Gjirokastra dhe Berati nuk do të jenë më në listën e trashëgimisë botërore në rrezik. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila në një dalje për mediat tha se falë menaxhimit të mirë të dy qyteteve turistike në dy vitet e fundit, në sesionin e 39 te Komitetit të trashëgimisë botërore që po zhvillohet në Bon të Gjermanisë është vendosur që Gjirokastra dhe Berati të mos jenë më në listën e Trashëgimisë botërore në rrezik.

Sipas Kumbaros, në përgjigje të rezolutës së UNESCO-s, e cila kërkon hartimin dhe miratimin e projektligjit për Trashëgiminë kulturore, qeveria shqiptare pritet që ta paraqesë atë brenda muajit korrik.
 
Kumbaro gjithashtu shtoi se në dhjetor të 2015 qeveria shqiptare do të dërgojë pranë Komitetit të Trashëgimisë botërore , raportin e radhës të monitorimit të Gjirokastrës dhe Beratit, i cili do të përmbajë një inventar në masën 100 % të të gjitha monumenteve kulturore.
 
Gjirokastra dhe Berati ishin vënë nën monitorim të rreptë nga UNESCO-s për shkak të ndërtimeve ilegale, të cilat po çonin në degradim dy qendrat historike.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës 

Sesioni i 39 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s zhvillohet në Bon, Gjermani në datat 28 Qershor – 8 Korrik. Komiteti kryesohet nga Prof. Maria Böhmer, Ministre e Shtetit e Republikës  Federale të Gjermanisë për çështjet e kulturës dhe të edukimit. Gjatë këtij sesioni Komiteti i Trashëgimisë Botërore diskutoi Raportin e fundit të Gjendjes së Konservimit (SoC) të Qendrave Historike të Gjirokastrës dhe Beratit  (site të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unescos), paraqitur nga Shteti Shqiptar në Shkurt 2015.
 
Ky tip raporti ndryshe nga raportet periodike është pjesë e bashkëpunimit ad hoc që Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të kulturës zhvillon me UNESCO-n që nga vjeshta 2013 për shkak të gjendjes së degraduar të monumenteve në vitet e shkuara.
 
Duhet të theksojmë se sidomos vitet 2011, 2012, 2013 janë vite të rënduara të marrëdhënieve të shtetit shqiptar me UNESCO-n, pasi misionet speciale të monitorimit kanë prodhuar raporte emergjence pas vizitave dhe informacioneve të gjendjes së Qendrave historike të Gjirokastrës dhe Beratit.
 
Në raportin e posaçëm të vitit 2013:

“Qendra e Trashëgimisë Botërore konsideroi se përmasat e ndërtimeve pa leje në këto dy qytete janë alarmante dhe konstatoi se nuk ka asnjë plan veprimi nga Shteti palë për ta ndaluar këtë dëmtim.
Po ashtu trashëgimia kulturore ishte në situatë shumë të vështirë dhe kishte pësuar degradim për shkak të punimeve të ndërtesave ilegale dhe të mungesës së masave për t’i trajtuar këto dhunime.”
 
Në të njëjtën periudhë, Qendra e Trashëgimisë Botërore paraqiti ankesa për moskomunikim nga ana e shtetit shqiptar me UNESCO-n çka rëndoi dhe marrëdhëniet me këtë organizatë kaq të rëndësishme për Kulturën dhe arsimimin e shteteve anëtare.
Për këto arsye, dy qendrat historike ishin vendosur në monitorim të rreptë me paralajmërimin për t’u përfshirë në listën e siteve të rrezikuara të Trashëgimisë Botërore. 

8 Komente

lajm i mire

PO sigurisht qe do te hiqeshin perderisa krimineli sali eshte zbythur nga pushteti. Tashme eshte vetem nje zombie qe ndoshta edhe mund ti trembi ciliminjte, por vetem kaq! 

PS. Zoti mezi po e pret per ta derguar tek vendi i merituar, atje ne Ferr!

Sigurisht qe do u hiqnin nga listat , kur pane qe mamate Pensioniste ishin Miliardere dhe hudhnin leke pa hesape per dasma e neper Kalara , spo i besdisim me thane me cikerrima.

Falemnderit, Koalicjon!

Po na i heq nje nga nje njollat e turpit qe na kishte lene regjimi i shkuar i erresires.

PS. O Berat, c'e pate fat, thote kenga popullore. Por Rilindja nuk i le gjerat te jene "ceshtje fati". Do vinte kjo dite, patjeter!!!

sh. mire... inventari eshte i rendesishem, gjithashtu .. uroj qe maredheniet bilaterale me UNESCO mos te mbetet vetem tek kjo pike - smiley e pabesueshme- keta sikur po rilidhin marredhenie SHBA-KUBE..cfare reklame pa kuptim!

Paska qene rradha e adminit namuzqar ne kuptimin e vjeter te fjales qe ka fshire disa komente ! smiley

Thelbi i asaj qe kisha shkruar une nuk ndryshon. Zoja Kumbaro ose Zoja Gëzuar Krishtlindjet e keqperdoron gjuhen shqipe kur duhet te jete shembull. 

Emergjence nuk eshte fjale shqip. Edhe term ad hoc ne shqip nuk ka dhe eshte i pakuptushem. Gjithashtu dhe kjo fjala site nuk gjendet ne shqipen e sotme, as ne shqipen e vjeter,ne daq ne toskerisht e ne daq gegnisht.

Zoja Ministre e Kultures duhet ta vulgarizoje* pak gjuhen qe perdor se mezi kuptohet.

*Folje kalimtare e qe ne keta rast eshte perdorur ne kuptimin qe te kuptohet me lehte nga masat popullore. E kam fjalen per ne si popull. Kur te takohet me takemin** e vet eshte e lire t'i perdore.

** Nje grup i caktuar njerezish, ku ne kete rast ben pjese Mirela e Krishtlindjeve, Xhaferi i cilesise se diellit, Grida e Bishtit te Palles*** etj.

*** Palla jo ne kuptimin ku i vete gjuha kur dhemb dhembi, por si emertim gjeografik e qe eshte nje rrip i zgjatur toke ne det ose liqen. Etimologjine e fjales Palle le te na e tregoje zoja Gezuar.

Ju faleminderit per vemendjen qe treguat ndaj ligjerates time.

P.S. Ja me cfare meret robi kur makinen ja marrin te tjeret per 1 ore qe pardje  e nuk ja kane sjelle akoma.

 

 

AA 904 FU ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).