Vjedhja nëpërmjet skemës së rimbursimit  të barnave, përveç ndjekjeve penale, pritet të shoqërohet dhe me largime nga puna.

Pas dorëheqjes së drejtorit Astrit Beci, Drejtoresha e Komanduar e Fondit të Kujdesit të Sigurimeve Shëndetësore, Milva Ikonomi, pritet të vërë në zbatim masat administrative të parashikuara për personat e implikuar dhe që u përmendet emri në raportet e auditit të njësisë antikorrupsion, ndërmjet tyre, zv.drejtori i Fondit Sokol Skuraj.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i pyetur në lidhje me këtë çështje, tha se masa administrative do të vazhdojnë si në Fondin qendror, ashtu dhe në atë rajonal.

"Së pari, ne kemi një komunikim me ILDKPI-në për të parë konfliktin e interesit ose jo, të detyrës së tij me tregun farmaceutik. Ndërkohë, drejtuesja e re e Fondit e komanduar që sot do të vazhdojë të zbatojë edhe rekomandimet e njësisë antikorrupsion të Këshillit të Ministrave. Ka masa në vijim dhe në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Drejtorinë e Tiranës. Masat janë masa administrative, ndërsa çështjen me organet e prokurorisë, ndjekin linjën e tyre", tha Beqaj.

Persona të tjerë në sektorin e rimbursimit dhe atë të informatikës në Fondin Rajonal të Tiranës do të largohen nga detyra. Masat administrative parashikojnë gjobë apo vërejtje me paralajmërim.

Ndërkohë, kur kemi hyrë në sezonin turistik, ministri i Shëndetësisë theksoi se po merren masa për t'u ofruar shërbim sa më cilësor qytetarëve. Në plazhet më të frekuentuara do të vihen në dispozicion të pushuesve autoambulanca të posaçme.

"Duke filluar me zgjerimin dhe rritjen e intensitetit të shërbimit të sezonit turistik, kryesisht në fundjavë, në qendrat me përqëndrim do të vendosim një autoambulancë që do të qëndrojë aty", tha ministri Beqaj.

Beqaj i bëri këto deklarata gjatë inaugurimit të një qendre të re shëndetësore në zonën e Don Boskos, e cila do t'u ofrojë shërbim 25 mijë banorëve.

"Tirana është zgjeruar shumë, ndërsa vendndodhja në territor e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor është apo ajo që ka pasur prej 21 vitesh. Me këtë shqetësim, ne vendosëm të jemi më pranë banorëve. Në ditët në vijim ne do të kemi dhe tre zona të tjera në Tiranë. Njëra do të jetë në Komunën e Parisit, tjetra në zonën e Unazës së Madhe dhe një tjetër në fund të rrugës 'Siri Kodra', tha Beqaj.

/ Top Channel

5 Komente

Ruaju nga agai i ri thote nje fjale e moqme e popullit tone trim, te menqur e veqanerisht punetor !

P.S. Votoni Grida Shqinen se do i beje taksat zero per bizneset e reja qe punesojne dy persona !

nje skeme ilustrimi per transparence mbi relacionet e ketyre karrigeve adminstrative qe marrin masa, dhe te atyre qe i pesojne keto masa, do ish mire per kete ngjarje.

personalisht e gjej te komplikuar strukturen e sigurimeve, qofshin keto shendetsore apo te tjera (pensione etj). Qe dmth veshtire te qartesoje shume ky lloj njoftimi (per mua).

Ky ka tre farmaci ne emer te gruas dhe kunates dhe ministri po pret pergjigje nga ILKPD, per te pare nese ka konflikt interesi. Ca eshte ky minister me kllon cirku apo aktor portakallie.  

gjurmet jo ujku, jane te rendesishme ne kesi rastesh. 

 

 

 

Hajdutet e kane vendin ne burg, por duhet dhe te kthejne mbrapsht parate e vjedhura, perndryshe te futen ne burg prokuroret dhe gjykatesit qe i kane ndjekur dhe gjykuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).