Diplomatët iranian dhe ata perëndimorë thanë të martën se negociatorët arritën një marrëveshje historike që kufizon programin bërthamor të Iranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

Ekipet nga Irani dhe i ashtuquajturi grupi P5+1 që përfshinë Britaninë e Madhe, Kinën, Francën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, pritet të të zhvillojnë një takim të fundit para se t’i drejtohen medias.

Hollësitë e qarta të marrëveshjes ende nuk janë bërë publike në pritje të shpalljes zyrtare të saj.

Të dyja palët janë punuar për një kuadër që synon të sigurojë se programi bërthamor i Iranit do të jetë paqësor dhe nuk do të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani ka ngulur këmbë për një kohë të gjatë se programi i tij ka qëllime civile dhe kërkesa kryesore e tij ishte që të hiqen sanksionet ekonomike të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe shtetet e ndryshme veç e veç.

Negociuesit në Vjenë tejkaluan disa afate derisa po punonin në çështje të rëndësishme siç janë qasja e inspektorëve në Iran dhe për ritmin e heqjes së sanksioneve.

Marrëveshja e së martës paraqet një kompromis historik pas një bllokadë 12 vjeçare që kërcënonte të nxiste një konflikt në Lindjen e Mesme. Ajo do të hyje në fuqi vetëm pasi të jenë hequr disa nga pengesat në Washington dhe në Teheran. Konservativët në të dyja palët kanë kundërshtuar kompromiset e nevojshme për arritjen e marrëveshjes.

Pengesa kryesore do të jetë Kongresi amerikan ku republikanët kanë shumicën dhe pritet të votojnë kundër marrëveshjes pas periudhës 60 ditëshe të shqyrtimit. Presidenti Barack Obama pritet t’i vërë veto çdo votimi negativ.

11 Komente

Po mire mo administratore, marreveshjen e greqise e diskutuam sa i nxorrem fundin, kete te iranit e keni vene, po pse nuk na sillni marreveshjen qe po sjell me vete ministri i jashtem i greqise qe eshte ne tirane....

Gjer dje, lajmet e ter medias ketu ne perendim, fillonin me Greqine, ndersa sot fillonin me Iranin dhe marrveshjen e arritur, ku te gjitha palet ishin te gezuar smiley Ishalla fillon e bie çmimi i karburanteve akoma me shume tani smiley

Ngjarja eshte nje ogur me fillim mvaresie.Do te kundershtohet e sabotohet prej sionizmit  dhe ne menyre te vecante prej Mosadit .

Nje rotacion me kthim te republikaneve ne presidencen amerikane , kjo marrveshje do te mbetet ...ne leter.

  Izraeli synon te shperbeje tere kombin arab, por me ate iranian ... i mberthi shume ! Konflikti real ne Lindjen e mesme nga tani e tutje do jete ai Iran - Izrael .Nuk dime akoma akordet e fshehta amerikano  - iraniane ! Ato do te jene baza qetesuese ne vijimet 

Nje rotacion me kthim te republikaneve ne presidencen amerikane, kjo marrveshje do te mbetet ...ne leter.

Kthjelltesi!!! 

Largpamesi!

Fushepamje

In a perfect world, El Chapo would dig a tunnel directly under Trump during a GOP debate and Donald would suddenly vanish. 

 

 

Trump-Carson do e bejn ameriken si bostan xheneti

Ishte bo me fol me vete Arabia Saudite. Jo se ka fryke prej bombes atomike te Iranit (duhet me qene budalle sot me pas fryke prej luftes nukleare: e kush ka ngel pa e pas bumjen, ose pa pas i mik qe e ka?), por sepse nuk do jete më e privilegjumja e Ameriqise ne rrajon.

Vete e ka fajin: po ta kish kuptu (siç e kuptoi ne vitet '80 se Amerika kish nevoje per nje aleat te forte me rrexu BRSS -siç edhe e rrexoi) le te kish nxitu per ti dhone dermen ISIS-it.
Nuk e boni.
Tani eshte vone.

Aleati i ri ekonomik amerikon ne rrajon quhet IRON !

Marreveshja e se martes e Iranit konfirmon dicka qe eshte bere e qarte tashme: Barack Obama eshte nje nga presidentet me konsensuale ne historine e Amerikes - dhe ai do te mbetet nje figure e larte ne historine e progresivizmit Amerikan...

… Do ishit gati te takoheshit vete, pa parakushte, vitin e pare te administrit, ne Washington apo diku tjeter, me udheheqesit e Iranit, Sirise, Venezueles, Kubes dhe Korese se veriut, per te hedhur ura mbi humnerat qe ndajne vendet tona?

Pergjigjja me e sigurt dhe e rezervuar do ishte jo: Patjeter, diplomacia ka rendesine e vet, por nevojiten parakushtet. Kjo ishte pergjigjja e Sekretares se ardhshme te Shtetit Hillary Clinton, e cila e quajti idene “te papergjegjshme dhe sinqerisht, naïve”. Ishte kjo edhe pergjigjja e Zv/presidentit te ardhshem Joe Biden, i cili tha, “Udheheqesat e botes nuk duhet te takohen me njeri tjetrin pa njohur paraprakisht axhendat, perndryshe mund te perfundosh i perdorur”.

Kjo nuk ishte pergjigjja e famshme e Presidentit te ardhshem Barack Obama. “Do takohesha,” u pergjigj ai . “dhe arsyeja eshte kjo: qe nocioni se ne njefare menyre duke mos iu folur vendeve, ne i ndeshkojme ato –si parim udheheqes diplomatic i kesaj administrate – eshte qesharak. “

Atehere, ky deklarim i Obames u trajtua si gafe. Sot ke pershtypjen se eshte e thene me gjithemend. Obama pati korrenspondence me Presidentin Iranian Hassan Rouhani. Sekretari i tij i shtetit u takua me jave te tera, dikur, me ministrin e jashtem te Rouhait per te qelluar marreveshjen. Rezultati eshte dakordi historic me Iranin i cili, ne teori te pakten, ndalon Iranin te zhvilloje pajisje berthamore te pakten per 10 vjet. Me e rendesishme se kjo,  ai eliminon gjasat e nje lufte Usa - Irani ne te ardhmen e afert.

Dhe Irani s’eshte i vetmi vend ne listen Sorta ku Obama u angazhua ne bisedime direkte. Ai i dha fund edhe politikes deshtake te izolimit te Kubes, duke mbyllur embargon e duke u afruar, pas me shume se 50 vjetesh. Hapja radikale per dialog me jashte vendit dha rezultate ne formen e dy permbysjeve me te medha diplomatike qe prej Akordit te Oslos 1994, ndoshta qe prej Camp David 1978. 

vijon - Marreveshjet e Iranit dhe Kubes ishin te nje natyre ndryshe nga akordet nderrmarre prej Ronald Reagan a George H. W. Bush. Qe nga Watergate deri ne 2009, ndryshimet kryesore ne diplomacine Amerikane ishin pergjithesisht marreveshje te kontrollit te armeve me Bashkimin Sovjetik ose Rusine, ose marreveshje trilaterale per ruajtjen e sigurise afatgjate te Izraelit, si Camp David apo Oslo.

Keto jane hapa te rendsishem, por ato perforcojne marredhenie egzistuese. Obama, ne contrast, arriti dy hapje te jashtezakonshme, ndaj vendeve qe Usa i kish llogaritur armiq prej dekadash. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).