3200 shqiptarë u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën e RFGJ në Tiranë. Tërheqja e tyre nga Brindizi dhe prurja në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman.

Kronologji fotografike e eksodit të madh të shqiptarëve:

 

Rënia e murit

Një kamion i ra murit të pasëm të ambasadës gjermane dhe hyri në oborrin e saj më 2 korrik 1990. Kjo i hapi rrugën shumë të tjerëve, që vërshuan në oborin e ambasadës përmes murit të ҫarë.

"Kamioni i lirisё"

Kamionin "Skoda" me plot 36 veta e ngiste shoferi Ylli Bodinaku. Ditёt qё pasuan pёrmes murit tё hapur u strehuan edhe qindra mijё tё tjerё, qё kёrkonin largimin nga Shqipёria nё shenjё proteste ndaj sistemit totalitar qё nuk lёshonte pe, pavarёsisht ndryshimeve tё vrullshme nё mbarё Europёn Lindore.

3199 vetë në Ambasadën e RFGJ-së

Brenda një jave numri i shqiptarëve që donin të largoheshin përmes ambasadës gjermane arriti në 3199. Rreth 2000 të tjerë strehoeshin në ambasadat e Italisë, Francës e Greqisë.

Ditët e ankthit

Kushtetet e jetesës vështirësoheshin për refugjatët në ambasadë, sa më shumë zgjasnin bisedimet e vështira mes qeverisë në Tiranë dhe kancelarive kryesore perëndimore për të marrë lejen e largimit të tyre nga Shqipëria.

Kriza humanitare si presion

Autoritetet shqiptare përpiqeshin me ҫdo kusht të ushtronin presion për të penguar largimin e refugjatëve nga Shqipëria. Pak ditë pas 2 korrikut u ndaluan furnizimet me ushqime dhe u ndrëpre uji për ambasadën.

Kushte të vështira

Gjendja ishte mjaft e rëndë, strukturat higjenike ishin katastrofale, personel mjekësor ndihmës nuk kishte. Punonjësit e ambasadës ndihmonin, kur kishte raste të sëmurësh.

Një mjek nga Boni për refugjatët në Tiranë

Pas shumë zvarritjesh të qeverisë shqiptare një mjek nga Ministria e Jashtme gjermane, u nis më 4 korrik 1990 për në Tiranë me mision të përkujdesej për shqiptarët në territorin e ambasadës gjermane.

Më në fund të lirë

Tirana s‘kish dëgjuar ndonjëherë një brohorimë si ajo e 3199 shqiptarëve në ambasadën gjermane, kur nga ballkoni i godinës ish-ambasadori Werner Daum komunikoi lajmin e lejes së udhëtimit më 11 korrik.

Lamtumira në heshtje

Brenda një dite u realizua regjistrimi i të dhënave dhe lëshimi i pasaportave për udhëtimin jashtë vendit të refugjatëve të ambasadave. Natën e 12 korrikut 5200 refugjatët e ambasadave u nisën me autobusë drejt Portit të Durrësit. Kolona e autobusëve kalonte mes kordonit të forcave të rendit. Pas tyre mijëra qytetarë u jepnin në heshtje lamtumirën të afërmve të tyre.

Lundrimi drejt Italisë

Natën e 12 korrikut u nisën tre tragetë nga Porti i Durrësit drejt Brindizit në Itali me 5200 refugjatët e ambasadave. Shërbimi italian e Kryqit të Kuq u kujdes gjatë lundrimit drejt Italisë për trajtimin e refugjatëve, që kishin kaluar gati dy javë të vëshitra me ushqim minimal.

Ankorimi në tokën e premtuar

Tragetet e nisura nga Durrësi zbarkuan më 13 korrik në portin e Brindizit. Pas zbarkimit misionet humatiare si Kryqi i Kuq u kujdesën për gjendjen e refugjatëve dhe trajtimin e tyre.

Adriatiku në bregun perëndimor

Pas zbarkimit policia italiane kujdesej për mbajtjen e rregullit. Kryqi i Kuq italian kujdesej për trajtimin me ushqim e veshmbathje të të sapoardhurve nga Shqipëria.

Ndarja e kontigjenteve

Personat përgjegjës nga pala gjermane dhe italiane organizuan ndarjen strikt të kontigjenteve të refugjatëve mes Itaisë dhe Gjermanisë.

Organizimi i udhëtimit për Gjermani

Të gjithë ata që i kishte strehuar ambasada italiane duhej të qendronin në Itali dhe 3200 refugjatët e ambasadës Gjermane duhej të largoheshin nga Italia drejt Gjermanisë.

Ish-drejtuesja e misionit të Kryqit të Kuq Gjerman

13.07.1990: "Nuk e harroj çastin kur pashë, se si kaq shumë shumë njerëz vërshuan nga barku i tragetit, e theksoj vërshuan! Tek ata më ra në sy nga njëra anë rraskaptija, por nga ana tjetër edhe gëzimi, ndenja e çlirimit që ata ndodheshin në një tokë, ku ekzistonte liria, ajo që u kishte munguar në vendin e tyre, dhe për të cilën ishin larguar", kujton Waltraud Schröder nga Kryqi i Kuq Gjerman.

Sfidë logjistike - Udhëtimi drejt Gjermanisë

Tre tena të shoqërisë federale hekurudhore transportuan nga Brindizi refugjatët për në Gjermani. Trenat kishin në dispozicion të paktën nga një vullnetar të Kryqit të Kuq si dhe një ekip sanitarësh, mjekësh dhe mamish e përkthyesish. Udhëtimi i trenave specialë duhej kooridnuar me qarkullimin e linjave të shërbimit të zakonshëm hekurudhor. Ndaj gjatë rrugës kishte mjaft ndalesa.

36 orë mespërmes Europës

Refugjatët do të shpërndaheshin në bazë një numri të caktuar kontigjentesh në lande të ndryshme të Gjermanisë dhe njoftimet nga Boni i transmetoheshin ekipit të Kryqit të Kuq gjatë udhëtimit me radiomarrëse. Udhëtimi nga Brindizi përmes Zvicrës deri në qytetin më verior të Gjermanisë zgjati rreth 36 orë.

Shkëputja e vagonëve dhe ndarja rastësisht e familjeve

Me të kaluar kufirin nga Zvicra në Gjermani vendosja e refugjatëve me kontigjente të caktura nëpër qytete përbënte një sfidë tjëtër logjistike. Misioni i Kryqit të Kuq mori udhëzim për shkëputjen e vagonëve në qytete të caktuara. Shumë familje u shkëputën padashje, pasi pjestarë të tyre ndodheshin të shpërndarë në vagona të ndryshëm. Ribashkimi i familjeve u relizua në javët që pasuan.

Në destinacion - Fillimi i një jete të re në Gjermani

Pas vendosjes përkohësisht në kampet pritëse dhe pajisjes me dokumentacionin përkatës refugjatëve të 2 korrikut iu ofruan mundësi për mësimin e gjuhës gjermane, për shkollim e punësim. Sot ata janë integruar në shoqërinë gjermane. Familjet e tyre tashmë jetojnë në brezin e tretë në Gjermani.

221 Komente

gjithe ajo sakrifice e madhe,   rruge e mundimshme drejt lirise ...

ja vlejti ja vlejti , kujtime te bukura !

 

Kishte lezet keshtjelle graniti ne brigjet e Adriatikut.

OK, what is your point?

Ka lezet tani

mbas 25 vjeteve njerzit po ikin akoma  nga Shqiperia vec vec me nje leter, per nje jete me te mire ,   po mbesin vetem plaka dhe pleq atje , por kete radhe jo nga shkembi granitit, por nga shkembi e degradimit si race

Ishte ndonje nga peshqit aty? 

Fotot tregojne gjithshka. Sacrifice e madhe ( cmenduri), jete a vdekje drejt lirise, te panjohures,tokes se premtuar. 

Nderim per gjithe keta njerez qe hyne neper ambasada. Bene nje hap qe askush nuk e kishte guxuar me pare. E paharrueshme nata kur kane ikur dhe hidhnin nga dritaret e autobuzave letra per familjet.

E paharrueshme nata kur kane ikur dhe hidhnin nga dritaret e autobuzave letra per familjet.

Prekese ... 

Vete s'mbaj mend asgje nga ajo periudhe.  Edhe jo ne kryeqytet, edhe e vogel.  Plus qe nuk besoj se transmetonte gje televizori.  Ne ate periudhe ka qene edhe Boterori i 90-tes.  Te pakten nenndergjegjesisht jam solidarizuar me te strehuarit ne ambasaden gjermane.  Tifoze qe çilimi. Ne retrospektive tani qe e kujtoj, rruget ne Vlore ishin bosh, por atehere mendoja se ishte per shkak te Boterorit.  

Osht tamom koha e Botrorit, bile ke ato fotot me refugjatet duke bertit jane per fitoren e RFGJ ne finale dhe jo per njoftimin se do iknin. 

Aha, faleminderit per sqarimin. E permenda solidarizimin e cilimiut pakez anekdotikisht, por s'i imagjinoj dot rrethanat e atyre njerezve brenda atyre mureve.   

Jo, nuk po bërtasin për Botërorin, porse që u dha lajmi që do ikin.

Finalja ishte në darkë e bërtitja për titullin që fitoi Gjermania ndodhi natën.

Thjesht për sqarim kjo...

Qemal, ka te drejte mirazhi. Megjithese cilesite e fotove nuk jane dhe aq te mira, ajo foto eshte diten.  Dhe finalja ka qene ne darke. 

Ka shume mundesi. Vete s'kam qene aty po kisha pershtypjen se e kisha nigju nga dikush prezent. Megjithate , ne mbrojtje te asaj qe thashe une ( pa kembngul, se ky zotnia mund te kete qene i pranishem gjyku nga flamuri) duhet thone qe ishte korrik dhe errsohej shume vone. Ne finale ishte errsire se e kane bo golin ne fund gjermonet, por ne gjysfinale me anglezet, ne fillim te pjeses se dyte. Keshtu qe argumenti im mund te mbaj uje ( megjithse me veshtiresi haha) .... Hej, shqiptar jam edhe une. Kundershtimin e kemi ne gjak ... smiley

...

Mirazho, pse e hoqe komentin mer daj, kujtove se po ekspozohesh ?smiley ... kush ishe ti, ai djathtas apo ai mo djathtas ? haha. 

P.S. Syci nuk duket me asnji nga keto fotot, si shpjegohet ?

...

Hej, shqiptar jam edhe une. Kundershtimin e kemi ne gjak ... smiley

As qe e marr guximin te te kundershtoj ketu.  O e bejme diellin te perendoje ne 10 te nates ne korrik, o s'ka smiley

Kjo ka ndodh ne Tirane, anej na Vlora nuk kam info cfar ore perendonte ... smiley

Qemol, mos e quajnë gjë Genc kunatin tënd?

??????? Qemoli nuk as moter dhe gruja Qemolit ka qellu pa vella, kshu qe gjeje ti nga e sajove kte kunotin ( jo se ka nai gjo te keqe ) ....

...

Po bojme gallate, plako. Nuk merzitem, nuk ka nevoje me kerku falje. Qemol Avdija ka qene nji klub ne ate kohe afer shkolles Kuqe, me duket e pati mor Pata ( ish basketbollisti Dinamos) mbas '90 tes. Ka qene klub i nigjum. Se pse e kom une ate nickname osht histori e gjate dhe me kujton shume gjona te dhimbshme te asaj kohe. Me beso, nuk e kom zgjedh rastesisht, po per mu ka shume domethonie. 

...

Qe ta dish mire ti Qemal, per vlonjatet s'ka rendesi cfare ore perendon dielli.  Kur te doje le te perendoje, ama saken se s'perendon ne Sazan smiley

PS: une cilimiu e mbaj mend qe ishte nate, se nje nga tifozet qe po shikonim ndeshjen ne shtepi doli ne ballkon e nen efektin edhe te pijes se c'bertiste per Gjermanine.  Mezi e mblodhem.  Se lagjen e kishim me Italine. Por edhe mbizoteronte nje qetesi. Une e ti i rrituri te mbledhim mendjen qe nje finale ne Itali mbaron ne 10 te nates kur dielli ka perendu me kohe e me vakte nga Sazani. 

smileysmiley  Cilimiu ,hahahaha te vrafte mushka, te vrafte. Ik se me kujtove ate kongen qe kendohej neper dasma : Hajd t'ia themi tete te na benen nente

Nente muaj cilimiu / ... gjashte muaj gjysm' e vitit  ... tri kembe pirustia / ... zene e embel ka bilbili / qe kendon ne prill-e / prillo edhe maje ... hahahahahaha. Shume e modhe je. Dhe te kom thone Qemol, jo Qemal.smiley

Hahahahaha, fotografija e fundit : Beni i gjate qe mate lloton. Note- dite ke shatervani e kishe, i dilte koka siper gjithe bastaxhijve. Sa kisha pa e pa !!! S'disha gjo fare qe ka hy ne Ambasade. Shume e forte.

Kisha nje komshi, cun I ri atehere, iku ne Gjermani me ambasadat. Mbas disa muajsh ose ndonje viti vjen ne Shqiperi. Vec kur vjen deri te hyrja e pallatit me limo. Pordha e madhe pastaj, mbas gjithe asaj cmendurie . smiley 

Liri, thone. Komunizmi kishte rene kur iken keta. S'po u binte me njeri ne qafe. Mjaft me kete genjeshtren e lirise, por le te themi te verteten. Mu si me torten e pavaresise e kane bere ketu. Injorance dhe babezi. Na felliqen, lane foto qe s'do te pastrohen kurre. Ishin mesuar te shtypeshin ne radhet e enverit e s'iknin dot si njerez, duhej ta benin si kafshe. A thua se ata qe priten nje muaj mbrapa, nuk iken dot ata. Fajin e kane edhe te huajt neper ambasada, qe i pranuan per te rrezuar qeverine. I moren, u dhane pune dhe i mirembajten, qe t'u tregonin te tjereve se sa gabim ishte Shqiperia e se sa mire ishte perendimi. Pastaj, kur u versulen te gjithe, u penduan. Mire t'u behet tani, se ankohen prej emigranteve kudo qe t'i lexosh. Emigrimi eshte plage po aq e madhe sa komunizmi dhe rrumpalla alla-berishe qe pasoi ne tranzicion. Si per vendet e emigranteve qe humben krahun e punes dhe rendin, si per vendet qe i priten, qe u bene corap e s'njihen me tani. Kane humbur identitetin dhe ekonomine. Pa leke e me ekonomi po aq te rregjuar sa ne mbeten edhe Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Mali i zi. por s'emigruan si kafshe. Nuk e damkosen historine, dhe si pasoje kane nje industri turizmi e me shume investues sot. As nuk instaluan rremuje ne vend, rremuje qe vjen prej kesaj sjelljeje si keto ne foto. Dhe s'eshte se ata nuk emigruan. Emigruan qe c'ke me te. Thjesht shmangen pjesen e te dukurit si kafshe. Fotot e nje turpi qe s'do te harrohen lehte ne syte e botes. smiley E njejta babezi si ata qe shkojne sot te vjedhin leket qe ka taksur gjermania per sirianet qe po vdesin vertet rrugeve.

 

shkaba, po i bi shkurt.

1- nuk ra komunizmi

2-ishin ditet me te rrezikshme te periudhes (1945-1990)

3-vended qe presin emigrant lulezojne. 

 

...

ke gabim numrash ne paragrafin 1, 2,3 ,4,5,6

Din Hyka, me pak fjale, se s'dine te bejne muhabet keta te peshkut, ta kisha fjalen qe eksodi ishte hapi i pare i rrezimit te shtetit, i shtyre nga padija dhe babezia. Dhe rrezimi i shtetit na ka sjelle gjithe problemet e brendshme, ndersa eksodi na ka shtuar problemet me ata jashte. Po te prisnin zgjedhjet, do ta kishin hequr Ramizin pa rremuja e do te kishim qene me mire ne keto 25 vjet.

jo, fatkeqsisht 2 korriku ishte vetem shfaqja e degjenerimit te stofit social qe kishte vite qe grumbullohej, ashtu pa ze ne fillim e me pas gjithnje e me dukshem. Puna erdhi ne pike pa kthim qysh disa vite me pare. zallamahia (jo vetem e korrikut, por edhe me pas) u be e pashmangshme. asnje "politike e urte" nuk bente dot me fajde. dhe eshte pikerisht kjo lenie graduale e situates ne katastrofe qe nuk i falet byrose politike se asaj kohe, e cila pa asnje lloj ngurrimi duhej pushkatuar "ne bllok" (pun intended).

Jam dakord me ty qe ajo politke meritonte pushkatim, por jo me koston e shhkaterrimit te rendit ligjor qe solli gjithe problemet e tjera per 25 vjet. Dhe e bukura eshte qe ajo byro s'u pushkatua, perkundrazi, u lulezua, dhe demin kundershtaret e bene po njesoj. Nuk ka asgje per krenari eksodi. Protestat po.

shkb

well, duhet te kemi aftesine t'i ndajme gjerat. llafi me i perdorur nga njerzit ketu eshte "analize", "analist", por besoj shume pak e dine kuptimin e vertete te analizes qe ne fund te fundit eshte ndarje, shkokolepsje e gjerave qe ne menyre te vetishme jane te pleksura. 2 korriku ishte simptome. dhe simptomat kane vleren e tyre, shume shpesh te pazevendesueshme. duhet thene kjo nje here (aspekti ndares i gjerave), dhe pastaj vjen ajo qe thua ti, qe mund edhe te mos thuhet fare me 2 korrik, pikerisht ne 2 korrik pra. a nuk ke degjuar sa here behet llaf per luften nac-cl, qe hidhen e thone pa pertuar kurre, se na solli kete e ate, kulshedra e telat me gjemba? nqse robi nuk don te bjere ne te njejtin nivel, i cili nuk ndryshon fare edhe nga ai i "veteraneve" qe kane vrare me shume gjermane se sa u vrane ne stalingrad, ai (robi) duhet t'i mbaje pak kuajt si dhe here pas here t'u kontrolloje hejbet.

emigrant, me ate qe the ne fund rrezikon te hiqesh nga kategoria e i nderuar dhe gradualisht do jeshe ke te tredhurit mendore. Shpejt autokritike te shendoshe me partishmeri para kolektivit per ate qe the per shoket e Birose...smiley

smiley You're on a roll today.

well, pervecse nje denim i drejt, do kishte qene edhe "therje e maces diten e marteses". make no mistake: ishte guri i pare, i qoshes, ne murin e madh shqiptar te mos-ndeshkueshmerise. ishte sinjali i pare i qarte se "you can get away with murder". sic edhe ndodhi vertet me pas.

eksi. nje shkabe bie, te tjere regjistrohen ne 2 korrik 2015, tha smiley

s'pelqejne muhabetin, fshijne nickun.

ej, o admina, lejeni tjetrin te flase persa kohe nuk fyen njeri personalisht.

ne ktu po durojme karlleqe kolosale, me paragrafe me nyje, nuk eshte se jemi qelibar si me thene, edhe tashti na vuri bojen shkaba, o llah.

let him speak out his mind, for Pete sake!

Xhibo, nje pyetje te sinqerte kisha per ty, e Administratori i faqes, ma fiku per i her komentin. Pse ??????? Shume totalitarist je bo me kta shoket e tu tamom pinjolle te partise qe krijoi me dashuri Xhelili. Nejse mo tek kjo teme kisha ene une qejf me bo i dor muhabet me cer kum pa e jetu por nuk ja vlen kur kthehet ne nje teme ku Shqiptare si ty vecojne Shqiptare si puna ime e Shkabes e na censurojne. Nuk pendohem as i llaf tek kjo teme.

Ti po me pyet mua pse ta fshiu admini komentin duke me thene qe nuk pendohesh? smiley 

Pensionistet e Greqise jane ata qe s'marren dot ilacet keto dite, por cuditerisht jeni juve qe po tregoni simptomat smiley

o eksi dhe ti shkabe je mo ?

t'rruft xhaxhi loqen sa i zoti je per te bere emajle !

xhaxhi kur ishte i vogel, hyte dilte pa teklif tek ky bari. vitin e kalum, nroj shpi e hupi qelsin. I bo mbesa nji t'ri e prap s' hyka dot. provo nji her e nji her tjetr prap hiq. gjithato muj. Ta kena dergu ja bojshin k'ta. drgo prap e prap nji hiq. permysi shpin, prmysi dhe kantinen. hiq.  dha e dha e u dorzu: pyti mbesen :llukani thot ta kom drgu. filloj mbesa tuj kerkue dhe e gjeti. gjyshi, o gjyshi ta kishin hudh tek kutija spamit. (Po s' besove veshtro veprimtarine)

Konkluzion: me qi di me ba emajla, bane nji blog tatin. E bajm bashk. ja terezisim bashk. un titllin e kom gati (petlla me uje) por mos ja thuj njeriu. ta shofin kta pastaj tek aleksja

Shkaba shkurt do thoshte : berthamat e Lirise paskan qene ne "jashteqitjet" e kombitsmiley

Me nxorre mallin e asaj kohe me kete shprehje. Sikur lexova ZP/Bashkimi/Puna/Zeri i Rinise/etj. Faleminderit spiritus!

shkaba si vogelush (ne moshe) qe eshte njeh boten vec ne epoken PLL (Pas Live Leaks). Nuk e ka pare shembjen e murit te Berlinit. Ose ka kujtuar se e kane prishur per te ndertuar ndonje kafene.

The same day June 4, Solidarity won an overwhelming victory in a partially free election in Poland leading to the peaceful fall of Communism in that country in the summer of 1989. Hungary physically dismantled its section of the Iron Curtain leading to a mass exodus of East Germans through Hungary and destabilizing East Germany. This would lead to mass demonstrations in cities such as Leipzig and subsequently to the fall of the Berlin Wall, which served as the symbolic gateway to German reunification in 1990.

http://romanianrevolutionofdecember1989....

P.S. Tani vura re qe PF paska shkruar dicka te ngjashme perpara meje.

ja ke fut kot plako

po ikje per liri quhet nqs te mbajne te rrethuar me tela me gjemba. Plus nga historia dihet se komunistet ne Rumani dhe Jugosllavi (ku futet Mali i zi) kishin liri levizje dhe as mund te krahasohen me shqiptaret.

atehere ashtu do iknin si turme se nuk kishte pashaporta dhe qe te ikje si njeri duhej viza apo jo smiley

meqenese te gjithe donin te iknin nga deshira e madhe per te braktisur vendin qe e katandisen ashtu kuqalashet komuniste, ambasadat nuk mund te jepnin viza ne mase

te gjithe ne lindje ashtu kane ikur ne fillim me 1989/1990 kur u hap kufiri Hungari-Austri, Austri-Gjermani, u shemb muri i Berlinit. Shume jane futur neper ambasadat e RFGJ neper shtetet komuniste jo vetem shqiptaret

smiley

 

 

L'America...

gje e poshter diktatura komuniste qe kaloi ai vend! varferoi njerezit materjalisht deri ne skaj, por me e keqa i varferoi edhe shpirterisht me vlerat qe predikoi.. u vrau shqiptareve lirine dhe shpresen per jeten ne Atdheun e tyre.

iken nga Shqiperia rreth 1/3 e shqiptareve brenda 1 viti e gjysem...
tashi, kete ua kane bere shqiptareve armiqte e tyre, greket qe kane perzene çamet dikur dhe serbet qe perzune shqiptaret e Kosoves nga trojet e tyre.. por thame, keta jane armiq dhe i perzune me dhune! ndersa diktatura komuniste ja arriti tua merzis Atdheun e tyre shqiptareve ne ate fare feje dhe njerezit u detyruan te merrnin arratine vet, me cdo cmim.

Monumenti i diktatures

dhe tani po ikin, familje te tera por tani eshe me keq se nuk ka shprese per tu integruar ne ato komunitete sic bene te larguarit me 1990 por per te fituar ca lek per te mbajtur shpirtin gjalle. Me pas ose kthim prapa ose lengim ne kampe diku

eshte e trishtueshme te degjosh qe familje te tera mbyllin shtepine dhe ikin pa pare mbrapa. Nuk kane asnje burim te ardhurash ne familje, as ndihme as gje

 

Bravekiddo, persa kohe nuk ka reforme Sociale, persa kohe nuk hidhen ne treg Bono Ushqimi si kendej ne perendim, persa kohe nuk investohet edhe nepermjet obligacioneve te CO2, ku vihet ne levizje nje pjese ekonomise,  per aq kohe njerzit do ikin nga Shqiperia. 

Te paret qe u larguan ishin njerezit me me fat. Tani, emigrantet shqiptare, me sakte kategoria azilkerkuese, nuk kane me per çfare te vijne, ne Evrope te pakten, se as per pune dhe as per leje qendrimi nuk mund te shpresohet me. Kam degjuar per shume raste familjesh shqiptare qe vijne, rrine disa muaj e kthehen mbrapsht se nuk ju ecen. Dhe ne te kunderten e asaj qe mendon shkaba yne, nuk jemi ne vitet 90 ku puna e zeze lulezonte. Integrimi eshte i veshtire, kurset e gjuhes me te aksesueshme ekonomikisht  jane nen nivel bazik. Kam pershtypjen qe shqiptaret po kalojne periudhen me te veshtire pas 97-s. 

Dhe ne te kunderten e asaj qe mendon shkaba yne, nuk jemi ne vitet 90 ku puna e zeze lulezonte.

Nuk eshte aspak e kunderta e asaj qe mendoj. Eshte fiks ajo qe mendoj, qe s'ka as pune te bardhe, as pune te zeze, dhe u bie te bejne arixhiun. Kane vite me kete situate, dhe kjo prej emigranteve te tjere qe prishen ekonomite me te lulezuara ne bote e shemtuan qytetet me te bukura ne bote, sic shprehen 90% e vendasve gjithandej neper komente, dokumentare, media e gjithcka, pavaresisht se ju genjeni veten se mendojne te kunderten. 

Nuk e kuptova pse i hoqet komentet e Shkabes!!!!!! smiley (Ketu lexojme lloj lloj ofendimesh sidomos ndaj femrave ...ose lloj lloj komentesh pa pike lidhje me temen...dhe keto budalliqe i ruani!!!!). Nejse, if it makes you happy!!!!! Ndersa per temen do ishte me interes te tregonte ndonje qe ka qene vete aty. Kush do detaje se cili e hapi porten i pari keni intervisten e diplomatit gjerman tek gazetat Tema dhe Dita. (Ai e paska hap porten vete i pari. smiley

Duke patur parasysh terrorin e mepasshem (rrezimi i bustit, 2 prilli ne Shkoder) etj etj, me siguri njerezit qe hyne neper ambasada kane qene jo vetem me kurajozet ne 70 vitet e fundit, por edhe me largpamesit. Te gjithe keta shpetuan nga Berisha, Nano, firmat piramidale, '97-a, eksodet e tjera me mjete rrethanore. Shpetuan nga perdhosja e dinjitetit, nga kushtet skandaloze higjenike te Shqiperise ne pergjithesi e ne veçanti, shpetuan nga bombardimi mediatik e shume e shume te tjera gjera. Me kurajozet dhe me largpamesit!

Beju update te pakten !

Sapo iket ju filloi te beje progres shqiperia.

Kur ikem u zhvillu aq shum sa arriti è dyta mas gjermanis. Lol

Sapo e arrinim kete gje u futet serish ne loje neper internet e na prishet pune serish. Duhet te hapen ambasadat per ne mars tashi. smiley

Nuk m'dalin kokverdhat nga celulari. Lol

Shif ca na bet. Na i bet krimimelet shumic ne parlament. Ne mars te gjith.

Ishin dite vaji te trishtushme.....smiley

Ne ishim femije , mendonim se dicka me e keqe se vdekja po ndodhte dhe shikonim te trembur te rriturit dhe pleqte qe qanin per ata qe ikshin

po pse qanin aq trishtuar nuk dinim ta shpjegonim , di qe tragjedi te tilla i kushtoi ketij populli pasoja mendore te pariparueshme , qe ne dukje jane te padukshme , por ne praktike jane egzistente cdo dite.

Uroj qe rruga e sherimit shpirteror te kete gjete vend ne forma te ndryshme . ndryshimet drastika jane sfida qe kerkojne karakter te forte , perndryshe te marrin perpara

"po pse qanin aq trishtuar nuk dinim ta shpjegonim"

qanin nga xhelozia qe nuk iken dot per vehte... qanin per situaten e tyre me teper se per ata qe iken...

ne foton e 4-tert qenka nje grua me  barre , tmerr

Pa leke e me ekonomi po aq te rregjuar sa ne mbeten edhe Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Mali i zi. por s'emigruan si kafshe.

E ke kabim or trim. Kam jetuar ca kohe ne Rumani ne 92-shin dhe s'kishte fare lidhje me ne. S'kishin pase te drejta politike, po ekonomike sa te duash. Diference e madhe menjellaf, me here jo me perqindje. Rumuni i cauceskut kishte mundesi te bente jete decente dhe te kursente per te blere nje dacia apo shtepi ne fshat, ndersa shqiptarit te ramizit makina nuk i dilte as ne endrren me te bukur. Ecetera ecetera, po varja, ti je trim dhe trimat s'pjerrdhin per keshilla.. 

Me ke flet o, me shkaben!!! E di ti pse u shemb Muri i Berlinit? E di ti se si gelonin populli gjerman e hungarez e me the e te thashe si lume njerezor hypur mbi Trabande e Zastava per ta kaluar ate kufi? Po ai Muri a di ti ti (Shkaba dmth) se pse u ndertua ne first place?

 Dhe me thene te drejten nuk me vjen mire qe kushdo qe e fshiu ate koment e solli prape mbrapsht sepse disa komentues nuk e paskan quajtur te drejte. Komente te tilla ne dite perkujtimore thjesht perpiqen te shmangim temen nga nje akt gjigand i asaj kohe ne diskutimet katunareske te Komunareve te rinj "tiranas" qe vuajne nga emigracioni i njerzve qe as i njohin, thjesht per te treguar qe ne qe rrime/nji gjo e dime. Po nejse se nuk ia vle.

Komunareve te rinj "tiranas"

Theksi me duket te a-ja e fundit?

Më e qartë do qe sikur të kishte ardhur Intervista e ish A.Gjerman në Shqipëri në atë kohë,sepse shpjegon edhe heroizmin e çunve që çanë muret e dyert smiley edhe nënkuptime për vendimet e nënëdheshme të Shtetarëve të kohës për Policinë ..Lerini të ikin .

Pavarësisht mitingut që qe si Miting Morti , mendoj se të gjithë njerzit me mënd me lot apo jo , me kurajo apo të trembur uronin..Fat të Mbarë .....

Pordhët me se diktatura zotrie , janë të zakonëshme nga sholokët   Populli shqiptar i Kërcënuar nga barbarët që po trokisnin dyerve të pushtetit e ndieu që më mirë ishte të IKTE .

Të bën përshtypje një  vëzhgim  i ish Amb Gjerman , për Bizantizmin..

E njifnim si kulturë nga librat dhe objektet e trashëguara. Por Realisht (me ardhjen e  barbarëve të Berishës në pushtet . mendimi im ) e njohëm edhe në praktikë tek njerzit që drejtonin !

Clidhje ka Berisha me 2 korrikun ore idiot?

2 korriku ishte dhurate nga "lumturia" dhe "pasuria" qe jetonim ne kohen e xhaxhi Enverit!

Pf mo mir qe shkaba shprehet. Sa do nigjojm. Ramizi na qujti kriminela,sot jemi ato qe i prishin imazhin new tiranasve. Gallata Ska fun.

Kohe e dhimbshme, plot kujtime te bukura. Ajo qe nuk arrij akoma te vizatoj ne koke eshte shkalla e fukarallekut. Cfare kemi perjetuar ne dhe cfare perjetojne femijet tane sot. Cfare na mbushte shpirterisht ne dhe cfare kerkon brezi sot. Nganjehere me duket vetja fatkeq qe kemi qene aq te varfer por me shpesh ndjehem me fat. Mund te kete qene koha me e bukur e jetes time, shoqnia (linim koken per njoni tjetrin), familja, dashnite e fshehta.............Kurre nuk e cova neper mend te ikja nga Shqiperia (me sakte Tirana). As vete nuk e besoj qe tani e kam lene prej thuajse 20 vitesh. 97a i vuri kapakun. 

Nga lumturia e madhe e kohes komuniste,keta qafira guxuan te na prishin imazhin...

Duke lidhur kepucet sot sec mu kujtua kualiteti me i famshem i kepuceve asokohe dhe qe lakmohej pa mase "kepuce me gome peshku" smiley

Nga këta të Tra La La së , kush e bie atë këngën

Laj fustanen e tim zot , herë me ujë e herë me Lot ....

Vetem juve kelyshat e kuq nuk duhet te flisni sot.

Funderrina!

Gjynof smiley  të nderuar admin .

Gomarin nuk duhet ta trajtoni kaq mizorisht sa të pëllasë jasht mundësive .Fundja dhe për mbrojtjen e kafshëve ka shoqatë .

Per ata qe s'e kon pa. Te tjerve : Dy te rrafme iu bojne keq ...

https://www.youtube.com/watch?v=n6IEiqqhbxQ

Po iu pati mor molli per Xhelil Gjonin , Sycin dhe Arian musteqen qe bertet ne fund : Libera, mia bambina e' libera ... grazie Italia smiley

Qemolo, kam pare nje interviste te shoferit te skodes qe goditi murin e ambasades.. tha nder te tjera.. i kishin derguar ne shtepi nje fature proceverbal  nga ndermarrja e vet, ''Parku i mallrave''  mos gaboj,  me shumen e lekeve per  demin qe i kish shkaktuar Skodes..

nejse, me vajtjen e pare ne Shqiperi, ja paskesh paguar demin  shtetit ky.smiley   dhe  me duket se eshte vendosur ne Shqiperi tashme, ka nje garazh service per Mercedes.

Osht edhe aty nji interviste e Yllit . Nuk e kam njoft, vetem si fytyre shume e pame ne Tirone. Nuk e kom idene nga bohet. Une u cudita vetem me i gjo. Pse nuk permenet me asi ven qe nji Saurrel me cuna nga Ali Demi cane murin e Ambasades Turke ??? Shume pak nigjo per ate ndodhi. Ato te shkretet edhe kane vujt me teper se te gjithe se turku i futi ne ca si kampe perqendrimi dhe as nuk i lete me dale nga kampi. Mezi kon ik, shumica jane knej...

Ata kan qene te paret ...

Me duket se 4 vete kan qen ...

çuna te rinj Karapici çuni halles Manjola Nallbanit ..

(ky ne Amerik)

Mark Gurashi ..ky perfundoi ne Greqi ...

e nja dy te tjere ..

i çonte turku perdite me henger dreke ke Dajti lol

me duket se nuk shkun fare ne Turqi keto ...

mbas pak u hapen ambasadat e tjera ....

Qemol me fal per pyetjen private ...

Emrin e Qemolit nuk e di se ku e kam degju ..

mos ka pas rregullu televizora ky ?

 

 

 

Ai muhabeti i ambasades turke majti me verte icik ere. Turqit jo vetem qe i cojshin me honger por i lane me ik edhe neper shpija. Une e kom taku Ben Perballen para muzeumit ne 11 te notes dhe figurote i hyme ne Ambasaden turke. Kurse Ad Skenerin masi hongren dreke ke 15 katci. Dhe ishte e forte se nji nga kalecat qe i shkojshin mrapa si zorre ishte fis i nones time dhe ma bote me koke qe : Ik qe anej. Shko mer shllup . Kto kishin hy nga muri. Kurse ato me saurrel, nja tre i kom taku ne Michigandhe i kane cu ne Turqi ku i trajtun per ibret. Shoferi e kishte Eduard. Nuk e di qe Fred Karapici ( ne qofte se e ke per ate) te ket hy ke turkja, po bo vaki se u bo gjate. Qemol Avdija ka qene pijetore ke rruga Stemol Qafa. Pyt Ogjirizo-n se ta trego, se e njef mire Tironen mer jahu, ngaqe osht nga Kurveleshi.smiley

 

Po per Fredin e kisha çunin e Nejes  smiley

Fredi dhe me vone kur vinte ti takonte te vetet i takonte ne Greqi ...

nuk donte me u fut ne Shqiperi 

e kishte mor inot dhe Shqipnin ne ate kohe 

ngaqe urrente shume komunizmin 

Sa me ka lone kujtesa 

Une anej nga ajo zone e kam pas shpine 

po dhe burrin pijetar ahahaha

po nuk vijsha asnjehere bareve me e kerku lol

Duhet te njof patjeter ...smiley

O Kurveleshi o ai smiley

kto labt na e dhin Tironen lol

mgjth kom e rrenje labe nga lashtesia 

po jo nga Kurveleshi ahahaha

Po pati pas burri muhabet me kto cunat qe permena une, dmth ka qene cun pazari dhe bo vaki e njof. Fredi heren e funit qe kom nigju ka qene ne Vagas. Po ka kohe, nuk e di c'bohet. Ciao. 

Qemolo te me falish qe nuk te ktheva pergjigje menjehere ,sepse nuk kisha mundesi 

me kan bo abuzuese sa futa komet ne forum..

dhe vetem 5 te shkrujtme ne dite kom ...

u nderpre muhabeti ke numri 5 smiley

Se me ke kam abuzu  nuk e di ,nuk me erdhi asnje ms.. 

te pakten robi shkru dy fjale ..

ketu gabove je e denume per kaq dite ..

jo per ndonje gje se kshu dhe me edukoni smiley

me erdhi pusulla keni abuzu dhe njeri nga administratoret te ka denu me 5 te shkrujtme ne dite ...smiley

Sa administrator ka ne kete forum ?

une e di qe eshte vetem nje ...

Per Fredin  edhe une ka vite qe nuk di sa nga bohet, po aty ka pas jetu ne Las Vegas ..po merr po çun pazari le e rrit te pazari smiley   Per temen ata  ishin heronj se nuk ju a mante te gjitheve me hik .Asnje nuk e dinte se si do shkonte muhabeti ,sigurimi i shtetit ishte terbu ,katunaret kalamojt e barinjve qe kishin bo shkolle sigurimi dhe partie nuk donin te ndryshonin vijen e partise smiley (shifi dhe sot qe nuk fjejne mo 7 veta ne nje dhome por jetojne jasht si zotni ,pa i munguar asgje  nxjerrin vrer per perendimin si sistem ...vetem se nuk kan zgjedh me jetu ne Kore e Kine ..smiley  Ramizi kishte dhene urdher te vriteshin ne kufinj .Sa e sa te rinj u zhduken ...keshtu qe nuk ka qene asnje çike e lehte ...Mua me iken shume miq dhe  nuk e pata guximin me e be ate hap...nuk e bejshim per familjen , nuk e dijshim dhe çfare fati do kishim familjaret tane e per shume gjojna te tjera .. Prandaj ishin shume te guximshem  ata qe moren ate hap ...i kishte shku thika ne kocke popullit .. Nuk eshte aspak e vertete qe hiken funderrinat si shkrujti njoni ketu ...Shkun familjarisht ata /o qe ishin deshmi e gjalle e dhunes se eger komuniste ,qe ishin rrit internimeve vetem se ishin intelektual ,pronare ose jo komunist  ...njerez te varfer qe jetonin 3-4 kurora ne nje apartament(sepse do ndertoheshin bunkeret per me dh... ne vend te apartamenteve per popullin ) njerez me probleme ishin pak ...nqs do flasim per plerat ato qe kishin spijunu komshin per ti more grun o vilen e bukur ,shkun me vone smiley se helbete nuk donin te prishnin biografine e dhjere qe kishin ...Keshtu ju nostalgjiket ...I kan bo njerzve lavazh truni qe edhe sot e kesaj dite kane nivelin e te menduarit te veteraneve injorant smiley 

Jalla Qemol jalla, shi ca thoshte: 

Disa njerez pa ideale e pa moral, te mashtruar apo naive, duke shkelur mbi gjakun dhe eshtrat e martireve, duke i njollosur nderin dhe emrin e nderuar Shqiperise, me sjellet dhe veprimet e tyre u sherbejne drejtperdrejt planeve te armiqve te cilet duan te na sjellin perseri ne fuqi borgjezine dhe bejleret e permbysur. 

25 vjet me pas ama po ta vesh re, ke ironira te tilla si p.sh. tipa qe te emigruar si ata te 2 korrikut, tani jetojne ne Perendim e bejne te njejtat argumenta tip "martiret nacional-clirimtare vs ballistet/etj qe duan te njollosin nderin e Shqiperise".

Por dhe agjitpropin zyrtar te politikaneve te tranzicionit po ta vesh re, qe nga te vjetrit ne moshe si Berisha e Nano e deri tek me te rinjte si Rama, eshte ne thelb e njejta pabukesi anti-shqiptare qe bazohet tek teoria perca-sundo, tek vazhdimesia e "luftes se klasave" me retorikat ne vs ata...neobllokmenet thoshte Berisha, shqupistet thote Rama...ideja eshte tek antagonizimi i gjysmes se tufes kunder gjysmes tjeter, qe mos kene kohe te shikoje se si te dyja palet po q!hen n'myth nga 1shat e politikes. 

Me nje llaf, hiq ndryshimet e paevitueshme qe do pasonin gjithsesi rrenimin e asaj cmendurie qe ishte monizmi, 25 vjet me pas gjerat ne thelb kane ndryshuar relativisht pak sa i perket politikes.

E admiroj kete durimin tat qe ke nerva me u mor me ashi lloj tipash qe  should have been a blowjob, instead .

O xhib pa prapashtese (e ka mor efkey ne France), po ky eshte perkufizimi i demokracise kudo:

... ideja eshte tek antagonizimi i gjysmes se tufes kunder gjysmes tjeter, qe mos kene kohe te shikoje se si te dyja palet po q!hen n'myth nga 1shat e politikes.

nuk ka ven ku nuk funksionon ky perkufizim, qe ne fakt duhet permirsuar, duhet thone qe te dy palet qien n'myth nga 1 e politikes, por qien edhe midis tyre, e bejne me radhe. (mos harro se jane dy bole, dhe nje ngambrapashtese).

 

Qemolo je i modh. Une i kom pas njoft edhe sycin edhe Arjan gallaten. Sycin e kam taku ne Gjermani me vone para se te ikte ne amerike. hej ca kohesh....

Vetem respekt per keto t'ambasadave! 

Sidomos atyne grave me fmi e atyne familjeve qe guxune. 

Trimni ksisoj s'kishte diftu biri i shqiptarit kushedi sa vjet. 

Meqe the sidomos grave & femijeve. Pse trimni e quan ti me gjithe mend e? Se eshte nje fije e hooooolle fare qe ti e shef ndonjehere, midis trimnise dhe cmendurise. 

Moza duhet te jesh pak e vogel per ta kuptu ate qe po thote mrroklla (aspak per fyerje kjo)

Nuk ishte fare fije e holle ajo. Ishte e trashe 45 vjet. Deshira per te ik ne ate kohe dhe mungesa e shpreses ketu ishin aq te medhaja sa nuk mund ta quash kurresesi cmendui xhestin e tyre. Ata si cdo njeri tjeter qe u arratis dhe denoncoi ate regjim makaber mund te quhen vetem TRIMA.

Cmenduri e quajta sepse nuk moren parasysh rrezikun e asaj kohe. Konsekuencat mund te ishin tragjike/dramatike ashtu sic ndodhen me anijet apo tjeter. Nje mashkull merr parasysh rrezikun e jetes perveten , kurse nje femer merr pergjegjesine per jeten e femijeve. Te ishte ashtu ishim bere t'gjithe trimresha. Mbase jam gabim, mbase. Po para jetes, sigurise nuk do ndermerrja cmendurira te tilla drejt te panjohures. Kjo e pare nga kendveshtrimi im. Do thuash duhet ta jetoje ate kohe qe ta kuptosh- por fakti kjo ish nje pakice e vogel qe ndermori kete akt tregon qe ishte paksa I cmendur. 

Lexo librin "Vezet e thellezave" te Rudi Erebares qe te kuptosh qe trimeria per disa gra kish qene mbijetesa ne ate regjim dhe jo ikja. 

Ka nje mbyllje shume te bukur ai liber. Po te kish ndodh realisht ashtu sot do i kursenim vetes shume probleme. Biles edhe ne peshk do kishim do kishim me pak postime nga gropat septike te atij regjimi.

Ti none, duhet ta keshe nigju, nqs s'e ke jetu vete ate kohe si ne te tjeret, qe ato gra me fmi qe u futen neper ambasada, ishin shumica gra te divorcume qe jeta dhe shoqnia tolerante shqiptare i kishte trajtu me nje ashpersi dhe brutalitet te pabesueshem. 

Pranej respekt dhe empati e modhe nga ana e ime per keto zonja qe tashti do jene bo moshe! 

Emigrimi ne nje toke tjeter eshte akt i madh guximi per se, ndersa ne ato rrethana, ne ate burg hapesiror e psikologjik qe ndodheshin shqiptaret asokohe, e me tej, ne pasigurine e atij viti, eshte akt i paster trimerie. Ato nena qe morren ate vendim te veshtire te iknin, per nje jete me te mire per veten dhe femijen/t iken, pavaresisht rrezikshmerise te cilen ne sot, me te gjitha informacionet, rrethanat individuale dhe eksperiencen e fituar, e perceptojme detyrimisht krejt ndryshe.

Sic duket Moza nuk e di qe, ne te njetin vit, ata qe arratiseshin pushkatoheshin ne kufi.

Burrat e divorcum punoshin te gjith ne sigurim felliqsirat!

 

Edhe mu më kujtohen se si ajkunjat qanin mureve të rethimit të kalave...

kthehu bir e burr ..jo kaq shumë trim

Kurse mu me kujtojen fuksat e sigurimit qe i kishin sjelle nga gjithe Shqipnia ato dite, dhe i kishin lone pa buke e pa uje neper rronxa, dhe u meshtillshin neper hije ke Rruga e Durrsit me gazep se ato qe kishin hy neper ambasada. 

E vetmja here qe me ka ardhe keq per kalecat e Partise - rraca me e peshtire qe ka hec me dy kembe ne faqe te dheut. 

Shumica, qe thu ti i nderume Idriz,  ashtu kane ngel. Njerez te peshtire,e probleme alkooli, shendeti mendor dhe fizik. 

Ashtu du me i pa gjer' sa sa tundin kemben. 

Kshu kshu qe thu ti...

Ti me siguri i ma men (se shpine rrotull ambasadave duhet ta kesh pas) kur u suleshin njerzve me qen kufini neper rrugica dhe i rrifnin per vdekje. E kishin kryesisht me ata midis 20-30 vjec qe konsideroheshin kontigjenti qe mund te priste rastin me hy ne ndonje ambasade. Po aq te dhjere ne breke ishin sa qe edhe kete e benin naten se diten kish shume rob e kishin frike mos u ktheheshin njerzit dhe ua shk.... racen e tyre ndyre prej haleje sigurimi.

mrroklle well said sir, well said

Ato dite kane ngelur te paharuara ne kujtesen time. Mbase sepse adrenalina qendroi ne nivelet me te larta per ndoshta 2 jave. Kam qene deshmitar okular i shume ndodhive te atyre diteve, qe nga aksionet apo startet e te rinjeve qe kercenin muret apo gardhet e ambasadave, vizitat e herepashereshme qe beja tek amsada gjermane dhe ajo franceze per te derguar ushqime nja 2-3 shokeve qe ishin futur brenda e deri tek nata e ankthit kur satat me refugjatet me kaluan prane. Autobuset ishin ato te sherbimit urban te tiranes. Femrat i kishin ndare vec nga meshkujt. Keta te fundit, ngaqe ishte shume vape (mesa kujtoj dritaret ishin te mbyllura) pothuajse te gjithe ishin te zhveshur mes e larte ose ma kanotiere dhe vetem bertisnin e kendonin. Tek tuk hidhnin dhe copa letre me emrin dhe adresen e banimit nga te carat e dyerve apo dritareve. Mbaj mend qe grumbullova nja 4 a 5 prej tyre dhe te nesermen me biciklete i dergova tek adresat perkatese. Per mua, ata, ato jane treguar trima!

Shqiperia eshte korije e vogel , nuk ka vend per te gjithe.ne fillim te viteve 90 ishte e mbipopulluar.ose duhej te rrinin aty te gjithe  e te prisnin gurmazin e njeri tjetrit ose nje pjese duhej te largohej qe te bente vend per pjesen tjeter.

Po te mos kishte rene shteti, s'i linte njeri te prisnin gurmaze jo ketu, por as atje ku vajten e prene gurmaze e na nxoren bojen

Mbaje shenin se mbase te duhet si reference ne te ardhmen kur komenton e heq paralele.

Ai qe ka qene zv.minister i permrencem ne 2 Korrikun e vitit 1990 e qe mbulonte policine, pra fiks  me 2 Korrik 2015 , eshte serish ne te njejten karrike, pra zv.minister i permrencem qe mbulon policine. Shok me Fahri Balliun atehere e shok me Fahri Balliun sot.

 

Edhe 21 janarin, ai e ka bere. Në postin e keshilltarit të Minstrit të Brendshem, dmth Lulzim Bashes

Ahahahaha, paska dhe faqe në wiki : https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Ilirjan_...

Ndërsa nga 1984 deri në 1990, mbajti postin e zv/ministrit të Punëve të Brendshme, për Policinë.

 

Nga 2010 deri në tetor 2013, ishte këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

 

 

Që nga 5 tetori 2013, është emëruar zëvendesministër i Punëve të Brendshme.

Ato ishin probleme te grumbulluara ne vite.njerezit nuk i mban dot skllever gjithe jeten .vjen nje dite ata e kuptojne se jane qenie humane si gjithe te tjeret se edhe ata kane te drejte per nje jete me te mire.nuk mund te rrinin gjithe jeten duke degjuar profkat e ramizit e xhelilit:"ne as hapemi as mbyllemi , nuk jemi as lindje as perendim ."si ne komunizem apo ne kapitalizem shqiptaret nuk dine me u qeveris dhe jeta nen hyqmin shqiptar u ka shkaktuar shqiptareve me shume tragjedi se sa pushtimet e huaja.

Ramizi e Xhelili meqe ra fjala kishin qe nga 1985 qe conin femijet e krushqive, te miqve dhe te dashnoreve jashte. Xhelili mbulonte kete rastin e trete me shume, smiley pra kete hapim e myllim e kishin per te tjere. Kishin 3-4 vjet qe pergatiteshin sipas menyres se tyre per ndryshim me mendimin se do e trashegonin pushtetin. Me i fjale lesh me qime.

Ka historira sa te dush me emra te pervecem.

Ministria e jashtme ,e tregetise se jashtme e gjithe ku mund te dilej jashte shtetit ishte e mbushur me cronies e birose e anetareve te KQ .popullit te thjesht I predikonin te duronte ne kooperativa per 80 leke te vjetra ne dite derisa te ndertohej komunizmi shkencor .e njejta gje ndodh edhe sot me nje elite te pasur qe I tregon popullit perralla me mbret se si do beje reforma ,do leftoje korrupsionin do krijoje 300 mije vende pune etj.

Alternativat:

1 - Prit qe ideatoret e reformave ekonomike inovative, si "Tufezimi",  ta vozisin vendin drejt lirise dhe prosperitetit.

2- Get the fuck out!

Edhe shoferet e kamioneve e kishin kuptu qe ishte koha to Get the fuck out.

 

 

drejt! 

Me sakte dhe me shkurt kishin kuptu qe kisht ardh koha e fuck out, vetem se koha me kalimin e kohes ndryshon drejtim bashke me fuckun.

 

S'rrije dot pa hor me goje, hernietiku? Apo bjeri ti biem?

S'do men, perderisa hane te gjithe, pse mos haj edhe un? Cfar do haj un tani qe ka ardhe koha e te hormes? Kur hane edhe handikapatet mendore, biles edhe handikapatet fizike qe i perkasin skuadres antiterrori!

 

Sa here vjen kjo ditelindja e ambasadave, me shkon në mendje se Ramizi mund ta tregonte cik para se të vdiste se kush ja dha idene për me hap ambasadat 

Fideli!!!!

E di kete varjant, pour ke parë ti qe s'me bind shume... 

druge mersele, te bind apo jo. Po ky eshte varianti me i muncem, valvul presioni per te fitu pak kohe.

Per valvulen, jam 101% dakort! Por a u mor për model ai i Kubes ... , nuk di, edhe po edhe jo. Por e kisha me se shumti ketu: nuk behej nami po ta thoshte! Siç nuk behet nami të thuhet se Mehmetin e vrau Kadriu. Ose Saliun e zgjodhi Ramizi. Se ka cik rendesi ajo dreq historie, dreqi e mori smiley (Psh, amerikanet e pranuan zyrtarisht qe i kanë bere grusht shteti Mossadegh-ut, në 1953.). Do thush ti: po prit se do dali nji dite. Po po, pour kur t'vdes une? smiley

O zoteri, ti harron me te rencishmen qe Ramizi ishte agjent dhe steke e vjeter. Tipa te tille rrojne bajagi gjate dhe i marrin te gjitha me vete ne varr.

Meqe ra llafi, Mehmetin e vrau Nexhi me Ramizin.

Meqe ra llafi, Mehmetin e vrau Nexhi me Ramizin.

Po letren me amanete drejtuar sh.Enver, ramizi me nexhin e shkruan? Po ja hoqi vetes ore, ca se ishte sederli e ca se e dinte cfare te priste kur Enveri thoshte: thellohu ne autokritike..jepi doren partise qe ajo te japi ...grushtin. Kjo "thellohu" ishte si puthja e mafiozeve. 

Për mua, 'ja hoqi vetes' eshte gati gati = 'e vrau Kadriu' (se ai kot nuk shkoi në 10 të nates tek tjetri smiley )

Në fakt, nuk ka qene Kina ajo qe i futi drithmen Bllokut. Ka qene Rumania.

Kina kish mbi 10 vjet qe hidhte nje tjeter 'valle' nga ajo e bllokut të Europes Lindore (ku padyshim e kishim me se shumti vendin, de jure ose de facto, pak rendesi ka). Perkundrazi, po të kishin ndjekur varjantin kinez, Ramizi & co.  do kishin vepruar si me poshte: do kish bere liberalizimin e ekonomise, gjithe duke ruajtur monopolin politik (monizmin).

Sepse: të gjithe në Kine e dine qe, edhe pse zhuli i ngeli Li Pengut, kryeministrit të asaj kohe (i cili de jure urdheroi tanket të shtypnin literalisht studentet në sheshin Tienanmen, në 1989), vendimin de facto e mori monarku i vertete pa fron, dmth Ten Hsiao Pini. Edhe pse thuhet se hezitoi jo pak, me në fund vendosi ti grinte e shtypte studentet duke mbyllur problemin e pushtetit politik. Sot E kesaj dite në Kine roli  udheheqes i PKK eshte i garantuar me kushtetute.

konkluzion: po të kish ndjekur modelin kinez, Alia do kish shtypur studentet (gje e pamundur po të kemi parasysh se i ngriti vete në révolte).

Alia u trembi nga Rumania, dhe beri siç bene gjithe vendet e Lindjes: leshoi EDHE pushtetin politik (partine unike).

Ti ke lexu Pasardhesi dhe ngaterron fictionin me realitetin. smiley Apo i beson Bert Papes qe "zbuloi" ate tunelin qe te conte ke vila e Mehmetit "E vrau Kadriu" ,simbolikisht , ne ate kontekst politik, eshte e barabarte me "u vetevra". Eshte identike me vetevrasjen e Nako Spirut te evokuar nga Hoxha asokohe. Versioni vrasjes eshte me intrigues , si mit funksionon me mire dhe kenaq fantazine antitotalitare te popullates.

jo o njisho smerrem me njato pune. Po llogari e kryme, hesap i qerum. Vekes po i vite funi, dhe faktet neper kto venet e lindjes kishin tregu qe kur hikte njishi nuk kurseheshin mo robt e njishit. Nexhit ja bote bytha pse pse, kaq e thjeshte historia. La tana dei serpenti ose the viper's nest per anglosaksonet

Jo jo, Bert Papa nuk ka bere ndonjehere aluzion për Kadriun. Sipas tij, Mehmetin e vrau Enveri (qe për mendimin tim ka ZERO mundesi )

Pse do e vriste Kadriu, Mehmetin?

effkey,  meqe po flisni per keto personazhet  me  kujtuat gjyqin e  Kadri Hazbiut qe  pashe para ca kohesh ne youtube..

nejse pak pa lidhje, por aty eshte edhe nje pjestar i ''grupit '' te Kadri Hazbiut, i arrestuar natyrisht, por i ''penduar''. dhe deshmon kundra Hazbiut etj...  

por duket qe eshte i stisur, se flet shume aty, por s'thote  ndonje  fakt  kushedi kompromentues...   mu si autokritika e shendoshe e xha Beqos. armiku Kadri Hazbiu, kryeagjenti Mehmet Shehu... shkurt: shoqeria e keqe me prishi!.smiley

Sepse ne 1981, Hazbiu ishte 59 vjec. Mehmeti, 69 ; dmth nje gjenerate me e re, te pakten.

Kadriu e ka tradhetu keq fare veten pas 17 dhjetorit te 1981: e tregonte hapur se ishte prefur rendshem te behej kryeminister (nderkohe qe ndodhi krejt e kunderta : pas vetevrasjes se Mehmetit, shqiperia ka ndenjur pa kryeminister gati nje vit ! -sigurisht, sepse ashtu donte "xhaxhi" smiley )

pas vetevrasjes se Mehmetit, shqiperia ka ndenjur pa kryeminister gati nje vit !

 

ç'thua bre Stalker, edhe kete na paskan bere, kane lene vendin 1 vit pa kryeminister..??  po kjo eshte shume e rende!.smiley   

-po jo pa kryeminister ta linin vendin ata, por edhe  pa gjithe keshillin e ministrave, asnje dallim nuk do bente per popullin!

  edhe dora e pare e nitratit do hidhej  me sukses  ne  Lushnje....,  edhe  minatoret e Bulqizes do ta realizonin pllanin mbi 120%...  edhe koopetivistet e Karbunares do realizonin  fushaten e korrje shirrjeve ,duke marre 200 kv/grure per hektar..smiley..smiley

Adili u zgjodh kryeminister ne janar 1982.

Alba, para se te shkruaja mesazhin pararendes, e verifikova kete fakt per minuta te tera ne internet dhe ne fakt, shkruhet siç thua ti. Ne fakt, Wiki e ka komplet gabim se e ben kryemnister Adilin qe me 18 dhjetor, te nesermen e vetevrasjes se Meçes. Ndersa Roland Qafoku thote se Adili "Ka qenë 11 vjet kryeministër pa ndërprerje me 3 mandate: 15 janar 1982 – 23 nëntor 1982, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991.

Une them se Adili u be kryemnister vetem ne nentor te 1982. Kam nje bindje timen se shqiperia ka ndejt pa kryemin gati nje vit. 
Do ta verifikoj tek arkivi i Kuvendit (se ai e miratonte qeverine, gjithsesi)

E beri kush e beri ,mire apo keq ,turp apo nder ,e bukur apo e shemtuar ngado qe ta shohesh ishin skena te dhimbshme te nje vendi qe po shkermoqej perpara syve tane.

Kjo eshte ana sentimentale (plotesisht e justifikueshme!!) e gjese ; une e kisha per ate historike. 

vendi po shkermoqej e ty zemra mal.

Ideja e ambasadave eshte dhene ne fundmars '90 ( nga nje person i vetem).

Ti do qe të të pyesim kush eshte personi? Ok, po të pyesim: cili ishte personi? 

Perderisa personi vete s'ka dhene ndonje deklarate publike, s'kemi perse ia publikojme emrin. Gjithsesi here-here e shohim te pranishem ketu.

Ooooooooo po ti ku ishe me parë!! Kam dash ta shof kete film, qe prej dy vjetesh (se ka qene dhe në fest e filmit në Venecia). 

Sonte paskemi cinémaaaaa ! smiley 

rrofsh!!!

mos ke dash La Nave, Anija te roland sejkos, eshte tjetri, nuk gjendet ne rrjet.

Ah! Po, une dua të shoh filmin e Sejkos. Ky qe në fillim (sapo pashe minutat e para) eshte ... demonstrativ, hollywoodian, i makijuar. 

ps: ca gallate, e paska (bashk)prodhuar.. Telenorba !! smiley

po jane filmime kryesisht te telenorbes puljeze. Ky merret krysisht me odisene e anijes Vlora, ndersa ai i sejkos eshte me i zgjeruar. Pare nga kendveshtirmi i sotem disa nga imazhet marrin nje vlere  tjeter, megjithate ai i sejkos i transmetu nga opinion  jep nje panorame me te gjere te fenomenit.

ca spo shohim , edhe " shkreps " na zune syte .

sala e paskish pat pseudonimin "penicilina", ngjova smiley

pa pik fantazie. smiley

 

Prap jo keq. Se si doktor zemre duhet ta kishte trinitrina! smiley

kushedi sa cmire e ka pas ate isuf kalon. 

ps. per disa arsye smiley

Kurre mos ardhte ajo kohe e mallkuar!

Walter Benjamin shkruan tek “Kritika e Dhunës”, se në rrënjë të cilitdo proces institucionalizimi, qëndron një akt i dhunshëm, e premisa ime është se instituimi i shtetit modern shqiptar themelohet në kolapsin shoqëror që përfaqësohet prej eksodit të ’90 – ’91. Themelet e këtij sistemi, përfshi edhe weltanschauungen-ët e aktorëve të ndryshëm që e mbajnë gjallë në dialektikën e tyre konstruktive e konservatore fillojnë pikërisht aty, para rrëzimit formal të sistemit, para rrëzimit simbolik të bustit, te qindra-mijërat që vareshin nëpër kavo të anijeve në portin e Durrësit, duke shkelur njëri-tjetrin në një garë të dhimbshme për të ikur prej vetes publike. Ky spastrim etnik gjigand, ndoshta zhvendosja e grupit më të madh të popullsisë – brenda kohës më të shkurtër – që ky vend kish njohur në kohët moderne, u bë gur themeli për pushtetin që pasoi. Ky vullnet kolektiv për të ikur prej kolektives u mitizua, së bashku me individin kurbetqar, heroin e kohës që erdhi. Ikja e tyre shënoi lindjen e ideologjisë së re nga hiri i së vjetrës përmes një dhune pa pararendës. Dikush mundet të mbrojë idenë e zakonshme, se ata njerëz zgjodhën lirinë – lirisht, dhe e gjetën këtë duke shkuar e duke u arratisur prej një kampi përqendrimi. Mirëpo ky shpjegim është i cekët. Dhuna qëndron pikërisht në faktin se ata qindra-mijëra patën vetëm dy zgjidhje, ose të rrinin në vendin e tyre të mjerë, ose të merrnin rrugën e mjerë të kurbetit. Dhuna jetësohet në formën e një shantazhi, në formën e kinse-zgjedhjes së lirë midis vetes tonë publike, shtetit tonë represiv, ose dhunimin tjetërsues që ngjet kur i bashkëngjitesh publikut të tjetrit – duke u bërë më pak se hiçi. Dhuna është mungesa e një alternative të paqtë, ofrimi i mundësive për të zhvilluar vetveten moralisht, shpirtërisht, intelektualisht e materialisht në vendin tënd. Kjo dhunë themelore instituoi këtë shtet që e kemi edhe sot, i cili vijon t’i vendosë shqiptarët masivisht përballë të njëjtit shantazh të dyfishtë. 22 vjet më vonë, shumica “zgjedhin lirisht” të njëjtën alternativë që zgjodhën refugjatët në ’90-’91.

Ja nja dy artikuj vintage nga shtypi i armikut imperialist per kohen e ambasadave: 

- 3 korrik 1990: Evolution in Europe; Albanians Take Refuge in Embassies 

- 7 korrik 1990: Thousands of Albanians Trying to Flee Country Pack Embassies 

- 11 korrik 1990: Italy, France send ships for more than 3,500 Albanians  

Nderkohe te huajt me shume sesa shqipet jane te dedikuar per te arkivuar agjitpropin e monizmes...p.sh. nje prej tyre eshte kjo faqja (Qemol, don't you dare say gaymmunist parade...te vrane o Miti te vrane!). Bravo, sepse pavaresisht qellimeve te ketyre qe arkivojne faqet, kjo sherben shqip-pozitivisht (sidomos per ata qe s'e kane jetuar ate kohe) per te pare sot agjitpropin e atehershem. 

vini re dashurine e perkushtimin qe eshte shkruar "Lavdi PPSH". Nuk kishte vend per "Lavdi" dhe jepet thjesht si "L." (me pike). Pikerisht tek kjo pike duket kujdesi. se mund te lihej edhe pa pike, po ta mendosh. Ku e gjen kte perkushtim me? Sot monumenti i pavarsise shndrrohet ne pisuar dhe scrap backyard.

Left side of the road

Eksodi- Ex (dalje, ) Odhos (udhe, shteg. Eksodi ishte rrugedalje nga izolimi.Arratisje nga "parajsa komuniste" drejt tokes se premtuar. Meritojne nje MONUMENT njerzit qe mesyne ambasadat, ne mos si revolucionare, si rebelet e pare . E goditen mu ne zemer sistemin.

ne mos si revolucionare, si rebelet e pare

Kane qene revolucionare dhe pike. Biles te vetmit ne keto 25 vjet.

Boje pikpresje pash zotin .Mos ji kaq dorëlëshuar me Pikat mbi I smiley

Une isha ne fillore ne ate kohe, pushimet e veres, Durres. Treni cuf cuf, kishin ardhur ca lokomotiva te reja te kuqe. Me vrap cdo mengjes deri ne Golem, uji kristal e i kthjellet, rera e ashper. Italia 90 ne televizorin Iliria. Merrnim tulin e bukes me kusherinjte, i hidhnim vaj dhe djathe dhe e benim keshtu si brum. Ako aroma e pishave. Milingonat gjigande qe te pickonin madje.

E nejse, kishte tension ne ajer dhe prinderit kishin frike se mos vellai futej ne ambasade. Tek gjermania kuptohet. E dhe tifon e benim per Gjermanine. Une mezi prisja qe vellai te futej sepse mezi prisja te me sillte blu xhingse. Si perfundim vellai iku me anijet ne 91-shin.

nese me lejon : po prinderit (qe duhet te kene qene relativisht te rinj asokohe), nuk kishin asnje mendje per nje gje te tille ?

Jo, nuk ishin te rinj e nuk kishin as mendje. Ishin pjese e sistemit.

edhe çuni Ramizit pjese e sistemit ishte (e ça pjese se !!! smiley ), po iku nga te paret fare

ps: ne fakt, mendoj se nuk ka pas te beje shume me 'pjese ose jo' e sistemit. kam pershtypjen se ka pas ca mekanizma te tjere te fshehte qe vepronin. Nga fisi nones time (ku nuk gjeje nje kokerr kamunisti, po nje !! smiley) si nuk iku njëri ! As daiu qe kish qe ne 87 a 88 qe na kendonte me ze te ulet : "enver hoxha t'keqen nona, e nise me triska e marove me tollona' ! smiley

Vellai kishte hallin e babit. Edhe kur iku ne 91-shin ishte si tip klime zije ne familje. Vecse une isha i gezuari. Mendoja per blu xhingset qe do me sillte. smiley Nejse, carlliqe shqiptare. Carlliqe fukaralleku material, mendor e shpirteror.

Mekanizma te fshehte?! Vitet 80s ti e ke parasysh qe ishin crazy fare. Dhe kishin shume sharm. Ne ketej, carje trapi. Andej 80s... you know...?! 

Ja te pershendes:

https://youtu.be/DNSUOFgj97M

Shiko, cdo brez meno qe brezi i meparshem ka qene ku e ku me i lavdishem. Ne p.sh i kemi jetu ato vite ne menyre te lavdishme per rrethanat shqiptare, po prap ideali jone ishin vitet 68, Woodstock, Beatles, Rolling Stones. Personalisht Madona me eshte duk gjithmone si zhabe ne ate kohe, njesoj si mund ti duket brezit te sotem ajo qe kendon mbi gjyle...si e ka emrin...Hana Montana.

Mromjet 90% beheshin me muziken e Boney M, ABBA dhe CCR. Kuptohet edhe Betales e me pak Rolling Stones.

Ne te njejtin vit Anita Bitri kendonte nje kenge emancipuese per katnart e lagjes... C'eshte kjo dashuriii...???!!! 

Kur njeh nje vajze qe ngrohte te flet, te buzeqesh te respekton... e ke parasysh vete!!!

Te lutem djalo mos me keqkupto! O zot o zot! Ajajaj...

https://youtu.be/WSCmsmfsrPs

Une do ja kisha mbath vecse per ket, ja shisha motren:

io non ti voglio ti pretendo 
è inutile che dici di no, 
io questo amore lo pretendo, 
sei l'unico diritto, l'unico diritto che ho. 
Stanotte giuro mi nascondo dentro di te 
io non ti voglio ti pretendo, lo sai io non ho che te! 

https://youtu.be/arg5hYdCtVM

Tiiiii pretendoooo!!! Fuck yes!

Te lutem djalo mos me keqkupto

olsi je i vogel ti, nuk e kupton dhe as ke per ta kuptu texin e kenges, Ka te boj me mentalititetin e shqiptareve ajo, cunave te rinj  qe ja kerkonin  goces huj cop,  vetem se ajo i jepte nje buzeqshje, dmth ne pergjithsi  shqiptarit po i dhe gishtin te merr gjithe krahun

 ky ishte dhe eshte katurnalliku me i modh.

Vazhdon akoma !!

smiley Ej, ta kishe njof Eva Pellumbin ti, do e kuptoje me mire se pse ra ai sistem. 

Pikerisht! Dhe jam dakort me ty: Eva nuk iku se "nuk kishte buke" ! Pikerisht, kete quajta 'mekanizma të fshehte'

por edhe çuni Ramizit (dhe jo vetem i tiji), po ashtu "kishte buke me honger" . Dhe prap iku ! smiley

po cuni i Ramizit sikur nuk iku, por ndenji mire e bukur atje ku ishte me studime, ne Danimarke mos gaboj...?

me qe ra fjala jam kurioz: nga keta kellirat e diktatures dhe nomeklatures bashke qe kishin privilegjin te studionin me leket e shtetit neper universitet e Evropes, e me pas nuk u kthyen ne Shqiperi por ndenjen aty ku shkuan, a eshte treguar ndonje i ndergjegjshem tja kthej leket e kostos se studimeve/ burses shtetit shqiptar?

ato kellira i qiti te pafajshem Sala...tashti rruji bishtin

shef ti noshke, me doli fare nga mendja motoja:  macja pjatat i lepiu,  fajin na e ka......

Ca thu O Belul, po ne kena Ambasador qe pasi maroshin mandatin e merrshin nenshtetesin e venit qe venin. Ose minimalisht ja jepnin femijve. Ti po flet per lek bursash qe ka dhene shteti shqiptar.

Debris nga je ti? (e kam fjalen...veri, jug, Shqiperi e Mesme?) sorry qe po tregohem intrusive por mund te ta shpjegoj pse me lindi kurioziteti.

He njehere, shpjegoje?

eshte thjesht nje detaj i parendesishem qe me beri pershtypje. ti perdor shume dialektin e Shqiperise se Mesme kur flet, por paradoksalisht, mes morise se fjaleve dialektore, leshon ndonje fjale te tipit "venin" sic ke perdorur me siper. Eshte pak e cuditshme qe nese je lindur e rritur ne Shqiperine e Mesme dhe ke brendesuar ate lloj dialekti, te perdoresh folje si "vej/vajta". I mean, nuk ka shance. Nje ligjerate si e jotja do t'i shkonte natyrshem fjalet "shkonin, iknin (ose me rende akoma: shkoshin, ikshin)" ne vend te "venin", ndaj me beri pershtypje ky detaj kaq kontrastues.
sorry dhe njehere, se gje pa rendesi eshte.

Aha ok. smiley

Ben Alia ka qene ne Paris qe nga fillimi i viteve '80. Vite vetem me pushimet e shkolles. Sot nuk di gjo c'bohet po besoj do e kete pa filmi  Don't forget Paris ... 

Belul, you had me at nomenklatura ...smiley

 Familja Popa jetoi disa vite brenda ambasades italiane. Pastaj ishte historia e Tedit, edhe ajo e rendesishme. Antikomunistet nuk u motivuan me keto raste por shume kohe me vone.

Bile nje antikomunist i atyre koheve kishte shpik perpetuum mobile per t'ja vene perballe kapitalizmit.

 

 

lejimi i largimit te familjes popaj e instigoi 2 korrikun.nejse vape , pluhur , djerse ,etje uri njerez te stresuar pasiguri hutim frike, thashetheme , lajme te ndryshme te frikshme qe kundershtonin njeri tjetrin te pershtatura sipas midese se gojes qe i transmetonte, shtet qe u zhduk si kripa ne uje e gjitha mbetet si nje enderr e keqe e frikshme e dhimbshme pavaresisht se ishte history in the making.

iken qe iken ka  25 vite , por a i rane pishmane kesaj pune me intereson te dije ?

Hajt mo se PPU është dhe nuk bën Histori . Po mu bo qejfi që dhe Mroklla paska pas mendim si mua për sigurimist e të gjithë kohrave dhe të gjithë Botës .Sepse është në Natyrën e vetë Përmbajtjes së shkollave ..Qen që ha të zotin dhe Futja tjetrit smiley

Megjithse unë bëj një dallim që Jo të gjithë janë kështu .Me që jemi te kujtimet po tregoj dhe unë nji . Aty nga 94  po pijtim  i kafe me një Ish sigurims  .Ju afru njoni tavolinës dhe i foli..

E shefo , ç kemi ?

x ..i foli në emër  ky ishi ..Si po të shkojnë punët ?

 Çok gjyzel .Ça po pini Tua mush dhe unë ka nji ..Porositi shoku dopio uiski dhe iku me " hallall shefo "

Ka e njef kët saraçim ti mre...e pyti nji ka ne pasi e njifte i fis që mbathnin kuaj.

Len çfarë kom heq me të .Ju kujtohen ikja në ambasada .Më vje në shtëpi notën dhe tu u anku ... Kishte shumë rrumujë shefo .E lashë për më vonë.

Si mer nuk ke hy akoma  ? Me vrap . Pse mer kot të kom pagu ty unë si bashkëpunëtor ?

Iku dhe hyni . Shkoi në Gjermani ,  boni ca punë e u kthy . E rregullova për në shik .

Mos e merrni për përgjithësim, por qe i vetmi që pruni lajmin  se në Gjermani kishin dalë 65 veta që kishin rrëxu Bustin më vonë smiley

Edhe i tjetër Mroklle se dro kena kuptim nrysh .

Trim osht kur Përballet . Me kë u përballën këta ? Me muret apo dyert ? Apo kangjellat ? Kush i kundërshtoi e pengoi ? Kështu që thu ti ...

Këta ishin Aventurierë dhe , pak a shumë e guximshëme  turma , që nuk kishte asgjo të qartë ..Trim nuk ishte Kolombi dhe Kortesi . Ishin aventurierë se Iknin drejt së panjohurës . Po trimëri mund ti thush Kortesit që u përball ,e 900 burra kundër 11 milion meksikanëve sipas shënim të kronikanit Bartoleme..kur dolën nga pallati Monte Zumës .

Dhe në shqip kshtu e kemi këtë për të emruar Trimin . Psh aventurierin A.Zogu që ja mbathi sa erdhi situta për Trimëri . Si aventurier mos ti hamë Hakun . Nejse mo pa përmbajtje Politike se dhe pa Trima nuk do përmbysej Diktatura ....smiley

Tani ndonjë sholok i aNthuziasMuar edhe mund të mUrzitet , po them se gjithkush mund të thotë si e di smiley

I nderuar Oidriz, duhet me dhene kuptimin metafizik te trimit:

Trim eshte ai e di mire parimin darvinist se "... është në Natyrën e vetë Përmbajtjes së shkollave ..Qen që ha të zotin dhe Futja tjetrit", e megjithate thote:

S'ka ndonje gje mer jau qe na e fusin, shoke jemi, te nderuar jemi, tu bo i dor muhabet per Monte Sumen jemi!

 

Si e late i nderuar here Tak Tuk Tik ..

Doli ketu ke PPU , ndonje TRIM nga te ambasades ne 2 Korrik apo hic thuaj , kendojme per Trimat e tjere smiley Po qe se keni mbete me Trim Peter ter ter ter ter- in si shofer Skode dhe keta zbulusit e zv .Ministrave rapadam dapa dipi dopa .., keq puna e Monte Sumes . Boji cel . se po ja Fusin  smiley

Mu nuk me rezulto keshtu o llajo .I lashe  Trimat deri ne date gjashte korrik me hik ..thote ai ishi zv Ministeri i poshter i Diktatures , D.Bengasi ne Interviste .

Ho pra se u bome merak . Kujtum se mos kishte ndodhur ndonje gje andej nga azili, mor aman. Kane fillu me thy prap IKONA keto cunat e ISIS. Kujtum mos kishin vu dore edhe ne ikonen e peshkut...

Kater here kam mashtru se e njof Tironen . Po nuk po me cyt njeri qe me klubin e Q.Avdis .Jom Tirons une Lale  Njof ne Benin e gjate Una ..Ikone vallaj Ikone e llotos po e thyn Ambasadat , vallaj ca te them mosmiley

smiley  Si e ha karremin si zonjat e ha . Te kon hum instiktet, je pordh fare. Nuk i hy n'pun as dreqit smiley

Vallaj keshtu jeni mesu me te hongerme  . Pse mos ta hani dhe tani qe u Ligjerua me e honger te gjith Bota .Me  Trimeri e Trima po e hani dhe ne 2015   smiley

Me pelqe se njef shume vallaj dhe i gju me karrem ket olet smiley. Mo ju daj Pates se Dinamos smiley Ke nigju dhe ti , nuk ke faj se nga Perroi pal Poces ke shpia e rojes se Voorreve te Bomit , boll u munu diktatura me u qit prej Haleve .Nga Halet ne Trim Ambasade  ...ejjjjjjjjj

Nigjo se s'kom shume kohe : Ai butoni i kuq me i siluete infermierje ke doreza krevatit, po ta shtypesh vje Sheila me vrap ta ndrro pelenen po qe se je mush gjithe mut nga nota. Perdore se osht miku jot. 

Trim osht kur Përballet . Me kë u përballën këta ? Me muret apo dyert ? Apo kangjellat ? Kush i kundërshtoi e pengoi ?

 

i nerum,  keta u perballen me friken.  dhe te mposhtesh friken qe ai regjim mbolli e  terroirzoi per rreth 45 vjet shqiptaret, pra nja 4-5 gjenerata, PO  PO, eshte trimeri!   

  ambasadat aty kane qene edhe vetem  nje  polic  roje ruante  te porta, por ja qe nuk guxonte kush as ta mendonte, e jo me ta provonte  dicka te tille!  well, e provoi familja Popa dhe me sukses, por deri atehere  ishte vetem  nje ''incident''. 

dhe efekti i kundert:  frika qe mposhten  keta mijera shqiptare duke u futur ne ambasada,  nje akt proteste kjo e pa imagjinuar me pare,  tashme i kaloi regjimit.   ja, mjafton te  shikosh  te nerumin Ramiz  Alia  kur informonte birone politike..    per ngjarjen e ambasades, ta kuptosh  deshperimin e tij dhe te regjimit te tij..

 deshperimi i Ramiz Alise behet  akoma me i dhimbshem kur permend ngjarjet e Kavajes.. mijerat e protestuesve, parullat antidiktature qe jane hedhur ne Kavaje...   dhe kur permend qe mijera  njerez kane shkuar ne varrimin e te vrarit ne Kavaje, ketu i dridhet zeri, sepse  ka konstatuar dy gjera te paimagjunuara e te padegjuara deri atehere.. njerzit nuk kane me frike nga diktatura, madje protesotjne!!    dhe tjetra, diktatura dhe oragnet e saj shtypese (sigurimi ,policia etj)  skane me asgje nen kontroll!

 

faktet  flasin vet i nerum.  ngjarjet e ambasadave, protesta e Kavajes dhe Shkoders, shenuan edhe fillim e fundit te diktatures!.smiley

 

Shume negativ e tregon veten, belul. Diktatura, diktatura, diktatura. A nuk ka ardhur koha per nje term tjeter per ta pershkruar? Cfare mejtimesh ke?

po nuk e di.  ti veme nje emer me te  ëmbël  mbase..?

Egzaktesisht. Brenda konceptit te embelsise le te qendrojme. Nuk di per ty, por personalisht jam prekur nga ankesa qe tingellon i rende si term. 

Brenda konceptit te embelsise  

 

-epo le ti themi   bakllava.

I nerum Belul une  flas per ata qe jane mbi 40 Vjeç , pasi  njohin situatën. Dava axhamijsh të paformuar e të lëngëzuar me  "Fluturon Gomari " janë të mëshiruar.  Të ritur pas haleve ,  si Qemoli që i mbeti në gojë  effkey ose MUt , si mashtrus e hudhen si karkaleca edhe në se janë mbi 40 vjeç janë të përjashtum. Kanë gjithmonë të drejtë smiley edhe  për kët problem .

e provoi familja Popa dhe me sukses... Nuk kam dëshirë të të fus në kopështin e luleve të adoleshentëve që rrehen me përralla . Po  e ke me dëshpërimin e Ramizit , ke ngatërru adresë që më drejtohesh mu smiley Unë nuk kam aftësi të tilla si të tuat të nxjerr përfundime nga "dëshpërimi " udhëheqjes për rënien e Diktaturës . Dhe doemos respektoj mejtime e mëndjes tuaj . 

Vetëm se po të kujtoj, me që kom respekt , po ke problem për Trimat që mposhtën Kulshedrën e Kuqe duke hyrë në ambasada smiley, regjisorët dhe skenaristët janë të përzier si nga "se diktatura mer jahu " ashtu edhe nga " se Trimat e ambasadës mer jahu " . Ka shumë njerëz që Dinë e kanë Pjesë . Dhe ndonjë ndërhyrja ime këtë kuptim ka

Pra mendoj se gjesti i hyrjes në Ambasada shfaq Guximi e Kurajo të individëve që marrin riskun ndaj së Panjohurës.  Nuk është Trimëri dhe nuk ka  Trima!

Diktaturat si çdo Formë Qeverisjeje kanë një Mision  . .Mënyrat se si zëvendësohen nuk besoj se të ka dhënë leksione mënçurie Kavaja !

idrizi me ato nga para e nga mbrapa, po haka prape me goje.

Belul, te futi idrizi te kategoria e te nerumve? Arritje, ka akoma shpresa shqiperia.

Kavajsit  te gjithe si qytet ,shkun tek dega e brençme me shishe benzine ne dore t'ia venin flaken ..

Urdheri nga zevendministri ishte te gjuanin ...po kryetarit te deges nuk ja mante...dhe nuk gjujti ..

Kohe te poshtra po une i kujtoj me nostalgji ...nuk eshte pak  te jetesh ne kohen kur ra ai sistem i ndyre ...

dashuria per LIRI e shqiptareve te vujt ...

Me vjen keq qe me mbrapa nuk shkoi ashtu siç duhej te shkonte ...

Ne qeveri sot duhesh te ishin çunat fisnik te Tirones dhe ata qe vujten ..

jo kalamojt e katunarve te 44 e me vone  katunaret  e  Sales neper administrata...

lol, ca fytyrash. si mos o zot

Te mireushqyer gjate sistemit te begatshem.

vitet e mutit thuj..

ne fakt kjo PO, eshte e vertete. Por eshte e nderlikume me e shpjegu ne teresine e saj

s'ka nevoj me e shpjegu, kemi qen vet deshmitar te atyre viteve

Oh jo jo, jo, jo ne sensin "me e shpjegu", por me kuptu funksionimin e atyre viteve.

Fakti i te qenit deshmitar ne nje ngjarje, nuk nenkupton detyrimisht te kuptuarit e ngjarjes (e akoma me shume, ne teresine e saj). Per shembull, asokohe une NUK e kam kuptuar sic e kuptoj sot (nuk e kam pare siç e shoh sot).

Psh, ky shkrim eshte nga me te saktit per te kuptuar ate per te cilen po flasim; pra sipas mendimit tim, ky e shpjegon shume sakte pse ishin 'vitet e mutit' dhe çfare duhet kuptuar me mut.

ky shkrim mundohet te shpjegoje cdo ndodhi duke e pare me syte e analistit zhvillimor...tu shajt FMN-e ky kur s'ka lidhje fare FMN-ja me vitet 89,90,91... 

Do e lexoj me vone te gjithe shkrimin alla Zhizhek (lexova vec disa pjese aty ketu). Ti po thua qe ishte ideologjia perëndimoro-evropianiste qe i bente Shqiptaret (dhe Evropjanet e tjere Lindore) te vinin jeten e tyre dhe te familjeve ne rrezik duke u perpjekur te arratiseshin nga Shqiperia e begatshme qe na kishte zili gjithe bota?

jo, une po them qe mut andej e mut kendej

Keshtu tha dhe Hoxhe efenia kur e pyten.

Si e respekton me mire te vdekurin sh Gjembi ne nje percjellje .Para tabutit apo mrapa tabutit ?

I soj osht ,,thae Hoxh efenija ....boll te mos hjesh mrene tabutit .

Nuk kishte dale hala PD-hi i Peter ter ter ter ter-it ne Milano smiley

smiley

Per komentin tat Gjembo sidomos ( aty ketu dhe zhizhekun ) Po sikur ta kishe lexu te Gjithin ? smiley

Noshkes i ka ndodhur nje epiphany.hallelujah.smiley nuk duhet humbur shpresa edhe per Xaken.smiley

keto jane veprat e ramiz-ruc-rilindje gjasme modern ps istash !

 

I njejti zv.minister i mrenshem ne 2 korrik 1990 , i njejti ne 2 korrik 2015.
refugjat me autobuza per ne Gjermani ne 1990, refugjate me autobuza per ne Gjermani ne 2015.

Kohe e vuajtjeve te medha..Kerkonin te luanin kumar e te shkonin ne shpi publike,ora casio me bateri.shampo,sapun me ere te mire,xhel per floket,coca-cola e pepsi,paketa malboro,xhinse,kepuce me maja,xhiboks lekure,majtofon e radio me bateri,tv me ngjyra..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).