...

5 Komente

nuk kam kohe te komentoj se mbari tani, por kete e ke selluar goxha mire!

Faleminderit!

inflacioni alarmant i fjales duket eshte pjese e nje prirjeje te pergjithshme. diku nga fillimvitet 70 mos gaboj, u vendos qe monedha e botes te mos mbeshtetej me ne ar. dhe kesisoj vazhdon edhe sot. pavaresisht teorive dhe konspiracive se si kontrollohet dhe manaxhohet kjo bote nga qarqe financiare ne hije, kam nje frike se e gjitha eshte pjese e nje vene hologramike ne te marret me boten, e cila eshte futur nderkaq kudo. dhe ketu vjen oqeani i pafund i fjaleve pa vlere qe duket si nje refleks i atyre pak me vlere te ndryra ne ndonje matrice mogani, koncepti i universit si hologram, vete fjala "virtuale" qe e ka pershtatur kuptimin pikerisht per te dhene kete mizeri me hije botesh, deri tek paraja apo seksi virtual.

Kur u soll para 4 vjetësh një shkrim i shkurtër (se ekonominë e fjalës e ka sipërore) i Hatibit mbi të njëjtën çështje dhe ndërtuar po mbi një ilustrim nga shoqëria e konsumit, të gjithë me përjashtim të Lulian artistit dhe Sol antiimperialistit shprehën zhgënjim. I rilexova artikullin dhe reagimet dhe nuk gjej dot as në kujtesë dhe as në tekst arsyet e zhgënjimit, por kam dyshimin se shumëkujt nuk i kanë dalë llogaritë me iluzionet se gërmëzimet e veta nuk janë hiç qese plastike, por pjeshkë që bien nga pema dhe ushqejnë zogjtë.

(Unë e paskam të hershëm fiksimin me domosdoshmërinë, më persekutoka, mgjs nuk është e qartë se përse mendokam se komentet e mia janë të domosdoshme. Duhet të jetë instikti i mbijetesës që argumenton fort pro domosdoshmërisë së ekzistencës tënde dhe zbeh rëndësinë e asaj të të tjerëve.)

http://newsroom.ucla.edu/stories/easter-...

Falemnderit per shkrimin.

Me kujtohet kur isha femije se si ime me lante ca kusi e tenxhere alumini tek cezma e oborrit ne pranvere - u ferkonte fundet e nxira sterre me rere, me durim, me njerin krah gjysem te paralizuar gjersa e nxira kthehej ne nje kaf' te zbehte; e me kujtohet po ahere gjyshja ne minder e cila kur mendonte qe s'kishte njeri rrotull, e shpaloste nga nje nape qe e mbante ne xhep nje gjel floriri dhe e rrotullonte ne dore (tespihet benin pushim kesajkohe) - gjyshja s'para fliste, per te shkruar jo e jo, ndersa ime me fliste me shume kur tregonte perralla e me ledhatonte koken, kurse shkrimin e kishte me zor te madh, shkronjat gjithe dredha e bishta te keputur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).