Rrjetet sociale dhe aplikacionet për lidhje të shpejta seksuale janë sipas ekspertëve arsyet kryesore të një rikthimi të ndjeshëm të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në vende si ShBA dhe të tjera ku teknologjia po përdoret gjithnjë e më shpesh për lidhje të kësaj natyre. Tinder, aplikacioni që mundëson lidhjet e shpejta për seks dhe të tjerë të ngjashëm, mbajnë një pjesë të fajit. Sipas departamentit të shëndetësisë në shtetin e Rhode Island midis vitit 2013 dhe 2014 u shënua një rritje prej 33% në rastet e reja me HIV, gonorrea është rritur me 30% ndërsa sifilizi është ngritur frikshëm me 79% më shumë raste në një vit.

"Sjelljet me rrezik të shtuar janë ato që raste kur mediat sociale përdoren për të organizur takime seksuale shpesh anonime, mospërdorimi i mbrotjes, apo seksi në gjendje të dehur apo të droguar." - thuhej në një Deklaratë të departamentit të shëndetësisë. Sipas deklaratës, burrat gay dhe bisekusalë, afro-amerikanët, hispanikët dhe të rinjtë janë më të prekurit ndër rastet e shtuara. Një studimi i New York University i botuar në 2013 i vinte fajin Craigslist për rritjen prej 16% në rastet e HIV-it midis 1999 dhe 2008. Sipas klinikës për shëndet seksual në Christchurch në Zelandën e Re, më tepër se gjysma e rasteve të sifilizit në atë vend për vitin 2012 u shkaktuan nga përdorimi i Grindr, një aplikacion i përdorur kryesisht nga meshkuj.

11 Komente

Kjo ishte per ti bere reklam Tinder ne Shqiperi apo?

po jo mo vlla pse ja hidhni fajin rrjeteve sociale, app-ve etj..?! -Kol Balla, psh, na defton se ka dale i nderuar nga perdorimi i appeve digjitale.. me duar te pastra! gezon shendet te plote!!

Po e paskan marre gjithe gazetat europiane kete artikullin ....sapo e elexova dhe ke kjo e ktij shtetit tone

Ehh Kol...Koli.... filloi prap ? Di gje njeri ?

Vendosni frena smiley si makinat.

smiley

 

 

Qenkan rikthyer domethene , kot qenkemi ruajtur ca kohe , nuk paskan qene ketu .

Malarja  po se po,  por edhe ferngjyzi, ckollomentua...! Sida ! keto jane per faj te sistemit ...qe iku ! 

 

Rrofsh Blendo, qysh neser do shkoj te blej nje iphone edhe une. Vera erdhi dhe gjuetia duhet te filloje. Ndoshta me ket aplikacionin free Tinder do te kem sukses edhe une. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).