Rrjeti Kombetar per te Rinjte ne Shqiperi, ka dhënë një shembull sesi banderolat e fushatës mund të vihen në një përdorim më të mirë. Mijëra metra katrorë të printuara për marketing politik mund të shërbejnë për të mbrojtur nga shiu romët e të pastrehët e tjerë, veprim që në mënyrë ironike konkretizon premtimet boshe.

 

"Dhuro Banderolat e Fushatës për të pastrehët! Mbro Mjedisin duke i riperdorur per mire!
Me qindra të pastrehë kudo nëpër qytete jetojnë nën qiell të hapur, ndërkohë që janë me qindra banerat elektoralë që shkaktojnë një ndotje të tmerrshme mjedisore qoftë nga kimikatet e bojërave, qoftë nga vetë plastika e përbërë. Le ti mbajmë këto materiale të dëmshme mjedisore larg landfilleve duke i ripërdorur për të mbuluar qindra familje të pastreha që jetojnë nëpër barraka të sajuara me mushama të grisura. 

Janë me mijëra metra katror banera të printuar të cilët nëse përfundojnë ne landfille do të shkaktojnë një katastrofë mjedisore, jo vetëm nga mosperdorimi por edhe nga kimikatet e bojërave edhe më të dëmshme se vetë plastikat e banderolave. Dhuroji!

E pra këtë herë kemi mundësinë ti ripërdorim për një qëllim të mirë. Të nxisim riciklimin dhe të japim një mesazh të qartë se në këtë vend ekziston dëshira dhe vullneti për të mbrojtur mjedisin dhe për të bërë mirë.

Kjo është një thirrje për të gjitha forcat politike dhe kandidatët e tyre, të ndihmojnë mjedisin dhe komunitetet e pastreha duke i dhuruar banderolat e tyre elektorale, duke i mbajtur larg landfilleve.
Banderolat elektorale do i shkojnë komunitetit të pastrehë pranë Liqenit Artificial, në Kombinat dhe Ali Demi." - Rrjeti Kombetar per te Rinjte ne Shqiperi

31 Komente

kjo pune eshte si puna e erjon veliajt me arixhiun e vogel !        tallje me fatkeqet per te fituar kapital politik se mos ndonje ambasade a ndonje sorros leshon ndonje 5lekeshe!

telenovelasmiley

Sikur te sjellin ca afrikane .ata kane eksperience ne ndertimin e kasolleve.

Kol Ballen e paske perdite tek te pastrehet tani.

Entuaziazmi dhe zemra e mire e te rinjve duhet pergezuar.qellimi I strehes eshte ta mbroje njerine nga :era ,dielli ,shiu ,bora e akulli.nga cilat elemente kasollet e ngritura me letra Kane per ti mbrojtur te pastrehet?

Ja si qellimet e mira dhe tallja e menderes mund te shkojne dore per dore.

Banderolat e fushtes ........per nje t-e qe ti e ve smiley

 

Per temen , them se se jane budallalleqe keto "rickilime" , non sense 

ku eshte ai majku, se nuk po gjej asnje poster te grides, i ka marre te gjithe me duket...

ja kesaj i thone te riciklosh ne menyre qytetare smiley..i paskan mbylle nja dy vrima ne cati

projekt sharlatanesh.. Habitem se si njerez me dy mende ne koke kujtojne se "banderolat" prej plasmasi jane nje burim per strehim. Pervecse titullit "bombastik" nuk ka asgje ketu qe nenkupton "ndihme per te pastrehet" por dyshoj se eshte shfrytezim. Perpara se te afroni "ndihme" pyesni veten a do ta pranonit ju vete kete ndihme? A do pranonit te jetonit ne nje kasolle plasmasi e perbere me banderola partish? E dyta, ata nuk jane te pastrehe por jane te varfer, njerez qe nuk perballojne dot qirate e shtepive apo te blejne nje shtepi. Nese vertet doni te beni riciklim, ju mund ti recikloni ne menyra te ndryshme si pershembull canta dore me bandarolat apo te tjera ide. Me parate e mbledhura ju mund ti dhuroni per te blere nje banese sociale. 

E fundit por jo pak e rendesishme, te lutem shpjegoje kete; Janë me mijëra metra katror banera të printuar të cilët nëse përfundojnë ne landfille do të shkaktojnë një katastrofë mjedisore, jo vetëm nga mosperdorimi por edhe nga kimikatet e bojërave edhe më të dëmshme se vetë plastikat e banderolave. Dhuroji!

Me nje fjale, kemikatet jane te demshme se vete plastika dhe si zgjidhje ti do qe njerezit te banojne nen te? Sharlataner! Te tilla idiotsira  e kane kthyher shoqerine civile ne nje shembertore te politikes dhe zero kredibilitet ne syte e popullit.

Ne Shkoder eshte ky projekti ?

Po ai djali ne foton nr 4 pse e ka vene ate masken ne goje ? 

Per tmos i interrnu familjen

tashti, me mire qe bene kete apo me mire mos ta kishin bere....e ju as te mos e kishit idene qe paska njerez qe dhe nje mushama i duket ndihme e madhe?

nderkohe thone qe 1/3 e apartamenteve jane bosh....

Po kjo eshte skandaloze. Nese shkrimi eshte i sakte, pra banderolat e partive kane elemente te rezikshem kimike dhe qe shperbehen me kalimin e kohes kryesisht nga nxehtesia, lageshtia etj, atehere si mund tua fusesh neper kasolle fukarenjeve? Pra, thjesht i vret nga deshira per ti ndihmuar. Ah pika qe nuk ju bie, pune kalamojsh!

Plus jane rrezik zjarri , apo arixhinj jane ata .

Tu japin dhe flamunjte per te fshire bythen.

Angly militants are angry.

Ka nje numer te madh te rinjsh ne Tirane qe ofrohen ne pune vullnetare, jane me qindra e me mijera dhe nuk kane lidhje as me donatore, as me fonde e me the e te thashe. Ka shume te rinj, lindur pas diktatures qe nuk kane ate ngushti mendore e zbrazeti shpirterore qe eshte boll e perhapur nder shqiptare. Keta, ashtu sic une i njoh, jane shprese e mire per kete vend qe ende sot ngryset e gdhihet nen presionin e cinizmit dhe te dekurajimit. Keta as nuk kane vjedhur fondet romeve, as nuk u kane djegur kampet e banimit per te ndertuar pallat aty (sic ka ndodhur mese nje here), po aq sa kane ne dore e bejne, dhe jane per tu vleresuar. Nuk kerkojne vleresim, nuk kerkojne medalje. Perbejne nje shembull, sipas mendimit tim. 

Per sqarim, jane banderola plastmasi, dhe jane material shume rezistent, krahasuar me ato qe romet perdorin si shtepi cdo dite e nate. 

Te rinjte duhen pergezuar per vullnetin e mire por keto lloj strehesh nuk plotesojne asnje standardi sigurie qofte edhe minimal per te strehuar qenie njerezore ne nje vend qe sipas KM eshte ne rrugen e duhur per tu bere pjese e BE.

na ore blendi si u bere shkabe, do t'i fshish vetes komentin. ketu merren te gjithe me korrupsion dhe droge. cdo gje ka marre fund. brezi i ri e ka mendjen vetem te seksi e te hashashi. si guxon e flet keshtu per shpresa? 

Kerkojne vleresim perderisa bejne fotot, si te gjithe njerezit. Heronj ka 1 ne 500. Po nga ana tjeter me mire te vene duart ne pune nderkohe qe argetohen se sa te lexojne veprat e Enverit mbyllur ne nje dhome si moshataret e tyre. Ceshtje kendveshtrimesh.

moshatare te tyre qe lexojne veprat e enverit te mbyllur ne nje dhome? kjo duhet te jete gjeja me qesharake qe kam lexuar gjithe vitin.

 Le ti mbajmë këto materiale të dëmshme mjedisore larg landfilleve duke i ripërdorur për të mbuluar qindra familje të pastreha që jetojnë nëpër barraka të sajuara me mushama të grisura. 

Bravo, bravo, bravo. Si është ajo kënga : ...s'kemi frikë na bora/ s'kemi frikë nga shiu/ jemi racë e fortë/ racë arixhiu...

Po cfare lidhje kane te rinjte vullnetare qe ndihmojne? Ata mendojne se po bejne dicka te nevojshme. Faji eshte me ate/o qe ka krijuar kete projekt dhe e shet ne media per dicka te vecante me nje doze te forte politizmi. Ka shume te rinje qe duan te ndihmojne, jane pa komplekse per vullnetarizmin. Kam pare pershembull punen qe benin me shkollat ne fshatrat e Tiranes dhe nuk kerkonin lavdi ne media. Por, ky projekt eshte minimale nje deshtim dhe nese do kishin dy mende ne koke do shkonin ti hiqnin e te kerkonin falje. 

Turp e faqe e zeze, te besh fushate pas fushate me mbeturinat e fushates..po pse mo per posterat mbi kokte te hajduteve dhe te njerezve qe i kane lene ne ate derexhe kane nevoje ata romet e shkrete?!

Cinizem e ka emrin kjo! 

Po ckeni o njerez se dava letrash po perdorin. sa te rrinin mureve, po i vene atje. mos u beni negative me kalamajt qe duan te bejne dicka.,

shkb

O Qorro hiq foton e pare dhe ke me pa se si me shume se gjysma do jene dakort me kete ide!

Personalisht me duket gje me mend qe t'i heqin nga qytetet keto flamujt e posterat elektorale qe na bojne me vjelle. Pastaj nese nanjoni meno se jane me mire qeset qe romet rekuperojne ne plehra per te mbulu kasollet atehere ka te drejte te kundershtoje nismen e ketyre te rinjve.

Kush flet per pune sharlatanesh apo kalamaqsh, te shypi wikin.: radical susteinable living quhet ajo per te cilen bejne kot gam gam pa kuptuar se per c'fare flasin.

nqs duan te thellojne akoma me tej njohurite e tyre ne lemin e kesaj shkence, te njihen me  zotniun maestro Michael Reynolds dhe me Earthship-et e tij.

Riciklim ne maksimum. Ajo per te cilen restoja tjeter e Europes po perpiqet tash sa vite.

Kjo po qe qenka yll!! 

Politika i ka hy shqiptarve te Shqipnise aq thelle ne tru e ne cdo qelize tjeter, sa qe i duket jo vetem normale por e lavdushme nje veprim kaq "crass" si puna e ketij- tundja e surreterve te politikejve mu perpara hundeve shtreses qe me se paku ka perfitu nga politika. 

Dhe kjo vjen nga cunat dhe gocat tona mo t'bukur- brezi 30, 40 vjecar, i rrit dhe shkollum' ne liri, pa shume gjurme diktature ne adn. 

Bravo elita e shkollume! 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).