Ujërat e plazhit të Dhërmiut dhe Himarës u “veshën” dje me vaj, duke vënë në alarm pushuesit e turistët. Kur dje shënohej dita e parë e korrikut dhe pushuesit nisin sezonin e plazhit, uji ishte i tejndotur. Kjo për shkak të hedhjes në mënyrë të papërgjegjshme të vajit dhe mbetjeve të tjera të karburanteve të anijeve dhe trageteve greke.

 

Pushuesit nuk kanë mundur të lahen në det për shkak të frikës nga vajrat. Situata në plazhet e Dhërmiut është normalizuar vetëm në orët e vona të pasdites, kur vajrat apo nafta është asimiluar nga deti për shkak dhe të dallgëve që kanë filluar me intensitetin e tyre. “Mbetjet me bazë nafte dhe vaji janë hedhur nga anije greke. I hedhin sapo afrohen në ujërat detare shqiptare. Më pas këto mbetje i marrin rrymat detare dhe i nxjerrin në gjirin e Dhërmiut dhe të Himarës.

Derdhja e vajrave dhe naftës në det bëhet qëllimisht në kohë sezoni turistik për të ndotur detin tonë dhe për të larguar pushuesit nga zona bregdetare shqiptare”, shprehet pronari i një restoranti në Dhërmi. Sipas tij, është bërë fenomen shqetësues ndotja e bregut në çdo sezon veror, ndaj kërkoi marrjen e masave. Ndërkohë, përfaqësues të mjedisit shprehen se ujërat detare janë ndotur disa herë nga anijet dhe tragetet e shtetit grek, të cilët gjatë udhëtimit nga Greqia për në Itali hedhin mbeturinat dhe vajrat në det, me qëllim të mos dorëzimit në portet përkatëse, për të eliminuar pagesat.

Derdhje të tilla dhe ndotje të detit në zonën e Dhërmiut dhe të Himarës kanë ndodhur tre herë brenda një viti. Hera e parafundit ka ndodhur para dy javësh. Në rastet e viteve të mëparshme janë kryer takime mes palëve, asaj shqiptare dhe greke, ku janë analizuar situatat. Rastet për gati një vit nuk u përsëritën, por, brenda muajit qershor, deti është ndotur dy herë.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ditën e parë të korrikut, pasi anijet dhe tragetet derdhin mbetjet me përmbajtje vajore në det, duke ndotur plazhet shqiptare. Mësohet se situata është raportuar në ministritë përkatëse për t’u analizuar dhe për të marrë masat përkatëse mes palëve

20 Komente

I dine rrymat e detit keta greket qe hudhin vaj dhe ai vjen kasten te lokali i ketij.

Na myten psikopatet !

Palaco eshte ky qe shperndan kete lajm ne kulmin e sezonit, pra ai qe e ka bere lajmin jo Korcari.

Komentuesi, mos e banalizo çeshtjen, se nuk eshte se vaji i ka shkuar nje klubisti, por ter zones se Himares dhe Dhermiut, sipas artikull-shkruesit. Ne vende te tjera, po te ndodhte kjo gje, do penalizoheshin anijet.  

edhe mua me ka bere vaki kjo gje vjet.   ne ate det te paster  duheshin njollat e ka .  te gjithe thonin qe i hedhin anijet greke.

kaq te veshtire e paska kjo rilindja qe te vere nje anije patrulluese  nda dhermiu ne sarande?     apo nuk ua mban se i kapin greket prej veshismiley!       kur malli eshte pa zot, te gjithe vijne e bejne shurren,,,

tashti eshte momenti per nje sulm multi frontal kunder grekut 

1 - Ushtria e Shqiperise te filloje sulmin ne pikat e Bilishtit, Leskovikut, dhe Kakavijes

2 - Brigadat vullentare te Cameve te nisen drejt Janines

3 - Labet e vlores te marrin Korfuzin

4 - Emigrantet qe jane ne Greqi, te fillojne te hedhin vehten ne ere me eksploziv prane reparteve policore, ushtarake, dhe ndertesave te qeverise (keta kot qe jetojne gjithsesi)

Une them te mushim anijet Vlora dhe Tirona ( po qe se jane akoma seaworthy) me mut dhe te shkojm t'iau lshojm noten mu ne Santorin. 

Hahaha smiley

5 - anijet Vlora dhe Tirona ( po qe se jane akoma seaworthy) me mut dhe te shkojm t'iau lshojm noten mu ne Santorin

Qemolo une them qe nese ato vertete ekzistojne nuk ka nevoje me i mush me asigjo, thjesht veji te kalojne anej ene e myllen plazhin greket per ket sezon.

Do ishte me interes qe te njoftoheshin edhe organet e Mjedisit te EU dhe UN . 

Pjero, beje dhe ti dicka per Shqiperine. EU aty e ke. Plus qe aty dhe te njohin.

Dhe te te vij keq per keto qelbesira ,

keq e me keq i pafsha... 

e kane bere dhe para disa vjetesh .

sa keq! uroj te marrin ndonje mase kjo ministria perkatese... meqe ra llafi, cila ministri  i mbulon keto ceshtje?..se po eshte ajo e mjedisit, greku e italiani prane ne det do ti derdhin vajrat beharin tjeter

e pergatiti Shqiperia Pirron mire dhe bukur, atehere... po per ke ben kryqin Pirroja, tani?!

per  Euron (Dhrahmin)  smileysmiley

smiley pikerisht!

kronike ne gur vajti kjo pune, c`ti besh smiley

Turrjani greqise turistet kosovare...

Zbrazja e ujerave te ndotur (wc, kuzhine, etj) ka kosto shume te larte per anijet, ndaj te gjitha anijet e pasagjereve kerkojne te bejne hile te tilla per te ul shpenzimet. Ne Greqi dhe Itali ka kontrolle te rrepta dhe nese kapen duke i derdh ne det denohen keq. Kur kalojne afer nesh e dine qe s'i kontrollo kush ndaj disa ja lejojne vetes kete maskarallek. Po te kapej ndonje e te behej shembull (e merr e nxjerr me gjithe njerez ne breg dhe i arreston stafin) nuk do guxote me kush ta bente. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).