe zona ESHTE e rrezikshme. argumente leshi

Po mi shoqja Nafije, po. Shko tund dybekun tani.

Filloi krisja e koalicionit te ngjalave para zgjedhejeve:

-Te ecim me shpejt!

-Jo, te ecim me ngadale!

Argumenti i palmave eshte pa lidhje per sa kohe qe pak me poshte ka prape palma e lejohet te ecesh me 90

Ato mbikalimet cdo 20m per cfare duhen? Apo per prerje shiritash?

Nuk e di sa mbikalime kane bere sivjet, por vjet me aq sa pashe numri nuk m'u duk askund i mjaftueshem.  Eshte zone e populluar.  Nga ana tjeter, me shtimin e numrit te mbikalimeve, duhet te shtohen edhe gjobat per kembesoret qe hyjne e dalin sipas qejfit ne autostrade.  Kam pare plot raste qe edhe pak metra larg mbikalimit, kembesoret vazhdojne per hesap te tyre.  

Ne fakt shume afer jane palmat. Do I kene mbjelle aq afer per fresk. smiley

nqs ka ankesa se jane palmat afer, te jesh e sigurt se do behet cmos te zhvendoset rruga ne largesine e duhur

s'ka lidhje pa krahasuar popullsine dhe permasen e qytetit. 

Kot me pyt kush do merret me ato pemet ne mes te rruges. Jo per gje po edhe sikur me 30km/h te jesh, nje dege peme qe shkeputet te le pilaf ne mes te rruges.

Ketej ka ndermarrje te posacme dhe kontraktore per mbarevajtjen. Por besoj pak a shume njesoj duhet apo do te funksionoje edhe aty. 

Kete peme-fobine nuk po e kuptoj, dhe nuk e dija qe ekzistonte.  Dmth me ju pru halli ne Taconic Parkway, qe eshte goxha piktoresk, ju gjindja peme-fobi do ktheheni mbrapsht, apo do lini makinen e do vazhdoni ne kembe? smiley

Monda, andej nuk ka xhan-xhin rruges. Aty duhen pemet. Vec kur t'del ndonje polic I fsheh qe nga Aty ! Lol

Fillim muaji, fund muaji pellembe e polic.  

Nejse, te gjitha parkway e jo vetem, jane rreze pemeve, Saw Mill, Palisades, Taconic, Sprain Brook etj. 

Jane rreze pemeve ose rruga shkon pergjate pemeve/pyjeve. Po ato pjese jane pa trafik, pa ngarkese makinash. Gati bosh. Prandaj dhe ka police andej, me ndonje kthese te 'fshehur' se njerezit kur eshte rruga bosh I japin dhe kembes. Be careful ne keto rruge gjithe gjelberim dhe piktoresk. smiley

Po si s'kane trafik Sprain Brook, Taconic, Saw Mill, te pakten deri sa del nga Worcester & Rockland por edhe dic me tej?   

Limiti i shpejtesise, me maksimumi 5+ dhe birinxhi smiley.

Rrofsh Monda, qe na informove per nderrmarjet e posacme qe merren me deget e pemeve.
Po ajo nderrmarrja do fonde apo cqt? Se po qe puna per fonde i bje qe pemet qe u mbollen pervec kostos fillestare do mbartin miljona pervit. Po ujitja si do funksionoje, se psh ne izrael cdo ulli ne buze rruge ose rrethrrotullim ka sistemin e ujitjes. Ketu do dalin katalet e nderrmarrjes me autobot duke ujit pemet duke kufizu shpejtesine akoma me teper

Dmth na duhet te gugllojme e te krahasojme edhe sasine vjetore te shirave ne Israel me sasine e shirave ne Shqiperi per argument?  Me verte? 

Se e mora pak si me te qeshur ate peme-fobine, por qenkerka serioze kjo pune.  

A ka mundesi te behet pyll?  Pyll or ti se u mbyt gjindja ne beton.  Jo ato palmat e shemtuta pa lidhje qe s'kane lene vend pa i mbjelle.  Po peme e shkurre e lule e bar.  Nuk calon aty problemi.  Rruga duhet te kete te gjitha parametrat e duhura, perfshi dhe brezin anash etj, dhe reston pellembe e jeshil ne munden. 

Dhe po, autobotet e ndermarrjes te dalin naten e te pastrojne, e te ujisin, e te prashisin si cecua. 

 

O zonje dakord per pyje, po jo per peme 1.5 metra nga karrexhiata. Eshte mbjelle gjithe rruga. Eshte budallik me brire. Nuk ka lidhje me peme-fobine ka lidhje me sigurine ne rruge. Nuk ka rruge moderne ne bote me peme ngjit me nje magjistral. Ajo rruge quje si te dush eshte pjese korridori ballkanik ka parametra jo si ti duket bukur palloshit.
Ujitjen ne izrael e solla si shembull infrastruktures perfekte. Se ketu dihet si do funksionoje, nje dumdum me depozite siper qe ndalo e vadit me zorre. Sot e pashe neper rruge nje te tille.

O zoteri, me duket se u shpreha qe nuk calon tek pemet por te parametrat e duhura.  Dmth pak a shume bikemi dakort. Nuk di si mund te shprehem me qarte.  

Si puna ketyre fotove qe ka sjelle Galileu Galile, lol, eshte nje pike 'strategjike' lart diku ne parkway, qe sa here kaloj andej ( Jo drive e, 'kaloj' ne sediljen e pasagjeres se makinat jane me shpejtesi 80 mph a me shume padyshom, nejse ta bej sa me short, nuk I rezistoj dot pamjes gjigande qe shfaqet. Mund te kete mbi 20 mbikalime vec ne pjese ne drejtime nga me te ndryshmet, lart - poshte - majtas- djathtas- drejt. Apo mbi njera tjetren dhe mbi 8 korsi. Men did that, amazing smiley , gjithmone e shkrep, cameran. 

60? 30 duhet tja besh atyre. hiq ca shoferë te rinj shumica ngelen veshderra qe e kane mesuar makinen pas 50 vjec, kane armiqesi me rripin e sigurise dhe mbajne kalamajte ne prehër ne timon qe ta burrërojnë para kohe. 

palmat si bulavardi hollivudit ka lezet

Po te shofesh keto statistikat...

http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_cou...

... e kupton qe ne fakt nuk eshte speed limit faktori kryesor i aksidenteve. Mund ti interpretosh si te kesh kokrren e qejfit, po vetem asaj nuk ja ve dot. Ta gezojme 60 km/h

Po jane katnare o vlla, jane katnare. Ministra katnare, gazetare katnare, police katnare...

E kane ne maje te gjuhes katnaret rrefrenin: "shkak: tejkalimi i normave te shpejtesise!"

 Ngaqe nuk dine te ngasin vete! Ben vaki te te veje polici gjobe ne Shqypni se nuk perdor sinjalistiken? Se shkel dritat e trafikut apo se parakalon pa kriter? Vetem per shpejtesi dhe parkim te parregullt merr gjobe ne Shqypni.

Gjermania teorikisht i ka autostradat pa limit shpejtesie pervec rasteve kur ka tabele (e verteta eshte qe ka aq shume tabela saqe kjo teoria eshte me shume mit sesa e vertete). Nejse, si perfundim ka pjese autostratash qe jane vertet pa limit. Nuk ka asnje prove ose statistike qe ne keto pjese ka me shume aksidente, ne fakt shifrat tregojne krejt te kunderten, qe per te njejtat parametra (nr makinash, mjete-km) USA ka nr me te madh aksidentesh megjithese shpejtesia maksimale atje eshte midis 60 - 70 milje/h (96 - 112 km/h). Ca ka Gjermania me shume? Asgje pervec kultures se perdorimit te rruges dhe kushteve perfekte te rruges (asfalt, sinjalistike, hyrje-dalje etj). Dhe mbikqyrje shembullore megjithese nuk i sheh kurre policet por bredhin ne autostrade me Audi A8. 

Ketu normal qe aksidente do kete, po nuk e ka fajin shpejtesia qe i kane bere hyrje-daljet si syte e vet. Gjithashtu nuk e pengon tabela lacianin te te vijne drejt me 180 km/h dhe po mos ti hapesh rrugen je i shkum per lesh megjithe ata qe ke ne makine. Eshte ceshtje investimesh ne rruge, law enforcement dhe kulture. E bene me 60 km/h kete pjesen. E ca pastaj? Te vjen Range Roveri nga mbrapa me 150 dhe te con per lesh sado qe ti ke frike nga polici e ecen me 65 ndersa ai s'ka. 

Merpo po deshe e co ne zerro aksidentin. Ktheje ne kembesore dhe qe ku u kry, bile ve dhe ca majmuner neper palma si atraksion turistik. Po keto do jene premtime per zgjedhjet e ardheshme. 

me jep nje argument se si shtohet siguria tek ajo rruge? te shtosh korsite? te heqesh pemet? te heqesh mbikalimin? per sa kohe ke qtu-ne dhe komunikimin e autostrades me nje zone te dendur te tiranes, ajo do te jete gjithnje e ngarkuar.

  • Eliminim i te gjitha hyrje-daljeve midis, perfshi edhe ate te QTU-se. Kot nuk eshte bere rruga dytesore.
  • Eliminim i te gjitha pikave te karburanteve te teperta. 1 per cdo kah del e tepron.
  • Vendosje e guard-rails-ave dhe sistemim i ndarjes ne mes nqs. eshte bere jashte standardit.
  • Vendosje elementesh kundra verbimit
  • Sinjalistike horizontale dhe vertikale korrekte
  • Kontrolle strikte te policise ndaj te gjithe shkelesve dhe katnareve me makine.

Dhe voila, shtroja!!! Me 100/ore se paku.

Ke harru nje gje te vockel fare : cmimin (koston)  pas c'do pike .

Eshte Ceshtje Vullneti.( dine apo s'dine)  apo eshte Ceshtje Buxheti. ( kane apo s'kane)

Aspekti i kostove te merret parasysh qe kur behet projekti.

Por paragjykoj se nuk eshte vetem ky problemi.

o njerez 60 eshte normale aty. problemi o se ajo seshte autostrade e mirefillte. autostrada e mirefillte ka ngritje (elevation), ndarje totale nga ambienti perreth dhe i perket vetem makinave. kurse ajo rruge tipike shqiptare. njoni ndalo te qtu, tjetri frenon te karburanti, njoni ndalon anash te blej vaj makinash, tjetri blen rrush, furgonat bejn pitstopa cdo 100m per pasagjere, katnari futet nga nje rruge anesore me dumdum me 10 ne ore. spo flas pastaj per pjeshkat qe kane humb rrugen dhe ecin me 5 ne ore, xhaxhi ku eshte emigresi, po ec o goc se seshte ktu eccc

Per bashke peshq-amerikanet, amerike-anallogjisht; te ulesh shpejtesine ne nje prej rrugeve/autostradave me me shume trafik ne Shqiperi nga 90 km/ore ne 60 km/ore, dmth me 1/3 eshte si te ulesh shpjetesine e autostrades 101 ap 95 ne Amerike nga 70 milje/ore ne 47 milje/ore. 

Perfytyro reagimin e amerikaneve dhe kunderpergjigjet argument-barsaletiste tip "edhe 47 shume e keni!" apo "une kam pare nje rruge ne Irlande me me pak shpejtesi". 

Keto gjera nuk vendosen me komente ne forume, pse 60 e jo 70. Problemi eshte qe ne Shqiperi gjerat ne shumicen e rasteve funksionojne si ne kohen e shpellave: sepse keshtu thote njeshi/njeri. Pertej shifres specifike te uljes se shpejtesise ka rendesi si dhe pse u be kjo, dmth procesi, ajo gjeja qe Rama do ta rilindte, do ta bente shtet funksional dhe nuk do vazhdonte ti bente me gjerat "si ne kohen e Saliut". 

Ramen e kemi cun tirone. Ja bojm hallall.

"Autostrada" Tiran-Durres , nuk eshte autostrade por rruge e shpejtesise se larte, siç quhen rruget nen autostrade, apo me sakte n'mes autosdrates dhe rrugeve nacionale, dhe ne keto rruge te shpejtesise se larte, shpejtesia luhatet (shoserohet me tabela) ndermjet 70 dhe 90 km ne ore. Ne keto rruge vendosen edhe semafora por ne largesi te medhaja nga njera-tjetra, vetem atje ku ka nje kryqezim te rendesishem.

Pjer te kam bere bje pyetje te tema e Velise!

regress, backward, you name it.

gjith kto zarat qe merren me ndertim ecin si koqe ne rrug...cuf cuf gjith diten. Kujt ju rrujt sa me nxitim je...

Gjithashtu, sa gjynof kto qe rrijn maj makines gjith diten...me vje keq per shpirtin tuj

Mbikalimi Casa Italia. WTF is that?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).