Të dhëna policore të marra nga BIRN në Itali dhe Zvicër tregojnë se së paku tri kandidatë që garojnë në zgjedhjet e së dielës kanë të shkuar kriminale.

Shqiptarët do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 61 bashkive, në një palë zgjedhjesh që konsiderohen si shumë të rëndësishme për ambiciet e vendit në përparimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjithsesi, të dhëna të mbledhura nga BIRN nga agjencitë ligjzbatuese nëpër Europë tregojnë se një numër kandidatësh të nominuar nga partitë politike kanë të shkuar kriminale. Madje, disa janë akuzuar për kontrabandë të sasive të mëdha të drogës mes vendeve të ndryshme të Europës.

Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge. Një kandidat nga Partia Demokratike për bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge. Gjithsesi, Partia Demokratike më vonë e tërhoqi Muhametin nga lista e saj e kandidatëve, dukshëm nën presion nga BE dhe SHBA-të.

Partia në pushtet nuk e ka bërë këtë. Një zëdhënës për kryeministrin Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, mohoi akuzën që partia e tij ka nominuar “ndonjë kandidat të dënuar penalisht nga ndonjë gjykatë vendëse apo e huaj, qoftë me vendim të formës jo të prerë”.  Një zëdhënës i Rroshit i tha BIRN se akuzat janë të pavërteta dhe të motivuara politikisht. Ndërsa zëdhënësi i Bushit nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk komentoi arsyen pse demokratët e patën mbështetur më herët kandidimin e Muhametit për ta tërhequr atë më pas.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, i thanë BIRN se vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar. Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën. Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike. Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit. 

Ironikisht, Artur Bushi si ish deputet, mbështeti në janar një rezolutë të parlamentit, ku bëhej thirrje ndaj partive politike që të pastronin radhët e veta nga njerëzit me të shkuar kriminale. Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës. Ata e mbajtën atë deri më 24 korrik atë vit, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s. Franco Novati, një ish komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Hollanda në Itali.

“Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për ‘pjesë këmbimi’, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën,” rikujtoi ai.

Novati tha se kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza.

“Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Hollanda dhe arrestuam bandën,” shtoi ai.

Gjithsesi, megjithëse Bushi u arrestua, ai nuk u dënua, tha për BIRN zyra e prokurorisë së Busto Arsizio.

“Çështja e Bushit u nda mënjanë nga çështja nr. 1986/2010RGNR mbi bandën Moriggia. Numri i çështjes së re qe 7257/2010,” shpjegoi një zëdhënës.

“Më 20 mars 2011, çështja e Bushit u arkivua dhe u mbyll pa dënim kundër tij,” shtoi zëdhënësi.

Novati tha se Bushi pretendoi në gjykatë se ai po shkonte në Hollandë bashkë me të tjerët, thjesht për të blerë makina dhe për t’i shitur në Itali dhe se nuk kishte dijeni për atë se çfarë bënin të tjerët në Hollandë.

“Policia qe e sigurt që ai qe i përfshirë, por provat nuk qenë të mjaftueshme në gjykatë,” tha Novati. “Ai qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension.

Një kandidat tjetër i akuzuar në të shkuarën – dhe i dënuar – për trafik droge, është ajo e kryetarit të bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, i njohur gjithashtu si Ervin Rroshi. Rroshi, i cili u zgjodh më 2011 si kryebashkiak, po kërkon aktualisht një mandat të dytë në këtë bashki. Para se të bëhej kryebashkiak, Rroshi qe dënuar në Zvicër për shpërndarje droge. Një zyrtar i Zvicrës, i cili foli në kushtin e anonimatit, i tha BIRN se të dhënat policore të Zvicrës tregojnë se Rroshi qe subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri më 1997.

“Ai u hetua për trafik droge dhe shpërndarje, por nga ajo që mund të shoh unë, qe një peshk i vogël,” tha zyrtari i policisë për BIRN.

“Atij iu dha një dënim i vogël dhe u deportua në Shqipëri pas periudhës së paraburgimit,” shtoi ai.

I njëjti burim tha se autoritetet e Shqipërisë patën kërkuar informacion në vitin 2011 nga homologët e tyre zviceranë nëse Rroshi qe dënuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe se ata e patën marrë përgjigjen.

“Interpol Tirana mori të njëjtin informacion,” specifikoi zyrtari zviceran.

Zëdhënësi i Rroshit, Shpend Barameta i tha BIRN se ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

“Na vjen vërtet keq që situata dhe histori të tilla sajohen sa herë ka fushata zgjedhore…,” tha ai.

Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, gjithashtu mohoi që ndonjë nga kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga socialistët, Aleanca për Shqipërinë Europiane, qe dënuar për krime.

“Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane po punojnë për një ligj europian dhe demokratik, përmes të cilit të vendoset një vijë e kuqe që ndalon zgjedhjen apo emërimin në detyrat publike të personave me rekorde kriminale,” tha ai.

“Të tjerat janë politikë e llojit të ulët që merr rëndom formën antidemokratike të gjuetisë së shtrigave, të cilën, Partia Socialiste e refuzon me bindje të plotë si mjet famëkeq të së kaluarës diktatoriale apo gjysmëdiktatoriale,” shtoi Fuga.

Gentian Muhameti, kandidat për Këlcyrën, i cili më pas u tërhoq nga Partia Demokratike, qe arrestuar gjithashtu në Itali më 1997, për trafik droge. Eliana Martella, zëdhënëse e policisë për qytetin e Leçes në Italinë e jugut i tha BIRN se Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijuanë.

“Ai u dënua me dy vjet burg dhe me 15 milionë lireta [gjobë] (në atë kohë rreth 7,500 euro],” shtoi Martella.

“Ai e pranoi fajin dhe përfitoi një dënim [të reduktuar] prej një viti e gjashtë muajsh burg dhe 10 milionë lireta [gjobë] më 15 mars 1997”, shtoi ajo.

Më 9 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të hequr Muhametin nga lista e kandidatëve për Partinë Demokratike. Kolegji Zgjedhor, një gjykatë e specializuar për mosmarrëveshjet zgjedhore, e la në fuqi këtë vendim.

KQZ, njësoj si partitë politike, ka qenë nën presion nga SHBA dhe BE për të ndaluar kandidatët me të shkuar kriminale në zgjedhje. Drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë Vlahutin, i tha BIRN se kjo qe një çështje për të cilën BE “ka lobuar fort… për shkak se zyrat publike janë për t’i shërbyer popullit”.

“Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto parti politike,” tha ajo.

“Në procesin e integrimit do të analizohet gjithashtu angazhimi për t’i dhënë qytetarëve qeverisjen më të mirë, kështu që do të ketë efekt, por ne duhet të jemi njësoj, madje edhe më shumë të shqetësuar për pasojat që kjo do të ketë mbi shoqërinë [shqiptare],” shtoi Vlahutin.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, i cili ka bërë gjithashtu përpjekje kundër nominimit të kandidatëve me të shkuar kriminale, thotë se Shqipëria meriton të ketë kandidatë më të mirë.

“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidatë.

“Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,” shtoi ai.

20 Komente

Shqipëria meriton më shumë

vertete smiley

Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë

jo nuk perbejne tallje por normalitet. Rama eshte tutori i tyre dhe per te cilin punojne. Sistemi politik eshte i kapur perderisa ndodh ky fenomen.

Votuesit nuk ju takon kjo pergjegjesi se ne sistemin "demokratik" kete pergjegjesi para se te perfundoje te votuesi i eshte deleguar partise PS qe i ka perzgjedhur,KQZ, prokurorise dhe policise, interpolit etj etj . Opozita e ka bere punen e saj, tjeter gje sa e vleresojne votuesit fjalen e saj

 

 

 

 

Gjithsesi, megjithëse Bushi u arrestua, ai nuk u dënua, tha për BIRN zyra e prokurorisë së Busto Arsizio.

“Çështja e Bushit u nda mënjanë nga çështja nr. 1986/2010RGNR mbi bandën Moriggia. Numri i çështjes së re qe 7257/2010,” shpjegoi një zëdhënës.

“Më 20 mars 2011, çështja e Bushit u arkivua dhe u mbyll pa dënim kundër tij,” shtoi zëdhënësi.

Ndersa kryetari i PD-se alias kanakari lul u akuzua nga prokuroria per vjedhje dhe shperdorime te 250 milion dollareve per tenderimin e rruges se kombit dhe "shpetoi" nga gjykimi per aresye proceduriale. Edhe sot e kesaj dite nuk kam arritur ta kuptoj sesi nje kriminel per aresye proceduriale nuk gjykohet per fare. 

Në ça kuptimi 'zbardhet'?

Po filloi te shofim se " coc po zbardh ...nje gje e zeze..! " Ogradisem duke pare pafund te " nxinin gjerat e bardha ! " 

Dhe drite per keto ..po hedh lulushi ! Hem ! 

Keto artikujt e Birn kane marre simboliken e kenges Bir -selman i nenes ke te qaj me pare .

Keta jane nen nivelin ordiner te Lajmit ,  pasi keta nuk hetojne dhe nuk investigojne per asgje , vetem kryejne rrolin e Tellallit politik me anim nga e " djathta mer jahu "  Jane shndrru me keq se permbledhjet e librushkave te Plenumeve te KQ qe permbanin info mbi denimin e Armiqve  ..smiley

Tani mos t'ja hame hakun sh Gjembi qe ka shije per keto skullubaqe , sepse ne fakt per Mah-mutajn ka dhe pranim nga vete i pandehuri e i denuari , por nga ata dy te tjeret ka vetem ..na erdhi keq qe si provuam ...dhe dolen te pafajshem smiley

Te nderuarit admin me lejimin e citimeve dhe referencave te Gelbazes lapsi .Al dhe ketyre te Bir selmani nenes...po e e ulni nivelin e perfaqesimit deri ne IQ e pampersave te LefTKopese qe nuk mendojne po mbeshtillen sic i ben shoku sali dhe verviten ne mjedise .Malli Grande Kaka  , po kur vervisin dhe Bravekidio ....behet helaq cdo prurje .

Nejse , sh .Gjembi ka nje arsye pse u referohet ketyre llumrave ,  dhe besoj do na e sqaroj smiley

Roshi me te shkuar kriminale?! Si shpjegohet mo vlla, ai duket djale flori keshtu nga pamja, nje self-made-man par excellence. I ndershem, i mire, cun per shtepi. Pastaj Partia Socialiste s'do ta kishte futur ne gjirin e saj nese i tille.

“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidate

I madh Lu-ja. Me te vertete. O Lu, ju te Ameriqise e keni fajin me "Scarface"-in. Na moret ne qafe te rinjte tane ne lule te moshes me filma te tille. Te rinj qe mund te ishin te ndershem e te mire si Roshi apo si Tom Doshi. Na i cuat ne rruge te keqe. Po pse mor Lu, pse?!

Jo ska honger asikokërr per be. Njiky Ramiz Velia qi thu ti, ka me ja drejtu jaken e xhaketes Udhehjeksit smiley

      Xake, tungjatjeta ! Ne kete fushate, PD  kreu modelin tipik te menaxherit " popullor" i cili na kreu mallin e Lal Qazimit  te Levonjes! Nuk kam degjuar as edhe nje nga te qarqeve,   te shprehej motamo si modeli i Tiranes,  i te berit fushate per tu kujtuar njerzve Qazim Mulletjen  e Levonjes ! Te jesh i sigurte se..  do mbahen mend  gjate e do perdoren per barcaleta shume nga " projektet " e Halimit , ne menyren e te demonstruarit aqe  .." konciz " ! 

  Ne Tirane ku edhe ata, vecanerisht ata,  qe presin ke " Ushtari i panjohur " te japin uje " me bisht te luges, pikerisht ate pati per model konkurimi PD - ja ! 

Si e ka emrin kandidati yt për kryebashkiak në Devoll z. kryeministër?!

Edi Rama erdhi në Devoll foli shumë por asnjëherë nuk ia zuri emrin në gojë kandidatit të tij. Meqenëse as ai nuk ia përmendi emrin, ne po e pyesim sërish sot z. kryeministër. 

 -Si quhet kandidati juaj për kryetar Bashkie? A quhet ai Beni a Kosta? Po babai i tij, i ndjeri, i pafajshmi që ndoshta dhe ai nuk ndjehet aspak i qetë në vendin ku prehet si quhej dikur për së gjalli, si quhet tani pas vdekje të tij?  

-Cila është dita e lindjes së Kosta-Beni Qajës?

-Cilat janë burimet e miliardave të Kosta-Beni Qajës?

-Cilat janë dokumentet e shkollimit të Kosta-Beni Qajës?

- Pse e ka ndryshuar emrin ky Kosta-Beni Qaja juaj?

-Ç`lidhje ka kandidati Kosta-Beni-Qaja me Luginën famëkeqe të refugjatëve të cilën e shndërroi nga një rrugë dhish në një autostradë të krimit, prostitucionit, të trafikimit të veprave të artit, të drogës?

Sa i përket kandidatit fitues të këtyre zgjedhjeve Bledjon Nallbati po i kujtojmë z. kryeministër se ka lindur më 8 korrik 1985 në Bilisht është diplomuar në vitin 2010 në Universitetin “Fan S. Noli “ Korçë, Fakulteti Ekonomik, dega Marketing, është administrator i një biznesi familjar. Bledioni është i martuar dhe ka një fëmijë.

Kryeministri në fjalën e tij të gjatë nuk u tha asnjë fjalë banorëve të Devollit për 300 mijë vendet e punës që premtoi, por që mbylli mijëra vende pune, për taksat që premtoi se do t’i ulte por i rriti për çmimin e energjisë që premtoi se do ta ulte por e rriti për çmimin e karburantit që tha se do ta ulte por e rriti për subvencionet të cilat i marrin 3 miqtë e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Me baltë, fyerje dhe ofendime nuk ua hedh dot me shqiptareve. Devolli nuk mund të pranojë te drejtohet nga persona me te shkuar te dyshimte, Devolli mbështet njerëz të ndershëm voton për punë dhe dinjitet.

Devolli mbështet Partinë Demokratike dhe thirrjen e SHBA-së dhe BE-së, asnjë votë trafikantëve.

Më 21 qershor votoni Bledion Nallbatin dhe Partinë Demokratike.

Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015

30 vjec djale i pashem. Pa mbaruar mire shkollen paska punuar si doganjer ne Kapshtice.

- Cilat jane burimet financiare me te cilat filloi biznesi i tyre familjar qe paska administruar Bledjoni? - do te pyeste Partia Socialiste.

ku eshte problemi ketu, se Bledjoni ka biznes familjar apo qe ka punuar ne dogane? PS ska nevoje te pyese se i ka mundesite ti mesoje te gjitha , pa problem smiley

po hallit te KM qe nuk e di me cil emer te therrase kandidatin e tij si i behet smiley

Kac Myftaraj nga zbardhur te kaluaren e Erion Veliajt para ca ditesh. Ja pjesa e fundit e shkrimit:

...Erion Veliaj u shqetësua shumë kur kandidati rival mjeku gjinekolog Halim Kosova tha se e kishte pritur edhe atë gjatë lindjes. Kosova nuk e tha këtë në ndonjë kontekst fyes, dhe Veliaj mund ta kishte mbyllur këtë çështje duke thënë se Kosova bëri detyrën. Por Veliaj e bëri intrigues debatin duke e qortuar rivalin e tij se tregon barcaleta për gratë të cilat i ka asistuar gjatë lindjes. Cila ishte barcaleta? Barcaleta do të ishte nëse dr. Kosova do të pyeste si dëshmitar okular se përse në 17 dhjetor 1979, në maternitetin e Tiranës gjendej gjysma e oficerëve të Sigurimit të Shtetit që mbulonin Lindjen e Mesme. Por dr. Halim Kosova është një burrë i urtë dhe nuk do që të hapë histori të tilla.

Thënia për Policinë Fetare të Iranit është një symptomë kureshtare e dyzimit të personalitetit që shfaq Veliaj. Një tjetër është ajo e se ka pasur një “karrierë tregtare” si shitës fiqsh në fillim të viteve nëntëdhjetë. Në të vërtetë, edhe këtë gjë e ka thënë dikur Mahmud Ahmadinejad, kur kandidoi për Bashkinë e Teheranit, në 2003. Babai i tij, Ahmed kishte qenë shitës frutash dhe perimesh në vendlindjen e tij në Aradan, në provincën Semnan. Mahmud Ahmadinejad krenohej se ai kishte nisur të punonte që në adoleshencë duke shitur fruta. Ahmadinejad në fakt e kishte bërë vërtet këtë punë, ndërsa në rastin e Veliajt shitja e fiqve ishte një mbulesë për një veprimtari tjetër.

Se te Qendra me restorant dhe kafeteri për të huajt, e cila gjendet pak metra larg tregut të ri, në Sheshin “Avni Rustemi”, ku Veliaj thotë se ka punuar si kamerier, fiqtë kanë qenë një simbolikë për të kumtuar dëshirën për një aventurë pink nga të huajt që vinin në Tiranë. Personi vendoste mbi tryezë një banane dhe një fik të njomë ose të thatë (varësisht stinës) në skaj të bananes. Nëse kamerieri vendoste një tjetër kokërr fiku në anën tjetër të bananes, duke u formuar kështu simbolikisht organi seksual mashkullor, marrëveshja quhej e arritur. Në njëfarë mënyre kjo mund të quhet shitje fiqsh.

/Kastriot Myftaraj/

smileysmiley

 

Kush ndrro nikun tashi smiley

..smiley

u pa puna, beje 'banane' o-fiq-o..smiley.......smiley

Mo mirë mos mbaj Nik me .."të hongërme " dhe në rrjegull je smiley .

Dhe shife i çikë se belo vëllai ta ka me kapërceka ..nuk u ndahet të rrumullaktave smiley

po harrove ti more Kaci ...me ca e nise ? Si gjithmone , u jep karakter konspirativ ndodhive , disipline qe e konsideron tenden ! 

PO GREQISHTEN KUR E MESOI KY TIPI?   mire qe nuk e paska bere edhe ky emrin  jorgo-bledjonsmiley si ai shoku i ps-se!

keni edhe ate te himares dionis-fredi bejleri.

integrim,integrimsmiley

Lojtaret e Tiranes duhet te jene te lumtur qe nuk kane patur fatin te luajne ne Kavaje keto dite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).