Gjethet, rrugët me pemë nuk janë të mira vetëm për vlerat si pronë, por edhe për shëndetin tuaj, sipas një raporti të ri të publikuar në Los Angeles Times.

Pasi janë analizuar dy lloj të dhënash në Toronto të Kanadasë, studiuesit kanë thënë se duke shtuar 10 pemë në një bllok banimi, i bën të ndihen njerëzit shtate vjet më të rinj. 

Studimi i botuar në gazetën “Scientific Reports” ka gjetur se banorët e lagjeve me densitet të lartë pemësh janë më pak të prekur nga problemet kardio-metabolike si tensioni i lartë, obeziteti dhe diabeti.

Dhe kjo jo vetëm se të jetuarit në një rrugë me gjelbërim të bën të jetosh një jetë të shëndetshme. Studiuesit kanë parë faktorët demografik dhe socioekomik, dhe kanë gjetur se ata që jetojnë në rrugë me pemë kanë një tjetër perceptim për shëndetin. Ajo që kanë provuar shkencëtarët është se shëtitja është e mirë për shëndetin tuaj mendor. 

“Këto efekte janë të pavarura nga sasia e parave që bëjnë njerëzit”, thotë Marc Berman, drejtuesi i Laboratorit i Neuroshkencës Mjedisore, në Universitetin e Chicagos, dhe autor i studimit. “Si lagjet e pasura dhe ato të varfra me rrugë me pemë kanë një shëndet më të mirë”, vijon ai.

Megjithëse studimi gjeti një lidhje të fortë mes të jetuarit në një rrugë me pemë dhe shëndetit, studiuesit nuk e dinë ende arsyen. “Pemët pastronë ajrin, dhe ndoshta duke shtuar më shumë pemë i inkurajon njerëzit të shëtisin apo të bëjnë më shumë ushtrime fizikë. Ose ndoshta mjedisi bëhet më i bukur, dhe kjo ndihmon në shëndet”, thotë Berman.

17 Komente

Kjo eshte e drejte, dhe per gjelberimin kam folur edhe tek VQ, por kur e thoka Los Angeles Time, Peshku me vrap e jep, se helbete, lajmi vjen nga pertej Antllatikut smiley

Para pallatit tim në Tiranë kam mbjellë vetë 3 pemë, që tani janë rritur e kanë lëshuar fara e disa pemë të tjera po mbijnë nga këto fare. I vetmi problem janë banorët e lagjes që sapo pastrohet ai territor i vogël prej disa m2 gjelbërim që ka mbetur, turren për të hedhur shishe plastike, pelena, tamponë, prezervativë e qese me lloj-lloj mbeturinash në to. Sa për dijeni, koshat e mbeturinave janë vetëm 20 larg...

Pemët pastronë ajrin, dhe ndoshta duke shtuar më shumë pemë i inkurajon njerëzit të shëtisin apo të bëjnë më shumë ushtrime fizikë. Ose ndoshta mjedisi bëhet më i bukur, dhe kjo ndihmon në shëndet

smiley

Vetem se kane filluar te na japin alergji kshu. smiley

Alergjia shfaqet te njerëzit që janë rritur në mjedise sterile, pa pemë e bar, dhe më parë quhej në anglisht "hay fever"~sëmundja e kashtës, sepse prekte vetëm njerëzit që ishin rritur nëpër lagje qytetesh ku kishte vetëm beton. 

Faleminderit per sugjerimin, por ncuk per veganizmin. 

 

Po ky qenka zbulimi i shekullit: pemet, gjelberimi, bejne mire per shendetin. 

    Ore kanadezet qekan prapa botes ! E gjelberta eshe ngjyra e shplodhjes, shplodhja largon stresin pse diten te gjelbertat, dmth pemet etj ,  clirojne oksigjen me te cilin furnizohet gjaku, duke bere normal procesin e shkembimit  te gazit karbonik me oksigjenin.

   keto " zbulime " jane pasoje e poteres modernitetit per te ashtuquajtur " funde"  , kulturore, fundi historise, fundi artit, fundi i politikes  dhe me ne fund edhe fundi i shkences i arritjeve te saj shekullore.U shaqen keto funde si shterim i mundesive te disiplinave perkatese, nje heresh te shoqeruara me krkesen per " teori unike " .Mirepo nje teori unike kudoqofte e shprehur ajo  fe, art, filozofi, politike ekonomi  dhe me se fundi  edhe ne shkence do te mund te ishte edhe perfundimtare vetem ne kuptimin  qe do te mund ti jepte fund cdo parimi te vjetera te cilat mund te spjegohen  nepermjet parimesh te reja  edhe me  te thella...

Jezu Krishti nuk e asgjesoi dekalogun e Testamentit te Vjeter( sikunder u akuzua  ne fakt prej Sinodit te Shenjte ) , perkundrazi  e plotesoi  dhe coi ne nje nivel me te larte , duke  unifikuar ato te dhjete " Ligjet " ( dekalogu) , ne nje ligj te vetem ..Ligjin e dashurise Ungjillit .Pra eshte ai qe shpalli " fundet " shum para Hegelit, Marksit e hedeggerit .Por edhe te vertetat e tij nuk i pa si perfundimtare sepse sic e dime Ai premtoi se .." Do te vije koha qe do te flas hapur  dhe jo figurativisht..!" 

Te shprehurat ne numura vitesh per jetegjatesine jane pastaj abuzime me arithmetiken  e gjerave sepse reagimet e organizmave te gjalla , perfshire edhe njeriun, jane variabel i nje mori faktoresh .

  Holle holle gjithcka eshte e thene ne zbulese por njerzit harrojne ose nuk i lexojne dhe i shprehin si zbulime te reja te shkences ...! Gati 1880 vjet pas Jezuit Lenini " zbuloi " se edhe atomi eshte i ndashem.." , gje e cila ne zbulese ishe e thene " edhe thermia me e vogel eshte prap se prap e  ndashme ne me te vogela.." 

   Kysh eshte kurioz se qysh kur eshte thene vetia  shplodhese e ngjyres gjelbert  le te hedhi nje sy ne librin e Jung , ose tek Zanati i pare i njerzimit, zanati Kainit, kultura e bujqesise ...! 

e e, po qe te rritet siperfaqja e gjelberd, me pyje e me peme, duhet t'i dhjesim mu ne të baçes dhe kultivimit intensiv neper fusha e pllaja...qe pylli te perparoj!

po 100 ?

70 vjet me te rinj.

Pasi janë analizuar dy lloj të dhënash në Toronto të Kanadasë, studiuesit kanë thënë se duke shtuar 10 pemë në një bllok banimi, i bën të ndihen njerëzit shtate vjet më të rinj. 

Vetem ne Toronto I bejne keto studimet. Mazalla se ngjitet njeri deri ne ish fermen tone te North Yorkut. 

Kane frike PF se e keni mbushur plot me Arabe. Dhe shqiptare. Kombinim shume i keq.

Me siguri kete studim do kene lexuar disa ne Vancouver.

shtate vjet rini qenka klisheja, atehere

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).