Europa ngre dorën. Tsiprasi bën pass

Mesa duket profesori i Game Theory, Varufakis ka rënë në dorë mjeshtrash dhe këtë po e mëson në "hard way". Pas muajsh negociatash të stërlodhshme dhe kohëbjerrëse për të gjithë liderat e Europes dhe institucionet më të fuqishme botërore me kryeministrin "robinhuds" grek që kërkon miliarda borxh për të mbajtur shtetin në këmbë, por i kërkon edhe të rruar, Europa nxjerr nga xhepi letrën e fundit. Në një ofertë të re që nuk mund të refuzohet apo diskutohet pasi është një kondicionale (cash per reformë) kryeministri grek e ka humbur aftesinë e rinegocimit dhe zvarritjes së pafund të vendimarrjes.

Ne oferten e minutes se fundit kreditoret kane ofruar nje fond prej 15.5 bilion eurosh per Greqine,nga te cilat 1.8 milion te levrueshme menjehere (mesa duket per te bere pagesen 1.6 milionshe te IMF)  me te vetmen kondite qe greket te pranojne reformat ekonomike ne menyre qe te jene ne gjendje te kalojne bypasin financiar ku jane futur. Oferta e ka zene papritur Tsiprasin i cili e ka quajtur kete si shantazh per te thyer popullin trim punetor dhe demokracidashes grek, por duke e pare se refuzimi i kesaj oferte te fundit e tepron zullumin eshte detyruar qe sonte ne 1 te nates te shpalle referendum per daten 5 Korrik, ku populli akoma ne gjume grek, te vendose nese i do apo nuk i do leket e Evropit.

Sidoqofte levizja eshte shantazhuese, por jo per Greqine po per partine e Tsiprasit qe duket qarte qe ua ka sjelle ne maje te hundes kreditoreve te cilet me kete levizje te minutes se fundit e kane nxjerre bllof lojen e Syrizes. Pas referendumit te dates 5, loja per Tsiprasin merr fund. Nese populli grek voton qe do haje bar po nuk e shkel demokracine, i mbetet Tsiprasit t'ua gjeje kullotat e reja jashte Europes, po nese populli zgjedh dollarin dhe jo barin, qeveria e Tsiprasit merr fund ne te njejten dite.

Dore ustallaresh.

P.S. Nderkohe Wall Street eshte kaq i lodhur nga zvarritjet e pafund dhe te pakuptimta te qeverise greke ne keto negociata sa kane nxjerre fjalen e re "Gretigue" qe eshte bashkim i "greek" dhe "fatigue". Mbase do na duhet ta mbajme mend kete term ne te ardhmen.

507 Komente

Gjermania ka qene shteti me crregullt ne pagimin e borxheve, te pakten gjate shekullit te 20-te ne Europe. Ka falimentuar 3 here dhe ka bere marrveshje per ristrukturim te borxhit sa asnje shtet tjeter.

Lindje hesapi mo.

Varufakis foli shum qarte sot  : " Nuk kemi per ti pagu  paret ! " 

Ju lumte ! Parellinjte e Evropes, ata te " vlerave morale shum shum  te medhaja " ti rrujn leshte grekut! Kane xhvatur me  shekuj pasurite, mundin dhe gjakun e popujve te tjere, rane ne rehat, fjeten mbi dafinat  burokratike ...e te berit bashkesi dhe e hodhe ne hava themelin e bashkesise.Ja u futi Amerika sepse Greqia nuk eshte shkaku, por pjesa mbi uje e eurozones kalbur  me Greqi, Itali, Spanje, Portugali, Irlande..! 

    Ca mendojne se ne Greqi kan mbetur vec budallenjte, pleqte , dhe  humbomenot qe nuk po kuptokane bresherin kokerrmadh te Gjermanise, Frances dhe FMN e BB! Jo  mor njerez, greket kurre nuk deshirojne te dalin nga eurozona, por ti xhvasin Merkelit pare.Sot Merkeli deklaroi se :" Nuk do te kete asnje negociate te metejshme .." ! Ja shifeni qe flet kot fare ! do ti japi si cecua edhe pas Referendumit edhe pas kesaj deklarate.

Do jete e mesmja e arte mes grekeve dhe gjermaneve ...Me ca kushte qe gjasme do zbatohen nga greket ...

 Evropa po thith perdite afrikane, arabe, aziatike .Peshqeshi prej Amerike ! Asaj po i derdhet fucia me voj ullini , ndersa po i gjurmon nji kokre ullini mbetur mbi nje dege athinase ...! 

Zonja kriza cmendi sistemin ! Panik gjith bota !     

Davitoglu, Kryeministri Turk, armiku i frikshem i grekeve,  deklaraten bombe sonte " Jemi gati te ndihmojme Greqine ......! 

A mund të mbijetojë Bashkimi Evropian?

Jo, Bashkimi nuk mund të mbijetojë për arsyen e thjeshtë se Bashkimi është jo-ekzistent dhe se nuk ka ekzistuar kurrë. Këtë gjë po e kuptojmë me shumë vonesë.

Që prej Mastrihtit Bashkimi ka qenë tërësisht një projekt financiar që flijon pasurinë shoqërore në favor të sistemit bankar, një projekt varfërimi dhe shfuqizimi për punëtorët.

Agresioni financiar dhe poshtërimi ndaj qeverisë greke janë një provë e mos-ekzistencës së Bashkimit. Mungesa e çdo lloj lëvizje për solidaritet me grekët është një provë se populli evropian nuk ekziston: agresioni neoliberal ka shkatërruar çdo përmasë të vetëdijshme të shoqërisë evropiane.

Për më tepër, politikat e pakuptimta të Evropës ndaj mërgimtarëve, dorëzimi i qeverisë franceze ndaj frontit nacionalist, refuzimi i përgjithshëm për të ndarë përgjegjësinë sa i përket mërgimtarëve janë provë për mos-ekzistencën e Bashkimit. Bashkimi Evropian është thjesht një mullar prej krimesh financiare, cinizmi dhe burracakërie injorante.

we have the money tha ai robi,

dhe evropi qe kur nuk po e kupto as sot derexhene, ku e solli

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).