51 Komente

stuhi?

Kerkojne autonomi lokale. Ta gezoni!

ueeeee...tamom po me uren c'paten?

cz ura eshte too mainstream....

"ah sikur te kishim ca qereste..."

nashi, duam ure artistike, ala Parreno, me drita... vetem keshtu e shplahet dëmi!

Patjeter Belul, uren do ta bejme te re, me te madhe me te forte, do ta bejme si qemoti prej betoni.

 

do kthehemi me fitore, xha Riza...

ehe, do ta bej usta Loni pej betoni.
pastaj me beton eshte dhe moda....

U Qyqja,thashe se the, prej betoni eshte dhe Monda! smiley

un i shoh gjith urat, nga ur e zvernecit,

ja ur e qabese, ja e drashovecit...

Kapo, une them tu biem rojeve te ures.. nuk kemi ç'presim....

Jaho,ki parasyshe,une sulmoj i pari!

ça thua or babam, te fshin ai tjetri matane pastaj..smiley

Emo se ti i ke qef keto historiret me  "kulmak" e bredha pa rrenje:

KENGA E URES SE BOGDANIT (ura nuk pati jete te gjate se murosen nje te cmendur ne te)

Behet nje ure ne lume
hoj, hoj e mjera une!
Punojne tre ustallare:
- Nusja e madhe shpjeru buke, !
- Nuk kam nge se kam ca pune,
se kam djalin te semure.
- Nusja e mesme shpjeru buke !
- Nuk kam nge se kam ca pune
do ti qep burrit nje gune.
- Nusja e vogel shpjeru buke!
- Mire nene, vete une.
U nis nusja per ne ure,
pa sosur ajo ne ure,
shkon te ura nje i marre,
po ustallarete ç'bene ?
Njeri- tjetrit dhane shenje:
" T'a hedhim kete te lene ( te marre , ose budallane )
te shpetojme njerine tene "
Dhe ashtu e kane bere.

smiley

sak!

Ne foto ura dukej si e paqendrueshme , shpresoj te zevendesohet me nje ure te bukur ne karakter

It was a bridge to nowhere ...

Bexhet Nelku .

Po Mirela Shqina, ajo e kultures, e ka pare kete makabritet ? smiley

Do thoni ju ku eshte lidhja me makabritetin dhe ures. Ka gjithmone lidhje...

nuk duhet më se laguna eshte avulluar (terur), i bien nga stereja tani smiley

Dhe hyn ne pune tharja e lagunes/park kombetar se meqe eshte mizerje rruga per te e pertej ures se Dalanit, i bie me rehat nga laguna.

Per problemin ne fjale, perveç lejlekeve, çfare ka me teper Laguna e Karavastase qe s'e ka Laguna e Nartes, dhe si do ia gjejne anen te mos u mbaje mëri Shën Mëria (manastiri) qe pret besimtare per naten e bardhe 15 gusht.

mendoj se minimumi i mungon nje reportazh si ai i Marinit, Monda, qe nuk i falet ta leje pas dore dhe rendin pas emrit me te njohur te karavastase.

Me pak se nje muaj der me 15 Gusht, nuk u beka dot fjale as per nje ure te thjeshte smiley

ps.  na bere seriozisht kuriozë per kete lagune. Sidomos sepse izolimi me uje duhet ta kete favorizuar sa i takon flores & faunes

Zvernec dhe Narta

Narta eshte nje fshat i vogel i bukur vetem 5 km larg qytetit te Vlores! Fshati ka rrotull 5000 banore.Narta eshte nje fshat i vecante me shume taverna dhe me nje tradite te madhe per Veren, vajin e ullirit dhe specialitetet e peshkut. Banoret flasin gjuhen greke dhe shqipe.

Manastiri i Zvernecit: eshte monumenti kulturor me i rendesishem i zones se Nartes i cili ka sherbyer si vend lutjeje. Arsyeja kryesore per te bere nje vizite ne Ishullin e Zvernecit eshte pikerisht ky Manastir, ndertuar ne shekllin XIII, kushtuar Shen Merise. Kisha gjendet ne qender te ishullit. Sot ketu shenjterohen ceremoni fetare ortodokse dhe kujtohet çdo vit 15 Gushti, ditelindja e Shen Merise.

edhe njehere, dhe ndjese paraprakisht per te marrmem seriozisht smiley

ne radhe te pare info minimale kish ketu.

Ndersa sa i takon diferences Zvernec vs. Karavasta, une besoj se ato jane te medha Monda. Jo vetem sa i takon numrit te specieve, por specifikisht cilave lloje te tyre, ku ketu hyn edhe shembulli i lejlekut si specie me peshe  sepse e rralle ne rajonin e mesdheut - thoshte wikipedia.

Karavastaja karakterizohet nga territor me i gjere sesa Zverneci, besoj, dhe nje shumellojshmeri me e madhe mikro - ekosistemesh. Zverneci, me te degjuar, ka nje territor njetrajtesisht shkembor - me korrigjo nese gaboj - dhe edhe pse izolimi me uje favorizon zhvillim 'in the wild' te faunes & flores, ajo e para kufizon llojshmerine. Besoj atje, me te shumten duhet te behet fjale per nje repertor shpendesh dhe gjallesash te tjera me te uleta te pemes e evolucionit.

Kategorizimi i Karavastase si park i mbyllur kombetar duhet te jete bazuar ne te dhena te ketij lloji, te prodhuara nga nje "komitet i shkencave biologjike te vendit" (ne pergjithesi te flasim), i lidhur me akademin e shkencave, besoj.

cheers smiley

 'lejleku': pardon! Pelikani. Madje ai kacurrel smiley

Po ti e dashke seriozisht me kenge "my laguna is better than yours." smiley.

Seriozisht, ngjalat e Nartes ia marrin ne kthese pelikaneve, lejlekeve dhe bikutinave te tyre. 

Seriozisht seriozisht, Laguna ne teresi rrezikon zhdukjen. Ajo ura eshte qershia mbi torte. Qellon afer edhe 15 gushti, edhe ...

qellon afer  ne pikun e sezonit turistik, thuaj.    

dhe nese ura ka filluar te prishet, ok. normale,   nuk eshte prishur nga njera dite ne tjetren, por ka marre kohe.  keshtuqe  si ka mundesi qe  ''si ka rene ne sy'',  kerkujt nga autoriteti:  lokal apo qendror..?!

Ndaj pyeta cfare ka Karavastaja me shume qe qeveriu artist e beri te buqur. Zverneci, Laguna si park kombetar bie nen juridiksionin e qeverise qendrore. 

Ja te shohim nqs leljekut te bashkise do t'ia mbaje ta kujtoje kryedeputetin e zones t'i hedhe nje sy dhe kesaj. Por shume gjynah qe eshte lene ne ate far feje per dy derrasa smiley.

totally agree & mos ma ver re' mua shume

 ishalla po shkon fjala aty ku duhet, sa me shpejt 

Po artikulli ku eshte. Nuk ka noi shpjegim se si eshte prishur ura, kush e ka prishur. 

Eshte artikull gjeegjeze, por nje gje eshte e sigurte, ura do te rilinde!!!!

Foto e pare qenka beautiful. Ju thafshin duart atij qe e ka prish! 

Po pse menoni vetem per te prish mer zot. Po mbase po e rregullojne??

Ku jane malet me zhavorr e beton ( construction zone )? Ketu na thone me uren c'paten? Dmth eshte prish. Kesaj rradhe nuk kaloi kembe gjermani.

Poshte ura e Saliut!

Ky ka qene vend qe conin te internuarit, biles disa nga te medhenjte qe u denuan ketu e ben denimin si Belishova me shoke, pastaj kur ju terhoqen verejtje i spostuan...

gjithsesi ura nuk qe dhe aq e lodhur, do jete nevrikosur papui dhe e ka shpallur ishull grek...

kush e ka rradhen tani, manastiri vete? hajde kafshe hajde, vetem per te prish.

Gono mos fut hunet ne punet e perendise. 
Pyta, dhe me thane se e prishi moti ne dimer... Po ne do ta bejme me te mire, me te forte e patjeter me te bukur!!!

stairway to heaven, Bame, no more smiley

 

ai manastiri, perpos vlerave te tjera, eshte vend historik Gono.. aty eshte varri i patriotes Marigo Posio.

http://photos.wikimapia.org/p/00/01/11/79/05_big.jpg

Kjo ura ka qene vertet e bukur dhe te gjithe nartiotet shkonin dhe festonin Sh Merine ne vere. Ehhh Zverneci....na u be dhe pronar Sulo Shehu. Po tani C behet Suloja....? Sulooooooooo

Kur kam qen cerr i kam bo breket me mud ketu. smiley 

Morem borxh varken dhe u nisem per te zene ndonje ngjale. smiley Nga turpi pastaj, kercyem ne lluce dhe e shtyme varken mbrapsh per 2 ore rresht. 

populli vlonjat di ta ktheje dhimbjen ne force. ne me gomone kemi çuar kinezet ne karaburun, ju dukej si Itali, jo mos te çojme besimtaret nga narta ne zvernec!

Nga Narta ne Zverrnec shkohet me 6, 4 ose 2 pistonc...

Po Suloja mo c'bën....se i ka dale dhe pronar atij venit qe u dhjeva kur degjoja kosovaret qe shkonin aty...: " A din gjo kah asht rruga per ne Zvërrnik(Zverneci )

sulon nuk e dime se nga behet.

tani...kapitalizem eshte, blen johnny depp ishull, pse mos te blej dhe sulua??

do ta beje te bukur si hoteli qe bleu ne shesh te flamurit.
sulua eshte sipermarres qe plot me leke e ngrinte shufrat e hekurit vete ne kurriz...

Aty kane bere sabotim dhe fshataret e Panajase jane bere njerezit cmirezinj

A tjua them une sekretin e ures? smiley Se e di, jo per gje...

Ura ishte nje aset i vdekur per bashkesine lokale te ishullit. Robt ja hipnin diten e naten sipas qejfit, benin punet e tyre ne ishull dhe iknin nga vinin duke shkaktuar prishje qetesie dhe ndotje. 

Asnje lek nuk i jepnin banoreve ishullore per gjith kete shfrytezim.

Keshtu ishulloret, pas disa perpjekjesh te pafrytshme per vjelje biletash ndermoren veprimin drastik: shembjen e ures!

Keshtu kush ka qejf te vizitoje ishullin duhet te paguaje sot 1000 lek te reja tek varkaxhiu vendali i cili ne pritje te krijimit te nje institucioni te posacem edhe per te ne ligjin e ri te turizmit te ministrit Qametaj e ushtron profesionin alla-turka, me varkat e stergjysherve qe i terheq me litare... .

Tani, mos kujtoni se Qeveria nuk e di ket punen e ures dhe nuk po merr masa.

Vete KM thone eshte angazhuar dhe do perfshije direkt kompanite qe po merren me projektin e portes se liqenit ne Tirane.

Uren, mesa di une, keto do ta bejne prej betoni, te paraprire nga nje godine sherbimesh publike one stop shop per peshkataret e Nartes, ne hyrje te se ciles artisti i madh kontemporan Pareno do vendose llampat qe i dolen teper tek selia e Kryeministrise.

Keshtu me ne fund edhe Zverneci do valorizohet si Komuna e Parisit (qe ishte sere me domate dhe kastraveca, kurse sot eshte model urbanizimi qe studjohet nga ekspertet e best practiceve te OKB-se...).

Me fal per shprehjen, po nje mut dike o Obi. Cilen bashkesi lokale te ishullit, o tu befsha? 

Po pse o Kopi, pse? "Keshtu me ne fund edhe Zverneci do valorizohet"... Po hape gugell mepsin a tu befsha, hape. 

shume e ekzagjerove duke ja vesh cdo gje politikes. ura dhe bje se nqs nuk mirembahet dhe amortizohet.

megjithate, dy fjales kyçe i the: Varka dhe Ura. futju tani Gugllit e shkruaj: Ponte di barche sull'Ellesponto. shiko Serse I dhe Luftrat Persiane, si i benin urat me varka, pune 1 jave.

Do ta bejne me te forte me sa duket , ndryshe c'kuptim ka , aty gjermani nuk ka hyre smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).