Përpjekja për t’i zhvlerësuar kritikat ndaj Erion Veliajt si qesharake dhe kritikët e tij si ziliqarë, ngre më shumë pikëpyetje se sa jep përgjigje.

Më 25 maj, Andi Kananaj replikonte te Gazeta Dita me kritikët e Erion Veliajt. Kananaj përpiqet të satirizojë kritikat ndaj Veliajt për të zhvlerësuar si ato, si autorët e tyre. Kështu, duke i paraqitur kritikat ndaj Veliajt si qesharake, ai paraqet njëkohësisht vetë Veliajn si heroin që falë idealit dhe punës ngjitet nga fiqtë në ministër, dhe kritikët si ziliqarë të suksesit të tij. Nuk ka të diskutuar që Erion Veliajn e kanë zili. Patjetër që e kanë. Nuk ka të diskutuar edhe që ka të tjerë që e kanë idhull. E njëjta gjë vlen edhe për Tom Doshin, Ilir Metën, Chuck Norris, dhe motrat Vjollca – ca i kanë zili, ca i kanë idhuj. Pra, le të heqim kritikët militantë nga ky diskutim – ithtarë partish dhe shefash për të cilët ka dhe do të ketë përherë ithtarë të tjerë, partish e shefash të tjerë që do t’u përgjigjen me të njëjtën verbëri. Për jo-militantët mes nesh, pyetja nuk është a ka smirë ndaj Erion Veliajt, por a i shpjegon smira kritikat ndaj tij. Jo vetëm që mbrojtja e Kananajt nuk arrin t’i shpjegojë kritikat ndaj Veliajt nëpërmjet smirës, por ajo i keqkupton kritikat kryesore dhe hap pyetje të reja që ndoshta i thellon ato. Për më tepër – dhe përsëri për jo-militantët mes nesh – problemi real nuk është Veliaj, por farsa e të rinjve në politikë si lajm ndryshimi.

Keqkuptimi. Kananaj rreshton tre akuza kryesore për Erion Veliajn. Së pari, sipas tij, Veliaj kritikohet se ka shitur fiq në fëmijëri. Së dyti, kritikohet për dasmë pompoze të paguar nga e ëma. Dhe së treti – në fund të artikullit dhe më shumë e nënkuptuar kjo – Kananaj është i mendimit se Veliaj kritikohet për ngritjen e organizatës Mjaft dhe qëndrimet e saj kritike ndaj qeverive Nano dhe Berisha, dhe kalimin e mëtejshëm në politikë.

Për të parën, Kananaj shpreh indinjatë për ata që tallen me një fëmijë që shet fiq. Është e drejtë – tallja me varfërinë dhe punën është e ulët, dhe flet kryesisht për atë që tallet, dhe jo për punëtorin e varfër. Mirëpo kjo nuk është aspak akuza  ndaj Veliajt – aq më tepër ajo kryesore që të meritojë përgjigjen e para. Akuza madhore ndaj Veliajt – ku fiqtë, dasma dhe Mjafti janë thjesht ilustrime – është hipokrizia, falsiteti.

Në thelb, Veliaj akuzohet se shitet si shenjt kur veprimet e tij ngrenë dyshime për korruptim dhe arrivizëm pa ndonjë dallim nga garda e vjetër. Ndërkohë që rreket të ndërtojë imazhin gati religjoz të njeriut të varfër, por punëtor, këmbëngulës dhe të ndershëm që ngrihet nga vështirësitë e jetës dhe ia del – ia del, i papërlyer nga dhe duke e luftuar degjenerimin e shoqërisë ku jeton – Erion Veliaj akuzohet për korrupsion dhe nuk përgjigjet bindshëm për këtë akuzë.

Përgjigjet tipike të qeverisë në përgjithësi për pikëpyetjet që janë ngritur nga opozita për menaxhimin e fondeve publike, për akuza konkrete për favorizim familjarësh apo miqsh në dhënie kontratash – siç u ngritën për Trakufest dhe për vizitën e Papës – janë në një nga këto variante: 1) shpifje, pikë.; 2) shpifje dhe shihemi në prokurori/gjykatë; 3) shih kush flet, ju që vodhët shqiptarët dhe morët një milion shuplaka si përgjigje. Asnjë nga këto përgjigje nuk është bindëse dhe nuk mund të kënaqë publikun jo-militant.

Të kërkosh përgjigje bindëse për akuzat që ngre opozita dhe media e influencuar prej saj nuk do të thotë që po mbështet apo beson opozitën dhe median e influencuar prej saj, apo që u harrua keqqeverisja e djeshme. Jo. Do të thotë thjesht që as opozita, as media, dhe as qeveria nuk qëndrojnë mbi çdo dyshim, por nën detyrimin për tu përgjigjur. Sidomos në një vend kaq të plaçkitur nga politika, kaq të keqqeverisur sa Shqipëria, asnjë qeveri, asnjë forcë politike dhe asnjë politikan nuk gëzon prezumimin e pafajsisë. Në një vend ku korrupsioni është kaq i përhapur, edhe të pakorruptuarit mes elitës drejtuese mbajnë barrën e provës para publikut. Për këtë arsye, dyshimi që mbillet në publik nga akuzat për korrupsion – edhe kur ato vijnë nga njerëz që publiku i njeh si të korruptuar – nuk fashitet duke thirrur “shpifje”, “montazh”, “baltosje”. Por fashitet nëse argumenton bindshëm apo vërteton që akuza nuk qëndron.

Fatkeqësisht, në Shqipëri është e vërtetë se institucioni i denoncimit publik ka degjeneruar, keqazi, në shpifje apo denigrim publik. Kjo është veçanërisht e qartë sa herë përmenden gratë, motrat, apo aludime mbi burrërinë në debatin politik publik, përfshi atë parlamentar. Ka shumë shpifje, shumë shtrembërime dhe ofendime të ulta me synim zhvlerësimin e figurës publike të dikujt dhe turbullimin e ujërave – dhe kjo duhet patjetër të ndryshojë.

Në këtë këndvështrim, përgjigja “shihemi në gjykatë” mund të duket me vend si përpjekje për të ngarkuar me përgjegjësi denoncuesit abuzues, dhe për të shkurajuar kështu këtë abuzim. Dhe me vend do të ishte nëse, gjithsesi, do të përmbushej përgjegjësia politike për t’u përgjigjur, dhe mbi të gjitha, nëse gjyqësori dhe prokuroria shqiptare do të ishin të pavarur. Por publiku nuk mund të kënaqet dhe dyshimet legjitime nuk mund të fashiten nëse as përgjegjësi politike nuk merret – duke u përgjigjur në kohë dhe me fakte, me dokumente që duhet të jenë aty, gati, sidomos për akuzat që lidhen me kontrata publike – dhe as drejtësi nuk jepet. Nuk mund të na kërkohet të besojmë që edhe gjyqësori dhe prokuroria u rilindën pas 23 qershorit, thjesht sepse pati rotacion politik. Pandëshkueshmëria mbetet e plotë në nivelet më të larta të politikës. Prandaj, pa një reform të thellë të gjyqësorit dhe prokurorisë – një reformë që duhet të rishqyrtojë arkitekturën themeltare të shtetit – thirrja “shihemi nëprokurori/gjykatë” është ironi e hidhur, e pavend. Në kushtet e pabesueshmërisë së betejës ligjore, beteja publike për të na mbushur mendjen me fakte është edhe më e rëndësishme – sidomos për ata që duan ta dallojnë veten nga garda e vjetër.

Përgjigjet e deritanishme nuk kanë ofruar argumenta bindës që të na fashisin dyshimin që është mbjellë se ish-Ministri i Mirëqenies mund të mos jetë sjellë edhe aq ndryshe nga akuzuesit e tij me paranë publike. Jo vetëm kaq, por përgjigjet e Kananajt na sjellin në vëmendje një tjetër problem. Në lidhje me përballimin e kostos së dasmës së shumë-përfolur të Veliajt nga e ëma, Kananaj shkruan:

“Dasmën nuk ja pagoi mamaja e Erionit. Kushtonte kaq pak sa mund t’ja kishte paguar dhe ime më që se ka taku kurrë Velinë, (dhe meqë unë s’jam fans dasmash) por në fakt asnjë nga të ftuarit nuk erdhi me duar në xhepa. Mund t’ja paguante dhe e jëma që të ndihej ende zonjë e dasmës, po nuk lanë kohë miq dhe servilë që do të donin të shiheshin nga ylli i ri i radhës në politikë.”

Problemi me këtë mbrojtje nuk është pohimi që Veliaj paska gënjyer se dasmën ia pagoi e ëma. Fundja, këtë e kishim kuptuar vetë. Nuk është as fakti që si miqtë, si servilët, ftohen po njësoj nga të zotët e dasmës dhe nuk u zënë derën që të shihen me imponim nga ylli i radhës në politikë. Nuk është as që të ftuarit nuk kanë shkuar me duar në xhepa. Dhuratat, dhe sidomos në para të thata janë një traditë e njohur për dasma dhe hidherime. Problemi është se miqtë, dhe aq më pak servilët e një ylli të radhës në politikë nuk mund të merren a priori dhe tërësisht si të çinteresuar në pozicionin politik të tij. Prandaj ka edhe ligje, rregulla dhe parime mbi deklarimin e interesave dhe dhuratave nga ana e personave me poste publike – interesa që patjetër që ushqehen, edhe nëpërmjet dhuratave, edhe në gëzime personale si një dasmë.

Sakrifikimi i privatësisë për hatër të një detyre publike është parim gjerësisht i njohur dhe i promovuar (mjafton të shohim raportin e fundit të GRECO për Shqipërinë). Përveç deklarimit të interesave, ligjet shqiptare kërkojnë edhe deklarimin e dhuratave dhe mikpritjes mbi një vlerë të caktuar, të përftuara për shkak të detyrës. Cilësimi në ligj për deklarimin/regjistrimin e dhuratave “për shkak të detyrës” është subjekt kritikash dhe është rekomanduar të hiqet – edhe sepse është afërmendsh që do ftojmë në dasma dhe nuk do na vijnë me duar në xhepa edhe njerëz që na servilosen, edhe njerëz që iu servilosemi për shkak të detyrës. Politika është hidhërime e gëzime familjare po aq saç është edhe propagandë posterash e dritash, dhe tendera. Por për asnjërën nga këto nuk ka transparence. Kleçkat ligjore nuk kanë përse të përbëjnë pengesë për standarde të reja transparence për dhuratat dhe financimet e fushatave –sidomos nga ata që kanë hyrë në politikë me flamurin e ndryshimit të politikës së vjetër, për shkak se janë të rinj.

Në fakt, problemi nuk është Erion Veliaj dhe është e rëndësishme që duke u marrë me individët – një specialitet i shpurës së analistëve të partishëm – të mos na shpëtojë fenomeni. Erion Veliaj nuk është i vetmi që rreket të ndërtojë imazhin e të riut punëtor dhe idealist të hyrë në politikë për të ndryshuar vendin, dhe që ndërkohë nuk përgjigjet bindshëm për akuzat për korrupsion. Shumica e të rinjve në politikë – përfshi Lulzim Bashën e shumë të tjerë në të gjithë krahët e politikës – akuzohen pikërisht për këtë. Akuzohen se janë thjesht dhe vetëm fytyrat e reja me diploma të huaja dhe buzëqeshje të politikës së vjetër të plaçkitjes dhe shfrytëzimit të parasë publike për interesa private, të politikës së vjetër të kriminalizuar – siç po na tregohet përsëri rishtazi.

Pra, problemi nuk është se po tallen njerëzit me fëmijën që shkoi nga fiqtë te Ministria e Mirëqenies Sociale, por sepse nuk po i bindni që nuk ka ndodhur, në fakt, një gjë krejt e rëndomtë – kalimi nga fiqtë te tenderët. Po ashtu siç nuk u bindën që Lulzim Basha kaloi nga puna patriotike në Kosovë te ajo në Shqipëri.

Shqipëria është një vend i varfër – dhe një vend që për gati gjysmë-shekulli e luftoi pasurinë. Rrjedhimisht, nuk është aspak e padëgjuar që shumë politikanë dhe njerëz të tjerë të suksesshëm ta kenë nisur nga hiçi, nga shitja e fiqve, bananeve, cigareve, etj. Problemi është se fillesat modeste nuk janë garanci për integritet drejt apo në karrigen e pushtetit. Problemi është se të rinjtë në politikë, të paktën që prej vitit 2005, i kanë përdorur intensivisht argumentet e fillesave modeste, shkollave perëndimore, përvojës në shoqëri civile dhe mosndotjes nga sistemi i korruptuar për të na bindur që do të qeverisnin më mirë – dhe kjo thjesht nuk ka ndodhur. Nuk kemi sot në politikë masën kritike të të rinjve që do të na qeverisnin më mirë. Dhe kjo është afërmendsh, sepse të jesh i ri maksimumi mund të thotë që je i pakorruptuar – ende – por jo i pakorruptueshëm.

Partitë shqiptare ia dalin fare mirë të përthithin të rinj, energjikë, me shkolla perëndimore. Por ata me integritet dhe të aftë mes tyre nuk përbëjnë, në asnjërën nga partitë, masën kritike që mund të ndryshojë funksionimin e partive, për të ndryshuar vendin – një temë që meriton të diskutohet më vete, më imtësisht.

34 Komente

“Dasmën nuk ja pagoi mamaja e Erionit. Kushtonte kaq pak sa mund t’ja kishte paguar dhe ime më që se ka taku kurrë Velinë, (dhe meqë unë s’jam fans dasmash) por në fakt asnjë nga të ftuarit nuk erdhi me duar në xhepa. Mund t’ja paguante dhe e jëma që të ndihej ende zonjë e dasmës, po nuk lanë kohë miq dhe servilë që do të donin të shiheshin nga ylli i ri i radhës në politikë.”

Njaashtu! Q'kaq do mjaftonte qe ylli te perendonte ne kontenier. Pooor, aj popull sesh me atypari, ka koh qi ka hik per lesh

 

sa yje kane perendu neper kontenieret e Amerikes vetem per qa'q, po tiinamoratumbitalbania eshte "the real" land of opportunities

 Veliajn si heroin që falë idealit dhe punës ngjitet nga fiqtë në ministër, dhe kritikët si ziliqarë të suksesit të tij. Nuk ka të diskutuar që Erion Veliajn e kanë zili. Patjetër që e kanë.

ne idealet qe gjendet rinia shqiptare sot, nuk besoj se kane target zilie erionin.

sidoqofte, kananajt i vlersojme humorin  por jo analizen.

Kjo shkruka sipas bisedes telefonike te fshatarit nga ...

Alo ti je ?

Nuk jam  Halua...po jam Malua .

Gjynah që kjo rini rë shkojë sipas shembullit të M.Nanos që i përgjigjet Inteëlektualit Lubonja për keqkuptimet dhe më pas një grup IntelektuHalosh marin pjesë me detajimet përkatëse në zbërthime e purgjigje të purgjigjeve të përgjigjura për purgjigjet e dhënura.

Një referim i Left me ....iiiiiii në fund nga Gëlbaza lapsi al.dhe një spërdredhje gjuhësore si anale me ngjalë përvojë , prej Xhiboles i jep shtratin e duhur këtyre problemeve  smiley duke mbërritur në përfundime Botërore tip Xhibi ...

një temë që meriton të diskutohet më vete, më imtësisht.

Largoini sa më shpejt këta të rij të Plakur nga kjo rrugë çfaqjeje "problemsh " ose të paktën mos i afroni më nivelet e PPU..ose të paktën afishoini si rekomandime të të cururfjaksurës lefTKope..marrë nga Shtypi , gjatë e gjërë .. në momentet ngauzëlluese e hardallosjes së saj në reshtat e Gëlbazës Lapsi.al me ram po llaf " Edhe njëherë për kandidturat e neobllokmenëve  "

Imagjinoni sa poshte ka ra opozita; te bo kundersulm Kananaj me nje pacavure te tille. smiley 

O Fiqo! Na lane pa opozite mer!!!

Abstinenca opozitare esht forma me e larte e opozitimit. 

gjo s'lexova, por nga titulli thash: po mire mer, s'ka gjo me te mire intelektualisht ai vend me prodhu se kto gec-vecet, "replikat", desha me thon, te leshit.

Qemol, kto po, ta cajn taravelen (kur jon zgjedhjet mer, qe te maroj kjo gjo kaq bajate), jo ajo amerikonia qe ishte ne qejf te vet.

Nuk je thellu.  Vjershëtori si AI ka kënue

rapadam rapadam dapa dapa dipi dopa / si kjo Opuzitë nuk ka për të bo mo  nona  ..smiley

Ja të vi dhe Dind Dongu me kalamojt e pallatit në garë  për "shkruarjen e gërmave me sh...në rërë me PuRqinDjet e FitorJeve "  dhe mungo vetm shakatori, që t'ja morin këngës me valle

Me shakatorin bëhemi tre, pampersa  të përndertës LeftKope smiley

Bravo Adela! Ketu e ke permbledhur shume mire pergjigjen e pyetjes ngjale-habitore "Pse nuk na i pelqen populli kete dhendrin e ri te bashkise":

 Akuza madhore ndaj Veliajt – ku fiqtë, dasma dhe Mjafti janë thjesht ilustrime – është hipokrizia, falsiteti.

Te gjithe politikanet ne gjithe boten kane nje shtrese egzagjerimi mbi lekure, si krem. Por edhe per standartin e ulet qe ka politika shqiptare, rralle gjen nje njeri te cilit falsiteti dhe mania per tu dukur si Gandi/Obama/kushdo qe eshte ne mode ne Perendim i kuterbon kaq shume, aq sa as oratoria, as mania per te kuruar me detaje aspektet teknike te imazhit politik nuk ia mbulojne dot kete kuterbimin e falsitetit. Ndaj nuk i ngjit ketij me njerzit, ndaj ai edhe pse e kishte fitoren te garantuar qe kur Rama ia shpalli emrin, vazhdon ne sondazhe te jete 10% me poshte me pike se koalicioni qe do ta beje kryebashkiak. 

E kam pare (e takuar shkurtimisht) Veliaj-n kur pati ardhur ne Amerike vite me pare ne nje event si pjese e nje turneu per te promovuar MJAFT. Kisha degjuar dicka per MJAFT dhe shkova aty i entuziazmuar per faktin qe nje shkendije e tille e bukur po ndriconte mbi llumin e politikes shqiptare. Ama ishte pikerisht kjo pershtyja e hipokrizise dhe falsitetit nga fjalimi i Veliajt ajo dominoi dhe qe me beri te mos angazhohem dhe te mendoj se mbase gjerat nuk jane ashtu sic duken. 

Ne nje vend perendimor, tipa si Veliaj do ta kishin djegur karieren politike me humbjet e kompjuterave ku kishin financat e nje OJQ-je apo dhe me perdorimin e OJQ-se si katapulte per tu bere sot nje nga ata qe gjuante me veze dhe letra banje dje. Per kontrast, ne nje vend si Shqiperia ato jane gjera qe harrohen nga mileti. Per te njejtat arsye, nuk do ngjisnin aq shume kritikat per korrupsion dhe per rrjedhjen e parave tek biznesi i vellait etj, se keto jane gjera qe i bejne pak a shume te gjithe politikanet shqiptare. 

Tek Veliaj eshte falsiteti dhe e shtirura e tepert ato qe jane dobesia e tij, jane si zhurma e mizes ne fytyren e njeriut, dhe nje popull shume doreleshuar me korrupsionin dhe skandelet si populli shqiptar bezdiset nga gandi-obamizmat e Veliajt. Mania per te qene bythelepires i zellshem i Rames gjithashtu s'e ndihmon. Ajo pamja kur e kapte per krahu ate gruan e i thoshte "O kinge ec te te gjej pune me 1 mije euro" vetem qe ajo mos t'i turperonte Ramen, e ilustron mire kete.

Xhibo pse pretendon ti edhe Adela se jeni Populli? Cer eshte kjo deklarate ngjaliste bojaxhiste se popullit nuk i pelqen Velia ne rradhe te pare....

 Edhe bo vaki, une se ve doren ne zjarr por do e shof  ne 22 Qershor e do te lajmeroj edhe Adelen. Po nese fiton Erioni me cfare do mbetesh ti Xhibi bashke me Adelen????? Do filloni te shani popullin Dele edhe ngjalat apo njesine 5? 

P.S. Ne nje vend Perendimor, tipa si Bojaxhiu, do kishin ikur ne drejtim te paditur si ish-Drejtoret e Keshit ....Prifti e Harasani e nuk do guxonin te ofrohen si alternativa tjeter.

Une s'e di kush eshte Adela Lebetitso, i permenda emrin meqe i lexova artikullin dhe e citova. 

Fakti qe Veliajn s'e pelqejne eshte nje gje aq e kuptueshme sa dhe shprehjet tip "sot ben vape", megjithate e tregon dhe sondazhi i IPR Marketing, eshte 10% poshte koalicionit supermaxhoritar RaMeta. Fitorja e Veliajt ishte kesisoj e vulosur qe kur iu shpall emri, me nje supermaxhorance te tille Rama edhe ty te bente kryebashkiak, nuk kishte nevoje te te njihte kush, mjafton qe te ke kishte percaktuar Rama. 

Pyetja qe iu ngjalistet duhet t'i benit Rames eshte pse sakrifikoi keto vota e nuk beri kryebashkiak Majkon apo dike tjeter? Do thuash ti pse nuk ia ben ty ate pyetje; po se e di pergjigjen a derbardhe, sepse deshte nje vegel te besuar ne bashki, e jo ndonje si Majo qe mund te mos i lepinte bythen cdo dite. 

Po pra popull jane ai 10% i maxhorances qe nuk e voton e jo ai 90% qe e nxjerr fitues.

Eshte shume e thjeshte per mua, po Pse nuk e shef ti ate 10% e maxhorances si Blushin, Xhepin, Nanon e Kaqin qe nuk e duan Veline per aresyen e thjeshte se sduan cfare do zgjidhje te Rames????? Po ta shofesh ne kete menyre atehere erionin nuk e duan ish-Nanoistet dhe te pakenaqurit ndaj Rames dhe Velia as hyn fare.

Ore po ti Palloqe Mongoloidin cito o Xhibi? Po pse ta bente Majkon kryebashkiak kur Majko eshte i vetmi kandidat i hajrit per Kryeminister tek PS? Po pse ka nge Majko te merret me gropat e vizat e bardha?????Per mua Majko mbetet kandidatura me e forte per Kryeminister e kryetar Partie por me konkurence te forte Ilir Meten. Rama po e ploteson ciklin avash avash e nuk do kete me ngritje.

Ti je ngjalist i pashprese lebetitso dhe si i tille je i predispozuar ta shikosh situaten ne nje kendveshtrim qe nuk te kercenon ngjale-paradigmen. Ti dhe ne bythe ta kesh ngjalen do thuash "pse te mos e shikoj une si masazh kete ose si kolonoskopi falas kete". smiley

Une jam iluminues dhe jo ngjale gelltites. thjesht hodha pak drite ne mendimin tend te turbullt....kurse dje i bona mbrojtje Vilajetit per sport a per debat se ne fund te fundit as ti e as une nuk prekemi nga puna e kryebashkiakut  te ardhshem. Se pse Majko do futet ne konflikt me Ramen vetem Palloqja e shpjego. Ene Bojaxhiu me Halimin po fituan bythe e breke do bohen me Cunin e Tirones. Do BAST????

Majko ka (dhe do) pak me shume pavaresi nga Rama sesa Veliaj. Rama eshte Hitler sa i perket menaxhimit dhe delegimit te pushtetit (sic ishte dhe Berisha, po dhe Enveri, sic jane te gjithe autokratet e botes) i do te gjithe ushtare te bindur dhe te verber, vlereson me shume bindjen e verber sesa kapacitetin, meriten apo benefitin e partise/vendit. 

Rama 100 here me vetedije do ia jepte bashkine e Tiranes nje te binduri si Veliaj, edhe nese kjo do ti kushtonte disa vota dhe disa vende keshilli, sesa dikujt qe mund "ti dale nga duart" si Majko, te cilit pakenaqsite ndaj Rames i dolen dhe tek Wikileaks (se politikanet tane shkojne i ankohen xhaxhit ambasador per njeri-tjetrin). 

Per te njejten arsye dhe Berisha do tia jepte partine nje te binduri si Basha 100 here dhe jo nje si Olldashi qe mund te mos i bindej pasi Berisha te mos ishte ne timon. 

Per Majkon u fol qe pati sondazhe te brendshme qe e qisnin ne PS goxha me lart se Veliaj, nuk e di sa e vertete eshte, por sic thashe dhe pa sondazhet e IPR Marketing dihej qe Veliaj eshte tip me high negative, dmth tip per te cilin njerzit kane antipati, Majko besoj eshte e kunderta, tip qe gezon simpati pertej socialisteve, p.sh. gezon simpatine time per patriotizmin e sinqerte dhe konsistent. Keshtu qe Rama dinte c'bente, nuk u surprizua hic besoj. 

Majko eshte Pasuesi i Heshtur i Rames dhe perkrahesi me i forte ne PS. Velia/Klosi u testua kur u morr vesh kandidimi i Halimit, po te ishte kandiduar femer nga PD ....PS do kandidadonte femer, si ate Dhimitrin e Bashkise. U kandidua tip manaxhuesi nga te dy krahet e jo figura te spikatura politike. Majko kerkohej nga Baza Socialiste por Rama dhe Baza nuk kane ndonje dashuri te madhe per aresyen e thjeshte qe Rama ne Bashki rrinte edhe me votat e te djathteve dy mandatet e para. Rama do kete probleme me bazen deri ne fund sepse emeroi kabinet te pakonsultuar me bazen e kjo nuk eshte e re. Beri mire a jo nuk e dime por baza socialiste kishte CaCa e BaCa kandidata per ministra qe Rames nuk i pelqenin. Vota e percakton beri mire a keq. Nese Rama fiton me gjithe keto reforma jo-popullore tregon se mbetet politikani me popullor.....deri sa te provohet ndryshe.

Dalja e Velise si administrator nxorri jashte Blushin dhe forcoi Majkon si asnjehere tjeter ne PS. Velia konkurencen e ka me Tahirin e Klosin por jo me Majkon e Meten. Mos degjo Palloqen, shokun e Lapsistave se eshte Budalla. 

Ja kjo eshte ajo pjesa e ngjales qe ta vesh arsyen ty:

Vota e percakton beri mire a keq. Nese Rama fiton me gjithe keto reforma jo-popullore tregon se mbetet politikani me popullor.....deri sa te provohet ndryshe.

Vota ne Albanistan percakton trapin. Rama te thashe kedo qe do caktonte si kandidat do ishte e sigurt fitorja e bashkise ne Tirane se ka supermaxhorance me Meten dhe ne Shqiperi votohet per 1shin e partise jo per kandidatin, te cilin ashiqare e percakton eksluzivisht 1shi i partise. Kjo ishte dhe arsyeja pse Rama e hengri ngjalen me buke, qe sot te kishte mundesi te bent keto qe ben, se e kuptoi qe pa ngjalen do ngelej gjithmone perballe--jo brenda--Kryeministrise. 

Tashi ti ose je kaq naiv sa nuk i di keto, ose sic thashe me lart je duke bere self-ngjala-fullfilling profecy, dmth qe nese neser Toka nuk fillon te rrotullohet rreth Henes i bie qe Rama mori vendimin e duhur...te duhur per ke s'ka rendesi, vota e percakton, lesh me tresh, bjeri ti biem, kot e harxhova dhe une kete koment. 

P.S. Varja mo, pune politike shqiptare...ti ke *i gje? Bo sa kohe qe kisha pa e degjuar kete shprehje smiley

Xhibo, mos e vrit menjen me keto gjona morale, jo po rrejti a mashtroi. Kendej kandidatet shifen me lupe deri ke dashnorja e gjyshit, atje s'e rru njeri, per 7%, per jastiqe prej barku, Gerdecra etj. etj. Dmth albanezet i kane thone moralos turqeta, keshtu omgjeneral, qe kur zaptojne prona e toka, s'pagujn korrentin ... Ishte njoni dje ketu qe po kerkote nje figurine per shprehjen qe do i shkote kesaj situate, "m'tullum" dmth. 

Po ate thashe dhe une pra, qe ne nje vend tjeter aspektet morale dhe ligjore do ti s'kualifikonin Veliajt, kurse ne Shqiperi jane keto aspektet personale qe i prishin pune, si puna e fallcitetit dhe shtirjes se tepert. 

po ca e dike xhibin ti mer qe i qit foto femre dhe i thu kape xhaxhin pastaj

Jo mer, qe vec nje keshille miqesore. Psh e ke pa Blaterin neiher ne peshk ti tu u morr me politike, jo s'e ke pa. Qe dmth ...

Ha, goni o legen, e forte lol Por mos ngacmo shume se ta leshova Idrizin, apo s'ia kane mprehur dhembet me gur zmeril. 

Tirona is right in that p!%i & Peshku don't mix well, p.sh. e ve re qe, edhe pse ato s'kuptojne shqip, femrat ne pune jane me pak flirtuese nese me shikojne duke komentuar tek Peshku. smiley

aha, kjo spjegon se si i morri 3 topa te arte Ronaldo, ky lojtar karagjoz!.smiley

E kam pare (e takuar shkurtimisht) Veliaj-n kur pati ardhur ne Amerike vite me pare ne nje event si pjese e nje turneu per te promovuar MJAFT.

Ti paske qene me fat. Kur te behet kryebashkiak mund te shkosh t'i kerkosh ndonje nder.

Per cfare ishin keto evente? Dhurove ndonje $ per MJAFT?

Jo nuk dhurova gje, nuk eshte se Veliaj doli ne fund me shporte si ne kishe per te mbledhur donacionet lol

Nuk me kujtohet tamam tani si u reklamua eventi, po iishte nje takim me komunitetin shqipoamerikan, deja ishte e promovimit te MJAFT, dmth ca jemi e ca kemi bere, nqs ju pelqen na ndihmoni dhe/ose behuni pjese e MJAFT. Me duket se po shihte atehere per te krijuar dege te MJAFT ne Amerike. 

si ka mundesi emri me tere ate titull graduate ne fund, t'iu lexohen vogelsira kaq te ngushta, qellime kaq te vockela (der ne gjysem e cova) ...ky fundja sherr personal mes kolegesh ndoshta... po c'kusur kemi neve te lexojne shamaten tende te ulet

milidelizmi, kjo Viagra e Peshkut dhe faqeve te tjera shqiptare ne internet smiley 

Dmth ti edhe mund te mos ta kishe lexuar. Nuk e di me siguri, po ben vaki qe autorja nuk e shkroi ate shkrim tjeterkund me qellim qe Peshku ta botonte ketu vetem per te te shqetesuar ty. 

...." nga fiqte ne minister..! " Kjo vetem femer smund te jete me kete fare cinizmi primitiv.Ka pas thene nje llaf Napoleoni i madh qe kjo Halua ...mesiguri nuk e ka rastisur." Ushtari duhet te mbaje ne xhep spaletat e gjeneralit..! " 

   Sipas kesaj te varferes nga menia,  me qe dje njeri ka shitur fiq, i ndalohet qe pas punes  se tij, pas akumulimit te eksperiencave, saken se .... te mos pretendoje per " te shitur mend " , por vetem si Adela e Halove , qe as fiq as dardhe nuk ka shitur, ska prekur me dore vetem ....stilolapsin dhe tastieren  dhe na servir plot nje traste me " gorica pikla " PD - je, mjaft qe te jete ne rresht duke na shitur dengela ! Ke gje godit programin dhe specifika individuale qe e bejne kandidatin te pabesushem  ne ato qe thote dhe me kredite te pakta morale per komunitetin.Leri fiqte  sepse ne themel te asaj qe pohon eshte njeriu i punes qysh femije dhe jo koha kur piqen fiqte te jete turp per ate qe vlereson punen si produkt te edukimit qytetar.Plot te medhenj, ne art, kulture, shkence e  politike  ... e kane nisur si pjatalares moj bibe ! Nuk je e vetemja ti ne ate stan qe nuk e kuptojne se ka plot sharje ...qe lavderojne ! 

   Turp per kete lloj opozitarizmi injorantesh ! 

Grava me vjen keq te saktesoj se Napoleon Bonaparte ka dhene edhe dicka tjeter ne lidhje me spaletat :

"On ne va pas chercher une épaulette sur un champ de bataille quand on peut l'avoir dans une antichambre" -- "Nuk do ta kerkoj kush nje spalete ne nje fushebeteje, kur mund ta marre ata ne nje paradhome".

Dhe Erioni kam pershtypjen nuk e ka marre me ndonje merite te madhe por ja kane dhene! Ja ka dhene Sorros, CIA, Qendra Stefan etj etj etj e me pas Rama dhe PS.  Ti gezoje, por historine me Fiq e me Marmalate, tja tregoje femijeve dhe niperve e mbesave te tij pas 50 vitesh.

O Hunderro, kritikat e leshit qe ben sikur ben kjo opozite (qe ben sikur eshte e tille) nuk meritojne qe t'i te merresh me to. Po mua do me kish pelqyer qe ti te ruaje pavaresine tende dhe te vazhdoje te shkruaje ato qe mendon si per Erionin ashtu edhe per te tjere. Do me pelqente te rilexoja shkrime si ato te 2009-s qe benit me Leartin dhe Arbrin. Se e sigurte eshte qe sot nuk keni me pak "material" per Erionin se atehere qe dilnit dhe e tallnit cdo jave te Cani.

Erioni ka nje merite shume te madhe, nuk di te mbaj inat, dhe ne momentin e pare qe u be me pushtet ju vuri ty dhe Leartin ne dy pozicione te rendesishme brenda kopetencave te tij (pa diskutim te merituara, biles ti mund te meritosh edhe me shume se aq). Po une do kisha dashur qe ju, si Arbri, t'i mbanit inat atij per shkeljen e cdo parimi qe ju perfaqesonit ne MJAFT. Per ato parime do doja qe ti te flisje dhe jo per muhabete dasme pa lidhje. 

Ti sot duhet te ishe krah Bojaxhiut, jo se eshte engjell ai, po thjesht per t'i tregu njerzve qe ka nje alternative jashte foleve te se keqes PS&PD.

Ca pavaresie te ruaje kur e permend edhe vete se ka marre pozicione nga Ministria e Eri Velit ?

Ky me kete shkrim e ka mbrojtur Erjonin aq mire sa avokati i nipit te Enverit kur tha se "..nuk ka Ferrari ne emer te tij...ai thjesht punon taksist".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).