Në vitin 2004, parlamenti socialist i asaj kohe nënshkroi një kontratë koncesionare për aeroportin e Rinasit, i cili krijoi një monopol ligjor 20 vjeçar. Dhjetë vjet më vonë, zyrtarët vijojnë të premtojnë hapjen e aeroportit të Kukësit

Në vitin 2004, një burrë i moshuar, në prag pensioni, me eksperiencë të gjatë në shërbimet e transportit ajror, mbërriti në redaksinë e një gazete me një dokument sekret. Zotëria, i cili ngurroi të identifikohej me emër në atë kohë, dorëzoi një kopje të draftkontratës që qeveria shqiptare e kohës kishte pranuar të firmoste për të dhënë me koncension aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Kjo qe mënyra se si publiku i gjerë u informua se kontrata e koncesionit qe jashtëzakonisht negative për Shqipërinë, për ne të gjithë si taksapagues dhe si udhëtarë.

Eksperti shpjegoi se kontrata, jo vetëm që i jepte koncesionarit fitime të jashtëzakonshme nga një vend i varfër si Shqipëria, por mbartte edhe një klauzolë ekskluziviteti duke e kthyer Rinasin efektivisht në aeroportin e vetëm në vendit. Kur çështja u ngrit për diskutim publik, qeveria e kohës i hodhi poshtë kritikat duke argumentuar se dhënësi i mesazhit kishte interesa të fshehta.

Klauzola e ekskuzivitetit bënte të pavlefshëm një investim prej rreth 12 milionë eurosh që në atë kohë qe duke përfunduar për ndërtimin e një aeroporti të vogël në Kukës.

Dy dekada më parë, Shqipëria kishte miratuar një ligj ku vendoste një taksë aeroportuale. Ligji sugjeronte që të ardhurat e kësaj takse do të përdoreshin për zhvillimin e shërbimeve të transportit ajror në vend. Pak para dhënies me koncesion të Rinasit, një ndryshim ligjor u miratua. Aty shkruhej thjeshtë: “Fjala taksë, zëvendësohet me fjalën tarifë”. Kjo do të thoshte në praktikë që taksa aeroportuale, nuk vilej më nga shteti shqiptar për llogari të buxhetit të shtetit por nga koncesionmarrësi për llogari të koncesionmarrësit.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua me financim të qeverisë së Kuvajtit me kapacitet prej rreth 100 mijë pasagjerësh në vit. Supozohej se do të hynte në punë në vitin 2006. Në kohën kur u ndërtua, bënte kuptim. Aeroporti i Prishtinës, i cili qe një orë e gjysmë larg, nuk qe i zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve dhe aeroporti i Tiranës gjithashtu. Në vitin 2004, një kompani nën pronësi publike dhe private e quajtur Albanian Airlines qe kompani flamuri e Shqipërisë. Kjo kompani qe nën pronësinë e Kharafi Group, një gjigand gjithashtu kuvajtian. Kukësi u ndërtua si një aeroport për të shërbyer për Kosovën.

Dhjetë vjet më pas, aeroporti i Kukësit është i ngrirë. Shqiptarët përballen me një kosto ekstra nga monopoli aeroportual i firmosur nga qeveria e vitit 2004. Rruga e re Durrës-Kukës e ka shkurtuar distancën nga Rinasi për në Kukës nga 8 në 2 orë. Aeroporti i Prishtinës është dhënë me koncesion dhe është zhvilluar gjithashtu. Kompania Albanian Airlines falimentoi në vitin 2006 pas shkelmave të pafund të qeverisë dhe kompanive ajrore të lidhura me të. Avionët e saj kanë mbetur në Rinas si relikte. Kukësi mbetet një zonë po aq e varfër sa më 2004. Ekspertët shpjegojnë se Kukësi ka shumë pak gjasa që të zhvillohet si aeroport duke pasur parasysh zhvillimet e një dekade. Rinasi është zhvilluar si një monopol. Në kontratën e koncesionit të firmosur nga kjo klasë politike thuhet se Shqipëria nuk ka të drejtë të zhvillojë një aeroport tjetër apo të firmosë një kontratë tjetër koncesionare përgjatë të gjithë ekzistencës së koncesionit, dmth deri në vitin 2024.

Monopoli zyrtar i Rinasit ka gjasa që bie ndesh me parimet europiane të konkurrencës dhe mund të rrëzohet si i tillë pa pasur nevojë për negociata për ndryshim kontrate me koncesionarin. Problemi është se kompania koncesionmarrëse është gjermane dhe ne e dimë se qeveritarët tanë shesin gjëra shumë të rëndësishme për një buzëqeshje a një shtrëngim duarsh në perëndim. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel vizitoi Shqipërinë në vitin 2004 ku shtrëngoi duart me kryeministrin e asaj kohe, thuhet në shkëmbim të kontratës koncesionare. Merkel pritet të vijë në Tiranë sërish këtë korrik në shkëmbim të një kontrate tjetër të negociuar në sekret.

Përgjatë viteve, qeveritarët tanë kanë folur herë pas here për rinegocim kontrate me Rinasin, por duhet të jesh naiv të besosh se Rinasi do të heqë papritur dorë nga monopoli thjeshtë për vullnet të mirë.

Ceremonia elektorale e zhvilluar në 27 Maj në aeroportin e Kukësit dhe premtimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për vënie në punë të tij dhe hapjen e 500 vendeve të reja të punës ka gjasa që do të mbetet vetëm kaq, një ceremoni elektorale. Dhe sa i përket deklaratës për hapje të 500 vendeve të punës, kjo shifër ngjan paksa e ekzagjeruar. Të dhënat e publikuara nga Aeroporti i Rinasit thonë qartë se për vitin 2014, Rinasi shërbeu 1.8 milionë pasagjerë dhe pati 700 të punësuar. Kukësi me kapacitetin prej 100 mijë pasagjerësh vështirë se do të punësojë 500 vetë, gjithmonë nëse do të vihet ndonjëherë në punë.

19 Komente

Gjergjo, shkrim interesant si gjithmone. E meriton nje birre te Lani.

Ce do qe shqiptaret 'vdesin' per periudhen e Tos Nanos, kujtojne se atehere u pasuruan.

 

Kukesi ta gezoje aeroportin e ri 

Aeroporti i Kukësit u ndërtua me financim të qeverisë së Kuvajtit me kapacitet prej rreth 100 mijë pasagjerësh në vit. Supozohej se do të hynte në punë në vitin 2006. Në kohën kur u ndërtua, bënte kuptim. Aeroporti i Prishtinës, i cili qe një orë e gjysmë larg, nuk qe i zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve dhe aeroporti i Tiranës gjithashtu. Në vitin 2004, një kompani nën pronësi publike dhe private e quajtur Albanian Airlines qe kompani flamuri e Shqipërisë. Kjo kompani qe nën pronësinë e Kharafi Group, një gjigand gjithashtu kuvajtian. Kukësi u ndërtua si një aeroport për të shërbyer për Kosovën.

Kam pershtypjen qe autori keto te dhena i ka marre nga ndonje forum tip kavajaonline.com ose patriotikuksian.org por nga ky s'ke cer pret me shume ne fakt.

Vazhdon legenizimi partiako-militant!

gjithe turizmi ne jug, vlora, saranda apo ndonje tjeter pa aeroport.

filloni tani, i bini vrangallit, shqupi, babasqapi e tosmollosi!

cja fusni dengles me keto aroportet.

Po ndertoni ore hekurudhat moderrne, megallomania e shqiptarve si ne kohe te enverit qe duhet te udhetoje gjithe diten per te shkuar ne Tirane, te dukej shqiperia e madhe si Rusi apo Kine.

ndertoni hekurudha moderrne, me trena te shpejte dhe arrite ne Rinas max per 2 ore nga cilido qytet i shqiperise. Komplet muhabet kot.

Nuk ka dendesi Shqiperia per hekurudha; as ne Amerike nuk dalin me leverdi. Dhe nuk eshte problem investimi fillestar por mirembajtja dhe kostot e operimit. Infrasturktura rrugore eshte me e rendesishmja. Ndersa ky aeroport eshte ndertuar (biles eshte falur) dhe dergjet bosh per shkak te marrveshjes koncesionare qe beri Tos Nano.

Aeroporti per arsye ushtarake dhe civile eshte me se i arsyeshem, sidomos nese nevojat civile justifikojne veten. 

Nje tjeter i tille duhet ndertuar sa me shpejt ne jug. Nje aeroport pa salltanete nuk do te kushtonte hic gje. 

Hekurudhes nga ana tjeter, ti hane mune, se vendin e hekurudhes per ne Kukes e xuni autostrada or ti. smiley 

 

Nje aeroport pa salltanete nuk do te kushtonte hic gje.

Ky na ka kushtu kete : Aeroporti ka emrin “Zayed Bin Sultan Al-Nahyan” ene eshte emri i te parit te Emirateve te Bashkume ne vaktit qe financoi aeroportin. Falas!

Nuk e di perse e ngataron Erbari financimin me ndertuesit dhe Albanian Airlines.

Keta jane gazetare sharlatane po nga ata 24 karat.

do hapen aeroporte te tjere pervece kukesit edhe ne sarande, ne vlore, ne berat, ne gjirokaster

bile bile edhe ne divjake 

ahahahahah

rrejini kuksianet rrejini , hahahah do e hape LSI hahahah

o cu kenaqem!!! hahaha

po keta i kan humb te gjihte arbitrazhet ca K... do i bejne kontrates hahahah do e bejne tub dhe do ja fusin ne S..M kuksianve hahahaha

 

...na morè djale..se na u çqyeve..., na more si grup dmth, na bere tetchin mnjllaf!!

Me shume aeroporte per popullin. Me shume fluturime brenda vendit, por pa lene pas dore edhe ato nderkombetaret.

Perkrahje pa rezerva qeveris dhe liderit Meta!

dhe jo vetem kaq, po cdo fermer duhet ta sperkase me avionin e tij lëmin!

Nje fermer, nje avion!!

ne leme sikur shiet, o ballcekan, nuk sperkatet. smiley  shum shum qajne plakat:

dolen plakat ne leme

qaj neno, qaj moj nene

keto nuset nuk na bejne

qaj nene, qaj moj nene...

smiley po te drejte ke o emo.., ca te thote ballçekani, kokunjur te rri nashi... naiqet smiley dhe si katundar!!

Aeroporti i Kukësit u ndërtua me financim të qeverisë së Kuvajtit me kapacitet prej rreth 100 mijë pasagjerësh në vit. Supozohej se do të hynte në punë në vitin 2006. Në kohën kur u ndërtua, bënte kuptim. Aeroporti i Prishtinës, i cili qe një orë e gjysmë larg, nuk qe i zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve dhe aeroporti i Tiranës gjithashtu. Në vitin 2004, një kompani nën pronësi publike dhe private e quajtur Albanian Airlines qe kompani flamuri e Shqipërisë. Kjo kompani qe nën pronësinë e Kharafi Group, një gjigand gjithashtu kuvajtian. 

Ky shkrim si me qene nje perkthim google i ndonje artikulli te huaj. 

Po pse akoma prisni nga ky me Erebara të bëjë diçka jashtë "cquarsisë " babasqapit ? Ai ka për borç edhe Malin Ivan,  në se thotë ndonjëherë ndokund babasqapi "do ta shndrojmë në fushë Helikopterash dhe kasino resort " do gjejë ndonjë artikull nëpër Internet ta përqasë si i BirNës që ka hulumtuar se Korca është braktisur nga pushteti smiley

Erebara ka kohë që ka vendosur me këmbëngulje të jetë Debil në fusha të psikologjisë Qenit duke lehur " Ku është kocka më e madhe "

Atje ku ishte ZOT në fushën e tij ....u largua smiley

Çfarë vlere ka ky aeroport Lokal përveç një zhurme elktorale për ca Vota nga shqyerja e Kuksit prej partive e kryesisht Nokës as Bisht e as Flamur. Të paktën në këto KOHË që jetojmë .

Por edhe kush ka mënd le të na shpjegojë diçka edhe për të ardhmen sesi do ndikojë për zhvillimin e zonës.. Sh Gjëmbi mund të ketë ndonjë mejtim besoj por  mbi leverdinë e patates.  

"STRATEGJI e Modhe mer Jahu "

Me rrugen Durres-Kukes ai aeroport del totalisht jashte funksionit. Vendi ka nevoje nje ore e me pare per nje aeroport ne Vlore ose Sarande. 

Espana, me autostraden Durres- Kukes, ai aeroport me me shume rendesi, se fut kompanite Ofshore si Rayneir, Wizzair, etj, qe sjellin ter turistet dhe emigrantet qe duan plazhin dhe malet. Kush do plazhin, shkon per dy ore atje dhe kush do malin shkon po per 1-2 ore atje. 

Nuk e kuptoj se pse nuk hyhet ne bisedime me firmen konçesionare, jep e merr. I jep dhe nje 5-10 vjet shtes konçension, dhe i merr/shkeput aeroportin e Kuksit dhe te Vlores, nga e famekeqja klauzole e marrveshjes qe beri Nano athere. 

Po amon mor sa sekret e majne. Po thuje o vlla te shkreten qe te mos hikin mileti para kohe.

Ne Kukes do behen Lojrat Olimpike Dimerore ne 2032. Ja kaq ishte, tre llafe. Prandaj edhe autostrada edhe aeroporti.

Tashi stemen dhe maskotin nuk e di se po merret S1KQ dv. me at pune dhe aty ska burre ti japi men.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).