Fushata është nxehur dhe bërë boll negative, me spote televizive që arrijnë deri në tallje. Megjithatë, ajo që shihet dhe dëgjohet më shumë janë slloganet, që rëndom përgatiten nga ekspertët e huaj, pra, që blihen shtrenjtë. Tre janë slloganet e kandidatëve kryesorë për kryeqytetin. "Punë, jo fjalë" është sllogani që përdor fushata e Dr. Kosovës. "Drejtimi i duhur" është sllogani i Partisë Socialiste në Tiranë dhe kudo tjetër, ndërsa Gjergj Bojaxhi premton, "Për qytetarët, jo për kryetarët". Duhet thënë se sllogani i Dr. Kosovës është bërë me porosi, pasi në garat për bashkitë e tjera PD vjen me slloganin "Punë dhe dinjitet". Autori është i vetëdijshëm që slloganet janë marketing politik, shpesh të sajuara për të krijuar atmosferë dhe bindje tek emëruesi i përbashkët më i ulët ndër votuesit, por ndonjëherë, përmes analizimit të tyre mund të kuptosh sesi mendojnë ata që i mbartin.

31 Komente

Blend, 2 jane kandidate kryesore.

Bojaxhiu eshte nje ish drejtor KESH-i. Dy te tjere qe kane qene para tij drejtore kane shku per ndjekje penale, Prifti dhe Harasani.

Bojaxhiu nuk ka mundur te ngreje as dyshime per ta...

Po cfare rendesie kane slloganet? Cdo gje ka mbaruar, opozita ka vdekur dhe populli ka ngel jetim. Vetem ne Vore shikon disa flamuj te lodhur e te dale boje te PD-s ndersa ne Tirane fotot me photoshop te gjinekologut jane nje cmenduri me vete.Edhe buzet ja kishin bere me te kuqe.. smiley 

Ne Shkoder shikon fotot gjigande te Ketit qe kane pushtuar qytetin se bashku me flamujt e LSI. As qe nuk imagjinohej ajo pamje 2 vjet me pare. 

Ne Durres ka ne dukje fushate, por ne realitet Grida Gruma nuk ka as shancin me te vogel e do jete poshterim. 

Perfundimisht zgjedhje ka vetem ne Kamez, Vore e Shkoder. 

Po te kishte ndonje kandidat per Tiranen me emrin Termet do ja jepja voten.

Asgje nuk e ndal fitoren e Teutes se Durresit. Pune dhe dinjitet...

ca te komentosh, duket qe nga foto kush eshte siper te tjereve smiley

Mitingu i Bojaxhiut ne Shkoder, bravo! Po c'pune ka Bojaxhiu ne Shkoder xhanem. 

 slloganet, që rëndom përgatiten nga ekspertët e huaj, pra, që blihen shtrenjtë

Kete e dime ne mer Blend. Ate qe s'e dime eshte sa kile korrupsion kushton sllogani qe partite blejne ke ekspertat e huaj (te cilat sipas partive shqiptare jane me eksperta per mentalitetin shqiptar sesa shqiptaret). Dmth shefat e partive qe firmosen kontratat e majmura te konsulenteve te huaj, ku i gjejne keto para? 

Do thuash ti ku e di une. Ok, po te pakten mund ta kishe bere pyetjen e temes "Kush paguan realisht per slloganet e huaja?" smiley Sloganet flamure jane, te rrish te analizosh flamuret nuk qit kushedi ca, sidomos ne nje vend politike-banane-republike si Shqiperia ku gjerat i vendos 1shi i partise dhe nuk eshte se ke ndonje perfaqsim te agreguar tek sloganet apo premtimet e fushatave.

P.S. Si blog qe synon te jete mbi llumin e politikes shqiptare, Peshku p.sh. fare mire mund ta kishte kornizuar tek faqja kryesore risine politike te Bojaxhiut me transparencat financiare shoqeruar me nje pyetje tip "Po partite kur do t'i bejne transparente financat?" ne vend qe ta linte aty ke qoshja e faqes.

S'ke pse e ndan keshtu me "juve", blogu s'eshte yni, perbehet nga te gjithe ne. 

Me juve ne kete rast nenkuptoja adminat te cilet kane mundesine te vecojne apo nenvizojne nje ceshtje a artikull. Por dhe ty per kete rast specific (zgjedhjet lokale) ngaqe besoj se i ke ndjekur me shume se adminet e tjere qe jetojne jashte memedheut.

Megjithate e drejte qe perbehet nga te gjithe, dmth qe dhe ne te tjeret mund te sjellem artikuj e shkrime per tu botuar. 

Kur ta tregojn drejtimin e duhur dhe të paudhët mo.. smiley

Mora rrugen per ne Shkoder me nje LSIs te prishur o

Lulthimi i jep vetes Leje per te ndertuar nje kat shtese...katin e 13. Sa keni vjedh e po vidhni o cunat e Shqupit. 

Lulthimi versheu me tendera 20 dit para zgjedhjeve....sa keni vjedh o Cunat e Shqupit e sa po vidhni.....

Turp...por Idioti nuk e ka ndjenjen e Turpit....prandaj qesh....

Pallati i Kongreseve, djepi i demokracise smiley 

Gabohet rende kush mendon se duke shtuar kandidatet Femra ne fushate pakesohet numri i budallenjve ne Politike.

Kapeni pak Sloganin e vertete .....Rama... Meta ka Maru....ka Maru......kenduar nga nje analfabete e lumtur.....

https://www.youtube.com/watch?v=Vvt00vFfLXY

vallahi sllogani i bojaxhiut bon me shume sens. pse psh??

po ja, a nuk e emeron kryetari listen per deputet ne kuvend ? emrat per ministrat? kandidatet per bashkite???? keshilltaret e bashkive ?????

dhe nepermjet tyre kontrollojne cdo aspekt te shoqerise shqiptare? 

apo jetojme ne noi vend tjeter te europes dhe nuk e kemi kuptuar akoma smiley

pra a nuk jemi ne nje shtet i kryetareve ???  ose me troc, a nuk po ja ngulin ktij mileti mu ne sum kryetaret ?? 

votoni kryetaret !!! ( aaaa, nuk paske akuarium ti .....gejllek komplet)

 

Une s'marr vesh pse e ka fshehur Erjoni gjithe kete pasion per Tiranen kur eshte edhe aq energjik sa te spoti.

shkabe i forte je me ca ketu, si i hane kallep muhabetet e facebook apo karrlleqete qe qarkullojne ne internet smiley

Mire mire, po slloganet s'jane te ndare me tapi.  

Nga Kelcyra, kandidati i PD-se ka per sllogan: Bujar Fezga, Drejtimi i duhur.  Ne nje nga njoftimet sikur sqaron se eshte "drejtimi i duhur drejt ... Lulezimit".  Te Kelcyres gjithmone.

Per garniture:

PERSHENDET KUDO QE JENI KELCYRJOT DHE DESHNICAT ... E VERTETA ESHTE BIJA E KOHES .. EDHE PSE VONON NDONJEHER DEL NE SHESH .. JEPINI CDOKUJT ATE QE MERITON ASGJE ME SHUM .. LARG NGA TE PA AFTIT DHE TE PA SHKOLLUARIT , QYTEZA JON KA NEVOJ PER PUN , SIC KEMI PUNUAR DHE KETO VITE ME NDERGJEGJE EDHE PSE FONTET KAN QEN TE PAKTA ... DO PERPIQEM ME MISH DHE SHPIRT ME NDERGJEGJJEN TIME ME TE PASTER PER NJE KELCYR DREJT LULEZIMIT ... FAQJA RUAN PRIVARESIN 100 PERQIND NUK TREMBEMI NGA ASKUSH . E VERTETA LULEZON SI CDO LULEZOJ DHE KELCYRA BASHK ME JU NE TE ARDHMEN .... MOS U GENJENI ME VOTEN TUAJ TE SHKOJ KOT ..JEPINI DHE COJENI ATY KU KINI JU BESIM .... FITORE FITORE FITORE ME SHUM RESPEKT PER JU DHE U BEKOFTE FAMILJARISHT TEQEJA E ALIPOSTIVANIT ... DHE CDO TEQE APO CDO FE QE KENI... ME SHUME RESPEKT.....Bujar Fezga drejtimi i duhur për Këlcyrën.

LARG NGA TE PA AFTIT DHE TE PA SHKOLLUARIT

smiley

U BEKOFTE FAMILJARISHT TEQEJA E ALIPOSTIVANIT

Me ne fund dhe nje kandidat tjeter qe e di vleren e fese se vertete dhe te duhur per popullin tone te vuajtur!

Ne sondazhin e dyte te IPR Marketing Bojaxhiu vazhdon te mbaje 11%-shin. Bravo! Kur ti numerojne votat ama specialistat e kutive rrezik kane per ti lene me pak se c'ka lesh ne koke. 

Na kerkojne para disa televizione per te na paraqitur fushaten, thote Bojaxhiu. 

Na kerkojne para disa televizione per te na paraqitur fushaten, thote 
 

Sic paguajne te tjeret, te paguaje dhe ai. dashka privilegje?

Besueshmeria e Ilir Metes 47.5%. smiley

Keto sondazhe me ngjasin me ato te Fahri Baliut.

Ironike. Me foli per pune dikush qe vetem flet. Nje menaxher gjinekologjie nuk mund te jete kurre nje menaxher i nje bashkie. Aq shtreter sa ka materniteti ka vetem hyrja e pallatit tim

eshte teper i lodhur dhe mbi te gjithe deri tani ka vetem fjale e ka folur aq shume sa eshte mire te mos e degjome me pas 21 qershorit.

Nje menaxher gjinekologjie nuk mund te jete kurre nje menaxher i nje bashkie.

Pislliqet e Bashkise se Tiranes ia kalojne atyre qe gjenden tek gjithe p!$^%t e kryeqytetit te marra se bashku. Me logjiken tende vetem gjinekologu e pastron korrupsionin ne ate qytet. 

Megjithese ti paske eksperience kumulative pune me te madhe se te Halimit, kjo logjika jote me duket e gabuar; shikoje dhe nje here ekuacionin se me duket te del me mire te votosh Erjonin se ai ka qene minister i puneve te rendesishme. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).