I frymëzuar nga leximi i romanit "Prilli i thyer", fotoreporteri francez Guillaume Herbaut realizoi në vitin 2004 një koleksion me foto të familjeve të ngujuara për shkak të gjakmarrjes në veri të Shqipërisë. Koleksioni mban titullin "2/7 Shkodra" dhe përmban imazhe të vuajtjes psikologjike dhe fizike të fëmijëve që si Gjorgu i Kadaresë jetojnë nën peshën e pritjes së një vdekjeje të mundshme, madje ca më keq, pasi ata s'janë 26 vjeçarë vrasës, por fëmijë pa fëmijëri, pa shkollë, pa shokë. Disa nga fotot, që po i sjellim këtu, u botuan dy ditë më parë në British Journal of Photography, shoqëruar me një shkrim nga Donatella Montrone.

 

Gruaja e një të vrari. Ajo nuk e fal gjakun. Familja në gjak jeton e fshehur.

Lina Hilli. Burri i saj u vra për gjak. Vëllai i tij ia mori hakun. Lina jeton e ngujuar. Veri i Shqipërisë, 2004.

Dritarja e një familjeje të ngujuar. Shkodër, 2004.

Pamja e një lagjeje ku jetojnë të ngujuarit. Shkodër, 2004.

Emin Spahija, pajtuesi i gjaqeve që u vra në 2004 disa muaj pas kësaj fotografie.

 

Disa foto u hoqen per shkak te moshes se mitur te subjekteve.

42 Komente

O c'me bere more Blend qe pashe keto foto ! smiley Ata femijet ...

po si keshtu: ajo poza me vajzen vogel dhe gruan ne te zeza qe mbajne "rastesisht" thike ne dore, jane foto spontane..?!
bravo fotografit per krijimin dhe gjetjen e sfondit artistik!

Fotografi e ka fajin. Te ngujumit jan te lumtur ne pergjithsi, ky i ka kap pa mendje

patjeter ka faj!  pse i jep thike femijes, apo asaj gruas, ky lapanjozi.?  -te na bindi qe vertet  duan te hakmerren.. ''ja ti e pe vete,  mbante thike ne dore''

ajo eshte femije e traumatizuar...mund ta mbaje thiken nen jastek psh. ty nuk te mundon traumatizimi i kesaj femije? Apo nuk beson deri sa ta hetosh vete situaten, qe s'ke per ta bere kurre e qe do te thote qe kjo eshte nje menyre e mire per t'ju menjanuar kesaj situate komplet, nga ana emocionale.

Vrasesit (pervec atyre qe jane vrare tashme) a jane te arrestuar dhe denuar ?  Keto jane vrasjet me te lehta ( pavaresisht tragjedise se tyre) per tu zbuluar . Ne raste te tilla denimet duhet te jene maksimale.

Kta njerez vuajne edhe per faj te shtetit sepse sikur shteti te funksionte sipas ligjeve, forca e kanunit do te zbehej dukshem. Pra faji per kete duhet kerkuar ne zyrat e shtetit. Ata duhet te futen ne burg qe keta te dalin nga ngujimi.

smiley  femijet e gjore

per tu studiuar eshte fenomeni qe per 50 vjet sja mbante bytha njeriut te bente asgje, as gjakmarrje, as ti transformonim disa nga qytetet tona me keq se kandahari me menyre arabe te sjelluri e te veshuri, nuk kishte as shqipfoles qe benin politiken e grekut e shume e shume te tjera... kjo shpejtesi si vajtem ne fecke do kuptuar...

Makabritet ne kulm...

/Sa per kuriozitet nga ata qe dine me shume nga kjo pune. A jane katoliket qe bejne me shume gjakmarrje, apo dhe muslimanet, apo s'ska lidhje me fare me fene...

10 vjece ajo me thike ne dore???!! E frikshme.

po ska bread slicer ne albanie o moza, me ca ta presin buken me gishta?

kur sheh keto foto, kujtohesh se sa me fat je 

po ai i ziu "pajtuesi gjaqeve" pse e kane vrare ?

ndonjeher me duket se lexoj lajme afganistani , dhe them se eshte e pamundur keta te jene shqiptare ku une " belong to them" .

nuk  e bej dot lidhjen . help 

Po ti je yll mi Elba, c'merreshe me keta shqiptaret. Ti je epitome e intelektit.

Debris , ska asgje per te qene epitome, fakti qe lexon kafsherira te tilla te shqeteson.

Nuk duhemi te jemi nje popull qe identifikohet nga krime te renda c'njerezore -2015!

fotot flasin vete . te vjen vertet keq

nuk ka kohe per gallate

kaq

Keto foto jane teatralizimi perendimor qe behet ne menyre shume dinake nga fotografi francez kesaj dhimbje te madhe shqiptare.

Asnje komb pervec shqiptareve se kupton dot absurdin e gjakmarrjes nese nuk i flet me gjuhen e tyre, me simbolet e tyre, me shenjat e tyre. Ndaj dhe fotografite kornizohen si ngrica teatri per te treguar agonine e brendshme te njerzve qe jane ne gjakmarrje, por si teater asgje me shume. Per nje te huaj ky eshte vetem nje teater, se mos mendon dikush se me te vertete i dhimset njeriu drama e tyre! Se mos mendon njeri se kjo behet per te zhdukur kete fenomen! Gaboheni/ Gjakmarrja, per nje te huaj, eshte thjeshte dicka ekzotike qe konfirmon njohurit qe ata gjithmone kane patur mbi shqiptaret, si nje komb i pacivilizuar dhe i prapambetur.

Jane bere mbi 5 filma ( qe di une) te nderkombtar dhe kombtar mbi gjakmarrjen. Artikuj pa fund, shkrime te huaja, fjale, emisione, pa fund pa fund fjale, dhe si perfundim ata njerez ne gjak rrine aty presin gjaksin dhe fotografet francez ti fotografojne. 

Asnje komb thote se kupton gjakmatrrjen vec ne vete. As ne se kuptojme ne fakt pervec ketyre qe e praktikojne.

gjithashtu, nuk kuptoj , ku shteti ? nuk i kuptoj  injorantet barkbosha me pushk ne brez. 

nuk i kuptoj 

 

Hiqeni kete foto nga faqja e pare se eshte shume e rende...

eshte e tmerrshme  

Pa dashte me nenvlehtesu apo mbivleresu fenomenin e gjakmarrjes , menyra se si i ka kampozu dy fotot e para fotografi eshte vari leshin . Nje sensacion bllof qe iu serviret njerezve qe pothuajse nuk kuptojn asgja prej ketij realiteti dhe fenomenin e gjakmarrjes jo qe jo .Makare shumica e shqiptareve nuk ia kane idene se ca ndodhe pavaresisht se fenomeni eshte i pranishem ne cdo krahine dhe pothuajse ne cdo lagje ku jetojn shqipet .

Po te kishte sadopak vlersim rrealist prej shoqerise per shkaqet social - kulturore te gjakmarrjes dhe hakmarrjes (komplet te ndryshme keto fenomene) gjanat do te ishin ma mire sot , por sic duket nuk ka ardhe ala koha .Edhe deri sa te vijne nuk na mbetet gja tjeter vetem "ua mami" - ca ndodhi ...!

Ajo qe me beri pershtypje ketu, eshte vrasja e personit qe pajtonte gjaqet. Fotoja e fundit. 

" ....Emin Spahija, pajtuesi i gjaqeve që u vra në 2004 disa muaj pas kësaj fotografie..." 

Kaq kombi i poshter paskemi qene, sa vrasim edhe ate qe na pajton smiley  Kjo eshte te vesh dy duart ne koke. 

Pjero,  mos  jump ne konkluzione te parakohshme.smiley pa ditur gje, e  meqe lexove 2 fjale ketu..  ky i ndjeri, gjakpajtuesi,  ishte i pleksur thone..smiley

Hakmarrje ndodhin edhe ketej nga ne,dhe ne menyra me makabre se sa ne Shqiperi,por ja qe shqipot me kompleksin e tyre te inferioritetit kujtojne se jane vetem ata viktima.

Gjakmarrja eshte e perhapur edhe ne Italine e Jugut,por sic duket i keni harruar keto "vogelsira" dhe merreni me fotot e nje francezi qe ka ardhur ne Shqiperi per safari.

pse i hoqet fotot e femijeve...wtf, ca eshte ky vetcensurim i shpifur. kujt ju prish humori ktu qe vendosi me na heq fotot?

Mua personalisht. Duke qene se keto femije jane te ngujuar, ekspozimi publik mund t'ua rrezikoje jeten.

stupid

Marre nga kanuni i lekes

NYE I NJIQINDENJIZETEPESËT.

“Gjaku shkon per gisht”.

§.898. Në kanû të veter të Malevet të Shqypnis vetem dorërasi bijte në gjak, ase aj, i cilli tëhiqte, shkrepte e shprazte pushken a çdo armë kundra nierit.

§.899. Shpija e të, vramit nuk mujte me ndjekë as me vrà tjeterkend prej vllazensh, nipash a kushrijsh të gjaksorit, pos gishtit ‑ dorërasit ‑.

§.900. Kanûja e vonshme pershin mashkullimin e shpis së dorërasit mjé në ferishte djepi, kushrinin e nipat e ngiatë, edhèpse të damë, por per 24 orë, në valë të gjakut , e mbas 24 orësh do t’u qitte dorzânë shpija e të vramit

Pse me vone u vendos te zgjerohej gjakmarrja pertej personit qe kreu vrasjen?
Pse kisha nuk e riktheu normen e pare ne fuqi kur shtjefen gjecovi permblodhi normat e se drejtes zakonore dhe i vuri emrin kanuni i lek dukagjinit?

edhe pse dukuria s'ka kuptim ne kohen e sotme, gjendja eshte tejet e rende (fytyrat e te vuajturve habitesh sa fisnike). Por pamundesia individuale per te ndihmuar eshte e madhe ( sepse si shume probleme, mbeshtetja duhet kolektive), i kthen keto foto ne objekte, maksimumi nje njohje udate-use. Edhe ne e teprojme te komentojme, nese nuk flitet per te bere dicka!

(cfare dmth thika?)

Fotografite flasin vete, Gjakmarrja eshte plaga me e shemtuar e shoqerise Shqiptare, te tjerat jane dytesore. Shqiptaret Kane deshtuar ne nje element thelbesor....element mbijetues....qe flitet shume pak se ardhetaret merren me marksizma, enverizma e borxh in qe shkoji 1 trillion. 

P.S. Me kujtohet ndersa intervistoja aty diku para 24 vjetesh nje aspirant per te marre GJAK. Gjaku ishte fale ne kishe fale prifterinjve Katolike, familjet ishin ftu dhe pinjolli femije ishte betuar qe do u falte gjaku. Pas 45 vjetesh pinjolli qe kish fal gjakun protestonte se nuk dinte cka kish ba dhe duke qene femije e kish fal gjakun e Babes si me qen rruza....sot ende nuk perceptohet deshtimi Shqiptar Tek plaga e gjakmarrjes.

sa mire bete qe i hoqet fotot e femijeve me thike ne dore

c'ishin ata femij me thika moj!!! se sapo hapa peshkun.

nje vazje 8-9 vjece (me duket) me thike ne dore, ishte fotoja e pare ...smiley

Fotografi eshte tregu pak idiot, nje femije mbeshtetur pas dritares me hekura duke shikuar jasht me trishtim, do mjaftonte te fliste me shume se gjithcka

mendoj

Po pranej ti s'je fotografe, ene ai osht..

Budallalleqe... Antishqiptarizma. Britaniket etj le te bejne fotoreportazhe per mjerimin e  tyre ne qytetet e tyre ku kan masa te medha njerezish qe jetojne te zhytur ne mjerim dhe pisllek... ne shtepira te ndertuara me standarte skandaloze ku as dritare nuk ka dhe ushehen me ushqim kanacesh si qente.

Ne do e zhdukim ngujimin duke fshi kto fotot.

Shpejt nji foto te lumtur ka valbona qi t'na risjelli balancen emocionale sa me shpejt.

Fotogarfie te tilla nuk paraqesin realitetin shqiptar por vetem e shtrembojne ate pikerisht per ate grupim njerzish qe nuk e kane piken e haberit te realiteti shqiptar.

E them kete sepse kam qene ketu ne austri ne nje diskutim dhe parapqitje te nje filmi dokumentar per gjakmarrjen.

Prilli i thyer eshte nje kryeveper shume e holle qe nuk e kapin dot shqiptaret e jo me franzeset jo se jane te trashe e injoranta e fodull por thjeshte nuk njohin realitetin Shqiptar.

Nje nga te vetmit qe e kapi fillin direkt ishte ramiz alija !

Gabim qe hoqet fotot, Blendi
A jane publikuar ne British Journal of Photography 2 dite me pare?! Atehere ... ?
Jane marre qysh 11 vjet me pare (2004), nuk rrezikojne njeri.
Edhe paragrafi juaj sqarues eshte mbi femijet dhe gjakmarrjen si teme e albumit. Te mos ishte hapur tema fare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).