Mielli, mishi, bulmeti dhe perimet: ja sesi abuzojnë korporatat me ushqimin dhe si na shkatërrojne shendetin

Ne jemi ajo çka hame. Por çfarë dreqin po hame?!

Kambana qe bien.

Njerëzit punojne, mundohen dhe luftojne çdo ditë, kryesisht për një qellim kryesor. E ky qellim është rritja e mirëqenies së tyre. Krahasuar me 20 e kusur vite më parë mund të themi që mirëqenia jonë është rritur sipas treguesve që përdorin ekspertët e fushës përkatëse! Por, ka një tregues që ndoshta është më thelbësori dhe që në vend të përmirësohej është djallosur më keq! Ushqimi dhe ushqyerja janë përkeqësuar cdo ditë e më shumë. E di, qe do kem kundershtime për këtë pohim, por do mundohem të argumentoj pse situata është e tillë dhe shkaqet që e kanë cuar situatën deri në këtë pikë alarmante! Në aspektin sasior kemi një përmirësim të sasisë së frutave, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore, por në aspektin cilesor janë bërë hapa pas.

Dua ta filloj nga produktet bazë :

Mielli që përdoret për prodhimin e bukës është jashtë cdo lloj standardi. Me orgjinë nga Serbia, Rusia dhe vendet e tjera lindore, me mungesë të vlerave ushqimore dhe shpesh herë i destinuar për ushqyerjen e kafshëve është produkti nga furnizohen furrat e bukës në gjithë Shqipërinë. Askush nga ekspertët nuk tregon për agjentët kimik zbardhues që përdoren për miellin  si shtese që i hidhet pë ta zbardhur atë dhe për të oksiduar sipërfaqet e grimcave të grurit  për të ndihmuar zhvillimin e glutenit.. Dhe pasi futet në magazinat e furrave të bukave fillon një masakër tjetër që për të prodhuar bukë të zezë sipas nevojave të konsumatorit në vend që të përdoren hime ( krunde) hidhet ngjyrues kimik i zi (me i lirë dhe më i efektshëm)

Mishi . Një produkt i  pëlqyer jashtëzakonisht nga shqiptarët, por që pas të cilit ruhen sekrete të zeza që rrezikojnë seriozisht shendetin tonë. Nga t'iaa filloj ? Nga pulat e ngrira që vijnë nga Hungaria apo vendet e tjera lindore, të destinuara për skartim por që e gjejnë rrugën  dhe mbërrijnë në tavolinat e konsumatorit shqiptar. Nga sallamrat, qoftet, salciçet, kremvicet që përmbajnë brënda tyre mish me orgjinë që askush nuk e di saktësisht, me ngjyrues ( nitrite kryesisht) që i japin ngjyrën e kuqe e që mashtron syrin tonë për gjoja freskinë e tyre. Nga mishi  i shitur nëpër dyqane mishi,  i cili është i dëndur me antibiotikë dhe hormone, kryesisht steroidë për stimulimin e rritjes muskulare të tyre ( shtimin në peshë). Të gjithë e kemi venë re që ska as shije e as aromën e mishit të fresket që rritej dikur në lëndinat e Shqipërisë.
Bulmeti (Qumeshti,Djathi, kosi dhe nenproduktet e tjera) , sektor me abuzime kolosale. Spekulatorët duken se kanë zenë vend dhe dominojnë tërësisht tregun.

Qumeshti i ardhur nga jashtë duket më i pastër, me amballazhe më cilësore e me reklama akoma me të bukura por nësë dikush futet në “Google” dhe kërkon për vendin e orgjinës së tij, ju siguroj së në më të shumtën e rasteve do të gjeni artikuj gazetash që flasin për groposje lendësh kimike ( kryesisht dioksina , Italy), do të gjeni fabrika të industrisë së rëndë në Kroaci dhe Sërbi afër fermave dhe fabrikave të prodhimit të qumështit, Kosova është e ndotur me metale të rënda dhe mbetje nga lufta e saj, element që patjetër kalojnë në qumësht.

Qumeshti i prodhuar në vend ka probleme për shkak të natyrës së lartë bakteriale. Nuk jemi Zvicër që të kemi ferma të mëdha me teknologji mjelie( ku qumeshti nuk ka kontakt me ajrin fare dhe kalon nga sisa e lopës ne tubacione dhe tankera ftohës e pastaj në fabrikë) , ,kryesisht fermerët kanë 1 apo 2 lopë dhe është i pashmnagshme kontakti me ajrin në një formë apo në një tjetër.

Djathi. Produkt ku Shqipëria ka një traditë të hershme por që është bastarduar së fundmi nga imitimi i djathit, i njohur si djathi me niseshte. Imitim i djathit  që është përhapur në mënyrë masive dhe që si duket u pëlqen konsumatorëve pasi vazhdojnë ta zgjedhin ( Provohet duke pikuar pak jod (lengshem), nqs përthithet nga djathi është imitim, si dhe dallohet në gojë ndjesia e kokrrizave të niseshtesë, kripshmeria e ulet e imitimit krahasuar me djathin natyral). ( per  1 kg djath të bardhë nevojiten rreth 11 litra qumësht, cka nuk justifikon cmimet e ulëta të djathit 350 lekë)

Kosi. Nje produkt tepër ushqyes, por që ka përfunduar larg kosit natyral. Kosi është një produkt fermentimi, nga bakteret dhe qe kosi natyral në kushte standarte 4 oC  nuk ka jetëgjatësi më të madhe se 6 ditë. I hidhen konservues nga kompanitë e mëdha për të rritur jetëgjatësinë e tij , dhe most të prishet as kur e lë në diell. Përvec kësaj kosit i shtohet xhelatinë dhe  qumësht pluhur në mënyrë që të bëhet më i trashë dhe po ta kthesh tasin e kosit nuk bie, aq i trashë ( viskoz) është. Ka studime që xhelatina është e dëmshme për njeriun dhe për mendimin tim është krim të ushqesh femijet e vegjël me kos në përbërje të cilit ka xhelatinë.

Salca e kosit. Ka një process teknollogjik I cili arrin të prodhojë imitim të salcës së kosit, madje të mos përdoren fare nënproduktet e qumështit por lëndët kimike vetëm ( përdoret niseshte dhe shtesa te tjera, xhelatine, pektinë etj ) . E keni vrarë mëndjen ndonjëherë se pse salca e kosit që blini është më e përafërt me gëlqeren, tepër viskoze dhe nevojitet ti shtosh ujë për ta bërë paksa të lëngshme. Salca e kosit natyrale, ka aciditet më të lartë dhe i rritet aciditeti derisa thartohet brënda disa ditëve.

Në një kohë që korporatat e mëdhaja kanë mbytur tregun me produkte të tilla, imitime , ku konsumatorët janë të mbytur nga reklamat shumëngjyrëshe dhe ku prodhuesit e vegjël përballen me mbijetesën është e nevojshme që konsumatorët të bëjnë zgjedhjen e shëndetshme përkundrejt asaj me amballazh të bukur e me produkt pa vlera e të imituar.

Perimet dhe frutat . Sektor që ka përballet  me trajtim kimik cdo ditë. Situata është e “ qelbur” gjithandej në rajon  ( Kosove, Maqedoni, Mal I Zi, Greqi dhe Serbi ) dhe më gjërë.

Mijera ton kimikate sperkaten për të vrarë demtuesit,insektet, semundjet e ndryshme, barërat e këqija etj.  Por dhe stimulues te ndryshëm për të pjekur apo rritur madhësinë e perimeve. Ka një drejtim të gishtit drejt fshatareve( fermereve ) se janë ata përgjegjësit kryesorë për ktë situatë me hormonet apo kimikatet. Në mendimit tim, fshatarët janë pjesërisht viktima të sistemit të ndërtuar. Së pari përdorin farëra të importuara ( ska më farëra autoktone që përdoreshin dikur, as domatja zëmër kau nuk është ajo e para, është e futur nga jashtë). E nësë do të futeshim në analizë të faktorëve ekonomik, do shikonim që fermeri është bujkerobi i sistemit modern. I detyruar të blejë farëra importi ( një pjesë OMGJ) , i detyruar të bleje plehëra kimike, pesticide etj nga sharlatanët modernë të bujqësisë (agronomët që shesin plehra kimike dhe pesticide) te cilët duke shfrytëzuar mungesën e njohurive shkencore të fshatarëve abuzojnë dhe u këshillojnë e u shesin me dhjetra kimikate  që pjesën më të madhe të kohës janë të panevojshme. Si mund te edukohet fermeri që të mos përdorë kimikate kur gjendet nën trysninë e  këtyre agronomëve dhe kur profesorët shqiptarë të Fakultetit të Agronomisë janë drejtorët dhe pronarët kryesorë të kompanive që importojnë plehera, pesticide dhe stimulues pjekjeje. Dhe nëse ti si fermer refuzon të përdorësh stimulues pjekjeje je i destinuar të falimentosh, pasi të gjithë të tjerët i kanë përdorur këto dhe dalin më herët në treg dhe fitimet e tua nuk mbulojnë dot as kostot. E ku askujt nuk i intereson ( tregtarëve ) nqs produkti yt është bio. Dhe ku stimuluesit gjenden lehtësisht pasi doganat janë shpartalluar dhe gjen poshtë banakut të farmacive bujqësore cfarëdolloj produkti.

Ceshtja eshtë që gjendja është alarmante, sistemi i korrupruar i vlerave ka krijuar një sistem të korruptuar ushqimor, I cili do prodhojë një system akoma më të korruptuar shëndetësor, me popullsi të sëmurë dhe me një shtet që nuk është asgjë vecse një grupim pusht-etaresh të tredhur e të paaftë për të vepruar nga korruptimi apo nga mefshtesia e tyre e përzier me injorancë provinciale.

238 Komente

Rroft peshku

Nese e ke per PPU qe jep info per kete problem ok. Po nese e ke per peshkun prej verteti, ai ka nje sere problemesh gjithashtu sepse rezervatet e peshkut denden me kimikate dhe kjo ndot jo vetem rezervatet po edhe zonat perreth. Ndaj edhe ai qe shitet si peshk i eger s'eshte plotesisht i sigurte. Pa fol pastaj per ndotjen e ujerave nga derdhjet e ndryshme.

Nje pjese e mire e ketyre problemeve nuk jane vetem shqiptare. Keta shoket tane ne Amerike hane plastike ne fakt (po me vetedije te plote te autoriteteve). Po ne ngaqe kemi qene mesu me gjona me shije e ndjejme shume diferencen. Nga ana tjeter ketu mungojne kontrollet dhe abuzimi eshte i organizuar nga ata qe te paret duhet ta denonconin.

Po qe mos t'i shofim vetem zi gjonat, kane filu edhe ketu qe t'i therrasin mendjes njerzit. Nuk shkojne me te blejne fruta e perime per t'i vene ne bufe per zbukurim. Edhe fshataret pas nje abuzimi te gjate e kuptuan qe po i ngelnin produktet pa shit e tani e kane ul dozen e perdorimit te kimikateve. Per t'u rikthy te produkte bio do duhen shume vjet se toka do kohe te "harroje" plehrat qe ti i hedh, po te pakten do jene me afer natyrales.

rreth nji dekad duhet per te ik "ato me kryesoret" nga toka. plus qe do kujdes per te ballancu lenden organike, dmth pun perdit, me tre puntor per dynym mesatarisht qe thoshte Grava nje dite. Bohet, jo se nuk bohet, por do shtet te fuqishem, shum proteksionist per bujkun e vet, edhe te orientum mire, qe ne jo e jo, por as te tjere me te mire se ne nuk e kane.

kulmi i jetes thon qe eshte me u marr me bujqsi biologjike Lizandro. thon. dikono...

dmth pun perdit, me tre puntor per dynym mesatarisht 

me tre punetor per dynym qe eshte eficience e bujqesise te kohes se neolitit te hershem plotesohet edhe objektivi i rilindjes per krijimin e 300 mije vendeve pune.smiley

Ja ketu, ne kuptimin e rrezikut te hormoneve dhe ne pamundesine per te gjetur ushqim jo plastik ne treg qendron dobesia e Amerikes. Ndaj miqesia me fshatarin shqiptar qe e ka kuptuar allredi rrezikshmerine e hormonit do te jete gjithmone nje ass-et per hollivudianin e thjeshte te Kalifornise ose njujorkezin e paditur qe jeton poshte ures ne Bruklin dhe qe akoma nuk ka nok gjo.

 

 

produkte bio NUK KA per te gjithe. shume e trishtushme, por kshu esht. edhe ktu ndodh diferencimi klasor. edhe s'ke c'i bo hic. and make no mistake: me t'u ndergjegjsu robt tamom per kte punen bio, do filloje edhe aty mashtrimi e korrupsioni, do shofesh mekdonald bio, burgerking 100% natural... le qe ka fillu qe tani, ka njeqind vula e shenime per produktet, jo gjys bio, jo pa hormone por ne furrik, ose jasht furriku por me hormone, e ke parasysh vet. pra qe t'i bim shkurt, planeti esht i mbipopullum dhe shtresat e poshtme po shtohen me shpejt... si me qen kontigjente te LSI-se, qe ne fakt nuk jon smiley

 

Mashtrimi me "vula" Bio eshte bo biznes prej kohesh edhe ketu jo me andej. Sigurisht si popull "pasionant" qe jemi, cdo forme mashtrimi qe importojme e cojme ne ekstrem. Pra nese bota rre pak dhe qu bio produkte qe nuk i plotesojne te gjitha kushtet, ne i qujme bio edhe nese nuk plotesojne asnje kusht.

Hajd mo ishallah nuk po na rrejne kur na shesin produktet per kalamojt se ne qe kena honger ushqim studentesh neper bote e kena honger qafen e pates. 

Me cove ne men nje ide. Po ankoheshin robt qe nuk kishte asgjo shqiptare ne EXPO te Milanos. Une them ta mushim me postera te Likes dhe te shfaqet spoti i LSI-se per mos-shitjen e votes. LSI-ne, le te plasi greku e serbi, e kemi produkt puro shqiptar.

Dikur

Njoni, shurdh shko me vizitu Filonin n'spital. Ora vizitave kish kalu dhe ezmeri per qamet se hapte deren po mos me i dhon tridhetlekshin.

O Filon ja bo shurdhi gjithatoher gjersa del Filoni  n'penxhere t'katit pest.

Si je? 

Mir, mir ja bo Filoni

Me oreks si je? A te haet?

Me haet o me haet por car te ha. Mut te ha?

Ha o ha se te ben mir  e mylli shurdhi i sigurt qi e boni qoken.

Ps: mezi shtyjme treqinepesdhet dit qi ta hame ne atdhe

Sa e tmerrshme te lexosh kete artikull,jo per artikullin ne vetvet, por per informacionet qe mbart. Nuk ka rruge tjeter pervecse kontrollit te shtetit dhe edukimit te fshatareve se sja kan iden fare se cfare rreziku perbejn kimikatet qe ata perdorin. Por edhe informacioni publik ka rolin e vet. Shume njerez flen akoma gjume se din se cfare ndodh me ushqimin e tyre. Mungon informacioni mungon dhe deshira e njerezve per tu informuar per ate cfare han. Ky ne fund te fundit eshte nje problem global. Dhe te njejtat probleme qe jan atje ndodhin ne cdo vend te botes por te pakten  ktej( flas per ku jetoj) ka rregulla qe sado pak egzistojn dhe e mbrojn consumatorin. Ktu nese dua nje produkt bio e kam mundesine ta ble dhe ka dikush qe kontrollon qe ajo te jet vertet bio apo jo. Pastaj eshte normale ti smund te pretendosh te gjesh mish te mire ne supermercato apo te gjesh vaj ulliri me 3 euro.Kuptohet qarte qe cilesia e ka nje kosto. po sa per mishin jam vegjetariane e nje anshme dhe them me mire te mos e ham ( ne cdo vend te botes ku jetojm) sepse dihet qe mishi i kuq nuk ben mire per shendetin kshuqe shpetojm ambientin dhe shendetin tone.

( ne fund te fundit do kthehemi qe te gjithe agrikultor dhe do te jet shpetimi jone smiley)

 

Tani, ne fakt shkrimi  ka ca mbidoze terrorrizmi, kur flet per mijra ton kimikate, nuk na rrefen se sa mijra ton konsumohen nga insektet te cilat ne nuk i konsumojme

"Në një kohë që korporatat e mëdhaja kanë mbytur tregun me produkte të tilla, imitime , ku konsumatorët j.."

Ma ke korporata diçi smiley Vdeksha mos qofsha per ato korporata te mdhoja mor amon smiley

 

Kur ankohen dhe ne Shqiperi cfare duhet te themi ne kendej nga Evropa ku domatja dhe frutat e tjera kane shije te njejte sikur te hash patate!

Njerezit ne Shqiperi hane shume here me mire dhe cilesi se jashte por ankohen me shume se kudo tjeter. Nese dikush me vertet do te jete fanatik me cilesine e ushqimit vetem 5 -10min eshte fshati me i afert ne cdo qytet ku mund ti blesh me cilesi dhe bio. Te pretendosh ushqime cilesore ne supermarket apo ne dyqanin e lagjes eshte naivitet.

 

 

 

nj'ashtu. harasho, do kishte thon majakovskij. mire qe fillum me fol, dmth qe po e kalojm fazen foshnjarake te djathte me niseshte ne kapitalizme, ku na mahnisnin ato damotet dhe mollet te gjitha nji madhsi, te mulume me dyll si me qen parket (nga ai i miri) dhe me nga nji pull mbas bythe, per ta skanu kollaj kur bo cekout me bip... welcome valued customer... biiiip, molle gala, 2.65 lbs, 2.47$.... biiip, domote vineripe (<--my ass), 1.47 lbs, 1.27$.... biiip... 

na ra goja: Bujqesia more shoke, bujqesia çeshtje e te gjithe popullit!! po kush degjon thuaj...

Si tha ai prodhuesi shqiptar i sallamrave kur e pyeti njoni per kostot: "ore mua me vrasin pak erezat", tha.

Edhe ketu ne ket vend ku jetoj une ka plot kompani qe ndryshojne datat e skadences, apo tiketat e rrobave etj etj...Kudo njesoj! 

Normale por besoj qe aty nuk jane te lidhura me qeverite dhe nuk i arrestojne vetem kur shpallen armiq te partise.

Më mirë të na mashtrojnë për çmimet, se sa për cilësinë

 Ushqimin e bejne te shijshem 2 gjera: 1) cilesia e tokes dhe klima dhe 2) freskia ose sa shpejt e konsumon pasi eshte keputur. Ne Shqiperi akoma i keni keto avantazhe pamvaresisht se katunaret po mbysin produktet me lloj lloj hormonesh. Kenaquni edhe ca kohe sepse qe tani ka filluar te marre hov eksportimi i produkteve buqesore ne Gjermani etj.

P.S.

Te gjitha vendet e mesdheut qe kam vizituar qe nga Spanja deri ne Israel i kane produktet shume te shijshme. I ka bekuar zoti me klimen.

...ja sa te perpiloj grava ate planin 5 vjeçar me emrin ne kod: Varda Sallatori e do ta shikoni si do permbytet ne fillim evropa lindore pastaj ajo perendimore!!

Ngaqe domatet ketu jane ku therret qameti, dhe ngaqe kilja e domateve pothuajse por jo tamam te hajrit fillon te 10 dollarshi dhe meqe shkaba s'eshte verdalle: 

Voi lo sapete di cosa sanno i pomodori? Cioè di cosa sanno veramente i pomodori, intendo. I pomodori che ho mangiato in Albania avevano il gusto della verdura cresciuta nella terra tiepida e bagnata dai raggi del sole, non quello della verdura coltivata e fatta maturare nella cella frigorifera di qualche supermercato che sempre più spesso ci viene propinata qui da noi. Ovunque per le strade di Tirana sono presenti banchetti che espongono la frutta e la verdura dall’aria sana e dall’aspetto gustoso, frutta e verdura che hanno il gusto della frutta e della verdura.

smileyda noi!! ...qe per cilesine e ushqimit ...te hame llapen e syrit...imagjino ca behet me vende te tjera te europes apo usa qe se kane fare idene e produktit.., futja.., italian sounding..mozarella, parmigiano kinez mu si ai italian!!

Produktet Italiane ktej nga ne Jane identike si ato qe ha ti. Nuk lejojne italianet tja pushtoj tregun Amerikan apo ate Japonez Kompanite fiktive. Amerika eshte mbushur me imprenditore Italiane dhe Shqiptare qe konkurojne per treg me importe Italiane. Pakenaqesia e vetme qe kane jane taksat por dollari u shijon qe cke me te. Ti e ke nxjerre ndonjehere Ballin jashte Taljes se SEKRETI eshte kontrolli shteteror a federal mbi Produktet si edhe standartet e imponuara. Fatkeqesia e USA eshte qe ka standarte me liberale se ato te vendeve te tjera Europiane kurse tragjedia jote ne Italy eshte qe shteti jot nuk eshte ne gjendje te kontrolloje imprenditori Italiani ne fallsifikimet qe bejne.

Produktet Italiane ktej nga ne Jane identike si ato qe ha ti. Nuk lejojne italianet tja pushtoj tregun Amerikan apo ate Japonez Kompanite fiktive. 

Te tyret i kane, por psh, mbi vajin e ullirit te importuar nga Italia: 

You, as most of us, probably lost your innocence long ago regarding the virginity of Italian olive oil. Between counterfeiting, organized crime’s control of production, widespread technological fraud, dodgy distribution — it’s all been made increasingly public as new scandals surface year after year.

Fallsifikimi fillon ne Italy dhe ministria e bujqesise Italiane e mbyll nje sy jo se produktet jane per jashte por se sjane ne gjendje te kontollojne tregun si cbejne Gjermanet pershembull. Tani qe vjen Vera, do shjikosh se si Guardia di Financia, do bllokoje autobotet me VERe qe vershojne nga Jugu ne Veri te Italise kur prodhuesve te Veriut u kane dale ca kontrata mangut. Kontrabande e paster dhe u rrofte DOCG ne etikete. Por Te njejten mozzarella di bufala qe ha ne Napoli e ha ketu vec me 3 dite vonese, nje dite fluturim, nje dite zhdoganim e nje dite dalje ne treg. Proshiutot dhe Parmigianet jane identike por jo te gjithe kan lek ta blejne Granen 36 dollare kilen. Para nje jave pashe Hamon Qingji jo Derri prej Spanje, 87 USD kiloja qe u slic-te per Panini. Produkti i njejte eshte pavaresisht se nuk eshte imun nga fallsifikimi. Eshte edhe ceshtje financiare, ne Shqiperi shume pak ofrohet Parmigiani se ka kosto te larte. 

Ato qe ha une, ti s'i ha dot, tironco. Kjo thjesht per qartesime. Vajin e ullirit psh, qe ti atje e pi si vaj italian, vjen nga greqia apo Tunisia. Puna eshte se une duke qene ketu, e di kush e ben marifetin e kush jo. Ti s'ke si t'a dish, se ti lexon etiketen imported apo made!!

me pak fjale e njejta marke, e njejta etikete, i njejti prodhues i nderuar, ti pi ate tunizinin, une ate tjetrin!

Thuja ndonje tjetri se ti i ke me te degjume. Cdo Emigrant prej Italie si ty flet, bile sjell edhe Pasta me vete, por kur i bo nje tur, qetesohet. Frutat e zarzavatet i keni shume te mira se Ne, por jo aq te mira sa ne Spanje. Pse, gjeje se ti jeto aty.

Produktet e tjera jane identike dhe po ma futen mua ne tavoline e ke honger ene ti para ca javesh. Flasim per produkte pazari dhe mos me shit men se shko dhe e ble vajin tek katunari.

Tirana eshte e pushtuar nga produkte importi e fatkeqesisht kam pare te njejta firma si ketu tek ne. Kur vjen Vera Tirana ka produkte vendi e gjerat ndryshojne por ne dimer e pranvere kam pare te njejta kompani importuese Izraelite apo Latin-amerikane. Po ne Vere edhe ne kemi pazar fshatar me fruta zarzavate organike per 3-4 muaj. Periudhat e tjera kush ble organike e ble per aresye shendetesore e jo per shije, se shija po njesoj eshte.

Tironco, vari trapin.. Te rrime te qime trute me tipa si puna jote, eshte kohe e humbur.

Ti ke ngrene ndonjehere jashte Italie apo qe kur zbrite nga Barka ke ngelur aty tek ajo lagjia? Te kane braktisur Italiont aty se vete kan pushtu boten per ate pune me produktet e tyre se jane shume punetor e te biznesit. Sme beson mua pyet ndonje Italian qe ka jetu ne USA e do ti spjegoje gjonat me mire se une, cfare nuk eshte si tek ju e cfare eshte njesoj.

Ore.., zotni, i modifikuar gjenetikisht ... Do na flasesh per temen ti apo do na cash trapin akoma me ti, ti, ti?

belà e madhe!!

se psikopatizma te tilla nuk i durojme dot, ma acarojne nervat...autobotet me vere, thote, do vershojne nga jugu? Po di ti ku do shkojne ato autobote, o hu gardhi..tjeter vërë eshte ne jug e tjeter ne veri...se Vëra qe thua ti, Ka forma dhe aroma te ndryshme!

Mozzarella, thote, na vjen nga Napoli...po nga cila zone e Napolit, o figure? nga ajo toksikja ku zbraz bidonat camorra, apo nga ajo e pastra?

...e ik tani

Ore Zotni i padale dhe harbut provincial, cte te them per temen kur e vetmja gje qe thua eshte ca ha une se ha ti. Po cme intereson mua se cfare ha ti personalisht.... me kishe vjet 1 muaj ne Italy per cfare me shet pordhe? Shumicen e Shqiptareve e ke ne itali cdo 2-3 muaj.  Frutat e zarzavatet kishin me shume shije dhe mbanin arome me te mire...Por kur haja per 10 euro dreken asgje mbreselenese nuk kishte ushqimi.....per shqiperine te thashe qe produkte importi. Dioksine ke ne qumesht ne itali ne sasi te tolerueshme dhe te patolerueshme tek mozzarella. Per temen keshe gje?

O tironco se na lodhe, seriozisht e kam. Po te ndjekesh me siper, ti e une, e fillon ti me duket...Ajo qe po flas per temen eshte se nuk mjafton brandi apo origjina ne etikete, per te garantuar cilesine. Italianet kete kane shume kohe qe e kane kuptuar. Nen etiketen made in italy apo docg, e cila sot pas kaq dhjetera vitesh me pune te ndershme eshte goxha e konsoliduar, nje pjese e madhe kalojne tranzit...etiketen siper e hec babe, tregu ka kerkesa.

kjo puna e brandit, shqiperise i mungon psh. 

Keto genc-vercet e Obames me Rusine, psh Italise po i prishin shume pune. 2.5 miliarde euro Ka humbur Italia vetem ne 2014 pas embargos me rusine. Halli madh, thone ( se une me te degjuar, vari leshtë), nuk eshte cfare kane humbur, por eshte problemi se rusia po permbytet me mozarella kineze e parmigiano australian dhe sa te mbaroj embargua, ruseve ju eshte modifikuar dhe shija dhe ju duket malli kinez me i mire nga ai italian.

Shume dakort per cdo gje qe thua, e kam thone edhe vete qe ajo docg e ruajti produktin italion nga fallsifikatoret por nuk e beri te padepertueshem, dhe ta kam dhene shembullin e vershimit te veres jugore ne Tuscani ne ndonje rast.

Por kur han nje antipaste tek ty dhe tek une, te ben pershtypje qe arugola eshte me gjethe me te vogel atje dhe me pikante, kurse bresaola e Grana jane identike. Sa here haja tek cinezi dreke tek ju, plot italion ishte por ushqimi hec mo.

Kur pyes Italiont ketu kane shume melankoli per ushqimin Italian por nuk gjejne ndonje ndryshim ne produktet Italione ne pergjithesi. Mozzarellen nuk e hame aq te fresket sa ti sepse e ha rruga po cilesia fillestare eshte e njejte dhe jo se ta them une por ta garanton edhe qiellza e ndonje mikeshe time italione. Tartufi sigurisht sillet dorazi por shume produkte jane njesoj.

Problemi jon ketu eshte Shteti Amerikon qe e leshon doren ne tolerancen e rrezikshmerise fale presioneve te grupeve te interesit. Se kontrollin e kan keta, por kane ulur  steken shume poshte ndryshe nga ju qe te pakten ne leter qeveria ka rregulla me te forta dhe ju mbron me shume shendetin. Ne Shqiperi ka vende qe shitet ne rruge mall importi i blere me shumice keshtu qe per mua problem atje jane edhe bakteriet e ndotja qe vende e tjera nuk e kane.

...tironco...tuscania tuscani eshte tjeter lloj, po s'ke faj se me 1 muaj s'e zhbiron dot. Po do t'a njohesh nga afer, meqe jemi dhe te vaji, eshte njeri, njefare Sting, Sting...cantante. Ka lene muziken e i eshte futur vajit te ullirit ne chiantishire.  Duhet ti paguash ti ( dhe Jo ai ty) 200 euro/dita per ti mbledhur ullinjte ne sezon.

hec se merr eksperience, behesh maestro ulliri!

Ballcekano, sapo pash tani.....qe kishe ndryshe komentin me vone me ca shtesa si skuth.... e mi ngrite nervat.

Psikopatizmin e keni peshqesh atje ku jeto....Mozzarella them  une  vjen nga Napoli...ore...mozzarella prodhohet nga napoli e deri me siper ne tregendeshin napoli, lazio, rome....ne Napoli ....Napoli perdoret edhe fior di latte...mozzarella di bufala e mozzarella fresca. Boji analizat asaj Mozzarella qe ha vet e shif nivelin e dioksines.

Ti qe me qu hu gardhi e bo sommeliere ne tuscani e merr vesh nga kto gjona ti vetem Sommeliere nuk je......DOCG o njeri i rreme garanton qe zonat ku prodhohet vera ....rrushi eshte autentic....SanGiovese eshte rrush autentic i Tuscany e nuk mund te sjellesh Nero D'Avola apo NegroAmaro nga Jugu e ta shtosh me 10 % ketu aty te  prodhosh Chianti Classico....kur ne Tuscany ke pasur mot te keq per rrushin e kontratat jan firmos.

Me bere oferte te punoj me mbledh ullinj ne Tuscany per 200 euro dita? O Zotni, une kam pasur marredheni me nja 20-25 Imprenditore Italiane te Toskanes e Piemontes, nga me te famshit, Pleq 87 vjecar, bijte e tyre, mbesat....kan respekt per tregun Amerikon e kan bere para sidomos keto 10-15 vjetet e tyre. Psikopateve qi puna teme, ata bosat e ty te Toskanes e Piemontes na bojne fresk ....me pinjollte... se ka dollar ketu ....plus popullsia ha shume perjashta ndryshe nga ju Mamonet ne Italy.

Ne fund   fare si konkluzion...kta bosat e tu te Toskanet e Piemontes hane ate mut qe na sjellin ne edhe e cojne ne qiell....jan te impresionu nga USA....cer te them...

Tironco, une nuk e di ca moshe ke ti, po ve re qe ne c'do debat kur fillon merr tatepjeten, permend keta pleqte nga 80 e tutje. Dy jane gjerat: ose ke mentalitet akoma infantil dhe ne menyre te papergjegjshme gjen mbeshtetje tek ndonje figure gjyshi apo babai, dmth mamono, ose ajo tjetra qe me ve ne merak: ndonje plak i lagjes çoç te ka bërë kur ke qene femije. Me nje fjale pune seksi, gishtin ne bythe marrdhenie ke pasur, po pse e vuan dhe ne jetën e perditshme xhanem?

iku ai muhabet, koha ecen para, mos e vri mendjen.

E gjeta qe nuk je Sommeliere apo Jo? Me qe te kapa on line me jep perqindjet e Chiantit sot dhe para 5 vjetesh.

Ti gjete lesh xhanem, po ik bej ndonje check up, kontrollohu, leri percentualet.

se po te duash te japim Jo vetem percentualet, po dhe kufijte ku fillon e ku mbaron Chianti docg...se jane shume te percaktuara, tironco, fillojne qe nga rruga e mushkës, kalojne tek nje perrua, i bjen perqark nje gardhi rrethuar me hunj gardhi e kthehen prape aty ku nisen.

Te ka braktisur Italianet derezi e te kan bindur qe jeton me mire se kushdo ne bote dhe Amerikonve ja fut tu u nderru etiketat.....nuk po te ofendoj por po te sugjeroj ....leviz sa tekesh mundesi....ske mundesi gjona qe ndodhin ...prape shok se ene une nuk dal nga USA 4-5 here sa duhet per shendet. Nejse me behet qejfi qe sje sommelier se ska lek. 

Me qe me qujte hu gardhi .... Ajo qe kam pa una kta bosat e tu te Toskanes e Piemontes, se Napolitant skam pas te bej, jan shume te respektum e me klas, here pas here me tregojne se Tek ullinj te e rrushi punesojne sllav e Shqiptar Maqedonise ...ka ndonje prej tyre qe ka kthy fush futbolli Amerikon ne fushe vere, ka para ketu dhe kalamojte e niperit i sjellin ketu me bo pare. Ty ta kan mbush mendjen qe ne Italy jeton si mbret.... Me fal kur puno Sommelier cer Bo ... Bredh me canta me shishe vere te hapme me bo tasting ne per pika se shume Cuna nga Toskania e bojne... Respekte per punen.

Me bere oferte te punoj me mbledh ullinj ne Tuscany per 200 euro dita.

kur te them une qe je gamor kush t'vuni, s'te mbushet mendja. Lexoje me vemendje c'te kam thene dhe konfrontoje me kete qe thua ti. 

 

...do hap dhe nje debat nga Java tip " kush Ka me shume aeroplambajtese, amerika apo italia", se me ty e shtyn mire nja 1jave gallate.

Ballcekani cilesia ne Itali ka rene shume. Me kujtohet ne vitet 90 mund te futeshe ne cdo restorant dhe haje mire (dhe lire per ate pune). Sot pa 2-3 rekomandime miqsh vendas veshtire gjen gje te hajrit.

Eshte rritur popullsia e botes, ushqimi vertet i mire eshte lluks per ata me ne gjendje.

Dhe ben vaki, fjala. Plus qe ne '90, ne te sapo dale..,cfare njihnim, imam bajalldi!

E di çdo emigront taljon qy pasta duhet more me vete per vete faktin se tjeter pasta prodhohet per eksportin smiley (ta thomi se punoj ne sektor) Enti per controllin e ushqimeve ne Itali eshte nga me seriozet ne rang boteror por tjeter problem eshte qe vaji tunisin qe kalon nepermjet spanjes ose portugalise dhe merr vulen e CE. Ai gjithashtu mund te bllokohet nga Italia por eshte gati e pamundur ti bllokosh sepse Europi o bo han me 100 porta (e thonte nje kolonel i finances tek emisioni Report) dhe mund te futen nga porti Roterdomit ose Hamburgut dhe te arrijne deri ne Itali, sikunder brenda vendeve nuk ka kontrolle neper dogana.

Kom qene ne Japoni por jo ne Ameriqe (dhe ktu mund te kete shume ndryshim per sa i perket ushqimit) dhe me t'thone te verteten per sa i perket veres nuk pashe ndonje gje interesate neper raftet e supermarketeve (se  restoranteve te luksit i lujta fene smiley). Vera 'Corvo' (qe eshte nje nder me te njohurat e te shiturat jashte Italise se prodhon gati 10 milion shishe) qe ajo me e spikatura perveç ndonje Barolo apo Amarone te ndonje kantine tip 'TerreDaVino'. Ndryshimi o qe ktu ne nje rreze prej 100 km ke mbi 100 kantina ku vetem 4-5 jane neper supermarkete, te tjerat i gjen o duke i shku tek kantina ose i shesin direkt tek shoqerite civile me fuqi blerese dhe te kulturuara, tip Zvicre. Mbeta i mahnitur ne nje supermarket ne Zyrih nga shumellojshmeria e verave (italiane, franceze, argjentinase, amerikane, izraelite, australiane) çmimeve dhe kualitetit. Une qe u hapja b.. me shokun tim qe kisha sjelle tartuf te zi dhe qe ata (Zvicerianet) nuk merrnin vesh! ma pret ky shoku: kto i njofin me mire edhe se une qe jam taljon tha, se vijne ene i blejne sa frengu pulen direkt katnarit (i thençin) Italion, nuk i intereson sa kushto vetem cilesi kerkojne.

Te them qe ka ndryshim se une ndonjehere e marr bresaola te konfeksionuar te para 4-5 diteve dhe me kushton 16 euro kg ne vend qe ta marr te fresket fare nga banaku ku me kushton 30 euro kg. Pastaj eshte ajo puna e produktit lokal qe eshte shume e veshtire per te arrit deri ne Ameriqe dhe po arriti do e blene bobat e jo poplli argat neper supermarkete. Grana kushtoka içik si shume andej or daje, 36 dallar kg!!! 9 ose 10 euro kg e mor une knejta ku me ca cundrra buke gruri te forte, voj dhe damote kokerr vogel jeton 100 vjeç smiley

 

...e po sqaroja mire njerezve te lebetitur keto gjera, se s'kemi me nerva, do ja fusim gjumit!

hallall!

shum deprimuse e gjitha. kot qe rrojm. t'lesh mesdheun me ardh ne brigjet e lumit chattahoochee ose potomac ku banon hoochi koochi man dhe chingapocku. pirdhi m'te, mos u boft ajo pare!

smiley eshte tutto relativo...varet c'fare ben dhe cilat jane interesat e secilit. Tani..nqs njeri do te jete ekspert guzhine apo vere, pyetja qe i lind vetiu eshte: 

po une ca psomes dua ketu, dmth atje? Pse nuk shkoj aty ku e kane per zanat ket pune?

Plus eshte dhe tjetra. Nje profesion nga ata te qetet, tip noter, apo dentist i fshatit bje llafi... Ne sicili apo ku di gje une, sardegna, puglia..del ne mengjes, caffè, cappucino, nje xhiro anes detit e shkon ne pune me ngè. Leri lejet e pushimet e muhabeti me pleqte e fshatit kur vjen ora è aperitivos...te pjerdhsha mu ne potomac!

po hic o, punen e kam xhom fare, sinqerisht nuk du tjeter lloj nga ajo nahije. s'sht hic aty problemi. problemi esht qe kur shkon ne cul de sac tek piaca navona edhe pi uje shtepie qe i thon, nje cikez pate melcie me konjak apo gjuhe te prere holle, s'te del nga mendja ajq'...e ke paraysh migjenin ti qe thot nje thumb i ngulur ne tru te njerezis... apo nje mocarala tek valentino... rri o ballcekan, se na zuri ileti qe i thenkshin me takt edhe mal de vivre...

u gzova shum i dite se gjeta ne nji dyqon farmer's market speca te kuq te mush me djathe/gjize. Dhe jo, nuk esht ne NYC te shqiptaret e bronxit apo queensit.

erdha ne shpi, edhe pa duru, i vuna nja 3-4 cop ne pjat, mylla syt me bo lutjen, gogozharen e perditshme falna sot, me gjiz mren... e hongra...meh... si ca mocarela viskonsini qe i thon llastikut te brekve dil te dalim...

 Jane te paorganizuar katunaret shqiptare. Mbjellin ate cope toke qe kane dhe shesin produktin ne treg. Kjo eshte e vetmja gje qe i lejon nje pjese te madhe te popullsise me i shiju ato produkte aq te shijshme. Ne momentin qe behet "shteti forte" dhe organizim i buqesise keto produkte do ti shijoje ai qe ja mba xhepi me pagu $10 kilja.

Jane te paorganizuar katunaret shqiptare

"Katunaret" jane te 7501-zuar, ndaj edhe te paorganizuar.  Megjithate ka sipermarrje te suksesshme kooperimi si psh ajo e Zadrimes (kooperative e asistuar nga OXFAM) por edhe te tjera. 

Ne momentin qe behet "shteti forte" dhe organizim i buqesise keto produkte do ti shijoje ai qe ja mba xhepi me pagu $10 kilja.

Aspak. 

Sepse zakonisht industrializimi i buqesise e ka bere produktin, organik dhe te fresket, me te prekshem per masat...smiley

Dy brezat pas nesh do ushqehen me produkte te rritura ne labrator, dhe kete qumeshtin "me bakterje" dhe hormone te katunareve kane me e endrru.

Monda; " ....Ngaqe domatet ketu jane ku therret qameti, dhe ngaqe kilja e domateve pothuajse por jo tamam te hajrit fillon te 10 dollarshi dhe meqe shkaba s'eshte verdalle:..." 

 

 Ndersa ketu ne Belgjike, domatet rane kete jave nen 1 euro kilja, gjen me 0,60-0,90 cent. Javen qe kaloi ishin 1,29-1,49 euro. 

ore ky mire ben qe eshte kritik me kete shkrimin, se ushqimi gje e madhe tha, por mua me duket se te pakten keto 5-6 vitet e fundit ka pasur arritje goxha cilesore..
p.sh, ne tregun shqiptar nuk ka me çokollata te peshtira: hallall.smiley a Hilal.. apo pije te skaduara, suko, birra etj etj... per fat te keq pulat hungareze ekzistokan akoma...smiley
me pak fjale eshte bere nami atje me produkte te dyshimta. importuesit shqiptare kane mbajtur gjalle fabrika esencialisht te falimentiara ne Itali, Greqi e gjetke qe u kish mbetur malli stok, i destinuar per ne plehra, por qe "gjeten treg" ne Shqiperi.
Pjer Thomas, psh, mund te na thote me shume per kete sepse ka punuar dikur ne Tirane ne nje magazine ku behej falsifikimi i etiketave per prodhimet e mallrave te skaduara qe vinin nga jashte.

artikulli mese i drejte ....katunaret e shqiperise rrine gjithe naten me gjilpona ne dore duke i fut domotove kastravecave shalqirit e kokes lakres hormone me shiringa, ja kane kalume kohe eme vakt dhe infermiereve ne spital per sa i perket gjilponave!

Mijera ton kimikate sperkaten për të vrarë demtuesit,insektet, semundjet e ndryshme, barërat e këqija etj.  

I ke rene nje qike me top or ti mik dhe se kuptoj pse. Se mijera ton jane shume kur e thu keshtu e kur mendon se vete prodhimi bujqesor eshte disa mijera ton. Se keshtu si e ke shkru ti mer i bi qe hame kimikate.

Edhe ate punen e qumeshti ja ke fut pak si kot per prodhimin vendas.

Ne kohet e lashta fare, te paret tane e zienin qumeshtin, e kupton e zienin e qumeshti zinte ajke e kishte lezet.

Ky robi e di qe disa produkte bujqesore eksportohen  edhe ne BE dhe atje jane nje cike si ndryshe kontrollet?

Mielli që përdoret për prodhimin e bukës është jashtë cdo lloj standardi. Me orgjinë nga Serbia, Rusia dhe vendet e tjera lindore, me mungesë të vlerave ushqimore dhe shpesh herë i destinuar për ushqyerjen e kafshëve është produkti nga furnizohen furrat e bukës në gjithë Shqipërinë.

Edhe kete e ke me te degjuar. Mos deshe te thuash nje pjese e grurit ?

Padushim qe Shqipria ka probleme po qe jane minimale krahasuar me ato qe gjen ne ushqimoret e Amerikes.Humbet shansin per Te ngrene me shije,e dynden ropt te sasia pa qualitet...

Dioksinen e kemi te gjithe ne Qumesht, normen e lejuar amerikanet e kane me te larte se ne Europe, por nderkohe Italianet i mcifnin te dhenat e dioksines ne Mozzarella di Bufala. Jane dy probleme normat e lejuara dhe kontrolli mbi to. Ne Shqiperi eshte problem importet e pakontrolluara nga fqinjet, Vici nga Maqedonia, Vaji Graso nga Greqia si edhe moskontrolli i Shtetit ndaj individeve.

Ky cuni qe ka shkrujt gjith ket artikull, me mire te kishte more nji epruvete qumesht e ta kishte cu te laboratori e ta kishte kontrollu per dioxin, ose te merte nji nga ato pulat dhe ta kontrollonte per salmonele, ose miellin per oksidant.... jo per gjo po me kshu llafe pazari se ca po hajme e ca po dhjesim, vetem panik hapet dhe digjet kot i njomi me te thatin.

Po ai i ZM Konsumatorit shqiptar me O Ju q.n..Berisha , nji si me Altin nëpër Gërxhe ka thonë gjo ? Se kështu e dimë të gjithë që "Poshtë Diktatura që ju impononte çfarë të hanit dhe ta hanit të kontrolluar "

Biles sh Gjëmbi dhe veçanërisht sh Xhibi kanë pasë kritika shumë të forta e shkencore  për këto probleme . Përse na vijnë këto probleme sikur është tejkaluar gjëndja e prodhimit dhe konsumit të shqiptarëve "Ha e dhit e mos u rrit " !

A jemi shtet Neoliberal ? Të hajë ore çfarë të dojë Populli .E kush qekan këta që i thonë se duhen kontrollu Ushtëqimet para se ti konsumosh ? Kush qekan këta bllokatorët smiley e tregut të lirë ? Pak kontribut ka sh.LefTKope me porositë " Pulës para se të bëjë vezën , futi gishtin " etj etj porosi shumë të vlefëshme si psh ajo e qethjes së cicve të Lopës .smiley

Lerini njerzit të qetë të hanë ç'bën perëndimi e finjët demokratë !

Nuk ngopem me këto që dihen . Këto janë berexulla për adoleshentë dhe kalamaj Pallati. Njerzit janë konkretë dhe janë shfaqur si zulmëmëdhenj në fusha konkrete në këto kohë . Psh për pjesën e të Ushtëqyerit ky ka pas bërtitë sipas thënies " Pula kakarit sikur bën një asteroid , kur në fakt mezi bën një vezë " " Megjithse ky edhe vezën që i duket se po bën ndaj Sorosit , më duket se imiton anonimin që lyente kakën me vija të mos e njihnim na .

E ka hongër patllëxhanin në ato vakte sa krahu dhe e zbut se thonte e hanim të qulltë si Imam Bajalldi smiley

Ndryshe kur na pushtoi Italia - e plotsonte mender prof Olsi -hanim edhe makarune .

Këtu e kesha mos ka ky ndonjë studim të kësaj natyre për atë që thotë se ka detyrë funksionale . Pa sa e ka ngrënë KY me të tjerë .... janë mbyllë për mu ato kapituj smiley

Mirë është të mbyllen edhe për dëngëlat e Ushtëqimit si e kanë ngrënë dhe le të shohim si e Hanë . Kjo është  rëndësishme . Dhe po nuk u pëlqeu si e hanë le të gjejnë praktika të mos e hanë më .

Është e rëndësishme të kuptohet sepse çpengon edhe nivelin e membërve që lajthisin nga Teza e vlerë e LefTKopesë " Na jem shtet neoliberal " smiley tezë që ka kërkuar e kërkon shumë energji e dije Intelektuale nga shpjegimet e sh.Gjëmbi e konkluzat e sh.Xhibi !

mos hani ushqime nga s-m e huaja qe sjellin plehra !  tregje fshataresh ka kudo ne shqiperi.    100 here me mire qumeshti i fshatarit,te cilin e ziejne te gjithe para perdorimit,sesa qumeshti pluhur ne kutite e ilalianeve!  mish maqedonie nuk blen njeri,ndoshta vetem restorantet!

per shkak se prodhimet bujqesore jane akoma ne nivel familjar,jane shume me organike se ato te huaja,edhe nga vendet perreth.

shkruesi eshte tip muchnanisti,nga ata qe akoma preferojne mbeturina evropiane ,vetem e vetem per tu tu dukur i integruarsmiley

megjithese ka kaluar koha kur hanin pulat e nxira evropianesmiley  me cmim me te shtrenjte se pulat e gjalla te fshatit,perseri  eksiston nje kategori shtriganesh qe cdo gje shqiptare e shofin buzet mbledhur,ndersa me  merden evropiane  lyejne me kenaqsi bukensmiley

bile keta tipa,bujqesine plastike, e konsiderojne standart drejt be-sesmiley

Qyqja qyqja edhe hormonet kishët mangut smiley

Ne fakt, nderhyrja me kimikate ne shum produkte bujqesore dhe ushqimore, ka kohe qe ka filluar, biles kendej ne perendim diç me heret. Veç nuk duhet ngaterruar, nderhyrja qe i behet fares se produktit bujqesor (si domates, kastravecit, bostanit, etj) ne laborator, per te dale nje produkt me i ndryshem, me i madh, me ngjyre tjeter, me i plote, me nderhyrjen qe i behet ne fushe me kimikate, si uree, etj pesticide, qe sherbejne per ta rritur me shpejt dhe qe luftojne krimbat dhe elementet e tjere demtues te bimes/frutit, zarzavates etj. Biles edhe ne kohen e socializmit, perdoreshin uree apo pesticide ne bujqesi, kuptohet ne menyre te kontrrolluar. 

Ne fakt prodhime bio, sa vijne e çdo vit, veshtire te gjesh, sot industria perpunuese e bujqesia eshte kthyer ne nje sektor fitim-prures, shum konkurrues dhe qe duhet ti pergjigjet rritjes se popullates, e cila po shkon 9 miliard njerez. Edhe sikur ter vendet e lindjes te ishin akoma socialiste/shteterore si dikur, me kete rritje te popullates, me siguri qe prodhimet bio do binin nga viti ne vit, siç dhe kane rene. 

Dikur (n'Europ) ne vitet 40-50-60 kishim shumicen e produkteve bio, me vone ne vitet 70 thuajse u barazuan me produktet me kimikate e nderhyrje, e pas viteve 80 produktet bio filluan te binin ne minorance. E çdo vit e me teper, sa sot ne vitin 2015 kemi 90% (e me teper thuajse) ushqime e prodhime te modifikuara e te kimizuara, e 10% produkte bio.  

informacion i plote, i paanshem, historik dhe me boteveshtrim.

Flm, Mjeshter!

E imagjinoja sikur kete koment e lexonte i madhi Petrit i Kohes Sot dhe Mot dhe m'u rrenqeth mishi. Vetem BBC dikur mund te ngrihej rralle e tek ne te tilla niveli informacioni. Kurre me.

 

smiley une imagjinoj si e paguajne, si frëngu pulen, kete informacion ata ujqrit e burses!!

e kom gjet nje dite online foton e tij. m'u duk sikur sapo kishte ardh nga ndonje gravure e Lizes ne Boten e Cudirave smiley

Do kesh gjet ate me xhaketen me kuadrate bardhe e zi smiley

Pjer, meqe jemi tek kjo teme, shiko sec bera sot. M'u kujtuan pacet e dikurshme, mirpo s'di si behen, kshu qe ia kercita sic me erdh per mbare. Mora ca copa mish qingji australie me kocke, i zjeva shume, deri sa shterroi uji ne 3/4. Gjat ksaj kohe mora ca hudher, i thone hudher gjigande, dhe vertet nje thelb e ka sa nje geshtenje tropoje. Ia griva ne copa mesatare hudhren nga fundi i zjerjes. shtova krip mesdheu. S'ka dal e keqe. Ne fund i hodha turmeric, cayenne pepper dhe piper te zi te blum, ngaqe s'kisha kokerr. e thyva me uthull balsamike organike te modenes. Po e pi ndersa po shtyp ket koment. Shpia u mush me era bageti, dmth nuk do e boj mo, por nuk esht hic keq. po me duket vetja si te nji lokal te uzina enver, ku kom honger pacen e fundit prej verteti, para nja 5 vjetesh.

Pace me mish qingji? Pacja eshte o derr o vic dhe nuk behet me mish po me kocka (koke apo kembe) ka dhe pace plenci po une nuk e kam ngrene kurre dhe as e kam rastis me thene te drejten. Sidoqofte na thuj si do dali ne fund smiley

Me mish qingji behet vetem tava e kosit. Shpresoj te ket dale e mire. Ndonje gjethe dafine s'do ishte keq. smiley

Ketlina e dashur, tava e kosit, vertet e ka me mish qingji, por behet edhe me mish gici, dhe nuk del e keqe, perkundrazi e shkelqyer. 

Kush eshte mishi igicit i dashur smiley Pjer?

Gici, kalamoni i derrit smiley siç eshte qingji kalamoni i deles smiley

Kështu del se edhe Sqapi qeka burri dhisë . Nuk paska pas faj ajo rusja që kërkonte mish buradhija ..

Emigrant i dashur, paçja del e shkelqyer me plendesa, ose dhe kembe derri (siç thote PF) ose kembe lope etj. Provoje me plendesa, por hap dritaren gjate zierjes smiley se atje nuk besoj se i lajne mire plendesat. 

po nuk erdhi era nuk hahet pacja! smiley

Ploncat I lajne e I bejne drite ketej Pjero. Vec futi ne tenxhere direkt me zi. Mire plonca lol, po kam pa dhe kembet e pulave me gjithe thonj ne dyqan. Kush I ha ato mer aman. Ato kthetrat ew, yack. 

E di Moz e dashur e di se sa i lajne ne perendim, sa vjen era bajge gjith pallati. Kur shkon ne dyqan, si tek supermarketet, si tek dyqanet e vogla (qofte dhe ato marokene e turke), i sheh gjith zili, te bardha si bora, thua se nje dore e kujdeseshme i ka pastruar, mirpo sa i fut ne tenxhere, seç leshojne nje ere bajge sikur sapo i ke çare barkun. 

Paske bere supe emigrant I dashur ! smiley 

Iiiii s'ka provu pacen te Pazari i Ri! Ik se je me verte "refugjat" pa shpresa!

Bravo per shkrimin! Duhet te ngrihen problematika qe shqetesojne popullaten. Ministri perkates te marr masa.

o sa i mire ka qene ushqimi ne Shqiperi, keto po prishin gjithcka.

smiley 

Paçja eshte kthim ne identitet, kujtese, nostalgji, patriotizem gastronomik.Po qe s me ka pelqyer asnjehere.Me duket ka ndikuar ai vargu Musarajt" paçet fashizmit" smiley

    Njeri prej presidenteve te radhes se ketyre viteve, merrte cdo mengjez , ne ora 9 pace koke ke lokali prrballe ish ekspozites   " Shqiperia Dje ".Vinte nje civil " me pozite " qe mbushte dy gaveta prej atyre qe rrinin siper ...njera tjetres...! Pronari, nje permetar , banues i vjeter ne Gjirokaster, me thoshte duke qeshur: Do nje pace " President ? " Nje dite me beri mexhbur dhe ja ktheva , Pa mbushma nje more te kuptoj ca shijon ky presidenti yne sabah, sabah ! 

   Pacia , qe ta sqarojme disi , ishte mish koke dhe gjysma tru ...! Ate dite mora vesh , pse Presidenti  e kishte " per diete ! " 

Por qe ta dini dhe ju Spiritus, ne Gjermani , Pakistan dhe Avganistan i thone " Ishkembe "  paces plencit te bere copa te vogla ...! Prej guzhinieresh ...turq 

Mishi i kuq me nitrite o kanceroz.
Si perfundim kosi haet apo piet

Është artistike i nderuar Spiritus ajo e Musarait . .Ti e di se nga Krahina jonë për " Na paçet " që e shoqërojnë me dorë , pëllëmbë të hapur drejt të " mallkuarit " , nuk ka të bëjë me paçen si gastronomi .

Po gjithsesi paçja bëhet me çdo pjesë të mishit , ndërsa cilësime si "paçe këmbësh " " korminë ose paçe plëndësi " kanë të bëjnë me pjesë që nuk para përdoren në Tavolina si shënjë mikpritëse .

Paçe Koke ...dyshoj se ka të bëjë me ndonjë rast "hardallosës " rë bagëtive si "Vaca loka "smiley që populli ynë mishngrënës , lirdashës , Demokrat po pak Veshderr e ka njohur si faktor . E ziente duke eleminuar helmimet .

Gjithsesi paçe Korminë e pa pastruar , mirë jo vetëm që i jep ngjyrë bari ,hajes , por edhe aromë të këndëshme të kullotave të përpunuar në paçat e bagëtive , dhe që vjen në formë aromatike , përjashtuar kullotave me Gjëmbeçë . 

Pranoni me thjeshtësi këtë cqarim prej përvojës teme , duke shtuar se Emigranti nuk kuptohet se çfarë po gatuan .

Pranoni me thjeshtësi këtë cqarim prej përvojës teme , duke shtuar se Emigranti nuk kuptohet se çfarë po gatuan

 ne mos paçe, mish dhe hudhra eshte duke ngrene smiley

dhe une qe kujtoja se paçja ishte gjësendi fashiste smiley

Po të ketë kurajo le ta thotë vetë zotnia e tij Emigrant ,se çfarë po gatuan .Po Çorbë nuk besoj se gatuan sepse do kishte komentuar vetëm për lëngun smiley .Megjithse Hudhra të lë të dyshosh se Gustar gjëra pikante , pa kokra orizi brënda smiley

lere se e ka zënë paçia smiley

...nitritet kane veti helmuese dhe se akumulohen ne veshka.Por askund nuk thuhet se kane veti kancerogene ! Un nuk e kam rastise...se lexuari ! 

Ushqimet me te mira jane ato te paktat, natyralet.Nitritet merren me shumice kur perimet ushqehen me shumice nitrati dhe ureje..., ! Duken ne sy sse marrin shkelqim metalik, kercasin  kur preken gjat shplarjeve e vecanerisht ne goje dhe kane konsistence  te adhet ne shije ! 

Nitritet qe perdoren si konservues, mishi i tymosur apo i konservum mendohet se ndikojbe ne ca e stomakur.

Eshte me 1.800 lek kg i orizit ne tirane o shok..ma mire e ke ti qe do ushqim bio !!

Orizi kendej ne perendim eshte  0,89 cent deri ne 1,49 ai me i shtrenjti, Basmati. Sheqeri ra kete muaj, ne 0,69-0,79 kg. Me nje dite pune une blej 100 kg oriz apo sheqer

kandidate fallco kishim degjaur keto dite, tani dhe ushqime fallco? vetem fallco degjon ne ate vend.

Pse fallco ? Nuk jane prej ..papiemasheje apo plastike por ne perberje kane elemente te demshem per organizmin.

Nganjehere vera behet me rrush dhe buka me miell thone talanet,hilja egziston gjithandej,mgjt sidomos ne behar, frutat e zarzavatet ne shqiperi jane fantastike!edhe mishi po te kesh ndonje kasap te besuar mua me pelqen shume,as ka te krahasuar me kete kendej.

Esht e habitshme kjo gje ne shqiperi. Ska te bej bio etj. Psh kafshet e egra ndryshojne ne shije nga veriu i shqiperise me kosoven qe jane fare prane. Kam provuar derr te eger dhe ka teper ndryshim.

s'duhet te jete dhe aq e habitshme,mgjs jane prane si zona, diçka ndikon ne klime apo ne ushqim.qe i ndryshon shijen ashtu si dhe dialekti,kendej nga veriu "im" eshte teper i ndjeshem ndryshimismiley

xheni, kur te vish do te vemi ne nje vend per te shijuar nje ushqim, qe do te mbetet ne mendje .Te gjitha natyrale., Kec i pjekur, zoge fshati, djath nape , kos deleje ...! 

uauuu dal mo se erdha me vrap, flm per ftesen,te shom,shendosh gjer aheresmiley

Sigurisht por nja dy miq qe kam cuar u ka mbet ne mendje.Hengrem  nje gjel deti te pjekur , mbushur me arra e lajthi.Njeri prej miqve, qe diet kishte vec jeshilet , hengri te dy kofshet( 6 kile i therur gjeli) dhe tha: Si ky mish nuk kam henger kurre, nga nje shpatull  e pjekur, keci pires, per te cilin i tham vec provoje pa mos ha po nuk e deshe ..! La pirun e ju vesh me duar ! Bej fjale per nje biznes familjar ..! 

mmmmmmsmiley

Hedh emo ca mishra ne kazan dhe vuuu peshqit. C'na hapet oreksin kshu pa plan, c'na hapet. Pacen e fundit e kam ngrene ne Llogora, per mengjes vjet smiley

C'na shtite ziline me ate pacen. Kam pas ngrene pace kur shkoja me sherbim ne Elbasan ose me tutje, Pogradec apo Korce. Midis Tiranes dhe Elbasanit, duke u ulur poshte kodres, ka qene nje lokal per pace. Ah mor zot, i shkelqyer. Bente edhe pilaf. Nuk mund te mos ndaloja sa here kaloja andej. Pace kembesh, ose koke. Mund ta shoqeroje me uthull, ose me nje gote vere te bardhe. Pastaj me vone, haja pace ne nja dy tre pika ne Tirane: te shtepia e vjeter e Enverit, ne bllok, te ministria e brendshme perballe pallatit te motrave te Zogut ku niseshin per ca kohe autobuzat e linjes se Shkupit nese nuk gaboj.  Dhe te shkolla e kuqe. Pace, po tamam pace. Nuk po flas per kohen e Enverit se atehere pace behej kudo

Ajo e Shkolles se Kuqe ishte paçe me plenca, pace jevgu.

Pacja qe a pace bahet me koke lope. smiley

   Monda , me te vertete them ta provoni kur tu bjere te vini ketej.Jane disa pika biznesi familjar te mrekullushme.Njera ne Peqin ne te majte kur shko per Elbasan, larte ne nje maje kodre.Nje oaz Perendie ku gjithcka eshte e shtepise, natyrale.

Tjetra eshte ne nje fshat te Lezhes....! Po keshtu ne Valbone ...,ne Llogora, ne Kardhiq  e ka plot ! 

Une i propagandoj keto se kam bindjen qe eshte ajo rruge qe na duhet.Jemi te perkedhelurit e nje natyre, qe e kemi shqelmosur...! 

grava, gjindja qe kam andej jane eksperte ne kshu gjerash smiley.  Pushimet e mia jane pllazha dhe turizmi kulinar.  Nuk ka rrëzë ne Shqiperi qe s'i dine ku hahet mire e qe te jemi dhe brenda temes, sic i theshnin dhe vjet a si kishte dale moda, vende ku hahet bio.  

A ka njeri te me shpjegoj se pse i themi; Plonc nderkoh qe shkruhet; Plendes. 

Nuk i themi plonc, i themi plënc.

Pacja qe o pace bohet me koke lope, por edhe me kembet brenda. Ai xheli, ajo palca kembeve... Te shtunen hengra nje gjuhe te tere; bisht grille etj 

Qe paci darke pa pace sot, paci!!!!

Po fjala " kukurec" eshte gjetur gje nga rrjedh, nga ilirishtja e lashte ?

domosdo... po me e rendesishmja eshte, ku te gjejme kukurec tani qe na e kujtive ti?

smiley. Ose, qe pac darke pa kukurec sot, pac. 

Ne mos keni, kukurec gjeni/ ja rrembeni atij qeni!!

Shkon goca e vogel nja tre jave pushime ne Greqi dhe eshte shume e shqetesuar se si mund te transportoje bluberries dhe raspberries pa te cilat nuk ben dot. Heren e fundit qe ishte tek gjyshja doli me kunatin neper Athine qe te gjente, po mire qe emrin ia gjeten me fjalor po qene edhe duke i rraf ne dyqan se kujtuan se ishin amerikan qe talleshin me varferine e popullit grek. Di ndonjeheri ndonje dyqan afer zones se Pllakas ku mund te blesh te tilla "delikatessen". Makari dhe jo bio. Efkaristo poli.

Thuaje te kerkoje boronica o PF. Patjeter qe do ta kuptojne..Ne mos ndonje shqiptar i ri, ndonje arvanitat do gjendet aty prane. smiley 

C'eshte ky? Gic i eger, i eger apo gic i eger i kultivuar enkas per gjahtaret qe çiftja bama e zagari hama? 

Se ndryshon shija ... e thane dhe me lart nga Veriu ne Kosova!

Ju te italise keni mocarelen e bufalos te Napolit (per te cilen na qan zemra), na kena mish bufaloje te eger.

Ju keni proshut, na kena kofshe derri te eger te tymos ngadal e ngadal.

Ju keni noi gjo tjeter, ne kena, thellezen e eger, rosen, paten, drerin etj

dhe te gjitha keto pa dale ne lumenje e det akoma... smiley

Steak bufaloje maaaan! 20 dollare copa, po i kam bere m* 70 virgjereshave. Po bisht aligatori a ke provue?

Meqe e paske fiksim bufalon, heres tjeter grije dhe beje hamburger me halapenjo dhe asiago, nga ai i ballcekanit. smiley 

Bishtin e qenit te kenetes haje vetem blackened!!!!!

ahhh...the foodies of peshku... 

vec...ca jan kto aligator meat mer...mir qe s'hani nai piton zgare smiley

 

E shof qe skrahasoke gjo me cod'n'chips o noshe! smiley 

Ku ka si bishti kurkudilit mer Noshe! 

un ne florida isha...po s'e pash asgjikundi....ku e porosit robi ket? mos duhej me shku ke redneck tavern mbase smiley

p.s. un s'ha fish n chips...po kto amerikant e han shume, se shitet gjithanej lol

un ne florida isha...po s'e pash asgjikundi.

Eh mer Noshke, je bo si Shkaba qe lexon internetin dhe na shpjego kush lagje eshte me e mire ne Toronto. Po ti po ta kishe pa aligatorin ne Florida me shume ke pas shans te te hante ai ty, se ti ate. smiley

Nejse, po te vish ne Toronto dhe do me provu bisht aligatori apo koqe dashi, ja ku e ke nje liste restorantesh.

java shtat e noshka tet n'amerik. se ktu osht parja. po e bukra osht kur sha rednecket. redneku qe na i bo steaks sa nji vesh elefanti...

PF, per steak bizoni te rekomandoj Montana Grill.

Rrofsh Emo. Dhe kur te gjesh kohe hudhi nje sy kesaj. Jepja dhe Noshkes ta lexoje...smiley

flm - kjo u dashka pa me nge. do e filloj me ate kapitullin "a jan amerikanet human" smiley

Ket dimer mbase ikim ne teksas per dre e per derra te eger. Ke nai menje? smiley

Kurse une kete vjeshte e kam nda menjen per te dale per salmon. Gjalle a vdek.

mblidhemi nji her ne juglindje, se s'po na puqen schedulet sic mora vesh; e vendosim aty pastaj.

Ca ti boj une, me boni lojna. smiley 2 jave mungese kam, masanej 2 ore larg me ke. Thuji ti hudhi dartin kalendarit, e te me thote. 

ej...rednecket s'kan lek or taj..ca leku thu ti

p.s. po ti mer 'lla, pse identifikohesh me rednecket (roynecks...ne afrikaans)

p.p.s. kom qen i her ke kjo montana grill me duket, si tip outback steakhouse...riight?

i like it better. bizonin e qajn. (e di qe s'osht veni, por edhe supat i godisin mir fare).

E kemi dhe ne Montanen po nuk e dija qe benin buffalo.

bizon. jane different. buffalo eshte tjeter. vjen me e vogel. i kane zakonisht ne dy versione steaks: beef dhe bison. natyrisht, mos iu daj bizonit.

E di mer e di. Ne kemi nji lokal jashte Torontos ku mblidhen bikers (te miret, jo ato te egrit e Texas) qe bejne nje hamburger bizoni me patllixhan te pjek e me nja dy tre "qelbsinlliqe" te tjera qe me vdek. Java dy e ne tre, atje e majme vrapin familiarisht. Rrasi dhe nje birre Ale 11.5% alkol nga mrapa dhe nji ku u rregullu ajo pune.

Neser do te qis foton e kafkes se nje simpatiku 450lb, me dhembe 4". Art redneks, ka per tu shkri Noshka. smiley 

hej...po ti mos ki gajle, se un e bona natyren ne florida smiley shkova bona peshkim per mahi-mahi (dolphinfish)..u lava ne det mes ca gjonave te mdhoja qe lundronin - shyqyr zotit s'ishin bullsharks, vrojtova stingrays etj etj

po pytja ishte - ku mund ta porosisi robi bishtin e aligatorit..ne florida mer jahu, se osht e "venit" - jo ne toronto.. se ca m00ti du un atje smiley

Po ku je ne Florida mer? Se vallaj, nga keta turistiket, nuk ka restorant qe nuk e shet. smiley 

isha para nja dy javesh ne florida...ne keys shkova, anej ka west palm beach etj...nuk ma zuni syni, po jo se dhe po e kerkoja. cudi, s'ma permendi njeri...

I vje turp prej juve t'Anglise pranej. smiley

ne per natyr vajtem atje...diell, plazh, peshkim, plazh... s'kishte per turp, po ne tu gjujt per peshk. se steak e gjojna, pse me i honger ne florida. rritet lopa atje? smiley

E drejte. Florida eshte yll per peshk dhe fruta. Kuptohet ku portokalli i Florides e ku ai i Lukoves, po hajde mo. Kur s'ke pulen do hash krokodilin.

Nigjo te ta permbledh.

Si dreri Pensilvanise, BBQ e NC, derrit te eger te south Georgias, steakes se Texasit, karkaleca me soj e sorollop te alabames, misisipit e luizianes, nuk gje ne NY. Dmth e gje, po ta masin koken me pe, edhe ndihesh bos. smiley Te thone $120 NY strip, nga teksasi, ose $80 fileja bisonit, ene te duket vetja i rendesishem. smiley 

"bone in" - sqaroja at stripin, se ngatarrohet kot smiley

pranej po me pyste ne privat "ku mer ku?" smiley 

@ em 

nashti, ti ha steak ke montana grill, nuk duhet me e nrejt zonin shum ahahahaha

hajt ke daja ne ny te hash steak. se sa lek bo, kush po e rru..a thu se pagujm ka xhepi loool

p.s. se mu kujtu, osht nje bbq place aty posht ne stone st (afer wall st) qi ka beef ribs. shum te mira kur te bje fati... se jan tafti-bafti. kshu qi nuk arrita me pat nji good BBQ experience. per ket besoj se duhet me shku ne amerikan katal country

e gjeta at bbq qe thu. nuk e kisha pa. do t'i jap pershtypjet po shkova se afermi.

Emo, 

Per BBQ, hajde 2 ore west. Por, po pate noi rruge east, Jim Shaws!!!! Ice truck plot me peshk e krokodil nga gjiri cdo mengjes. Bizar; nje nga ato restorantet e ngrira ne kohe qe ta kerkosh nuk e gje dot!!

Oysters te gjalla/ scallops/ muscles, shrimp, krokodil dhe nja 10 peshq te fresket cdo dite. Fantastik!!!!

te them mbas dy javesh, se do jem n'levizje. po, du me ia hyp kerrit. te flas kur te jem back.

po mire, mer, mbas nja dy javeve po vij edhe une, se tani ma ngrejtet njicik mendjen me kete punen e filetos apo stekes se bizonit. smiley

Po i marr edhe ne konsiderate  javes tjeter ato lokalet qe ka afishuar PF-ja ne Toronto me bisht aligatori. smiley

Pastaj le te thote Guçja cfare te doje per plastikat qe hahen ne Amerike smiley

po ky sikur osht nja 100 e ca milje ka deti...apo no problem thuj. po me thoshte njoni per oyster shacks ne louisiana - duhet ta provojm...

sdq, heren tjeter tashti, se marun baterit ksaj radhe

noshke, po un ca kpuc i kom ala me nyc, mer bir smiley  pa i bo sefte knej. si m'thu ti muve hajt ke daja ne nevjork smiley

noten.

noten, noten....

mir mer mir, bukurit natyrore s'kan te sosur ne amerik smiley po pa pas nai te lagjes as kom per te ik naiher ne alabama, miss, luiziana...na ka tremb ai true detective smiley teksasin do e boj heren tjeter, atje s'kam frik vetem smiley

Gjer kur do rish ket rradhe? Ta shkrepesh dhe ti njehere them. smiley 

ca ket radh...u bona 3 muj ktu, pak ka pak...na pret mretnesha, se u bona dhe me mbese smiley

Ju hengin aut uidh dhe rong kraud! smiley 

Restorantet e bregut e kane zakonisht. Ne NY bile, nja 10 milje nga Albany kane ngrit nje ferme, per kerkesat e NY-NY-ut. Kto kalbesinat shiten $20 apetajzeri aty ku je ti. smiley 

majr, majr...do e gjurmoj...

Harrove Angus. Thelleze ka dhe ne Shqiperi, edhe mellenja.

Nuk ka wild angus. smiley Per ta sjell wildin ne tavoline duhet kjo, ose kjo.

Nuk e vura re qe po flisje vec per te egrat.

Angus Lopa eshte Lopa e Zeze Amerokane me pulla te bardha....nuk ka asgje te vecante. Bufalon Amerikont nuk e hane, nje pak ice ka fatin ta provoje. Nderkohe Gastronomia Italiane e promovuar nga Italo-Amerikanet eshte shume perpara ne cilesi ne krahasim me gastronomine tradicionale Amerikane. Kalamojte Amerikan rriten e bohen adoleshent me American Cheese qe eshte djath miks ne rastin me te mire ose imitim djathi ne rastin me te keq ku Edhe Multinacionalet si Kraft Kane rolin e tyre. Parmigiano nuk vjen nga Kina por prodhohet ne Amerike e kushton shume me pak se Grana Italiane origjinale e importuar. Amerika ka ulur standartet  ne minimum, per popullsine ku Jo vetem qe shitet imitim djathi por Edhe bifteqet e rrahura jane ne te vertete mish i presuar me origjine te dyshimte se ka popullsi te modhe.  Prandaj duhet me hap qesen dhe me ble Tek Kasapi Amerikon mish te stazhionu 10-14 dite per 4 familje, me e nda ne qese hermetike me honger mish prej verteti. Italiont nuk e njofin cfare eshte STEAK nga krahu tjeter, la Fiorentina eshte goc anoreksike, Amerikont nuk njofin Vicin, prandaj Kane depertu ushqim e vendeve te ndryshme dhe sot mund te hahet nje Kobi steak me wasabi te rruar ne dhembe Peshkaqeni per 100-120$ copa. Cdo gje eshte relative se djathi Italian nga krahu tjeter eshte shume poshte atij Francez. Mund te marrim nje vezhgues te pavarur qe viziton World Trade Center se afermi, ku Tek nje nga mini kullat e kursyera nga terrorrizmi ....ku ka Palma brenda godines se xhamit ....eshte hapur nje pike tip vino bar, me produkte cilesore Franceze e Spanjolle ne Katin e pare qe mund te sherbejne si reflektim sa perpara eshte Europa per Gastronomi. 

Shqiperia nga krahu tjeter eshte ende Parajse muajt e veres. Fiqte, pjeshkat e kumbulla te lira qe duhet ti hash brenda dites a ti hedhesh te nesermen nuk i kam pare ne vend tjeter. Nderkohe 9 muaj te tjere vec Prasit Han njesoj si Amerikont.

Angus Lopa eshte Lopa e Zeze Amerokane me pulla te bardha....nuk ka asgje te vecante.

Ndoshta atje ne qytetin e madh te NY e dini me mire. Ne nga fshatrat ku jetoj une e dime qe eshte ose i zi ose i kuq. Pa pulla. Apo mos e ngaterron me demin e Wall St. te cilit i jane zbardhu pulla ne vende te vecanta?

Persa i perket kobe, me ngadale se eshte vertetuar qe vec nje pjese shume e vogel e asaj qe reklamohet si Kobe ketu, eshte ne te vertete Kobe i importuar nga Japonia.

Cdo gje eshte relative se djathi Italian nga krahu tjeter eshte shume poshte atij Francez.

Ne te njejten fjali thua qe cdo gje eshte relative dhe thua me konfidence qe njeri djathe eshte me i mire se tjetri. Une s'e dija qe Italjanet dhe Francezet paskan vec nje lloj djathi secili. Si t'ja bej une qe me pelqen psh me shume Gorgonzola sesa Bleu Francez? Apo Parmigiano-Reggiano. Dhe meqe ra fjala, Grana Padano dhe Parmigiano-Reggioano s'jane e njejta gje. Keshtu degjova dike te fliste ne restorantin ku punoj une.

Lopa Angus eshte Lopa e zakonshme Amerikone e Zeze per shumicen si puna teme qe kur e ushqejne ne menyre te caktuar dietike hahet e nxjerre Steaks te Mira. Nuk eshte ndonje produkt qe America mund te mburret....se ishte njoni qe thoshte se Amerikont Han peshk plastik e nuk kan idene e gjeografise qe Alaska eshte Amerik dhe ka tre lloje Salmoni te Eger qe shumica e njerezve do vdesin pa e provu. 

Une nuk mora dy lloje djathrash por po meditoja qe Grana Padano eshte Krenaria e Italise, mozzarella di Buffala ne ketu e konsumojme me vonese ....3-4 dite mbas me te mires, qesja e prezervimit fillon te turbullohet qe diten e dyte, borrata e Calabrise eshte e kendshme, asiago e provolone Jo mbreselenes kurse Gorgonzola qe me pelqen eshte djath supermerkatoje ....kurse kur perballem me djatherat francez duhet te mbaje shenime se jane me dhjetera. Ne ne Amerike kemi American Cheese qe nuk eshte djathe, kemi parmigiano te pranueshem, kemi mozzarella fresca si italiont, prej lope, kaq ....nderkohe qe Europa na sjell prodhimet e tyre plot cilesi. 

kobe beef vjen ekskluzivisht nga Japonia. Nderkohe Francis Coppola ka importuar ne estate te tij qindra buallica Napolitano po si duket Mozzarellen e ha vete se une skum pa gjo ne treg.

Se shpejti me traktatin TTIP ( Transatlantic Trade and Investiment Partnership) do te marri fund fatkqesisht edhe ajo cilesi qe i ka mbetur Europes ne krahasim me Ameriken. Do te hiqen komplet ,ose pothuajse,te gjitha ato barriera commerciale juridike dhe kontrolle te cilesise me obiektivin qe te incentivohet merkatoja e lire gjasme. Shpresojm qe te mos aprovohet, por kam frike se mutinacionalet e kan fitoren ne xhep. Keshtu qe edhe ne ne europe do te provojm ato djathrat superkalorik te Amerikes.

smiley Grande Bama..duket njeriu qe ha bio. Muhabet te shtruar e pa e marr shtrember. 

Sa hambsa jemi ne shqiptaret... smiley

po ja bote i shqiptar...sa han kto anglezet.i her, dy her...e pyta, po ca do me thon kjo? o tha, restorantet plot ktu

ok...ka kuptim, apo jo

ja dhe nje storje tjeter - ne darke nje grup i punes, ene njoni qe sa kishte ardh nga argjentina tu thon qe ishte disappointed me steak-un anej. Ene interni jon, qe sa kishte waste nje glenfiddich, fillo tu bo krahasime te steak ne NY - jo Peter Luger, jo Harry's, jo Capital Grille, Delmonico's....

ehh thash me vete, e do nji shpull ky wanker... sa brez i llastuar

Ashtu de ! Kaloni ne shoqate gjyetie  dhe bejani fora tu tregu si gjyetaret shkodrane ! U deshen kaq kohe te marr vesh pse llafosen percart disa te ketij blogu ....! 

ca thu bre grave...

Mos i fol se tremet Noshke. Ka ate zakonin e keq qe cohet ne gjume. smiley

ha ha...zgjohet, hudh nai mejtim ne bllokun e shenimeve...ene gjum prap.

Eh, sa here e ka thy lapsin me bythe...smiley

ato lapsat kinez u thyshin....po ky jermoni qi ja dha ambasadori, as nuk u ka shtremu smiley

Noshke...me lot...smiley Ika se na e zgerdhite gjumin sonte. naten te gjitheve.

smiley 

Me qe jena te puna barkut. A me thote dot njeri qe ka qene ne Expo a mund te blihet aty (kom dyshime te forta ne fakt). Se du me shku po me qa zemra paraprakisht qe te provoj gjona te mira e te mos blej dot me more me vete.

Ca jane keto gjerat e mira njehere. Na I thuaj te te themi ja vlejne apo jo. 

Moza Expo kete vit o me pavijone nga gjithe bota (ka edhe Shqiperia nje te mbushur me verera siciliane smiley, o po do e rilindim pjesen shqiptare te Sicilise ne smiley) dhe fokusi kryesor eshte ushqimi. Nese do detaje futi nje rruge Milanoje se une s'kom shku ala qe te te thomi. Ose prit qe te pergjigjet njeri ketu. Se kshu ke qellu pak e padurushme ti smiley. I do te gjitha menjehere.

Duke patur parasysh qe shume Arbereshe jetojne ne Sicili, na takon t'i kemi vererat e tyre ne pavionin tone.

Nuk jom fare kondra shoqja kaktus!

Po duke qene se c'o ku ka ene nai shqiptar ne Shqiperi qe prodho nai gjo, mire do qe ta conim enen nai gjo prej kenej.

Une s'e kuptoj, pse mungojne specat ne pavionin tone? Kush e ben kete sabotim?

Une nuk kam qene por se besoj se ja vlen me harxhue 34 € per nji gllenjke vere

Vallahi te kisha mundesi do kisha nejte nje jave tu e vizitu me detaje dhe duke provu gjojna aty. Nuk o puna per nje gellenke vere, po produkte nga gjithe bota. Paska edhe nje restorant bio me nje chef "etoile". Une kam fryke se mos vje puna qe detyrohem me e peshty veren si profesionistet neper keto sebepe (po te pish qofte edhe nje gellenke per cdo stand bohesh detyrimisht super tape, aq shume lloje ka)

Lizander, nese do vere te mire, pyet ekspertet e veres me mire. Do te rekomandoja vererat e familjes/grupit MEDOC , sidomos Hout-Medoc eshte vere e shkelqyer. 

Kush nga peshqit do verera, vajra, bylmetre te mira, ti drejtohet ballcekanit. 

Jo vetem qe ka gjithe licensat e sommelier-it, por eshte dhe doç i doçerve!

Me fal nuk kom besim te ty! Ka thone ai mo lart qe ti je katunar qe s'merr vesh. smiley

...ee , e tha ai... ta dije ai sa po mundohemi ne te jemi gentiluomo di campagna..., na ra bretku.., bridh kodrave veshur me stofra inglese, me katrore, corapja deri ne gju, bastuni ne nje dore e mazza da golf dall'altra..., e rrotullo e rrotullo ate gote vere...e merri ere..,in mezzo alla vigna... e il segugio qe na rri na shikon ne drite te syrit...

e il segugio qe na rri na shikon ne drite te syrit...

Ore te gjitha i kuptova, po pse mes kesaj vape e ketij dilli duhet ta degustoni veren pa syze dilli s'e mura vesh? 

...po country gentleman mer jau..., pa syze, pak barba disaditore sa per sy e faqe, te jemi njesh me bujkun pra!! 

se keta katundaret e vreshtit jane per ti qtemen, jane dobiça... vemi ne me syze dielli, fillojne e na vene ne loje, na thone: oooo benvenuto Trussardi!!

Kane hyre avocadot n'Shqypni? Kane fillu konsumohen nga njerezit? Kuriozitet me shume, meqe Po flasim si te ushqehemi sa me healthy smiley

Ne Tirane ka pothuajse cdo gje qe ne kemi ne USA si mall importi. Ka avocado qe amviset shtepiake te frymezuara nga TV e gatuajne  me pule, kam pare brussel sprouts si Tek ne, patate te vogla ne qese si Tek ne, Ginger Roots si Tek ne dhe ne muajt e dimrit domate hollandeze si Tek ne. Nuk kam pa Papaya. Risia me e shendetshem eshte juice bars me lengje te shendetshem frutash zarzavatesh ...tip chain nga nje femer ...por nuk i kam provuar ...kete e kam pa ne reklame 

.

Si e gatuajne me pule? smiley Une vec ne sallate jeshile e perdor ose me toasted bread si spread. Edhe ginger roots paskan hy? wow si me qene shkaba ene ti lol. Tironco shkon shpesh ne memedhe ti? smiley

Them qe e kan mesu receten nga tv, tip zonja vjollca....marrin gjoks in e pules, e presin dhe fusin copa avokado dhe e mbeshtjell in me leter metalike ne furre. Avocado perdoret me cdo gjo, ene peshk, por ne Shqiperi e pash me pule. shkaba nuk i di kto gjona se eshte cun trendi, vec goca e real estate. Ne kur na kap halli yxhym kacatorrit e jetojme si Shqiptar.

Mos hani shume avocado se kane goxha kalori..Mua me shume me pelqen si dip Guacamole, ne sallate gjithashtu edhe ndonjehere kur bej turkey sandwich is good..smiley

Kalori ka, por eshte shume e shendetshme ...mbi te gjitha eshte nje nga pak produktet ....me qe jemi Tek tema e shendetit qe nuk ndikohet nga pesticidet e perdorura...ndryshe nga Papaya qe eshte me e prekshmja.

Provoje 'Guacamole' se eshte nona, por besoj e njeh

 

Guacamole na e kan sjell Meksikanet dhe e rrahin ne gur si ne hudhren me havan. Ene ne shtepi bohet rehat por nuk ma bon ne Tirane...me ju pergjigj Mozes. Mjekrra se ishe habit me cmimin e Granes me pare, po nje kub i vogel 2cm me 2 Robiola cheese ne e paguajme Tek 20 usd. Prandaj perdorin prinderit per kalamojte djath bebe Nga multinacionalet ku Edhe italiont e zviceranet kan pjesen e tyre. Bejne para Italianet ketu, cmimet jane shume te larta, dhe keto 10-15 vjetet e fundit deeper yuan ne MidAmerica. 

Uppupupu robiola maksimumi o me shpla naj cope piadina me rucola smiley (gjths me pelqen) Pranaj o Tironc t'thomi qe si dieta Mesdhetare nuk ka (te pakten kshu e mendoj une). Nese te bjen rasti te gjesh djathra sard beje zemren gur dhe bli ndonje 100 gr qe te te purifikoje shpirtin....Qafiret taljon si mafioze qe jane e dine qe 'made in Italy' ka akoma vlere neper bote dhe bjeri ti bijme amerikonve si puna juaj smiley

smiley mire te thone, tironco..., ha djath, 2 shishe vere ti nis une. Harroje Gianni Agnellin dhe Piemonten. Lapua, nipi agnellit eshte i degjeneruar, e kane kap me nje travestit 65 vjec, po ty akoma t'a mbajne mçeft se ke marrdhenie komerciale.

Mjekrra jo vetem per ty por te gjithe jane dakort per dieten Mediterrane, po flasim per cilesine qe mund te kapesh. Cmimet jane te larte, e sidomos per produktet Franceze e Spanjolle gjithashtu, sepse jan produkte lokale qe rrjedhin nga kulture shumevjecare Gastronomie.

Po kundershtoj ate diskutimin jo Mafia e jo levizja e etiketave....gjona qe ndodhin por nuk kane faj vete imprenditoret italian. Nderkohe Italianet qe jetojne me shume jashte Italise e ankohen se na eshte dhi Italia.... kan hyre me pune e dedikim te depertojne ne tregjet e medha ku ka para. I ndihmon qeveriu e konsujt Italian jane tip nepunesi i ministrise se bujqesise. Nje nga ankesave qe kam degju nga vendalinjte eshte qe kapja e tregjeve nderkombetare u rriti cmimin e real estate ne Koder. Kodrat i kishin nda rripa rripa ne Piemonte e prodhonte secili Nebbiolon ne Tenuten e vet e papritur kuptun qe smund ta blinin komshiun si 15 vjet perpara se bashke me veren u ishte rrit ene cmimi i tokes. Nje koder ne Piemonte sjell para sa nje Miniere kromi tek ne, por fakeqesisht ne ne Shqiperi me nje klime te ngjashme nuk do arrijme kurre te hyjme ne treg se humbem shume vite. Prodhimet Produtoret i kane te kufizuara e teper kontrolluara se kane prodhu brez pas brezi me xhelozi e konservatorizem....e po deshe me ua dhi muhabetin e me i bo armik veru dyshim per cilesine e produktit te tyre qe ata betohen me dore ne zjarr. E di qe ti do me thuash prap se te lagjia jote eshte ndryshe.

Pastaj per shtrenjtesi kush eshte zgjidhja ime te vij ne toskani e te paguj 10 000 $ per qira per 10 dite? Do sillemi mire dhe do mundohemi te na ftojne 3-4 dite ne vilat e tyre e do tregohemi te kujdesshem te mos lem nom tu honger pi e me morr me vete.

Ballcekano kush eshte problemi me tranvestitet? Une ju kam pa qe kur skeni lek sa duhet, i fusni nje liter rum and Coke, i hypni Makines tu u ul ne Maksimum tek timoni mos ju dallojne e shfryni dufin me Cunat Brazilion.

Po pra se na plase smiley Ore cilesia eshte dhe tani por te degjosh nostalgjiket qe ne vitet 90 paskerkash qene me mire eshte budallik, thjeshte se ne vitet 90 kishte lireta me bollek dhe mund te haje ne restorant gati per dite. Nese nje darke cilsore peshku me lireta e paguaje 30 mije lireta per person, tani sdel pa 30 minimumi (qe i bie gati 60 mije lireta). Ke karkalec te kuq argjentinas me 18 euro kilen kurse ai italioni 36 :O kto mer daje ene peshkun e kane 'made in' . Ti s'besoj se do e provosh ket 36 euroshin o Tironco se e para ka pak dhe e dyta si del koha me arrit deri ne ameriqe se perfundon me perpara te barku jem smiley Po ta pati enda me drg adresen, paguaj edhe posten dhe te drg nje shishe vere 5 euroshe me shume karakter, ene dy po ti sillka ballçekani ene po u boke jerm

Faleminderti per oferten, po mu me kan mesu keq, vec shisheve te veres pres ene i shishe 300 miligramshme me voj ullini ekstravergin nga prodhuesi lokal.

E ke te sigurte se e ke italion ate karkalecin....mos eshte nga Shqiperia apo Marokusmiley...Shaka kjo. Spo diskutojme ku eshte peshku me i mire se produkti i Deteve ne Mesdhe eshte me i shijshem se i Oqeanit, po diskutonim se a vijne produkte italione ktu dhe a jan te fallsifikume.

Sa per muhabet, Me shisnin Karkaleca indie a malaysie ne Rradhime per te eger per ate pune sa ma lunin fene, por megjithate edhe atje produktet e detit ishin shume me cilesore se ketu ndonese rezervati bente kerdine e u ankoshin se karkalecat me te mire shkonin tek ju dhe barkat per te mos u kthy bosh sillnin produkt maroken a italion jo dore e pare. Me pak fjale ku ka para grumullohet malli me i mire dhe po u talle me tregun me te fallsifikume do e pagush cmimin.

shpresojme qe kete vit mos na e haje krymi ullinin se na fiku deren si vitin e kaluar po pa problem dhe 1 kile smiley Per sa i perket peshkut eshte pak e koklavitur situata se peshku nuk ka nacionalitet qe te njihet, dro o marokin ene i eshte tek me bo i xhiro ne Italy dhe ja ku e kap peshkatari sicilion ene ta shet me shtrenjte.

degjo, degjo, tironco... leri cunat braziliane, po te sqarojme njehere kete muhabetin e barolos.

po te jap nje notizie ne anteprima qe mund ta perdoresh dhe ne NySe, vetem mos hap llafin lart e poshte. kete vjeshte, rregullat e prodhimit te Barolos, do ndryshojne.

Kodi i vjeter, prej 4-5 shekujsh, qe detyron kultivuesit dhe katundaret e piemontes me 10 koqe rrushi per rrenje, nga te cilat gjysmat eleminohen me short e te tjerat shijohen nje me nje derisa zgjidhen ato me te mirat, shtypja ne legena lisi, vjetersimi ne fuçi lisi, mbushja ne shishe lisi, pirja ne gota lisi i ulur ne karrige lisi ne lokale me mobilje lisi, do digjet njehere e pergjithmone ne piazzat e piemontes e gjithe familjet do perqafohen te perlotur me thirrjen: Te lire me ne fund!

Nga vjeshta e tutje, Barolua, do vjetersohet vetem nja 2-3 jave ne bidona plastike uji, do hollohet me uje rubineti dhe do ta shesin ne autogrill ne forme menuje: do ta quajne "Barolesina", 5.50 euro, nje kabash barolo, nje panine, nje espresso dhe gazzetta dello sport ( te lexosh Juven).

Kush nuk do ta marri vesh lajmin,miliarderet ruse dhe ata qe kane marredhenie me pleqe fisnike e pak dobiça piemonteze, do ta paguajne 90 euro shishja.

Une timen e bera.

 

humoristo, gjalle akoma zotrote ?

ke fillu t'i zgjatesh postet. po a ti lexon njeri ?

Yf

gjalle, profilo, ti si je, nga behesh, na thave syte, thame mos te kane shtypur me barolon bashke

Ballcekano sic e gjeta me pare ti nuk je Sommelier. Cdomethene Barolo  vjeterohet???????

rrushi eshte Nebbiolo qe vjeterohet si ta kan thon Ty por nxjerr fale vjetersise Barbaresco ose Barolo???? Ne treg hidhet Edhe Nebbiolo nga vreshtat e reja qe jane 2-3 vjecare e rrushi nuk ka ate cilesi sa rrushi ne vreshtat e konsoliduara. 

Do shesin ne autogrill vere Barolo ....Nebbiolo thuaj...qe ka uje? Ku eshte problemi? Nje Barolo do 7 vjet te tregoj cilesite ...nje Barbaresco do 5 vjet nga dita e prodhimit.... Ti ne autogril do te dekantojne Barolon 2-3 ore  sipas zakonit kur ta konsumosh???

Nese e mbajne Jo ne plastike por qelq a metal si veren e bardhe kete barolinen tende nuk ka problem se keni vere ne autogril prej Lazio me perqindje me te ulet rrushi. 

Sa per tra diten ajo eshte dhi....ka vite qe lisi i fucive vjen prej Slovenie e Rimanie. Do kete vere per te pasurit e vere per te varferit si ngahera. Miliarderat nuk jane budallenj.

smileysmileysmiley smileyDo shesin ne autogrill vere Barolo ....Nebbiolo thuaj...qe ka uje? Ku eshte problemi? Nje Barolo do 7 vjet te tregoj cilesite ...nje Barbaresco do 5 vjet nga dita e prodhimit.... Ti ne autogril do te dekantojne Barolon 2-3 ore  sipas zakonit kur ta konsumosh???

smiley

Kush te tha njehere qe miliarderet jane budallenj?

Ketu ne Piemonte po bejne namin. Jo vetem qe kane blere hektare pa mase ne Langhe ( e di ti, besoj, tironco, ku bje), po i jane futur rendshem, po e prodhojne vete. Ne sommeliert e dallojme kollaj se ka nje retrogusto kartmonedhe 500 euroshe e lene nja 3-4 vjet brenda ne fuçi.

po prape s'jane te kenaqur. Duan nje barolo 7 vjeçar me topa polisteroli qe te pluskoj mbi vere, per te realizuar efektin e topave te bores, thone.

o po mire Barolua, po amaronia, thuaj... E kane blere ne anticipo prodhimin e 2015 dhe jane betuar qe do t'a pijne te gjithe aty per aty...ca lesh import/eksporti!!

Vertete, aty do e pijne, por sa per lajmin qe me dhe qe do ndryshojne traditen te kujtoj qe e Kane ndryshuar prej vitesh. La Spinetta ndjek nje fryme te re ne vjetersim disi revolucionare dhe te suksesshem. Do hedhin vere ne treg me 5% rrush? Prape mire do e bejne e me mire se vererat e tjera poshte qe kam pasur fatin te pi e kan qene vetem esence e Jo gjurme rrushi. Nejse me behet qejfi qe po u ecen se kan punuar si qeni. Kam pa fotografite e tyre ne vitet 60 e te munduar si ne kan qene. Por punuan per veten e tyre dhe u ben konte e markeze. Se mos vetem Langhe.... E di sa ja leshojne me qira shtepite ketyre taneve ne Toskani ? 10-15 000$ per 10 -15 dite, kur Kane fat...kta lujn menc per Toskanin e ju per Parate e tyre.Ka te pasur shume ne kete bote e sjan te gjithe si une e ti qe i numerojne parate bosave. Une po zbrita tju  Lebetit kesaj rradhe ne Sicili do shkoj po deshi zoti.

Tironco...dhe me Siciline kemi nje problem goxha te madh, ne te veres.

Mafia ne Sicili ka bërë hapa gjigante. Nuk mjaftohen me vjedh jem e rrenjeve naten kur s'ka njeri, po tani i bjen drejt perdrejt: tritolin kodres se prodhuesit ne pika ku e dine ata dhe kur te shikosh: zhvendoset vreshti bashke terren ca km me tutje.

e dhimja fare eshte se kur veme i pyesim prodhuesit " ca ndodhi, qysh e tek" ata bejne sikur s'dine gje.

" Jo, jo, thone, gjithcka ne rregull, s'dime gje... Nenti sacciu nenti visti e nenti vogghiu sapiri!

Ti mi zemer sikur jeton ne Mars. Po me dukesh si ato arbereshet e para 5 shekujsh.

do me u bo interesantesmiley

Po thashe ta provoj dhe une o Zeqo, it worked! smiley

smileysorry qenke online e 10 va,

arbereshet e shkret....kan ngel mbrapa, nderkohe qe memedheu ecen para....

kshu osht kur iken nga shqipria....zhvillimimi te le mbrapa!!

o emo...meqe te bi rruga knej posht fare..shko ke dead rabbit ene merr "pork belly sliders" me nji quail egg siper smiley sikur e ka bo zoti me durt e veta

merr ene nai gjo me pi..se cu pa masnej

merr ene nai gjo me pi..

une thash se mos e leshoi doren Noshka dhe : merr ene nai gjo me pi, the thuj kamarierit qe ka thone Noshka jane te pagume.

Ballçekani:

po te jap nje notizie ne anteprima qe mund ta perdoresh dhe ne NySe, vetem mos hap llafin lart e poshte. kete vjeshte, rregullat e prodhimit te Barolos, do ndryshojne.

 

Kodi i vjeter, prej 4-5 shekujsh, qe detyron kultivuesit dhe katundaret e piemontes me 10 koqe rrushi per rrenje, nga te cilat gjysmat eleminohen me short e te tjerat shijohen nje me nje derisa zgjidhen ato me te mirat, shtypja ne legena lisi, vjetersimi ne fuçi lisi, mbushja ne shishe lisi, pirja ne gota lisi i ulur ne karrige lisi ne lokale me mobilje lisi, do digjet njehere e pergjithmone ne piazzat e piemontes e gjithe familjet do perqafohen te perlotur me thirrjen: Te lire me ne fund!

smiley

 

smiley ejj...o tiko, po ti kerkoj peshkut ndonje rryshfet, te ndryshoj emrin, t'a bej " ballçekani mer jau", 

sa me japin?

smiley ...po ku i gjen mor maskarà??

shtyp butonin "ballçekani" e te del kjo??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).