.....

10 Komente

Pergezime per sipermarrjen (komentimin e nje autori) dhe shkrimin! 

Kinemaja ne fjale, tok me bustin dhe ullinjte, me eshte krejt e gjalle ne kujtese fale edhe faktit qe kam banuar per vite dy hapa larg saj. Nje mbyllje sysh me tej i kam po njelloj plot nga vendet, ngjarjet e njerezit qe pershkruan Hatibi. Ketu qendron dallimi mes meje dhe dikujt qe eshte lindur me pas: Hatibi eshte ai qe ne nje dyshe imagjinare komenton visoren aty perballe (po, Ervini eshte nje pop-poet) duke u caktuar qendren e rendeses detajeve perndryshe te njetrajshme. E ben kete me nje lloj dashurie per gjerat e perkohshme - pesha e 1 lekeshit ne dore, refleksi i filmit ne fytyrat e femijeve, Ali Demi i derdhur drejt e nga hena gjer kur te bjere nata - dhe per figurat e pafuqishme (femija me i shkurter se karrigia, varferia ekonomike e kinemase, gjermani i lekut), figura te cilat megjithate jane aktive si pushtete ndaj edhe njekohesisht e potencialisht te percmueshme.

Per ata qe jane lindur me pas, kam pershtypjen qe Hatibi i ngjan mimeve qe luajne tenis pa top e pa raketa ne fund te filmit Blowup (fuqia e pakontestueshme e fikcionit).

Faleminderit!

Me ka bere gjithmone kurioz shkruarja e emrit te dikujt vetem nepermjet nje shkronje si psh H tashti. Behet gje per arsye moslodhjeje meqe do e perserisesh shpesh apo ka ndonje gje me shume.
S'besoj te jete kaq e thjeshte prandaj po pyes? Vete nuk kam arritur asnjehere ta marr vesh se cfare kerkohet te krijohet me kete forme.

Gjithsesi do kishte qene me mire nese do ishte edhe poezia per te cilin eshte bere komenti sepse parasysh automatikisht nuk e kemi.

Emri është shkurtuar për të mos lodhur lexuesin.

Ndërsa poezinë e gjen të linkuar në shkrim, kur citohet për herë të parë; me pak vëmendje më shumë do e kishe parë...

Po, ke te drejte.

une e mbaj mend edhe sot punonjesen e kinemas ali demi. nje zonje grua ne pamje. nga ajo kam degjuar per here te pare fjalen "miki maus".  smiley

dhe po, eshte e cuditshme, por ali demi vinte me dicka te perzishme si kinema. ndersa ajo e pallatit te pioniereve, jo. cdo kinema kishte portretin e vet. me simpatikja me ish kinema Agimi. por sic thash, ali demi kishte gjithe lenden qe duhej per poezi, priste vetem nje autor si Hatibi i atyre koheve. ata ullinjte ishin vertet dragonj!

emo paten dal i here neper kinemate e Tiranes : Zonja Nitush, Zonja Pa Turp, Zonja ..se si ekishte kjo zonje dhe ne studenteve na lan tuj menu ...ke cila zonje te shkojshim ! Ke alidemi luhej " Babeta Shkon Ne Lufte" atje shkum tuj pa Baba Shulcin, nje te nderkryer e shemtaraq,  qe Hitleri e pati qit prej cmendine dhe e pat bo shef te Gestapos..! 

Për momentin më intereson vetëm sugjerimi i papërkthyeshmërisë së letërsisë me objekte lokale, heronj lokalë, të vendosura në kohë fikse. E tillë duhet të jetë të paktën 85% e letërsisë kështu me një vlerësim të trashë, nja 90% e filmave. Konkretisht, Hoselitoja e vjershës së sjellë as që ka nevojë ta ketë parë filmin dikush që ai të vijë tek lexuesi. As ullinjtë. Dhjetëlekëshi i aluminit bashkë me skulpturën e Odhise Paskalit. Brigadat e grave. Fëmijët e shkëputur nga toka si kozmonautë. Në letërsi, dmth kur shkrimi del nga dimensioni i shënimeve të mësimit, siç është rasti këtu, objekti dhe personazhi vijnë në jetë dhe nuk janë hiç elemente nostalgjish personale apo lokale, përveçse kur lexuesi do që t'i përvetësojë. Për më tepër, objektet dhe personazhet e librave përbëjnë për një njeri që e do a e ka dashur leximin një muze të madh të mrekullueshëm, shtëpinë e vërtetë të fëmijërisë.

Disa prej komenteve ashtu si dhe shkrimi ne krye ishin te te njejtes lartesi poetike si vete poezia e H.
E njejta kthjelltesi, e njejta perzgjedhje e latim i fjales.

Ne fund te fundit arti i mire eshte ai qe te rremben dhe te kthen edhe ty ne nje artist e poet. Dhe kjo eshte edhe prova perfundimtare percaktuese e artit te mire.

Pergezime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).