SHBA është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një person me ngjyrë të bardhë, rreth të 20-ave, hyri në një kishë historike afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut, duke vrarë nëntë persona. Tetë persona u vranë brenda në kishë, i nënti vdiq më vonë. Një drejtues policie tha se beson se është krim urrejtje.

Daily Mail raporton se personi i armatosur la një grua të gjallë, në mënyrë që t’i tregonte botës se çfarë kishte ndodhur. Edhe një vajzë vetëm 5 vjeç i mbijetoi sulmit, pasi u hoq sikur kishte vdekur. Agresori hyri në kishë gjatë kohës që kishte një grup studimi për Biblën.

Mes viktimave ishte pastori i kishës dhe një senatore e shtetit. Kryebashkiaku i qytetit Charleston, Joe Riley, tha se ky është një krim për të cilin nuk ka fjalë. Kandidati për president, Jeb Bush, anuloi një aktivitet të planifikuar për në Charleston të enjten, për shkak të vrasjeve.

Sulmi vjen dy muaj pasi një person i zi, i paarmatosur, u qëllua dhe u vra nga një oficer i bardhë në Charleston-in verior. Vrasja shkaktoi protesta të dhunshme dhe nxori në pah tensionin rracor në qytet.

117 Komente

e rende

E rende eshte vetem nese ti je ne dijeni per keto ngjarje.

Se te njejtat gjera, madje edhe me te rrezikshme dhe makabre kane ndodhur edhe ne te shkuaren...

Psh, kur sklleverit e Egjiptit kamxhikoheshin ne kurriz, askush nuk e rruante shume, sepse veshtire se e merrnin vesh cfare ndodhte - e shumta thoshin se po punojne per te miren e pergjithshme dhe per zotin-faraon, duke i nggrit nji monument te larte shume...

Ose kur ia plasi lufta e pare booterore... se mos e rruajti njeri? Sa te vinte lajmi nga vendngjarja ku rridhte gjaku, kishin kaluar nja ca jave/muaj... ngjarja sherbente vetem e kodifikuar si kronike historike.

Sot po te dnodhi dicka ne cepn tejter te botes, robt kane mundesi ta shikojne pothuajse lajv...

Dhe ngaqe jane feminizuar edhe meshkujt, keqas shume, fillojne dhe ulerasin si shtrigaqe.... "duhet bere dicka". Patjeter qe po. Fik tv dhe shiko punen tende. Bli nja ca arme per vetmbrojtje dhe trajnohu per perdorimin e tyre ne menyre qe po te te vije dikush tek shtepia dhe te te cenoje te drejtat e tua, te kesh mundesi te reagosh, jo te presesh reagimin e policileshit... se iken per lesh.

Bli nja ca arme per vetmbrojtje 

po te te vije dikush tek shtepia dhe te te cenoje te drejtat e tua"

keto gjera na i kane mesuar qe ne klase te pare, n`guulo..prandaj nuk eshte e veshtire per te indetifikuar keto qe ke then me siper si virtyte te trashgimise kulturore te kombit Amerikan....por, sot shumica e Amerikaneve favorizojne aprovimin e nje fare paketeje ligjvenese  qe mbeshtet  masat shtrenguese per kontrollin e armeve; ...tjeter gje, pastaj,  nese ligjvenesi Amerikan ka mbyll veshet ndaj kesaj ceshtjeje, sepse per nej arsye a tjeter favorizon politikat e ashpra  qe ndjek NRA ne bllokimin e paketave te tilla ligjore

lesh lesh...

lesh 1: nuk ekziston kombi amerikan
lesh 2: per tonin lesheist te komentit futjakot. Hahahaa

ta dhash shpjegimin se mbase nuk e kuptoje lesh leshin.

pse lesh? nese je lodhur duke folur mbi kete ceshtje, fare mire mund te drejtohesh si njeri dhe jo si arrogant "leshi"

psh: "flasim per kete ceshtje here tjeter" ose "mjaft me"

 

smiley

he mo njeri se nuk te shava. lesh thash.

te pakten e mesove se amerika nuk ka qene komb dhe besoj nuk mund te quhet e tille as sot?

euu smiley nuk merzitem une o n`guulo joo

ore, te te pyes per dicka ( meqe ketu tek ky blog eshte bere si norme  sa here permendet 'leshi' )ate kopshtaren e poezise se leshit mos e ke gje moter ti???

megjithese, s`besoj se pervec dashurise qe ndani per leshin, dalloni thelbesisht nga njeri-tjetri

kopshtarja eshte nje komentuese plot sharm dhe e artikuluar ( per te cilen kam respekt); Ndersa ti...me then te drejten e kam shume te veshtire te te pershkuaj qartesisht ty n`guulo

menjane shakane... sot, neser dhe pasneser mos e fik tv.. me poshte ke nje liste me filma, qe shpresoj te te ndihmojne te dalesh nga traplleqet alla shqiptarce te leshit

  1. La bamba
  2. Under the same moon
  3. Elmer Gantry
  4. Promised land
  5. The ides of March
  6. America America
  7. The help
  8. Rudy
  9. Father of bride
  10. The Butler
  11. Chasing Ice
  12. The namesake

...per qetesim mbylle me

Bessie Smith (filmin apo ndonje kenge te saj)..naten n`guulo dhe shikim te mbare!

Jo mo vetem ne shqiptaret jemi te dhunshem,ata jashte jane shume paqesore.

Ky lajm nuk u vjen per mbare kosmopoliteve te PPU-se dhe rrezik po deshperohen qe vrasesi nuk ishte shqiptar por i jashtem.

Gojet e liga thonin qe ishte robot, askush s'e mendonte virus. E tani qe infektimi eshte kryer, s'shkruan me. ACDC, me keqardhje ta them : Je Shkabapozitiv... smiley

Une them qe me mire se kushdo ua kupton hallin kosmopoliteve ti dhe ai shoku jot "kanadez" qe po qani qe vrasesi nuk ishte mysliman (nga Kosova me mire akoma per ate).

Nuk ishte as i zi. As femer.

P.S. kete qe gjoja qenka thene qe vec Shqiptaret jane te dhunshem une s'para e kam degjuar, por edhe mundet sepse s'jam ne pellgun e thare 24 ore 7 dite te javes.

Guce smiley 

Amerika eshte nje perzierje goxha "eklektike", shumicen e njerzve i ka rob per se mbari, shume me tolerante (nje pjese fort dashamires) ndaj pakicave dhe emigranteve sesa evropianet p.sh.

Por ama ka dhe nje pakice qe jane talebane nga truri, pak a shume si ky ACDC1-ja dhe koleget  e tij ne Peshk per nga urrjetja e "te tjereve" dhe "barbareve", por ama shto dhe faktin qe nje pjese e ketyre amerikaneve jane pa shkolle, me arme, dhe nje pakice te gatshem qe t'i perdoren armet, sic ne kete rast tragjik.

+1

Mire mire, me pelqe qe po lidheni me njeri tjetrin. Jam i sigurte qe se shpejti do kemi mundesi te bejme edhe ndonje ndeshje grupi i rednekeve amerikano-kanadeze me skuadren e Rrypit te Gazes.

Xhibo,

Me perkufizim (histori formimi) Amerika o mo tolerante se Europa. Halli o se ndryshe nga Europa qe o shume me hipokrite ne artikulim (Franca o kampion bote per kete), Amerika o shume me direkte. Ndaj edhe ata pak te cmen shkojne shume me kollaj ne ekstrem.

Gallata o me katunaret qe kane ik nga Shqiperia ne Amerike dhe jane careps me keq se te cmenmit e atjeshem (edhe kjo e kuptushme se keta pervec urrejtjes se tresheguar kane edhe ndjenjen e inferioritetit). Sidoqofte keta ngelen subjekt humori. Nuk di pse mua me kujtojne gjithmone Zohan-in. Noshta po t'u gjejme pune parukiere ua zgjidhim hallet. smiley

ik ngri sumcen perpjet trap socialist. smiley u ben ti analizen te tjereve? dhe kush nje parazit qe u kthyer per te ngren buke ne shqiperi duke vjedh nepermjet politikes.... po ik mos na hap barkun.

E di si eshte puna acdc...jo se ne kete rast s'duhet te na dhimbsen amerikanet, sepse ata jane njerez dhe jeta e cdo njeriu eshte e shtrenjte....po pse askush nuk kujtohet te beje skandal per humbjen e jetes se nje 15 vjecari te pafajshem ne Durres, vetem se aty ka kaq vjet qe askush nuk kujtohet te beje kanalizime ne rruge, sa edhe nje shi i moderuar te bjere, uji ngjitet mbi trotuar. Por jo, sheshet dhe ngjyrosja e ndertesave jane me emergjente se krijimi i kushteve baze per te jetuar. RIP i shkreti djale qe nuk e pa kabllin ne rrugen e mbuluar me uje, na i mbushi syte me lot. smileyhttp://www.oranews.tv/vendi/bie-ne-konta...

Sa per Durresin, Gjushi ka bo shume pune te mire keto 2 vjet qe megjithate nuk e lan kasaphanen e meparshme 6 vjecare. Ki kujdes ne USA se rastet si e ketij cunit ne Durres ndodhin shpesh....si pasoje e perdorimit te krypes ne rruge...e kap nje shok elektrik ti ose qeni ne trotuar prane shtyllave te ConEdison. Permbytjet do behen te perhershme e ne Durres duhet te kete back-up energji per stacionet e pompave kur u hikin Drita. Nderkohe, ky Durrsaku i shkret u morr ne qafe nga punetoret e nje firme interneti qe kishin fillu punimet dhe kishin lene tub ne ajer pa u siguru ta tokezonin apo ta izolonin. 

ah jemi te justifikuar meqe ndodhin ne US. fajin e ka firma e internetit. everything is fine now.
tironco, nuk me duket me vend te te shpjegoj qe ne situata tragjedie duhen peshuar te gjithe faktoret. neper rruge qe bllokohen nga shira te moderuar dhe ku dritat nuk para ndizen, ka jo pak shanse te te ndodhin gjera te pavolitshme.

A me moooo, na trego dhe ne tjerve çfare punesh shume te mira paska bere Von Gucci?

Heng'm'haaaaaj!!!!!! Bash ke shtylla ku valvitet flamuri diksi, te shkallet e parlamentit!!!!

dhe themi ne qe perse vret vellai vellane apo dashnori te dashuren.... paska edhe me keq, kur vrasjen e kthen ne sport...

Të refuzosh kontrollin e mbajtjes se armeve nen pretekstin e vetembrojtjes (NRA) eshte prova ultime se SHBA-te nuk jetojne në shek e XXI.

Pacin hijen e tyre

We, qenke artist per shkarje te renda logjike.

Po ato sulmet terroriste si ka mundesi qe ndodhen ne France? Apo edhe ju ne France jeni kthy si Amerika?

Apo je ti budall, dhe nuk e kupton se nuk ka te beje fare me armembajtjen per mbrojtje personale, por ka te beje me indvidin, psikopatin qe kryen aktin...

Nuk kane c'ti bejne kontrollit te armeve stalker .jane popull i obsesuar me armet .Shkalla e vrasjes per 100 mije banore ne inner cities si cikago etj eshte ne nje nivel me fjala vjen  salvadorin e guatemalen .Ne qytetet me te sigurta 5 per 100 mije banore 5 here me shume se fjala vjen ne itali  e ende nuk nxejne mend.

E ke gabim. Qytetet me te sigurta, nese i kontrollon te gjitha variablat jane ato qe kane nivelin me te madh te armembajtjes.

Ndersa qytetet si Cikago qe permdne ti, jo vetem qe jane bastione te se majtes aktuale, pra te qeverisura me politika te majta ekstreme (qe prodhojne edhe varferine aktuale ne to) por kane edhe ligjet me te rrepta per kontrollin e armeve, regjistrimin e tyre etj etj.

Pra, mendja jote duhet te logjikoje pak dhe te mendoje se pse keto masakrat ndodhin edhe ne vende qe kane kontrolle dhe kerkesa me te rrepta per te zoteruar nje arme?

Por kjo pyetje & pergjigje shkon pertej tipa/eve si ti. Prandaj tipat si ti votuan per Barack Obamen vetem sepse sihte cool te kete nje POTUS negrooo. Dhe do votoni prap per Demokratet se do te jete cool te keni nje POTUS femer, hajdute, imorale dhe te korruptuar si H. Klinton.

Sa mire e njihni Ameriken ju nga Italia.

Amerikan ne shpirt qe prej kur nuk mbahet mend dhe pas 4 vitesh e gjys ekzakt edhe qytetar amerikan!! smiley

Ca po behet kshu meeer? smileyPo zien dynjajaaa.. Po piqem si zogj pule nen serre e po cakerdisemi, s'ka mundesi tjeter. 

Fajin me siguri e kane patur keta te zinjte e shkrete qe u vrane, do e kene fyer rende.

Lajmin sapo e dhane tv ketu ne emisionin e lajmeve, por nuk eshte per tu çuditur se ne Amerike keto ndodhin çdo vit, per te mos thene çdo muaj. Ai popull duket si i goditur. 

Mire thua Pjero... popull te pagoditur ka vetem Belgjiku...

Ka dhe ketu, fgm, ka plot, aq shume sa nganjehere thua te ikesh me vrap ne ndonje shtet tjeter. Mirpo edhe ne vende te tjera ka plot hajvaner. 

Roof is from the town of Eastover, around 150 km north-west of Charleston. According to the state law enforcement division, Roof was arrested on 1 March 2015 for drug possession and again on 26 April on a trespassing charge.

Roof's uncle told Reuters he recognised his nephew from the CCTV image and that his nephew received a gun for his 21st birthday in April. A photograph from Roof's Facebook page shows him wearing a jacket with the flags of Apartheid-era South Africa and Rhodesia (now Zimbabwe) on it.

Dmth, 21 vjecarit me cik problem me droge, me cik tendenca rracizmi i dhane per ditelindje nje arme?  Po pse jo ndonje arke whiskey me ndonje pusulle "drink it legally and choke on it." 

Kta u dashkan arrestu si fis.  Si ai/ajo qe ia bleu, si xhaja/halla qe paskan bere sehir. 

Nuk e ke keq jo... Fisi i ketij rrezik do ta kete patur koken me cepa/gunga... Shenja paralajmruese qe shteti duhet t'i kishte marre parasysh, qe t'i kapte keta, t'i burgoset dhe t'i pushkatote per te miren e pergjithshme te shoqerise...

S'kemi per te mesu akoma....

gjynah qe shkaba po merret me fushate e s'e kemi ne peshk keto kohe. do kishte qene shpirti i temes..

Kshu esh kur vdes grange dhe rrokenrrolli, sun i mysesh frustrimet e 20 vjeçarve me pop smiley

Metali Metali o zgjidhja. Shko robi ne koncert i fut ca fluturime nga skena, ca perplasje ne mosh-pit dhe iken ne shpi e fle si qingj mas nje dushi. 

Njerez te dizekuilibruar ka kudo, jo me ne Ameriken shumkombshe ! Nje sinjal qe flet se njezimi ka kohe qe individet jadhte binareve ...po shtohen shume !U prehshin ne paqe ato viktimat ! 

Grava nuk ia ke idene ca ndodh ketu mor burr.

Media, kjo qe shikojne shumica e idioteve qe kane komentuar tek kjo teme, i hedh benzine konfliktit nderracor sa her gjen mundesine sepse fitojne votat nga te zinjte dhe u thone te zinjve se fajin pse jane te varfer dhe pse rrine ne geto e kane te bardhet...

Edhe kjo simptome e kesaj fryme te semure eshte...

n'guulo, po si eshte e mundur qe ligji i le hapsire medies " vrasese" ne zemer te Amerikes? Nuk arrij ta imagjinoj..! 

nuk esht media vrasese. media ka gjithe lirine te flasi dhe shkruaje per cfare te doje. por e verteta eshte se njefare media, sidomos ajo e rreshtuar me te majten, per hir te interesave te veta elektorale i fryn propagandes per konflikte nderrracore sa her t'i dali mundesia...

vrasjet i bejne njerezit, as media dhe as armet. Njerezit!

.

C'a the?? U trondit ShBA??

...Na habite me keto tituj...Falimentoi Colt-i, po, eshte tronditje!!

Duket  nje nga fanatiket e Fox News .

Shume trape me dukesh, Edhe une e shikoj ndonjehere Fox kur shikoj TV, kryesisht Stosselin, por nuk vete te gjuaj me arme neper Kisha.

Ik ha bullshitin e zakonshem propagandistik tek msbcncnccncnmorntv ose tek communist news network.

Dukesh nga IQ e ulet.

me siguri me e larte se jotja.

nga keto qe shkruan ketu ta kalon dhe macoku im.

S'ke pare macokun tim ti.... E kam rruar dhe parfumosur ne rast se gjej nje macoke me IQ adeguate, pra jo shume te ulet...

ledhatoje me doren e djathte , kur te lodhet ajo me te majten.diskutimet ketu leri per ata qe kane mend .

Macoku do dore te lemuar femre, te re ne moshe, jo plake. Eshte shakaxhi macoku po nuk e ke kuptuar akoma...

dora e djathte eshte as far as you can get.

ose qenushismiley

ca dmth kjo arto?
sa vl qe je mo, di te lexosh apo jo? hahahaa

valevitja e flamureve KKK te konfederates pas krimit tregon me se qarte racizmin e rrenjosur thelle ne ate zone

Ca lidhje ka KKK me flamurin e konfederates o njeri?

Konfederata ishte nje bashkesi shtetesh qe donin te krijonin nje bashkim me vete, por qe me ane te luftes u detyruan te qendrojne ne union. (ma kurse propaganden e racizmit)

KKK anetaret e vet i kishte nga partia demokratike (e majta amerikane) e njejta e majte qe po permend flamurin tani... komplet pa lidhje.

Ia ke idene apo jo historise se SHBA-se?

(ja se vjen ndonje gjembac apo njonje gjib qe ka lexuar rolling stones apo huf pede post dhe ta shpjegon ai... )

Lexo icik historine dhe thellu icik ke konfederata,jugu,skllaveria dhe racizmi....Shif dhe sot kush e valevit ate flamur dhe e gjen pergjigjen. 

 

Je ne gjendje te shkruash dhe argumentosh me fjalet e tua? Nese po jam i gatshem te diskutoj dhe te te mesoj ca gjera qe t'i kane propaganduar bukur forte gabim. Nese jo, flm por keto perrallat qe reciton me lidhje i kam degjuar dhe here te tjera. Dhe cudi se jemi te dy shqiptare, pra nuk jam gje suthernboy ne lindje. Po nejse.

Kush e valevit? E valevisin ata qe jane krenar qe jane pasardhes te atyre qe luftuar per pavaresin e jugut te amerikes nga veriu. Ja ata. Kete kuptim ka Flamuri i Konfederates.

Po ti ne fakt nuk e ke keq, se dogma zyrtare ne pergjithsei thote se shtete e jugut donin te shkeputeshin se ishin raciste.

Zakonisht, ata qe duan akoma te ndahen nga unioni, jane ata qe po te kishin mundesi do varnin zezake ne cdo peme arre pergjate rrugeve te jugut, jane po ata qe e kane marre peng flamurin. Ne keta i njofim si Nik Xhelsa, ose patriotet e karit, te ndeshjeve te futbollit etj etj. 

 

Po robi mor njeri e ka te gjithe te drejten te deklarohet si shtet i pavarur dhe te kerkoje largim nga bashkimi? Apo nuk e ka?

Jo per gje por trumcaket si puna jote nje e me dy lengezohen per VV se gjoja kerkon pavaresi, mevetesi, vetvendosje.

Ai eshte kuptimi i flamurit te konfederates. Pastaj nese nje x apo y vendos te fshije edhe cimenton me te nuk dueht te na rruhet shume.

Dhe nje gje, se nuk e kuptove akoma dhe kjo tregon se nuk e kupton mire anglishten ose nuk i lexon fare lidhjet qe sjell: Flamuri i konfederates, pas masakres ne fjale, eshte permendur ne tuiter nga njerez me prirje te majta, per te vazhduar propaganden e tyre te zakonshme qe i fryn zjarrit te konfliktit nderracor.

Nuk e di se c'histori ke lexu ti, po ja te ta permbledh. 

Pasi u hoq skllaveria, te bardhet e varfer ja faturuan gjendjen e tyre ekonomike te temerrshme te zinjve. 

Ketij grupi njerzish flamuri i konfederates u kujton nje kohe te arte kur irlandezi, skocezi, danezi e hollandezi i sapoardhur hante petlla ne jug vetem duke rujt me arme zezaket qe punonin fushave. 

Shteti i Misisipit, kur vendosi ti ndahej unionin me lufte deklaroi "Our position is thoroughly identified with the institution of slavery — the greatest material interest of the world … a blow at slavery is a blow at commerce and civilization."

 

Dukesh qe je historian leshi.

Arto, 

Ky flamuri aty ka qene dhe shancet jane aty do te jete per nje kohe te gjate. Nuk eshte OK te thuash qe mbiu sot, pas masakres. Ky flamur ka kuptime te ndryshme per grupe te ndryshme ne jug. 

Bame te kuptoj fare mire flamuri nuk mbiu dje por thesht mbetet si nje fare simboli i ketij absurditetit....Sic thoshte edhe ai qafekuqi ne fund te videos qe postova me poshte "The South will rise Again"

KKK iu qep FBI nga prapa e i decimoi.tani kane mbetur disa enclava ne zonat rurale te mississippit , alabames tennessee ,kryesisht nga te varferit e bardhe te cilet urrejtja ndaj zezakeve eshte e vetmja gje qe iu ka mbetur per ta ndjere veten te rendesishem.

smiley

Nuk besoj ta ket bo emigranti ket pun...
smiley

O noshke kur paske ardh ne Mbretni? smiley

Ca lexo merr burr...te iku jeta per lesh smiley

Mbretnin se lam as i moment. Duhet dora e ngrohte e mretneshes qe ta qetesoje popllin amerikan ne keto kohe te veshtira

smiley

Ja dhe Ted (moron) Cruz duke recituar Duck Dynasty si psalmet e Bibles  smiley  (me keqardhje e them por mbi 20-30milione rober ne ate vend kane deficence te theksuar IQ)

The only thing that stops a bad guy with a gun is a good guy with a gun.

I guess the good guy with a gun called in sick yesterday ... 

   Krimet ne bote kane tendencen e rritjes per shum faktore , por nder me kryesori  eshte ai i varferise  e cila rrit streset ne gjiret e shoqerive.Me e theksuar kjo ne shoqerite me disnivele te theksuar mes rajoneve, shteteve perberes te nje konfederate apo sic eshte rasti i bashkesise shteteve te Amerikes.

  Vet sistemi kapitalist ( thellesisht individualist ) ndikon te individet me prirje kriminale  apo tek ata qe kane elemente te disekuilibrit nervor.E quajtura liri individuale, shkeputur krejtesisht prej " kontrollit te opinionin shoqeror" ben qe individe te tille te kryejne krime, makabritete qe dridherojne kur ndodhin, mbare opinionet e pergjitheshme te " shoqerise konsumit." Mirepo vrulli i jetes,  shfrytezuar nga etja per fitim, per " djallin dollar" , nuk e lejon shoqerine, opinionin me pergjegjes te saj te ndalet , te analizoje gjate shkaqet, pasojat mbi te ardhmen e shoqerise, nga ku do te nxirreshin edhe masat per eliminimin e rasteve te tilla.Nuk jane aspak armet ne duar te njerzve sepse nuk vret arma e as dora qe e mba armen , por truri i semurur shume rende qe projekton makabritetiet shume perpara se te kene ndodhur ato, shum kohe para se gishti te kete terhequr zemberekun e armes.

Shoqeria amerikane , pergjithesisht shoqeria ; 

kapitaliste, shoqerite e konsumit, perballen me problematikat e shumta qe e shpien ate ne strese, ne mentalitetin thellesisht individual,  me dukurine ne rritje, ...ne prekjen e cikoevolucioneve te trurit. Shkenca e sotme eshte krejtesisht e paafte te nderhyje ne parandalimin e prekjes trurit  njerezor prej streseve.

Shoqeria  e sotme amerikane eshte thellsisht nje shoqeri e stresuar.Dhe si e tille tek ajo priten te ndodhin makabritete si rasti i temes............................

..............................

    Shenjat qe " semundja e " sistemit perfekt kapitalist amerikan" , ka prekur edhe trurin e taneve , te vajtur atje, jane te lexushme ne opinionet qe lexojme! Por na mba shpresa se " kulloshtra " qe kane marre me lindjen, te harrije ti mbroje per te mos kaluar nga fjalet vrastare, me perdorim aqe te shpeshte , .....tek mashinkat ! 

   Njerzit tane ! Merrni nga shoqeria amerikane cka ajo te mira, se jo gjithcka ajo e ka te mire.Shoqeria qe i zien njerzit,  per tu nxherre floririn prej shpirtrave, eshte e destinuar te vdesi ! 

    

iku O rono majtas, erdhi O ngulo djathtas!

Nuk prish pune, rendesi ka t'ja ngulesh tjetrit perkarshi.

-----------------------------------------------------

ballçekan:

Problemi i ... qendron, por Arti se ka gjet akoma linkun.smiley

I modh je vallai, kurre mos ik ballçekan! Po ike, ke per te na tha syte.

 

Tiku...po ku iken ballçekani tani qe e zbuloi smiley

Kallamè do t'a bej!!

...se mua me thonin njerezit..,"ore, seç eshte nje peshq, ka linqe mire.."

Ca ka ndodh mo vlla! se une per vete ketu nga peshku po lexoj ca ka ndodh, si nuk qenkam trondit deri tani!!?smiley

Terrorrizem pra mo...ska emer tjeter kjo, si McVeigh
Shpejt te vere predatoret ne ajer qeveria dhe ti prese koken celulave terrorriste ne Texas, South Carolina, dhe gjith jugun

Hahha obummeri. Presiidenti me i keq i SHBAve.
Ka perfundu me keq se W Bushi.

S' thot kot njoni qi ppu-ne e lexojne pecogroset

     jo vetem e ka thene , por e ka dhe te shkruar brenda nje volumi te tere , per te cilin njerzit e shkolluar kujtohen jo duke e shfketuar faqe ne faqe, por sapo te vertetat provohen kur dalin acik...ne siperfaqe.Permendja verteton kete rregull gati te pergjithshem .

Flamuri i konfederates duhet nxjerre jashte ligjit .eshte equivalent me svastiken e nazisteve.nazistet i mbajten cifutet ne kampe perqendrimi per 4 vjet keta i mbajten zezaket ne kampe perqendrimi per 200 vjet .

Kam pelqyer dhe kam qesh pa fund me shume nga komentet, si p.sh. n'guulo, tironci, etj. gjynah qe s'u bej dot Like...

Me sa kuptoj shume jane nga Diaspora. do t'ju lutesha lerini nje moment problemet e Amerikes se ata e kane ne terezi.

Me intereson fati i ruajtjes se gjuhes dhe identitetit kulturor shqiptar ne Diaspore, shume nga femijet e brezit te pare dine vetem shqipen qe flasin ne shtepi, e ata te anetareve me te hershem te Diaspores ndoshta as ate... Sipas mendimit tuaj pse? Ne fund te fundit a i duhet vetedija e perkatesise kombetare nje pjesetari te Diaspores apo nga disa mund te shihet si pengese ne integrimin ne kulturen pritese?

Do vleresoja shume mendimin tuaj te pacensuruar dhe pa komplekse, ndoshta ju nxit ndopak dhe artikulli:" Dini ende shqip?" 

http://www.albinfo.ch/brezi-i-dyte-e-i-t...

 

diaspora me zhvillimin e tv satelitor rrezikohet nga nje debilizim masiv.kam hyre ne  familje emigrantesh te cilet gjithe diten e naten e perendise e mbajne tv tek klan apo tv te tjera shqiptare.nese keni vendos te humbni mendjen iu thace , shiqoni fox news te pakten permiresoni dhe anglishten.

Ha ha nuk do te thoja qe zhvillimi sjell debilizim, ai ka qene "midis nesh"... teknologjia thjesht shton mundesite dhe zgjedhjet, se cilat programe sheh varet nga individi, e eshte po ai qe zgjedh te ruaje kujtesen per perkatesine etnike apo ta harroje ate. 

...keni shum shum te drejte, per ato shenjat ..." e debilizmit masiv " mes diaspores tone ne Amerike! 

  Ah! Te shkretat shenja ! 

ashtu eshte .nese punon gjithe diten e mban vesh se c'thote fevziu gjithe naten , te rrofte amerika.smiley

Ore Grava.

Pa shiko dhe nje here, se mos i ke gabim keto konkluzionet per shqiptaret e Amerikes.

Fakti qe dy njerez mendojne ndryshe, nuk do te thote qe nje eshte debil kurse tjetri i zgjuar...

Pa shikoje...

Se kam respekt, prandaj po te drejtohem....

Bubi, nje here ju nuk beni pjese ne te amerikes.Se dyti nuk e thash  une mo por njeri prej tyre Alba 2265 .Un vec miratova ate konkluzion sepse e kam pas " shuphene " per ate prirje ! 

Besoj se si Alba  dhe vecanerisht une e kemi ne sensin e humorit !Dua te me besoshe ! 

Po dhe une ne Kontinentin Amerikan jetoj smiley

Megjithate , terhiqem, me qe eshte ne sensin e shakase...

Se ndryshe  ore Bubi, do te duhej nje vizite, per teresine tone cervikale ! shaka o burre shaka nisur nga disa qe jane pozicionuar istikameve te palevizur! 

Ndoshta duhej te te isha drejtuar ne privat, nejse...

por ne se ben oponencen  objektive , bilez sipas stilit pragmatist amerikan e cdo gjeje qe thote jo fevzo se askush nuk e pyet ate por politikanet qe e kane shperfytyruar kete vend  ahere do tu kishim xhan e shpirt ! Por kur rreshtoi si dhe na ketej e andej , duhet tju qajme hallin.Ne na ka marre perrupia, po ju ca fituat ne se e njejta semundje na shpie para kohe ...atje ! 

O Art eshte e vertete si drita e diellit,qe ata qe pengonin reformat ne vitet 1960 per barazine raciale,kane qene te tere te Partise Demokratike.
Partia Republikane duke qene se ka qene partia e Linkol-nit nuk kishte popullaritet ne Jug deri shume vone.

Po ashtu eshte e vertete qe u detyruan ti votojne,pas presioneve te FBI-se,se kishte pergjime kompromentuese mbi ta.

E njeh historine e Amerikes apo ja fut kot?

Shiko hartat elektorale dhe do te biendesh.

Kete e kam degjuar edhe une. Dhe jo vetem kaq, por KKK nje pjese te anetareve te vet e kishte edhe anetar te Partise Demokratike qe eshte e majta amerikane.

Nga faqja arbereshe web: Jemi

Anna Lapato è nata in Italia il 25 Febbraio, 1903 e si è trasferita negli Stati Uniti a 4 anni, risiedendo prima a Norwood, una cittadina nel nord del New Jersey, dove ha vissuto per 80 anni. All'età di 84 anni, Lapato si è spostata nel villaggio di Shadow Lake ed ora risiede nella casa di riposo di Willows. La figlia, Rose Lapato, dice orgogliosamente "Lei non dimostra di avere 102 anni". Anna Lapato è di tempra forte, abituata a lavorare duro sin da giovane. Parla correntemente italiano, inglese e, sopratutto, arbëresh la nostra lingua che ha tramandato anche alle figlie....

Me kete interesin e njohurite per ameriken na ben me turp se fatkeqesisht ne per suedine dime vetem se ben teper ftohte.smiley

mut muti!

Robt e shkrete, vajten ne kishe me idene se meqe ka bo e majta amerikane ligje qe ndalojne futjen e armeve ne kisha, edhe psikopatet do t'i respektojne keto ligje... Ja perfundimi. Rob te pambrojtur qe masakrohen.
Imagjino, nese ndonje nga keta do te kishte arme per vetmbrojtje me vete, viktima mund te mos kishte patur fare - sic ndodhi me atentatin e atij terrorristit ne Texas para ca javesh kur po zhvilloheshin ato karikaturat mbi Muhamedin. Vajten dy xhihadiste me idene se do benin masaker infidelesh, dhe e hengren qe tek hyrja... iken per lesh sepse dikush reagoi menjhere ngaqe kishte armen me vete.

Pune muti, mire e the...

iken per lesh sepse dikush reagoi menjhere ngaqe kishte armen me vete.

Zakonisht policet armet i kane gjithmone me vete. Cfare po dua te them eshte qe ata qe qelluan ishin police, jo "dikushe" te rendomte.

zakonisht ne kishe shkohet per tu fal , jo ngaqe e majta amerikane......

Ja qe psikopatet nuk e rruajne shume per normen dhe common sensin. Çeshtja eshte, a duhet ti jepet cdo mundesi qytetareve qe te mbrojne veteveten edhe ne vende publike? Nese jo, kjo eshte ajo qe ndodh, sepse krimineli dhe psikopati e gjen gjithnje armen/mjetin.

Ne fakt ne fakt nga sa lexova une as police nuk ishin, Ishin thjeshte roje. Policen erdhen me vone...

Po thempi nuk eshte ky. Thelpi eshte se, nese nje individ ka arme apo nje mjet tjeter me vete dhe kercenohet ai ka gjithe te drjten ta perdori per te shpetuar veten. Çka ne kete rast ishte e pamundur, kryesisht per shkak se ekziston nje ligj qe e ndalon mbajtjen e armeve ne kishe. Sikunder ne shume shtete ekzostojne ligje qe i ndalojne armet ne shkolla, gje qe po te lejohej do te mund jo vetem te ndalonte por edhe parandalonte shume nga keta psikopatet qe fusin arme "pa leje" ne vende publike...

Shikon zoti gjembac, psikopatet dhe kriminelet nuk e rruajne shume per ligjin, qofshin ne SHBA ku armet lejohen per vetmbrojtje ne njefare mase, qofte ne France ku armet nuk u lejohen fare civileve as per vetmbrojtje?

Si thu ti zoti gjembac, do kishin shpetuar ata tek Carlie po te kishin patue ndonje shootgun poshte tavolines? Te pakten mendoj une, nuk do kishin vdekur te gjithe...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).