Ja, si nesër, njerëzit do të nisen për të votuar. Si përherë? Sigurisht, pa asnjë ndryshim do venë ata që do hedhin votën. Ca për këta e ca për ata. Problemi në fund të fundit zgjidhet me një votë më shumë për njërin krah, që ta gëzoje dhe për tjetrin që ta hidhëroje. Demokracia thonë se i kënaq të gjithë, ndërsa kjo e jona është krejt tjetër. Atë që quhet pakica edhe nga një votë më pak, e hidhëron jashtë mase. Të kuptohemi, më të pakënaqur e të kenaqur janë vetëm një numër shumë i vogël partiakësh dhe ndjekës të tyre për ndonje kockë pushteti.

Populli, njerezit, ata qe shpresojne te qeverisen edhe ne kete fushate nuk moren vesh asgje se c'u tha e c'u fol ne tere keto dite fushate. U thane dhe i shushaten se ketej e tutje luftohet per pune e dinjitet.Te tjeret u treguan drejtimin e duhur. Per ku valle ? Per ne ate bote! Se kete te sotmen e perjetojne me tmerr stresi, te papune, mijera vete me pensione qe nuk mjaftojne as per te paguar dritat. Plot te tjere futur burgjeve se nuk kane paguar dritat. Rinia e gjitha klubeve dhe klubet thuajse te falimentuara! Tokat djerre dhe me ndarjen e re territoriale, tokat, pastrimi kanaleve, ujitja etj u jane kaluar bashkive. Asnje vizion per keto halle, per keto plage, por vec premtime per ulje taksash, ulje cmimi te energjise. Per nje drejtim qe eshte i duhuri por krejt i paditur se ku pikerisht dhe si gjer mu atje. Qe te gjitha sa u jane thene njerezve, asnjera prej tyre  nuk beri fjale per ndonje investim serioz, ndonje fabrike, uzine a punishte te re. Ndonje vizion per Shqiperine e viteve qe vijne nuk degjuam. Nuk pati sepse vizionet i kane vizionaret patriote. Keta nuk jane te tille. Keta jane kopuke dhe te majmur sa jetojne nje realitet krejt tjeter. Dhe fushata ishte e mbeti deri diten e diel, krejt jashte realitetit.

Ne na duhet qe te qeverisureve, qeverisesit ne gara t'u thoshin vec dy fjale njerezve: Vime nga ky realitet, ku familjet kane mesatarisht keto te ardhura  dhe ne do t'i cojme me keto rruge, me keto programe, ne realitetin e tille.  Kete do votojme ? 

Ja pra perse fushata ishte e mbeti e gjitha jashte realitetit tone.

 

Grava

30 Komente

Grava duket i pakenaqur nga PS. smiley Jepini edhe nje here mundesine. Koha do ta tregoje me shume. Une besoj tek Edi Rama se dicka do bej per ate vend, ne qofte se e do popullin e tij! 

Jo vetem ajo qe thote Grava por dhe ti je krejt jashte realitetit , une te kuptoj ama , gjyno qe nuk je nga Skrapari smiley

Shyqyr qe te kam ty qe me kupton, prandaj i kemi miqte e mire demokrate. smiley

Demokracia thonë se i kënaq të gjithë, 

Thone

 

 

Sikur te kishim nje elite ushtarake e cila te bente grusht shteti e te kridhte ne hapsane se pari gjithe shpellen e kusareve qe quhet parlamenti shqiptar  duke filluar nga ai katunari i skraparit e poshte , gjithe gjykaten e larte me hajdutet e saj e te rivendoste besimin e popullit ne ligjin e sistemin.Ne mungese te elites ushtarake  shqiperia te behej protectorat i OKB dersa shqipot te mesonin si te kullandrisnin vendin e tyre.As njera as tjetra s'kane gjasa te ndodhin  keshtu qe qytetarit te thjeshte si mbetet vecse ti lutet zotit ta ruaje.

Vime nga ky realitet, ku familjet kane mesatarisht keto te ardhura  dhe ne do t'i cojme me keto rruge, me keto programe, ne realitetin e tille....

Po i thonë dhe do i thonë kur të vijë Fushata për zgjedhje Qeveritare. Nuk thuhen e kërkohen kur janë  fushatat për Lokalet ose Vendoret . Vetëm Basha ngrë rroga , ul çmime e taksa me fitorJen e bashkisë për Kurveleshin smiley

Tani gjej dhe një rrugë tjetër të shkosh në drejtimin e duhur se kështu dukesh sikur përsërit vetveten me "pritshmëritë " smiley

Edhe si rregull , digjohen e kuptohen ato që thonë ata që janë në Pushtet Konkretisht dhe mbi to ndërhyhet   Ata dhe të gjithë ne , e dimë çfarë trashëguan nga Qeveria e Grabitësve të sali Qenef berishës dhe Gropat e halesë që kanë lënë edhe në vendoret . Tani duhet me pak këmbë në tokë kur Kërkon e Pret

Tokat djerre dhe me ndarjen e re territoriale, tokat, pastrimi kanaleve, ujitja etj u jane kaluar bashkive..(çfarë do me thënë ) ...Jepi !

Ja ky psh . është një konstatim konkret që do vizionarë , por që nuk të bën vetëm se ke lexuar......VQ.....dhe se ke njofje me ndonjë vizionar. Të kërkohet ky Vizion me që more përsipër të kritikosh e qëllosh me Topuz smiley

Çfarë përqindje nga Fondet e Bashkive do planëzoje për problemet që mendon .Ke ndonjë parashikim pa referuar  ..kreu 7 ..f 85 titullin " Mbi përdorimin e Fondeve "  ..Vol I i ...VQ...

Respekte Grava smiley

Shqetesimi i Graves, mu duk i drejte. U bo 25 vjet, (megjithse Shqiperia ka hecur ca perpara) qe demokracia dhe drejtesia çalojne rendeshem aty. U bo 25 vjet, qe flitet per luften kunder korrupsionit, por vetem (tek-tuk) noi peshk i vogel eshte vene perpara drejtesise, qe edhe kur vihet rreshqet si ngjale. U bo 25 vjet qe varferia (megjithse ka te pasur) eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, dhe as po shihet noi politike sociali qe ta luftoje kete gje.   Jane hedhur ide te ndryshme nga diaspora (jo vetem nga mua) por pushte-taret as duan te ndigjojne, se pse, ata duhet ta dijne. Zera te ndryshem thone se pushte-taret as iu intereson shum gjindja, ata jane te zene me xhepin e tyre. 

    Po ju them vec nje gje dhe regjistrojeni! Me kete kalimin e detyrave te mbrojtjes nga permbytjet , pushtetit vendor,  ujin per ujitjet, do perjetojme katastrofa  njerzore dhe bujqesia  nuk do marre me fryme.Qeverisja do te jete vec per taksa tatimet, policine dhe anen portokollare. Ne se nuk investohet maksimalisht ne bujqesi, rebelimi do te jete i paevitushem.Shprehje e rebelimit eshte braktisja e truallit, e Atdheut .Kambanat ka vite qe bien, por keta kusare dhe krejt te paafte ..veshet i kane zene me dylle...! 

Ndarja teritoriale ne se nuk ka ne themel mbi te gjitha  tertitorin toke are per fryme  dhe shfrytezimin e saj , mbi cilin kriter do te funksionoje ? Ne kete fushate nuk degjova asnje fjale per kete problemin me themelor  te ndarjes administrative .

kur ka qene ndonjehere brenda, 

sidoqofte ekziston rreziku qe ta qelbin, me keq se sa eshte me keto kompetencat e reja qe u jepen pashallarve rajonale.

kandidatet jane komplet out, kosoven sikur e kane marre me zorr, sikur nuk ka lidhje me ate pune, mjaft qesharak. Veliaj, edhe pse me i pergatitur, ngeli tu u kap pas edi rames si model, a thu se partia qe e kandidoi eshte vetem edi rama, ndoshta ka te drejte blushi. Te qenit jetim ne femijeri ka bere qe te kapet pas modeleve aterore zevendesuese si obame e rame.

bojaxhia ka vullnete por jo idete. 

Nuk ka qene pa risi fushata. P.sh. Ilir 7%sh Meta prezantoi para pak ditesh nje spot sensibilizues nepermjet te cilit Meta i porosit qytetaret qe te mos e shesin voten e tyre te lire: 

Denonco kedo qe synon te bleje voten tende!
Denonco cdo forme presioni dhe manipulimi!
Vota eshte e shenjte! Investo voten tende per me shume sherbim dhe punesim!

Fundja, sic thote Lela, "Çfarë mund t’i bësh në fund të fundit një spoti? Si mund ta sulmosh atë?"

Tjeter risi, nje imam (antar i FRD-se?) beri fushate ne shqip & arabisht per Veliaj. 

E me seriozisht, fakti qe mbi 10% e Tiranes mbeshtet nje kandidat te pavarur si Bojaxhi, edhe pse ata e dine qe ai s'ka asnje shans per te fituar perballe supermaxhorances ngjaliste RaMeta, tregon qe mileti shqiptar ka shprese te c'milidelezohet. 

Sic thote Mërtiri:

Nëse shumica prej nesh e pranojnë që të dyja partitë e kanë qelbur, sado që jo në mënyrë të barabartë, atëherë si do të mund të gjejmë një forcë politike më të mirë, nëse çdo përpjekje për të krijuar një të tillë do ta shohim si subversion të një pale kundër tjetrës? A nuk jemi duke i shërbyer vetë ne, mbetjes peng në lojën e tyre?

Ose sic thote Hasimja, na cave koken o Bojaxhi se na prishe rrehatin e tranzito-rutines "do votojme te keqen me te vogel". 

P.S. Sazexhi, na cane koken me muhabete serioze keta tek Peshku, na bej nje valle

 

amon, kur ben dhe rama si ideolog neoliberal mer yahoo, mos mbette thirdwayist ne kembe.

e majta radikale eshte e shkuar, thote, kur ne definicion e majta radikale nuk mund vecse te jete e ardhme. shume dobet, dikush duhet ti thote qe nuk eshte duke bere figure te mire neper keto lloj podiumesh..i vogli e ka gjithnje kete te qenit me katolik se papa.

hegeli thotë që filozofia, as nuk mund ta parashkruajë as nuk mund ta analizojë të ardhmen. Ajo vetëm mund të konceptualizojë të shkuarën. Dhe Hegeli s’ka qënë komplet budalla. Ai formulon një utopi të mundshme të asaj që mund të formohej (ndodhte) pas Revolucionit Francez. Por, më shumë se kaq, ai është në fakt ekstremisht i hapur. Prandaj unë besoj se duhet të kthehemi nga Marksi te Hegeli, ekzaktësisht në perspektivat e sotme të situatës sonë. Hegeli është shumë më materialist në kuptimin e hapjes ndaj mundësive. Problemi i tij është dija, si mund t’i rrish besnik Revolucionit Francez por pa përsëritur Terrorin. Në këtë kuptim është beketian: “Try again, fail again, fail better” (provo sërish, dështo sërish, dështo më mirë). Këtu nuk bëhet fjalë të dish sesi të përgatisësh revolucionin, e kemi provuar dhe ka rezultuar dështim! Problemi ynë është ekzaktësisht ai i Hegelit: se si, pas stalinizmit, t’i rrish besnik projektit për emancipim, si të mos kthehesh në një liberal cinik apo në një konservator.»

   Ashtu, te ka pelqyer ore gjembi ? Po per nga goja,perzgjedhja e fjaleve, elokuenca etj, te merr ne qafe ai, por eshte harbut, i pa shpirt me shtresen e varfer, gje qe deften se vetem  socialist nuk eshte.Ai e moli lopen " socialiste" dhe tani po i pi qumeshtin rehat rehat ...Une e njoh shum mire ate ! 

 Por ndoshta koha kete kerkoi e gjeti...

cfare kohe

asnjehere koha nuk mund te kerkoje nje KM qe kandidon hapur nje person qe dihet boterisht te jete marre me droge dhe te kete vuajtur denim per plagosje me dashje dhe te genjeje hapur. Dhe te fuse e nxjerre nga parlamenti njerez me precedente kriminale sikur nuk kishte te tjere e majta. Ketu fajin e ka sisemi partiak PS qe nxori ne krye nje "kuller" si Rama dhe qe e mbeshtet pa kufizim

kjo gje nuk ka ndodhur ne "demokracite" perreth por vetem ne tonen dhe eshte nje perkeqesim kur ai ne krye eshte nje i pamoral dhe nuk ka nje sistem vlerash morale dhe shoqerore. Degjenerimi transmetohet poshte dhe asnje s'ka fuqi te kerkoje apo zbatoje te drejten sado te mira te beje ky KM

Te jap te drejte pjeserisht Grave.

 

Te jap pjeserisht te drejte sepse, sipas te gjitha anketimeve, problemi kryesor i Shqipetareve eshte punesimi, pra varferia e tejskajshme e shqiptareve ne keto vite Rilindje, pastaj vijne me rradhe te tjerat: pasiguria, korrupsioni, shendetesia, arsimi etj.

Opozita tezen e saj e ka bazuar pikerisht ne zbutjen e varferise, duke i meshuar incentivave per te stimuluar punesimin dhe uljen e cmimeve te produkteve baze, nepermjet amendimeve te Ligjit per Taksat Kombetare dhe Ligjit per TVSH.   Mos harroni se Projekt Ligji per ndryshimin e Ligjit per Taksat Kombetare, prezantuar ne Prill nga PD dhe qe synonte uljen nga 20 ne 6 % te TVSH mbi energjine elektrike per konsumatoret familjare, kjo mazhorance e rrezoi. 

Nderkohe qeveria e vetekenaqur me ofiqet e veta dhe menyren sesi po vjedh perdite parate e Shqiptareve, mendon se edhe pjesa me e madhe e popullit eshte ne "drejtimin e duhur".  Kam pershtypjen se njerezit dine te dallojne te miren nga e keqja dhe arrijne ta bejne bilancin pas 2 vitesh keqqeverisje Rama - Meta, se vendi po shkon drejt gremines. Kjo nuk e perjashton ate qe tha Ben Blushi, se shqiptaret votojne kryesisht per konvencion.

Pra se nje pjese e madhe e te majteve, ndonese thellesisht te zhgenjyer, perseri do votojne majtas dhe vetem nje pjese e vogel do bojkotoje zgjedhjet. Ky eshte problem tjeter, problem kulture, mentaliteti e konservatorizmi te semure. Kavaja, Lezha apo edhe Shkodra e lekunden voten e tyre historike, nderkohe qe Berati, Fieri, Gjiroastra, Vlora, Elbasani apo Durresi, kane kete here shancin historik te tregojne qytetarine e tyre. Te tregojne se nuk shiten kollaj, se nuk i japin besimin ne menyre te verber dikujt qe edhe vete e kane te qarte se i mashtron diten per diell.

Mos e shisni voten kaq lire si keta hallexhinjte keto poshte:

 

Left, shume dobet. Je bere si ai Imami i FRD-se qe parashikon qer do beje vaki me 21 Qershor e me pas. Po mire ata se pine Vital dhe kane probleme po edhe ti ?

Ore perse keni heq dore nga taktika Tahiri ka Dashnore e FRD-se se si rezultative me dukej mu ?

Po tritolet perse kane ndalu qe kur i doli emri Flamur Nokes me ata trimat e Kukesit antikomunist?

Dobet Left, dobet. Opozites i mungon grinta dhe firoma luftarake. E me shume i mungon PD-se se Fatmir Mediu i tha atij Rames se LSI-se te q.. robt !

Ti do thush ja tha pa mikrofon. Mire mer mire, po ja tha ama. smiley

Hajde torrollak hajde..smiley  Ve dhe foto te kryqit te kuq pale smiley

Si mund te kete fushate elektorale kur maxhoranca synon te fitoj me pak fat 100% te bashkive? Fushate vetem ne Vore , Kamez dhe Shkoder po behet. Duhet pak fat dhe qelbesirat I zhdukem pergjithmon ... Si shoqate na duhen se edhe budallenjte kane te drejte te kene shoqaten e tyre.

@lefti

Si eahte me mire, te shkoje fushata ke shkolla apo shkolla ke fushata

Mos Grava ... mos e shaj Edvinin se do te shuajne Nick-un !!!

 

   jo mo nuk shaj une ! Them qe kjo nuk eshte ajo qe une prisja.Nuk solli asnje gje qe te me mbesi ne mendje ! Mua me dhimsen,  te gjithe ata qe duartrokasin ! Se nuk dine fare ku kullsin...! Kjo eshte dhimbja ime !

   Per here te pare, qe e prisja fushaten si ridimensionim te pushtetit qeverisjes vendore, mora goditjen se do presim nje coroditje totale, per vizionin zhvillimor te Shqiperise...Ma mbani mend kete ! Dhimbja ime nuk mund te katandiset ...ne sharje! Eshte shume, shume me e madhe ! 

Grava,

sapo mora nje sms te nje miku i cili sot me ne fund u zhgenjye si ti. Dhe si do thuash ? I thane ti blinin voten 50.000 leke te tregu elektrik sot per LSI ... ky vete i majte!

Ngeli gojehapur.

Ku i gjejne kaq para tha ?

Tani paske filluar te merresh me budallenj, qe mbeten goje hapur ku i gjejne ... te LSI-se paret? Mendon ti se mund te bej une nje pyetje te tille,  per Ilir ....Floririn ? 

edhe une jam nje budalla

dhe dicka prej budallallekut fushator te KM per grate demokrate apo grate ne pergjithesi. Kompania qe i mbulon fushaten po e trajton popullin shqiptar si popull me bisht dhe grate shqiptare si gra pa dinjitet se ai dihet se perserit si kasete e prishur historite e stisura

kur s'ke fytyre te perballesh me realitetin normal qe do te endesh neper qorrsokake te budallallekut dhe perversitetit politik

 

Brav...po nuk jane gje keto cic micet e Rames,  jo po grate e jo po burrat! Trendi i fushates eshte i gjithi jashte binareve,  per Shqiperine e viteve 30 - te ! 

Fushata mund te jete jashte realitetit por detyrimi per te votuar deri ne momentin qe PD-ja ose zhduket si parti ose reformohet ne ate pike qe e kane per turp dhe jo per nder tjua permendesh ate kafshen, mbetet detyrim i diktuar nga Zoti per ju besimtaret dhe i diktuar nga njerezilleku bazik per ju ateistet. 

Plot te tjere futur burgjeve se nuk kane paguar dritat. 

Kush eshte futur ne burg nen akuzen specifike te mos pagimit te dritave?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).