PESHKATARI DHE E BUKURA E DHEUT

Një peshkatar, kish edhe të shoqen.

Një ditë i thotë e shoqeja atij:

— Ore burrë, ti ngaherë shet peshk, nuk do të na sjellç edhe neve njëherë ndonjë?

Edh’ ay vate nesëret të gjuanjë për ndë shtëpi edhe tek hodhi merezhenjën ndë ujët, zuri një peshk të mirë. Po ay peshk i tha peshkatarit:

— Mos më trazo mua, se s’jam fati yt, po lëshomë mua, pa eja nesërë të zësh një tjetërë, që do të jetë për ty.

Edh’ ay lëshoi e vate zbrazurë ndë shtëpi, tuke qen’ e shoqeja po priste peshk me tiganë vënë ndë zjarrt.

E pyeti e shoqeja:

–  Për se nukë solle peshk, o burrë?

Ay i tha se “kështu e kështu më ngjau, o grua”,-. Mbë të nesërmen vajti përsëri ay dhe zu një peshk të math, i cili i tha atij:

— Mirë më zure, po të më bësh tetë fela. Dy nga ato t’i shtijesh ndë portë tënde, dy të ia shtiesh pelës, dy bushtërës, edhe dy të ia japësh sat shoqe.

Edhe ay, me të vaturit ndë shtëpi, e ndau atë me vërtet ashtu siç ish porositur prej saj. E pa diturë fare gjë ay, nameta te porta mbinë dy selvi, peleza po i dy bar­mëshore të mirë paanë, bushtëra polli dy leone të çu­ditçime, edhe e shoqeja lindi dy djelmë trima, edhe të bukur shumë.

Ndë një fshat atje pranë këtyrevet rrinte e bukur’ e dheut e djal’ i math i peshkatarit, posa e nxu atë, u shti kaqë pas asajë, sa taksi të vejë e ta marr’ atë për grua.

I jati i djalit edh’e ëma rrahën me gjithë udhët që ta prapsen atë, sa gjith’ i rrefyen edhe rrezikun e krejt që do të hiqte mbë të vajturit atje, po ay, s’qe memundë të bindetë.

Mbësëfundi u tha djali se, ndë qoftë se selvia e tijë të zërë te mfishket edhe të mpshonjë tatëpjetë, ta dinë se atëhere është i humbur’ ay.

Edhe u nis, e shkoi.

Pasi u sos në fshat të së bukurës së dheut, vate me gjithë luan’ e tijë drejt’ e ndë shtëpi të saj.

Atje i doli përpara një plak’ e asaj e e pyeti:

—  Çe do?

E posa tha ky se -“do të bukurën e dheut”, me të parët plaka, e beëri gur këtë, ndë çast edhe selvia e tij ndek’i ati u mfishk, edhe mvari qafën e saj, e prinjit’ e mjerë ia dhanë të qarët, pasi pikasen nga selvia që djali u ka hum­burë.

E kur pa këto djali i vogëlë, kërcen e thirri:

— Do të vete unë hem tim vëlla të shpëtonj, hem të bukurën e dheut të marr. Po i ati edh’ e ëma zunë të qarët e po i luten ati tuke u lebetiturë, që të mos gënjehet të vejë, përse do ta gjenj’ edhe atë, ajo, që gjet të vëllanë.

Po me gjithë këtë gërgule, ay s’desh të gjegjet as gjë nga ato fjalë, edhe u nis e shkoi bashkë me luan’ e tijë.

Luan’ ama e porositi fort tuke thënë që, posa to sosem te shtëpija e së bukurës së dheut, e posa të dalë plaka (përse djali i kish nxënë të tëra ato që plaka u punonte djelma­vet), ta rrëmbenj ay sa pa marr’ as edhe firom’ ajo, edhe ta shtrëngonjë aqe fort sa, ja të ngjallenjë ajo të vëllanë, t’i jap’ edhe të bukurën e dheut, ja të vritetë.

Arrinë pra te port’ e asaj e kur panë vëllanë me gjithë luanë, të ngrirë, e të bërë gur; lëshuan lotët si breshërë nga sytë. E leoni, siç ishte porositurë, e rrembeu sakaqë plakën edhe kaqë fort e shtrëngoi, sa gadish e bëri kruspullë.

Ashtu ajo, pasi pa vetehen e saj mbë të keqe, i tha djalit të hapenjë një dollap q’ish atje pranë e të marrë që brenda dy qelqe, që kishin njëra ujë si to bardhë e tjatra ujë to kuqe, edhe u rrëfeu se, me ujën si to bardhë i ngrinte njerëzit e me të kuqen i ngjallte.

Ata pra ndë çast shtinë ujë të kuqe mbi vëllanë edhe leonin edhe sakaq, u ngjallën.

I vëllai tuke fshirë syt’ e tij tha:

— Oji, sa shumë fjeturkam.

— Nuku fjete, i tha ay, o vëlla, po kështu, kështu. Ndë çast edhe selvia ndë shtëpi u ngrejt e u krehkua. Ia dhanë gazit edhe prinjtë tue pikasurë se u është ngjallur djali.

As përrallë s’ju rrëfeva, po desha e ju gënjeva.

 

CAPEZA

Qënëke të mos na jetë, qe një plakë, që kishte nje çupëzë. Një ditë tek qëndiste çupa te dera, shkojn’ ca cape atje, edh’ ajo i thotë s’ëmës:

— Memo, blimë një cape. Edhe e ëma i bleu një.

Këtë cape, çupa merr’ edhe e dërgon ndë vreshtë që të kullose e ajo vreshte qënëke e mbretit. Mbreti, tuke parë rrushtë që po i pakoheshin, thërriti pendarin, që ruante vreshtën, edh’ e pyeti:

— Kush më ha rushtë?

Ndër këto fjalë u zemërua, edhe e dëboi atë, e pastaj ruante vetë.

E çupëza dërgoi pameta capen ndë vreshtë, pa mbre­ti, që ruante atje fshehurazi, mbë të nkëthyerët, i vate pas capes gjeresa ajo hyri ndë shtëpi të saj e u mbyll dera.

Pastajna trokiti mbë deret ay gjer’ i dolli plaka edh’ i tha asaj:

— Përse, moj plakë, dërgon atë cape në vreshtë, që më ha rrushtë mua? Ndë të do zemëra nëmë çupën për grua, të të marr’ me gjith capen.

— Mir’ o bir, i tha plaka, unë ta jap me gjithë zemërë. Kështu u martuan, e çupa mori: edhe capen me vetehe. Një ditë i thotë kopileja e mbretit kësaj:

— Hajde vemi ndë pust, të shohim cila prej nesh është më e bukura. Edhe dolli e shoqe e mbretit më e bukurë.

Atëhere kopileja i lypi fustan’ e sajë mbretëreshës, sikur me atë do to zbukuroneshe. Edhe kjo ia dha. E ajo, posa mveshi fustanë, rrëmbeu mbretëreshën edhe e hodhi brenda në pust, teku, pa rënë mirë, atë e përpiu të tërë një peshk i math.

E gjora cape, që pa të zonjën se e rrëzuan në pust, tuke kërkuar atë, po vinte rreth pusit e po blegërinte e më s’ikënte ngah pusi. Pastaj nisi thërresë që ndë pust mbretëresha:

— Capezë, moj capezë, jam ndë bark të peshkutë. Me furkënë mu ndë brest, me djalin me yll ndë ballë. Ashtu i përgjigjeshe edhe capeja:

Çupëzë, moj çupëzë, kazani po nxehetë, thikatë po mprihenë, mua të më thernjënë.

E kështu po merreshin tuke i qarë njëratjetrës e s’pu­shonin më.

Kur mbreti pa këtë cape, që përpiqej ashtu, tha:

— Ç’bën ashtu ajo?

Pastaj urdhëroi, e nxuarrën gjith’ ujët e pusit, nxu­arrën edhe peshkun, të cilin e çanë edhe qitën mbretëre­shën të gjallë bashkë me djalin me yll ndë ballë.

Atëherë muarën kopilen, që rrëzoi mbretëreshën edhe e therrë.

As përrallë s’ju rrëfeva, po desha e ju gënjeva..

 

SHTATË DJEMT E PLAKËS

Një mbret kish një çupëzë të vetëme, të cilën kër­konte ta martonjë ndë ndonjë vend të mirë e ajo s’donte të martohet, po kish zënë një morr e po e mbante atë mbë ballë e po e rritënte.

Të pastajmen çupëza shtrënguarë tepërë prej t’et për t’u martuarë, muar morrë, që ish pra rriturë shumë, e i preu kryet, edhe e vuri ndë mes te hoborrit, edhe e përhapi fjalë për gjith’anët që atë trim, që të njohë këtë se ç’gjë është, e kam për të marrë për burrë.

Pasi u hap e mori dhenë kjo fjalë, urdhëroi mbreti të mblidhen gjithë trimat e bujarëvet, ngaha gjithë anët e anëvet e të përpiqen sa të duket sekush do të jet’ i zoti të njohë se ç’është morri e të marrë çupën e mbretit për grua, për çeleng.

E sa për çupën, këjo përandaj nxorri këtë paçari ndë mes, përse s’i donte zemëra martese.

U mbluadhën adha e rrodhën gjithë trimëria e buja­ria, po për çudi, asnjëri s’mundi të njohë morrin.

Ndë fund fare u faneks djalli, i cili me vërtet njohu me të parët morrin, edhe pas arsyes i hodhën mollën e ante atij, i dhan’ edhe çupën e mbret për grua.

Edhe mbreti u gëzua tepërë, përse u lëçua nga një barr’e madhe, edhe mbet i çkujdesurë.

Po djalli, posa e mori çupëzën, zu ta pocaqisnjë atë e ta mundonjë, edhe pas ca ditësh  e mori fsheherazi edhe iku me gjithë të, pa thënë se ku vate e e shpuri shumë larg’ edhe nënë dhe, atje, që i hapej dheu kur ay hynte e delte.

Çupëza kish me vetehe vetëm një pullump ngaha vendi i saj e me atë sikur hallavitej pakëzë.

E tek vuante ajo mb’atë ditë, mbyllturë nënë dhe nga djalli, u mentua t’i bënjë zë mbretit me pullumbin për këtë punë.

E e shkruajti ajo një copëzë kartë, të cilën ia lidhi pullumbit ndë këmbë, edh’ e lëshoi atë sëfshehurazi mb’atë orë, që ishte dheu hapurë.

E pullumbi posa dolli përmbi dhe, e mbajti penë drejt’e ndë fshat të çupës, edhe ra mun ndë pallat të mbretit.

Tek ia panë edhe pusullën atij, e muarën e kënduan atë me hidhërim të math.

E mbreti, q’ishte gjerë mbë sot aqë shum’i pi­këlluarë për humbjen e çupës, pasi pa edhe këtë kartë shkruarë prej asaj me lotë e me të dhembura, ndonëse ajo nuk çquante se ndë çë vend gjendet, mblodhi gjithë parësinë, e tij, zotërinj e bujarë, edhe krerat e ushtërisë, edhe u foli me mallënjime shumë, e pastaj u tha:

— Dua të më gjeni çupën, kudo qoftë; shikoni pu­sullën, që më dërgoi me pullumbin e saj.

E po s’mirrej vesh se mbë ç’vend gjendej ajo, pran­daj asnjëri nuk kuxoi të zotohet për të gjetur atë, tek se dihej traga farësej.

Po nd’atë masë e përmbledheje ish thërriturë për këtë punë edhe një plakë, që kish shtatë bijë e kësaj pla­ke i hyri ndë mendje një se djemat e saj, që kanë të mëdha dhurata fyset, po të bashkohen të shtatë e të përpiqen së bashku, mundin të gjenjën çupën pa mbëdyshje, edhe zu e po mentohej ajo, a të japë fjalë përpara mbretit, a të mos apë?

Këta djelmat e plakës kishin gjithësecili dhuratën e tij mbë vete, po rronin të shtatë veç e veç, të panjoh­turë njërijatrit, aqë sa, as njihte i vëllai të vëllanë, as dinte ndonjë nga ata, se ka të tjerë vëllezërë.

I par’ i këtyre djemave kish dhuratën të flytyronjë gjer ndë qiell, i dyti hithetë çomangën gjer ndë qiell edhe goditentë; i treti kish veshët kaqë të ‘kthjellëtë sa gjegjej edhe gjer e nënë dhe; i katërti kish një purtekë të hekurtë, me të cilën, kudo goditentë, bëhej mb’atë vend një pallas; i pesti kish supet kaqë të fortë, sa munt të ngrinte me ta të tërë dhenë, i gjashti kish duart aqë të fuqishme që, sado e rëndë t’i binte së sipërmi nga qiejtë, mundetë ta presë mbë duart e tija; i shtati kish sytë kaqë të çelurë sa, shihte edhe nën dhe gjer ndë fund.

Djelmat edhe kishin këto dhurata që thamë e plaka po mentohej me çë mehanë të mundenjë të mbledhë ata e t’i bashkonjë. E me këtë mentim zu të qepenjë një kë­mishë (e këtë për të pasur një mehanë) edhe kurdoherë, që i vinte ndonjë nga djelmat, e e pyeste atë:

— E kujt ësht’ ajo kemishë?

Ajo i thosh:

— Është joteja, edhe akëcilën ditë të vish e ta marrësh.

Këtë fjalë u tha të gjithëvet, edhe mbë një dit’, u tha të vinjën ata, gjithkush veçan. Kur mb’atë ditë u mbëluadhën të gjith’ ata, një nga një, shihnin njërijatërin, pa diturë gjë e pa njohurë shoqishoqin, edhe po çudi­teshin.

Atëherë u foli e ëma:

— Ore djemat e mij, ju të gjithë jeni tembijë, edhe të gjithë jeni vëllezërë pe një barku. Për se ju të rroni kështu të ndarë njërijatrit posi të huajë?

U foli ajo edhe shumë të tjera fjalë, gjersa i bindi e i bëri sa u ngrejtin e u puthën shoqmeshoq me lotë gazi.

Pastaj i nisi ata e i dërgoi te mbreti e të këndonjën letrën (kartën) e çupës.

Edh’ ata, pasi ndë letrët nuk e shënonte seku gjendej çupa, muarën pullumbin me vete e e lëshuan përpara posi udhëheqësin e ata venin pas, ngaha i përcillte e i përgonte ay.

Pasi hoqën ata një udhë mjaft të gjatë, tuke ecurë pas pullumbit, arrinë ndë një vend, teku zu pullumbthi e po u bënte disa shenja, e po u dëftonte me qept, me krahët vendin e çupës.

Atëherë, tuke parë ato shenja, u qas te pullumbi djali i tretë, edhe vuri veshnë pas faqes dheut, sa gjegjet poshtë gjer ndënë dhe, a kish një ushëtim aty? E namëta dëgjoi zërin e çupës që shumë së felli nënë dhe, edhe u gëzuan të gjithë pa masë tuke gjeturë çupëzën.

Tani po mentoheshin ata seqysh të qitin atë, që nënë dhe, aqë shumë.

Kur u nqas i shtati djalë dhe vu synë përdhe, që të shikonjë se ku rri çupa, mbë ç’vend, çfare visesh janë edhe vështroi e këqyri të ndejmen e çupës ashtu që, sipas vendit të kuptojn’ edhe ata e të dinë seçë u duhet, për të marrë masë, e për të bërë gati mjeshtërijn’ e tyre.

Ani erth i pesti edhe i mpështeti supet e tij dheut, atje tek’ e kish shënuarë vendin me sinoret i shtati, papo sakaqë flakëriu dhenë me gjithë çupën mbë të sipërme gjerë ceku lartë. E përnjëherje u derth i gjashti me krahët e tij hapurë edhe e përiti mbë duart e tija çupëzën, rënë së sipërmi edhe, posa e marën, u nisen të nkëthehen prapë te mbreti me gaz të math.

Po djalli u ra pas këtyrevet ç’atë çast edhe u kalli një vapë e një të nxehëte, sa njëmënt i diqte.

Çupëza më s’duronte dot, edhe thirri:

Popo, u dogja!

Atë çast i katërti rroku purtekën e hekurtë edhe goditi me të siç kish zakon’ e tij, e nanieta u ngreh një pallas përnjëherje, ndë të cilin u mbylltin brenda edhe u mpruajtin për vapën.

E djalli po i ndiqte edhe, e pasi i pa te mbyllturë ndë pallas, u lutej tepërë që ta qasën pakëzë, vetëmë sa ta shohë çupën, po ata s’e linin.

Të pastajmetë ay u lut që ta lënë sa t’i shohë vetëm glishtin asaj nëpër një vëre (bire).

Edh’ ata, pas kaqë të luturash, e lanë.

Po ay, posa hapi vrimën, edh’u nqas drejtë gji­shtit asaj, e thëthiu çupën të tërë sakaqë, edhe në çast flytyroj e vate ndë pallas të tij, sipër mbi retë.

Ahere vrapo i katërti i prishi pallasin atij me purte­kën e hekurtë e i dyti goditi djallin me aqë sillmë, sa e copëtoi fare.

Pas ato flyturoi i pari e u perëndua aqë lart’ gjersa gjeti çupëzën, të cilën e mori mbë krahë e e suall në të vëllezërit.

E kështu këta mezi shpëtuan nga djalli edhe muarën pra udhën e tyre të çkujdesurë, gjersa erdhen te mbreti.

E mbreti kur dëgjoi shpëtimin e së bijës kaqë tepër u gëzua sa, urdhëroi e u duallën përpara t’i presën me nder të math kaqë parësi e bujarë e ushtëri sa rro­dhën njerëzë nga gjith’ anët të bëjnë sehir.

Atëhere çupa u lut mbretit ta lërë atë të zgjedhë ­përpara atij vetë një nga këta të shtatë djema e ta marrë për burrë.

E pasi e la mbreti, ajo zgjodhi të katërtin me pellasin e hekurtë, edhe u martua e u gëzua, e rrojtën me gaz e me nder.

As përrallë s’ju rrëfeva, po desha, e ju gënjeva.

2 Komente

u knoqa

o sa bukur! fantastike!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).