Për shkak të peshkut, skanimi i përditshëm i medias shqiptare është tashmë rutinë.  Ndonjëherë me kafen e mëngjesit, ndonjëherë me çajin e darkës, sipas vaktit e mundësisë.  

Kështu, pa blerë asnjëherë e pa u hedhur sytë as në supermarket revistave "Gossip-Thashethem" kam fatin e madh, e po ashtu edhe lexuesit e tjerë, të përditësohemi me pozat e Kim, paralelisht me përkujtimin e genocidit të Srebenicës (Top Channel) nudizmi i Limas dhe rritja e PBB-së në tremujorin e parë (Balkanweb), surpriza e bukur për dekoltenë e ditës, që e fiton Çiljeta, bashkë me vizitën surprizë të policisë në Lazarat (Mapo.)  Veçoj Panoramën si më patriotike, pasi rregullisht përqëndrohet më shumë tek "vip-at" shqiptarë; bashkë me bëmën e Mjacaj, informohemi që të pasmet e Lorit i kanë bërë gjëmën Viganit.  

Për të qenë korrekte, në disa prej mediave duhet të kalosh më poshtë faqes së parë të "përditësohesh."  Por gjithmonë në ballinë, jo në ndonjë faqe dosidoshëm, specifike në cep.  Përjashtim bën Balkanweb, renditja e lajmeve kryesore të të cilit nuk diskriminon.  Në datën 3 korrik për shembull, informacionet mbi vajzën e Moore dhe Willis hidhnin tuç problemet e komshiut, apo lajmet nga Shqipëria.  Balkanweb e ka traditë këtë renditje më shumë se çdo media tjetër.  Për përjashtime të ekstremit tjetër, që s'i begenis fare haberet e kësaj natyre mund të përmend gazetën Shqip.  Peshqit janë të lutur të sjellin edhe shembuj të tjerë. 

Një diskutim mbi këtë fenomen mund të përfshijë nevojën për klikime dhe reklamat, mbijetesën e mediave në ekonomi tregu, interesat e shumëfishta e të gjithëfarë llojshme të lexuesve shqiptarë etj.  Ndërkohë, lexuesit e etur për habere e sihariqe të kësaj natyre nuk u këshillohet humbja e kohës me skanimin e ballinave të mediave të njohura në botë.  

36 Komente

Ankohuni sa te doni per lajmet, por jane lajmet me te klikuara (qe gjenerojne me shume rroga per stafin) dhe per kete s'e ka fajin media por shumica e popullates qe i klikon. S'besoj se ndonjeri nga ju ketu do te pranonte me vetedije qe t'i ulej rroga tek puna qe ben. Keshtu dhe pronaret e mediave.

Ja lajmet me te lexuara ne Balkanweb

Çifti i të moshuarve bëjnë plazh nudo në Durrës

5529 Lexime

Kim Kardashian ekspozon format e saj

2826 Lexime

Sarandë, qëllohet me plumb në zemër 42-vjeçari, dyshohet për larje hesapesh

1893 Lexime

Obamës i rrëshket goja: Ne i trajnojmë xhihadistët e Shtetit Islamik!

873 Lexime

Microsoft do të mbyllë 7800 vende pune

744 Lexime

Sot vendimi i KAS-it, shpresë për 3 pikët

699 Lexime

WikiLeaks: NSA ka spiunuar politikanët gjermanë për dekada me radhë

600 Lexime

OKB: Nis sot armëpushimi humanitar në Jemen

483 Lexime

Deficiti monumental i kryeqytetit shqiptar

471 Lexime

Kjo Drejtësi e munguar po na vret

465 Lexime

Pikët e Maturës, ja degët ku e fitoni universitetin

Microsoft do të mbyllë 7800 vende pune

744 Lexime

Kete e kane lexuar me shume interes 744 nga ata te 7800 qe do te hiqen nga puna ne Microsoft.

keto media nuk plotesojne ndonje kriter te quhen "news media". Ato jane kompani biznesi dhe do te shesin cfare blihet ne kete rast trashe fare "sex sells"

- nuk informojne publikun.  Pasqyrimi i nje ngjarje (njesoj te te gjitha mediat dhe riperseritje ne mediat online) ne menyre objektive (si psh Doshi u paraqit ne gjykate, beri kete ose ate) nuk do te thote qe publiku eshte i informuar pse ndodhi dhe cilet jane arsyet reale te nje ngjarje

- percaktojne agjenden e lajmit. Vendosin ne lajme ate cfare do pushteti dhe grupe te caktuara te intersit qe jane zgjatime te pushtetit dhe jo ceshtje te interesit publik. Gjithashtu heqin nga agjenda lajme jo te pelqyeshme per qeverisjen

-Strukturojne lajmin ne menyre te tille qe jete e pelqyeshme per njeren pale vs pales tjeter

efekti CNN ose qasja pluraliste per median eshte qe ajo duhet te sherbeje si nje mjet per informimin objektiv te opinionit publik qe me pas opinioni publik te kete sadopak ndikim ne vendimarrjen e qeverisjes.

Per injorantet, funksionon, madje eshte model per tu marre shembull. Keq e kane ata qe kane nje lloj formimi dhe kerkojne nje standard te percaktuar nga mediat. Ketu bejne pjese edhe ata qe jane mesuar (keq) me media serioze nga bota.

 

You get what you pay for...

P.S. Shoqja Monda....vure ke ballina qi kjo osht NSFW
Se do e haj peshku qi kryesisht e hap ka puna faqen. smiley

Ata qe fyejne te tjeret per shijet ndryshe me "injorante" e qe duan te jene te vecuar prej tyre, jane ne te vertete problemi, prapambetja dhe injoranca e vertete. Per sa kohe qe ekzistojne opsionet sipas shijeve tuaja, sic qenka rasti i shqip, s'keni pse i shani opsionet e tjera vetem sepse kane me shume klikime. Ne fund te fundit, ushqejne me shume njerez e sjellin me shume dobi ne bote.

Ajo që media shqiptare bën sikur harron, ose edhe nuk e di fare, është funksioni edukues.

Nëse ti e ushqen publikun me plehëra dhe lapërdhi, me një fjalë, nëse ti funksionon veç për të përmbushur grykësinë e ca shtresave të masës të interesuara të llapashiten në batakun gjysmë pornografik, nuk është çudi që klikimet më të shumta t'i marrësh pikërisht nga kjo shtresë e që niveli, në vend të vijë duke u përmirësuar, të përkeqësohet dita-ditës.

Ka edhe në botë media populiste sa të duash, por ka edhe të tilla serioze e këto të fundit mungojnë fare në Mëmëdhe.

Është edhe një gjë: median serioze, që përçon përmbajtje e ide, duhet të dish ta bësh e kjo, know how, nuk është aq e thjeshtë. Siç nuk është e thjeshtë të bësh një këngë të mirë, një film të mirë, etj.

Problemi i shkaqeve të kësaj derexheje është shumë më kompleks se kaq: gazetarë të papërgatitur e të paguar keq, shpesh punësohen studentë për të kursyer, patetika e tepruar, kupto: tallavaja e shkrimit, pronarët e dyshimtë të medias dhe, jo së fundmi, nuk duhet harruar që, gazetat të paktën, nuk funksionojnë sipas ekonomisë së tregut, por luajnë rolin, në mos të pastrimit të parave, të propagandës dylekëshe partiake.

Media ne Shqiperi ? pffffffffffffff ! na mbyti provincialiteti !

me u kap me median, asht si me u kap me pasqyrn.

                                         D.Hyka

                                          qi tash

smiley

 

+1

Unë e kam quajtur "Gazetari mes e poshtë" (marrë nga "letërsi mes e poshtë").

 Adriana Lima as e rruan fare.Ky eshte vertet lajm.

lajm i vjeter. per sot kemi silva abatten qi ka rrfye linjat

lajmi eshte leshi ore.eshte bere keq per lesh.leshi ka ik per lesh me kete moden e depilimit  ta kisha llafin smiley

aha, kujtova se ishe kundra leshit

Si çdo gje ne jetë djema (tm Pjer), edhe leshi me karar

gjella/gjeja me lesh dhe leshi me karar

Nqs paguhen me nje  rroge qesharake , eshte normale te kete kemi cudira te perkthyera jo  cuditerisht zhgenjyese

ps . per cdo transaction kur paguhesh pak , edhe service vjen i ulet kudo te jesh jo vetem ne Shqiperi.

I njejti punetor ne small service ontario office ne krahasim me punetorin at the full service ontario paguhen ndryshe , i dyti merr dyfish. Edhe sherbimin e ke exellent tek i dyti smiley

Ngadalsojeni nji çik mo. Shum shpejt levizin kto fotografijat 

Te hongsha ballinen!

t'kish dhe peshki kshu nji ballin

                            kerkush s' e niqte bibisin.

e.b.v

Mezi e mora vesht ca ish ballina. Thanks Monda. 

Edhe une ne fillim kujtova se mos ishte ajo qe me perpara ne e qunim "ballkon". smiley

Eshte huazim nga arti popullor:

ec perpara ta çafsha ballin,

me sqepar ta hapsha varrin,

...

si gjithnje korespondenca eros=thanatos, ball=varr.

 

BALLINË f.
1. arkit. Faqja kryesore e një shtëpie, me dyer e dritare të zbukuruara; pjesa e zbukuruar mbi derën a mbi dritaret e një shtëpie; parëse, fasadë. Pamja e ballinës. 
2. shtypshkr. Faqja e parë e një libri, ku shtypet titulli; figurë për zbukurim në faqen e parë të një libri ose në krye të fletës. Faqos ballinën.

 

 

Eshte bere si rregull tani. Ballina ka pak politike, lajmet e dites, nje analize dhe pak nudizem per erza. Dhe kane ate problemin qe po e beri nje gazete online e ndjekin dhe delet e tjera. Per mua s'eshte normale deri sa ballina minimalisht shihet nga femije dhe adoleshent nen moshen e pjekurise. Por media shqiptare si te thuash, c'te thuash..

Ceshtje reale qe prekin komunitetin

- nr ne rritje i varferise absolute ne Shqiperi

- pabarazi dhe nje hendek i madh mes te pasurve dhe te varferve

- mungese e perfitimeve baze te grupeve te rrezikuara nga mbrojtja sociale, perjashtimi nga skemat aktuale i mijereva njerzeve pa ju dhene asnje alternative tjeter mbijetese

- nivel arsimor ne degradim, nderhyrje te pastudiura klienteliste, perjashtimi i studenteve te varfer nga mundesia per tu arsimuar

-  degradim te sherbimit shendetesor dhe spitalor - sistem klientelist qe vazhdon

- papunesia ne rritje ballafaquar me skema fasade te punesimit ku tallja me te papunet vazhdon si nga sektori publik qe puneson vetem per merita politike dhe ai privat qe i perdor lajmerimet per pune ne te shumten e rasteve per reklame

- reforme administrative elektorale duke perkeqesuar mundesine e perfitimeve te sherbimeve te grupeve me te varfer shoqeror

vs agjendes qeveritare te ndjekur ne perpikmeri nga "media"

- dhoma me flutura ne KM dhe prezantimi i ndryshimeve ne kat te pare te KM duke thene qe Merkel kishte mbetur e impresionuar

-Replikat Rama-Vuçiç/ Kryeministri shqiptar e fton në Shkodër për ndeshjen e kthimit

-perjashtimi nga takimet me Merkel te Bashes dhe Metes

-Tërbohet Braçe: Nuk ngrihem më në këmbë për Berishën. PD: Ai s’merret vesh kur është i ulur e kur është i ngritur

-FOTOLAJM/ Habia e Merkel dhe gëzimi i Ramës pas pyetjes se kush është lideri i Ballkanit

 

neser do te kete me shume lajme qeveritare dhe pastaj lajme politike dhe ndonje lajm per krime dhe riperseritje. Lajme tallava

 

Bazuar tek ato qe shfaqen shkab-mediat...m'fal, shqip-mediat, konsensusi eshte qi lexuesi shqiptar pelqen me shume prapanicat apo cicat? 

Po versionet e printuara te gazetave kane kesi gjerash sic faqet online? Nqs po, eshte funksion publik per pleqte qe s'kane akses tek faqet pornografike ne internet. 

Me kane "kap" nja dy here koleget amerikane ne pune duke vozitur faqet e para te ketyre mediave dhe duke pare cice-bythe ne faqe e pa kuptuar se ca shkruhet/eshte faqja kane pyetur si me siklet "what is that smiley " 

smiley  kane marre kot fare ballinat.. por, s`jane vetem gazetat te kapura nga ky problem.. me perjashtim te radios dhe  ndonje reviste tip  shkenca  dhe jeta, te tjerat kane nje format te cuditshem

Te duket sikur planeti eshte uzurpuar estetikisht dhe idealisht nga nje uri seksuale shoferesh maunesh te medha, te maskuara ne ngjyre bari te mos i diktonim na... well, po te kisha zgjedhje nuk do banoja me ne kete planet. te merret fryma nga gjitare te medha, maskuar ne ngjyre bari etj etj. 

http://i.huffpost.com/gen/3174150/thumbs...

Hence karikimi perpetual i xhibit...

The kishit marre paketen europiane cuna.

Hajd se dhe kjo e ka anen tjeter te medaljes. Sa me shume lakurqesi femerore, edhe klikimet ne 'to fillojne e bien. Malli me shumice e ul cmimin!  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).