Gjermania publikon shifrat: 4'992 kërkesa në muajin Maj

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka pësuar sërish rritje.

Shifrat zyrtare të ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tregojnë se 4992 shqiptarë aplikuan në muajin maj për të përfituar azil. Në muajin prill 4 794 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në këtë vend dhe në muajin mars 3020.

Shqiptarët renditen të dytët në listën e azilkërkuesve dhe vijnë menjëherë pas sirianëve. Nga Siria, një vend në konflikt mes ISIS dhe forcave qeveritare ka patur 5 100 kërkesa për azil.  Vendi i tretë, Serbia, ka një diferencë të dukshme me Shqipërinë. 1 990 serbë kanë aplikuar për azil në Gjermani në muajin maj, në krahasim me 2 279 që aplikuan në prill. Ka një rënie edhe të azilërkuesve nga Kosova. 1 947 kosovarë aplikuan në maj. Në prill nga Kosova pati 4 608 aplikantë.

Trend në rritje, siç mund ta shini në tabelën e mësipërme ka vetëm Siria dhe Shqipëria.

Lapsi.al

8 Komente

Trend në rritje, siç mund ta shini në tabelën e mësipërme ka vetëm Siria dhe Shqipëria.

Nga 10 shtete 7 jane ne rritje, 3 jo. Lapsi thote qe trend ka vetem Siria dhe Shqiperia.

He mer Left une ja kam fajin And Bushatit ene per kete?

Dobet shume keta te lapsit mer left. Sikur pine vital Andi me Shkullakun. smiley

Lapsi eshte i Andi Bushatit? smiley 

Ej, po ka plas moda madhe me keto faqet ne Shqiperi, portale i qujne me perkedheli.

Urno : http://www.civitas.al/  apo http://opozita.com/ ,  por kurre mos harro qe Qim Peka eshte shume opozitar agresiv me portalin e tij http://syri.net/ smiley

Lapsi.al eshte i vjeter tani.

Jane duke garu te gjithe keta me njani tjetrin kush eshte me qenef se tjetri e si etalon kane Fahri Balliun qe duhet rujt ne Sever , afer Parisit nga zyra metrologjike, si e talon i kellires.

Me perpara thuhej : nuk neli katnar pa u ba gazetar, tani eshte nuk nel gazetar pa u ba me portal smiley

Kopjojne lajmet nga njeri tjetri, bile i kopjojne me gjithe gabime ortografike.

U merzita se nuk jemi ne vend te pare por pastaj pashe qe eshte dhe kosova e maqedonia. Na e kan ber me hile. Meritojm vendin e pare si komb. Rreth 7000 gjithsej.

per llafe/germa te thajn piten kta shkruesit tan. ilaqim, sa fillojn numrat, fillojn e ia kpusin qorres. me shum gomarlleqe se sa paragrafe. Ose jek e jek. kjo alergji ndaj numrave duhej te kishte renie me ikjen e polenit, mirpo meazalla.

sa te trashe mer Zot! 

Po ça tashi dy te parat dalin direkt nga grupi? 

smiley plejof!! Plejof!!

shqiptari s'duro me qen i dyti ne gare...

if you can't beat them, join them

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).