Me ngut dhe hidhërim

Fund me ngut dhe hidhërim.
Dalëngadalë dhe butësisht kaloi koha mes nesh,
dalëngadalë dhe butësisht shkuan netët
kur duart e mia s’e toknin njëra tjetrën me dëshpërim por me dashuri
për trupin tënd që rridhte
në mes tyre.

Teksa hyja brenda teje
dukej sikur asaj lumturie të pamatë
mund t’i gjendeshin skajet me saktësinë
e dhimbjes së mprehtë.Me ngut dhe hidhërim.

Dalëngadalë dhe butësisht kaluan netët.
Tani ka veç hidhërim dhe gërvishtje, bash si rëra –
“Le t’i thërrasim mendjes!” e të këtilla mallkime të tjera.
E ndërsa larg dashurisë arratisemi,
ne shumojmë fjalët,
fjalë dhe vendime kaq të gjata dhe të prera.

Nëse do të mbeteshim bashkë
sot do të ishim heshtje.

 

*   *  *

Udhëzim për dashuri

Udhëzim për dashuri të mbarë: Kurrë mos dashuro
dikë që vjen së largu. Merr për vete dikë që
banon atje afër teje.
Përngjaji një shtëpie të ndjeshme që
merr gurë nga ata të zonës rrotull saj,
gurë që kanë hequr nën të njejtin kallkan
dhe janë përcëlluar nën të njejtin diell.
Merr të vetmen që ka kurorë të artë
përreth bebes së saj zijoshe të syrit, atë
që ka njohuri të pakundërshtueshme
rreth vdekjes tënde. Gjithashtu, mos harro
të dashurosh brenda një rrënoje, si të ishe duke marrë
mjalt nga kufoma e një luani të vrarë prej Samsonit.

Dhe udhëzim për dashuri të dëmshme: Me
dashurinë e braktisur
prej asaj të shkuarës
gatit një grua të re për veten,
mandej, me ç’mbetet prej saj
gatit përsëri një dashuri të re,
dhe vazhdo siç e ke nisur
deri sa mos ketë mbetur më asgjë.

 

Përktheu: Edon Qesari

23 Komente

I lumte dhe Qesarit se i ka qare perkthimet.

Flm spiritus per vjershat dhe per foton! smiley

Çfarë është një shtëpi e ndjeshme?

Po nje zemer e pandjeshme, çfar eshte?

 

Jo zemra e Heretikut, me siguri, se ate e bren meraku per shpirtrat e humbur te atyre qe mund te kishin qene motra dhe vellezer. Nje zemer e pandjeshme nuk eshte as nje mendje e arsyeshme, qe kur lexon dicka pa kuptim e pyet ate qe e ka sjelle: cfare doje te thoje? Po meqe me urdher te peshkut kuriozitet in duhet ta kenaqim vete, del qe shtepia e ndjeshme eshte perkthimi tipikisht gabim i sensible house (shtepi e arsyeshme, me mend ne koke), ndersa dashuria e braktisur, nje tjeter fraze qe nuk i lejon vjershes te rrije drejt (skolioze) eshte perkthim atipikisht gabim i love left over (dashuria qe tepron).

A ishte poet Lasgush Poradeci diskutohet KETU, ne te njejten shtepi te ndjeshme.

Keqkuptimet jane me keq se keqperkthimet.

Ke kuptuar keq çfar thashe, nuk kuptova ku e hidhshe fjalen, e ja futa kot nje fraze te bere boze sa per te thene diçka. Pra nuk e kisha me ironi per ty qe ti je pa zemer meqe je e arsyeshme, edhe per faktin se mendoj krejt te kunderten, se nje zemer e ndjeshme eshte edhe e arsyeshme, pavarsisht se ndonjehere mund te veproje pa arsye, dmth jo sipas arsyes ne fuqi.

Meqe e hudhe llafin tek poetet, e muhabeti eshte perzjere me pasje ose mospasje zemre, kape i çik kte:

Ce qui fait ma supériorité, c'est que je n'ai pas de cœur.

                                                                  Rembo

Jam i sigurte qe e ka thene me verte, jo si shume shprehje dhe vargje qe i ka thene per te shokuar ambjentin borgjezsmiley. Ashtu si e kishte me verte edhe ai poeti tjeter qe thoshte qe poetet duhen me u kap me shkelma nga Republika. Jo per gje, por ju kruhet vete.

 

Eshte tjeter gje paaftesia e lexuesit dhe tjeter gje e shkruesit, meqe me sqaron se komenti yt paska qene nje llaf i kote i hedhur sa per te thene dicka. Perseris se ky vend nuk eshte per te folur per poezi, se eshte ishull ciklopesh. Per muhabet ka kohe qe s'eshte, qe kur anijet sollen arme, lepuj, minj dhe derra.

Anijet te gjitha i sollen, vetem derra nuk sollen, sollen marinare, qe kujdeset Çirçeja t'i ktheje ne derra.

Ti ankohesh me te drejte per shtepine e ktushme te ndjeshme, por jo se je pa pergjegjsi per gjendjen. Nuk para ve re njeri gabimet e veta.

Konkretisht komenti im ishte kot si pergjigje komentit tend qe ishte gjithashtu kot, se eshte e pamundur, edhe me aftesi leximi gjeniu me qene, te kuptohet qe shkruesia juaj ta kish fjalen per gabim perkthimi. U desh kotsia ime qe u perkrye kotsia jote ne plotsi te lexueshme. I kuptoj arsyet psikologjike te komentimit hermetik, edhe mund t'i justifikoj deri ne nje fare mase, por jo se i aprovoj.

Meqe e ke hallin tek totalitarizmi dhe me ke share "totalitar", totalitarizmi mer shume forma. Forma hermetike mund te jete nje, biles nga ato me te hidhtat, qe shtiret si demokratike, e ne fakt eshte vetem per nje grusht elitar te zgjutesh, per ne, dora jone nuk na kupto njeri mer jau! nuk kupto gjo njeri mer jau!

Po per te fol per politike eshte ky vend?

 

Ne totalitarizmin tend eshte gjithmone nje femer qe kthen burrin ne derr. Jo vetem eshte ne gjendje mashkulli te ktheje gruan ne dose, por eshte ne gjendje femra te riprodhoje perendi, e te ktheje cirakun ne profet.

Patjeter qe kam edhe une pergjegjesi. Por jo aq fuqi per metamorfoza.

Komenti im nuk ishte "kot", duke kerkuar ndihme vinte ne dukje nje problem kuptimor. As komenti yt nuk ishte "kot" por me drejtohej mua drejtperdrejt (e ke zakon te keq kete sulmin personal te paprovokuar), madje ishte aq "plot" sa me shtyu ta kerkoja vete kuptimin e vargut, duke u detyruar te ve ne dukje perseri, duke prishur qejfet, se vjershat kane kuptim, i cili duhet respektuar nga lexuesi, te pakten me nje tentative per zberthim. Nuk kishte asgje hermetike ne asgje qe thashe, mos u komplekso kot.

Tropizma, nuk di cfare te them per perkthimin, nese perkthyesi i eshte permbajtur ne germe dhe ne fryme poezise e cila nga hebraishtja ka patur metamorfozen ne anglisht dhe nga anglishtja ka ardhur ne shqip, ne gluhen tone te Perendive. Shtepi e ndjeshme apo shtepi e arsyeshme, ne te dy rastet me duket sikur nuk ben sens.Ndoshta kuptimi me i mire eshte si nje shtepi praktike.

Dashuria qe  teperon  (ne vend te dashuria e braktisur ) pra ajo cfare mbetet si "teprice" nga dashuria e shuar, e humbur tashme, me te cilen nderton "nje grua tjeter" me duket se ben sens ne kontekstin e poezise.Por nuk di sa sens ka ne realitet.Kur nje dashuri konsumohet, prej saj nuk mbetet asgje. Dashuria , e konceptuar keshtu i bie t ejete si nje kek, prej te cilit, ne fund tepron dicka. Ose ndoshta  fjala eshte per kujtimin e  dashurise se humbur e cila kthehet ne eksperience dhe eksperienca  ne nje udherrefyes (apo udhezues) ne kerkimin e nje dashurie tjeter.

Meqe jemi tek perkthimi, po lexoja Poezi te Fernando Pessoa, perkthyer nga M.Zeqo dhe po krahasoja nje nga poezite e tij me perkthimin  e sjelle nga Sol-nocturn ne PPU kohe me pare.E krahasova nga qe u diskutua ketu dhe diferenca nga origjinali eshte jo thejsht ne nuancat kuptimore por me fjale (fushat behen fshat! dhe nje varg i tere i krasitur  ne shqip! Kaq mjafton per ta vene ne dyshim perkthimin.

Nuk ka aq rëndësi saktësia e përkthimit sesa lehtësia e leximit, që bën që çdo gjë, origjinale apo përkthim, të kalojë ashtu si punë ninulle, si këngë festivali. Është çështje vezë dhe pule, sidoqoftë. Unë me kaq po e lë.

Ne totalitarizmin tend eshte gjithmone nje femer qe kthen burrin ne derr. Jo vetem eshte ne gjendje mashkulli te ktheje gruan ne dose, por eshte ne gjendje femra te riprodhoje perendi, e te ktheje cirakun ne profet.

Ky eshte totalitarizmi i Homerit, nuk eshte i imi (totalitarizmin tim, pa e shprehur une sakte, he per he ti dhe te tjere e merr vetem me mend, duke i'u referuar modeleve hermetik ekzistues).

Kurse totalitarizmi i frazes tende te dyte eshte totalitarizmi daun braun kodi da vinçi.

Kto lloj totalitarizmash e kane kthyer (dhe perkthyer) "shtepi e ndjeshme" ne "shtepi publike", e pranej un rezultoj abuzues sulmues "kot". Por nga pikpamja e totalitarizmit tim jam duke luftuar ne mbrojtje, jam mbrojtes "plot".

 

Ti e ke shprehur shumë e shumë herë, edhe pa e shprehur saktë, dhe sapo e përsërite, se po mbron nderin e "shtëpisë tënde". Këtu bigëzohet rruga dhe ia bëjmë njëri-tjetrit me dorë nga larg dhe një zot e di si shëmbëllehet kjo lëvizje.

Un mbroj nderin e "shtepise time" sepse shtepia publike nuk ka nevoje te mbrohet, sepse tani nuk e rrezikon ashkush, i ka te gjitha ne dore. Per me teper me perkufizim (ishalla na ndihmon emigranti si i forte ne kete leme, ne lemen e perkufizimit logjik e kam llafin) shtepi publike do te thote shtepi pa nder, shtepi e ndjeshme. Cfar nderi t'i mbroj nje gjeje qe ekziston pikerisht se s'ka nder? Hermetizmi pjell edhe absurdin.

Me dore mund t'ja bejme nga larg njeri tjetrit, nuk ka asgje te keqe, biles eshte gje e mire qe njerzit pershendeten. Problemi eshte se dora ka edhe gishta, dmth problemi eshte çfar shenje bejme me gisht kur pershendetemi me dore.

 

Ma zbukurove kafen e masdites spiritus,

Dashuria s'ka nevoje per udhezime,martesa e kombinuar po,ne te dyja rastet mund te gabosh ose gezosh! Fotoja me pelqen shume per faktin se me kujtoi nuk e di pse disa shtepi karakterisrike ndoshta tiranase ose shkodrane qe kishin nje arredim te trasheguar dhe te ruajtur me kujdes nga koha e Zogut,me krevate te medha prej hekuri,oborret plot diell e lule..

Dashuria s'ka nevoje per udhezime

pervecse ne poetike !

Si çdo gje tjeter e kesaj bote, dashuria eshte duale, e dyfytyrshme, dhe njera fytyre e saj eshte udhezimi, alias dashuria aterore. Pra pikerisht çfar i mungon kesaj epoke femen, epokes se dashurise se mamase, futja pordhes, thuj çfar te dush, bej çfar te dush, he s'ka gje se te ka mami xhan, he se te ka Kopshti xhan, Helsinki te ka xhan.

Edhe xheni te ka xhan, edhe Xhenis Xhoplin te ka xhan. Stonsat edhe po edhe jo, nganjehere po e nganjehere jo, jane me dy fytyra si dashuria mer jau dhe Hajzenbergu mer jau.

 

smiley edhe tiku na ka xhan smiley

ka si s'ka nevoje per udhezim dashuria...u lodhen pleqte e urte duke perserit 'mos i shiko gunen, por shikoji punen', dalldia nuk pyet qe nuk pyet. pastaj kur plaken (e pesojne) vete, riciklojne dhe udhezimet e paraardhesve.

"Kurrë mos dashuro
dikë që vjen së largu. Merr për vete dikë që
banon atje afër teje."

...se gjuha e nenes eshte e pandashme nga dashuria. e sigurt qe shterron e ashtuquajtura 'dashuria' kur e nis me nje non-nativelanguage-speaker.

Bla,bla,bla,a keni qene te rinj o njerez ndonjejere,se keshtu keshilla di te jap edhe une sa te dush,po qe u dashuroka me urdher se kisha degju!!?!!

Me duket e ke keqkuptuar autorin, xhen.Nuk behet fjale per urdhera, as per direktiva.  Udhezime per dashurine ne kete rast nuk jane , te themi, si Udhezime per perdorimin e lavatrices . Jane reflektime ,perjetime.Autori nisur ndoshta nga eksperiencat personale sugjeron se dashuria me ate qe ke afer, me ate qe ke kontakt te perditshem fizik,  me ate qe ndan pervoja te peraferta, eshte me e qendrueshme se dashuria  "me dike qe vjen prej se largu". Pertej te parit si realitet metafizik, dashuria ka nevoje per pranine fizike Qe vjen se largu une e kuptoj si dike qe jeton larg teje fizikisht por edhe ne kuptimin per dike qe i perket nje kulture tjeter, nje gjuhe tjeter.Edhe populli nuk thote kot "nuse vendi, pike argjendi".Dashuria ndihet me rehat kur flet me te njejten gjuhe.

Nje keshille po kaq e urte eshte edhe kjo:

Gjithashtu, mos harro
të dashurosh brenda një rrënoje, si të ishe duke marrë
mjalt nga kufoma e një luani të vrarë prej Samsonit.

Arti te dashuruarit pra duhet ushtruar edhe kur gjerat vjeterohen,kur rinia iken, kur  trupi kthehet ne nje rrenoje.Por edhe bletet mjaltin e tyre e lene ne trupin e pemeve te vjetra.

 

Asnje s'mori vesh çar thash une,ok o kuptumsmileysmiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).