Fundjava që lamë pas veç mungesës së ujit i theksuar më shumë në këto ditë vere, solli dhe një udhëzim të ri për aplikim tarifash të reja për ujin që përdorin qytetarët. Nuk shkruhet në mënyrë të drejtpërdrejtë si dhe sa do të jetë tarifa e re, por cilësohet se do të diskutohet me grupet e interesit, aplikimi i tarifave të reja.

E në praktikën e përhershme, kur udhëzimi është në këtë format, një gjë është e padiskutueshme: Çmimi do të rritet. Por a është e nevojshme të ketë një rritje të çmimit në një vend ku burimet hidrike janë të mjaftueshme, madje ku shumica e ndërtimeve shumëkatëshe furnizohen me ujë pusesh (një tregues i mungesës së investimit, por dhe i faktit që ne “notojmë në ujë”? Raporti i entit që menaxhon sistemin ujor, e thotë qartazi që rreth 70 për qind e ujit shpërdorohet.

A nuk do të ishte më mirë që ky ujë të ishte i menaxhueshëm, të paguhej, të rritej mundësia për investim dhe të mos kishim një rrjet të amortizuar? Apo rruga më e shpejtë mbetet rritja e çmimit dhe do të mbeten të vuajnë ata që e kanë dhe paguajnë ujin, e do të vuajnë atë që e nuk e kanë dhe do ta shpërdorojnë ata që e bëjnë këtë?

Të bësh një reformë ka dhe një kosto reale për njerëzit, por ta fillosh një reformë duke rritur çmime, ajo bëhet më e “dhunshme” më e vështirë për t’u pranuar, me një fitim më të shpejtë për buxhetin, por me një varfërim të xhepit të konsumatorit. Në vetë raportin e ERRU thuhet se ka nevojë për përmirësim të shërbimit në këtë sistem, e po ashtu furnizimi mbetet shumë i pakët në dërrmuesen e saj.

A nuk do të ishte më e udhës që buxheti vendor të parashikonte investimin dhe më pas mbledhjen e të ardhurave? Ndoshta kjo shënon një kosto në afatshkurtër, por që terma makro do të vendoste një raport më të drejtë mes atij që e paguan dhe e merr shërbimin.

Nëse çdo reformë do të nisë, paguaje një herë me çmimin që do të vendos unë dhe më vonë do të investoj për ty, krijohet ngërçi i mosbesimit dhe frika e mbajtjes së shtetit vetëm me rritje taksash para se të kryhet një investim.

E në këto ditë përvëluese kur uji më është bërë “luks” në çezmat e qytetarëve të diskutosh dhe tarifa të reja, është si të “përmendësh litarin në shpinë e të varurit”.

16 Komente

Ne radhe te pare duhet arketuar i gjithe uji i shitur. Pastaj nese hesapi nuk del edhe mund te rritet cmimi deri ne 50%.  

Jo.

Investimi i pare duhet bere per nje Boville nr 2 ne Tirane, pastaj me rradhe.

Duhet eleminuar vjedhja qe i behet ujit nga banoret plus punonjesit e ujesjellesit, kjo per Tiranen.

 

Patjeter qe duhet rritet. Ish Kryeministrija ka nevoje edhe per nji pjergull smiley

Thu:"Por a është e nevojshme të ketë një rritje të çmimit në një vend ku burimet hidrike janë të mjaftueshme, madje ku shumica e ndërtimeve shumëkatëshe furnizohen me ujë pusesh (një tregues i mungesës së investimit, por dhe i faktit që ne “notojmë në ujë”?"

Te them: Fakti qe Shqiperia ka uje, nuk perjashton faktin qe Shqiperia nuk ka infrastukture per te shperndare ujin. Shkurt realizimi i projekteve, pervec deshires se mire, kerko fonde. 

Thu: "A nuk do të ishte më mirë që ky ujë të ishte i menaxhueshëm, të paguhej, të rritej mundësia për investim dhe të mos kishim një rrjet të amortizuar?"

Te them: Shume mire do ish, dhe ashtu duhet te jete, por rrjetet amortizohen, dhe mbajtja e tyre ne nivele optimale kerkon, edhe njehere, para. 

Thu: "Të bësh një reformë ka dhe një kosto reale për njerëzit, por ta fillosh një reformë duke rritur çmime, ajo bëhet më e “dhunshme” më e vështirë për t’u pranuar, me një fitim më të shpejtë për buxhetin, por me një varfërim të xhepit të konsumatorit. "

Te them: Edhe njehere, projektet perkoje para. Ne mungese grantesh, ke dy menyra financimi, ose borxh, ose rritje tarifash. Nese mer borxh sot, do te jete po konsumatori qe do ta paguaje neser, plus interesin. 

Gjithashtu, projekte te tilla qe per nga natyra hane nje kohe te gjate zbatimi, nuk kane nevoje per shuma gjigande te ngurta, por per likuiditet te vazhdueshem. 

Gjithsesi, c'faredo qe te behet duhet te jete transparente. Qe nga studimet, te propozimet per zgjidhje, te projektet e planet, ndertimet etj. Nga ana tjeter, bizneset nuk mund te paguajne te njejten tarife uji si qytetaret. 

 

 

notojmë në ujë

Nuk eshte tamam keshtu. Duhen matje te tjera se rezervat hidrike besoj se akoma maten me ato matjet e para viteve 90. Kane ndryshu dhe jo pak.

I urrej shume ato shprehjet e qemotit qe jemi ne vendin e katert ne bote per rezerva kromi, te dytet per uje e me rradhe. 

Uji ende me orar...

Vete fakti qe Shqiperia eshte nder vendet e para ne bote per burimet ujore, dhurate nga Zoti apo Natyra, dhe vuan per uje, tregon "aftesine" e qeverive shqiptare. 

Duhet te rritet qe cke me te .

une them qe duhet rritur sa me shume. paralelisht me ngritjen e cmimit te ujit te.ujsjellsit qiveria duhet te uli taksat dhe rentet per ujin ne bidona, shishe me tapa, damixhana te myll me dyll etj etj. kshu ivitojme shperdorimet e ujit te pernise dhe stimulojme shnetin dhe ikonomine duke pi uje te myll.

e o popull , shif ca behet , rri ti rri , buken ta moren nga goja , tashi edhe ujin

pse jo ?

Shum shpejt bota do te perballet me krizen me te tmerrshme, si asnjehere  tjeter, me krizen e ujit.Oqeani botror ka vetem 1 perqind uje te embel, sasi qe sa vjen e pakesohet.Shfrytezimi i ujit te kripur eshte me kosto te larta dhe perdorim energjie ...

Por ...vetem ne Shqiperi nuk justifikohet tentativa per rritje te cmimit.E vetemja mase eshte eliminimi i humbjeve qe tek uji kalojne 65 perqind...! 

Shum shpejt bota do te perballet me krizen me te tmerrshme, si asnjehere  tjeter, me krizen e ujit.

Aman o grave, vec keq ndjell.

Femijet e nje mikut tim, sa here qe lexojne komentet e tua nuk flene naten. 

sa? 65%?

rrofsh, shume falemners!

Uji falas ke burimi po ta ha qira e rruges...apo ishte per kripen kjo?

Nqs uji svete ke poplli, te veje poplli ke uji

p.s. Si gjithmon, abuzim me lapsin.. Thashethushe pa asnji citim nga ndonje specialist.

po po duhet te rritet. ta bojm si me oshee, te fusim fukarenjt ne burg nderkohe qe abuzuesit e vertete te ujit, energjise, taksave , evazionit, etj  jane shoke me ministrat, kryeministrat, politikanet sa andej ketej gjithandej

ore  peshq te afert dhe me akses ne politike ( sic jane disa ketu) me thoni pak sa eshte fatura e ujit e Birra Korca, ( ose Birra Tirana) ,stela, kaon,  sa paguan ne muaj???  

me thoni dhe, sa paguan ne energji TEG  ??? citypark, qtu, tvklan, top channel, tring, etj ???

kur qeveria te beje publike keto shifra per bizneset me te medha ne shqiperi , dhe te jete transparente  me publikun ( qe ska per te ndodh kurre)  ateher ulemi dhe bisedojme per rritjen e cmimit te ujit apo dhe te energjise.

si perfundim u rrit cmimi i energjise apo u ul ? smiley

 

Te ulet cmimi i energjise elektrike per popullin. Te paguhet plotesisht nga politikanet madje. Gjithashtu edhe uji, populli po i thote derrit daj dhe po trajtohet si dele rrugeve te gjermanise dhe europes qe s'do ta shoh me sy kete popull kurse keta maskarenj i ngrene cmimin e faturave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).