Disa mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup në organizimin të lëvizjes politike “BESA”.

Disa mijëra shqiptarë protestuan në Shkup në organizimin të lëvizjes politike “BESA”.Protesta nisi nga parku i Çairit duke përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë. Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike. Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “BESA” dhe shoqatave të tjera pjesëmarrëse në protestë. 

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, deklaroi Rexhepi në skenën e ngritur pranë urës disa metra larg Qeverisë.

Ish-deputeti Hysni Shaqiri, ka deklaruar para protestuesve se shqiptarët e Maqedonisë kanë pritur një kohë të gjatë një organizim të ri politik. 

“Ju jeni këtu sot për t’ia kthyer besimin sot Kumanovës, e cila sot është më e fortë kur e sheh se e ka përkrah Shkupin dhe të gjithë shiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Shaqiri.

Sipas tij, kjo protestë i jep shpresë popullit shqiptar dhe do të jetë kthesë për përfaqësimin e shqiptarëve.

Kryetari i PPD-së, Nexhat Bexheti ka deklaruar se kjo është një ditë e madhe sepse shqiptarët kanë vendosur t’ia zënë derën atij që po e përbuz këtë popull. 

“Amanetin që ia lamë ne duar Ali Ahmetit nuk e realizoi. Për nëntë vjet në Qeveri plaçkiti gjithçka. Kjo Qeveri krijoi sopota, brodeca, monstra, dhe shpiku edhe Kumanovën. Ata që e prishën shtetin duhet që të përgjigjen para ligjit dhe të mos ketë aminsti për ta”, ka thënë ndër të tjera Bexheti.

Në këtë protestë me moton “Protestojë Shqip” u kërkua dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni. Protesta u vlerësua tejet masive nga organizatorët dhe se në përkrahje të saj ishin dhjetëra shoqata dhe thirrje të personaliteteve publike shqiptare. Protestës nuk i`u bashkëngjitën dy partitë e tjera RDK dhe Lëvizja për Reforma në PDSH e Ziadin Selës, për shkak të mosmarrëveshjeve midis tyre.

INA News

4 Komente

shkupi duhet te rishqiptarizohet,te mos lihet ne dore te sllavo-bullgareve!

proteste kuq e zi!vetem asaj i tremben sllavet.   nuk do te jete shume e larget dita kur aeroportin i shkupit do te quhet ''leka i madh''

 

Bravo! Organizohuni mer, se ju hengri shejtan!

Keta te Levizjes Besa e kane nis me vrull dhe po marrin goxha peshe ne opoziten reale ndaj dy partive te kalbura te Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit. Por duhet patjeter te gjejne e bashkepunimit me RDK dhe Levizjen per Reforma, sepse nuk ka kuptim me e fragmentizu opoziten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).